Tifozët e Lecces dyshohet se kanë fyer sulmuesin Edon Zhegrovën gjatë përgatitjes para ndeshjes, ndërsa futbollisti kosovar ka reaguar me një gjest provokues ndaj tyre.
Zhegrova mbeti i zhgënjyer të dielën në sfidën që Juventusi e fitoi me rezultat 0-2, ku Luciano Spalletti jo vetëm që nuk e vendosi titullar pavarësisht që mungonin dy lojtarë në pozitën e tij, por edhe nuk e futi fare në lojë.
Sipas mediumit “Passione Juve24”, tifozët vendas kanë drejtuar kore fyese në drejtim të Zhegrovës, i cili më pas është përgjigjur me një gjest provokues ndaj tribunave.
Ngjarja ka ndodhur gjatë përgatitjes para ndeshjes, duke tërhequr vëmendjen për reagimin e futbollistit të Juventusit ndaj tifozëve të Lecces.
Ndërkohë, ylli i Kosovës nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me këtë situatë.
Përndryshe, Juventusi me atë fitore shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e shtatë, tetë më pak se liderët Inter dhe Lazio./Telegrafi/