Category: Lajme

  • LSDM: Mickoski thotë se po mbron të ardhmen, identitetin dhe interesat shtetërore, Marta Kos nuk e përmendi Maqedoninë

    LSDM: Mickoski thotë se po mbron të ardhmen, identitetin dhe interesat shtetërore, Marta Kos nuk e përmendi Maqedoninë

    Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski thotë me rastin e 23 tetorit se beson në të ardhmen evropiane, se vendi atje po ndërtohet me reforma dhe institucione të forta dhe se qytetarët janë të lodhur nga pritja e gjatë, Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Koss, nuk e përmendi Maqedoninë këtë javë kur foli për të ardhmen evropiane në Ballkan, reagon LSDM.

    “Mali i Zi është pozicionuar para fazës përfundimtare. Shqipëria i bëri thirrje të ruajë ritmin e reformave. Për Serbinë, ajo i vuri në dukje zgjedhjet si vendimtare. Ajo kërkoi që Kosova të respektojë të drejtën ndërkombëtare. Maqedonia nuk u përmend. Mbrojtja e identitetit nuk matet me fjalë. Ajo matet me faktin nëse vendi po përparon apo po qëndron në vend. Von der Leyen deklaroi qartë se Evropa po pret Maqedoninë me gjuhën dhe identitetin e saj. Kushti mbeti i njëjtë: reforma dhe bashkëpunim me Prokurorinë Publike Evropian para anëtarësimit. Kjo nuk është një çështje dypalëshe. Ky është një kusht evropian.

    Mickoski thotë se nuk po merret me “kocka nga e kaluara”, por me një të ardhme për fëmijët. E ardhmja ndërtohet me institucione të pavarura, jo me një gjyqësor me telefon. Ndërtohet me reforma që ai i premtoi deri më 1 qershor, por nuk i përfundoi. Ndërtohet me një buxhet që nuk mbushet me kredi të reja për të paguar ato të vjetrat dhe me një kufi që nuk lejon ngarkesa pa asnjë përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

    Nga LSDM thonë se interesat shtetërore nuk mbrohen nga izolimi.

    “Ata po mbrojnë veten me një vend në Evropë ku merren vendime dhe ku jeta është më e mirë. Kur vendi nuk përmendet në mesazhet për zgjerimin, kjo nuk është mbrojtje. Ky është një rezultat. Qytetarët janë të lodhur duke pritur. Ata janë gjithashtu të lodhur duke gërmuar kocka nga e kaluara. Nuk ka më arsye për të mbjellë urrejtje ndëretnike. Ne e dimë se kjo shërben për të ruajtur vlerësimin tashmë plotësisht të fundosur të Mickoskit dhe rënien e lirë të qeverisë kriminale. Nuk ka kohë për të pritur. Nëse presim dhe gërmojmë kocka, nuk do të ketë më askënd në Maqedoni që ta dëgjojë Mickoskin për kockat. Emigrantët, punëtorët ekonomikë, ata 100.000 që ai planifikon të importojë dhe të zëvendësojë të rinjtë, nuk do të dinë asgjë për kockat nga e kaluara. Të vetmet kocka që do të mbeten janë kockat në tryezë. Le të përfundojë Mickoski reformat dhe të mundësojë anëtarësimin në BE. BE-ja është një standard më i mirë që tani po shtyhet”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/

  • Si ta ndihmojmë trupin të përshtatet më lehtë me orën dimërore

    Si ta ndihmojmë trupin të përshtatet më lehtë me orën dimërore

    Ndërrimi i orës në vjeshtë, kur akrepat kthehen një orë prapa, u jep shumicës së njerëzve mundësinë të flenë një orë më shumë.

    Megjithatë, ndryshimi i ritmit ditor mund të ndikojë përkohësisht te gjumi dhe energjia, ndaj ekspertët këshillojnë disa zakone të thjeshta për t’u përshtatur më shpejt.

    Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që ora të kthehet prapa para se të shkoni në shtrat, ndërsa zgjimi të vazhdojë në orarin e zakonshëm.

    Megjithatë, një orë shtesë gjumi nuk mjafton për të kompensuar mungesën e gjumit të grumbulluar gjatë javëve të mëparshme.

    Një rol të rëndësishëm luajnë drita natyrale dhe orari i rregullt. Ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit dhe mbajtja e të njëjtave orare për gjumin dhe zgjimin mund ta ndihmojnë trupin të përshtatet me ndryshimin.

    Ekspertët këshillojnë gjithashtu shmangien e ekraneve rreth dy orë para gjumit, kufizimin e kafesë pas mesditës dhe uljen e konsumit të alkoolit.

    Aktiviteti fizik është i dobishëm, por preferohet të kryhet në mëngjes ose pasdite, jo menjëherë para se të flini.

    Meqë pas ndërrimit të orës errësira bie më herët, ditët e para mund të sjellin përgjumje më të shpejtë në mbrëmje.

    Megjithatë, rekomandohet të mos zhvendoset ndjeshëm ora e gjumit, në mënyrë që të ruhet ritmi i zakonshëm. /Telegrafi/

  • Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

    Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

    Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

    Shqipëria ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, përmes nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse në një ceremoni të mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në Tiranë.

    Marrëveshja u nënshkrua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, gjeneralmajor Jasper Jeffers.

    Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Nufi theksoi angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes dhe garantimin e sigurisë në Gaza.

    “Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, u shpreh Nufi.

    Nënshkrimi i marrëveshjes formalizon pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë nismë ndërkombëtare, e cila synon të kontribuojë në stabilizimin e situatës së sigurisë në Gaza.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albania signs International Stabilisation Force participation agreement in Gaza

    Albania has formalised its participation in the International Stabilisation Force ( The ISF) in Gaza, through the signing of the relevant agreement at a ceremony held at the Albanian Army Staff General in Tirana.

    The deal was signed by Albania’s Chief of General Staff Armed Forces, Lieutenant General Arben Kigg, and International Stabilisation Force Commander General Jasper Jeffers.

    Albanian Defence Minister Ermal Nufi also attended the ceremony, as did Ambassador of the United States of America to Tirana Eric Wendt.

    Through a response to social networks, Minister Nufi stressed Albania’s commitment to contributing to international efforts to establish peace and ensure security in Gaza.

    As a founding member of the Peace Board, Albania reaffirms its commitment to contributing to international efforts to establish peace, ensure security and create conditions for a stable stability in Gaza, Nufi said.

    Signing the agreement formalises Albania’s participation in this international initiative, which aims to contribute to the stabilisation of the security situation in Gaza.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rruaza shkëlqyese dhe taka argjendi, zgjedhja e Christine McGuinness në Londër

    Rruaza shkëlqyese dhe taka argjendi, zgjedhja e Christine McGuinness në Londër

    Christine McGuinness u shfaq me një veshje tërësisht në ngjyrë argjendi, teksa largohej nga një event boksi në hotelin JW Marriott Grosvenor House në Londër.

    Personazhi televiziv 38-vjeçar zgjodhi një fustan të mbuluar me rruaza shkëlqyese, me një pjesë të sipërme në stil korseje dhe material transparent.

    E çara e lartë deri në kofshë i jepte fustanit një tjetër element të spikatur, ndërsa shkëlqimi i materialit e bënte veshjen të dallueshme nën dritat e mbrëmjes, shkruan DailyMail.

    Ajo e kombinoi fustanin me taka argjendi dhe një çantë dore në të njëjtën ngjyrë, duke ruajtur një linjë të unifikuar nga koka te këmbët.

    Vathët e ndritshëm dhe disa unaza argjendi plotësuan kombinimin pa ia hequr vëmendjen fustanit.

    Dalja vjen pak ditë pasi Christine mori pjesë në darkën gala të Fondacionit Pink Ribbon, ku u shfaq me një fustan të shkurtër rozë me fjongo, në përputhje me simbolikën e organizatës që mbështet personat e prekur nga kanceri i gjirit. /Telegrafi/

  • Lajm i rëndë për Artetën, ylli i Arsenalit do të mungojë të paktën gjashtë javë shkaku i lëndimit

    Lajm i rëndë për Artetën, ylli i Arsenalit do të mungojë të paktën gjashtë javë shkaku i lëndimit

    Arsenali rrezikon të mbetet pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv për të paktën gjashtë javë, pasi Bukayo Saka ka pësuar një lëndim në muskulin kuadriceps gjatë ndeshjes ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

    Sipas raportimeve të HandofArsenal, sulmuesi anglez pritet të mungojë të paktën gjashtë javë, ndërsa disa burime sugjerojnë se rikuperimi mund të zgjasë deri në tetë javë.

    Nëse ky afat konfirmohet, Saka mund të rikthehet në fushë në fund të dhjetorit, gjatë periudhës së ngarkuar të festave të fundvitit.

    Megjithatë, Arsenali ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kohëzgjatjen e mungesës së tij. Trajneri Mikel Arteta ka bërë të ditur se nevojiten ekzaminime të tjera mjekësore për të përcaktuar më saktë shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit.

    Heavy news for Artemis, star of Arsenal will be missing at least six weeks because of the injury.

    Saka u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e dhjetë të barazimit 2-2 ndaj Bayern Munichut, pasi ndjeu dhimbje të forta në kofshë gjatë një aksioni. Pas ndeshjes, Arteta nuk e fshehu shqetësimin për gjendjen e lojtarit, duke pranuar se situata nuk dukej aspak e mirë.

    Mungesa e mundshme e Sakas do të ishte një goditje e madhe për Arsenalin, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e tij në lojën sulmuese të skuadrës.

    Sipas statistikave të publikuara nga Sky Sports, Arsenali ka regjistruar përqindje më të lartë të fitoreve në Ligën Premier kur anglezi ka qenë titullar sesa në ndeshjet kur ai ka munguar./Telegrafi/

  • Heavy news for Artemis, star of Arsenal will be missing at least six weeks because of the injury.

    Heavy news for Artemis, star of Arsenal will be missing at least six weeks because of the injury.

    The Arsenal risks being left without one of the most important players in the offensive department for at least six weeks, as Bukayo Saka has suffered a injury in the framework muscle during the match against Bayern Munichu in the Champions League.

    According to reports Handof ArsenalThe English assailant is expected to be missing at least six weeks, while some sources suggest recovery could last up to eight weeks.

    If this deadline is confirmed, Saka could return to the field in late December during the busy period of the holiday season.

    However, Arsenal has not yet officially confirmed the length of his absence. Coach Michael Arteta has indicated that additional medical examinations are needed to determine more accurately the degree of injury and recovery.

    Heavy news for Artemis, star of Arsenal will be missing at least six weeks because of the injury.

    Saka was forced to leave the field at the tenth minute of the 2-2 draw against Bayern Munichu, after feeling severe pain in thighs during an action. After the match, Arteta did not hide concern over the player’s situation, acknowledging that the situation did not look good at all.

    Sakas’ possible absence would be a major blow to Arsenal, especially given his importance in the team’s offensive game.

    According to statistics published by Sky Sports, The Arsenal has recorded higher percentages of victories in the Premier League when the English was title than in the games when he was missing. /Telegraph/

  • Çitaku zotohet se Ligji për Dhomat e Specializuara do të hyjë në fuqi brenda afateve të parapara

    Çitaku zotohet se Ligji për Dhomat e Specializuara do të hyjë në fuqi brenda afateve të parapara

    Çitaku zotohet se Ligji për Dhomat e Specializuara do të hyjë në fuqi brenda afateve të parapara

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka garantuar se Ligji për Dhomat e Specializuara, i cili është kthyer në Kuvend për rishqyrtim, do të hyjë në fuqi brenda afateve të parapara.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka bërë të ditur se ligji do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh, duke theksuar se PDK-ja do t’i qëndrojë zotimit për jetësimin e tij.

    Çitaku ka theksuar se kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk përbën tërheqje nga nisma dhe as nuk e zbeh qëndrimin e partisë për miratimin e tij.

    Sipas Çitakut, brenda PDK-së nuk ka asnjë çështje tjetër që e tejkalon rëndësinë e jetësimit të këtij ligji, për të cilin, siç ka thënë ajo, partia është e bashkuar dhe e vendosur.

    Postimi i plotë:

    Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë!

    Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund.

    E kuptoj shqetësimin e atyre që e kanë mbështetur sinqerisht këtë ligj dhe i mirëpresim kritikat e bazuara.

    Por një gjë duhet të jetë e qartë: kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk është as tërheqje prej tij – dhe as nuk e zbehë atë. Qëndrimi ynë mbetet ai i ditës kur e propozuam dhe kur e votuam.

    Për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të ngritura, si sponsorizues i dham procesit edhe katër javë kohë. Qëllimi është një dhe i vetëm: të hiqet çdo mëdyshje, të forcohet baza juridike e ligjit dhe të sigurohet zbatimi i tij në praktikë.

    Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur.

    Qytetarëve që protestuan, mbështetësve tanë dhe të gjithë atyre që besuan në këtë nismë u them: zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Citaku vows that the Law for Specialised Chambers will enter into force within the previous deadlines

    Kosovo Democratic Party of Kosovo Chairman-in-Chief Advise ( The PDK, Vlora Citaku, has pledged that the Law for Specialised Chambers, which has returned to the Assembly for review, will come into force within the previous deadlines.

    Through a Facebook post, Citaku has announced that the law will be reviewed in the Assembly within four weeks, stressing that the PDK will remain pledging to its existence.

    Citaku has stressed that the PDK’s request to restore the law in the Assembly does not amount to withdrawal from the initiative, nor does it cloud the party’s stance on its adoption.

    According to Chitak, inside The PDK has no other issue exceeding the importance of living this law, which, as it has said, the party is united and determined.

    Full Posting:

    The law protecting the KLA will be passed!

    I’m saying from the beginning, without any room for dilemmas: within four weeks, the law will be reviewed in the Parliament and will come into force within the expected deadlines. This is our vow, and we will endure to the end.

    I understand the concern of those who have sincerely supported this law and welcome the criticism based.

    But one thing has to be clear: the PDK’s demand for the return of the law to the Assembly is neither withdrawing it nor dimling it. Our attitude remains that of the day we proposed it and when we voted it.

    To answer the questions raised, as sponsors we gave the process four weeks. The goal is one and only: to remove any confusion, strengthen the legal basis of the law and ensure its implementation in practice.

    To PDK and inside The PDK, there is no subject other than the life of this law, for which we are fully united and determined.

    To the citizens who protested, to our supporters, and to all who believed in this initiative, I say, The vow which we have made before you stands. And we’re gonna finish this!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, brenda katër javësh do të rishqyrtohet në Kuvend

    Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, brenda katër javësh do të rishqyrtohet në Kuvend

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara, do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh.

    Çitaku bën të ditur se PDK-ja do t’i qëndrojë zotimit për jetësimin e këtij ligji, duke theksuar se rikthimi i tij në Kuvend nuk nënkupton tërheqje nga nisma dhe as zbehje të qëndrimit të partisë.

    Ajo ka bërë të ditur se si sponsorizuese e nismës, PDK-ja i ka dhënë procesit edhe katër javë kohë, me qëllim të adresimit të pikëpyetjeve të ngritura dhe forcimit të bazës juridike të ligjit.

    “Për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të ngritura, si sponsorizues i dham procesit edhe katër javë kohë. Qëllimi është një dhe i vetëm: të hiqet çdo mëdyshje, të forcohet baza juridike e ligjit dhe të sigurohet zbatimi i tij në praktikë”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka theksuar se brenda PDK-së ekziston unitet për këtë çështje, duke shtuar se partia mbetet e vendosur për ta çuar nismën deri në fund.

    “Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur”, ka thënë ajo.

    Çitaku u është drejtuar edhe qytetarëve që protestuan dhe mbështetësve të kësaj nisme, duke u siguruar se zotimi i dhënë do të mbahet.

    “Qytetarëve që protestuan, mbështetësve tanë dhe të gjithë atyre që besuan në këtë nismë u them: zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka shkruar Çitaku.

    Burimi: Dukagjini