Category: Lajme

  • Mungesa e naftës, Zvicra përdor rezervat e detyrueshme

    Mungesa e naftës, Zvicra përdor rezervat e detyrueshme

    Zvicra ka nisur të përdorë rezervat e saj strategjike të naftës për të përballuar një mungesë të përkohshme, e shkaktuar nga vonesat në furnizim si pasojë e reshjeve të dendura në jug të Francës.

    Megjithëse furnizimi me naftë mbetet i sigurt falë rezervave të detyrueshme, situata në tregun e produkteve të naftës vazhdon të jetë e tensionuar.

    Delegati për furnizimin ekonomik të vendit, Roland Pfister, ka autorizuar tërheqjen e naftës nga rezervat e detyrueshme. Sipas Zyrës Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar (FONES), nga 23 tetori deri më 22 nëntor do të mund të tërhiqen deri në 45 mijë metra kub naftë, raporton Arcinfo.

    Ky vëllim përfaqëson pak më pak se katër për qind të rezervave të përgjithshme të detyrueshme të naftës, bëri të ditur të premten zyra federale.

    Tregjet ndërkombëtare nën presion

    Masa është ndërmarrë në një kohë kur kushtet e furnizimit janë tashmë të vështira. Tregjet ndërkombëtare të naftës janë nën presion që nga fillimi i luftës në Iran, ndërsa furnizimi logjistik i Zvicrës është ndikuar edhe nga nivelet vazhdimisht të ulëta të ujit në lumin Rain.

    Çdo problem shtesë që prek një formë tjetër të transportit mund të shkaktojë shpejt bllokime në zinxhirin e furnizimit, transmeton Telegrafi.

    Mungesa e përkohshme e naftës lidhet me vonesat në pompimin e naftës bruto dhe produkteve të rafinuara, të shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të Francës.

    Pavarësisht këtyre vështirësive, Zyra Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar thekson se furnizimi me naftë i Zvicrës mbetet i sigurt.

    Edhe furnizimi me vajgur është i garantuar, falë tërheqjeve nga rezervat e detyrueshme, të autorizuara deri më 1 nëntor.

    Ndërkohë, situata me benzinën dhe vajin për ngrohje konsiderohet aktualisht e sigurt, por mbetet e tensionuar dhe e pasigurt.

    Zyra federale ka bërë të ditur se po vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e furnizimit./Telegrafi/

  • Rikthimi i Ligjit për Specialen, Gucati: Do t’i drejtohemi PDK-së dhe Presidentes për sqarime

    Rikthimi i Ligjit për Specialen, Gucati: Do t’i drejtohemi PDK-së dhe Presidentes për sqarime

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se do t’i drejtohen fillimisht Partisë Demokratike të Kosovës e më pas Presidentes së vendit, për të kërkuar sqarime lidhur me rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Gucati, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se përmes një letre do të kërkojnë të dinë se cilat ndryshime duhet të bëhen në ligj dhe përse ai është kthyer në Kuvendin e Kosovës.

    “Ne do t’i drejtohemi fillimisht Partisë Demokratike të Kosovës e pastaj Presidentes së vendit me letër ku do të kërkojmë të dimë se çfarë duhet ndryshuar në atë ligj dhe pse e ka kthyer ligjin në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu me të njëjtën letër do t’i drejtohemi edhe Grupit Parlamentar të PDK-së”, u shpreh Gucati.

    Ai bëri të ditur se letra nuk është dërguar gjatë së premtes, pasi përfaqësuesit e organizatës ishin në dy varrime në Drenicë, por pritet të dërgohet të hënën.

    “Do të kërkojmë të dimë se cilat nene nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, si dhe do të kërkojmë pikërisht nga PDK-ja që ishte sponsorizuese e këtij ligji, dhe ne 21 ditë ndejtëm në rrugë e protestuam dhe nuk na lajmëruan fare se pse e tërhoqën dhe e kthyen në Kuvend sërish”, deklaroi Gucati.

    Burimi: Dukagjini

  • Returning Special Law, Gucati: We’re going back to him. PDK and President for clarification

    Kosovo Liberation Army Veterans’ Organisation Chairman Hysni Gucati has indicated that they will first address the Democratic Party of Kosovo and then the president of the country to seek clarification concerning the return to the Law Convention for Specialised Chambers.

    Gucati, on show FIVE) in Dukagjin, said that through a letter they will seek to know what changes should be made in the law and why it has returned to the Kosovo Assembly.

    We will first address the Democratic Party of Kosovo and then the president of the country with paper, where we will seek to know what needs to be changed in that law and why it has returned the law to the Kosovo Assembly. We will also address the PDK Parliamentary Group with the same letter, Gucati said.

    He announced that the letter was not sent during Friday, as representatives of the organisation were at two funerals in Drenica, but are expected to be sent Monday.

    We will seek to know which provisions have not been in accordance with the Constitution of Kosovo, and we will seek out exactly what the PDK was sponsor of this law, and we 21 days stayed on the street and didn’t even notice why they pulled it back to the Assembly again, Gucati said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Vetëm 51 modele në botë, Porsche prezanton edicionin special 911 GT3 Touring

    Vetëm 51 modele në botë, Porsche prezanton edicionin special 911 GT3 Touring

    Porsche po shënon 75-vjetorin e debutimit të saj në panairin e automobilave në Earls Court, Londër, në vitin 1951, me një edicion special të 911 GT3 Touring Earls Court 51 Edition.

    Modeli është prodhuar nga Porsche Exclusive Manufaktur, me vetëm 51 ekzemplarë për tregun britanik.

    Çmimi nis nga rreth 335,095 dollarë.

    Makina zhvillon 502 kuaj fuqi dhe dallohet për ngjyrën metalike Earls Court Green, të frymëzuar nga Porsche 356 e prezantuar në Londër në vitin 1951.

    Kabina kombinon lëkurën dhe materialet kadifeje.

    Blerësit do të përfitojnë gjithashtu një orë, një çantë udhëtimi prej lëkure dhe një model miniaturë të makinës.

    Me vetëm 51 njësi në dispozicion, ky edicion kombinon historinë 75-vjeçare të Porsche në Britani me performancën dhe ekskluzivitetin e 911 GT3 Touring. /Telegrafi/

  • Only 51 models in the world, Porsche introduces special edition 911 GT3 Touring

    The message is marking the 75th anniversary of its debut at the Earls Court automobile fair in London in 1951, with a special edition of 911 GT3 Touring Earls Court 51 Edition.

    The model was produced by Porsche Exclusive Manufactur, with only 51 specimens for the British market.

    The award starts at about $335,095.

    The car develops 502 horsepower and stands out for the metallic Earls Court Green, inspired by the Portche 356 presented in London in 1951.

    The cabin combines skin and silk materials.

    The buyers will also benefit an hour, a leather travel bag and a miniature model of the car.

    With only 51 available units, this edition combines Britain’s 75-year portche history with the performance and exclusiveness of 911 GT3 Touring. /Telegraphy/

  • Gjendet i vdekur një 62-vjeçar në Shkup, janë konstatuar shenja dhune

    Gjendet i vdekur një 62-vjeçar në Shkup, janë konstatuar shenja dhune

    MPB njofton se në Shkup është gjetur i vdekur një 62-vjeçar.

    “Më 22.10.2026, në orën 18:40, SPB Shkup u njoftua se në banesën e tij, në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit në Shkup, ishte gjetur i pajetë S.J. (62).

    Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen me gjurmë dhune. U krye këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

  • Daut Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”

    Daut Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”

    Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që në zgjedhjet e së dielës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, për të siguruar përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

    Përmes një postimi, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si një mundësi të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    “Të dashur vëllezër e motra shqiptarë në Luginën e Preshevës, ju ftoj që këtë të diel ta shfrytëzoni shansin historik për përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë, për të ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka bërë thirrje për unitet në procesin zgjedhor, duke rikujtuar se shqiptarët janë bashkuar në një listë të përbashkët.

    “Jeni bashkuar në një listë të përbashkët dhe të bashkuar duhet të jeni edhe në vendvotime”, ka theksuar ai.

    Në fund, Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

  • Ronaldo nuk ndalet, arrin në 982 gola në karrierë – vetëm 18 e ndajnë nga rekordi historik

    Ronaldo nuk ndalet, arrin në 982 gola në karrierë – vetëm 18 e ndajnë nga rekordi historik

    Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet një tjetër rekordi historik. Ylli portugez shënoi në fitoren 3-1 të Al Nassr si mysafir ndaj Al Faysaly në Ligën Premier të Arabisë Saudite, duke e çuar në 982 numrin e golave në karrierën e tij.

    41-vjeçari është vetëm 18 gola larg arritjes së shifrës magjike prej 1.000 golash në ndeshjet zyrtare. Me golin e fundit, Ronaldo ka realizuar 836 gola me klubet dhe 146 me përfaqësuesen e Portugalisë.

    Në nivel klubesh, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar pesë gola për Sporting Lisbonën, 145 për Manchester Unitedin, 450 për Real Madridin, 101 për Juventusin dhe 135 për Al Nassr.

    Këtë sezon, Ronaldo ka realizuar gjashtë gola për klubin saudit, pesë në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve të Azisë.

    Në ndeshjen e fundit, portugezi shënoi golin që e çoi Al Nassr në epërsi 2-0, pas asistimit të bashkëkombësit Joao Felix.

    Al Hamdan dhe Angelo realizuan golat e tjerë për skuadrën e Ronaldos, ndërsa Bongonda shënoi për Al Faysalyn./Telegrafi/

  • Dokumentari kontrovers për Elon Musk zhduket nga kinematë amerikane pas shtatë ditësh

    Dokumentari kontrovers për Elon Musk zhduket nga kinematë amerikane pas shtatë ditësh

    Dokumentari “Musk” nga regjisori Alex Gibney është tërhequr nga pothuajse të gjitha 472 kinematë në SHBA ku u shfaq, vetëm një javë pas publikimit të tij në skenat më të gjera.

    Sipas Box Office Mojo, filmi u shfaq në katër kinema më 9 tetor dhe u zgjerua në 472 kinema një javë më vonë. Deri më tani, ai ka fituar pak më shumë se 400,000 dollarë në SHBA.

    Mediat amerikane raportojnë se filmi tani shfaqet vetëm në vende të rralla, kryesisht një herë në ditë dhe në orare të pazakonta. Në Nju Jork, ai mund të shihet vetëm në kinemanë Angelika në Soho, një herë në mëngjes.

    Shikuesit raportuan në internet më herët këtë javë se shfaqjet për të cilat kishin blerë bileta ishin anuluar pa paralajmërim. Arsyeja e anulimit nuk është shpjeguar zyrtarisht.

    Filmat zakonisht qëndrojnë në kinematë amerikane për rreth 28 ditë, kështu që tërheqja e tyre pas një deri në dy javësh është e pazakontë.

    – YouTube youtu.be

    Filmi po shpërndahet nga Bleecker Street, e cila u ble javën e kaluar nga Outerlight Entertainment, sipas The Hollywood Reporter. Outerlight është në pronësi të miliarderit themelues të eBay, Pierre Omidyar. Outerlight është gjithashtu një investitor në shërbimin e transmetimit Passionflix, i cili drejtohet nga motra e Musk, Tosca.

    Bleecker Street tha më parë se filmi kishte vështirësi në reklamimin në X dhe TikTok, dhe se TikTok e kishte pezulluar përgjithmonë llogarinë e tij të reklamave. TikTok më vonë sqaroi se ishte një gabim.

    Filmi, i cili zgjat pothuajse katër orë dhe ndjek jetën, lëvizjet e biznesit dhe aktivitetet politike të Musk, ka marrë kryesisht vlerësime pozitive nga kritikët.

    Dokumentari u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe ndjek udhëtimin e Musk nga Afrika e Jugut te Tesla, SpaceX dhe Starlink, deri te blerja e Twitter dhe ndikimi politik. Gibney krijoi një version të gjeneruar nga kompjuteri të Musk, i cili flet me deklaratat e tij aktuale publike. Në film shfaqen, ndër të tjera, gazetarja Kara Swisher, ish-gruaja e Musk, Justine Musk, dhe ish-partnerja Ashley St. Clair, e cila pretendon se asaj iu ofruan 40 milionë dollarë për të mos diskutuar marrëdhënien e tyre në dokumentar. Musk i ka mohuar akuzat, duke e quajtur filmin një “sulm të dështuar” dhe duke e përshkruar Gibney-n si “një plak të hidhëruar”. /Telegrafi/

  • Sulm me armë në një kishë në Jordani, gjashtë të vdekur dhe 28 të plagosur

    Sulm me armë në një kishë në Jordani, gjashtë të vdekur dhe 28 të plagosur

    Sulm me armë në një kishë në Jordani, gjashtë të vdekur dhe 28 të plagosur

    Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr brenda një kishe në provincën Karak të Jordanisë, rreth 145 kilometra në jug të kryeqytetit, Amanit.

    Sipas agjencisë së sigurisë publike të Jordanisë, sulmi ndodhi gjatë një ceremonie mortore në kishën ortodokse greke të Shën Gjergjit, në qytetin Hmood, zonë me shumicë të krishterë.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se personat e dyshuar për sulmin ende nuk janë identifikuar dhe se forcat e sigurisë janë vënë në kërkim të tyre.

    Dëshmitarët kanë deklaruar se të shtënat zgjatën disa minuta. Sipas tyre, njëri prej sulmuesve dyshohet se ishte i armatosur me një pushkë automatike të tipit AK-47.

    Fillimisht, mediat shtetërore raportuan për shtatë viktima, por autoritetet e sigurisë më vonë e korrigjuan bilancin, duke konfirmuar gjashtë të vdekur dhe 28 të plagosur. Ende nuk dihet arsyeja e ndryshimit të numrit të viktimave.

    Ndërkohë, forcat e sigurisë po vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për personat përgjegjës për sulmin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali