Category: Lajme

  • Protesters break up dialogue chairs before the prime minister, set them on fire

    The situation before the prime minister is tense, where protesters broke down dialogue chairs and then set them on fire.

    The event comes after the protest march from the Ministry of Education building to the prime minister, where earlier the situation escalated with the throwing of stones in the direction of the ministry building and calls “You came to an end.”

    The protest began at around 2: 00 p.m., while despite the rainfall, citizens continued their rally and march toward the government building.

  • Zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrje e lartë dhe raportime për parregullsi

    Zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrje e lartë dhe raportime për parregullsi

    Që nga orët e hershme të mëngjesit, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera të Serbisë janë krijuar radhë të gjata para vendvotimeve. Disa qytetarë kanë pritur edhe nga tri orë për të ushtruar të drejtën e votës.

    Qytetarët e Beogradit me të cilët ka biseduar RTK-ja kanë shprehur pritshmëri për zgjedhje të lira dhe të drejta.

    “Pres pjesëmarrje të madhe dhe që të triumfojë sundimi i ligjit”, tha një qytetare.

    “Ne të tre po presim tash e tri orë. Nëse duhet, do të presim edhe tri orë të tjera. Presim që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta”, tha një votues tjetër.

    Pjesëmarrje dukshëm më e lartë se në vitin 2023

    Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), deri në orën 12:00 kanë votuar 34,55 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, në të njëjtën kohë, pjesëmarrja ishte 21,33 për qind.

    Ndërkohë, organizata monitoruese CRTA ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 pjesëmarrja kishte arritur në 41,1 për qind, krahasuar me 26,6 për qind në zgjedhjet e mëparshme.

    Pjesëmarrja më e lartë deri në mesditë u regjistrua në Vojvodinë, me 38,08 për qind, ndërsa në Beograd kishin votuar 35,23 për qind e votuesve.

    Gjatë ditës kanë votuar edhe përfaqësuesit kryesorë politikë, përfshirë Aleksandar Vuçiqin, bartësin e Listës Studentore Ilija Srdanoviq, kryetarin e Partisë Socialiste të Serbisë Ivica Daçiq, si dhe përfaqësues të opozitës.

    CRTA raporton për shkelje të fshehtësisë së votës

    Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë, dita e zgjedhjeve po shoqërohet edhe me raportime për parregullsi.

    Organizata CRTA ka njoftuar se në 16 për qind të vendvotimeve që monitoron janë regjistruar vonesa në hapje, ndërsa një nga problemet më të shpeshta është shkelja e fshehtësisë së votës, veçanërisht fotografimi i fletëvotimeve.

    Drejtori programor i CRTA-s, Rasha Nedeljkov, ka deklaruar se deri në mesditë fotografimi i fletëvotimeve është vërejtur në çdo të katërtin vendvotim të monitoruar nga kjo organizatë.

    Në Beograd, sipas tij, kjo parregullsi është regjistruar në çdo të dytin vendvotim që monitoron CRTA.

    Janë raportuar gjithashtu raste të pranisë së personave të paautorizuar në vendvotime, si dhe dyshime për blerje votash në Novi Sad.

    Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviq, ka deklaruar se votimi kryesisht po zhvillohet në rregull, megjithëse janë regjistruar disa incidente dhe mosmarrëveshje ndërmjet anëtarëve të këshillave zgjedhorë.

    Votimi nga Kosova dhe diaspora

    Në zgjedhjet parlamentare në Serbi të drejtë vote kanë gjithsej 6.451.292 qytetarë, ndërsa për 250 vende në Kuvend garojnë 18 lista zgjedhore.

    Për votuesit serb nga Kosova janë caktuar 60 vendvotime në katër qytete të Serbisë, Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

    Interesim për zgjedhjet ka edhe në diasporë, ku janë regjistruar mbi 102 mijë votues. Votimi jashtë Serbisë është organizuar në 93 vendvotime në 37 shtete.

    Procesin zgjedhor po e përcjellin mbi 16 mijë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.

    Koordinatori i posaçëm i OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, Zhil Bom, ka vlerësuar se pjesëmarrja e lartë tregon interesimin e qytetarëve për të ardhmen e vendit. Ai ka thënë se përfaqësuesit e dy listave kryesore zgjedhore i kanë shprehur gatishmërinë për t’i pranuar rezultatet.

    Vendvotimet do të mbyllen në orën 20:00, kur priten edhe vlerësimet e para të rezultateve.

    Zgjedhjet po mbahen pas protestave disamujore studentore dhe qytetare, ndërsa vëmendja është përqendruar kryesisht te blloku i Aleksandar Vuçiqit dhe Lista Studentore.

    Rezultatet do të tregojnë se në çfarë mase pakënaqësitë e qytetarëve janë shndërruar në mbështetje elektorale, ndërsa vlerësimet e vëzhguesve do të jenë të rëndësishme për besueshmërinë e procesit zgjedhor.

     

    Burimi: RTKLive

  • Elections in Serbia: High Turnout and Reports of Disregarding

    Since the early hours of the morning, long queues have been established before the deployments in Belgrade, Novi Sad, Nis and other cities of Serbia. Some citizens have waited for three hours to exercise the right to vote.

    Belgrade citizens he talked to RTK has expressed expectations for free and fair elections.

    I expect great participation and triumph of rule of law, a citizen said.

    The three of us are waiting for three hours now. If we have to, we’ll wait another three hours. We expect elections to be free and fair, another voter said.

    The apparent attendance higher than in 2023

    According to the Republican Election Commission ( RIC), by 12: 00 p.m., 34,55 percent of citizens have voted, while in the 2023 parliamentary elections, attendance was 21.33 percent at the same time.

    Meanwhile, the CRTA monitoring organization has indicated that by 1: 00 p.m., turnout had reached 41.1 percent, compared to 26.6 percent in previous elections.

    The highest turnout by noon was registered in Vojvodina at 38,08 percent, while 35,23 percent of voters had voted in Belgrade.

    During the day, top political representatives, including Aleksandar Vucicin, student List host Ilija Srdanovic, Socialist Party of Serbia Chairman Ivica Dacic, and representatives of the opposition, have voted.

    CRTA reports violations of voter secrecy

    Despite high turnout, election day is being accompanied by reports of irregularities.

    The CRTA organisation has reported that 16 percent of the surveys monitoring have recorded delays in openings, while one of the most frequent problems is violation of the vote’s secrecy, especially photoisation of the balloting.

    CRTA programming director Rasa Nedeljkov has declared that by noon, the photos of the balloting have been observed in every fourth poll monitored by this organisation.

    In Belgrade, according to him, this irregularities are recorded in every second poll that monitors CRTA.

    Cases of unauthorized persons’ presence at the polls have also been reported, as well as suspicions of vote purchases in Novi Sad.

    On the other hand, Republican Election Commission Chairman Vladimir Dimitrijevic has stated that the vote is largely being conducted in order, though several incidents and disagreements have been recorded among members of election councils.

    Kosovo vote, diaspora

    In parliamentary elections in Serbia, eligible voters have a total of 6,451,292 citizens, while for 250 seats in the Assembly compete 18 electoral lists.

    For Serb voters from Kosovo, 60 seats have been scheduled in four cities in Serbia, Vranje, Kursumli, Raska and Tutti.

    Interest in the elections is also in the diaspora, where over 102 thousand voters are registered. The vote outside Serbia is organised in 93 locations in 37 states.

    Over 16 thousand local and international observers, including representatives of the OSCE, the Council of Europe and the European Parliament, are forwarding the election process.

    OSCE Special Co-ordinator for Election Observation Zely Bohm has estimated that high turnout shows citizens’ interest in the country’s future. He has said representatives of the two main election lists have expressed readiness to accept the results.

    The locations will be closed by 8:00, when the first marks of results are expected.

    The elections are held after several months of student and civic protests, while attention has focused mainly on Aleksandar Vuciqi’s bloc and Student List.

    The results will show how much citizens’ discontent has turned into electoral support, while observers’ assessments will be important for the credibility of the election process.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Vuçiqit nuk i lejohet të votojë pa pritur radhën, detyrohet të presë si qytetarët e tjerë

    Vuçiqit nuk i lejohet të votojë pa pritur radhën, detyrohet të presë si qytetarët e tjerë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është detyruar të presë në radhë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, pasi nuk është lejuar të hyjë pa pritur radhën.

    Ndërkohë, zgjedhjet e 25 tetorit po përcillen me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve.

    Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, deri në orën 12:00 kishin votuar 34.55 për qind e votuesve, ndërsa organizata vëzhguese Crta raportoi dalje prej 41.1 për qind deri në orën 13:00.

    Burimi: Dukagjini

  • Vucinqit is not allowed to vote without waiting for turn, forced to wait like other citizens

    Serbia’s president, Aleksandar Vuciq, has been forced to wait in line to vote in early parliamentary elections in Serbia, as he is not allowed to enter without waiting for the turn.

    Meanwhile, the 25 October elections are being forwarded to high citizens’ participation.

    According to the Republican Electoral Commission, 34.55 percent of voters had voted until 12: 00 p.m., while the observer organisation Crta reported exits of 41.1 percent by 1: 00 p.m.

    Source Layer: Dukeagini

  • Ende në arrati i dyshuari për privimin nga jeta të djalit në Pogragjë

    Ende në arrati i dyshuari për privimin nga jeta të djalit në Pogragjë

    Ende në arrati i dyshuari për privimin nga jeta të djalit në Pogragjë

    Kanë kaluar gati dy javë nga vrasja e rëndë në fshatin Pogragjë të Gjilanit, por personi i dyshuar për këtë rast ende nuk është arrestuar.

    Bëhet fjalë për Ramiz Arifin, i cili dyshohet se më 11 tetor vrau me armë zjarri djalin e tij, Bajram Arifin, 29-vjeçar.

    Burimet e Klanit konfirmojnë se ende nuk ka asnjë zhvillim të ri lidhur me ngjarjen tragjike.

    “Ende nuk ka asnjë informacion, asnjë indicie se ku mund të ndodhet i dyshuari. Po punohet intensivisht për ta lokalizuar vendndodhjen e tij”, i tha ky burim Klanit.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur, më 11 tetor rreth orës 19:30, kur 29-vjeçari dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga babai i tij.

    Pas ngjarjes, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i krimit me një veturë, e cila më pas është gjetur.

    Lidhur me rastin tragjik ka raportuar më herët edhe Klankosova.tv

  • Zelensky: Rusia lëshoi rreth 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës brenda një jave

    Zelensky: Rusia lëshoi rreth 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës brenda një jave

    Zelensky: Rusia lëshoi rreth 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës brenda një jave

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Rusia ka lëshuar rreth 1,600 bomba ajrore të drejtuara, 48 raketa dhe afro 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës gjatë javës së fundit.

    Sulmet ruse ndaj rajonit të Dnipros, në lindje të Ukrainës, gjatë natës së së shtunës, kanë lënë të vdekur katër persona dhe kanë plagosur 22 të tjerë.

    Ndërkohë, një sulm tjetër në Vinnytsia, në pjesën perëndimore-qendrore të vendit, ka shkaktuar plagosjen e gjashtë personave të tjerë, shkruan Euronews, transmeton klankosova.tv.

    Oleksandr Hanzha, kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit të Dnipropetrovskut, ka deklaruar se forcat ruse e kanë goditur zonën e Dnipros me dronë dhe bomba ajrore, duke sulmuar më shumë se 20 herë tri zona të ndryshme.

    Sipas tij, sulmet kanë dëmtuar infrastrukturën në qytetin e Dnipros, ndërsa në distriktin e Synelnykovskyt janë shkatërruar shtëpi private, ndërtesa banimi, dyqane dhe automjete. Dëme në një shtëpi private janë raportuar edhe në distriktin e Nikopolit.

    Në një reagim në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se një dron rus ka goditur gjithashtu një ndërtesë të lartë banimi në Vinnytsia, ndërsa në qytetin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, është shënjestruar një hipermarket.

    “Në Kharkiv, rusët fillimisht goditën një hipermarket me materiale për përmirësimin e shtëpive dhe më pas kryen një sulm të dytë, cinik, ndaj ekipeve të emergjencës që mbërritën në vendngjarje”, ka shkruar Zelensky.

    Ai ka shtuar se nga ky sulm janë plagosur edhe disa pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës, pa bërë të ditur numrin e saktë të tyre.

    This past week alone, Russia has launched around 1,600 guided aerial bombs, 48 missiles of various types, including ballistic missiles, and nearly 2,300 attack drones against Ukraine. Unfortunately, almost every day, these brutal strikes leave people killed and injured. In the… pic.twitter.com/c0Sq5Wy7lX

    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 25, 2026

  • El Clasico në shifra, kush ka fituar më shumë dhe kush është golashënuesi më i mirë

    El Clasico në shifra, kush ka fituar më shumë dhe kush është golashënuesi më i mirë

    El Clasico në shifra, kush ka fituar më shumë dhe kush është golashënuesi më i mirë

    Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit është ndër më të mëdhenjtë në futbollin botëror.

    Sipas statistikave të La Ligës, deri më 10 maj 2026, dy skuadrat kanë zhvilluar 264 ndeshje zyrtare, me nga 106 fitore secila, ndërsa 52 takime kanë përfunduar baras.

    Sa u përket golave, Real Madridi ka shënuar 447, ndërsa Barcelona 438.

    Në kampionatin spanjoll, madrilenët kanë 80 fitore, Barcelona 77, kurse 35 ndeshje kanë përfunduar baras, transmeton Klankosova.tgv.

    Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e El Clasicos, me 26 gola ndaj Real Madridit. Pas tij renditen Cristiano Ronaldo dhe Alfredo Di Stéfano, me nga 18 gola.

    Sergio Busquets mban rekordin për më së shumti paraqitje, me 48 ndeshje në këtë rivalitet.

    Në përballjen e fundit të kampionatit, më 10 maj 2026, Barcelona fitoi 2-0 ndaj Real Madridit.

    Kujtojmë që sot do të zhvillohet El Clasic në stadiumin Spotify Camp Nou, nga ora 21:00 dhe do të transmetohet në platformën Artmtoion.

  • Kurti takoi homologun malazez, diskutojnë integrimin në BE dhe projektet e përbashkëta

    Kurti takoi homologun malazez, diskutojnë integrimin në BE dhe projektet e përbashkëta

    Kurti takoi homologun malazez, diskutojnë integrimin në BE dhe projektet e përbashkëta

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Samitin e Procesit të Berlinit në Shën Stefan me një takim dypalësh me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë kosovare bëri të ditur se ka falënderuar Spajiqin për mikpritjen dhe udhëheqjen e këtij procesi përgjatë këtij viti, duke e përgëzuar njëherësh për hapat e ndërmarrë nga Mali i Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.

    Kurti vlerësoi marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve dhe theksoi përkushtimin e përbashkët për zhvillim demokratik.

    “Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe kanë të përbashkët hovin e progresit demokratik, siç tregojnë shpesh edhe vlerësimet ndërkombëtare. Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe jemi të interesuar të mësojmë nga përvoja e tij, teksa Kosova pret statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

    Përveç rrugës integruese evropiane, të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në ndërlidhjen më të mirë mes dy vendeve përmes projekteve të përbashkëta në infrastrukturën tokësore.

  • Ndërmjetësuesit e Katarit në Teheran, në një përpjekje të koordinuar me SHBA-në për të ulur tensionet

    Ndërmjetësuesit e Katarit në Teheran, në një përpjekje të koordinuar me SHBA-në për të ulur tensionet

    Ndërmjetësuesit nga Katari kanë qenë në Teheran të dielën, si pjesë e një përpjekjeje për të ulur tensionet rajonale në koordinim me Shtetet e Bashkuara, raportoi agjencia Reuters, duke cituar një zyrtar të informuar mbi situatën.

    Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ndodh në një kohë kur shtohen kërcënimet nga SHBA-ja dhe Izraeli për sulme të reja ndaj Iranit.

    Sipas tyre, presidenti Donald Trump deklaroi të premten se Uashingtoni “mund të ndërmarrë një tjetër ‘Epic Fury’ të vogël”, duke iu referuar fushatës së përbashkët amerikano-izraelite kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt.

    Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi të dielën se një rifillim i mundshëm i luftës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara nuk do t’i ndryshonte qëndrimet e vendit të tij.

    “Kohët e fundit është folur për një luftë të re, por unë tashmë po mendoj për periudhën e pasluftës. Pavarësisht nëse do të ketë luftë apo jo, politikat tona mbeten të njëjta”, tha Araghchi gjatë një aktiviteti të transmetuar në televizion në Teheran.

    “Ata e kanë bërë këtë tashmë dy herë dhe i kanë parë rezultatet. Nëse duan të provojnë sërish, e dinë se nuk do të arrijnë një rezultat të ndryshëm nga ata të së kaluarës”.

    Një armëpushim i arritur më 8 prill midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara i dha fund luftimeve më intensive, me përjashtim të shkëmbimeve sporadike të zjarrit brenda dhe përreth Ngushticës strategjike të Hormuzit – një rrugë kyçe për furnizimet globale me energji.

    Këto përshkallëzime ushtarake janë zbutur gjatë javëve të fundit.

    Irani ka pretenduar kontrollin mbi ngushticën që nga shpërthimi i luftës dhe ka shënjestruar rregullisht anijet që përpiqen të kalojnë pa autorizimin e tij – veprime këto që janë kundërshtuar ashpër nga Uashingtoni dhe vendet e rajonit.

    Si kundërpërgjigje, SHBA-ja ka mbajtur një kundër-bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

    Në qershor, Irani ra dakord me Shtetet e Bashkuara për një memorandum mirëkuptimi që përcaktonte një rrugë drejt zgjidhjes përfundimtare të konfliktit; megjithatë, marrëveshja dështoi më vonë, pasi secila palë e akuzoi tjetrën për shkeljen e saj.

    Që atëherë, Teherani ka bërë thirrje për një rikthim te marrëveshja, me qëllim dhënien fund të konfliktit.

    “Lufta aktuale ka ndryshuar gjithçka. Duhet të pranojmë se po krijohen realitete të reja. Rrugët detare përmes Ngushticës së Hormuzit nuk do të jenë më të njëjtat, dhe menaxhimi i ngushticës nuk do të jetë më i njëjtë”, theksoi Araghchi.

    “Për të arritur paqen dhe stabilitetin, rajoni ynë duhet të ecë drejt largimit të plotë të forcave të huaja”. /Telegrafi/