Category: Lajme

  • Mediumi italian: Edon Zhegrova u fye nga tifozët e Lecces

    Mediumi italian: Edon Zhegrova u fye nga tifozët e Lecces

    Tifozët e Lecces dyshohet se kanë fyer sulmuesin Edon Zhegrovën gjatë përgatitjes para ndeshjes, ndërsa futbollisti kosovar ka reaguar me një gjest provokues ndaj tyre.

    Zhegrova mbeti i zhgënjyer të dielën në sfidën që Juventusi e fitoi me rezultat 0-2, ku Luciano Spalletti jo vetëm që nuk e vendosi titullar pavarësisht që mungonin dy lojtarë në pozitën e tij, por edhe nuk e futi fare në lojë.

    Sipas mediumit “Passione Juve24”, tifozët vendas kanë drejtuar kore fyese në drejtim të Zhegrovës, i cili më pas është përgjigjur me një gjest provokues ndaj tribunave.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë përgatitjes para ndeshjes, duke tërhequr vëmendjen për reagimin e futbollistit të Juventusit ndaj tifozëve të Lecces.

    Ndërkohë, ylli i Kosovës nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me këtë situatë.

    Përndryshe, Juventusi me atë fitore shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e shtatë, tetë më pak se liderët Inter dhe Lazio./Telegrafi/

  • Rama: Punimet janë ndërprerë në 18 shkolla, çerdhe e objekte shëndetësore në Prishtinë

    Rama: Punimet janë ndërprerë në 18 shkolla, çerdhe e objekte shëndetësore në Prishtinë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për shkak të bllokimit të mjeteve buxhetore dhe mosrealizimit të pagesave, që nga 12 shtatori janë ndërprerë punimet në 18 shkolla, çerdhe dhe objekte shëndetësore në kryeqytet.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në 10 prej këtyre objekteve sistemet e ngrohjes ende nuk janë funksionale.

    Ai ka thënë se javën e kaluar i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Financave, Hekuran Murati, me kërkesë urgjente për zhbllokimin e mjeteve buxhetore për projektin “Prishtina Public Buildings”, i cili financohet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

    Rama i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërhyjë për zhbllokimin e mjeteve, duke paralajmëruar për rrezikun që, sipas tij, paraqet kjo situatë për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

    “Nuk ka asnjë justifikim që bllokadat financiare të vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve tanë! Ministria e Financave duhet të veprojë menjëherë!”, ka shkruar Rama.

    Ai ka shtuar se Prishtina nuk mund të mbahet peng nga bllokadat financiare, e aq më pak fëmijët e saj. /Telegrafi/

  • Administrata Trump e sheh Orbanin si kreun e ardhshëm të OKB-së?

    Administrata Trump e sheh Orbanin si kreun e ardhshëm të OKB-së?

    Presidenti amerikan Donald Trump po e propozon ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, sipas një raporti që citon burime nga tri vende të ndryshme.

    Zyrtarë amerikanë thuhet se i janë drejtuar Orbanit me këtë propozim dhe e kanë inkurajuar atë të hyjë në garë.

    Ndonëse ai ka shfaqur interes, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të kandidojë apo jo.

    Sipas raportit, Uashingtoni beson – bazuar në diskutime të mëparshme – se edhe Rusia dhe Kina do ta mbështesnin Orbanin, duke e bërë atë potencialisht një kandidat të përbashkët të mbështetur nga të tria këto fuqi.

    Zyrtarë nga SHBA-ja dhe një vend tjetër thanë se, kur Uashingtoni, Moska dhe Pekini bien dakord për një rezultat në Këshillin e Sigurimit, ata zakonisht mund ta sigurojnë atë.

    Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit pranoi se propozimi fillimisht dukej i pamundur, por theksoi se Orbani mund të sigurojë mbështetje të konsiderueshme brenda Këshillit.

    Zyrtari vlerësoi se tetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit do ta mbështesnin “lehtësisht” kandidaturën e tij, me mundësinë për të siguruar deri në 10 vota.

    Megjithatë, raporti nuk përmend ndonjë angazhim publik nga ndonjë vend për të mbështetur Orbanin.

    Një pyetje kyçe është se si do të reagojnë Mbretëria e Bashkuar dhe Franca – të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje.

    Raporti sugjeron se këto dy vende mund të mos e bllokojnë një kandidat që mbështetet nga shumica e Këshillit dhe nga tri anëtarët e tjerë të përhershëm. Megjithatë, nuk përmendet që Londra apo Parisi të kenë mbajtur ndonjë qëndrim zyrtar.

    Sipas raportit, emri i Orbanit doli në pah disa herë gjatë diskutimeve mes zyrtarëve amerikanë lidhur me kandidatin e tyre të preferuar për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

    Zyrtarët amerikanë thuhet se shprehën dëshirën për “dikë si Orbani” – një sugjerim me të cilin u pajtuan edhe homologët e tyre kinezë dhe rusë. Më pas, Uashingtoni filloi të shqyrtonte mundësinë e një kontakti të drejtpërdrejtë me Orbanin.

    Zyrtarët amerikanë e kontaktuan Orbanin për të parë nëse ishte i interesuar për këtë post. Sipas raportit, ai e priti mirë propozimin, por shprehu rezerva lidhur me profilin e tij si politikan nacionalist.

    Gjithashtu, thuhet se Orbani heziton të shpallë kandidaturën e tij nëse nuk është i sigurt se mund të fitojë. Ai nuk pranoi të komentojë mbi raportin. /Telegrafi/

  • Mourinho për Yamal: Nga afër e kupton se sa i veçantë është

    Mourinho për Yamal: Nga afër e kupton se sa i veçantë është

    Real Madridi triumfoi 2:1 në “El Clasico”, me Kylian Mbappen që realizoi dy gola, ndërsa organizimi i shkëlqyer defensiv ishte një prej faktorëve kryesorë të suksesit të madrilenëve.

    Sipas “Sport”, kjo fitore i dha Real Madridit një avantazh të rëndësishëm në garën për titullin e La Ligës, duke e çuar në tri pikë diferencën ndaj Barcelonës.

    Pavarësisht vështirësive që pati gjatë ndeshjes, Yamal mori vlerësime nga trajneri portugez, i cili theksoi se cilësitë e futbollistëve kuptohen më mirë kur i sheh nga afër, sesa përmes televizorit.

    “Unë nuk e kuptoj se sa të mirë janë futbollistët derisa t’i kem përballë. Përmes televizorit më mungon perspektiva e duhur. E pashë Lamine Yamalin nga 10 metra larg dhe e kuptova cilësinë e tij”, ka deklaruar Mourinho.

    Trajneri portugez e vlerësoi Yamalin si një futbollist shumë inteligjent, i cili është jashtëzakonisht i vështirë për t’u markuar.

    Një nga duelet më interesante të ndeshjes ishte ai mes Marc Cucurellas dhe Yamalit. Mbrojtësi arriti ta neutralizonte në disa raste sulmuesin e Barcelonës, i cili herë pas here shfaqi shenja nervozizmi për shkak të vështirësive për të depërtuar.

    Në minutën e 32-të, Yamal kërkoi nga gjyqtari Martinez Munuera ndëshkimin me karton të verdhë të Cucurellas, duke pretenduar se mbrojtësi kishte shkaktuar disa ndërhyrje të palejuara ndaj tij.

    Sipas raportimit, Yamal tentoi ta provokonte kundërshtarin për të fituar një goditje dënimi dhe për ta detyruar gjyqtarin të nxirrte kartonin e verdhë. Megjithatë, Cucurella arriti ta menaxhonte situatën dhe vazhdoi të ishte i kujdesshëm në ndërhyrjet e tij.

    Mourinho vlerësoi gjithashtu mënyrën se si mbrojtja e Real Madridit arriti t’ia vështirësonte lojën Barcelonës dhe ta pengonte të shfrytëzonte epërsinë numerike në disa momente të ndeshjes.

    Përballja mes dy futbollistëve ka edhe një prapavijë interesante. Më herët, Yamal kishte komentuar përzgjedhjen e Cucurellas në përfaqësuesen e Spanjës, duke lënë të kuptohej se besonte se do të kishte epërsi ndaj tij në duelet mes tyre.

    Megjithatë, në këtë përballje, mbrojtësi arriti ta përmbushte detyrën e tij deri në fund, pavarësisht presionit dhe vërshëllimave nga tribunat.

    Një paraqitje e ngjashme e Cucurellas ishte parë edhe në përballjen e Chelseat me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, kur ai arriti ta neutralizonte Yamalin dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

    Kështu, pavarësisht humbjes së Barcelonës, Yamal fitoi vlerësimin e Mourinhos, ndërsa Cucurella dëshmoi edhe një herë se mund të jetë një kundërshtar mjaft i vështirë për talentin e ri katalonas.

    Burimi: RTKLive

  • Morainho for Yamal: He understands how special he is

    Real Madrid triumphed at 2:1 in El Klasico.

    According to McCaport, this victory gave Real Madrid an important advantage in the race for the title of La League, bringing the difference to three points against Barcelona.

    Despite the difficulties he faced during the match, Yamal received recognitions from the Portuguese coach, who stressed that footballers ‘ qualities are better understood when they are watched closely than through television.

    I don’t understand how good footballers are until they’re in front of me. Through television, I miss the right perspective. I saw Lamine Yamali 10 meters away and I realized his quality, declared Mourinho.

    The Portuguese coach praised Yamali as a very intelligent footballer who is extremely difficult to brand.

    One of the most interesting duels in the match was the one between Marc Cucurellas and Yamal. The defender was able to neutralise Barcelona’s attacker on several occasions, who occasionally showed signs of nervousness because of the difficulty of penetrate.

    In the 32nd minute, Yamal asked Judge Martinez Munuera for the yellow Cucrellas punishment, claiming the defender had caused some illegal intervention against him.

    According to the report, Yamal tried to provoke his opponent to win a penalty strike and force the judge to extract the yellow card. Cucurela, however, managed to manage the situation and continued to be careful in his interventions.

    Moourinho also praised the way Real Madrid’s defense managed to make Barcelona difficult and prevent him from exploiting numeric superiority at some point in the match.

    The confrontation between the two football players also has an interesting background. Earlier, Yamal had commented on Cucurella’s selection of Spain’s representative, implying that he believed he would take advantage of him in their duels.

    In this confrontation, however, the defender was able to fulfill his commission to the end despite pressure and sneezing by the tributaries.

    A similar showing of Cucurellas was seen in the match-up with Barcelona at the Champions League, when he managed to neutralise Yamal and was praised as the best player in the match.

    Thus, despite Barcelona’s loss, Yamal won Mourino’s assessment, while Cucurela testified once again that he may be a very difficult opponent for the new Catalonian talent.

    Source Layer: RTKLive

  • Haxhiu kërkon hetim të plotë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë

    Haxhiu kërkon hetim të plotë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar hetim të plotë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se duhet të shqyrtohen edhe veprimet e institucioneve, pasi viktima kishte denoncuar dhunën në familje pak para se të vritej.

    Haxhiu përmes një njoftimi për media ka thënë se është thellësisht e tronditur nga vrasja e Zekajt, e cila, sipas saj, u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor, ku kishte raportuar dhunën në familje.

    Ajo ka bërë të ditur se tri ditë para vrasjes, Arlinda Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë në Pejë me një mesazh paralajmërues, ku kishte shprehur frikën për jetën e saj.

    “Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj.

    Sipas Haxhiut, këto rrethana kërkojnë që hetimi të mos kufizohet vetëm te vrasja, por të përfshijë edhe mënyrën se si janë trajtuar denoncimet e viktimës, vlerësimin e rrezikut dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e saj.

    Ajo ka theksuar se duhet të sqarohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale dhe, në rast se konstatohen shkelje, të përcaktohet përgjegjësia përkatëse.

    Haxhiu ka njoftuar gjithashtu se, në kuadër të përgjegjësive mbikëqyrëse të Kuvendit, do të kërkojë që komisionet përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit.

    Ajo ka bërë të ditur se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet vlerësimit të rrezikut dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve.

    “Është përgjegjësia jonë të sigurohemi që ligjet që miratojmë të zbatohen dhe që mangësitë të trajtohen para se të kushtojnë jetë të tjera”, ka theksuar Haxhiu.

    Në fund, kryetarja e Kuvendit u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta djalit të Arlindës dhe të gjithë familjarëve të saj. /Telegrafi/

  • Gjini kërkon arrestime e dorëheqje pas vrasjes së Arlindës: Ndryshe,  institucionet janë spektatore të krimit

    Gjini kërkon arrestime e dorëheqje pas vrasjes së Arlindës: Ndryshe,  institucionet janë spektatore të krimit

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

    Gjini ka veçuar mesazhin që Zekaj i kishte dërguar Prokurorisë në Pejë tri ditë para se të vritej.

    “Uroj që të mos jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, citoi Gjini mesazhin e viktimës.

    Ai tha se kjo fjali ishte më shumë se një paralajmërim, duke e cilësuar si testament të një gruaje që e kishte kuptuar rrezikun me të cilin përballej.

    “Kjo fjali nuk u shkrua si letër. Kjo fjali u shkrua si testament. Arlinda Zekaj e kishte kuptuar saktësisht”, ka shkruar Gjini.

    Ai ka ngritur shqetësimin edhe për numrin e grave të vrara gjatë këtij viti, duke deklaruar se tetë gra të vrara përbëjnë dëshmi të dështimit të sistemit për t’i mbrojtur qytetarët.

    “Këtu po flasim për një shtet që thjesht nuk ekziston për njerëzit e vet”, ka theksuar ai.

    Gjini ka kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin, duke thënë se, nëse vrasja kalon pa arrestime, shkarkime dhe dorëheqje të personave që pretendohet se e kanë injoruar alarmin e viktimës, institucionet do të humbin rolin e tyre mbrojtës.

    “Nëse kjo vrasje kalon pa arrestime, pa shkarkime dhe pa dorëheqje të menjëhershme të atyre që e injoruan alarmin e saj, atëherë institucionet tona nuk janë më mbrojtëse të ligjit. Janë spektatore të krimit”, ka deklaruar Gjini.

    Në fund të reagimit, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Arlinda Zekajt dhe të gjithë atyre që e kanë njohur. /Telegrafi/

  • Ginny wants arrests and resignations following Arlinda’s assassination: Otherwise, institutions are crime spectators

    Alliance Chairman Ardian Gjini has reacted sharply after the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica of Peja, criticising institutions for failing to protect victims of domestic violence.

    Djind has separated the message Zakaj had sent to Péja three days before he was killed.

    I wish that you would not render an account only after my life was taken, Jean quoted the victim’s message.

    He said that this sentence was more than a warning, calling it a testament to a woman who understood the danger she faced.

    This sentence was not written as a letter. This sentence was written as a testament. Arlinda Zakaj had correctly understood, wrote Jean.

    He has also raised concerns about the number of women killed this year, claiming that eight women killed are evidence of the system’s failure to protect citizens.

    Here we’re talking about a country that just doesn’t exist for its own people, he stressed.

    Djind has called for institutional responsibility in the case, saying that if the murder passes without arrests, dismissals and resignations of persons allegedly ignoring the victim’s alarm, institutions would lose their defence role.

    If this murder goes through without arrests, no dismissals, and no immediate resignations of those who ignored its alarm, then our institutions are no longer on the grounds. They’re crime spectators, Ginny has declared.

    At the end of the response, he has expressed his condolences to the family of Arlinda Zekina and all those who knew him. /Telegraphy/

  • Pas humbjes së Vuçiqit, policia largohet nga Beogradi mes britmave dhe fishkëllimave

    Pas humbjes së Vuçiqit, policia largohet nga Beogradi mes britmave dhe fishkëllimave

    Pas humbjes së koalicionit të Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare në Serbi, forcat policore u tërhoqën nga qendra e Beogradit, ku u pritën me fishkëllima, britma dhe sulme ndaj automjeteve.

    Disa qytetarë hodhën gurë, duke thyer xhamat e të paktën një automjeti të policisë, shkruan index.hr.

    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që pengojnë kolonën e policisë dhe oficerë që largohen mes fishkëllimave.

    Sipas raportimeve, policia nuk reagoi ndaj sulmeve.

    Tërheqja erdhi pas muajsh protestash studentore dhe qytetare kundër qeverisë së Vuçiqit.

    Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera për të festuar fitoren e Listës së Studentëve dhe humbjen e Vuçiqit. /Telegrafi/

  • Koncert bamirësie në Prishtinë, fitimi nga biletat do të shkojë për fëmijët me diabet tip 1

    Koncert bamirësie në Prishtinë, fitimi nga biletat do të shkojë për fëmijët me diabet tip 1

    Një koncert me performancën e këngëtarit Shpat Deda do të organizohet më 14 nëntor në Prishtinë, me qëllim të mbështetjes së fëmijëve që jetojnë me diabet tip 1.

    Koncerti organizohet nga Tip1Omël, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit.

    Ngjarja do të mbahet në orën 19:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

    Sipas organizatorëve, i gjithë fitimi nga shitja e biletave do të dedikohet për blerjen e sensorëve të glukozës për fëmijët me diabet tip 1 në Kosovë, me synimin që ata ta menaxhojnë sëmundjen me më shumë siguri.

    Diabeti tip 1 kërkon kujdes të vazhdueshëm, përfshirë matjen e glukozës dhe marrjen e insulinës. Kostoja e trajtimit, sipas organizatorëve, mbetet sfidë për shumë familje në Kosovë.

    Biletat mund të blihen online përmes faqes së Rave Travel ose drejtpërdrejt në hyrje të koncertit.

    Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje, ku muzika synon të shndërrohet në mbështetje konkrete për fëmijët me diabet tip 1. /Telegrafi/