
Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit është ndër më të mëdhenjtë në futbollin botëror.
Sipas statistikave të La Ligës, deri më 10 maj 2026, dy skuadrat kanë zhvilluar 264 ndeshje zyrtare, me nga 106 fitore secila, ndërsa 52 takime kanë përfunduar baras.
Sa u përket golave, Real Madridi ka shënuar 447, ndërsa Barcelona 438.
Në kampionatin spanjoll, madrilenët kanë 80 fitore, Barcelona 77, kurse 35 ndeshje kanë përfunduar baras, transmeton Klankosova.tgv.
Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e El Clasicos, me 26 gola ndaj Real Madridit. Pas tij renditen Cristiano Ronaldo dhe Alfredo Di Stéfano, me nga 18 gola.
Sergio Busquets mban rekordin për më së shumti paraqitje, me 48 ndeshje në këtë rivalitet.
Në përballjen e fundit të kampionatit, më 10 maj 2026, Barcelona fitoi 2-0 ndaj Real Madridit.
Kujtojmë që sot do të zhvillohet El Clasic në stadiumin Spotify Camp Nou, nga ora 21:00 dhe do të transmetohet në platformën Artmtoion.