Category: Lajme

  • Rama reagon për vrasjen në Pejë: Siguria e grave duhet të jetë garanci e shtetit

    Rama reagon për vrasjen në Pejë: Siguria e grave duhet të jetë garanci e shtetit

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, duke thënë se kjo është një tragjedi e rëndë njerëzore dhe një alarm serioz për mënyrën se si institucionet tona e trajtojnë sigurinë dhe dinjitetin e grave.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se fakti që ajo kishte kërkuar mbrojtje dhe kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej, e bën këtë ngjarje edhe më tronditëse

    “Si baba, që kam vendosur ta sjell vajzën time të jetojë dhe ta ndërtojë të ardhmen e saj në Kosovë, e përjetoj këtë ngjarje me shqetësim të thellë. Sepse siguria e saj, sikurse e çdo vajze dhe gruaje në këtë vend, nuk duhet të varet nga fati, nga rrethanat apo nga gatishmëria individuale e një zyrtari për të reaguar. Ajo duhet të jetë garanci e shtetit”, ka shkruar Rama.

    Postimi i plotë:

    Vrasja e gruas në Pejë është një tragjedi e rëndë njerëzore dhe një alarm serioz për mënyrën se si institucionet tona e trajtojnë sigurinë dhe dinjitetin e grave.

    Fakti që ajo kishte kërkuar mbrojtje dhe kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej, e bën këtë ngjarje edhe më tronditëse. Kjo kërkon jo vetëm hetim të plotë të krimit, por edhe shqyrtim të çdo veprimi apo mosveprimi institucional që i ka paraprirë.

    Si baba, që kam vendosur ta sjell vajzën time të jetojë dhe ta ndërtojë të ardhmen e saj në Kosovë, e përjetoj këtë ngjarje me shqetësim të thellë. Sepse siguria e saj, sikurse e çdo vajze dhe gruaje në këtë vend, nuk duhet të varet nga fati, nga rrethanat apo nga gatishmëria individuale e një zyrtari për të reaguar. Ajo duhet të jetë garanci e shtetit.

    Si shoqëri duhet të refuzojmë normalizimin e dhunës ndaj grave. Si institucione duhet të ndërtojmë mekanizma që reagojnë me kohë, me përgjegjësi dhe pa kompromis.

    Nuk mund të pretendojmë se po ndërtojmë një shoqëri të drejtë, përderisa gratë vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje dhe ne vazhdojmë të numërojmë viktima.

    Me dhimbje dhe respekt për jetën e humbur, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama reacts to the murder in Pec: Women’s security must be state guarantee

    Pristina Mayor Progress Rama has reacted to the murder of Arlinda Zekiaj in Pec, saying it is a serious human tragedy and a serious alarm for the way our institutions deal with the safety and dignity of women.

    Through, a report on his profile on the social network Facebook, Rama wrote that the fact that she had sought protection and had warned of the impending danger makes this event even more shocking.

    As a father, who I have decided to bring my daughter to live and build her future in Kosovo, I experience this event with deep concern. Because her safety, like every girl and woman in this country, should not depend on fate, circumstances, or the individual willingness of an official to react. It must be state guarantee, Rama wrote.

    Full Posting:

    Killing the woman in Pec is a serious human tragedy and a serious alarm for the way our institutions treat the safety and dignity of women.

    The fact that she had sought protection and had warned of the impending danger makes this event even more shocking. This requires not only full investigation of the crime, but also review of any institutional action or inaction that has preceded them.

    As a father, who I have decided to bring my daughter to live and build her future in Kosovo, I experience this event with deep concern. Because her safety, like every girl and woman in this country, should not depend on fate, circumstances, or the individual willingness of an official to react. It has to be state guarantee.

    As a society, we must reject normal violence against women. As institutions, we need to build mechanisms that react with time, responsibility, and no compromise.

    We cannot pretend to be building a fair society, as women continue to seek protection and we continue to count victims.

    With pain and respect for lost life, I express my heartfelt condolences for my family.

    Source Layer: Dukeagini

  • Lula rizgjidhet president i Brazilit, Bolsonaro kërkon anulimin e zgjedhjeve

    Lula rizgjidhet president i Brazilit, Bolsonaro kërkon anulimin e zgjedhjeve

    Lula rizgjidhet president i Brazilit, Bolsonaro kërkon anulimin e zgjedhjeve

    Luiz Inacio Lula da Silva ka siguruar një mandat të ri në krye të Brazilit pas një fushate tejet të ashpër zgjedhore, duke mposhtur rivalin e krahut të djathtë, Flavio Bolsonaro, i cili deri më tani refuzon të pranojë humbjen.

    Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Gjykata e Lartë Zgjedhore e Brazilit, veterani i së majtës fitoi 51.79 për qind të votave, përballë 48.21 për qind të siguruara nga Bolsonaro, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Pavarësisht numërimit zyrtar, Bolsonaro e quajti procesin të manipuluar dhe e cilësoi shtyrjen e votimit me dy orë si të “pashpjegueshme” ndonëse vetë ekipi i tij elektoral kishte kërkuar zgjatjen e orarit.

    Para mbështetësve të tij në kryeqytetin Brasilia, ai bëri thirrje për anulimin e plotë të zgjedhjeve.

    Nga ana tjetër, ky qëndrim nuk i ndali festimet masive të Lulës dhe përkrahësve të tij, të cilët e vlerësuan rezultatin si një kthesë historike.

    Kjo shënon fitoren e katërt presidenciale për Lulën, pas dy mandateve përgjatë viteve 2003–2010 dhe rikthimit të tij në pushtet në vitin 2023.

    Rruga drejt triumfit në balotazh nuk ishte e lehtë: Bolsonaro e kishte mposhtur Lulën në raundin e parë më 4 tetor, por fushata intensive në rrjete sociale dhe protestat masive në rrugë arritën ta përmbysnin rezultatin brenda vetëm tre javësh.

    Me këtë fitore, Lula thyen edhe trendin rajonal në Amerikën Latine, ku shtete si Argjentina, Kili dhe Kolumbia drejtohen tashmë nga forcat konservatore.

    Mandati i ri, i cili pritet të nisë më 5 janar 2027, e vendos Lulën përballë një klime tejet të vështirë politike brenda dhe jashtë vendit.

    Në rrafshin ndërkombëtar, marrëdhëniet me Uashingtonin pritet të jenë të ftohta, duke marrë parasysh preferencën e administratës së Donald Trumpit për një udhëheqës konservator në krye të vendit me 213 milionë banorë dhe afërsinë tradicionale të Lulës me Kinën.

    Megjithatë, fitorja e tij u prit me lehtësim nga aktivistët e mjedisit, të cilët i druheshin një politike më tolerante ndaj shpyllëzimit dhe zjarreve në pyjet e Amazonës nën qeverisjen e Bolsonaros.

    Në vend, sfidat mbeten po aq të mëdha: vendi del thellësisht i përçarë, ndërsa Lulës do t’i duhet të bashkëjetojë me Kongresin më të djathtë në historinë demokratike të Brazilit, ku Partia Liberale e Bolsonaros doli forca me përfitimet më të mëdha.

    Lideri 81-vjeçar ka premtuar bashkim dhe një mënyrë të re qeverisjeje, por përballja me një legjislativ kryesisht armiqësor pritet të jetë sfida më e rëndë e karrierës së tij politike.

  • Kina mbledh udhëheqësit e Partisë Komuniste, në fokus disiplina dhe masa tjera

    Kina mbledh udhëheqësit e Partisë Komuniste, në fokus disiplina dhe masa tjera

    Kina mbledh udhëheqësit e Partisë Komuniste, në fokus disiplina dhe masa tjera

    Udhëheqësit e lartë të Kinës kanë nisur një takim katërditor në Pekin, ku do të diskutojnë forcimin e disiplinës brenda Partisë Komuniste dhe masat kundër korrupsionit, në një kohë kur presidenti Xi Jinping kërkon zbatim më të rreptë të direktivave partiake.

    Në mbledhjen e pestë plenare marrin pjesë rreth 300 anëtarë të Komitetit Qendror. Takimi po ndiqet nga afër edhe për sinjalet që mund të japë mbi drejtimin politik të vendit dhe ndryshimet e mundshme në udhëheqje.

    Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, në fokus është një projektvendim për forcimin e kontrollit dhe vetëdisiplinës brenda partisë. Masat mund të përfshijnë mbikëqyrje më të rreptë të shpenzimeve publike dhe përdorim më të gjerë të teknologjisë për zbulimin e korrupsionit.

    Fushata antikorrupsion e Xi Jinping ka prekur mijëra zyrtarë, përfshirë edhe nivelet e larta të ushtrisë. Tetë vende në Komitetin Qendror janë të lira, ndërsa 15 anëtarë të tjerë janë nën hetim.

    Takimi zhvillohet në një periudhë sfidash ekonomike për Kinën, të karakterizuara nga konsumi i dobët i brendshëm, kriza e zgjatur në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe tensionet në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

  • Haxhiu kërkon që komisionet parlamentare të shqyrtojnë mekanizmat për parandalimin e femicidit

    Haxhiu kërkon që komisionet parlamentare të shqyrtojnë mekanizmat për parandalimin e femicidit

    Haxhiu kërkon që komisionet parlamentare të shqyrtojnë mekanizmat për parandalimin e femicidit

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim të plotë për rastin dhe shqyrtimin e përgjegjësisë së mundshme institucionale.

    Haxhiu ka bërë të ditur se Arlinda Zekaj u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor, ku kishte denoncuar dhunën në familje, transmeton Klankosova.tv.

    Haxhiu ka theksuar se rasti kërkon një hetim që nuk duhet të kufizohet vetëm te vrasja, por të përfshijë edhe mënyrën se si janë trajtuar denoncimet e viktimës, si është vlerësuar rreziku dhe çfarë masash janë ndërmarrë për mbrojtjen e saj.

    Ajo ka kërkuar që të sqarohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale, si dhe të përcaktohet përgjegjësia përkatëse në rast se konstatohen shkelje.

    Në kuadër të përgjegjësive mbikëqyrëse të Kuvendit, Haxhiu ka paralajmëruar se do të kërkojë nga komisionet përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit, me fokus të veçantë te vlerësimi i rrezikut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

    “Në kuadër të përgjegjësive mbikëqyrëse të Kuvendit, do të kërkoj që komisionet përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit, me theks të veçantë te vlerësimi i rrezikut dhe bashkërendimi ndërinstitucional. Është përgjegjësia jonë të sigurohemi që ligjet që miratojmë të zbatohen dhe që mangësitë të trajtohen para se të kushtojnë jetë të tjera. Djalit të Arlindës dhe të gjithë të afërmve të saj u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar ajo.

  • PLD: Qeveria të kthejë TVSH-në për karburantet, qytetarët të mbushin rezervuarët sonte

    PLD: Qeveria të kthejë TVSH-në për karburantet, qytetarët të mbushin rezervuarët sonte

    Partia Liberale Demokratike në RMV (PLD) ka lëshuar një deklaratë duke reaguar ndaj rritjes së paralajmëruar të çmimit të derivateve të naftës dhe duke akuzuar qeverinë se nuk po merr masa të mjaftueshme për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve dhe bizneseve vendase.

    Nga atje vlerësojnë se rritja e çmimeve, e lidhur me luftën në Lindjen e Mesme, po e zvogëlon më tej fuqinë blerëse të popullsisë. Prandaj, ata kërkojnë që propozimi i tyre për rimbursimin e TVSH-së për karburantet të shqyrtohet urgjentisht, një masë që, sipas mendimit të tyre, duhet të zbatohet ekskluzivisht për qytetarët të vendit dhe kompanitë vendase, dhe jo për transportuesit tranzit dhe vendet fqinje.

    PLD-ja i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa konkretë për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve dhe rekomandoi që qytetarët të furnizohen me karburant sonte, përpara rritjes së çmimeve të shpallur nesër.

    “Njerëzit nuk duhet të lejohen të jenë viktima të paaftësisë zyrtare”, thonë nga PLD./Telegrafi/

  • Prokurorja Suada Hamza -Dështoi rëndë ta mbronte një grua, ndërsa ka rol kyç në vlerësimin e juristëve të rinj në Provimin e Jurisprudencës

    Prokurorja Suada Hamza -Dështoi rëndë ta mbronte një grua, ndërsa ka rol kyç në vlerësimin e juristëve të rinj në Provimin e Jurisprudencës

    Prokurorja Suada Hamza -Dështoi rëndë ta mbronte një grua, ndërsa ka rol kyç në vlerësimin e juristëve të rinj në Provimin e Jurisprudencës

    Prokurorja Suada Rama-Hamza, ndaj së cilës përfaqësuesja e Arlinda Sylaj Zekajt kishte kërkuar hetim disiplinor për mënyrën e trajtimit të çështjes së fëmijës së saj, është edhe zëvendësanëtare e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Ankesa ndaj saj është rikthyer në vëmendje pas vrasjes së Arlindës në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor.

    Rama-Hamza ishte përfshirë në përbërjen e miratuar nga Kuvendi më 27 prill 2026, me 63 vota për. Ajo është zëvendësanëtare pyetëse për lëndën “E Drejta Kushtetuese dhe Bazat e Sistemit Gjyqësor”, ku anëtare është Anita Prenaj-Krasniqi.

    Gazeta Sinjali ka raportuar për dokumentet që zbardhin ankesën e përfaqësueses së Arlindës lidhur me trajtimin e çështjes së djalit të saj. Në ankesë ngriheshin pretendime për mungesë të masave urgjente për mbrojtjen e fëmijës, mossigurim të provave dhe trajtim të të miturit pa garancitë e nevojshme profesionale.

    Megjithatë, më 21 gusht 2026, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë e kishte hedhur poshtë kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore. Sipas arsyetimit të raportuar nga Sinjali, ishte vlerësuar se prokurorja kishte vepruar brenda kompetencave dhe se nuk ishte provuar shkelje disiplinore.

    Më 22 tetor, Arlinda iu drejtua sërish Prokurorisë, duke kërkuar veprime ndaj zyrtarëve për mospërmbushje të pretenduar të detyrave dhe për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor. Prokuroria ka deklaruar se parashtresa ishte regjistruar për vlerësim nga prokurori kompetent dhe ishte përcjellë për trajtim urgjent te institucionet përkatëse.

    Tri ditë më vonë, Arlinda u vra në Vitomiricë. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj.

    Dokumentet e raportuara e lidhin Rama-Hamzën me trajtimin e çështjes së fëmijës dhe me ankesën disiplinore. Ato nuk përbëjnë konstatim të përgjegjësisë së saj për vrasjen e Arlindës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Prosecutor Suada Hamza – wanted hard to protect a woman while having a key role in the assessment of young lawyers in the Jurisprudence Proving

    Prosecutor Suada Rama-Hamza, against whom Arlinda Sylaj Zekitaj’s representative had called for disciplinary investigation into her child’s approach to the issue, is also the deputy member of the Commission for Providing the Jurisprudence Test. The complaint to it has returned to focus after the assassination of Arlinda in Vitomirica, Pec, on October 25th.

    Rama-Hamza was involved in the composition approved by the Parliament on 27 April 2026, with 63 votes per. She’s a deputy member asking about the basics of Constitutional Rights and the Judiciary System Bases, where the member is Anita Prenaj-Krasniqi.

    The signal newspaper has reported on documents clarifying the Arlinda representative’s complaint about handling her son’s case. Claims were filed for lack of urgent measures for child protection, lack of evidence, and treatment of minors without necessary professional guarantees.

    However, on August 21, 2026, Péja’s chief prosecutor had rejected the request for the initiative of the disciplinary procedure. According to the reasoning reported by the signal, it was estimated that the prosecutor had acted within the competencies and that no disciplinary violations had been proven.

    On October 22nd, Arlinda again addressed the Prosecution, demanding action against officials for allegedly failing to fulfill duties and for executing a judicial decision. The prosecution has stated that the parachute was registered for assessment by the competent prosecutor and was forwarded for urgent treatment to relevant institutions.

    Three days later, Arlinda was killed in Vitomirica. Her brother-in-law, Albert Sylvia, is suspected of murder.

    The reported documents link Rama-Hamza to handling the child’s case and to the disciplinary complaint. They do not account for its responsibility for the murder of Arlinda.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja: Nuk ishte vullneti i saj

    Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja: Nuk ishte vullneti i saj

    Përmes një reagimi publik, Hoxha ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si Policia po i trajton deklarimet lidhur me rastin, duke theksuar se institucionet duhet t’i analizojnë me vëmendje të gjitha provat dhe informacionet relevante.

    “Nuk e di a duhet policia me pas kujdes kur jep prononcime, a me i arsyetu patjetër zyrtarët e vet!!!! Nuk ka qenë vullneti i viktimës!!!”, ka shkruar avokatja.

    Hoxha ka bërë të ditur se materialet që lidhen me rastin do t’i dorëzohen Kryeprokurorisë së Shtetit, me qëllim që ato të shqyrtohen nga organet kompetente.

    Ajo ka kërkuar vëmendje të veçantë për deklaratën që viktima dyshohet se e kishte dhënë në polici rreth gjysmë ore para se të vritej.

    “Së paku kontrollone deklaratën e viktimës në polici gjysë ore para se mu vra… e shumë tjera”, ka theksuar Hoxha.

    Avokatja ka insistuar që kjo deklaratë dhe materialet e tjera të rastit të merren parasysh gjatë shqyrtimit të rrethanave, duke kërkuar që institucionet të mos nxjerrin përfundime pa u analizuar të gjitha të dhënat përkatëse.

    Burimi: RTKLive

  • Arlinda’s return home, the lawyer: It wasn’t her will

    Through a public reaction, Hoxha has questioned the way police are handling statements concerning the case, stressing that institutions should carefully analyse all relevant evidence and information.

    I don’t know if the police should be careful when they’re offering, do they have to reason with their officials?! ! It wasn’t the will of the victim!

    Hoxha has announced that the materials related to the case will be handed over to the State Chief Prosecutor in order to have them examined by competent organs.

    She has called for special attention to the statement the victim allegedly gave to the police about half an hour before he was killed.

    At least check the victim’s statement to the police in the middle of an hour before I was killed… and many more, Hoxha stressed.

    The lawyer has insisted that this statement and other random materials be taken into account during a review of the circumstances, demanding that institutions not draw conclusions without analyzing all relevant data.

    Source Layer: RTKLive