Category: Lajme

  • Kosovo artist Rinesa Qariqi separates young life

    Kosovo artist Rinesa Qariqi is separated from life at an early age.

    Her sad news has made her family aware today.

    Through a touching message, the family has given Rina words that have been said, expressing their pain over her loss.

    Tonight’s morning came without you, our Rina. You will remain in our hearts forever. We love you, I, Mom, Dad, Buna and Front. Rest quietly, the white soul, says the message of family members.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Situatë shqetësuese te Bayern Munichu: Vincent Kompany dërgohet me ambulancë në spital

    Situatë shqetësuese te Bayern Munichu: Vincent Kompany dërgohet me ambulancë në spital

    Shqetësimi është rritur rreth trajnerit të Bayern Munichut, Vincent Kompany, pasi gazeta gjermane Bild ka raporutar se trajneri belg është dërguar me urgjencë në ambulancë në një spital në Mynih të premten.

    Sipas raportimit, një helikopter kishte ateruar më herët në qendrën stërvitore të Bayernit. Megjithatë, deri më tani nuk janë konfirmuar detaje të tjera rreth rrethanave të këtij incidenti.

    Kompany kishte pasur probleme serioze shëndetësore, përfshirë një infeksion viral, si dhe shqetësime me ijën, para ndeshjes së Bayern Munichut kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

    Sidoqoftë, ai kishte marrë lejen për t’u rikthyer në stol.

    Tani, Bayerni po përgatitet për ndeshjen e së dielës në Bundesligë kundër Freiburgut, pas barazimit 2-2 me Arsenalin të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

    Në këtë moment, përparësi mbetet shëndeti dhe mirëqenia e Kompanyt. Tifozët e Bayern Munichut shpresojnë që situata të mos jetë serioze dhe se trajneri 40-vjeçar po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

    Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për arsyen e shtrimit të tij në spital dhe as nëse kjo situatë do të ndikojë në praninë e tij në stolin e Bayernit për ndeshjen e së dielës.

    Pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje./Telegrafi/

  • Bayern Munichu disturbing situation: Vincent Company sent to hospital with an ambulance

    Concern has increased about Bayern Munich coach Vincent Company, as German newspaper Bild has reported that Belgian coach has been rushed to an ambulance in Munich on Friday.

    According to the report, a helicopter had landed earlier in Bayern’s training center. However, no further details about the circumstances of this incident have been confirmed so far.

    Company had suffered serious health problems, including a viral infection, as well as concerns with his hip, prior to the Bayer Munichu match against Arsenal in the Champions League.

    However, he had received permission to return to the bench.

    Now, Bayerni is preparing for Sunday’s match in Bundesliga against Fraiburg, following the 2-2 draw of Arsenal on Wednesday in the Champions League.

    At this point, the priority remains the health and welfare of Company. Bayern Munich fans hope the situation is not serious and that the 40-year-old coach is receiving the necessary medical care.

    So far there is no confirmed information about why he’s lying in the hospital, nor if this situation will affect his presence on the Bayern bench for Sunday’s match.

    More details are expected in the next few hours. /Telegraph/

  • Kreditimi në Maqedoninë e Veriut rritet me 14.1%, kryesojnë kreditë për banim

    Kreditimi në Maqedoninë e Veriut rritet me 14.1%, kryesojnë kreditë për banim

    Kreditimi në vend vazhdon të rritet, me ritëm më të shpejtë se depozitat në banka. Në shtator, kreditë e përgjithshme shënuan rritje vjetore prej 14,1 për qind. Rritja vërehet si te qytetarët, veçanërisht te kreditë për banim, ashtu edhe te ndërmarrjet.

    Sipas të dhënave të Bankës Popullore në shtator numri i kredive të përgjithshme u rrit për 14,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në raport me muajin gusht rritja ishte 1,3 për qind. Te qytetarët rritja më e madhe u regjistrua te kreditë për banim, të cilat u shtuan për 16,1 për qind në nivel vjetor. Kreditë konsumatore u rritën për 12,4 për qind ndërsa kreditë e përgjithshme për ekonomitë familjare shënuan rritje prej 12,7 për qind.

    Rritje e lartë u regjistrua edhe te ndërmarrjet. Kreditë për bizneset u shtuan për 15,7 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Sipas Bankës Popullore kjo rritje erdhi kryesisht nga kreditimi në denarë, por u rritën edhe kreditë në valutë të huaj. Përveç kreditimit, në sistemin bankar janë shtuar edhe depozitat, në shtator ato u rritën për 9,2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Depozitat e qytetarëve shënuan rritje me të njëjtën normë, ndërsa ato të ndërmarrjeve u shtuan për 8,6 për qind.

    14,1% Rritja vjetore e kredive të përgjithshme. 16,1% Rritja vjetore e kredive për banim. 9,2% Rritja vjetore e depozitave të qytetarëve – BPRMV

    Në fund të shtatorit, kreditë e papaguara të qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave arritën në rreth 9,87 miliardë euro, sipas të dhënave të raportuara për këtë periudhë. /Alsat/

  • Betohen 515 rekrutë të rinj të FSK-së, gjenerata më e madhe deri më tani

    Betohen 515 rekrutë të rinj të FSK-së, gjenerata më e madhe deri më tani

    Në një ceremoni solemne, 515 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dhënë betimin, duke u zotuar për besnikëri ndaj Republikës së Kosovës, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, si dhe përkushtim në përmbushjen e misionit të tyre.

    Sipas njoftimit të FSK-së, gjenerata 02-2026, me 515 rekrutë, është më e madhja deri më tani.

    Në ceremoni morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, familjarë të rekrutëve, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    “Kjo gjeneratë, me 515 rekrutë, më e madhja deri më tani, shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e FSK-së, duke kontribuar në avancimin e kapaciteteve njerëzore, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjen e kuadrove të reja profesionale e të disiplinuara”, thuhet në njoftim.

    FSK-ja ka theksuar se betimi shënon fillimin e një rrugëtimi të ri ushtarak për rekrutët, të cilët përmes trajnimit, disiplinës dhe përkushtimit do të përgatiten për shërbim ndaj vendit.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin e burimeve njerëzore, ngritjen e profesionalizmit dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, në përputhje me objektivat e saj strategjike dhe standardet e NATO-s”, thuhet në njoftimin e FSK-së. 

    Burimi: RTKLive

  • 515 new KSF recruits, the largest generation so far, are sworn

    At a solemn ceremony, 515 new Kosovo Security Force recruits ( The KSF has sworn in, pledging loyalty to the Republic of Kosovo, respect for the Constitution and the laws of the country, as well as commitment to fulfilling their mission.

    According to KSF’s announcement, the 02-2026 generation, with 515 recruits, is the largest so far.

    Parliament Speaker Albulen Haxhiu, Prime Minister Albin Kurti, Defence Minister Ejup Macedonia, KSF commander Lieutenant Union Jashari family of recruits, representatives of local and international institutions attended the ceremony.

    This generation, with 515 recruits, the largest so far, marks an important step in the development and empowering of KSF, contributing to the advancement of human capacities, increased operational readiness and preparation of new and disciplined professional frameworks, the announcement said.

    The KSF has stressed that the oath marks the beginning of a new military journey for recruits who through training, discipline and dedication will be prepared for service to the country.

    Kosovo Security Force continues to invest in human resources development, the establishment of professionalism and the advancement of defence capacities, in line with its strategic goals and NATO standards, the KSF report said. 

    Source Layer: RTKLive

  • Avokatët për rikthimin e Ligjit për Specialen: Më mirë të korrigjohet sesa të rrëzohet në Kushtetuese

    Avokatët për rikthimin e Ligjit për Specialen: Më mirë të korrigjohet sesa të rrëzohet në Kushtetuese

    kthimin e Ligjit për Specialen: Më mirë të korrigjohet sesa të rrëzohet në Kushtetuese

    Avokatët Adrian Ibrahimi dhe Valdet Hoxha kanë komentuar rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se është e rëndësishme që projektligji të shqyrtohet me kujdes për të shmangur probleme të mundshme kushtetuese dhe juridike.

    Duke folur në emisionin “FIVE”, avokati Adrian Ibrahimi tha se në vendimin e Presidentes nuk kishte parë një renditje të qartë të gjetjeve apo vërejtjeve ndaj dispozitave konkrete të ligjit.

    Megjithatë, sipas tij, diskutimet lidhen me mundësinë e kufizimit të juridiksionit të Gjykatës Speciale, lartësinë maksimale të dënimeve që mund të shqiptojë kjo gjykatë dhe efektin e mundshëm retroaktiv të ligjit ndaj vendimeve të shqiptuara tashmë.

    “Por, ideja që po diskutohet është për në njërën formë apo tjetër e kufizojnë juridiksionin e Gjykatës Speciale ose të dispozitave që ndërlidhen me lartësinë maksimale të dënimit të mundshëm që mund të shqiptojë kjo Gjykatë dhe eventualisht është e diskutueshme edhe çështja e efektit retroaktiv të këtij ligji ndaj vendimit që tashmë e ka shqiptuar Gjykata Speciale”, u shpreh Ibrahimi.

    Ai sqaroi gjithashtu se projektligji nuk kthehet në pikën zero, por vazhdon nga faza ku ka mbetur, me materialin që ishte votuar në lexim të dytë.

    “Projektligji vazhdon aty ku ka mbet, konsiderohet si lexim i tretë, pra nuk kthehet në pikën zero, por duhet të votohet rishtazi dhe duhet të kthehet edhe njëherë në Kuvend për t’iu nënshtruar edhe njëherë procesit të vendimit, por vazhdohet me materialin që është aktualisht – i njëjti që është votuar në lexim të dytë”, tha Ibrahimi.

    Ndërkaq, avokati Valdet Hoxha vlerësoi se procesi fillestar i hartimit të ligjit mund të jetë karakterizuar nga ngutia dhe presioni politik, duke paralajmëruar se kjo mund të ketë ndikuar në përfshirjen e dispozitave që bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare ose me bazën ligjore të krijimit të Dhomave të Specializuara.

    “Shija e keqe juridike është që varianti i parë është bërë me nguti, ajo euforia e pritjes së një aktgjykimi lirues ka krijuar një lloj dehje politike që nuk ka menduar kërkush që ta bëjë mbrojtjen në këtë mënyrë, siç po pretendohet tash”, u shpreh Hoxha.

    Sipas tij, presioni i protestave dhe ngutia për miratimin e ligjit mund të kenë bërë që të mos vlerësohen siç duhet disa dispozita.

    Ai tha se rikthimi i ligjit nuk përbën domosdoshmërisht dëm, pasi është më e rëndësishme që të sigurohet një ligj që përmbush qëllimin e synuar dhe që nuk rrezikon të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

    “Vlerësoj që nuk bëhet ndonjë dëm i madh që është kthyer ligji, sepse më mirë t’i humbin 30, eventualisht 60 ditë që të kemi një ligj që arrin qëllimin që pretendohet, sesa me kryeneçësi të vazhdojnë dhe të rezultojë me rrezikimin e rrëzimit në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Hoxha.

    Burimi: Dukagjini

  • Lawyers for restoring the Special Law: Better to Be Corrected Than Falling to Constitutional

    Returning Special Law: Better to Be Corrected Than Falling to Constitutional

    Lawyers Adrian Ibrahimi and Valdet Hoxha have commented on the return to the Kosovo Specialised Chambers Law Convention, assessing it is important that the bill be carefully considered to avoid possible constitutional and judicial problems.

    Speaking on show FIVE, lawyer Adrian Ibrahimi said that in the President’s decision, he had not seen a clear order of findings or remarks to concrete provisions of the law.

    According to him, however, discussions have been linked to the possibility of limiting the jurisdiction of the Special Court, the maximum degree of punishment this court could pronounce, and the possible retroactive effect of the law on already pronounced decisions.

    But the idea being discussed is in one form or another limit the jurisdiction of the Special Court or of provisions that are related to the maximum of the possible punishment that this Court can pronounce, and eventually it’s also a question of the retroactive effect of this law on the decision that the Special Court has already pronounced, Ibrahimi said.

    He also explained that the bill does not return to zero point, but continues from the remaining stage, with material being voted on in second reading.

    The bill continues where it remains, is considered a third reading, so it doesn’t go back to zero, but it has to be re-voted and it has to go back to the Assembly once again to submit to the decision process, but it goes on to the material that is currently the same as voted in second reading, Ibrahim said.

    Meanwhile, lawyer Valdet Hoxha estimated that the initial process of drafting the law may have been characterised by hastyness and political pressure, warning that this may have influenced the involvement of provisions that conflict with international agreements or with the legal basis for establishing specialised rooms.

    The bad taste of law is that the first version is in a hurry, that euphoria of waiting for a legal act has created a kind of political drunkenness that no one has thought of doing so, as Hoxha is now supposed to.

    According to him, the pressure of protests and the haste to adopt the law may have prevented certain provisions from being adequately assessed.

    He said restitution of the law does not necessarily amount to harm, as it is most important to ensure a law that meets the intended goal and does not risk falling by the Constitutional Court.

    I think there’s no major damage being done to the law, because it’s better to lose 30, eventually 60 days to have a law that achieves the goal, rather than stubbornly continue and result in the threat of collapse at the Constitutional Court, Hoxha said.

    Source Layer: Dukeagini

  • “Fillimisht mbiemri, pastaj edhe emri”, fotografi shqiptar në Zvicër: Më është dashur të dëshmoj më shumë se të tjerët

    “Fillimisht mbiemri, pastaj edhe emri”, fotografi shqiptar në Zvicër: Më është dashur të dëshmoj më shumë se të tjerët

    Fotografi shqiptar Rromir Imami ka rrëfyer sfidat e ndërtimit të karrierës në Zvicër, ku emri dhe mbiemri i tij u bënë ndër pengesat e para për të fituar besimin e tregut.

    Të ndërtosh një karrierë në një vend të huaj nuk kërkon vetëm talent dhe profesionalizëm. Ndonjëherë, edhe emri me të cilin prezantohesh mund të ndikojë në mënyrën se si të tjerët të shohin.

    Këtë e ka përjetuar edhe fotografi shqiptar Rromir Imami, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin, ai zbulon se ndër sfidat e para për të krijuar emër në tregun zviceran ishin pikërisht emri dhe mbiemri i tij.

    “Fillimisht mbiemri, pastaj edhe emri”, shprehet Imami, duke përshkruar vështirësitë me të cilat është përballur gjatë përpjekjeve për të fituar besimin e klientëve dhe për të ndërtuar bashkëpunime profesionale.

    Sipas tij, në një shoqëri ku besimi ndërtohet me kujdes dhe e panjohura shpesh pritet me rezervë, atij i është dashur të punojë më shumë për të dëshmuar cilësinë e punës së tij dhe për të kapërcyer barrierat kulturore.

    “Kam përshtypjen se më është dashur të punoj shumë më tepër sesa disa nga kolegët e mi, kushtimisht t’i quajmë vendas, jo vetëm për të dëshmuar cilësinë e punës sime, por edhe për të kapërcyer barriera kulturore dhe për të fituar pranimin e njerëzve me të cilët dëshiroja të bashkëpunoja”, tregon fotografi, shkruan Telegrafi.

    Megjithatë, Imami nuk e ka lejuar këtë përvojë ta përcaktojë rrugëtimin e tij. Përkundrazi, ka mësuar ta shndërrojë veçantinë e emrit të tij në një mundësi për të krijuar kontakte dhe për të nisur biseda.

    Me humor, ai e krahason emrin Rromir me Romeo-n, ndërsa shpjegon edhe kuptimin e tij, “të rrosh mirë”, të cilin e sheh si një porosi për ta jetuar jetën mirë.

    Por, siç thekson ai, një bisedë e mirë mund ta thyejë akullin, ndërsa besimi profesional fitohet me punë dhe rezultate.

    “Emri mund të hapë një bisedë, jo domosdoshmërisht edhe një derë profesionale. Besimi fitohet përmes punës, bashkëpunimit, përkushtimit dhe, mbi të gjitha, rezultateve”, thotë Imami.

    Sot, ai e ndërton krijimtarinë e tij rreth portretit dhe kërkimit të autenticitetit njerëzor. Për të, fotografia nuk është thjesht një mënyrë për të paraqitur pamjen e jashtme, por një përpjekje për të zbuluar atë që fshihet përtej saj.

    Përvoja e tij në Zvicër, ndërkaq, sjell në vëmendje një dimension tjetër të jetës së profesionistëve shqiptarë jashtë vendit: sfidën për t’u vlerësuar për punën dhe aftësitë, përtej prejardhjes apo emrit.

    Rrëfimi i Imamit dëshmon se suksesi profesional nuk ndërtohet brenda natës. Ai kërkon këmbëngulje, aftësi për t’u përshtatur dhe, mbi të gjitha, rezultate që flasin vetë.

    Për fotografin shqiptar, rruga drejt besimit të klientëve ka qenë një proces i vazhdueshëm dëshmimi, ndërsa sot ai vazhdon të zhvillojë gjuhën e tij artistike përmes portreteve dhe projekteve që vënë në pikëpyetje mënyrën se si e shohim njeriun./Telegrafi/

  • “Kemi marrë informacion nga zyra e tij”/ Këlliçi ngre akuza të forta për Ramën: Po mundohet të shkaktojë një viktimë në protestë

    “Kemi marrë informacion nga zyra e tij”/ Këlliçi ngre akuza të forta për Ramën: Po mundohet të shkaktojë një viktimë në protestë

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median britanike “UnHerd”.

    Ai pretendon se kreu i qeverisë po përpiqet të krijojë një situatë me viktima gjatë protestave, për ta përdorur më pas si argument për ndërprerjen e tyre. Këto pretendime janë deklarata të Këlliçit dhe nuk paraqiten në materialin e publikuar si fakte të verifikuara në mënyrë të pavarur.

    Në intervistën për median britanike, Këlliçi foli për situatën politike në Shqipëri, protestat studentore dhe përplasjet mes opozitës dhe qeverisë. Ai e cilësoi Edi Ramën diktator, ndërsa akuzoi qeverinë për përgjegjësi në një klimë të tensionuar politike.

    Gjatë vizitës në selinë e Partisë Demokratike, gazetari i “UnHerd” përshkruan praninë e maskave kundër gazit lotsjellës dhe jelekëve mbrojtës në ambientet e godinës. Sipas rrëfimit të gazetarit, një natë më parë policia kishte përdorur gaz lotsjellës brenda selisë.

    Këlliçi pretendoi se kjo ndërhyrje ishte pjesë e një plani për të futur provokatorë, të cilët do të tentonin t’i vinin flakën godinës dhe më pas të fajësonin protestuesit. Në materialin e intervistës, ky pretendim paraqitet si qëndrimi i nënkryetarit të PD-së.

    I pyetur për deklaratat e tij të mëparshme ndaj kryeministrit, Këlliçi e cilësoi Ramën diktator dhe e akuzoi për përqendrimin e pushtetit dhe përgjegjësi politike për skandale të ndryshme korruptive.

    Ai bëri dallimin mes Partisë Socialiste si kundërshtare politike dhe kryeministrit, duke pretenduar se gjatë dekadës së fundit një numër ministrash, kryetarësh bashkish, deputetësh dhe zyrtarësh të lartë janë përballur me drejtësinë për çështje që lidhen me korrupsionin dhe vepra të tjera penale.

    Deklaratat e tij janë pjesë e qëndrimit politik të opozitës ndaj qeverisë Rama.

    Gjatë bisedës, nënkryetari i PD-së u shpreh i bindur se qeveria aktuale nuk do të mund ta vazhdojë gjatë qëndrimin në pushtet.

    “Brenda një kohe shumë të shkurtër, në javët apo muajt e ardhshëm, ajo do të detyrohet të largohet”, deklaroi Këlliçi, sipas intervistës së publikuar nga “UnHerd”.

    Ai argumentoi se situata politike nuk mund të vazhdojë sikur gjithçka të jetë normale dhe se opozita nuk do të qëndrojë pasive përballë zhvillimeve të fundit.

    Këlliçi theksoi gjithashtu se Partia Demokratike do të jetë në krah të studentëve dhe qytetarëve që marrin pjesë në protesta, duke u zotuar se opozita do të bëjë gjithçka që ka në dorë për t’i mbështetur dhe mbrojtur ata.

    Pjesa më e fortë e intervistës lidhet me pretendimin e Këlliçit për atë që, sipas tij, mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

    Ai deklaroi se opozita kishte marrë informacion nga persona që, sipas tij, janë pranë kryeministrit dhe se ky informacion lidhej me një përpjekje të mundshme për të shkaktuar një viktimë gjatë protestave.

    “Kemi marrë një informacion nga rrethi më i afërt i kryeministrit, brenda zyrës së tij, se ai po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë”, u shpreh Këlliçi, sipas materialit të intervistës.

    Sipas pretendimit të tij, viktima mund të ishte një student ose një efektiv policie, ndërsa një ngjarje e tillë do të përdorej si justifikim për të ndërprerë protestat dhe për të shtyrë palët drejt një marrëveshjeje politike.

    Këlliçi nuk paraqiti në deklaratën e cituar prova konkrete që të vërtetonin këtë pretendim. Deri në momentin e publikimit të këtij materiali, ai duhet trajtuar si një akuzë e bërë nga përfaqësuesi i opozitës dhe jo si një fakt i konfirmuar.

    Pavarësisht paralajmërimeve të tij për zhvillimet e ardhshme, Këlliçi u shpreh se nuk beson që protestuesit do të tërhiqen.

    Ai përmendi jo vetëm studentët, por edhe qytetarët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera, duke theksuar se opozita do të vijojë t’i mbështesë./Top Channel