Category: Lajme

  • Çmimet e ushqimeve në Kosovë dhe Evropë - ku janë më të shtrenjta dhe pse?

    Çmimet e ushqimeve në Kosovë dhe Evropë – ku janë më të shtrenjta dhe pse?

    Çmimet e produkteve ushqimore ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën. Buka mund të kushtojë më shumë se tri herë në një shtet krahasuar me një tjetër. Euronews Business ka analizuar më nga afër këto dallime dhe faktorët që ndikojnë në to.

    Ushqimi zë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit familjar në të gjithë Evropën, por kostoja e mbushjes së një shporte me produkte ushqimore ndryshon shumë nga një shtet në tjetrin.

    Në Bashkimin Evropian, ushqimi dhe pijet joalkoolike përbëjnë 13.6 për qind të shpenzimeve familjare, krahasuar me 23.6 për qind që shpenzohen për banimin dhe faturat e shërbimeve komunale, sipas Eurostatit.

    Cilat shtete janë më të shtrenjtat për blerjen e produkteve ushqimore dhe çfarë i shkakton këto dallime?

    Sipas të dhënave të mesit të vitit 2026 nga Numbeo, një platformë që mbledh të dhëna për koston e jetesës, indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore ndryshon nga 57.2 në Moldavi deri në 189.2 në Zvicër, ndërsa mesatarja e BE-së është vendosur në 100.

    Kjo do të thotë se produktet ushqimore janë 89.2 për qind më të shtrenjta se mesatarja e BE-së në Zvicër, ndërsa në Moldavi janë 42.8 për qind më të lira.

    Për ta ilustruar këtë dallim, një shportë që kushton 100 euro me çmimet mesatare të BE-së do të kushtonte 189.20 euro në Zvicër dhe 57.20 euro në Moldavi, bazuar në këtë indeks.

    Indeksi i Numbeo-s e merr Nju-Jorkun si pikë referimi me vlerën 100. Euronews Business e ka përshtatur indeksin duke e vendosur mesataren e BE-së në 100.

    Cilat janë shtetet më të shtrenjta?

    Tri nga pesë shtetet me çmimet më të larta janë vende nordike. Islanda (183.6) renditet e dyta, e ndjekur nga Norvegjia (154.4), Luksemburgu (134.9) dhe Danimarka (128.4).

    Edhe shtetet e tjera nordike janë mbi mesataren e BE-së: Finlanda me 119.7 dhe Suedia me 116.6.

    Në mesin e pesë ekonomive kryesore të Evropës, Franca është shteti më i shtrenjtë për produktet ushqimore, me çmime 27.5 për qind mbi mesataren e BE-së.

    Spanja (89.7) është i vetmi shtet në këtë grup ku çmimet janë nën mesataren evropiane. Mbretëria e Bashkuar (111.9), Gjermania (111.6) dhe Italia (110.2) janë mbi këtë mesatare, me nivele të ngjashme çmimesh.

    Edhe Austria (124.5), Irlanda (122), Belgjika (117.6) dhe Holanda (116.4) bëjnë pjesë në mesin e shteteve më të shtrenjta, të gjitha me çmime mbi mesataren e BE-së.

    Shteti më i lirë në BE: Produktet ushqimore në Rumani kushtojnë një të tretën më pak

    Brenda Bashkimit Evropian, Rumania (66.7) është shteti më i lirë për blerjen e produkteve ushqimore, me çmime 33.3 për qind nën mesataren e BE-së.

    Në përgjithësi, produktet ushqimore janë më të lira në shtetet e Evropës Lindore dhe në Ballkan, përfshirë edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE.

    Për shembull, Kosova ka indeks prej 60.6 gjersa 59.8 është në Maqedoninë e Veriut, 67.9 në Bosnjë e Hercegovinë dhe 68.8 në Serbi.

    Turqia (82.1) është më e shtrenjtë se disa shtete anëtare të BE-së, megjithëse mbetet nën mesataren e bllokut. Turqia gjithashtu ka inflacionin më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Evropë.

    Çmimet më të ulëta nuk nënkuptojnë se produktet janë më të përballueshme

    Ilaria Benedetti, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Tuscias, theksoi se në disa shtete çmimet e ushqimeve janë nën mesataren e BE-së, por familjet shpenzojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre për ushqim.

    Për shembull, produktet ushqimore janë më të lira në Rumani, por familjet atje shpenzojnë 23.1 për qind të buxhetit për ushqim dhe pije joalkoolike. Kjo përqindje është mbi 20 për qind edhe në Bullgari.

    “Çmimet më të ulëta nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se produktet janë më të përballueshme”, tha për Euronews Business profesori Jeremiás Máté Balogh nga Universiteti Corvinus.

    Duke iu referuar dallimeve në paga dhe fuqinë blerëse, ai theksoi se produktet ushqimore mund të jenë më të lira në vlerë absolute, por më pak të përballueshme në raport me të ardhurat që njerëzit marrin pas taksave.

    Një shportë me 18 produkte ushqimore kushton 69.84 euro në BE

    Numbeo përfshin 19 artikuj në kategorinë e produkteve që shiten në markete. Euronews Business ka mbledhur çmimet e këtyre produkteve në tetor të vitit 2026.

    Duke mbledhur çmimet e 18 produkteve, ku secili llogaritet vetëm një herë dhe pa u peshuar sipas ndonjë kriteri, kostoja mesatare e shportës në BE arrin në 69.84 euro.

    Cigaret janë përjashtuar nga kjo llogaritje, pasi çmimet e tyre ndryshojnë ndjeshëm, ndërsa përqindja e duhanpirësve nuk është e njëjtë në të gjitha shtetet.

    Ashtu si në indeksin e përgjithshëm, shporta ushqimore është më e shtrenjta në Zvicër, ku kushton 137.90 euro, ndërsa më e lira është në Moldavi, me 41.10 euro.

    Shporta kushton më shumë se 100 euro edhe në Norvegji, ku arrin në 116.10 euro. Ndër shtetet e tjera të shtrenjta janë Luksemburgu me 99 euro, Austria me 88.10 euro dhe Danimarka me 87.70 euro.

    Franca mbetet shteti më i shtrenjtë ndër pesë ekonomitë kryesore të krahasuara. Shporta kushton 87.40 euro në Francë, krahasuar me vetëm 63 euro në Spanjë.

    Në Itali, këto produkte kushtojnë 80 euro, në Gjermani 75.20 euro, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar 69.10 euro.

    Shporta me 18 produkte ushqimore mund të blihet për më pak se 50 euro në Maqedoninë e Veriut (43.90 euro), Kosovë (45.50 euro), Rumani (45.90 euro), Gjeorgji (46.90 euro), Poloni (49.60 euro), Serbi (49.70 euro), Mal të Zi (49.80 euro) dhe Bosnjë e Hercegovinë (49.80 euro).

    Megjithatë, këto renditje bazohen në çmimet nominale. Kur merret parasysh fuqia blerëse, dallimet zvogëlohen. Renditjet mund të ndryshojnë gjithashtu pak nëse produktet në shportë peshohen sipas rëndësisë ose konsumit të tyre.

    Roli i çmimeve të energjisë dhe kostove të punës

    “Kostot e punës me gjasë janë bërë një nga faktorët më të qëndrueshëm që ndikojnë në çmimet e produkteve ushqimore në të gjithë Evropën, por kostot e energjisë mbeten gjithashtu një faktor i rëndësishëm”, tha Balogh.

    Ai vuri në dukje se kostot më të larta të energjisë, karburanteve dhe transportit vazhdojnë të ndikojnë në prodhimin bujqësor, përpunimin e ushqimeve dhe shpërndarjen e tyre.

    Benedetti tha se energjia është faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e fundit të çmimeve të ushqimeve, veçanërisht karburantet këtë herë.

    Ajo shtoi se, që nga sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit, çmimi mesatar i naftës për automjete në BE ishte rritur nga 1.59 euro për litër më 23 shkurt në 2.24 euro më 28 shtator, niveli më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2005.

    “Nafta e lëviz të gjithë zinxhirin ushqimor, nga traktorët deri te kamionët që furnizojnë supermarketet”, tha ajo për Euronews Business.

    Benedetti theksoi gjithashtu se ngadalësimi i inflacionit nuk nënkupton domosdoshmërisht rënien e çmimeve. Nëse inflacioni mbetet pozitiv, çmimet vazhdojnë të rriten, por me ritëm më të ngadaltë dhe duke u nisur nga një nivel tashmë më i lartë.

    Pse buka kushton më shumë se tri herë në Danimarkë sesa në Bullgari?

    “Çmimi i ushqimit në një dyqan përbëhet vetëm pjesërisht nga kostoja e vetë produktit ushqimor”, tha Benedetti.

    “Ai përfshin gjithashtu pagat, energjinë, qiratë, transportin dhe taksat, të cilat janë shumë më të larta në shtetet më të pasura”.

    Ajo vuri në dukje se një bukë e bardhë e freskët, me peshë 500 gramë, kushton 3.18 euro në Danimarkë dhe 1.02 euro në Bullgari, pra më shumë se tri herë më shtrenjtë, sipas të dhënave të Numbeo-s.

    Ndërkaq, një duzinë vezësh, një produkt më i standardizuar, kushton 4.52 euro në Danimarkë dhe 2.69 euro në Estoni, pra më pak se dy herë më shtrenjtë.

    Balogh shpjegoi se dallimet në çmimet e produkteve ushqimore ndërmjet shteteve evropiane pasqyrojnë një kombinim faktorësh, përfshirë pagat, kostot e tokës dhe të punës, strukturën e tregut të shitjes me pakicë, taksat, kurset e këmbimit, shpenzimet e logjistikës dhe transportit, produktivitetin bujqësor dhe preferencat e konsumatorëve. /Telegrafi/

  • 13 të lënduar gjatë protestës, një i plagosur në sy

    13 të lënduar gjatë protestës, një i plagosur në sy

    13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 persona, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias.

    Njëri prej protestuesve ka pësuar dëmtime në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Pesë prej të lënduarve kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.

    Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali.

    Dy efektivë të tjerë policie, të lënduar në sy, janë paraqitur në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2 në Tiranë. Edhe ata kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga ambientet e poliklinikës.

  • Megyn Kelly kritikohet pas komenteve për Christina Applegate dhe diagnozën e saj të MS

    Megyn Kelly kritikohet pas komenteve për Christina Applegate dhe diagnozën e saj të MS

    Prezantuesja amerikane, Megyn Kelly, është përballur me kritika nga disa personazhe të njohur, pas komenteve për aktoren Christina Applegate, e cila ka zbuluar se mjeku i saj i ka thënë se mund të mos vuajë nga skleroza e shumëfishtë (MS), pavarësisht se prej vitesh përjeton simptoma të rënda.

    Applegate, 54 vjeçe, e kishte bërë publike diagnozën në vitin 2021. Në një episod të fundit të podkastit të saj Messy, ajo tregoi se simptomat nuk janë përmirësuar dhe se tani ndihet sërish në pikën fillestare, pa e ditur se çfarë po ndodh me shëndetin e saj.

    Duke komentuar deklaratën në emisionin e saj, The Megyn Kelly Show, Kelly kritikoi mënyrën se si aktorja ka folur publikisht për sëmundjen, duke pretenduar se ajo i ka çorientuar ndjekësit. Këto komente shkaktuan reagime në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

    Megyn Kelly criticized after comments about Christina Applegate and her MS diagnosis

    Ish-kolegja e Kelly-t në Fox News, Janice Dean, e cila jeton me sklerozë të shumëfishtë prej më shumë se 20 vitesh, e kritikoi ashpër prezantuesen dhe e quajti sjelljen e saj të papërshtatshme.

    Dean shprehu mbështetje për Applegate, duke theksuar se diagnostikimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

    Në mbrojtje të Kelly-t doli komentatori Eric Bolling, i cili i kërkoi Dean-it të mos e kthente mosmarrëveshjen personale në një përplasje publike.

    Ndërkohë, aktorja Melissa Gilbert reagoi gjithashtu, duke i kërkuar Kelly-t të reflektonte se si do të ndihej dikush që përballet me një diagnozë shkatërruese dhe më pas mëson se ajo mund të ketë qenë e gabuar.

    Përfaqësuesit e Kelly-t dhe Applegate nuk pranuan të komentojnë për Daily Mail. Deri tani, nuk është bërë e ditur një diagnozë e re që të shpjegojë simptomat e aktores. /Telegrafi/

  • Megyn Kelly criticized after comments about Christina Applegate and her MS diagnosis

    Megyn Kelly criticized after comments about Christina Applegate and her MS diagnosis

    The American host, Megyn Kelly, has faced criticism from several celebrities following comments about actress Christina Applegate, who has discovered that her doctor told her she might not suffer from multiple sclerosis ( MS, despite years of severe symptoms.

    Applegate, 54, had made the diagnosis public in 2021. In a recent episode of her Messy podcas, she showed that the symptoms have not improved and that she now feels back at the starting point, not knowing what is going on with her health.

    Commenting on the statement on her show, The magic Kelly Show, Kelly criticised the way the actress spoke publicly about the disease, claiming she misled the followers. These comments caused reactions on social networks, writes DailyMail.

    Megyn Kelly criticized after comments about Christina Applegate and her MS diagnosis

    Kelly’s former colleague at Fox News, Janice Dean, who has been living on multiple sclerosis for more than 20 years, sharply criticised the presentation and called its behavior inappropriate.

    Dean expressed support for Applegate, stressing that diagnosing this disease can be a long and difficult process.

    In defense of Kelly came commentator Eric Bolzing, who asked Dean not to turn his personal dispute into a public crash.

    Meanwhile, actress Melissa Gilbert reacted as well, asking Kelly to reflect on how someone facing a devastating diagnosis would feel and then learn that it could have been wrong.

    Kelly and Applegate representatives refused to comment on the Daily Mail. So far, a new diagnosis has not been made known to explain the symptoms of the actress. /Telegraphy/

  • 13 Injured During Protest, an Eye Wound

    13 people have submitted for medical assistance in Tirana’s hospitals and polylicins following injuries suffered during today’s protest.

    According to the Ministry of Health and Social Management, 9 persons were presented at the University Trauma Hospital, among them 7 protesters and 2 media representatives.

    One of the protesters has suffered eye injuries and is undergoing examinations while at risk for life.

    Five of the injured have received needed treatment and have left the hospital, while four protesters follow suit of examination and treatment.

    Meanwhile, at the University Hospital Centre, Mother Teresa has presented a protester and an effective police officer. They both got medical attention and left the hospital.

    Two other police effectives, injured in the eye, have appeared at the Stylactic Specials No. 2 in Tirana. They too have received the necessary treatment and have left the political environments.

  • Turqia kërkon ndryshime në OKB, Erdogan përmend Gazën

    Turqia kërkon ndryshime në OKB, Erdogan përmend Gazën

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për reforma që do ta bënin Këshillin e Sigurimit të OKB-së më të drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar nevojën për të forcuar aftësinë e organizatës për t’u përballur me krizat globale.

    Në një mesazh me rastin e Ditës së OKB-së dhe 81-vjetorit të themelimit të organizatës, të publikuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën sociale turke NSosyal, Erdogan tha se misioni themelues i OKB-së mbetet gjithnjë e më i rëndësishëm përballë sfidave globale.

    “Është bërë veçanërisht e rëndësishme krijimi i një strukture më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mund t’u përgjigjet pritshmërive të komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

    Erdogan përmendi luftërat e vazhdueshme, katastrofat humanitare, ndryshimet klimatike, urinë, varfërinë, racizmin, ksenofobinë dhe islamofobinë si sfida që dëshmojnë rëndësinë e vazhdueshme të OKB-së.

    Ai tha se organizata, e themeluar pas dy luftërave botërore për të “shpëtuar brezat e ardhshëm nga fatkeqësia e luftës”, ka marrë përsipër përgjegjësi të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe për promovimin e zhvillimit dhe mirëqenies.

    Duke iu referuar Gazës, Erdogan tha se vdekja e më shumë se 74.000 njerëzve, së bashku me konfliktet në vende të tjera, dëshmon për urgjencën e reformave.

    Ai u bëri thirrje vendeve që të respektojnë më fuqishëm Kartën e OKB-së dhe të mbështesin reformat që synojnë rritjen e efektivitetit të organeve kryesore të organizatës.

    Erdogan gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen e Turqisë për Nismën OKB80, të nisur nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

    “Ne po punojmë në bashkëpunim të ngushtë me organizatën drejt synimit tonë për ta bërë Stambollin një qendër të OKB-së”, tha ai.

    Duke uruar personelin e OKB-së në mbarë botën, Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë e Turqisë për të mbështetur përpjekjet drejt një sistemi ndërkombëtar më efektiv dhe gjithëpërfshirës. /AA/

  • Turkey seeks UN change, Erdogan cites Gaza

    Turkish President Recep Tayip Erdogan called for reforms that would make the UN Security Council more just and comprehensive, stressing the need to strengthen the organisation’s ability to cope with global crises.

    In a message with the UN Day case and the organisation’s 81st anniversary, published by Turkey’s Communications Directorate on the Turkish Social platform NSosyal, Erdogan said the UN founding mission remains increasingly important in the face of global challenges.

    It has become especially important to create a more just and comprehensive structure of the UN Security Council, which can respond to the international community’s expectations, he said.

    Erdogan cited ongoing wars, humanitarian disasters, climate change, hunger, poverty, racism, xenophobia and Islamophobia as challenges proving the continued importance of the UN.

    He said the organisation, founded after two world wars to save future generations from the war disaster, has taken on important responsibilities for maintaining international peace and security, as well as promoting development and prosperity.

    Referring to Gaza, Erdogan said the death of more than 74,000 people, along with conflicts in other countries, testifies to the urgency of reforms.

    He urged countries to more strongly respect the UN Charter and support reforms aimed at boosting the effectiveness of the organisation’s key bodies.

    Erdogan also reaffirmed Turkey’s support for the UN80 Initiative, launched by Secretary General Antonio Guterres.

    We are working in close co-operation with the organisation towards our goal of making Istanbul a UN centre, he said.

    Congratulating UN personnel worldwide, Erdogan reaffirmed Turkey’s determination to support efforts towards a more efficient and inclusive international system. / AA/

  • Bersant Celina shkëlqen në Arabinë Saudite, gol dhe asistim në fitoren e Al-Ettifaq

    Bersant Celina shkëlqen në Arabinë Saudite, gol dhe asistim në fitoren e Al-Ettifaq

    Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.

    Al-Ettifaq triumfoi të shtunën mbrëma në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

    Futbollisti kosovar dha kontributin e tij që në fundin e pjesës së parë, kur asistoi për Khalid Al Ghannam, i cili shënoi golin e parë në minutën e tretë shtesë.

    Celina vazhdoi paraqitjen e mirë edhe në pjesën e dytë, duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 78-të për rezultatin përfundimtar 3-0.

    30-vjeçari e kompletoi ndeshjen, duke qenë njëri prej futbollistëve më të dalluar në fushë.

    Me këtë kontribut, Celina ka regjistruar deri më tani tri gola dhe një asistim në këtë edicion./Telegrafi/

  • Flick zbulon armën sekrete kundër Mbappes, rikthen planin gjenial të vitit 2024 në El Clasico

    Flick zbulon armën sekrete kundër Mbappes, rikthen planin gjenial të vitit 2024 në El Clasico

    Hansi Flick ka përgatitur një plan taktik për ta ndalur Kylian Mbappen në El Clasicon e së dielës, më 25 tetor, duke synuar të rikthejë në përdorim një nga armët që i shkaktoi probleme të mëdha sulmuesit francez në të kaluarën: vijën e lartë defanzive dhe kurthin e pozitës jashtë loje.

    Barcelona e pret Real Madridin në një moment të rëndësishëm të sezonit. Katalunasit kanë regjistruar nëntë fitore në nëntë ndeshjet e para dhe kanë grumbulluar 27 pikë, ndërsa madrilenët kanë 21 pikë.

    Një fitore do t’i jepte Barcelonës mundësinë ta thellonte epërsinë në nëntë pikë ndaj rivalit të përbetuar, duke e bërë El Clasicon edhe më të rëndësishëm në garën për titull.

    Kurthi që e ndali Mbappen në vitin 2024

    Precedenti që Flick dëshiron ta përsërisë daton nga tetori i vitit 2024, kur Barcelona triumfoi 4-0 ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’.

    Në atë përballje, Mbappe u kap tetë herë në pozitë jashtë loje, duke e pasur jashtëzakonisht të vështirë të depërtonte pas mbrojtjes katalunase. Koordinimi i Pau Cubarsit dhe Inigo Martinezit luajti rol të rëndësishëm në funksionimin e këtij sistemi.

    Flick discovers the secret weapon against Mbups, returns the 2024 genius plan to El Classico

    Barcelona mbajti vijën defanzive lart dhe e detyroi kundërshtarin të përshtatej me hapësirat e kufizuara, ndërsa shumë prej aksioneve të rrezikshme të madrilenëve përfunduan të anuluara për pozitë jashtë loje.

    Cubarsi dhe Gerard Martin, përgjegjës për zbatimin e planit

    Këtë herë, Flick synon ta zbatojë të njëjtën ide taktike me një dyshe tjetër në qendër të mbrojtjes. Pau Cubarsi dhe Gerard Martin janë kandidatët për të koordinuar vijën e lartë dhe për të kontrolluar depërtimet e Mbappes.

    Megjithatë, zbatimi i këtij plani kërkon përqendrim maksimal. Shpejtësia e sulmuesit francez mund ta shndërrojë çdo gabim në një rast të rrezikshëm për Real Madridin.

    Flick ka theksuar se çelësi për ta ndalur Mbappen është që Barcelona të qëndrojë kompakte dhe të ushtrojë presion ndaj lojtarit që e zotëron topin. Pa presion ndaj pasuesit, mbrojtja e avancuar mund të lërë hapësira që francezi di t’i shfrytëzojë./Telegrafi/

  • Flick discovers the secret weapon against Mbups, returns the 2024 genius plan to El Classico

    Flick discovers the secret weapon against Mbups, returns the 2024 genius plan to El Classico

    Hansie Flick has prepared a tactical plan to stop Kylian Mbppen in Sunday’s El Classico on October 25th, aiming to restore one of the weapons that caused major French attackers in the past: the high defanzie line and the trap of off-spot.

    Barcelona hosts Real Madrid at an important time of the season. The Catalans have recorded nine victories in the first nine matches and have collected 27 points, while the Madrillians have 21 points.

    A victory would give Barcelona an opportunity to deepen his preeminence to nine points over a straight rival, making El Classico even more important in the title race.

    The trap that stopped Mbppen in 2024

    The President that Flick wants to repeat it from October 2024, when Barcelona triumphed 4-0 over Real Madrid at the Santiago Bernabau.

    In that confrontation, Mbppe was taken eight times out of the game, having extremely difficult to penetrate after Catalan defense. The co-ordination of Pau Chubars and Inigo Martinez played an important role in the operation of this system.

    Flick discovers the secret weapon against Mbups, returns the 2024 genius plan to El Classico

    Barcelona held the defanzi line high and forced the opponent to adapt to limited spaces, while many of the dangerous shares of the Madrillians ended up cancelled for offline positions.

    Cubars and Gerard Martin, responsible for implementing the plan

    This time around, Flick aims to apply the same tactical idea with another pair at the centre of defence. Pau Cubarsi and Gerard Martin are candidates to coordinate the high line and control Mbappas’s insights.

    However, implementation of this plan requires maximum concentration. The French assailant’s speed can turn any mistake into a dangerous case for Real Madrid.

    Flick stressed that the key to stopping Mbupen is for Barcelona to stay compact and pressure the player who owns the ball. Without pressure on followers, advanced defense can leave space that the Frenchman can exploit. /Telegraph/