Category: Lajme

  • How much are the derivatives in Kosovo costing today?

    Oil derivative prices continue to stand at the high level.

    Today at stations for the sale of fuel in Pristina, a litre of oil cost 1 euro and 90 cents, a litre of gas 1 euro and 63 cents, while dieseles plus 1 euro and 92 cents.

    Oil prices in Kosovo, as well as in other countries, began to be expensive following the outbreak of war in the Middle East in February 2026.

    At the beginning of March, they behaved from 1.15 to 1,25 cents, while in April, 1,89 euros per litre of oil, 1,46 per litre of gasoline.

    That same month, MINT set the ceiling price for fuel for three months, but the ministry had extended the possibility of applying up to 150 days before completely removing it in early September.

    In May, the maximum price for oil was 1,68 euros per litre, while gasoline was 1,49. While in early July, oil cost 1,39 euros, 1.5 euros.

    September already brought up lifts, where a litre of oil ranged from 1.95 to 1,97 euros, while gasoline ran around 1.65 euros.

  • Kush i zgjedh fituesit e Topit të Artë? Ja si funksionon votimi për secilin çmim

    Kush i zgjedh fituesit e Topit të Artë? Ja si funksionon votimi për secilin çmim

    Kush i zgjedh fituesit e Topit të Artë? Ja si funksionon votimi për secilin çmim

    Jo të gjitha çmimet e Topit të Artë përcaktohen përmes të njëjtit sistem votimi. Ndërsa për çmimet kryesore vendosin gazetarët sportivë, disa kategori kanë procedura të veçanta, kurse të tjerat përcaktohen pa votim.

    Për Topin e Artë në konkurrencën e meshkujve votojnë 100 gazetarë, nga një për secilin prej 100 shteteve më të renditura në klasifikimin e FIFA-s. Ndërsa për Topin e Artë për femra, juria përbëhet nga 50 gazetarë që përfaqësojnë 50 shtetet e para në këtë renditje.

    Të njëjtat juri përcaktojnë edhe fituesit e Trofeut Yashin, për portierët më të mirë, Trofeut Johan Cruyff, për trajnerët më të mirë, si dhe çmimet për klubet më të mira në kategoritë e meshkujve dhe femrave.

    Ndryshe funksionon votimi për talentet e reja. Për çmimin që vlerëson futbollistët më të mirë nën moshën 21-vjeçare në kategorinë e meshkujve, votojnë ish-fituesit e Topit të Artë.

    Në kategorinë e femrave, vendimi merret nga një juri e veçantë, e përbërë nga ish-fitueset e Topit të Artë, futbollistet që kanë përfunduar në tri vendet e para të çmimit për femra që nga viti 2018, si dhe kryeredaktori i revistës “France Football”.

    Ndërkaq, Trofeu Gerd Müller, që vlerëson golashënuesit më të mirë për meshkuj dhe femra, nuk përcaktohet me votim. Fituesit përzgjidhen në bazë të numrit të golave të shënuar gjatë periudhës përkatëse.

    Çmimi Socrates, i cili vlerëson angazhimin shoqëror, ndahet nga një komitet i lidhur me revistën “France Football”, gazetën “L’Équipe” dhe organizatën “Peace and Sport”.

    Si përcaktohet fituesi i Topit të Artë?

    Secili gazetar përzgjedh dhjetë kandidatë dhe u ndan pikë sipas renditjes: 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Futbollisti ose futbollistja që grumbullon më së shumti pikë shpallet fitues i çmimit prestigjioz.

    Kështu, fituesit e Topit të Artë dhe çmimeve të tjera përcaktohen përmes procedurave të ndryshme, varësisht nga kategoria që vlerësohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Who chooses the Golden Ball winners? How Votes Work for Each Prize

    Not all Golden Ball awards are determined through the same voting system. While for the main prices put in sports journalists, some categories have separate procedures, while others are determined without a vote.

    For the Golden Ball in men’s competition, 100 journalists vote, from one to each of the 100 countries most listed in the FIFA ranking. While for the women’s Golden Ball, the jury consists of 50 journalists representing the first 50 states in this ranking.

    The same jury sets out the winners of Trophy Yashin Trophy, the best goalkeepers, Johann Cruyff, for the best trainers, as well as the awards for best clubs in men and women’s categories.

    Otherwise, voting on new talents works. For the award assessing best players under the age of 21 in the men’s category, former Golden Ball winners vote.

    In the women’s category, the decision is made by a special jury, consisting of former Golden Ball winners, football players who have ended up in the first three women’s prize countries since 2018, as well as editor-in-chief of the magazine France Football.

    Meanwhile, Tropheu Gerd Müller, who praises the best goal scorers for men and women, is not determined by vote. The winners are selected according to the number of goals scored during the respective period.

    The Socrates Award, which values social engagement, is shared by a committee linked to the magazine France Football, the newspaper HINA And the organization “Pace and Sports.”

    How is the Golden Ball winner defined?

    Each journalist selects ten candidates and shares scores in the ranking: 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 and 1 points. The footballer or football player who collects mostly the point is declared winner of the prestigious prize.

    Thus, winners of the Golden Ball and other awards are determined by various procedures, depending on the estimated category.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti shqiptarëve të Luginës: Dilni votoni, mbështeteni Koalicionin Shqiptar

    Kurti shqiptarëve të Luginës: Dilni votoni, mbështeteni Koalicionin Shqiptar

    Në një video të publikuar në Facebook, Kurti u ka kërkuar qytetarëve që ende nuk kanë votuar ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

    “Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kurti.

    Ai ka theksuar se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme për përfaqësimin e shqiptarëve dhe për angazhimin për barazi.

    “Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit”, ka deklaruar Kurti.

    Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, për një përfaqësim më të fuqishëm dhe mundësi që, siç është shprehur ai, “secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti Albanians in Valley: Get out vote, back Albanian Coalition

    In a video published on Facebook, Kurti has asked citizens who have not yet voted to exploit their right, stressing the importance of participating in the election.

    Each vote is heavy on representation and your future, Kurti said.

    He has stressed that voter turnout is important for representation of Albanians and commitment to equality.

    The stand against discrimination and commitment to equality are strengthened by the will you express in the ballot boxes, Kurti has declared.

    In the end, it has called on citizens to vote for the Albanian coalition, with number 17 for a more powerful representation and opportunity, as it has been expressed, each and every one to build their lives in their homeland.

    Source Layer: RTKLive

  • Situatë e qetë para Kryeministrisë së Shqipërise

    Situatë e qetë para Kryeministrisë së Shqipërise

    Situatë e qetë para Kryeministrisë së Shqipërise

    Situata para Kryeministrisë së Shqipërisë është qetësuar ndjeshëm pas momenteve të tensionit dhe marshimit nga Ministria e Arsimit.

    Zjarri që u vu “karrigeve të dialogut” është shuar, ndërsa këtë të diele ndryshe nga një ditë më para nuk ka patur përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Në një gjest simbolik, një prej protestuesve është parë duke u shpërndarë lule efektivëve të policisë të rreshtuar para Kryeministrisë.

    Forcat e sigurisë vijojnë të qëndrojnë në terren për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit.

  • Liverpooli i jep leksion Brightonit dhe i afrohet kreut të Premier League

    Liverpooli i jep leksion Brightonit dhe i afrohet kreut të Premier League

    Liverpooli i jep leksion Brightonit dhe i afrohet kreut të Premier League

    Skuadra e Liverpoolit ka shënuar një fitore të rëndësishme duke mposhtur Brightonin me rezultat 2:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e tetë të Premier League.

    Të besuarit e Andoni Iraolas kaluan në epërsi falë një autogoli të shënuar nga Pascal Gross, ndërsa fitoren e siguroi sulmuesi Alexander Isak, i cili tundi rrjetën pas një asistimi të saktë nga Bradley Barcola, transmeton Klankosova.tv.

    Me këtë disfatë, Brightonit iu ndërpre ecuria mbresëlënëse prej katër fitoresh radhazi në kampionatin anglez.

    Pas këtij triumfi, Liverpooli ngjitet në kuotën e 15 pikëve duke u pozicionuar në vendin e katërt në tabelë, tashmë vetëm një pikë larg vetë Brightonit, i cili mban pozitën e tretë me 16 pikë të grumbulluara.

  • Dimri i kthen duhanpirësit brenda lokaleve, ligji ende në sirtar

    Dimri i kthen duhanpirësit brenda lokaleve, ligji ende në sirtar

    Lokalet kanë filluar t’i mbyllin hapësirat verore, por duhani vazhdon të pihet në hapësirat që nuk është e preferuar të konsumohet. Kjo sepse masat e paralajmëruara rigoroze që do të duhet të buronin nga ligji i ri për mbrojtje nga duhani nuk janë akoma në fuqi.

    Ligji ka ngecur prej muajsh në Kuvend edhe pse ishte paralajmëruar hyrja në fuqi e tij prej 1 marsit.

    Kundërshtimet më të mëdha erdhën nga bizneset.

    Disa nga qytetarët janë kundër ndalesës së pirjes së duhanit në kafene, nuk duan ta pinë kafen pa e shoqëruar me cigare. Por ka edhe nga ata që vlerësojnë se duhet më shumë kushte për ambient të sigurt për qytetarët që nuk e pinë duhanin.

    “Jo, si pse, përse është e hapur ajo kafe, kafe si do të pishë, në të ftohtë në -20C me cigare, duhet brenda sikur ish Jugosllavia. Ne ende nuk jemi në Evropë, japim zakon Evropian. Ku është kjo vetëm në Maqedoni, përse aj paguan tatim për shtetin”. – Tha një qytetar.

    “Unë mendoj se nuk duhet, por duhet kafenetë të kenë ventilim të mirë, ashtu që të mos pengojë për të tjerët që nuk janë duhanpirës”.

    “Po, për arsye që ka njerëz që nuk janë duhanpirës dhe pengon për ata njerëz, duhet të ketë vende veçmas për duhan dhe antiduhanpirësit të pak më mirë.”

    Ligji anti duhan është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ligji ka arritur në leximin e dytë në Komisionin për shëndetësi, kurse gjatë procedurës parlamentare, propozim-ligji ka pësuar disa ndryshime krahasuar me versionin fillestar, i cili u prezantua si dukshëm më restriktiv. Në vend të ndalimit të plotë të pirjes së duhanit në objektet e gastronomisë, parashikohen tarraca të veçanta ku do të lejohet pirja e duhanit. Ato duhet të jenë të hapura nga të paktën dy anë dhe me çati të hapur, ndërsa do të parashikohet edhe hyrje e veçantë për joduhanpirësit. Për përshtatjen e tarracave është paraparë afat prej një viti.

    Ndalimi i plotë do të vlejë për hapësirat e mbyllura, stacionet e autobusëve dhe hekurudhave, si dhe në automjete kur në to ndodhet fëmijë. Para institucioneve të caktuara, pirja e duhanit do të lejohet vetëm në distancë prej të paktën 20 metrash.

    Ligji rregullon përdorimin, ndërsa nuk ndalon prodhimin, importin, eksportin dhe shitjen e produkteve të duhanit dhe pajisjeve elektronike./Alsat.mk

  • Koçiu për protestat: Dhuna e verbër e nxitur nga inatet politike, rrezik për jetën e protestuesve dhe qytetarëve

    Koçiu për protestat: Dhuna e verbër e nxitur nga inatet politike, rrezik për jetën e protestuesve dhe qytetarëve

    Zv.Kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për lëndimin e të riut nga Elbasani gjatë protestës, duke e cilësuar ngjarjen si një kambanë alarmi për pasojat e rënda të dhunës.

    Në një status në llogarinë e saj në Facebook Koçiu akuzon se dhuna nxitet nga inatet e vjetra politike dhe shprehet se është e papranueshme që rasti të përdoret për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e protestave të dhunshme.

    Postimi i plotë i Koçiut:

    Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.

    Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.

    Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.

    Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre

  • “Dilni e votoni” – Kurti u drejtohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    “Dilni e votoni” – Kurti u drejtohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi, duke kërkuar mbështetje për Koalicionin Shqiptar, i cili garon me numrin 17.

    Përmes një mesazhi publik, Kurti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, duke vlerësuar se secila votë ka peshë për përfaqësimin politik dhe të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    “Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka theksuar se bashkimi i subjekteve politike shqiptare në kuadër të Koalicionit Shqiptar është i rëndësishëm për përfaqësimin e komunitetit shqiptar dhe përpjekjet kundër diskriminimit.

    “Përbashkimi në ‘Koalicionin Shqiptar’ kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit”, është shprehur kryeministri.

    Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë kohën e mbetur, si dhe të ftojnë familjarët dhe miqtë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës.

    Në fund të mesazhit, kryeministri ka shprehur hapur mbështetjen për Koalicionin Shqiptar, duke kërkuar që qytetarët të votojnë për këtë subjekt politik.

    “Mbështeteni ‘Koalicionin Shqiptar’, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”, ka përfunduar Kurti.