Category: Lajme

  • Aston Villa ndal Man Cityn, Nicolas Jackson protagonist

    Aston Villa ndal Man Cityn, Nicolas Jackson protagonist

    Protagonisti kryesor i vendasve ishte sulmuesi Nicolas Jackson, i cili realizoi dy gola dhe ndihmoi Aston Villan të vazhdojë serinë pozitive prej shtatë ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat.

    Në anën tjetër, Manchester City pësoi humbjen e parë në kampionat këtë sezon, duke i dhënë fund serisë së fitoreve në shtatë xhirot e para.

    Aston Villa e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në fazën e hershme të takimit. Nicolas Jackson shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Cityt, depërtoi në zonë dhe me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë.

    Manchester City reagoi dhe krijoi disa mundësi për të barazuar rezultatin. Iliman Ndiaye ishte ndër lojtarët më të rrezikshëm, por portieri Zion Suzuki u tregua vendimtar me pritjet e tij, duke i mohuar golin në disa raste.

    Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës mysafire, Aston Villa arriti ta ruajë epërsinë deri në përfundimin e pjesës së parë.

    Megjithatë, City u rikthye fuqishëm pas pushimit. Në minutat e para të pjesës së dytë, një goditje dënimi e ekzekutuar mirë krijoi mundësinë për barazim. Ndiaye harkoi saktë në zonë, ndërsa Erling Haaland u shkëput mirë dhe me kokë shënoi për 1-1.

    Pas golit të barazimit, skuadra e Manchester Cityt kërkoi edhe përmbysjen. Josko Gvardiol ishte shumë pranë realizimit, por goditja e tij e fuqishme u ndal nga Suzuki, i cili e devijoi topin në traversë.

    Kjo pritje rezultoi vendimtare, pasi Aston Villa kaloi sërish në epërsi vetëm pak minuta më vonë. Nicolas Jackson realizoi golin e tij të dytë personal, duke mposhtur Gianluigi Donnarummën me një goditje të ulët për rezultatin 2-1.

    Në minutat e fundit, Manchester City ushtroi presion të madh në kërkim të barazimit, por mbrojtja e Aston Villas qëndroi e organizuar. Rasti më i rrezikshëm erdhi pas një goditjeje me kokë të Haalandit, por Ian Maatsen largoi topin nga vija e portës.

    Kështu, Aston Villa siguroi një fitore të madhe në shtëpi, ndërsa Manchester City humbi mundësinë për të fituar tetë ndeshjet e para të sezonit në Premier League, një arritje që do ta kishte vendosur në një grup shumë të kufizuar të skuadrave në historinë e futbollit anglez.

    Për Aston Villan, kjo fitore përbën një tjetër dëshmi të formës së mirë, ndërsa Nicolas Jackson konfirmoi rëndësinë e tij në repartin ofensiv me dy gola vendimtarë. 

    Burimi: RTKLive

  • Aston Villa stops Man City, Nicolas Jackson protagonist

    The leading local protagonist was striker Nicolas Jackson, who achieved two goals and helped Aston Villan continue the positive series of seven games without losses in all races.

    On the other hand, Manchester City suffered its first defeat at the championship this season, ending the series of victories in the first seven laps.

    Aston Villa started the match in the best way possible, moving to the upper hand since the early stage of the meeting. Nicolas Jackson used a mistake in protecting City, infiltrated the area, and with a powerful blow sent the ball to the net.

    Manchester City reacted and created opportunities to equalize the outcome. Ilimanshiye was among the most dangerous players, but goalkeeper Zion Suzuki proved decisive with his expectations, denying the goal in some cases.

    Despite the efforts of the guest team, Aston Villa managed to maintain her supremacy until the end of the first part.

    However, City returned vigorously after the break. In the first few minutes of the second half, a well – executed sentence created the possibility of equalizing. The demon bent correctly into the area, while Erling Haaland pulled off well and headed down for 1-1.

    After the draw point, Manchester City’s team also called for the overthrow. Josko Gvardilol was very close to realisation, but his powerful blow was stopped by Suzuki, who diverted the ball to the track.

    This expectation proved crucial, as Aston Villa again passed through the upper hand just a few minutes later. Nicolas Jackson achieved his second personal goal, defeating Gianluigi Donnarumma with a low shot for the score 2-1.

    In the last few minutes, Manchester City exerted great pressure in search of the draw, but Aston Willlas’ protection remained organised. The most dangerous case came after a Hawaiian-headed blow, but Ian Maatsen removed the ball from the gate line.

    Thus, Aston Villa secured a big victory at home, while Manchester City lost the opportunity to win the first eight season matches at Premier League — a achievement that would have been placed in a very limited team of teams in English football history.

    For Aston Willan, this victory represents another evidence of good form, while Nicolas Jackson confirmed his importance in the offensive department with two decisive goals. 

    Source Layer: RTKLive

  • Shkarkimi i Hasan Krasniqit nga pozita e kryeshefit, reagon Bordi i KRU “Gjakova”

    Shkarkimi i Hasan Krasniqit nga pozita e kryeshefit, reagon Bordi i KRU “Gjakova”

    Shkarkimi i Hasan Krasniqit nga pozita e kryeshefit, reagon Bordi i KRU “Gjakova”

    Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” Sh.A. ka vendosur ta shkarkojë Hasan Krasniqin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike.

    Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 23 tetor, me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Sipas njoftimit të Bordit, shkarkimi erdhi pas shqyrtimit të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive të Krasniqit, si dhe pas dëgjimit të sqarimeve të tij.

    Një nga çështjet kryesore që ndikoi në këtë vendim ishte trajtimi nga menaxhmenti i objektit administrativ pranë Digës së Liqenit të Radoniqit dhe zbatimi i detyrimeve që rridhnin nga aktet e organeve kompetente.

    Bordi ka vlerësuar se, pas aktvendimit të 9 shtatorit 2026, me të cilin KRU “Gjakova” ishte urdhëruar të ndërmerrte masa për ndërprerjen e aktivitetit të operatorit në këtë objekt, menaxhmenti duhej të vepronte në mënyrë konkrete, të dokumentuar dhe brenda afateve.

    Sipas Bordit, nga dokumentacioni i shqyrtuar nuk është identifikuar ndonjë akt i mëvonshëm i organit kompetent që autorizon shprehimisht përdorimin e objektit si restorant dhe hotel, ashtu siç parashihet në kontratën e qirasë të vitit 2018.

    Megjithëse janë marrë parasysh edhe shqetësimet e menaxhmentit lidhur me pasojat e mundshme kontraktuale dhe financiare ndaj operatorit ekonomik, Bordi ka vlerësuar se zbatimi i urdhrit administrativ duhej të trajtohej ndaras nga çështja e ndërprerjes përfundimtare të kontratës së qirasë.

    Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe sqarimeve të Krasniqit, Bordi ka konstatuar se masat e ndërmarra prej tij nuk kanë qenë të mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve që rridhnin nga aktet administrative të ekzekutueshme.

    Për këtë arsye, Bordi ka vlerësuar se mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje përbënte mangësi serioze në përgjegjësitë menaxheriale dhe kishte cenuar besimin e nevojshëm për vazhdimin e tij në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hasan Krasniqi’s dismissal from chief post reacts to the KRU Board jakova)

    U.S.A. Board of Directors. has decided to dismiss Hasan Krasniqi from the position of chief executive of this public enterprise.

    The decision was made at the extraordinary meeting held on October 23rd, with five votes per, none against and no abstention.

    According to the Board’s announcement, the dismissal came after reviewing Krasniqi’s duties and responsibilities, as well as after hearing its clarifications.

    One of the main issues affecting this decision was management treatment of the administrative facility near the Radonic Lake Dam and implementation of obligations stemming from acts of competent organs.

    The board has estimated that, after ruling 9 September 2026, with which the CRU Gyakova was ordered to take measures to cut off operator activity in the facility, the management had to act concretely, documented and within the deadline.

    According to the Board, no later act of competent body authorising the use of the facility as restaurant and hotel has been identified as envisioned in the 2018 lease.

    Although management concerns over possible contractual and financial consequences to the economic operator have also been taken into account, the board has estimated that implementation of the administrative order should be handled separately by the issue of final interruption of the lease.

    After reviewing Krasniqi’s documentation and clarifications, the board has found that the measures taken by him have not been sufficient for meeting the obligations stemming from executable administrative acts.

    For this reason, the Board has estimated that the way it addressed this issue constituted serious shortcomings in managerial responsibilities and had violated the confidence needed for its continuation in the position of chief executive chief.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Protestuesit e PD-së dogjën ulëset për dialog para Kryeministrisë, reagon Rama

    Protestuesit e PD-së dogjën ulëset për dialog para Kryeministrisë, reagon Rama

    Në protestën e thirrur nga Partia Demokratike në Shqipëri u dogjën ulëset e vendosura nga kryeministri, Edi Rama për dialog.

    Pas këtij veprimi, nëpërmjet një videoje ku shfaqen momentet e djegies së ulëseve, ka reaguar Rama, i cili ka akuzuar PD-së si mamaja e dhunës.

    “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama.

    Protestuesit e PD-së i vënë flakën ulëseve të vendosura nga Rama për dialog

    Burimi: Dukagjini

  • DP protesters burned seats for dialogue before prime minister, Rama reacts

    In the protest called by the Democratic Party in Albania, seats decided by Prime Minister Edi Rama for dialogue were burned.

    Following this action, through a video showing moments of burning the seats, Rama has reacted, who has charged PD like the mother of violence.

    Here’s the mother of violence, the Democratic Party, who, after burning it, destroyed it in the guise of brand-news with ANT. The IFAN and the other violators of Tirana, has come out today for the copyright of urban terror…

    DP protesters set fire to parliaments set up by Rama for dialogue

    Source Layer: Dukeagini

  • Izraeli nis operacionin në Hebron, rreth 1.200 palestinezë dëbohen nga shtëpitë e tyre

    Rreth 1.200 palestinezë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Hebron, në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një operacioni ushtarak izraelit, ndërsa rreth 1.300 të tjerë rrezikojnë të zhvendosen. Gjatë operacionit, forcat izraelite kanë arrestuar edhe rreth 70 palestinezë, sipas organizatave dhe zyrtarëve palestinezë.

    Lajmi për largimin e banorëve u bë i ditur të shtunën nga një zyrtar palestinez, i cili paralajmëroi se qindra familje të tjera mund të humbasin shtëpitë e tyre. Ndërkohë, organizata joqeveritare Klubi i të Burgosurve Palestinezë njoftoi se arrestimet janë kryer gjatë së premtes dhe së shtunës. Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar lidhur me këto arrestime, raporton Reuters.

    Operacioni ushtarak nisi pas një sulmi të premten, kur dy persona të armatosur palestinezë hapën zjarr ndaj një pike kontrolli ushtarake pranë Hebronit, duke vrarë dy ushtarë izraelitë.

    Pas këtij incidenti, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se ushtria do të ndërmerrte një operacion në shkallë të gjerë.

    Sipas ushtrisë izraelite, operacioni po zhvillohet në lagjet Al-Jaladah dhe Ein Deir Baha, pranë hyrjes së Hebronit, me synimin për të gjetur personat e armatosur dhe për të sekuestruar armë. Ushtria ka njoftuar gjithashtu se do të shembë ndërtesa në kuadër të këtij operacioni.

    Autoriteti Palestinez e ka dënuar ndërhyrjen ushtarake, duke e cilësuar atë si “ndëshkim kolektiv”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Israel launches operation in Hebron, about 1,200 Palestinians expelled from their homes

    About 1,200 Palestinians have been forced to flee their homes in Hebron, the occupied West Coast, after an Israeli military operation, while another 1,300 are in danger of moving. During the operation, Israeli forces have arrested nearly 70 Palestinians, according to Palestinian organisations and officials.

    News of the evacuation of residents was disclosed Saturday by a Palestinian official, who warned that hundreds of other families could lose their homes. Meanwhile, the nongovernmental club of Palestinian Prisoners announced that the arrests were conducted during Friday and Saturday. Israeli officials have not commented on these arrests, Reuters reports.

    The military operation began after an attack Friday, when two Palestinian armed men opened fire on a military checkpoint near Hebron, killing two Israeli soldiers.

    After this incident, Israeli Prime Minister Benjamin Netanyah announced that the army would undergo a large – scale operation.

    According to the Israeli Army, the operation is under way in Al-Jaladah and Ein Deir Baha neighbourhoods, near Hebron’s entrance, with the aim of finding armed men and sequentising weapons. The military has also announced it will tear down buildings under the operation.

    The Palestinian authority has condemned military intervention, calling it collective punishment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

    Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

    Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

    Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë për procesin e dialogut, por se të dyja vendet duhet të angazhohen për të çuar përpara këtë proces.

    Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rudolph ka theksuar se dialogu lehtësohet nga Bashkimi Evropian përmes përfaqësuesit të tij të posaçëm, ndërsa ka përmendur mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë si një hap konkret përpara.

    “Epo, mendoj se nuk bëhet fjalë për presion nga Bashkimi Evropian, por për nevojën që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të punojnë në kuadër të këtij procesi, të cilin BE-ja e lehtëson përmes përfaqësuesit të saj të posaçëm. Por ne nuk po ushtrojmë presion”, u shpreh ai për EO.

    Diplomati gjerman ka shtuar se një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të përbënte një hap konkret në kuadër të përpjekjeve për ta çuar përpara dialogun.

    “Shikoni, padyshim që kjo është pjesë e procesit të dialogut, të cilin dëshirojmë ta çojmë përpara. Një hap konkret do të ishte, për shembull, mbajtja e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet të dyja vendeve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ky do të ishte një hap konkret”, sqaroi Rudolph.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protestat përfshijnë gjithë Francën, 135 persona përfundojnë në pranga

    Protestat përfshijnë gjithë Francën, 135 persona përfundojnë në pranga

    Protestat përfshijnë gjithë Francën, 135 persona përfundojnë në pranga

    Policia franceze ka arrestuar 135 persona të shtunën, në kuadër të protestave që po zhvillohen në vende të ndryshme të Francës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.

    Protestat po zhvillohen në më shumë se 100 lokacione në të gjithë vendin, ndërsa mijëra policë janë angazhuar për të garantuar sigurinë, nga frika se trazirat e javës së kaluar mund të përsëriten.

    Në shumë pjesë të Francës janë vendosur kufizime dhe ndalime për protestat, ndërsa disa tubime janë lejuar të zhvillohen në qytete si Lille dhe Marseille.

    Në Paris, policia ka evakuuar protestuesit nga sheshi “Place de la Bastille”, duke i zhvendosur ata në një pjesë tjetër.

    Të shtunën e kaluar, më shumë se 550 mijë persona morën pjesë në protesta kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe kostos së lartë të jetesës. Marshimet fillimisht u zhvilluan në mënyrë paqësore, por më vonë degjeneruan në dhunë, me protestues që dogjën dhe shkatërruan prona.

    Gjatë protestave të javës së kaluar, në Francë u arrestuan të paktën 2 mijë e 700 persona.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali