Category: Lajme

  • Carrick: Nuk ishte një lamtumirë, por rezultatet dhe paraqitjet nuk ishin të mjaftueshme

    Carrick: Nuk ishte një lamtumirë, por rezultatet dhe paraqitjet nuk ishin të mjaftueshme

    Carrick: Nuk ishte një lamtumirë, por rezultatet dhe paraqitjet nuk ishin të mjaftueshme

    Trajneri i Manchester United Michael Carrick, ka folur pas humbjes nga Bournemouth për situatën e tij, duke sqaruar se momentet e pas ndeshjes me tifozët, nuk ishin lamtumirë prej tij.

    Ai pranoi se po përjeton emocione të përziera, ndërsa shprehu keqardhje për lojtarët dhe vlerësim për mbështetjen që ka marrë.

    “Nuk ishte një lamtumirë nga ana ime. Kisha emocione të përziera. Më vjen keq për lojtarët”, deklaroi Carrick.

    Carrick gjithashtu falënderoi përkrahësit për mbështetjen, por pranoi se situata aktuale është e vështirë, pasi rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar, transmeton Klankosova.tv.

    “E vlerësoj shumë mbështetjen, por kjo është situata në të cilën ndodhemi. Nuk kemi pasur rezultatet dhe paraqitjet e duhura”, përfundoi ai.

  • 14-vjeçari humb jetën pas një takimi të organizuar përmes Snapchat-it

    14-vjeçari humb jetën pas një takimi të organizuar përmes Snapchat-it

    14-vjeçari humb jetën pas një takimi të organizuar përmes Snapchat-it

    Një adoleshent është shpallur fajtor për vrasjen e 14-vjeçarit Christopher McBurnie, të cilin e goditi tri herë me thikë pas një përleshjeje të paralajmëruar përmes rrjetit social Snapchat.

    Ngjarja ndodhi më 29 maj 2025, në Ramsey, në Ishullin e Manit. Sipas raportimeve, dy të rinjtë nuk njiheshin me njëri-tjetrin, por kishin pasur mosmarrëveshje dhe kishin shkëmbyer kërcënime me vdekje në internet, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

    McBurnie kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit së bashku me shokët e tij. I pandehuri doli jashtë me një thikë kuzhine në xhep. Pas përplasjes fizike, ai e goditi viktimën tri herë me thikë. Pavarësisht mbërritjes së ekipeve emergjente, 14-vjeçari u shpall i vdekur rreth 40 minuta pas sulmit.

    Gjatë gjykimit katërjavor, mbrojtja pretendoi se i pandehuri kishte vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa prokuroria e cilësoi sulmin si të qëllimshëm dhe të dhunshëm.

    Identiteti i autorit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore. Ai pritet të marrë dënimin më 12 janar.

    Policia shprehu ngushëllime për familjen e viktimës, duke theksuar se bëhet fjalë për një humbje tragjike dhe se raste të tilla të dhunës janë jashtëzakonisht të rralla në Ishullin e Manit.

  • Çfarë duan të shikojnë vërtet të rinjtë? Rezultatet e një studimi të madh befasojnë

    Çfarë duan të shikojnë vërtet të rinjtë? Rezultatet e një studimi të madh befasojnë

    Nga TikTok-u dhe YouTube te filmat dhe inteligjenca artificiale, një studim me mbi 1.500 të rinj zbulon preferencat e tyre dhe atë që u mungon në ekran

    Brezat e rinj po ndryshojnë mënyrën se si ndjekin histori, argëtohen dhe zgjedhin çfarë të shikojnë. Një video 30-sekondëshe në telefon, një serial televiziv apo një film në kinema mund të jenë pjesë e së njëjtës përvojë argëtimi. Por, pavarësisht popullaritetit të rrjeteve sociale, dëshirat e tyre nuk kufizohen te ekranet e vegjël.

    Këtë e tregon raporti “Teens and Screens 2026”, i Qendrës për Studiues dhe Rrëfimtarë (CSS) pranë Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA). Në anketë morën pjesë më shumë se 1.500 të rinj amerikanë të moshës 10 deri në 24 vjeç. Studimi, që realizohet për të pestin vit, shqyrton përmbajtjet që ata ndjekin dhe historitë që duan të shohin.

    YouTube kryeson, por kinemaja nuk e ka humbur tërheqjen

    Kur u pyetën se cilat platforma mund të rrëfejnë një histori, 72,9 për qind përmendën YouTube-in. Më pas renditen serialet televizive me 70,3 për qind, filmat me 70,2 për qind dhe videolojërat me 68,5 për qind. Mes rrjeteve sociale, TikTok-u doli i pari, me 64,2 për qind.

    Pothuajse katër në pesë të anketuar, ose 79 për qind, besojnë se edhe videot e shkurtra mund të përcjellin një histori. Kjo tregon se për të rinjtë nuk është domosdoshmërisht kohëzgjatja ajo që përcakton vlerën e një rrëfimi.

    Megjithatë, rezultatet kundërshtojnë idenë se telefonat po e zëvendësojnë plotësisht përvojën e kinemasë. Për të tretin vit radhazi, shikimi i një filmi të ri në kinema renditet si aktiviteti më i dëshiruar për fundjavë, nëse paratë dhe organizimi nuk përbëjnë pengesë.

    Më pak romancë, më shumë miqësi dhe shpresë

    Ajo që të rinjtë duan të shohin në ekran është po aq domethënëse sa platforma që zgjedhin. Në krye të preferencave janë histori që japin shpresë, tregojnë njerëz që kapërcejnë vështirësi dhe pasqyrojnë miqësi, grupe shoqërore e jetë të ngjashme me të tyren.

    Madje, 57,3 për qind duan më shumë marrëdhënie platonike në filma dhe seriale. Ndërkohë, 52 për qind mendojnë se lidhjet romantike paraqiten si shumë më të rëndësishme në jetën e personazheve sesa janë në jetën reale.

    Një tjetër rezultat interesant lidhet me përzgjedhjen e aktorëve. Vetëm 16,8 për qind do të zgjidhnin një influencues për një rol, ndërsa 39,8 për qind parapëlqejnë një aktor të ri dhe ende të panjohur. Fama në rrjetet sociale, pra, nuk është domosdoshmërisht ajo që kërkon publiku i ri.

    Foto:Press

    Personazhet që pasqyrojnë jetën reale

    Më shumë se gjysma e të anketuarve, 55 për qind, kërkojnë më tepër personazhe neurodivergjentë, përfshirë persona autikë. Kjo kërkesë është veçanërisht e theksuar te pjesëmarrësit LGBTQIA+ dhe ata me aftësi të kufizuara.

    Por nuk mjafton vetëm prania e këtyre personazheve. Vetëm 22,7 për qind besojnë se paraqitjet aktuale të neurodivergjencës në media përputhen, në shumicën e rasteve, me përvojat reale.

    Sipas bashkautores së studimit, Stephanie Rivas-Lara, kërkesa për një paraqitje më të mirë të neurodivergjencës dhe miqësive pasqyron një dëshirë më të gjerë për histori të larmishme dhe autentike.

    Inteligjenca artificiale ngjall kureshtje dhe frikë

    Edhe inteligjenca artificiale po ndikon në mënyrën se si të rinjtë e përjetojnë argëtimin. Kur u pyetën si ndihen duke parë histori që trajtojnë inteligjencën artificiale, 28,2 për qind thanë se ndihen të magjepsur dhe 25,6 për qind të entuziazmuar.

    Nga ana tjetër, 22 për qind shprehën ndjesinë se zhvillimi i saj mund të çojë drejt një përfundimi katastrofik, ndërsa 10,1 për qind shprehën frikë.

    Mes fëmijëve 10–13 vjeç, 44,2 për qind i përshkruan historitë për inteligjencën artificiale si magjepsëse.

    Këto përgjigje nuk tregojnë domosdoshmërisht se si e vlerësojnë të rinjtë përdorimin e inteligjencës artificiale për krijimin e filmave, por lidhen me ndjenjat që u ngjallin historitë për këtë teknologji.

    “Kanë ndryshuar ata që kontrollojnë qasjen në përmbajtjet mediatike. Të rinjtë tani vendosin vetë se çfarë duan të shikojnë”, thekson Yalda T. Uhls, themeluese e CSS-it.

    Sipas saj, drejtuesit e industrisë së argëtimit duhet t’i dëgjojnë më shumë të rinjtë dhe ekspertët që merren me zhvillimin dhe mirëqenien e tyre, në mënyrë që të krijojnë përmbajtje cilësore që i përgjigjen interesave të brezave të rinj. /Telegrafi/

  • Asllani fiton penalltinë, Hoffenheimi triumfon në derbi ndaj Leverkusenit

    Asllani fiton penalltinë, Hoffenheimi triumfon në derbi ndaj Leverkusenit

    Hoffenheimi ka shënuar fitoren e tretë në sezon, duke e mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 3-0, në një ndeshje ku Fisnik Asllani fitoi penalltinë që zhbllokoi rezultatin.

    Sulmuesi shqiptar, Fisnik Asllani, ishte në fushë deri në minutën e 84-t, ndërsa Leon Avdullahu e zhvilloi të gjithë ndeshjen, duke kontribuar në suksesin e skuadrës së Hoffenheimit.

    Momenti vendimtar erdhi në minutën e 78-të, kur gjyqtari Daniel Siebert, pas rishikimit të pamjeve përmes VAR-it, akordoi penallti për Hoffenheimin pas ndërhyrjes ndaj Asllanit në zonë.

    Fisnik Asllani, duke festuar telegrafi.com

    Një minutë më vonë, Andrej Kramarić mori përgjegjësinë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

    Në minutën e 89-të, Alexander Prass realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës, duke e dërguar topin fuqishëm në pjesën e sipërme të portës për 2-0. Ai hoqi fanellën dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

    Pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak, Hoffenheimi arriti të shënonte edhe golin e tretë në minutën e 90+5-të. Max Moerstedt përfitoi nga një top i kthyer pas rrëmujës në zonë dhe shënoi nga afërsia, duke vulosur fitoren bindëse 3-0.

    Me këtë sukses, Hoffenheimi siguron tri pikë të rëndësishme, me Asllanin që fitoi penalltinë vendimtare dhe Avdullahun që luajti të gjitha minutat e takimit. /Telegrafi/

  • Zelensky: Rusia sulmoi Ukrainën me 2,300 dronë brenda një jave, dhjetëra viktima nga sulmet

    Zelensky: Rusia sulmoi Ukrainën me 2,300 dronë brenda një jave, dhjetëra viktima nga sulmet

    Zelensky: Rusia sulmoi Ukrainën me 2,300 dronë brenda një jave, dhjetëra viktima nga sulmet

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia ka lëshuar rreth 2,300 dronë sulmues, 48 raketa dhe 1,600 bomba ajrore të drejtuara ndaj Ukrainës gjatë javës së fundit.

    Sulmet ruse gjatë natës së së shtunës në rajonin e Dnipros kanë lënë të vdekur katër persona dhe kanë plagosur 22 të tjerë. Ndërsa në Vinnytsia, një sulm tjetër ka shkaktuar plagosjen e gjashtë personave.

    Sipas autoriteteve ukrainase, forcat ruse kanë goditur disa zona me dronë dhe bomba ajrore, duke dëmtuar infrastrukturën, shtëpitë private, ndërtesat e banimit, dyqanet dhe automjetet.

    Zelensky ka bërë të ditur gjithashtu se një dron rus ka goditur një ndërtesë të lartë banimi në Vinnytsia, ndërsa në Kharkiv është sulmuar një hipermarket.

    Presidenti ukrainas ka akuzuar forcat ruse se kanë kryer një sulm të dytë ndaj ekipeve të emergjencës që mbërritën në vendin e ngjarjes pas goditjes së hipermarketit. Nga ky sulm janë plagosur edhe pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës, por numri i tyre nuk është bërë i ditur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky: Russia attacked Ukraine with 2,300 fears within a week, dozens of victims from attacks

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky has declared that Russia has issued about 2,300 offensive drones, 48 rockets and 1,600 air bombs directed at Ukraine over the past week.

    Russian attacks on Saturday night in the Dnipro region have left four people dead and injured 22 others. In Winntissia, another attack has caused the injuries of six people.

    According to Ukrainian authorities, Russian forces have hit several areas with fears and air bombs, damaging infrastructure, private homes, residential buildings, shops and vehicles.

    Zelensky has also indicated that a Russian drone has hit a high-resident residence building in Winnitsia, while a hypermarket has been attacked in Kharkiv.

    Ukrainian president has accused Russian forces of conducting a second attack on emergency teams that arrived at the scene after the hypermarket hit. Even members of emergency services have been injured by this attack, but their numbers have not been disclosed.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kusari-Lila: Shqiptarët e Luginës ta mbështesin Koalicionin Shqiptar

    Kusari-Lila: Shqiptarët e Luginës ta mbështesin Koalicionin Shqiptar

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin në votime dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

    Kusari-Lila u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ndodhen në Kosovë dhe kanë të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të shkojnë në vendlindje për të votuar.

    “Sot është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar”, ka shkruar ajo.

    Ministrja u ka bërë thirrje bashkëkombësve në Luginë që të përfshihen aktivisht në procesin e votimit.

    “Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, ‘Koalicionin Shqiptar’”, ka theksuar Kusari-Lila.

    “Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar ajo.

    Burimi: RTKLive

  • Kusari-Lila: Valley Albanians Support Albanian Coalition

    Trade and Industry Minister Mimoza Kusari-Lila has called on Albanians in Presevo, Bujanovac and Medvedja to come to the polls and support the Albanian coalition, number 17.

    Kusari-Lila has also called on citizens who are in Kosovo and have the right to vote in Presevo, Bujanoc and Medvedja to go home to vote.

    Today is the day you should express your will. Through the vote, each decides for representation, with anti-refuge in response. All of you who are in Kosovo and are eligible to vote in Presevo, Bujanoc and Medvedja must be in your homeland to vote, she wrote.

    The minister has called on fellow countrymen in the Valley to actively become involved in the voting process.

    If, I call on fellow countrymen in Presevo, Bujanoc and Medvedja to actively get involved and each to vote and support the 17th Albanian coalition, Kusari-Lila has stressed.

    The exercise weighs a little bit in the hand, but the decision weighs on the future, it is over.

    Source Layer: RTKLive

  • Morena Taraku mahnit në Dubai Fashion Week, bie në sy me paraqitjen ekstravagante

    Morena Taraku mahnit në Dubai Fashion Week, bie në sy me paraqitjen ekstravagante

    Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në Dubai Fashion Week, duke sjellë një kombinim të veçantë mes elegancës dhe stilit ekstravagant.

    E njohur për guximin në zgjedhjet e saj të modës, Morena edhe këtë herë ka dëshmuar se nuk heziton të eksperimentojë me veshjet dhe të krijojë paraqitje që bien në sy.

    Përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, ku është shfaqur me një pallto të gjatë në nuanca kafe, të kombinuar me detaje të bardha dhe syze moderne.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Palltoja me teksturë dhe prerje të dallueshme ka qenë elementi kryesor i kombinimit, duke i dhënë Morenës një stil që ndërthur elegancën me frymën avangarde.

    Gjatë qëndrimit në këtë event, ajo është parë edhe duke dhënë një intervistë, ndërsa është shfaqur e buzëqeshur dhe në humor të mirë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Dubai Fashion Week mbledh emra të industrisë së modës, dizajnerë dhe personalitete të ndryshme, duke u shndërruar në një hapësirë ku prezantohen tendencat dhe krijimet e reja të stilit.

    Me këtë paraqitje, Taraku ka sjellë edhe një tjetër moment nga aktivitetet e saj në botën e modës, derisa fotografitë e publikuara u japin ndjekësve një pamje nga stili i saj gjatë eventit në Dubai. /Telegrafi/

  • Sezoni i mandarinave në Xarrë të Vlorës, fermerët: Nuk nxjerrim dot shpenzimet

    Sezoni i mandarinave në Xarrë të Vlorës, fermerët: Nuk nxjerrim dot shpenzimet

    Për fermerët e Xarrës, shqetësimi kryesor këtë sezon mbetet çmimi i shitjes. Ata thonë se me çmimin qe mandarinat shiten për kilogram nuk arrijnë të mbulojnë kostot .

    “Vështirësi kemi tani për shitjen. Si do vejë puna e shitjes? Këtë nuk e dime. Sot ka vajtur çmimi 200, 250, 300 lekë kilja e manderinës. Edhe sa do vejë akoma? Po na i morën ata me 300 lekë neve nuk nxjerrim dot shpenzimet tona. Po se si do vejë puna e shitjes do flasim mbas dhjetorit. Po qe si pësoi vjet edhe parvjet, mandarinat do venë duke u ulur çdo vite e më keq”, tha një fermer.

    Pavarësisht vështirësive me shitjen, fermerët raportojnë se prodhimi i këtij viti është i mirë. Vjelja dhe përzgjedhja e mandarinave kërkojnë punë të vazhdueshme. Për këtë arsye, krahas punës familjare, në këtë periudhë angazhohen edhe punëtorë sezonalë.

    “Prodhimi i sivjermë deri tani themi që i kemi mire, me kaq sa kishim. Puna është që kemi përpjekur tërë beharin me vështirësi të madhe për ta mbajtur se sëmundje ka plot edhe kemi sjellë deri tani dhe tani jemi në prag të vjelës”, tha fermeri.

    Për fermerët e Xarrës, një prodhim i mbarë nuk mjafton nëse çmimi i shitjes nuk mbulon kostot. Rezultati i këtij sezoni do të varet edhe nga mundësia për ta shitur prodhimin me një çmim që justifikon punën dhe investimin e bërë gjatë vitit./RTSH