Category: Lajme

  • Play Oné comes in the XIV edition of Net/Rash

    The fair’s curator, Zeney Ballage, said the Play On has to do with the play, because each play has a game of concepts, Play is the part that doesn’t stop and On is the part that allows it to go on.

    Pristina municipality Chairman Progress Rama said the mayor, the key vision, has to establish art and culture as an essential part of the capital’s development. The art and culture community is the soul of the capital.

    As a platform for contemporary art, professional exchange and international co-operation has been conceived HINANet/Rott, which was established simultaneously in 2008 by Prof. Majlinda Kelmendi, who put it: A couple of colleagues told me, Net/Striking is already inside, has taken its place. For 14 years we have been communicating with artists from various parts of the world.

    One of the artists participating in this edition is Irena Paschli from Northern Macedonia, who lives in Germany, who comes for the second time into this project and expressed happiness in having the opportunity again to present the public with its artistic works.

    Through an express and symbolic approach, artist Arber Sahiti from Pristina deals with the relationship between personal experience and collective reality, revealing powerful figures, direct surface treatment and an aesthetic moving between the abstract and the figurative.

    This year’s edition has been held in two interconnected parts. Launched in August with Net/Lugs, where young artists and students were involved in workshops, lectures and mentoring under the concept of APU Process as work, dialogue as method and space as material. This process was introduced to the public through the show that remains unuttered.

    The Net/Rrest exhibition, the XIV edition, has been implemented with the support of the Ministry of Culture and Tourism and the Pristina Community, in co-operation with the Barabar Centre. 

    Source Layer: RTKLive

  • Antonio Conte drejt Manchester Unitedit? Trajneri italian thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën

    Antonio Conte drejt Manchester Unitedit? Trajneri italian thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën

    Antonio Conte ka reaguar ndaj raportimeve që e lidhin me një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi, duke mohuar se është në negociata të avancuara me ndonjë klub.

    Gazeta italiane La Repubblica raportoi të enjten se trajneri italian kishte zhvilluar bisedime me drejtuesit e Manchester Unitedit për ta zëvendësuar Michael Carrickun, pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Comos së Cesc Fabregasit në Ligën e Kampionëve.

    Sipas raportimit, Conte kishte kërkuar kontroll të plotë mbi politikën e transferimeve të klubit, si dhe mundësinë për ta zgjedhur vetë stafin e tij teknik në Old Trafford.

    Megjithatë, trajneri italian ka dalë publikisht për ta sqaruar situatën, duke mohuar se ka arritur në një fazë të avancuar të negociatave me ndonjë skuadër. Sipas BBC Sport, Conte është i interesuar për mundësinë që të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, por deri më tani nuk ka bisedime të avancuara.

    “Emri im është lidhur me shumë klube, por aktualisht nuk ka negociata në fazë të avancuar”, ka shkruar Conte në Instagram.

    “Kam lexuar raportime për kërkesa financiare dhe për kërkesën që të kem kontroll të plotë, të cilat pretendohet se ua kam bërë tashmë klubeve të përmendura, si dhe për rezervat ndaj asaj që është përshkruar si ‘personaliteti im i fortë’. Këto raportime janë të pabazuara”, ka theksuar italiani.

    Conte ka shtuar se vetëm në rast të një oferte konkrete do të ishte momenti për të diskutuar kushtet e mundshme të marrëveshjes, duke marrë parasysh nevojat e të dyja palëve dhe mënyrën e tij të punës si trajner.

    E ardhmja e Carrickut në Old Trafford është vënë në pikëpyetje pas humbjes së thellë ndaj Comos, ndërsa drejtuesit e klubit mund të detyrohen ta shqyrtojnë situatën nëse rezultatet negative vazhdojnë.

    Conte aktualisht është pa klub, pasi u largua nga Napoli në fund të sezonit të kaluar. Gjatë aventurës së tij në Itali, ai fitoi titullin e Serie A në sezonin e parë në krye të skuadrës napolitane, ndërsa në sezonin e fundit triumfoi në Superkupën e Italisë.

    Në karrierën e tij, 57-vjeçari ka drejtuar edhe Chelsean, me të cilin fitoi Ligën Premier në sezonin 2016/17 dhe arriti të fitonte Kupën FA një vit më vonë, pasi mposhti Manchester Unitedin në finale./Telegrafi/

  • Ukraina pret rikthimin e Starlink: Kufizimet po pengojnë operacionet ushtarake

    Ukraina pret rikthimin e Starlink: Kufizimet po pengojnë operacionet ushtarake

    Kufizimet e vendosura javën e kaluar në sistemin Starlink, që kontrollohet nga kompania SpaceX e Elon Musk, kanë penguar përdorimin e dronëve sulmues dhe interceptuesve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, duke shkaktuar dështime në misione dhe humbje të konsiderueshme.

    Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se qasja ishte rikthyer plotësisht, por deklaratat e fundit nga pala ukrainase sugjerojnë se situata nuk ka ndryshuar.

    Denys Sienik, përfaqësuesi i Ukrainës në Uashington, konfirmoi se kufizimet ndaj Starshield dhe Starlink vazhdojnë të jenë në fuqi.

    “Çdo ditë ka rëndësi për Ukrainën, sepse çdo jetë ukrainase ka rëndësi”, deklaroi Sienik, duke shtuar se vendi vazhdon të presë heqjen e kufizimeve, në mënyrë që mbrojtësit ukrainas të kenë kapacitetet e nevojshme për të shpëtuar jetë.

    Çështja vjen pas raportimeve se Trump e kishte telefonuar Elon Musk për t’i kërkuar rikthimin e qasjes së Ukrainës në sistem.

    Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë është diskutuar gjatë kësaj bisede, madje disa analistë vënë në pikëpyetje nëse ajo ka ndodhur vërtet.

    Ukraina vazhdon të presë heqjen e kufizimeve, ndërsa ndikimi i tyre në operacionet ushtarake mbetet një çështje kritike për mbrojtjen e vendit. /Telegrafi/

  • Ukraine awaits the return of Starlink: Restrictions Stumble Military Operations

    Limitations imposed last week on the Starlink system, controlled by Elon Musk’s SpaceX company, have hampered the use of offensive fears and Ukrainian air defence interceptors, causing failures in missions and significant losses.

    US President Donald Trump had declared that the approach had been fully restored, but recent statements from the Ukrainian side suggest the situation has not changed.

    Denys Sienik, Ukraine’s representative in Washington, confirmed that restrictions on Starschild and Starlink continue to be in effect.

    Every day matters to Ukraine, because every Ukrainian life matters, Sienik said, adding that the country continues to expect the removal of restrictions so that Ukrainian defenders have the capacity needed to save lives.

    The issue comes after reports that Trump had called Elon Musk to ask for the return of Ukraine’s approach to the system.

    Still, it is not clear what has been discussed during this conversation, some analysts even question whether it really happened.

    Ukraine continues to expect lifting restrictions, while its impact on military operations remains a critical issue for the country’s defence. /Telegraphy/

  • Dridhje të forta në Mesdhe, Italia lëshon alarm për cunami

    Dridhje të forta në Mesdhe, Italia lëshon alarm për cunami

    Një alarm për cunami është lëshuar në Itali pasi një seri dridhjesh që goditën brigjet e Mesdheut.

    Të premten në mesditë u regjistruan 12 pasgoditje me magnitudë deri në 5.0 pranë Sicilisë, duke shkaktuar evakuimin paraprak të disa shkollave në Palermo dhe Mesinё.

    Një alarm për cunami u lëshua për banorët që të ishin vigjilentë dhe të tregonin kujdes rreth zonave bregdetare, ndërsa nxënësit lanë mësimet dhe zyrat publike u braktisën, sipas mediave lokale.

    Vendasit raportuan se ndjenin dridhje në Palermo, Patti, Licata, Capo dʿOrlando dhe Campofelice di Roccella.

    Kryebashkiaku i Palermos, Roberto Lagalla, tha se autoritetet po e monitoronin nga afër situatën në zhvillim e sipër.

    Ai u bëri thirrje banorëve dhe njerëzve pranë bregdetit të qëndrojnë larg detit dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve përkatëse. /Telegrafi/

  • Shqetësime për shëndetin e Vincent Kompanyt, trajneri i Bayernit dërgohet me ambulancë në spital

    Shqetësime për shëndetin e Vincent Kompanyt, trajneri i Bayernit dërgohet me ambulancë në spital

    Shqetësime për shëndetin e Vincent Kompanyt, trajneri i Bayernit dërgohet me ambulancë në spital

    Shqetësimet për gjendjen shëndetësore të trajnerit të Bayern Munichut, Vincent Kompany, janë shtuar pasi 40-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital të premten.

    Mëngjesin e së premtes, një helikopter kishte aterruar në qendrën stërvitore të klubit, në “Säbener Straße”.

    Kompany është prekur nga një infeksion viral në fillim të kësaj jave, i cili duket se ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e tij fizike.

    Gjatë fitores 6:1 ndaj Leipzigut, të shtunën e kaluar, trajneri belg u kishte folur lojtarëve, por gjatë pushimit mes pjesëve dhe pas përfundimit të ndeshjes ishte detyruar të shtrihej në divanin e dhomës së stafit të trajnerëve.

    Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Kompany ishte ulur për të analizuar pamjet e ndeshjes në laptopin e tij. Ndërkohë, në intervistat pas takimit, në vend të tij kishin folur drejtorët sportivë të klubit.

    Infeksioni kishte ndikuar aq shumë në shëndetin e belgut, saqë ai kishte pasur vështirësi edhe në ngjitjen e shkallëve.

    Për shkak të gjendjes shëndetësore, Kompany nuk e kishte drejtuar stërvitjen të hënën dhe mungoi edhe në seancën e fundit para ndeshjes ndaj Arsenalit, e cila përfundoi me rezultatin 2:2. Në konferencën për shtyp para këtij takimi ishte paraqitur asistenti i tij, Aaron Danks.

    “Gjëja më e rëndësishme është që ai të pushojë dhe ta marrë kohën që i duhet, sado që i duhet kohë”, kishte deklaruar Danks.

    Megjithatë, të mërkurën, Kompany ishte në krye të Bayernit në përballjen ndaj Arsenalit.

    Pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, trajneri belg kishte folur edhe për gjendjen e tij shëndetësore, duke pranuar se kishte vazhduar të punonte pavarësisht infeksionit.

    “Si trajner, gjithmonë dëshiron të bësh e të arrish diçka. Jam prekur nga një virus shumë i vështirë javën e kaluar, dhe natyrisht, unë nuk e dëgjova trupin tim. Në një pikë, trupi më tha, ndalu tani!”, kishte thënë Kompany.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Concerns about Vincent Company’s health, Bayern coach is taken to hospital by ambulance

    Concerns about the state of health of Bayern Munich coach Vincent Company have increased after the 40-year-old was sent to hospital on Friday.

    On Friday morning, a helicopter had landed at the club’s training center at queSäbener Straão.

    Company was affected by a viral infection earlier this week, which seems to have significantly affected his physical condition.

    During the 6:1 victory over Leipzig last Saturday, the Belgian coach had spoken to the players, but during the break between the parts and after the match ended he had been forced to lie on the couch of coach staff.

    After the judge’s last whistle, Company was sitting down to analyze the games on his laptop. Meanwhile, in interviews after the meeting, sports directors of the club had spoken instead.

    The infection had so influenced Belgian health that he had also had difficulty climbing stairs.

    Because of his state of health, Company had not led the exercise Monday and was absent at the last session before the match against Arsenal, which ended with a score of 2:2. His assistant, Aaron Danks, was presented at the press conference before this meeting.

    The most important thing is for him to rest and take the time he needs, no matter how long he needs, Danks have declared.

    However, on Wednesday, Company was at the helm of Bayern in confronting Arsenal.

    After the match in the Champions League, the Belgian coach had also spoken about his health condition, acknowledging that he had continued to work despite infection.

    As a coach, you always want to do something. I was touched by a very difficult virus last week, and of course, I didn’t hear my body. At one point, the body told me, stop now!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragashit

    Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragashit

    “Dy zeje tradicionale, nën të njëjtën çati”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

    Ajo ka bërë të ditur se, që nga shekulli XIX, ky aset ka shërbyer për bluarjen e grurit e misrit dhe përpunimin e leshit për veshjet tradicionale.

    “I rrallë për mënyrën se si i bashkon këto dy veprimtari në një ndërtesë të vetme, ai mbetet një dëshmi e jetës dhe e mjeshtërisë së dikurshme në Opojë”, ka shkruar Bogujevci.

    “Restaurimi i tij është një hap konkret për ruajtjen e kësaj trashëgimie”, ka theksuar ajo. 

    Burimi: RTKLive

  • Valanica, Mullir restored at Belobrad of Dragas

    Two traditional crafts, under the same roof, wrote Boguyevci on Facebook.

    She has made it known that since the 20th century, this asset has served in grinding wheat and corn and processing wool for traditional clothing.

    Slightly for the way he unites these two activities in a single building, he remains a testimony to the life and skill of the old in Opoja, Bogujevci wrote.

    Its restoration is a concrete step toward preserving this legacy, it has stressed. 

    Source Layer: RTKLive

  • Betohen ushtarët e rinj, Kurti: 515 pushkë më shumë për sigurinë

    Betohen ushtarët e rinj, Kurti: 515 pushkë më shumë për sigurinë

    “Qeveria e Kosovës synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati. Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet prioritet”, tha kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e betimit të 515 ushtarëve të rinj të FSK-së

    Kurti e quajti gjeneratën më të madhe e FSK-së që ka pasur ndonjëherë.

    “Sot, këtu në kazermën ‘Adem Jashari’, në një vend ku emri i kryekomandantit simbolizon qëndresën shqiptare dhe sakrificën për liri, jemi mbledhur për të shënuar një ditë të veçantë për ju, për familjet tuaja dhe për Republikën e Kosovës. Sot po betohen 515 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherazi gjenerata më e madhe që kemi pasur ndonjëherë. 515 qytetarë të Republikës që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut, 515 pushkë më shumë për sigurinë e vendit, 515 garantues të rinj të lirisë dhe të paqes.

    Të dashur ushtarë, betimin tuaj sot e filloni duke e ditur thellë në qenien tuaj që liria jonë është rezultat i përpjekjeve të shumë brezave, i atyre që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për vendin tonë. Betimi juaj ishte dhe mbetet simbol i vendosmërisë së popullit tonë për të mos u nënshtruar, për të mos u pajtuar me robërinë”, tha Kurti.

    Ai theksoi se flijimi i dëshmorëve dhe martirëve të kombit i obligon që ta ruajnë të vërtetën historike, ta nderojmë luftën e drejtë çlirimtare dhe të krenohemi me të kudo që jemi e ngado që shkojmë.

    Kurti theksoi se ushtria është një nga shtyllat kryesore të shtetit dhe se zhvillimi i saj është obligim yni për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbrojtur sovranitetin e shtetit dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës/

    “Për këtë arsye, rritja e forcimi i ushtrisë ka qenë dhe mbetet një prioritet i qeverisë sonë.

    Gjatë mandatit të kaluar, u trefishua buxheti i ushtrisë. Në këtë mandat, zotimi ynë është të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri. Kemi rekrutuar 3,220 ushtarë të rinj, duke zgjeruar radhët e forcës sonë dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër. Përveç kësaj, kemi edhe një gjeneratë tjetër që do të fillojë këtë vit trajnimin, dhe së bashku me ta, ne po i mbërrijmë kapacitetet ushtarake që ishin paraparë të arriheshin në vitin 2028. Pra, kemi përshpejtuar për dy vjet realizimin e objektivave tona strategjike. Kemi realizuar blerje të armatimit me vlerë mbi 430 milionë euro. Mbështetjen ajrore e kemi me dronët Bayraktar dhe Skyguard, ndërsa nga toka kemi mbi 40 lloje të armatimit të rëndë e të lehtë, modern e sipas standardeve të NATO-s. Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e më shumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur. Synimi ynë është i qartë: t’i dalim zot atdheut e ushtria jonë të bëhet pjesë e NATO-s”, tha Kurti.

    Ndërsa, komandanti i Qendrës së stërvitjes bazë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Besnik Thaçi, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës, ku ushtarët e rinj do të bëjnë pjesë, është një forcë profesionale, moderne, gjithëpërfshirëse, simbol i sovranitetit, i përkushtimit ndaj vlerave demokratike dhe partner i besueshëm dhe i ndërveprueshëm me aleatët.

    “Prej sot, ju do të mbani mbi supe jo vetëm uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe besimin e një populli të tërë që pret nga ne shërbim vetëmohues, profesionalizëm, etikë, disiplinë dhe përkushtim të palëkundur. Të dashur rekrutë, detyra, nderi dhe atdheu janë themelet e forcës sonë. Vlera këto që duhet t’i mbani gjithmonë në zemrën dhe mendjen tuaj, si qytetarë të ndershëm dhe ushtarakë të zotë. Para jush qëndrojnë mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe për të përfaqësuar shtetin tonë në secilin mjedis që do të shërbeni. Një falënderim i veçantë shkon për familjet tuaja, për besimin që na kanë dhënë. Dua të falënderoj të gjithë përkushtimin e institucioneve tona për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij trajnimi”, tha Thaçi./KosovaPress