Vuçiqit nuk i lejohet të votojë pa pritur radhën, detyrohet të presë si qytetarët e tjerë

Vuçiqit nuk i lejohet të votojë pa pritur radhën, detyrohet të presë si qytetarët e tjerë

Written by

in

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është detyruar të presë në radhë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, pasi nuk është lejuar të hyjë pa pritur radhën.

Ndërkohë, zgjedhjet e 25 tetorit po përcillen me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve.

Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, deri në orën 12:00 kishin votuar 34.55 për qind e votuesve, ndërsa organizata vëzhguese Crta raportoi dalje prej 41.1 për qind deri në orën 13:00.

Burimi: Dukagjini