Category: Lajme

  • Bilalli: Rritet dalja në votime, fluks nga Kosova drejt Preshevës (VIDEO)

    Bilalli: Rritet dalja në votime, fluks nga Kosova drejt Preshevës (VIDEO)

    Bilalli: Rritet dalja në votime, fluks nga Kosova drejt Preshevës (VIDEO)

    Anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Driton Bilalli tha se procesi zgjedhor në Serbi po shkon mirë dhe se numri i pjesëmarrësve shqiptarë në kutitë e votimit po shkon duke u rritur në orët e pasdites.

    Ai tha se është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

    “Procesi ka shkuar gjithçka në rregull deri tani, përveç disa incidenteve insistimit të përfaqësuesve të listës së studentëve, meqë duket një energji ndryshe e tyre për të mbrojtur votën dhe për të ndryshuar pushtetin. Sa i përket Komunës së Preshevës, dalja ka variuar, por ajo që është befasi për të mirë është dallimi mes orës 14:00 dher 16:00 ku kemi një fluks të madh të votuesve dhe dallimi është mbi afër 10% me atë të orës 14:00. Tash kur po flasim kemi diku rreth 30% të daljes së votuesve”.

    “Siç na kanë raportuar, kufiri me Kosovën ka qenë një fluks i madh dhe duket se luginasit që jetojnë në Kosovë kanë bërë këtë diferencë, dhe ne shpresojmë që deri në mbylljen e vendvotimeve ky fluks të shkojë duke u rritur që të arrihet një rezultat i kënaqshëm për Koalicionin Shqiptar”, tha Bilalli për Klan Kosova.

    Në anën tjetër, anëtari i shoqërisë civile, Shkëlzen Limani tha se rreth 50 shqiptarë nga shoqëria civile janë të akredituar për të vëzhguar procesin zgjedhor në Serbi.

    “Deri tani sipas informacioneve që kemi ne, përgjithësisht në Serbi konkretisht në Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc diku janë rreth 50 vëzhgues të nacionalitetit shqiptar që janë pjesë e procesit zgjedhor dhe këta janë të akredituar nga organizatat e Beogradit. Në përgjithësi shoqëria civile mund të them se është aktive në këtë proces. Deri tash është vërejtur një interesim i njerëzve për t’iu përgjigjur thirrjes për të votuar”, tha Limani.

  • Drejtësia flet shqip në Evropë: Vehapi, Kastrati e Bejtullahu delegohen për ndeshje të mëdha nga UEFA

    Drejtësia flet shqip në Evropë: Vehapi, Kastrati e Bejtullahu delegohen për ndeshje të mëdha nga UEFA

    Drejtësia flet shqip në Evropë: Vehapi, Kastrati e Bejtullahu delegohen për ndeshje të mëdha nga UEFA

    Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë të marrin vlerësime të larta dhe besim të plotë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, për të ndarë drejtësinë në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur delegimet e reja në tri turne dhe kompeticione të ndryshme evropiane, duke konfirmuar progresin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve nga Kosova:

    Gjyqtarja kryesore Rita Vehapi dhe asistentja Fitore Govori janë caktuar për të referuar në tri ndeshje kualifikuese që do të zhvillohen në Turqi:

    • 26 tetor: Mali i Zi – Andorra

    • 29 tetor: Andorra – Armenia

    • 1 nëntor: Andorra – Turqia

    Në turneun që do të zhvillohet në Shqipëri, drejtësia i është besuar gjyqtarit kryesor Visar Kastrati dhe asistentes Lumturije Muhadri në tri takime:

    • 29 tetor: NI Eastern – Piemonte Valle d’Aosta

    • 1 nëntor: Piemonte Valle d’Aosta – Shqipëria

    • 4 nëntor: Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia

    Një treshe tjetër kosovare do të udhëtojë drejt Rumanisë për Ligën e Kampionëve për të Rinj. Gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu, së bashku me asistentët Bekim Rama dhe Fatlum Jashari, do të ndajnë drejtësinë në përballjen.

    • 28 tetor: Farul Constanța – Sheriff

    FFK ka theksuar se këto emërime të njëpasnjëshme përbëjnë dëshmi të qartë për ngritjen e cilësisë së referimit kosovar, teksa u ka uruar gjyqtarëve suksese në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

     

  • Justice speaks Albanian in Europe: Vehapi, Baytu Allah’s Kastrati delegate to big match from UEFA

    GKosovars are continuing to receive high marks and full confidence from the biggest European football house, UEFA, to share justice in important international contests.

    Kosovo Football Federation ( The NFFK has announced new delegations in three different European tours and competitions, confirming the progress and professionalism of judges from Kosovo:

    Principal Judge Rita Vehapi and Victory Assistant Govori are scheduled to refer to three qualifying matches to be held in Turkey:

    • October 26th: Montenegro Andorra

    • October 29th: Andorra Armenia

    • November 1st: Andorra Turkey

    In the tournament to be held in Albania, justice has been entrusted to Major Judge Visar Kastrati and Assistant Joy Muhadri in three meetings:

    • October 29th: NI Eastern H Piemte Valle d’Aosta

    • November 1st: Piedmonte Valle d’Aosta Albania

    • 4 November: Piedmonte Valle d’Aosta

    Another Kosovo three will travel towards Romania for the Junior Champions League. Chief Judge Mewan Bejtullahu, along with assistants Bekim Rama and Fatlum Jashar, will share justice in the face.

    • October 28th: Farul Constanta Sheriffif

    The NFFK has stressed that these successive appointments provide clear evidence of the establishment of the quality of Kosovo reference, while wishing judges success in the dignified representation of Kosovo in the international arena.

     

  • Bill: Voter exits rise, Kosovo flows towards Presevo ( VIDEOS)

    ADeputy Election Commission in Presevo Driton Bilalli said the election process in Serbia is going well and that the number of Albanian participants in the ballot boxes is going up in the afternoon hours.

    He said a large influx of Valley citizens living in Kosovo has been noted to exploit their voting rights.

    The process has gone smoothly until now, in addition to some incidents of insisting representatives of the student list, since it seems a different energy to protect the vote and change power. As for the Presevo municipality, the exit has hung, but what’s a surprise for good is the difference between 2400 and 1600, where we have a huge influx of voters and the difference is over 10% by 2: 00 p.m. Now when we’re talking, we have about 30% of the voters’ exit.

    We have been reported, the border with Kosovo has been a huge influx, and it seems that the valleys living in Kosovo have made this difference, and we hope that until the closure of the deployments this influx will go by increasing to achieve a satisfactory result for the Albanian Coalition, Bilal told Klan Kosova.

    On the other hand, civil society member Shkelzen Limani said about 50 Albanians from civil society are accredited to monitor the election process in Serbia.

    So far according to the information we have, generally in Serbia concretely in Presevo Medvedja and Bujanoc, there are about 50 observers of Albanian nationality who are part of the election process and these are accredited by Belgrade organisations. In general, civil society is active in this process. So far, an interest in people in responding to the call to vote has been noted, Limani said.

  • Përditësime të reja rreth Thibaut Courtois - gjendja e portierit para El Clasicos

    Përditësime të reja rreth Thibaut Courtois – gjendja e portierit para El Clasicos

    Real Madridi do të jetë pa portierin Thibaut Courtois në El Clásicon e së dielës ndaj Barcelonës, pasi belgu nuk arriti të rikuperohej nga gripi, raporton “The Athletic”.

    Courtois ishte stërvitur gjatë gjithë javës pa probleme të mëdha dhe kishte shpresuar të ishte i gatshëm për këtë përballje. Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm nga gripi gjatë orëve të fundit, duke e detyruar të tërhiqej nga ndeshja.

    Real Madridi e konfirmoi zyrtarisht mungesën e tij të dielën në mëngjes, pasi portieri nuk ishte në gjendje t’i bashkohej skuadrës në udhëtimin për ndeshjen.

    telegrafi.com

    Courtois e kaloi mëngjesin e së dielës duke punuar në qendrën stërvitore të Valdebebasit, në përpjekje të fundit për t’u rikuperuar. Megjithatë, klubi vendosi të mos rrezikonte me portierin e parë.

    Në mungesë të tij, Andriy Lunin pritet ta nisë ndeshjen si titullar, ndërsa në skuadër do të jenë edhe dy portierët e rinj, Illia Voloshyn dhe Sergio Mestre.

    Mungesa e Courtois është një goditje e madhe për Real Madridin, pasi belgu ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës këtë sezon. Ndërkohë, klubi po punon për zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2028.

    Real Madridi, që sipas raportimit drejtohet nga Jose Mourinho, hyn në këtë përballje gjashtë pikë prapa Barcelonës kryesuese. Në këtë duel të rëndësishëm për garën e titullit, përgjegjësia për të mbrojtur portën do t’i takojë Lunin. /Telegrafi/

  • Si e di qeni se po vini në shtëpi, ende pa e hapur derën? Përgjigjja është interesante

    Si e di qeni se po vini në shtëpi, ende pa e hapur derën? Përgjigjja është interesante

    Qeni juaj mund ta kuptojë se po afroheni edhe pa ju parë. Por, a i njeh vërtet hapat tuaj apo mbështetet në tinguj dhe sinjale të tjera? Ja çfarë tregojnë studimet shkencore

    Shumë pronarë qensh kanë vënë re se kafsha e tyre fillon të tundë bishtin, vrapon e emocionuar drejt derës ose dëgjon me vëmendje zhurmat në korridor, pak çaste përpara se dikush nga familja të kthehet në shtëpi.

    Ndonjëherë krijohet përshtypja se qeni e di saktësisht kush po vjen, ndonëse ende nuk e ka parë atë person dhe as nuk ia ka dëgjuar zërin.

    Por, a është e mundur që qentë t’i njohin njerëzit vetëm nga tingulli i hapave?

    Përgjigjja është se kjo mund të ndodhë, por me një sqarim të rëndësishëm. Edhe pse kërkimet shkencore konfirmojnë se qentë mund t’i dallojnë njerëzit në bazë të karakteristikave të caktuara të tingujve, ende nuk ka prova të mjaftueshme që ata mund ta identifikojnë me siguri një person vetëm nga hapat e tij.

    Qentë mund ta njohin zërin e pronarit

    Qentë kanë dëgjim shumë të zhvilluar dhe mund të regjistrojnë tinguj që njerëzit shpesh as nuk i vërejnë.

    Një studim i publikuar në vitin 2022 në revistën shkencore Animal Cognition tregoi se qentë mund ta njohin zërin e pronarit dhe ta dallojnë atë nga zërat e njerëzve të tjerë, edhe kur nuk e shohin.

    Gjatë eksperimentit, qentë dëgjonin regjistrime të zërave që lëshoheshin nga altoparlantë të vendosur pas pengesave që nuk lejonin shikimin. Më pas, duhej të identifikonin vendndodhjen e pronarit.

    Rezultatet treguan se ata arrinin ta dallonin zërin e tij duke u mbështetur në karakteristika të veçanta akustike.

    Foto: LightFieldStudios

    A mund t’i njohin qentë hapat e dikujt?

    Secili njeri ka një mënyrë disi të ndryshme të ecjes. Disa ecin më shpejt, të tjerët më ngadalë, ndërsa ndryshojnë edhe ritmi i hapave, forca me të cilën këpucët prekin sipërfaqen dhe tingulli që krijohet gjatë ecjes.

    Prandaj, është e mundur që qeni, me kalimin e kohës, të mësojë ta lidhë një tingull të caktuar hapash me një person të njohur.

    Për shembull, nëse çdo ditë dëgjon të njëjtin ritëm hapash në korridor, pak përpara se pronari të hyjë në shtëpi, ky tingull mund të shndërrohet në një sinjal se ai po afrohet.

    Megjithatë, duhet bërë dallimi ndërmjet njohjes së një tingulli që paralajmëron ardhjen e dikujt dhe aftësisë për ta identifikuar me siguri një person vetëm nga hapat.

    Për këtë aftësi të fundit, ende mungojnë prova të drejtpërdrejta shkencore.

    Si e kupton qeni se pronari po kthehet në shtëpi?

    Kur qeni reagon përpara se pronari ta hapë derën, është e mundur që ai të ketë njohur ndonjërin prej tingujve që zakonisht e shoqërojnë kthimin e tij.

    Këta nuk janë domosdoshmërisht vetëm hapat. Qeni mund të dëgjojë zhurmën e veturës, hapjen e ashensorit, tringëllimën e çelësave apo mekanizmin e zhbllokimit të derës.

    Rol të rëndësishëm mund të luajnë edhe aromat, si dhe rutina e përditshme.

    Nëse disa tinguj përsëriten vazhdimisht në të njëjtën renditje, qeni mund të mësojë se çfarë do të ndodhë pas tyre.

    Një studim tjetër, i publikuar në internet në dhjetor 2024 në revistën Animal Behaviour, tregoi se qentë mund ta lidhin zërin e dëgjuar me një person të caktuar që e njohin.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se e njëjta aftësi është vërtetuar shkencërisht edhe për njohjen e hapave.

    Pra, nëse qeni juaj vrapon drejt derës përpara se të hyni në shtëpi, është e mundur që ai të ketë mësuar t’i njohë hapat tuaj. Por po aq e mundur është që të reagojë ndaj tingujve të tjerë të njohur ose ndaj një kombinimi sinjalesh që i tregojnë se ju po ktheheni. /Telegrafi/

  • Sa po kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

    Sa po kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

    Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të qëndrojnë në nivelin e lartë.

    Sot në pikat për shitjen e karburanteve në Prishtinë një litër naftë kushtonte 1 euro e 90 centë, një litër benzinë 1 euro e 63 centë, ndërsa dizel plus 1 euro e 92 centë.

    Çmimet e naftës në Kosovë, sikur edhe në vendet e tjera, nisën të shtrenjtohen pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, në muajin shkurt 2026.

    Në fillim të muajit mars, ato silleshin nga 1,15 deri në 1,25 centë, ndërsa në muajin prill 1,89 euro për litër të naftës, 1,46 për litër të benzinës.

    Po në atë muaj, MINT vendosi çmimin tavan për karburantet për tre muaj, por ministria kishte zgjatur mundësinë e aplikimit deri në 150 ditë para se ta hiqte plotësisht në fillim të shtatorit.

    Në muajin maj, çmimi maksimal për naftën ishte 1,68 euro për litër, ndërsa benzina 1,49. Ndërsa në fillim të korrikut, nafta kushtonte 1,39 euro, benzina 1,35 euro.

    Shtatori ndërkaq solli ngritje, ku një litër naftë sillej nga 1,95 deri në 1,97 euro, ndërsa benzina rreth 1,65 euro.

  • Në Shqipëri vazhdon të "sundojë" paraja "cash"

    Në Shqipëri vazhdon të “sundojë” paraja “cash”

    Të bësh blerje me telefon apo kartë është kthyer në normë në Europë, por në Shqipëri paraja fizike vazhdon të sundojë. Banka Botërore vëren se vetëm 40 deri në 45% e shqiptarëve me llogari bankare kryejnë pagesa digjitale. Mbi 75% e transaksioneve digjitale kryhen nga grupmosha 18–35 vjeç, ndërsa te moshat mbi 55 vjeç përdorimi i kartave apo Mobile Banking mbetet në nivele minimale, nën 15%.

    “Shkaqet kryesore lidhen me zakonin e trashëguar të konsumatorit, mungesën e edukimit financiar dhe aksesin e ulët në teknologji në zonat rurale. Nga ana tjetër, te tregtarët e vegjël vepron stimulimi i mosdeklarimit të xhiros realisht për t’i ikur tatimeve, çka bën që terminalet POS shpesh të mungojnë”, pohoi Besarta Tafaj, eksperte e financave.

    Në gusht, paraja cash jashtë bankave arriti në nivelin rekord të 534 miliardë lekëve, me një rritje vjetore 15.2%. Mbajtja e parave në dorë shpesh konsiderohet “pa kosto”, por në shkallë makroekonomike kjo është një iluzion.

    “Ruajtja e cash-it ka kosto masive të fshehura për sistemin, nga transporti i blinduar dhe mirëmbajtja e kartëmonedhave deri te sigurimi i tyre. Nevojitet urgjentisht një fushatë informimi se rrugët digjitale janë më të shpejta e më të sigurta dhe se ekonomia cashless ul koston e të bërit biznes”, u shpreh Tafaj.

    Banka e Shqipërisë synon që përdorimi i pagesave pa cash të kapë 60% deri në vitin 2030. Por, përtej reformave institucionale e SEPA-s, sfida reale mbetet ndryshimi i zakonit të fortë të shqiptarëve për të prekur paranë fizike./Tv Klan

  • In Albania it continues to “ rule” money “cash̵

    Buying by phone or card has become the norm in Europe, but in Albania physical money continues to rule. The World Bank notes that only 40 to 45% of Albanians with bank accounts carry out digital payments. Over 75% of digital transactions are conducted by the 1855-year-old age group, while the use of cards or Mobile Banking remains at minimum levels below 15%.

    The main causes relate to the inherited consumer habit, lack of financial education and low access to technology in rural areas. On the other hand, the small merchants act to stimulate the failure to actually ignore taxes, which makes POS terminals often lacking, Besarta Tafaj, finance expert, confirmed.

    In August, cash outside banks reached the record 534 billion dollars, with an annual increase of 15.2%. Keeping money in hand is often considered cost-free, but on a macroeconomic scale it is an illusion.

    Preservation has massive costs hidden for the system, from armoured transport and maintenance of the banknotes to their security. An information campaign is urgently needed that digital roads are faster and safer, and that the moderate economy lowers the cost of doing business, Tafay said it.

    The Bank of Albania aims to use cash payments to reach 60% by 2030. But beyond the institutional reforms of SEPA, the real challenge remains to change the strong habit of Albanians to affect physical money. / Tv Klan

  • How much are the derivatives in Kosovo costing today?

    Oil derivative prices continue to stand at the high level.

    Today at stations for the sale of fuel in Pristina, a litre of oil cost 1 euro and 90 cents, a litre of gas 1 euro and 63 cents, while dieseles plus 1 euro and 92 cents.

    Oil prices in Kosovo, as well as in other countries, began to be expensive following the outbreak of war in the Middle East in February 2026.

    At the beginning of March, they behaved from 1.15 to 1,25 cents, while in April, 1,89 euros per litre of oil, 1,46 per litre of gasoline.

    That same month, MINT set the ceiling price for fuel for three months, but the ministry had extended the possibility of applying up to 150 days before completely removing it in early September.

    In May, the maximum price for oil was 1,68 euros per litre, while gasoline was 1,49. While in early July, oil cost 1,39 euros, 1.5 euros.

    September already brought up lifts, where a litre of oil ranged from 1.95 to 1,97 euros, while gasoline ran around 1.65 euros.