Category: Lajme

  • Qyteti i Shkupit do ta riaktivizojë zonën rreth Kalasë, do të ndërtohen katër diskoteka verore dhe pishina

    Qyteti i Shkupit do ta riaktivizojë zonën rreth Kalasë, do të ndërtohen katër diskoteka verore dhe pishina

    Zona pranë Kalasë së Shkupit, ku dikur funksiononte pishina „Plaja Vista“, do të shndërrohet në një hapësirë sportive, rekreative dhe argëtuese.

    Projekti parasheh ndërtimin e katër diskotekave verore, parkingut dhe rikthimin në funksion të pishinës.

    Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se diskotekat do të ndërtohen dhe rregullohen nga vetë qyteti, ndërsa më pas do të jepen me qira me çmime të tregut.

    Sipas autoriteteve, do të sigurohet edhe izolim adekuat i zërit për të shmangur problemet me muzikën e lartë.

    Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e një fushe futbolli në vendin e ish-rëshqitëses së akullit dhe një terreni për padel.

    Po shqyrtohet edhe mundësia që stacioni policor „Beko“ të zhvendoset në këtë zonë, për të garantuar sigurinë dhe respektimin e ligjit.

    Diskotekat e mëparshme në Parkun e Qytetit u rrënuan këtë pranverë për shkak të planeve për ndërtimin e lunaparkut të ri.
    Megjithatë, projekti i lunaparkut është vonuar.

    Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi më 15 tetor se kontrata prej rreth 10 milionë eurosh me kompaninë „Mastef“ ishte ndërprerë me marrëveshje, pas një vendimi gjyqësor lidhur me pajisjet e blera gjatë mandatit të ish-kryetarit Koce Trajanovski.

    Tani qyteti duhet të analizojë pajisjet që ka në dispozicion dhe të nisë procedura të reja për blerjen e atyre që mungojnë.

  • City of Skopje to reactivate area around Kale, four summer discotheques, pools

    The area near the Skopje Fortress, where the former swimming pool, the Vistaú, will be transformed into a sport, recreative and fun space.

    The project envisions the construction of four summer discons, parking lots and the return to pool function.

    The City of Skopje announced that discotheques will be built and regulated by the city itself, while then rented at market prices.

    According to authorities, there will also be adequate voice isolation to avoid problems with loud music.

    The project also includes the construction of a football field at the site of the former ice slider and a site for the pope.

    The possibility of a police station moving to this area to ensure security and law enforcement is under consideration.

    The previous regionals in City Park collapsed this spring due to plans to build the new lunapark.
    However, the lunapark project has been delayed.

    Skopje Mayor Orce Djordjeevski announced on October 15th that the contract of about 10m euros with the company Matefı had been cut by agreement, following a judicial decision concerning equipment purchased during former Prime Minister Koce Trajanovski’s mandate.

    Now the city must analyse available equipment and initiate new procedures for purchasing those missing.

  • Foto dhe video nga trazirat në Barcelonë - persona të maskuar dogjën dhe plaçkitën

    Foto dhe video nga trazirat në Barcelonë – persona të maskuar dogjën dhe plaçkitën

    Qendra e Barcelonës u përfshi nga kaosi të shtunën në mbrëmje, pasi grupe të rinjsh u përplasën me policinë, dëmtuan pronën publike dhe plaçkitën dyqane.

    Sipas autoriteteve, rreth 100 persona u arrestuan, afërsisht një e katërta e tyre të mitur.

    Protesta nisi në orët e pasdites pranë sheshit Plaça de Catalunya dhe u organizua në rrjetet sociale me sloganin “Instituts Indignats”, me synimin për të sjellë në kryeqytetin katalanas lëvizjen rinore franceze “Lycéens Indignés”.

    Sipas mediave spanjolle, në tubim morën pjesë rreth 600 persona.

    Protestuesit hodhën gurë dhe sende të rënda drejt policisë, ngritën barrikada, u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe thyen vitrinat e dyqaneve.

    Policia ndërhyri me operacione për shpërndarjen e turmës dhe rikthimin e kontrollit në zonë.

    Sipas gazetës La Vanguardia, rreth 14 dyqane u plaçkitën. Dëme u shkaktuan gjithashtu në motoçikleta, biçikleta dhe stacione të autobusëve.

    Për shkak të trazirave, shumë biznese u detyruan të mbyllnin dyert, ndërsa autoritetet kufizuan hyrjen në sheshin Plaça de Catalunya. Përkohësisht u ndërprenë edhe shërbimet e trenave që ndalonin në stacionin me të njëjtin emër.

    Kryetari i bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, dënoi incidentet dhe njoftoi se bashkia do të marrë pjesë në procedurat ligjore për të kërkuar përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.

    “Kjo nuk do të lihet me kaq. Do të shkojmë deri në fund”, paralajmëroi ai, duke shtuar se mund të ketë pasoja edhe për prindërit ose kujdestarët ligjorë të të miturve të përfshirë.

    Edhe presidenti i qeverisë së Katalonjës, Salvador Illa, dënoi trazirat dhe mbrojti reagimin e policisë.

    “Protesta është një e drejtë demokratike”, deklaroi ai, duke theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet në emër të kësaj të drejte.

    Ministrja e Brendshme e Katalonjës, Núria Parlon, i cilësoi ngjarjet si “dhunë të pajustifikuar dhe vandalizëm”, duke këmbëngulur se personat përgjegjës nuk po mbronin ndonjë kauzë legjitime. /Telegrafi/

  • 84 vjeçarja nga Deçani: Jeta e vështirë në male, mbledhja e gështenjave dhe historia e martesës (VIDEO)

    84 vjeçarja nga Deçani: Jeta e vështirë në male, mbledhja e gështenjave dhe historia e martesës (VIDEO)

    84 vjeçarja nga Deçani: Jeta e vështirë në male, mbledhja e gështenjave dhe historia e martesës (VIDEO)

    Anif, 84-vjeçarja nga Deçani, ka rrëfyer në emisionin “Weekend” në Klan Kosova historinë e jetës së saj, sfidat që ka përballuar ndër vite dhe pasionin për mbledhjen e gështenjave, bimët bimët dhe punimet e dorës.

    Pavarësisht moshës, ajo vazhdon të jetë aktive dhe të merret me punë të ndryshme, duke dëshmuar një vullnet të jashtëzakonshëm dhe dashuri për punën.

    Gjatë vizitës në bjeshkë, ku po mblidhte gështenja, ajo tregoi se këtë punë e bën prej rreth 50 vjetësh.

    Ajo tha se më shumë lodhet kur qëndron pa punuar sesa kur është në lëvizje.

    Madje, 84-vjeçarja rrëfeu se zgjohet herët në mëngjes, shpesh që në orën katër, për t’i përfunduar punët e shtëpisë dhe aktivitetet e saj të përditshme.

    Ajo tregoi se ka gjashtë fëmijë, derisa bashkëshorti është përballur me një aksident të rëndë, ku është goditur nga një veturë.

    Në kushte të vështira ekonomike, asaj iu desh të punonte shumë për t’i rritur fëmijët dhe për t’ua siguruar të ardhmen./Klankosova.tv

  • 5 shqiptarë dënohen me gati 49 vjet burg për vjedhjen e mbi një milion paundëve në Britani

    5 shqiptarë dënohen me gati 49 vjet burg për vjedhjen e mbi një milion paundëve në Britani

    5 shqiptarë dënohen me gati 49 vjet burg për vjedhjen e mbi një milion paundëve në Britani

    Pesë burra shqiptarë janë dënuar me gjithsej 48 vjet e nëntë muaj burg në Britani të Madhe, pasi një grup i organizuar kriminal kreu të paktën 59 vjedhje në shtëpi luksoze në disa pjesë të vendit.

    Grupi vodhi stoli, çanta të markave të shtrenjta, ora luksoze dhe para të gatshme, me vlerë që tejkalon një milion paund.

    Sipas policisë së Cheshire-it, grupi vepronte në mënyrë të organizuar, duke përzgjedhur paraprakisht shtëpitë e personave të pasur. Anëtarët përdornin shkallë për të hyrë përmes dritareve të kateve të sipërme dhe ballkoneve, e më pas kontrollonin dhomat në kërkim të sendeve me vlerë.

    Pesë të dënuarit janë Endrit Nikolli, 29 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç, George Pepa, 31 vjeç, dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, transmeton Klankosova.tv

    Nikolli dhe Gropcaj u dënuan me nga 10 vjet burg, Dedndreaj dhe Pepa me nga nëntë vjet, ndërsa Lleshi me 10 vjet e nëntë muaj burg. Dënimet lidhen me komplotin për kryerjen e vjedhjeve, vjedhjet dhe, në disa raste, posedimin e pasurisë së përfituar nga veprimtaria kriminale.

    Në këtë rast është dënuar edhe një grua britanike, Jade Tubb, 33 vjeçe, e cila mori një dënim prej 12 muajsh burgim me kusht për dy vjet, pasi pranoi fajësinë për posedim të pasurisë kriminale.

    Hetimet zbuluan një rrjet që vepronte në disa qarqe

    Hetimi nisi në tetor të vitit 2024, kur detektivët në Macclesfield identifikuan një seri vjedhjesh me metoda të ngjashme në zonën e Cheshire-it. Me zgjerimin e hetimeve dhe bashkëpunimin me policitë e qarqeve të tjera, autoritetet zbuluan se vjedhje të ngjashme po kryheshin në pjesë të ndryshme të Britanisë.

    Hetuesit analizuan gjurmët e këpucëve të lëna në vendngjarje, pamjet dhe të dhënat nga sistemet automatike të njohjes së targave, si dhe komunikimet telefonike mes të dyshuarve.

    Sipas policisë, katër prej të akuzuarve takoheshin shpesh në një kafene në zonën Jewellery Quarter të Birminghamit. Gjatë kontrolleve të kryera më 2 korrik 2025 në disa adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham, policia arrestoi disa prej të dyshuarve. Lleshi u arrestua më vonë, më 3 shtator 2025, në shtëpinë e tij në Sheffield.

    Gjatë bastisjeve, policia sekuestroi 13 çanta të markave të shtrenjta dhe 14 ora, me vlerë prej afro 17 mijë paundësh. U sekuestruan gjithashtu telefona celularë, ku u gjetën qindra fotografi të sendeve të vjedhura dhe mesazhe që përmbanin lidhje të Google Maps me lokacionet e vjedhjeve.

    Autoritetet i lidhën të dyshuarit me të paktën 59 vjedhje në disa zona të Britanisë, përfshirë Cheshire, Derbyshire, Nottinghamshire, Staffordshire dhe Warwickshire. Vlera e përgjithshme e pasurisë së vjedhur tejkalon një milion paund, ndërsa policia beson se pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura tashmë ishte shitur.

    Vendosnin objektiva javore për vjedhjen e arit

    Rreshterja detektive Laura Fox nga njësia hetimore në Macclesfield tha se hetimet zbuluan se grupi i përzgjidhte me kujdes viktimat dhe i studionte pronat para se të kryente vjedhjet.

    Sipas saj, anëtarët e grupit kishin caktuar edhe objektiva javore për sasinë e arit që synonin të vidhnin. Ata, gjithashtu, shkëmbenin mesazhe ku mburreshin për veprimet e tyre dhe shpërndanin fotografi të sendeve të vjedhura.

    Fox vlerësoi bashkëpunimin mes forcave të ndryshme policore, duke thënë se hetimi tregoi rëndësinë e koordinimit për identifikimin dhe ndjekjen penale të grupeve kriminale që veprojnë përtej kufijve administrativë.

    Ndërkaq, kryeinspektori detektiv David Worthington paralajmëroi se personat që udhëtojnë drejt Cheshire-it për të kryer krime do të ndiqen penalisht, pavarësisht vendit ku jetojnë.

    Rasti përmbyll një hetim të gjerë për një grup të organizuar që kishte shënjestruar dhjetëra shtëpi në Britaninë e Madhe, duke shkaktuar humbje që tejkalojnë një milion paund.

    5 Albanians sentenced to nearly 49 years in prison for stealing over one million pounds in Britain

  • 5 Albanians sentenced to nearly 49 years in prison for stealing over one million pounds in Britain

    5 Albanians sentenced to nearly 49 years in prison for stealing over one million pounds in Britain

    Peight Albanian men have been sentenced to a total of 48 years and nine months in prison in Great Britain, after an organised criminal group committed at least 59 thefts in luxurious homes in parts of the country.

    The group stole jewelry, sacks of expensive brands, luxury clocks, and cash, worth a million pounds.

    According to Cheshire police, the group acted in an organised way, publicly selecting the homes of rich people. Members used stairs to enter through upper – level windows and balconies and then search the rooms for valuables.

    Five convicts are Andrew Nicholli, 29, Christian Gropcaj, 30, Chrysjian Deddddreaj, 28, George Pepa, 31, and Zidian Llesey, 26, broadcast I did. tv

    Nikolly and Gropcaj were sentenced to 10 years in prison, Dedddreaj and Pepa for nine years, while Lushi was sentenced to 10 years and nine months in prison. Punishments are linked to the plot to commit theft, theft, and, in some cases, possession of property acquired by criminal activity.

    In this case, a British woman, Yade Tub, 33, has also been sentenced to a prison sentence of 12 months on bail for two years, having pleaded guilty to possession of criminal property.

    Investigations revealed a network operating in several circuits

    The investigation began in October 2024, when detectives in McClesfield identified a series of similar methods in the Cheshire area. With the expansion of investigations and co-operation with other district police, authorities found similar thefts were being carried out in various parts of Britain.

    Investigators analyzed traces of shoes left at the scene, images and data from automatic license systems, as well as phone communications among suspects.

    According to police, four of the accused often met at a café in the Yeweller Quarter area of Birmingham. During searches conducted on July 2nd 2025 in several addresses in Walsall, Sutton Coldfield and Birmingham, police arrested some of the suspects. Lefty was later arrested on September 3, 2025, at his Sheffield home.

    During the raids, police seized 13 bags of expensive brands and 14 hours worth nearly 17 thousand pounds. Mobile phones were also seized, where hundreds of photos of stolen items and messages containing Google Maps’ connections to theft locations were found.

    Authorities linked suspects to at least 59 thefts in certain areas of Britain, including Cheshire, Derbyshire, Nottinghamhamshire, Staffordshire and Warwickshire. The total value of stolen property exceeds a million pounds, while police believe most of the stolen items had already been sold.

    Week targets for stealing gold were set

    Detective Sergeant Laura Fox from the investigation unit in McClesfield said the investigation found that the group carefully selected victims and studied properties before committing theft.

    According to her, members of the group had also set weekly targets for the amount of gold intended to steal. They also exchanged messages that boasted about their actions and distributed photos of stolen items.

    Fox praised co-operation between various police forces, saying the investigation showed the importance of co-ordinating for identifying and prosecuting criminal groups operating beyond administrative boundaries.

    Meanwhile, Chief Inspector David Worthington warned that people travelling towards Cheshire to commit crimes would be prosecuted, regardless of where they live.

    The case concluded a broad investigation into an organised group targeting dozens of homes in Great Britain, causing losses exceeding a million pounds.

    5 Albanians sentenced to nearly 49 years in prison for stealing over one million pounds in Britain

  • 84-year-old woman from Decani: Hard life in the mountains, cloud gathering, and marriage history ( VIDEOS)

    ANif, 84-year-old from Decani, has confessed on the show “Weypery” in Kosovo the history of her life, the challenges she has faced over the years, and the passion for collecting flowers, plants and handwork.

    Despite her age, she continues to be active and to do various tasks, witnessing an extraordinary will and love of work.

    During her visit to the mountains, where she was gathering flowers, she showed that she has been doing this work for some 50 years.

    She said that she is more tired of staying without working than when she is on the move.

    Even 84-year-old confessed that she woke up early in the morning, often at four o’clock, to finish her chores and her daily activities.

    She indicated that she has six children until her husband has faced a serious accident where he was hit by a car.

    Under difficult economic conditions, she had to work hard to raise her children and secure their future. /I did. tv

  • Shaip Kamberi voton në Tërnoc, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

    Shaip Kamberi voton në Tërnoc, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

    Shaip Kamberi voton në Tërnoc, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

    Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc.

    Pas votimit, Kamberi ka falënderuar qytetarët që kanë ardhur nga Kosova për të kontribuar në procesin zgjedhor.

    “Falënderoj edhe qytetarët që erdhën nga Kosova për ta ndihmuar këtë proces, i cili duhet të jetë demokratik”, ka deklaruar ai.

    Kamberi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

    Ai iu drejtua jo vetëm banorëve të Tërnocit, por edhe qytetarëve të gjithë rajonit, përfshirë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.

    Njëherësh, një ekip i Klan Kosova është duke e përcjellë nga afër këtë proces.

  • Ramadani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mos e humbni zërin tuaj

    Ramadani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mos e humbni zërin tuaj

    Ramadani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mos e humbni zërin tuaj

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që të dalin masivisht në votime dhe të sigurojnë përfaqësim sa më të fuqishëm.

    Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se vota është e rëndësishme për të garantuar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në institucionet e Serbisë.

    “Shqiptarë të Luginës, votoni sot! Mos e humbni zërin tuaj, përfaqësimin tuaj”, ka shkruar Ramadani.

    Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht dhe me besim, duke theksuar rëndësinë e bashkimit në përfaqësimin politik të shqiptarëve.

    “Masivisht dhe me besim për t’u dëgjuar zëri juaj! Në Serbi zgjedhjet nuk kanë qenë asnjëherë demokratike, rrjedhimisht as qeverisja”, ka shkruar deputeti Ramadani.

    Ai ka theksuar nevojën për bashkim në përfaqësimin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    “Përfaqësimi shqiptar të jetë me bashkim dhe zëri juaj të jetë aty më i fuqishëm!”, ka shkruar Ramadani.

  • Dy lëndime te Juventusi, Zhegrova sheh dritën në fund të tunelit – Spalletti para vendimit të madh

    Dy lëndime te Juventusi, Zhegrova sheh dritën në fund të tunelit – Spalletti para vendimit të madh

    Edon Zhegrova mund të përfitojë nga problemet me lëndime te Juventusi për të ndryshuar statusin e tij dhe për të fituar më shumë hapësira në formacionin e trajnerit Luciano Spalletti.

    Ylli i Kosovës ka pritur që nga fillimi i sezonit për një mundësi të vërtetë për t’u dëshmuar në formacionin startues të “Zonjës së Vjetër”, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësinë e dëshiruar.

    Megjithatë, në prag të ndeshjes së së dielës ndaj Lecces në Serie A, situata mund të ndryshojë për shkak të mungesave të shumta në repartin ofensiv.

    Pas Francisco Conceicaos, në listën e të lënduarve është shtuar edhe Nico Gonzalez, i cili të premten pësoi një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë rreth një muaj.

    Kështu, dy prej konkurrentëve të Zhegrovës për një vend në formacion janë jashtë garës, duke i hapur rrugë futbollistit kosovar për të përfituar nga situata.

    Sipas parashikimeve të fundit të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova është në garë me boshnjakun Kerim Alajbegovic për një vend në formacionin startues ndaj Lecces. Ky i fundit shihet si favorit i lehtë, por reprezentuesi i Kosovës është një nga alternativat që po shqyrtohen seriozisht.

    Javët e fundit kanë qenë zhgënjyese për Zhegrovën. Para ndeshjes ndaj Lazios, ai shpresonte të fitonte një vend në formacionin startues, por Spalletti vendosi të përdorte alternativa të tjera. Kosovari u aktivizua nga stoli, por nuk arriti ta ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, të cilën Juventusi e humbi.

    Një tjetër pengesë për të është fakti se nuk është i regjistruar në listën e Juventusit për garat e UEFA-s, çka e pamundëson aktivizimin e tij në ndeshjet evropiane. Për këtë arsye, Serie A mbetet mundësia kryesore për të fituar minuta dhe për ta bindur trajnerin.

    Zgjedhja e Spallettit do të varet edhe nga skema taktike që do të përdorë ndaj Lecces. Nëse Juventusi luan me formacionin 3-4-1-2, vetëm një vend mund të jetë i lirë prapa sulmuesve Randal Kolo Muani dhe Nick Woltemade. Në këtë rast, Alajbegovic duket se ka përparësi.

    Ndërkaq, një rikthim te skema 3-4-2-1 mund t’i krijojë më shumë hapësirë Zhegrovës në repartin ofensiv. Një alternativë tjetër është edhe Jeremie Boga, duke i dhënë Spallettit disa mundësi për ta kompletuar formacionin./Telegrafi/