Category: Lajme

  • Formacionet e mundshme: Barcelona - Real Madrid

    Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid

    Formacionet e mundshme: Barcelona - Real Madrid

    Barcelona dhe Real Madridi përballen sonte në derbin e madh të futbollit spanjoll, në një ndeshje që mund të ndikojë ndjeshëm në garën për titullin e La Ligës.

    Përballja e xhiros së dhjetë zhvillohet në stadiumin “Spotify Camp Nou”, nga ora 21:00.

    Barcelona vjen si lidere me nëntë fitore në nëntë ndeshjet e para, ndërsa Reali ndodhet gjashtë pikë prapa dhe kërkon ta ngushtojë diferencën. Me një fitore, katalunasit do të mund ta çonin epërsinë në nëntë pikë.

    Skuadra e Hansi Flickut synon edhe një rekord historik, duke kërkuar fitoren e dhjetë radhazi në fillim të kampionatit. Megjithatë, Barcelona vjen pas humbjes 4-2 nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.

    Në anën tjetër, Real Madridi i Jose Mourinhos është në formë të mirë, me katër fitore radhazi në të gjitha garat, përfshirë triumfin 4-1 ndaj Leipzigut. Kylian Mbappe është një prej lojtarëve kryesorë të madrilenëve, me 12 gola këtë sezon.

    “Real Madridi është një nga skuadrat më të mira në botë. Ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një trajner të madh”, ka thënë Flick para ndeshjes, duke shprehur respekt për kundërshtarin.

    Barcelona do të jetë pa Dani Olmon, Eric Garcian dhe Jules Kounden, ndërsa Reali nuk mund të llogarisë në Vinícius Junior, i cili është i suspenduar.

    Vëmendja do të jetë edhe te Lamine Yamal, që synon të vazhdojë serinë e kontributit në gola, si dhe te Mbappe, i cili mund të jetë vendimtar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

    Ndeshja e fundit mes këtyre rivalëve në “Camp Nou” përfundoi me fitoren 2-0 të Barcelonës, që atëherë siguroi titullin e La Ligës.

  • Possible formations: Barcelona &#82/11; Real Madrid

    BArcelona and Real Madrid face tonight in the great Spanish football derbe, in a match that could significantly affect the race for the title of La League.

    Facing the 10th lap takes place at é stadium Spotific Camp Nou’, 9:00 p.m.

    Barcelona comes as a leader with nine wins in the first nine matches, while Real is six points behind and wants to narrow the gap. With one victory, the Catalans could take the advantage to nine points.

    Hansi Flick’s team also targets a historical record, demanding a tenth consecutive victory at the start of the championship. However, Barcelona comes after losing 4-2 from Paris Saint-Germain in the Champions League, writes KosovoTransmitting.

    On the other hand, Jose Morinho’s Real Madrid is in good shape, with four successive victories in all races, including the 4-1 triumph over Leipzig. Kyljan Mbppe is one of the main players of the Madrillians, with 12 goals this season.

    Real Madrid is one of the best teams in the world. There are extraordinary players and a great coach, Flick said before the match, expressing respect for the opponent.

    Barcelona will be without Danny Olmon, Eric Garcian and Yules Cowden, and Real can’t count on the Vinícius Junior, who is suspended.

    Attention will also be at Lamine Yamal, aimed at continuing the series of contributions to goals, as well as to Mbarppe, which can be crucial to one of the most important matches of the season.

    The last match between these rivals at quemp Nouʹ ended with Barcelona’s 2-0 victory, which then secured the title of La League.

  • Kurti takohet me Spajiqin në Mal të Zi, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin dypalësh

    Kurti takohet me Spajiqin në Mal të Zi, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin dypalësh

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan.

    Kurti ka bërë të ditur se takimi me Spajiqin ishte i fundit në kuadër të samitit, ndërsa e ka falënderuar kryeministrin malazez për mikpritjen dhe kryesimin e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti.

    “E falënderova për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit këtë vit, dhe e përgëzova për hapat e sigurt që vendi i tij po bën drejt BE-së”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke vlerësuar se të dyja vendet ndajnë përkushtimin ndaj zhvillimit demokratik dhe integrimit evropian.

    “Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe kanë të përbashkët hovin e progresit demokratik, siç tregojnë shpesh edhe vlerësimet ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri ka theksuar se Mali i Zi ndodhet më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e tij në këtë proces.

    “Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe jemi të interesuar të mësojmë nga përvoja e tij, teksa Kosova pret statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, është shprehur ai.

    Përveç integrimit evropian, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.

    Kurti ka bërë të ditur se një nga temat kryesore të diskutimit ishte ndërlidhja më e mirë e Kosovës dhe Malit të Zi përmes infrastrukturës tokësore.

  • Kurti meets with Spajiqi in Montenegro, discuss European integration, bilateral co-operation

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has held a meeting with his counterpart from Montenegro, Milojko Spajzic, within the Berlin Process Summit held on 22 October in St. Stefan.

    Kurti has announced that the meeting with Spajiqi was the last in the context of the summit, while thanking the Montenegrin prime minister for the hospitality and chairmanship of the Berlin Process this year.

    I thanked him for the hospitality and leadership of the Process this year, and commended him for the sure steps his country is taking towards the EU, Kurti has declared.

    He has stressed the good relations between Kosovo and Montenegro, praising that both countries share commitment to democratic development and European integration.

    Kosovo and Montenegro are good neighbours and share the momentum of democratic progress, as international estimates often show, Kurti has said.

    The prime minister has stressed that Montenegro is closer to membership in the European Union, while Kosovo is interested in taking advantage of its experience in the process.

    Montenegro is closer to EU membership and is interested in learning from its experience, while Kosovo awaits candidate country status and opening negotiations for membership, it has indicated.

    In addition to European integration, bilateral co-operation possibilities have been discussed at the meeting, with particular emphasis on improving infrastructure links between the two countries.

    Kurti has announced that one of the main topics of discussion was the best liaison of Kosovo and Montenegro through land infrastructure.

  • Dalje e lartë në zgjedhjet në Serbi, raportohet për parregullsi

    Dalje e lartë në zgjedhjet në Serbi, raportohet për parregullsi

    Dalje e lartë në zgjedhjet në Serbi, raportohet për parregullsi

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është regjistruar pjesëmarrje e lartë në votime deri në mesditë, teksa ka raportime për parregullsi.

    Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, 34.55 për qind votuan deri në orën 12:00 të 25 tetorit, teksa para qendrave të votimit janë parë radhë të gjata.

    Kjo është dalje më e lartë në votime krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, kur deri në të njëjtën kohë kishin votuar 21.33 për qind.

    Ndërkaq, misioni vëzhgues i zgjedhjeve, Crta, raportoi se deri në orën 13:00, 41.1 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve kanë votuar. Deri në periudhën e njëjtë kohore në zgjedhjet e vitit 2023, dalja ishte 26.6 për qind.

    Edhe në orët e hershme të mëngjesit, pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë sesa në votimet paraprake.

    Nga Crta thanë më herët se pjesëmarrja në votime veçse është “jashtë trendit historik”. Rasha Nedelko nga ky mision raportoi për parregullsi, duke theksuar se deri në mesditë janë regjistruar gjithsej 14 për qind parregullsi procedurale.

    Në mesin e parregullsive është fotografimi i fletëvotimeve, probleme me sprejin dhe llambat ultravjollcë dhe parregullsi të tjera.

    Në këto zgjedhje, të tretat parlamentare në pesë vjetët e fundit, një lëvizje studentore e dalë nga një nismë qytetare po synon t’i japë fund pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

    Sipas misionit vëzhgues CRTA, vendvotimet në mbarë Serbinë u hapën kryesisht në kohë. Ndërkohë, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) njoftoi se deri në orën 09:00 janë raportuar më shumë se 70 parregullsi gjatë votimit.

    Sipas kësaj organizate, janë evidentuar raste të fotografimit të fletëvotimeve, përdorimit të telefonave, votimit jashtë kabinave dhe votimit familjar, përfshirë një raportim se një votues ka votuar në emër të një personi tjetër.

    Policia serbe ka ndërhyrë në një lagje të Novi Sadit ku u mblodhën qytetarë. Disa persona thanë se kanë parë njerëz me para dhe zarfe. Ndërkaq, organizata Crta tha se gjashtë burra dhe një grua penguan një vëzhguese para një qendre votimi, duke e ofenduar. 

    Janë raportuar gjithashtu përplasje mes anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, ndërprerje të përkohshme të votimit, incidente dhe kërcënime ndaj votuesve, si dhe probleme me materialin zgjedhor dhe verifikimin e votuesve.

    “Veçanërisht shqetësues është pengimi i qasjes së vëzhguesve. Në disa vendvotime, vëzhguesve nuk u është lejuar qasja, ndaj duhet të kontaktojmë autoritetet përgjegjëse dhe të ndërhyjmë që ata të mund ta kryejnë punën e tyre”, tha CeSID-i.

    Vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 dhe qytetrët e Serbisë mund të votojnë deri në orën 20:00. Të drejtë vote kanë 6.450.523 qytetarë. Votimi po zhvillohet në 8.392 vendvotime, prej të cilave 93 ndodhen jashtë vendit.

    Vuçiq dha dorëheqje nga posti i presidentit në fund të shtatorit. Meqë nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai tani synon të bëhet kryeministër, post që e mbajti nga viti 2014 deri kur u zgjodh president, më 2017.

    Megjithatë, fushata zgjedhore është shoqëruar me shqetësime gjithnjë e më të mëdha se mund të ketë manipulime zgjedhore.

    Zgjedhjet po ndiqen nga afër nga Bashkimi Evropian, i cili e ka kritikuar Serbinë për prapakthim në demokraci nën udhëheqjen e Vuçiqit.

    Rezultat i pasigurt

    Në një klimë përçarjesh të thella dhe tensionesh shoqërore, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit synon ta ruajë pushtetin pas dy vjetësh protestash masive kundër Qeverisë dhe korrupsionit në mbarë vendin.

    Por, për herë të parë në shumë vjet, ajo përballet me një sfidues të vërtetë: Listën Studentore, një lëvizje e dalë nga këto protesta.

    “Këto janë zgjedhjet e para në më shumë se një dekadë, rezultati i të cilave është vërtet shumë i pasigurt”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Vladimir Bilçik, ish-raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

    Sondazhet e deritanishme tregojnë se elektorati në Serbi është kryesisht i ndarë mes atyre që mbështesin një koalicion të gjerë të ndërtuar rreth partisë në pushtet dhe atyre që përkrahin lëvizjen studentore.

    Studentët nuk kanë udhëheqës formalë, ndërsa lista e tyre zgjedhore përbëhet nga figura jopartiake, shumica prej të cilave janë profesorë universitarë.

    Më 1 nëntor 2024, shembja e strehës së rindërtuar të stacionit hekurudhor të qytetit shkaktoi vdekjen e 16 personave. Dyshimet për korrupsion në punimet e njërit prej projekteve kryesore të Qeverisë, të udhëhequr nga kompani kineze, nxorën protestuesit në rrugë në mbarë vendin.

    Qeveria i mohoi akuzat, ndërsa protestuesit u përballën me dhunë policore dhe arrestime. Një nga incidentet më të rënda ndodhi më 15 mars 2025, kur autoritetet dyshohet se përdorën në mënyrë të paligjshme një armë zanore kundër demonstruesve paqësorë.

    Vuçiq përballë Listës Studentore

    Mbi 6.4 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin mes 2.418 kandidatëve për 250 vendet e Parlamentit. Megjithatë, gara pritet të zhvillohet kryesisht mes partisë së Vuçiqit dhe Listës Studentore.

    Në qendër të saj janë vazhdimi i politikave të Vuçiqit, përfshirë lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën, dhe zotimi i studentëve për ta luftuar korrupsionin.

    Disa ligjvënës amerikanë kanë paralajmëruar se Moska mund të luajë rol aktiv në zgjedhje, ndërsa Parlamenti Evropian ka ngritur shqetësime për operacionet e ndikimit rus në Serbi.

    “Rusia po vë në dispozicion burimet, taktikat dhe metodat e saj më të mira për të monitoruar, shtypur dhe penguar qytetarët e Serbisë, si dhe lëvizjen e fuqishme studentore që dëshiron të rivendosë sundimin e ligjit në vend”, tha për REL-in kongresisti republikan Joe Wilson.

    Përveç lidhjeve të ngushta me Rusinë, furnizuesen kryesore të Serbisë me gaz, Vuçiqi është përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me Kinën, një investitore e madhe në vend, duke ruajtur njëkohësisht synimin e kahershëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka synuar gjithashtu t’i përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

    Gjatë fushatës, ai u zotua se do ta vazhdojë këtë kurs të politikës së jashtme, përfshirë refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të BE-së.

    Lëvizja studentore, ndërkaq, e ka lënë politikën e jashtme në plan të dytë. Megjithatë, ajo ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka përsëritur mbështetjen për qëndrimin zyrtar të Beogradit kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    “Kjo tregon se edhe studentët nuk janë në gjendje t’i shpëtojnë kurthit të politikës nacionaliste të Serbisë, e cila ndërtohet mbi mitin e Kosovës”, tha për REL-in profesori nga Beogradi, Zharko Koraq.

    Droja për manipulim zgjedhor

    Fushata zgjedhore është shoqëruar me shqetësime në rritje për manipulime të mundshme në votimet e së dielës. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka zbuluar se rreth 500.000 persona janë regjistruar për të votuar pa adresë të plotë.

    REL-i ka gjetur gjithashtu se qindra votues janë regjistruar në objekte publike, përfshirë qendra të punës sociale, si dhe në shtëpi ku nuk mund të banonin aq shumë persona. Autoritetet i kanë hedhur poshtë këto akuza.

    Hulumtimet kanë nxjerrë në pah edhe rritjen, para votimit, të numrit të personave me të drejtë vote në zgjedhjet serbe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

    Serbët etnikë në të dyja vendet konsiderohen burim i rëndësishëm mbështetjeje për partinë e Vuçiqit.

    Zgjedhjet e fundit në Serbi, të mbajtura më 2023, u pasuan nga protesta të shumta, pasi vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan parregullsi, përfshirë transportimin me autobusë të votuesve nga Bosnje e Hercegovina fqinje dhe frikësimin e votuesve.

    Një grup dypartiak senatorësh amerikanë u ka bërë thirrje autoriteteve serbe të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, duke iu referuar “shenjave shqetësuese” para votimit të 25 tetorit.

    Deklarata e publikuar më 21 tetor nga Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë përmendi raportimet për përgjim të paligjshëm të anëtarëve të opozitës dhe përpjekjet për të diskredituar e penguar misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve.

    Një analizë e pavarur forenzike nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ka konfirmuar gati 20 raste të përdorimit të programeve të paligjshme të përgjimit që nga fillimi i vitit 2026.

    Opozita dhe studentët i akuzojnë autoritetet për këto përgjime, ndërsa zyrtarët qeveritarë mohojnë se po spiunojnë kundërshtarët e tyre.

    Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka angazhuar 14 ekspertë dhe 30 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet në Serbi, ndërsa ditën e votimit do t’u bashkohen edhe 300 vëzhgues afatshkurtër.

    Ndryshim pushteti, vazhdimësi ndaj Kosovës

    Gara mes SNS-së së Vuçiqit dhe Listës Studentore pritet të jetë e ngushtë, por sondazhet japin rezultate të ndryshme.

    Faktor Plus e nxjerr listën e Vuçiqit përpara, me 48.6 për qind kundrejt 37.1 për qind për studentët. Ndërkaq, platforme serbe per analiza politike dhe sondazhe, NSPM, u jep epërsi këtyre të fundit, me 44.4 për qind kundrejt 41.7 për qind.

    Për Kosovën, megjithatë, ndryshimi i pushtetit në Beograd nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht ndryshim të qëndrimit ndaj shtetësisë së saj. Siç tregojnë edhe qëndrimet e studentëve për politikën e jashtme, kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës mbetet pikë e përbashkët mes dy blloqeve.

    Në maj, lëvizja studentore e konkretizoi këtë qëndrim përmes një memorandumi, në të cilin e quajti Kosovën “pjesë të patjetërsueshme dhe përbërëse” të Serbisë.

    Sipas Marko Savkoviqit, bashkëpunëtor i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Beograd, kundërshtimi i shtetësisë së Kosovës nuk filloi me Vuçiqin dhe nuk ka gjasa të përfundojë me të. Ai vlerëson se hapësira politike për një qasje thelbësisht tjetër ndaj statusit të Kosovës mbetet shumë e kufizuar.

    “Kur bëhet fjalë për kundërshtimin e vetë shtetësisë së Kosovës si koncept, kjo është sigurisht politikë shtetërore dhe këtu mund të pritet njëfarë vazhdimësie, kushdo që të jetë në pushtet në Serbi. Opsionet politike që e pranojnë gjendjen de facto, sepse Kosova de facto është shtet, janë të pakta, janë në margjinat politike”, thotë Savkoviq për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. /REL

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Top exit in Serbia elections reported on irregularities

    In early parliamentary elections in Serbia, high voter turnout has been registered by noon, while reporting on irregularities.

    According to the Republican Election Commission, 34.55 percent voted by 12: 00 a.m., while long lines have been seen before polling stations.

    This is the highest voter exit compared to the 2023 elections, when by the same time, 21.33 percent had voted.

    Meanwhile, the election observer mission, Crta, reported that by 1: 00 p.m., 41.1 percent of the total number of voters have voted. By the same time in the 2023 elections, the exit was 26.6 percent.

    Even in early morning hours, voter turnout was higher than in the preliminary vote.

    From Cpta, they said earlier that voter turnout is just outside the historic trend. Rasa Nedelko from this mission reported irregularities, stressing that a total of 14 percent of procedural irregularities have been recorded by noon.

    Among the irregularities is the photographing of balloting, problems with spray, and ultraviolet lamps and other irregularities.

    In this election, third parliamentary in the past five years, a student movement derived from a civic initiative is aiming to end Aleksandar Vuciqi’s 14-year power and the Serbian Progressive Party ( SNS).

    According to the CRTA monitoring mission, the polls across Serbia opened mainly on time. Meanwhile, the Centre for Free Elections and Democracy ( CeSID announced that by 0900 hours more than 70 irregularities were reported during the vote.

    According to the organisation, cases of ballot photos, phone use, out-of-door voting and family voting have been recorded, including a report that one voter has voted on behalf of another person.

    Serbian police have intervened in a Novi Sad neighbourhood, where citizens gathered. Some said they saw people with money and envelopes. Meanwhile, the Certa organisation said six men and a woman prevented an observer from standing in front of a polling station, insulting him. 

    Conflicts have also been reported among members of polling councils, temporary suspension of voting, incidents and threats against voters, as well as problems with electoral material and voter verification.

    Especially disturbing is preventing the approach of observers. In some polls, observers are not allowed access, so we must contact the responsible authorities and intervene so that they can do their job, CeSID said.

    The polling is open between 7:00 and Serbia’s citizens can vote until 8:00. Voter rights have 6,450,523 citizens. The vote is taking place at 8.392 locations, of which 93 are located abroad.

    Vuciq resigned from office of president in late September. Since he cannot run for a third term, he now intends to become prime minister, the post he held from 2014 until he was elected president in 2017.

    However, the election campaign has been coupled with increasingly serious concerns that there may be electoral manipulations.

    The elections are closely followed by the European Union, which has criticised Serbia for turning to democracy under Vuciqi’s leadership.

    Untrusted Results

    In a climate of deep divisions and social tensions, the Serbian Progressive Party ( Vuciqi’s SNS aims to retain power after two years of mass anti-government and corruption protests across the country.

    But for the first time in many years, she faces a real challenger: The Student List, a movement emerged from these protests.

    These are the first elections in more than a decade whose outcome is really very uncertain, Free Europe ( REL) Vladimir Bilchik, former European Parliament reporter for Serbia.

    Polls so far show that the electorate in Serbia is largely divided among those supporting a broad coalition built around the ruling party and those supporting the student movement.

    Students do not have formal leaders, while their electoral list consists of nonparty figures, most of which are university professors.

    On November 1, 2024, the collapse of the rebuilt shelter of the city’s railway station caused the death of 16 people. Allegations of corruption in the work of one of the main government projects, led by Chinese companies, led by protesters across the country.

    The government denied the accusations, while protesters faced police violence and arrests. One of the most serious incidents occurred on March 15, 2025, when authorities allegedly used a sound weapon illegally against peaceful demonstrators.

    Vuciq in front of Student List

    Over 6.4 million eligible citizens will elect between 2.418 candidates for the 250 seats in Parliament. However, the race is expected to take place mainly between Vuciqi’s party and the Student List.

    In its centre are the continuation of Vuciqi’s policies, including close ties with Russia and China, and the student’s commitment to fighting corruption.

    Some American lawmakers have warned that Moscow could play an active role in the elections, while the European Parliament has raised concerns about Russian influence operations in Serbia.

    Russia is making available its best resources, tactics and methods to monitor, print and prevent Serbia’s citizens, as well as the powerful student movement that wants to restore rule of law in the country, told REL’s Republican Congressman Joe Wilson.

    In addition to close ties with Russia, Serbia’s main gas supplier, Vuciqi has tried to strengthen relations with China, a major investor in the country, while simultaneously maintaining the long-standing goal for membership in the European Union. He has also been aiming to improve reports with the United States and Israel.

    During the campaign, he pledged to continue this foreign policy course, including refusing to impose sanctions on Russia for the invasion of Ukraine, despite EU calls.

    The student movement, meanwhile, has left foreign policy in the second plan. However, it has rejected sanctions against Russia and has reiterated support for Belgrade’s official stance against recognising Kosovo’s independence.

    This shows that even students are unable to escape the trap of Serbia’s nationalist policy, which is built on the myth of Kosovo, Belgrade professor Zarko Koraz told REL.

    Droja for election manipulation

    The election campaign has been accompanied by growing concerns of possible manipulations in Sunday’s vote. The Balkan Radio Free Europe Service has found that around 500,000 people are registered to vote without a full address.

    REL has also found that hundreds of voters are registered in public objects, including social work centres, as well as in homes where so many could not live. Authorities have dismissed these charges.

    Research also highlighted the increase, prior to the vote, of the number of eligible people in the Serbian elections in Bosnia and Herzegovina and Kosovo.

    Ethnic Serbs in both countries are considered an important source of support for Vuciki’s party.

    The recent elections in Serbia, held in 2023, were followed by numerous protests, as international observers reported irregularities, including bus transport of voters from neighbouring Bosnia and Herzegovina and intimidation of voters.

    A two-party group of US senators has called on Serbian authorities to provide equal conditions for all participants in the election, referring to the disturbing talks prior to the October 25th vote.

    The declaration, issued on 21 October by the Senate’s Foreign Relations Committee, cited illegal wiretapping reports of opposition members and attempts to discredit and obstruct election monitoring missions.

    An independent forensic analysis by local and international experts has confirmed nearly 20 cases of use of illegal surveillance programmes since the beginning of 2026.

    The opposition and students accuse authorities of such wiretapping, while government officials deny they are spying on their opponents.

    OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights ( O The DIHR has hired 14 experts and 30 long-term observers for elections in Serbia, while on the day of the vote, 300 short-term observers will join.

    Power change, continuation of Kosovo

    The race between Vuciqi’s SNS and the Student List is expected to be tight, but polls yield different results.

    The fact that Plus puts the Vuciki list forward, with 48.6 percent versus 37.1 percent for students. Meanwhile, Serbian platforms for political analysis and polls, NSPM gives the latter an advantage of 44.4 percent versus 41.7 percent.

    For Kosovo, however, changing power in Belgrade would not necessarily imply a change of attitude towards its citizenship. As students’ positions on foreign policy show, Kosovo’s independence opposition remains a common point between the two blocs.

    In May, the student movement concreteised this stance through a memorandum, in which it called Kosovo an invisibility and constituent part of Serbia.

    According to Marko Savkoviki, associate of the Centre for International Affairs and Security in Belgrade, the rejection of Kosovo’s citizenship did not start with Vucinqi and is unlikely to end with it. He estimates that the political space for a substantial other approach to Kosovo’s status remains very limited.

    When it comes to rejecting Kosovo’s own citizenship as a concept, it is certainly state policy, and here some continuation can be expected, whoever is in power in Serbia. Political options that accept the situation de facto, because Kosovo de facto is state, are few, are in political margins, Savkovic says of Radio Free Europe’s Expose programme. / REL

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti takohet me Spajiqin në Mal të Zi, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin në BE

    Kurti takohet me Spajiqin në Mal të Zi, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin në BE

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka falënderuar Spajiqin për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti, si dhe e ka përgëzuar për përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

    Kurti ka theksuar se Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe ndajnë përkushtimin për progres demokratik.

    Ai ka thënë se Kosova është e interesuar të mësojë nga përvoja e Malit të Zi në rrugën drejt BE-së, ndërsa pret marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

    Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht përmes përmirësimit të ndërlidhjes infrastrukturore tokësore mes dy vendeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Sonte luhet “El Clasico” – 90 minuta, një rivalitet i përjetshëm

    Sonte luhet “El Clasico” – 90 minuta, një rivalitet i përjetshëm

    Një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin botëror rikthehet sonte, kur Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në kuadër të El Clasicos.

    Përballja mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll vjen me rivalitet të shtuar, pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në pranverë, me rezultat 2-0, triumf që i siguroi asaj titullin e La Ligës.

    Vëmendja do të jetë te yjet e të dyja skuadrave, përfshirë Kylian Mbappen te Real Madridi dhe talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Ky i fundit mungoi në El Clasicon e kaluar për shkak të lëndimit, por pritet të jetë në dispozicion për përballjen e sontme.

    Rivaliteti mes dy skuadrave ka një histori të gjatë, që daton nga viti 1902.

    El Clasico konsiderohet një nga ndeshjet më të ndjekura në futbollin botëror, jo vetëm për shkak të cilësisë së lojtarëve, por edhe për historinë dhe rivalitetin mes dy klubeve.

    Aktualisht, bilanci midis tyre është i barabartë: të dyja skuadrat kanë arritur nga 106 fitore, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

    Burimi: Dukagjini

  • Play tonight El Classico.

    One of the biggest rivalrys in world football returns tonight, when Real Madrid and Barcelona will face through El Classico.

    The confrontation between two Spanish football giants comes with added rivalry, following Barcelona’s victory over Real Madrid in the spring, with a score of 2-0, a triumph that secured her the title of La League.

    The attention will be on the stars of both teams, including Kylian Muppen at Real Madrid and Barcelona’s new talent, Lamine Yamal. The latter was absent from last El Classic because of the injury, but is expected to be available for tonight’s confrontation.

    The rivalry between the two teams has a long history, dating back to 1902.

    El Classico is considered one of the most popular games in world football, not only because of the players’ quality, but also about the history and rivalry between the two clubs.

    Currently, the balance between them is equal: both teams have reached 106 victories, while 52 matches have ended in the draw.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kurti meets with Spajiqi in Montenegro, discuss co-operation, EU integration

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has announced that under the Berlin Process Summit, held on 22 October in St. Stefan, he has held a meeting with Montenegrin Prime Minister Milojko Spajic.

    Through a Facebook post, Kurti has thanked Spajiqi for the hospitality and chairmanship of the Berlin Process this year, and has praised her for Montenegro’s progress towards membership in the European Union (EU).

    Kurti has stressed that Kosovo and Montenegro are good neighbours and share commitment to democratic progress.

    He has said that Kosovo is interested in learning from Montenegro’s experience on the road to the EU, while awaiting obtaining candidate country status and opening membership negotiations.

    According to Kurti, bilateral co-operation has also been discussed during the meeting, especially through improved infrastructure interconnection between the two countries.

    Source Layer: Dukeagini