Category: Lajme

  • Reperi shqiptar me famë botërore, G4shi: Shqipëria u takon fëmijëve të saj, jo xhepave të pushtetarëve

    Reperi shqiptar me famë botërore, G4shi: Shqipëria u takon fëmijëve të saj, jo xhepave të pushtetarëve

    Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin e tij për përplasjet mes policisë dhe të rinjve që kanë dalë në protesta kundër korrupsionit dhe padrejtësive.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka kritikuar ashpër policët që, sipas tij, po përdorin forcën ndaj të rinjve që po protestojnë në mënyrë paqësore.

    Ai e ka cilësuar një veprim të tillë si të turpshëm, duke u kujtuar efektivëve se të rinjtë që qëndrojnë përballë tyre janë pjesë e së ardhmes së vendit.

    “Ata janë fëmijët tanë, gjaku ynë dhe e ardhmja jonë”, është mesazhi që përcjell reperi.

    G4shi u ka bërë thirrje efektivëve të reflektojnë mbi veprimet e tyre dhe të mos harrojnë përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve.

    Sipas tij, uniforma dhe pozita nuk duhet ta zhdukin njerëzoren, ndërsa ata që janë betuar për të mbrojtur qytetarët nuk duhet të kthehen kundër të rinjve që kërkojnë një të ardhme më të mirë.

    Në reagimin e tij, artisti ka ngritur edhe pikëpyetje mbi ndërgjegjen e atyre që zgjedhin të veprojnë kundër protestuesve, duke kujtuar se pushteti, paratë dhe pozitat janë të përkohshme.

    Ai ka theksuar se askush nuk duhet të harrojë pasojat e veprimeve të veta dhe dhimbjen që mund t’u shkaktojë njerëzve të pafajshëm.

    Reperi ka kujtuar gjithashtu sakrificat e prindërve dhe gjyshërve, duke nënvizuar se brezat e mëparshëm kanë kaluar shumë vështirësi që të rinjtë e sotëm të kenë mundësi të kërkojnë një të ardhme më të mirë.

    Për këtë arsye është e papranueshme që ata të kthehen kundër fëmijëve të tyre për të mbrojtur interesat e pushtetarëve.

    “Shqipëria u përket fëmijëve të saj, jo xhepave të pushtetarëve”, është një tjetër prej mesazheve më të forta të G4shit, i cili ka kërkuar që të rinjtë të dëgjohen dhe të mbrohen, e jo të trajtohen si armiq.

    Ai e ka mbyllur reagimin me një lutje që Zoti t’i mbrojë të gjithë të rinjtë e pafajshëm që po qëndrojnë për një të nesërme më të mirë. /Telegrafi/

  • Drita triumfon bindshëm ndaj Prishtinës, fiton me rezultat 0-3

    Drita triumfon bindshëm ndaj Prishtinës, fiton me rezultat 0-3

    Drita triumfon bindshëm ndaj Prishtinës, fiton me rezultat 0-3

    Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat të pastër 0-3 në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.

    Kampionia në fuqi e Kosovës e nisi ndeshjen më kërkuese dhe kaloi në epërsi përmes Blerim Krasniqit, i cili realizoi pas asistimit të kapitenit Besnik Krasniqi.

    Në pjesën e dytë, gjilanasit vazhduan me lojë të mirë dhe e dyfishuan epërsinë në minutën e 63-të. Liridon Balaj shënoi pas asistimit të Jasharit.

    Fitoren e Dritës e vulosi Kemehlo Nguena në minutën e 85-të, me një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetën e Prishtinës.

    Me këtë triumf, Drita ngjitet në pozitën e tretë të tabelës me 20 pikë, tri më pak se Prishtina, e cila mbetet në vendin e dytë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Light triumphs convincingly towards Pristina, winning 0-3

    The light has marked significant victories on the journey to Pristina, defeating it with a clean score of 0-3 under the 11th lap of Kosovo’s Superleague.

    Kosovo’s defending champion launched the most demanding match and went to the upper hand through Blerim Krasniqi, who realised after the assisting of Captain Besnik Krasniqi.

    In the second part, the gynens continued with good play and doubled their supremacy in the 63rd minute. Liridon Balaj marked after Jashar’s assistance.

    Light Victory sealed Kemehlo Nduena in the 85th minute, with a powerful blow ending up in Pristina’s net.

    With this triumph, light rises to the third position of the 20-point table, three short of Pristina, which remains in second place.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hapen votimet në Brazil, Lula da Silva dhe Flavio Bolsonaro përballen në balotazh

    Hapen votimet në Brazil, Lula da Silva dhe Flavio Bolsonaro përballen në balotazh

    Qendrat e votimit janë hapur në Brazil, ku qytetarët po votojnë për presidentin e ri në një balotazh të ngushtë mes presidentit aktual, kandidatit të majtë Luiz Inácio Lula da Silva, 80 vjeç, dhe senatorit të djathtë Flávio Bolsonaro, 45 vjeç.

    Lula synon një mandat të katërt presidencial, jo të njëpasnjëshëm, ndërsa Bolsonaro, djali i ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, është zotuar të sjellë ndryshime të mëdha në vend.

    Jair Bolsonaro u dënua me më shumë se 20 vjet burg për komplot për grusht shteti, pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

    Flávio Bolsonaro doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 4 tetor. Fitoren e tij në këtë raund, presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi si një fitore “shumë të madhe”., raporton BBC.

    Asnjë kandidat që ka dalë pas kundërshtarit në raundin e parë nuk ka arritur ndonjëherë ta përmbysë rezultatin dhe të fitojë në balotazh.

    Bolsonaro u paraqit herët të dielën në një qendër votimi në Rio de Janeiro, ku u tha gazetarëve se “ka ardhur koha për ndryshim të vërtetë”.

    Gjatë tubimeve të fundit zgjedhore, mbështetësit e tij shprehën besim se ai do ta ndryshojë Brazilin përmes masave të ashpra kundër krimit të organizuar, si dhe shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve publike.

    Në prag të hapjes së qendrave të votimit, Bolsonaro zhvilloi fushatë në Belo Horizonte, kryeqytetin e shtetit Minas Gerais, i cili që nga vitet 1980 konsiderohet një shtet vendimtar për kandidatët presidencialë.

    “Koha pothuajse ka ardhur”, u tha Bolsonaro mbështetësve në një video të publikuar në rrjetet sociale. “Kanë mbetur vetëm pak orë para se të përcaktojmë të ardhmen e kombit tonë për 30 ose 40 vitet e ardhshme”.

    Ai është zotuar gjithashtu se do ta lirojë nga burgu të atin, Jair Bolsonaro, i cili aktualisht po e vuan dënimin në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

    Në Barra da Tijuca, në Rio de Janeiro, ku ish-presidenti Jair Bolsonaro ka një shtëpi, mbështetësit e tij u mblodhën të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, në shenjë përkrahjeje për familjen Bolsonaro.

    “Brazili ka nevojë për ndryshim dhe Flávio është personi që e përfaqëson këtë sot, pas kaq shumë vitesh gjatë të cilave e majta e ka shkatërruar ekonominë dhe vendin”, tha një mbështetës për BBC News.

    Një tjetër mbështetëse tha se ajo që vlerësonte më shumë te Flávio Bolsonaro ishte premtimi i tij për t’i dhënë fund dhunës në Brazil, terrorizmit dhe trafikut të drogës, si dhe për të ulur normat e interesit.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestuesit djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë në Tiranë

    Protestuesit djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë në Tiranë

    Protesta në Tiranë, e cila fillimisht sot u zhvillua para Ministrisë së Arsimit, është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

    Pas mbërritjes në këtë zonë, situata është tensionuar. Protestuesit kanë marrë dhe thyer “karriget e dialogut”, të vendosura nga kryeministri Edi Rama para Kryeministrisë, dhe më pas u kanë vënë flakën në mes të rrugës.

    Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën për të parandaluar përshkallëzimin e saj.

    Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk është raportuar për përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

    Rama paralajmëron masa të reja për protestat në Shqipëri, gjoba deri në 5 mijë euro dhe burg për të maskuarit

    Burimi: Dukagjini

  • Protesters burn dialogue chairs before prime minister in Tirana

    Protests in Tirana, which was originally held before the Ministry of Education, have been moved to the town of the Nation’s Witnesses in front of the Prime Minister’s building.

    After arriving in this area, the situation is tense. Protesters have received and broken dialogue chairs, placed by Prime Minister Edi Rama before the prime minister, and then set them on fire in the middle of the road.

    Meanwhile, police forces are on alert and are monitoring the situation to prevent its escalation.

    So far, police have not intervened and reportedly have not been involved in clashes between protesters and rule forces.

    Rama warns new measures for protests in Albania, fines of up to 5,000 euros, and prison for disguises

    Source Layer: Dukeagini

  • Macron drejt fundit të mandatit mes krizës, protestave dhe pakënaqësisë qytetare

    Macron drejt fundit të mandatit mes krizës, protestave dhe pakënaqësisë qytetare

    Franca po përballet me një krizë ekonomike dhe trazira politike, ndërsa protestat po shtohen dhe pakënaqësia qytetare po rritet.

    Studentët kërkojnë më shumë fonde për shkollat dhe arsimin, grupet e majta kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të përballuar koston e jetesës, ndërsa e djathta ekstreme po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje politike.

    Macron, një president me ndikim në rënie

    Zgjedhjet presidenciale të prillit të ardhshëm pritet të sjellin një udhëheqës të ri, pasi Emmanuel Macron nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë radhazi.

    Skena politike franceze është thellësisht e polarizuar, me të djathtën ekstreme dhe të majtën që po fitojnë terren në kurriz të qendrës politike të Macronit.

    Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, e ka akuzuar qeverinë për dështim në garantimin e sigurisë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që pakënaqësinë e tyre ta shprehin përmes votës për kandidaten Marine Le Pen.

    Ndërkohë, politikani i së majtës, Jean-Luc Mélenchon, ka mbështetur protestuesit dhe ka kritikuar reagimin e policisë, pas të cilit disa adoleshentë kanë pësuar lëndime me pasoja të rënda.

    Presioni ekonomik e vështirëson situatën

    Edhe ekonomia franceze po përballet me vështirësi.

    Kostot e huamarrjes së vendit janë rritur, ndërsa investitorët kërkojnë interesa më të larta për të mbajtur borxhin francez.

    Tregjet financiare po i bëjnë presion qeverisë që të ulë shpenzimet, ndërsa protestuesit kërkojnë më shumë investime në arsim dhe mbështetje për qytetarët që po përballen me rritjen e kostos së jetesës.

    Kështu, qeveria franceze ndodhet përballë një dileme të vështirë: të përmbushë kërkesat për më shumë shpenzime publike apo të kufizojë shpenzimet për të stabilizuar financat e vendit. /Telegrafi/

  • Thuram ia dedikon golin Martinezit, flet edhe për Topin e Artë

    Thuram ia dedikon golin Martinezit, flet edhe për Topin e Artë

    Pas ndeshjes, sulmuesi francez ia dedikoi festimin kapitenit Lautaro Martnez dhe shprehu dëshirën që një futbollist francez ta fitojë “Topin e Artë”.

    Interi triumfoi 2-1 ndaj Fiorentinës në javën e nëntë të Serie A, falë përmbysjes së realizuar në minutat e fundit. Thuram ishte një nga figurat kryesore të kësaj fitoreje, duke shënuar në minutën e 90-të, përpara se të fitonte penalltinë që Piotr Zielinski e shndërroi në gol në minutën e 97-të.

    Pas përfundimit të takimit, francezi foli për “DAZN”, duke theksuar besimin që ekziston brenda skuadrës zikaltër.

    “Ekziston besimi te një ekip që e di se mund t’i fitojë ndeshjet edhe në minutat e fundit. Sa herë që zbresim në fushë, e dimë se ndeshja do të jetë e gjatë”, deklaroi Thuram.

    Sulmuesi festoi golin e barazimit duke imituar mënyrën e festimit të kapitenit Lautaro Martinez, i cili aktualisht është jashtë fushave për shkak të një lëndimi.

    “Po, zakonisht është ai që shënon në minutën e 90-të”, tha Thuram me buzëqeshje, duke iu referuar sulmuesit argjentinas.

    Francezi u ndal edhe te vështirësitë që ka pasur në disa raste për të fituar penallti. Në ndeshjen e kaluar ndaj Bolognës, ai ishte ndëshkuar me karton të verdhë për simulim, por sipas tij, pamjet e përsëritura kishin treguar se duhej të jepej penallti.

    “Është e çuditshme, sepse sa herë jam në fushë, duket sikur gjyqtari mendon se po simuloj. Më pas e pashë përsëritjen e rastit ndaj Bolognës dhe dëgjova se ishte penallti. Gabime mund të ndodhin”, u shpreh ai.

    Thuram shtoi se do të vazhdojë të sfidojë mbrojtësit kundërshtarë dhe të kërkojë hapësira brenda zonës, me shpresën që rastet e tilla të gjykohen drejt.

    Në fund, sulmuesi i Interit foli edhe për garën për çmimin individual më prestigjioz në futbollin botëror, “Topin e Artë”, duke shprehur dëshirën që fituesi të jetë një bashkëkombës i tij.

    “Shpresoj që një francez ta fitojë. Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Michael Olise. Kemi shumë lojtarë të talentuar që mund ta fitojnë dhe shpresoj që çmimi të shkojë te një francez”, përfundoi Thuram.

    Burimi: RTKLive

  • Thram dedicates his goal to Martinez, speaks of the Golden Ball

    After the match, the French assailant dedicated the celebration to Captain Lautaro Martez and expressed his desire for a French football player to win the Golden Top.

    The Inter triumphed 2-1 over Fiorentina in the ninth week of Serie A, thanks to the collapse realised in the last few minutes. Thumm was one of the main figures of this victory, marking in the 90th minute, before winning the penalty that Piotr Zielinski made a goal in 97th minute.

    After the end of the meeting, the Frenchman spoke of ʹ DAZNU, emphasising the confidence that exists within the Black Team.

    There is trust in a team that knows it can win the games in the last few minutes. Every time we land on the field, we know that the match will be long, Thram said.

    The attacker celebrated the draw goal by imitating the manner of celebrating Captain Lautaro Martinez, who is currently out of the field due to an injury.

    Yeah, it’s usually the one who scores in the 90th minute, Thumram said with a smile, referring to the Argentinian attackers.

    The Frenchman also paused on the difficulties he has had in some cases to win a penalty. In last match to Bilogna, he was punished with yellow card for simulation, but according to him, repeated images had shown that penalty should be given.

    It’s weird, because every time I’m in the field, it looks like the judge thinks I’m simulating. Then I saw the repetition of the case against Bologist and heard that it was a penalty. Errors can happen, he said.

    Thram added that he will continue to challenge opposing defenders and seek space within the area, hoping that such cases will be judged correctly.

    Finally, Inter’s attacker also spoke of the competition for the world’s most prestigious individual prize in football, the Golden Top, expressing the wish that the winner be a fellow citizen.

    I hope a Frenchman wins. Kyle Mbppe, Ousmane Demble, Michael Olive. We have many talented players who can win it, and I hope the price goes to a Frenchman, Thram concluded.

    Source Layer: RTKLive

  • Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, përmbyten disa rrugë

    Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, përmbyten disa rrugë

    Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, përmbyten disa rrugë

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, duke sjellë edhe probleme me qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të trafikut në disa zona per disa minuta.

    Ndërkohë, bulevardi kryesor i qytetit, zona e Albano Romina dhe akset që përmbyten shpesh nuk paraqesin probleme të raportuara.

    Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e ujit nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve./TCh