Category: Lajme

  • Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

    Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

    Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë.

    Përmes një reagimi në Facebook, Muhaxheri tha se pas shqetësimeve dhe thirrjeve të fundit publike e institucionale të Arlindës, kanë kërkuar menjëherë një pasqyrë të plotë të veprimeve të institucioneve.

    Ai theksoi se nuk do të lejojnë fshehjen apo minimizimin e përgjegjësisë.

    “Angazhimi ynë për të mbrojtur gratë dhe për të siguruar që asnjë thirrje për ndihmë të mos mbetet e shurdhër do të jetë i palëkundur”, ka shkruar Muhaxheri, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

    Ai shtoi se do të bashkëpunojnë ngushtë me drejtësinë për të zbardhur plotësisht çdo detaj të rastit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arlinda’s murder, Mujarrier: We will not allow any kind of hiding or minimizing responsibility

    Peja Mayor Gazmend Muhhazier has requested full verification of the actions and contacts that institutions have had in the case of Arlinda Zekiaj, who was killed Sunday in Vitomirica.

    Through a Facebook response, Muharzier said that following concerns and recent public and institutional calls by Arlinda have immediately sought a full picture of institutions’ actions.

    He stressed that he would not allow hiding or minimising responsibility.

    Our engagement to protect women and ensure that no calls for help remain deaf will be steadfast, Mujarri wrote, expressing condolences for the victim’s family.

    He added that they would co-operate closely with justice to fully whiteen every detail of the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Osmani: The responsibility cannot be buried along with Arlinda

    Former Kosovo President Vjosa Osmani has reacted after the assassination of Arlinda Sylaj Zakaj in Pec’s Vitomirica, also demanding responsibility from the system that should protect her.

    Through a Facebook post, Osmani has said that killing women by violence is turning into a repeat wound in Kosovo, while criticising institutions for failing to ensure their defence.

    She asked for protection. Justice left it in the hands of the killer, Osman wrote.

    According to her, when a woman seeks help from the justice system and ends up dead, failure cannot be considered merely bureaucratic.

    Her Kunat killed Arlinda with an axe, but even the system she had to protect must be held accountable. And this responsibility cannot be buried along with the victim, Osman has declared.

    At the end of the response, Osman has expressed hope that such tragedies will not repeat and that no family will experience the pain of losing a woman in violence.

    Arlinda Silla Zekaj, 49-year-old, was killed on October 25th in Vitomirica, Pec. She had sought help from police for domestic violence and had returned home with a police patrol, just minutes before she was found without signs of life.

    Her brother-in-law, Albert Sylaj, suspected of being wanted by police.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kolektivi Feminist thërret protestë të mërkurën kundër vrasjes së grave

    Kolektivi Feminist thërret protestë të mërkurën kundër vrasjes së grave

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar për mbajtjen e protestës me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e cila do të mbahet të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të mobilizojnë qytetarët kundër dhunës ndaj grave dhe të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për rastet e femicidit dhe dështimet e pretenduara në parandalimin e tyre.

    Në thirrjen për protestë, Kolektivi thekson se dhuna ndaj grave nuk mund të trajtohet si një dukuri normale dhe kërkon reagim të menjëhershëm shoqëror e institucional për të garantuar jetën dhe sigurinë e tyre.

    Organizatorët e kanë lidhur thirrjen për mobilizim edhe me vrasjen e fundit të Arlinda Zekajt, duke pretenduar se viktima kishte kërkuar ndihmë para se të vritej. Sipas tyre, ky rast dhe rastet e tjera të femicidit dëshmojnë për nevojën e një reagimi më të fuqishëm institucional ndaj paralajmërimeve për dhunë dhe rreziqeve me të cilat përballen gratë.

    Kolektivi kritikon institucionet për mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave dhe kërkon që përgjegjësitë të mos mbeten pa adresuar. Në thirrjen e publikuar, organizatorët e përshkruajnë dhunën ndaj grave si pasojë të një shoqërie patriarkale dhe të një sistemi institucional që, sipas tyre, nuk ofron mbrojtjen e nevojshme.

    Përveç protestës së së mërkurës, Kolektivi paralajmëron mobilizim edhe në ditët në vijim, me veprime që synojnë institucionet përgjegjëse për drejtësinë dhe sigurinë publike. Në thirrje përmenden Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e Kosovës dhe Qeveria.

    Kërkesat kryesore të organizatorëve janë trajtimi i vrasjes së grave si urgjencë kombëtare, rritja e përgjegjësisë institucionale, mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i drejtësisë për viktimat e femicidit.

    Në fund të thirrjes, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist u bën apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të solidarizohen në kërkesën për siguri, liri dhe drejtësi për gratë në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Nga UNI drejt Arizona State University: Emin Emini diplomon me 4.11 GPA në Arizona State University | UNI – Universum International College

    Nga UNI drejt Arizona State University: Emin Emini diplomon me 4.11 GPA në Arizona State University | UNI – Universum International College

    Një histori suksesi që dëshmon se përkushtimi, arsimi cilësor dhe mundësitë ndërkombëtare mund të hapin dyer të reja për karrierën profesionale.

    Emin Emini ka përfunduar me sukses programin Master of Leadership and Management, duke arritur një mesatare të shkëlqyer prej 4.11 GPA dhe duke përfituar nga mundësia e diplomimit me Double Degree përmes UNI – Universum International College dhe Arizona State University (ASU), në kuadër të Thunderbird School of Global Management.

    Me më shumë se një dekadë përvojë si inxhinier softueri, Emini sot udhëheq ekipe që zhvillojnë shërbime digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Katarit. Rrugëtimi i tij tregon se si ndërthurja e ekspertizës teknike me njohuritë në lidership dhe menaxhim mund të krijojë mundësi të reja profesionale.

    Duke ndarë përvojën e tij akademike dhe profesionale, Emini thekson rëndësinë e studimeve dhe zbatimit praktik të njohurive të fituara.

    “Si inxhinier softueri me më shumë se një dekadë përvojë, sot udhëheq ekipe që ndërtojnë shërbime digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Katarit. Rrugëtimi im akademik të nivelit master nisi në UNI dhe vazhdoi në ASU, në programin Master of Leadership and Management në Thunderbird School of Global Management, që më mundësoi të studioja pa e ndërprerë karrierën. Çdo gjë që mësoja në program e zbatoja menjëherë në punë. Menaxhimi ndërkulturor më ndihmoi të udhëheq më mirë ekipe me njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme, ndërsa lenda përmbyllëse më dha mundësinë t’i lidh të gjitha njohuritë me sfidat reale që has çdo ditë. ASU më mësoi të shoh përtej kodimit dhe ta kthej përvojën teknike në lidership strategjik. Falënderoj nga zemra UNI-n dhe profesorët e saj, ku nisi gjithçka, për mbështetjen gjatë gjithë këtij rrugëtimi.”

    Arritja e Emin Eminit pasqyron vizionin e UNI – Universum International College për të lidhur arsimin në Kosovë me mundësitë ndërkombëtare, duke u mundësuar studentëve dhe profesionistëve të avancojnë akademikisht pa hequr dorë nga karriera e tyre.

    Historia e tij përcjell një mesazh të qartë: investimi në dije është investim në të ardhmen.

    Burimi: Dukagjini

  • 95% e biletave të shitura për koncertin e Rame Lahajt në Düsseldorf

    95% e biletave të shitura për koncertin e Rame Lahajt në Düsseldorf

    Koncerti i tenorit kosovar Rame Lahaj në Düsseldorf është drejt sold out-it, me 95 për qind të biletave të shitura, pesë ditë para ngjarjes.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një grafikë që tregon interesimin e lartë për koncertin e 30 tetorit në Robert-Schumann-Saal.

    Paraqitja në Düsseldorf është pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, me të cilin Lahaj po sjell një program që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin ndërkombëtar, së bashku me ARMA Ensemble.

    Turneu nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës. Pas Düsseldorf-it, Lahaj do të performojë në Vjenë më 8 nëntor, në Wiener Konzerthaus, ndërsa më 13 dhjetor do të paraqitet në Toronto.

    Biletat dhe detajet për koncertin në Düsseldorf janë në dispozicion në faqen zyrtare të artistit: www.ramelahaj.com./Telegrafi/

  • Vrasja në Vitomiricë të Pejës, Kuçi publikon një tjetër letër të Arlinda Zekajt

    Vrasja në Vitomiricë të Pejës, Kuçi publikon një tjetër letër të Arlinda Zekajt

    Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka publikuar një tjetër letër të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila mbeti e vrarë me një mjet të mprehtë në Vitomiricë të Pejës.

    Për rastin, është raportuar se i dyshuari është kunati i saj.

    Në letrën e publikuar nga Kuçi, Zekaj i ishte drejtuar edhe kryetarit të Komunës së Pejës, duke ngritur shqetësime për reagimin e institucioneve dhe masat e ndërmarra për parandalimin e dhunës ndaj grave.

    “I nderuar z. Kryetar,

    Vrasjet nuk qenka të rastësishme! Tani e shoh a kontribuojnë institucionet në vrasjen e grave.

    Ju jeni njoftuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero!”, thuhet në letrën e publikuar nga Natyra Kuçi.

    Kuçi në postimin e saj ka shkruar dhe një citat: “Oj Tyre, i kishin ndalë kamerat, më sulmoi kunati para policisë e ata as nuk reaguan”.

    Tutje Kuç tha se “Sa i përket gjyqtarit, i cili kishte lëshuar urdhër që Linda të jetonte me burrin në të njëjtën shtëpi, por duke mbajtur 2 metra distancë. Në atë shtëpi ku kunati, vjehrra dhe burri ishin bashkuar për ta ndjekur Lindën, për ta torturuar e për t’ia fshehur djalin. Në atë shtëpi ku përditë arrestohej dikush e lirohej të nesërmen. Edhe për këtë Linda u ankua dhe shkroi. ‘PAS VRASJES TIME NUK PRES TE PERGJIGJENI- POR PRES TE MOS MUND TE FLINI’.

    Kuçi tha se “policia dhe gjyqësori në Pejë e kanë ditur që Lindës po i rrezikohej jeta sa herë që e kanë lënë te dyert e oborrit, sa herë që nuk ia kanë mundësuar zbatimin e vendimit të gjykatës, që ajo ta takonte djalin e saj, larg asaj shtëpie”. /Telegrafi/

  • Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, 352 persona votuan në Maqedoni

    Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, 352 persona votuan në Maqedoni

    Vetëm 352 shtetas bullgarë votuan në shtatë qendrat e votimit në territorin e Maqedonisë në zgjedhjet e djeshme për president dhe zëvendëspresident të Bullgarisë.

    105 votues votuan në qendrën e votimit të hapur në ndërtesën e Ambasadës Bullgare në Shkup, 49 shtetas bullgarë votuan në Konsullatën e Përgjithshme të Bullgarisë në Manastir, 51 votuan në Ohër, 44 në Strumicë, 39 në Kavadar, nga 32 votues votuan në Koçan dhe Prilep.

    Numri i përgjithshëm i votuesve në Maqedoni është më i ulët se ai i atyre që votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të këtij viti, kur gjithsej 462 qytetarë bullgarë ushtruan të drejtën e tyre të votës.

    461 votuan në Maqedoni në zgjedhjet parlamentare bullgare në tetor 2022, në prill 2023 kishte 453 votues, 340 qytetarë bullgarë ushtruan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e qershorit 2024 dhe të paktën 327 votuan në zgjedhjet e tetorit 2024./Telegrafi/

  • Aleksandri: Të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë ende përballen me barriera në qasjen në trajnime

    Aleksandri: Të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë ende përballen me barriera në qasjen në trajnime

    Një trajnim profesional mund të jetë mundësi e mirë, por jo domosdoshmërisht e arritshme për të gjithë. Për të rinjtë nga komunitetet joshumicë, kostoja, transporti dhe mungesa e trajnimeve në gjuhën amtare shpesh kthehen në barriera konkrete për zhvillimin profesional.

    Pikërisht për këto sfida foli Aleksandri, bashkëthemeluesi dhe drejtori i GIC, duke theksuar se qasja në programe të aftësimit profesional nuk është gjithmonë e barabartë për të gjithë.

    “Komunitetet joshumicë shpesh nuk kanë qasje të njëjtë dhe të barabartë në trajnimet për avancim profesional. Një nga arsyet është kostoja, por edhe fakti që këto trajnime jo gjithmonë ofrohen në gjuhën e tyre amtare. Pastaj është edhe transporti dhe një sërë pengesash të tjera.”

    Sipas tij, një pjesë e trajnimeve zhvillohen kryesisht në qytete më të mëdha, çka e bën pjesëmarrjen më të vështirë për të rinjtë që jetojnë në komunitete të tjera.

    Për këtë arsye, mundësia që trajnimi të ofrohet brenda vetë komunitetit, në gjuhën amtare dhe më afër vendbanimit, ka rëndësi të veçantë. Për të rinjtë e komunitetit ku vepron GIC, kjo ka krijuar një formë më të qasshme të zhvillimit profesional, pa barrierat që lidhen me distancën apo transportin.

    Afrimi i këtyre mundësive me vetë komunitetet mund të ndikojë drejtpërdrejt në përfshirjen më të madhe të të rinjve në programe që i përgatisin për tregun e punës dhe u krijojnë mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional.

    “Matching Skills to Jobs” është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

    Përmes bashkëpunimeve me kompani dhe organizata vendore, projekti mbështet iniciativa që afrojnë zhvillimin e aftësive me kërkesat e bizneseve dhe të tregut të punës. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • "Bomberi" i Stuttgartit drejt Kosovës? Enis Rexhepi takohet me drejtuesit e FFK-së

    “Bomberi” i Stuttgartit drejt Kosovës? Enis Rexhepi takohet me drejtuesit e FFK-së

    Kosova ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të talentit së Stuttgartit U19, Enis Rexhepi, i cili po impresionon të gjithë në Ligën e Kampionëve për të rinj.

    Rexhepi, që ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, është takuar të premten e kaluar me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi në Stuttgart.

    Siç merr vesh Telegrafi, bisedimet kanë qenë shumë pozitive dhe lojtari po konsideron seriozisht përfaqësimin e Kosovës në nivelin ndërkombëtar.

    Kush është Enis Rexhepi, lojtari që në Gjermani krahasohet me Mario Gomezin?

    Rexhepi është një prej talenteve më premtues të akademisë së Stuttgartit, ku po tërheq vëmendjen me paraqitjet dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të shënuar gola.

    Sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Presheva, ka shpërthyer në futbollin e grupmoshave të reja dhe tashmë ka nisur të fitojë përvojë edhe në futbollin profesionist në Gjermani.

    I lindur më 12 mars 2008, Rexhepi është rritur në sistemin e të rinjve të Stuttgartit. Paraqitjet e tij kanë bërë që mediat gjermane ta krahasojnë me Mario Gomezin, ish-sulmuesin e njohur të klubit, për shkak të fizikut, fuqisë dhe aftësive për të shfrytëzuar rastet para portës.

    Ia shënoi 5 gola Bayern Munichut dhe po prinë si top golashënues në Ligën e Kampionëve

    Sezoni i ri e ka gjetur Rexhepin në formë edhe më të mirë. Në katër ndeshjet e para të kampionatit U19 për sezonin 2026/27, ai shënoi tetë gola, duke regjistruar një nisje mbresëlënëse.

    Kulmi erdhi në fitoren 6-1 ndaj Bayern Munichut, ku Rexhepi realizoi pesë gola, të gjithë brenda vetëm 50 minutash. Ai vazhdoi formën e mirë edhe në arenën evropiane për të rinj, duke shënuar tri herë në fitoren 5-0 të Stuttgartit ndaj Vikingut në UEFA Youth League.

    Kurse “qershia mbi tortë” ishte dygolëshi ndaj Atletico Madridit, duke ia dhënë “timonin” si golashënuesi më i mirë me pesë gola në kompeticion më të rëndësishëm në botë për ekipin U19.

    Kësisoj, në rast që Rexhepi vendos të përfaqësojë Kosovën atëherë “Dardanët” do të siguronin një top talent për të ardhmen./Telegrafi/