Category: Lajme

  • Jakup Krasniqi qëndron 7 orë pranë familjes, EULEX-i s’lejonë anëtarët tjerë ta takojnë

    Jakup Krasniqi qëndron 7 orë pranë familjes, EULEX-i s’lejonë anëtarët tjerë ta takojnë

    Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi të mërkurën është sjellë nga Haga në vizitë në Kosovë. Arsyeja e kthimit ishte për një vizitë humanitare, shkaku i gjendjes shëndetësore të bashkëshortes. Ai qëndroi për disa orë në shtëpinë e tij në Prishtinë, por jo të gjithë anëtarët e familjes u lejuan ta takojnë.

    Burimi: Dukagjini

  • Jakup Krasniqi stays with the family for seven hours. E ULEX doesn’t let other members meet

    Former Kosovo Liberation Army spokeswoman and former Parliament Speaker Jakup Krasniqi has been brought from The Hague to visit Kosovo on Wednesday. The reason for the return was a humanitarian visit, the cause of a mate’s health. He stayed for several hours at his home in Pristina, but not all family members were allowed to meet him.

    Source Layer: Dukeagini

  • Policia e nisi tenderin në qershor, pse i bleu gomat me emergjencë në nëntor? (VIDEO)

    Policia e nisi tenderin në qershor, pse i bleu gomat me emergjencë në nëntor? (VIDEO)

    Policia e nisi tenderin në qershor, pse i bleu gomat me emergjencë në nëntor? (VIDEO)

    Policia e Kosovës nënshkroi më 4 nëntor 2026 një kontratë prej 74.424 eurosh me Goma Pro për furnizimin dhe montimin e gomave dimërore, përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë.

    Para kësaj, Policia ia kishte refuzuar kompanisë tri oferta, një në tenderin e hapur dhe dy në procedurat me negocim. Refuzimi i fundit ishte bërë vetëm gjashtë ditë para shpalljes së saj fituese.

    Dokumentet e shqyrtuara nga Kiks Kosova tregojnë se furnizimi përfundoi në “emergjencë ekstreme” pas tri procedurave të anuluara. Tenderi i hapur ishte shpallur më 23 qershor, me vlerë të parashikuar prej 800 mijë eurosh, për goma verore e dimërore. Kontrata e mëparshme me Eurogomën, e lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, parashihte të përfundonte më 9 tetor 2025.

    Në tenderin e vlerës se hapur ofertuan vetëm Goma Pro dhe BauMachine. Më 23 shtator, Policia i eliminoi të dyja, 51 ditë pas afatit të ofertimit. Goma Pro nuk kishte shënuar çmimin, prodhuesin dhe origjinën për gomën dimërore LT 265/75R16. BauMachine, sipas letrës së eliminimit, nuk iu përgjigj brenda afatit kërkesës për sqarime lidhur me katalogun dhe dokumentacionin EPREL për dy artikuj.

    Më pas, Policia kaloi në negocim për gomat dimërore. Në të dyja procedurat e tetorit ofertuan Goma Pro, BauMachine dhe Eurogoma. Me vendimin e 20 tetorit, Policia konstatoi se Goma Pro nuk kishte dorëzuar deklarata të performancës ose ateste për të gjithë artikujt. Kompania kishte paraqitur edhe garanci nga Nexen SH.P.K., por nuk kishte dëshmuar se ajo ishte distributor i prodhuesve të deklaruar.

    Në ritenderin pasues, Policia e eliminoi sërish Goma Pro më 29 tetor për mungesën e dëshmive teknike për të gjithë artikujt. BauMachine dhe Eurogoma u eliminuan sepse, sipas Policisë, edhe pas katër raundesh negocimi çmimet për njësi tejkalonin ndjeshëm vlerën e parashikuar dhe atë të tregut.

    Për negocimin përfundimtar, Policia ftoi përsëri të njëjtat tri kompani. Goma Pro fitoi me 74.424 euro. BauMachine ofroi 75.686 euro dhe u eliminua për mospërputhje në sasinë e një pozicioni. Eurogoma ofroi 84.181,12 euro, mbi vlerën e parashikuar prej 81.510 eurosh.

    Kiks Kosova ka kërkuar ofertën fituese dhe dokumentet teknike për të parë cilat dëshmi dorëzoi Goma Pro pas dy refuzimeve të tetorit. Deri në përgatitjen e artikullit, Policia nuk ka dhënë qasje në dokumentet e kërkuara.

    Krahasimi i kontratës nxjerr edhe një mospërputhje. Te pozicioni 14, aneksi teknik shënon dimensionin 225/50R16C, ndërsa lista e çmimeve 225/65R16C, me katër goma nga 78 euro. Ndërkaq, dimensioni LT 265/75R16, për të cilin kompania ishte eliminuar në shtator, nuk figuron në listën përfundimtare.

    Kontrata kornizë gjashtëmujore përmban 1.318 goma në sasi orientuese, me çmime nga 41 deri në 272 euro për copë, përfshirë TVSH-në. Prej tyre, 1.302, ose 98,8 për qind, kanë origjinë të deklaruar nga Kina.

    Megjithëse Policia e arsyetoi emergjencën me afrimin e 15 nëntorit, kontrata i jep furnizuesit deri në 30 ditë nga marrja e urdhërblerjes për dorëzim. Afati lejonte furnizim edhe pas 15 nëntorit. Urdhërblerjet dhe fletëpranimet do të tregonin kur u porositën gomat, sa u dorëzuan dhe kur i pranoi Policia. /Kiks Kosova

  • Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Miftaraj: Komunikatat e Qeverisë s'i ndihmojnë ata në Hagë (VIDEO)

    Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Miftaraj: Komunikatat e Qeverisë s’i ndihmojnë ata në Hagë (VIDEO)

    Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Miftaraj: Komunikatat e Qeverisë s'i ndihmojnë ata në Hagë (VIDEO)

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI), në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar dënimin e djeshëm të Hashim Thaçit, si dhe komunikatën e Qeverisë së Kosovës të publikuar pas këtij vendimi.

    Miftaraj vlerësoi se në këtë situatë Kosova duhet të fokusohet në komunikimin dhe angazhimin diplomatik me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, duke theksuar se deklaratat publike nuk mund të ndikojnë në proceset gjyqësore dhe as të zbusin dhimbjen e qytetarëve.

    “Duhet me pasë kontakte me shtetet e Këshillit Evropian. Një komunikatë s’mundet as me ju ndihmu atyre në Hagë e as me na shëru neve zemrën”, u shpreh Miftaraj.

    Ai theksoi gjithashtu se komunikatat e Qeverisë duhet të jenë të kujdesshme në përmbajtje dhe në gjuhën e përdorur, në mënyrë që të mos interpretohen si ndërhyrje në një proces gjyqësor.

    Duke folur për Gjykatën Speciale, Miftaraj e cilësoi atë si një plagë për vendin.

    “Gjykata Speciale është plagë e këtij vendi”, deklaroi ai në Klan Kosova.

    Për më shumë:

  • Nuk ju duhet pallto e re: Gjashtë modele shallesh që transformojnë çdo kombinim dimëror

    Nuk ju duhet pallto e re: Gjashtë modele shallesh që transformojnë çdo kombinim dimëror

    Nga kadifja luksoze te motivet klasike dhe gëzofi artificial, këto janë modelet që i japin veshjes finesë, karakter dhe një pamje më të kuruar

    Një pallto e thjeshtë, një pulovër e preferuar dhe një shall i zgjedhur me kujdes. Ndonjëherë mjafton kaq për të krijuar një kombinim elegant, modern dhe të menduar deri në hollësinë e fundit.

    Këtë dimër, shalli nuk është vetëm një aksesor që na mbron nga të ftohtit. Ai po merr një rol më të rëndësishëm, duke u shndërruar në elementin që i jep karakter të gjithë veshjes.

    Edhe emra të njohur të stilit, si Zoë Kravitz, Jennifer Lawrence dhe Kendall Jenner, e kanë kthyer këtë aksesor në pjesë të pandashme të paraqitjeve të tyre, duke treguar se eleganca nuk kërkon gjithmonë veshje të reja apo kombinime të ndërlikuara.

    Ndryshe nga vitet kur mbizotëronin shallat njëngjyrësh dhe ata me kuadrate, këtë sezon vëmendja është përqendruar te teksturat, motivet artistike dhe format e veçanta.

    Sipas Who What Wear, gjashtë modele dallohen veçanërisht këtë dimër.

    Shallat me motiv paisley – rikthimi i elegancës klasike

    @smythsisters

    Motivi paisley, me format karakteristike të lakuara dhe detajet dekorative, është rikthyer ndër zgjedhjet më interesante të sezonit.

    I frymëzuar nga estetika klasike, ky motiv sjell një ndjesi rafinimi, sidomos kur shfaqet në shalla mëndafshi ose leshi.

    Një shall paisley kombinohet bukur me pallto bezhë, kafe, të zeza ose gri. Është veçanërisht i përshtatshëm për ata që preferojnë veshje të thjeshta, por dëshirojnë një detaj që bie në sy.

    Shallet e ngushtë – finesë pa teprime

    Minimalistë, të gjatë dhe elegantë, shallet e ngushtë janë ndër aksesorët më interesantë të dimrit.

    Ata mund të mbështillen lehtë rreth qafës ose të lihen të bien lirshëm mbi pallto, duke krijuar një siluetë më të zgjatur.

    Modelet e gjata kombinohen veçanërisht bukur me xhaketa lëkure, pallto klasike ose kostume. Edhe pse nuk ofrojnë gjithmonë shumë ngrohtësi, janë zgjedhje elegante për ditët më të buta.

    Kadifja – një prekje luksi në veshjet e përditshme

    @lucywilliams02

    Kadifja ka aftësinë ta bëjë edhe veshjen më të thjeshtë të duket më elegante.

    Shallet prej këtij materiali, sidomos në nuanca bordo, jeshile të errët, blu nate ose të zezë, sjellin një ndjesi luksi dhe sofistikimi.

    Jennifer Lawrence ka treguar se kadifja nuk është e rezervuar vetëm për mbrëmje elegante. Një shall i tillë mund të kombinohet po aq bukur edhe me pallto të përditshme, pa pasur nevojë për shumë aksesorë.

    Maramat dhe shallet e mëdhenj me motive – elegancë me frymë vintage

    @nlmarilyn

    Të mëdhenj, të butë dhe me motive të dallueshme, këto shalle i japin veshjes karakter romantik dhe një frymë nostalgjie.

    Mund të hidhen lirshëm mbi supe, të mbështillen rreth qafës ose të vendosen mbi pallto, pothuajse si një pelerinë e hollë.

    Kendall Jenner e ka përqafuar këtë mënyrë kombinimi, duke e kthyer shallin në elementin kryesor të pamjes.

    Për një rezultat harmonik, zgjidhni motive që përmbajnë të paktën një nga ngjyrat e veshjes.

    Vjollca – ngjyra që i jep jetë gardërobës dimërore

    Mes nuancave që po dallohen këtë sezon, vjollca zë një vend të veçantë.

    Një shall në këtë ngjyrë është mënyrë e thjeshtë për të sjellë freski në gardërobë, pa ndryshuar stilin personal.

    Nga nuancat e buta të livandës deri te vjollca e thellë, mundësitë janë të shumta.

    Veçanërisht elegante duken kombinimet me pallto gri, të zeza, bezhë ose ngjyrë çokollate, ku shalli bëhet elementi më tërheqës.

    Shallet prej gëzofi artificial – elegancë me pamje luksoze

    Si vazhdim i trendit të sezonit të kaluar, shallet prej gëzofi artificial mbeten ndër aksesorët më të spikatur.

    Të butë, voluminozë dhe me pamje luksoze, ata i japin edhe palltos më të thjeshtë një elegancë të veçantë.

    Modelet në ngjyra natyrale, si krem, kafe, gri dhe e zezë, kombinohen lehtë me veshjet dimërore.

    Përveç pamjes së sofistikuar, ofrojnë edhe ngrohtësi, duke qenë zgjedhje praktike për ditët më të ftohta.

    Këtë dimër, eleganca nuk përcaktohet vetëm nga palltoja apo çizmet. Ndonjëherë, një shall me teksturën, ngjyrën ose motivin e duhur mjafton për t’i dhënë një pamje krejt tjetër veshjes që tashmë e keni në gardërobë. /Telegrafi/

  • Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

    Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

    Protestuesit në Shqipëri kanë lënë objektin e Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt Kuvendit, ku pritet të vazhdojë protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe me kërkesë për largimin e kryeministrit.

    Burimi: Dukagjini

  • Flame near Albanian Assembly is under discussion 2027 budget, out burning baskets

    Protesters in Albania have left the facility of the Ministry of Education and headed towards the Parliament, where protests are expected to continue against Edi Rama’s government and on demand for the prime minister’s departure.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pa rrymë gjatë testit me studentët, Bajrami: Fotografia nuk është e pasluftës, është e sotme

    Pa rrymë gjatë testit me studentët, Bajrami: Fotografia nuk është e pasluftës, është e sotme

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar situatën me furnizimin me energji elektrike në vend, duke treguar se si ndërprerja e rrymës të mërkurën mbrëma e detyroi të ndryshonte mënyrën e mbajtjes së testit me studentët e nivelit master në Fakultetin Ekonomik.

    Përmes një postimi, Bajrami ka bërë të ditur se rryma u ndërpre rreth orës 17:10, derisa po mbante test me studentët.

    Ajo ka treguar se paraprakisht ua kishte marrë telefonat studentëve, por pas disa minutash pritjeje, ata gjetën një zgjidhje kreative për të vazhduar testin.

    “Studentët erdhën me një ide kreative: t’ua shpërndaja telefonat në mënyrë të rastësishme, që secili ta përdorte telefonin e dikujt tjetër vetëm për ndriçim, pa e zhbllokuar. Kështu vazhduam testin!”, ka shkruar Bajrami.

    Deputetja e LDK-së ka publikuar edhe një fotografi nga momenti, duke ironizuar me situatën e krijuar dhe me atë që e quajti “Kosova e progresit të paparë”.

    “Jo, fotografia nuk është e pasluftës. Është bërë para një ore, më 18 nëntor 2026, në ‘Kosovën e progresit të paparë’”, ka shkruar ajo.

    Përtej ironisë, Bajrami ka kërkuar nga Qeveria që të paraqitet urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike.

    Sipas saj, vetëm rritja e prodhimit vendor mund ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike.

    Ajo ka kritikuar gjithashtu gati gjashtë vjet, siç u shpreh, të humbura pa veprime të mjaftueshme në këtë drejtim, duke paralajmëruar se, nëse nuk ndërmerren masa tani, qytetarët dhe vetë Qeveria së shpejti mund të përballen me vështirësi për të përballuar faturat e energjisë elektrike.

    Bajrami ka paralajmëruar se reduktimet e rrymës mund të bëhen pjesë e përditshmërisë nëse nuk sigurohen kapacitete të reja prodhuese.

  • Without power during the test with students, Bajrami: The picture is not postwar, it’s today

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Hykmete Bajrami, has criticised the situation with electricity supply in the country, showing how the power cuts Wednesday evening forced him to change the way he held the test with master-level students at the Economic Faculty.

    Through a post, Bajrami has announced that the current was cut off by 5:10 while testing with students.

    She showed that she had called the students in advance, but after a few minutes waiting, they found a creative solution to continue the test.

    The students came up with a creative idea: handing out phones at random so that everyone could use somebody else’s phone just for lighting, without unlocking it. This is how we continued the test!

    The LDK MP has also published a photograph at the moment, ironising with the situation created and what Kosovo called unprecedented progress.

    No, the picture is not postwar. It was done about an hour ago, on November 18, 2026, in the Kosovo of unprecedented progress, she wrote.

    Beyond irony, Bajrami has asked the government to present urgently in the Assembly with a concrete plan to create new power generation capacities.

    According to her, only domestic production growth can take the country out of the energy crisis.

    It has also criticised nearly six years, as it said, lost without enough action in this direction, warning that unless measures are taken now, citizens and the Government itself may soon face difficulties in meeting electricity bills.

    Bajrami has warned that power reductions could become part of the dailyity if new production capacities are not secured.

  • “Largohu, na nevojiten paratë”, Barcelona e informon yllin e skuadrës të gjejë klub të ri

    “Largohu, na nevojiten paratë”, Barcelona e informon yllin e skuadrës të gjejë klub të ri

    Barcelona po e shtyn Alejandro Balden drejt largimit në afatin kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit katalunas synojnë të krijojnë hapësirë financiare për të sjellë një përforcim të ri në skuadrën e trajnerit Hansi Flick.

    Sipas mediumit “RAC1”, largimi i mbrojtësit të majtë konsiderohet i domosdoshëm nga drejtuesit e Barcelonës për realizimin e planeve të tyre në afatin kalimtar të dimrit, i cili hapet më 2 janar.

    Aktualisht, Barcelona nuk ka asnjë garanci se do të mund ta regjistrojë një futbollist të ri. Kjo pasi rinovimet e kontratave të Xavi Espart, Marc Bernal dhe Brian Farinas pritet të konsumojnë edhe katër milionë eurot e fundit të hapësirës së mbetur në kufirin financiar të klubit.

    Ndërkohë, agjenti i Baldes, Jorge Mendes, tashmë ka nisur të shqyrtojë destinacionet e mundshme për klientin e tij, ndërsa Barcelona është në pritje të ofertave për të vendosur se si do të veprojë.

    Preferenca e klubit katalunas është shitja përfundimtare e mbrojtësit, pasi kjo do të krijonte më shumë hapësirë në buxhetin e pagave.

    Megjithatë, Barcelona do të ishte e gatshme të shqyrtonte edhe një huazim, nëse klubi i interesuar do të mbulonte pjesën më të madhe të pagës së tij.

    Sa i përket përforcimeve të mundshme, Barcelona po shqyrton transferimin e një qendërmbrojtësi ose të një mbrojtësi të majtë që mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes.

    Megjithatë, sipas RAC1, gjendja financiare e klubit nuk lejon aktualisht realizimin e një transferimi të kushtueshëm, ndaj largimi i Baldes shihet si një prej mundësive për të krijuar hapësirën e nevojshme për lëvizjet e janarit./Telegrafi/