Category: Lajme

  • Rudolph: EU is not putting pressure on Kosovo, Serbia, a high-level meeting would be a concrete step in dialogue

    German Ambassador Rainer Rudolph has declared that the European Union is not putting pressure on Kosovo and Serbia for the dialogue process, but that the two countries must commit to furthering this process.

    Speaking of reports between Kosovo and Serbia, Rudolf has stressed that dialogue is facilitated by the European Union through its special representative, while citing holding a summit as a concrete step forward.

    Well, I think it’s not about pressure from the European Union, but about the need for both countries — Kosovo and Serbia — to work within this process, which the EU facilitates through its special representative. But we’re not putting pressure on him, he said EO.

    The German diplomat has added that a high-level meeting between Kosovo and Serbia, with the European Union’s mediation, would represent a concrete step within efforts to advance the dialogue.

    Look, this is obviously part of the dialogue process that we want to move forward. A concrete step would, for example, be holding a high-level meeting between the two countries, facilitated by the European Union. This would be a concrete step, Rudolph explained.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

    Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

    Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

    Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë për procesin e dialogut, por se të dyja vendet duhet të angazhohen për të çuar përpara këtë proces.

    Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rudolph ka theksuar se dialogu lehtësohet nga Bashkimi Evropian përmes përfaqësuesit të tij të posaçëm, ndërsa ka përmendur mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë si një hap konkret përpara.

    “Epo, mendoj se nuk bëhet fjalë për presion nga Bashkimi Evropian, por për nevojën që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të punojnë në kuadër të këtij procesi, të cilin BE-ja e lehtëson përmes përfaqësuesit të saj të posaçëm. Por ne nuk po ushtrojmë presion”, u shpreh ai për EO.

    Diplomati gjerman ka shtuar se një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të përbënte një hap konkret në kuadër të përpjekjeve për ta çuar përpara dialogun.

    “Shikoni, padyshim që kjo është pjesë e procesit të dialogut, të cilin dëshirojmë ta çojmë përpara. Një hap konkret do të ishte, për shembull, mbajtja e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet të dyja vendeve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ky do të ishte një hap konkret”, sqaroi Rudolph.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mourinho para ‘El Clasico-s’: Kjo ndeshje është krejt ndryshe

    Mourinho para ‘El Clasico-s’: Kjo ndeshje është krejt ndryshe

    Trajneri portugez ka nënvizuar se “El Clasico” është një ndeshje e veçantë, me jehonë globale, ndërsa ka folur edhe për humbjen e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit, cilësitë e Lamine Yamalit, trajnerin Hansi Flick dhe diskutimet rreth arbitrimit.

    “Jemi në një ritëm të mirë, po luajmë mirë dhe po shënojmë gola. Por, në ‘El Clasico’, ajo që ke bërë më parë nuk ka rëndësi dhe nuk ndikon aspak. Është vërtet diçka krejt tjetër”, deklaroi Mourinho.

    Ai theksoi se kjo përballje ka një peshë të veçantë në futbollin botëror, pavarësisht se kush i drejton dy skuadrat.

    “’El Clasico’? Ka të paktën dy të tilla në sezon. Nuk ka rëndësi kush është trajneri, por përmasat globale të kësaj ndeshjeje. Ka edhe përballje të tjera të rëndësishme në mbarë botën, por ‘El Clasico’ është i vetmi dhe i pashoq. Bota ndalon së lëvizuri”, u shpreh portugezi.

    I pyetur nëse humbja e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit mund të ndikojë në gjendjen psikologjike të katalanasve para kësaj sfide, Mourinho nuk beson se një rezultat i vetëm mund të ndryshojë shumë gjëra.

    “Nuk besoj se humbja e një ndeshjeje do të ndryshojë gjendjen e tyre mendore apo vetëbesimin. As mua nuk do të më kishte ndryshuar, nëse do të kishim humbur 1:4 ndaj Leipzigut”, tha ai.

    Mourinho gjithashtu u shpreh se krahasimet mes skuadrave që ndodhen në faza të ndryshme të zhvillimit nuk janë të drejta. Sipas tij, ekipi i tij është ende larg konsolidimit të plotë, pasi ka vetëm tre muaj që punon së bashku.

    “Nëse një javë më parë njerëzit mendonin se do të pësonim një humbje të thellë, ka gjasa që ende ta mendojnë këtë. Fakti që flitet mirë për Barcelonën nuk më prek, sepse nuk ka të bëjë fare me mua. Ka momente që meritojnë lëvdata, pasi ata bëjnë gjëra vërtet të mira. Në rastin tonë, na shohin sikur jemi një skuadër e formuar plotësisht, por jemi ende shumë larg kësaj faze. Kemi vetëm tre muaj që punojmë së bashku, duke përfshirë edhe fazën përgatitore, kur lojtarët vinin gradualisht, si dhe periudhën e pushimit. Jemi ende në fazën e hershme dhe larg të qenit një skuadër e konsoliduar”.

    “Të krahasosh një ekip që ndodhet në këtë fazë me një tjetër që luan së bashku prej vitesh, nuk më duket e drejtë”, theksoi Mourinho.

    Një pjesë e konferencës iu kushtua edhe yllit të Barcelonës, Lamine Yamal. Mourinho vlerësoi cilësitë e sulmuesit të ri, por bëri të qartë se skuadra e tij nuk do ta ndryshojë mënyrën e lojës vetëm për t’iu përshtatur një kundërshtari të caktuar.

    “A ka ndonjë plan specifik për të? Të gjithë janë të mirë, është e njëjta situatë si te Real Madridi. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe lojtarët e shkëlqyer meritojnë respekt. Por, ta respektosh dikë është një gjë, ndërsa të ndryshosh planet, strukturën apo të braktisësh thelbin e identitetit tënd është diçka tjetër. Ne nuk do ta bëjmë këtë, as për të dhe as për askënd tjetër, pavarësisht se sa e jashtëzakonshme mund të jetë cilësia e tyre”, deklaroi Mourinho.

    Mourinho foli me respekt edhe për trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, duke vlerësuar punën e tij.

    “Është një trajner i madh dhe po bën një punë të shkëlqyer. Çfarë dëshironi të them tjetër?”, u përgjigj shkurt portugezi.

    Sa i përket arbitrimit, ai tha se emri i gjyqtarit nuk është shqetësimi i tij kryesor, por mënyra se si zbatohen rregullat.

    “Emri i gjyqtarit nuk më shqetëson kurrë. Nisem nga parimi se gjyqtari është i mirë. Ajo që më shqetëson është fakti se rregullat po shkelen. Para tri javësh doli një emër, tani një tjetër, por askush brenda klubit nuk më ka thënë se nuk është ky gjyqtari”, u shpreh ai.

    Trajneri portugez nuk pranoi të jepte detaje për qasjen taktike të skuadrës së tij, për strukturën e lojës apo për futbollistët që do të aktivizohen nga minuta e parë.

    “Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Bëni një pyetje tjetër. Sa u përket planeve, kush do të luajë dhe strukturës, nuk do të përgjigjem”, deklaroi ai.

    I pyetur nëse do të shfrytëzojë dobësitë e Barcelonës në mbrojtje për të sulmuar më shumë, Mourinho reagoi me humor: “Je i zgjuar, por unë nuk jam budalla!”, tha ai duke qeshur.

    Portugezi mohoi gjithashtu se ndien adrenalinë më të madhe për faktin se ndeshja zhvillohet në “Camp Nou”, duke theksuar se për të mbetet një përballje ndaj një kundërshtari të nivelit shumë të lartë.

    Në fund, Mourinho u pyet edhe nëse mjekra e tij e re lidhet me ndonjë bestytni, pasi ka kaluar një muaj me të dhe rezultatet kanë qenë pozitive.

    “Nuk jam aspak besëtyt. A dukem tmerrshëm me mjekër? A duhet ta heq?”, tha ai me shaka, duke shtuar se është një nga të paktët njerëz në futboll që nuk beson në bestytni.

    “El Clasico” pritet të jetë një nga ndeshjet më të ndjekura të futbollit botëror, me Barcelonën dhe rivalin e saj të përjetshëm që synojnë të dëshmojnë forcën në një përballje ku, siç theksoi edhe Mourinho, rezultatet e mëparshme nuk garantojnë asgjë. 

    Burimi: RTKLive

  • Protestuesit e PD-së dogjën ftesat për dialog para Kryeministrisë, Rama i akuzon për “terror urban”

    Protestuesit e PD-së dogjën ftesat për dialog para Kryeministrisë, Rama i akuzon për “terror urban”

    Protestuesit e PD-së dogjën ftesat për dialog para Kryeministrisë, Rama i akuzon për “terror urban”

    Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike kanë djegur ulëset e vendosura nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para godinës së Kryeministrisë, të cilat ishin vendosur si hapësirë për dialog.

    Pas incidentit, Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka akuzuar Partinë Demokratike për atë që e ka cilësuar si “terror urban”.

    “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse “studentëve” bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban”, ka shkruar Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • DP protesters burned dialogue invitations before prime minister, Rama accuses them of urban terror

    Protesters called by the Democratic Party have burned the seats imposed by Albania’s prime minister, Edi Rama, in front of the prime minister’s building, which were set as a space for dialogue.

    After the incident, Rama has reacted through a Facebook post accusing the Democratic Party of calling it urban terror.

    Here’s the mother of violence, the Democratic Party, who, after burning it, destroyed it in the guise of brand-news with ANT. The IFAN, and with other violators in Tirana, was released today for the copyright of urban terror, Rama wrote.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjobitet me 5 mijë euro Komuna e Prishtinës për mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut

    Gjobitet me 5 mijë euro Komuna e Prishtinës për mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut

    Gjobitet me 5 mijë euro Komuna e Prishtinës për mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut

    Komuna e Prishtinës është gjobitur me 5 mijë euro nga Inspektorati i Mjedisit, pasi Drejtoria e Inspekcionit nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe deponive të dheut.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së përcaktuar për deponim.

    Sipas Pacollit, pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e problemit.

    Ministrja ka theksuar se institucionet duhet të jenë shembull në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos neglizhojnë përgjegjësitë ligjore për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.

    “Ligji vlen për të gjithë njësoj!”, ka shkruar Pacolli në njoftimin e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pristina’s municipality of 5 thousand euros for waste and land depots

    The Pristina municipality has been fined 5 thousand euros by the Environment Inspectorate, as the Inspection Directorate has failed to meet legal obligations for managing waste and land storage.

    The news has revealed the Minister of Environment Victory Pacolli, who has announced that at the land depot of N.P.L. Green and surrounding spaces have been filled with volume debris outside the designated storage area.

    According to Pacolli, despite repeated reports, the Pristina Community Inspection Directorate has not taken the necessary measures to address the problem.

    The minister has stressed that institutions should be exemplary in protecting the environment and not neglect legal responsibilities for preventing pollution and proper waste management.

    The law applies to all the same!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Duhet të respektojmë shumicën”, Gianni Infantino refuzon thirrjet për dorëheqje pas skandalit të FIFA-s

    “Duhet të respektojmë shumicën”, Gianni Infantino refuzon thirrjet për dorëheqje pas skandalit të FIFA-s

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i është përgjigjur thirrjeve për dorëheqjen e tij pas polemikave rreth projektit FIFA Forward Enterprise (FFE).

    Më parë, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe kreu i CONCACAF, Victor Montagliani, kërkuan që kreu i organit drejtues të japë dorëheqjen.

    “Unë u zgjodha nga 211 federata kombëtare nga e gjithë bota. Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se në një organizatë si FIFA, mund të ekzistojnë mendime dhe pikëpamje të ndryshme. Por nëse jemi seriozë për demokracinë, procesin demokratik dhe besojmë se të gjithë në të gjithë globin kanë një votë të barabartë se futbolli u përket të gjithëve, atëherë duhet të respektojmë mendimin e shumicës dërrmuese”, ka thënë fillimisht Infantino.

    “Kohët e fundit u ktheva nga Tokio, ku Konfederata Aziatike e Futbollit shprehu mbështetjen e saj të plotë për mua. Isha në Kepin e Gjelbër, ku të gjitha kombet e Konfederatës Afrikane më mbështetën. Jam në dialog të vazhdueshëm me federatat në të gjithë botën. Ekzistojnë mendime të ndryshme për shumë çështje – Kupën e Botës, formatin e tij, numrin e pjesëmarrësve, ndarjen e vendeve, kalendarin e ndeshjeve dhe çështjet tregtare”.

    “Nuk është gjithmonë e lehtë t’i bashkosh të gjithë, por duhet të respektojmë pikëpamjet e ndryshme. Dhe unë i respektoj ato. Në fund të fundit, janë shoqatat kombëtare të FIFA-s ato që do të vendosin se kë duan të shohin si president dhe si duhet të qeveriset organizata”, përfundoi kreu i FIFA-s.

    Vlen të përmendet se në gusht, Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit, Sheikh Salman bin Ibrahim Al Khalifa, nënshkroi një letër të përbashkët së bashku me Ceferin dhe Montagliani duke kërkuar dorëheqjen e Infantinos. Vetëm dy muaj më vonë, AFC doli publikisht në mbështetje të rizgjedhjes së tij.

    Si kujtesë, skandali rreth FIFA Forward Enterprise shpërtheu pas raportimeve për planet e FIFA-s për të shitur aksione në turnetë e saj, përfshirë Kupën e Botës, te investitorë privatë. Projekti më pas u braktis.

    Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s janë planifikuar për në mars të vitit 2027. /Telegrafi/

  • Situatë e tensionuar në Tiranë, protestuesit hedhin gurë - Policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës

    Situatë e tensionuar në Tiranë, protestuesit hedhin gurë – Policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës

    Situatë e tensionuar është aktualisht në protestën në Tiranë, ku protestuesit po hedhin gurë në drejtim të objekteve, gjersa Policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

    Përveç studentëve, sot në protestë janë edhe anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët janë mbledhur nga ora 12:00.

    Derisa PD është mbledhur nga ora 12:00, grumbullimi i studentëve ka nisur në ora 14:00.

    Telegrafi ju sjell pamje nga protesta në Tiranë. /Telegrafi/

  • Pastrohet deponia ilegale e mbeturinave në lagjen Emshir të Prishtinës

    Pastrohet deponia ilegale e mbeturinave në lagjen Emshir të Prishtinës

    Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka njoftuar se është pastruar deponia e mbeturinave në lagjen Emshir të Prishtinës, falë angazhimit të vullnetarëve dhe bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike Rajonale KRM “Pastrimi”.

    Përmes një postimi në Facebook, organizata ka bërë të ditur se aksioni ka përmirësuar gjendjen e hapësirës, ndërsa ka falënderuar të gjithë vullnetarët për kontributin e tyre dhe KRM “Pastrimi” për ndihmën e ofruar.

    “Ta mbajmë Emshirin të pastër!”, thuhet në mesazhin e organizatës, e cila u ka bërë thirrje banorëve që të kujdesen për hapësirën e pastruar dhe të mos lejojnë që ajo të shndërrohet sërish në deponi mbeturinash.

    Njëkohësisht, organizata i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të angazhohet për mirëmbajtjen e vazhdueshme të kësaj hapësire dhe të ndërmarrë masa për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në të ardhmen.

    “Ne e pastruam, tani ta mbajmë të pastër!”, thuhet në mesazhin përmbyllës të organizatës, e cila thekson rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për ruajtjen e mjedisit. /Telegrafi/