Category: Lajme

  • Kos: Integrimi evropian i Shkupit varet nga politikanët e vendit dhe ndryshimet kushtetuese

    Kos: Integrimi evropian i Shkupit varet nga politikanët e vendit dhe ndryshimet kushtetuese

    Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos sot tha se Maqedonisë së Veriut i duhen vetë ndryshimet kushtetuese, që pastaj të vazhdojë rrugën e saj evropiane.

    “Ndryshimet kushtetuese janë hapi që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të vazhduar procesin e integrimit evropian pa vendime të mëtejshme politike, tha Komisionerja e BE-së për Zgjerimin”, Marta Kos, pas një takimi me zv. kryeministrin dhe ministrin e RMV-së për Çështjet Evropiane, Bekim Sali, sot në Bruksel, përcjell “BGNES”.

    Komisionerja Evropiane i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë qeverisë së Maqedonisë që të përmbushë detyrimin e saj në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

    “Nuk ka shumë gjëra që duhen bërë. Ka shumë, por bëhet fjalë për një hap, ndryshimet kushtetuese. Pasi të miratohen ndryshimet kushtetuese, do të jemi në gjendje të vazhdojmë pa vendime të mëtejshme politike. Pra, ky është apeli im për qeverinë: ju lutem bëjeni, përmbushni detyrimin tuaj. Jam e sigurt se atëherë do të jemi në gjendje të ecim përpara në interesin më të mirë të qytetarëve tuaj”, tha ajo.

    Sipas mendimit të saj, momenti aktual është një mundësi për Maqedoninë e Veriut që të ecë përpara drejt BE-së, duke treguar përparimin e vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor.

    “Shpresoj që shumë shpejt do të nënshkruajmë marrëveshjen e pranimit me Malin e Zi. Shqipëria gjithashtu po bën përparim të mirë. Pra, ky është momenti i duhur që Maqedonia e Veriut të ecë përpara. Varet nga politikanët në Maqedoninë e Veriut të përmbushin pritjet”, tha Kos./Telegrafi/

  • Melania Trump ndërhyn për paqe, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal

    Melania Trump ndërhyn për paqe, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-së, ka arritur të sigurojë një armëpushim të kufizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, vetëm për qytetin e Oleškyt.

    Sipas njoftimit, të dyja palët kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në qytet, në mënyrë që të mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare dhe organizimi i evakuimit të civilëve përmes një korridori të sigurt.

    Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor.

    Olešky është një qytet ukrainas në anën e lumit Dnipro të pushtuar nga Rusia, përballë qytetit të Hersonit.

    Që nga pushtimi nga forcat ruse në vitin 2022, qyteti është shkatërruar rëndë dhe është izoluar nga pjesa tjetër e botës.

    Megjithatë, mijëra civilë, përfshirë fëmijë, vazhdojnë të jetojnë atje, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe furnizime të rregullta me ushqime.

    Sipas dëshmive të banorëve për Sky News, disa njerëz janë detyruar të ziejnë bar për të mbijetuar.

    Armëpushimi i njoftuar synon të krijojë mundësi për ndihma humanitare dhe evakuimin e civilëve nga një prej zonave më të goditura të luftës. /Telegrafi/

  • Zvicra vazhdon mbështetjen për edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit në Kosovë

    Zvicra vazhdon mbështetjen për edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit në Kosovë

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka mirëpritur fokusin e Kongresit të VIII të Mjekësisë në edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit, duke theksuar rëndësinë e tyre në përmirësimin e rezultateve shëndetësore dhe forcimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka bërë të ditur se Zvicra ka kontribuar në avancimin e edukimit dhe promovimit shëndetësor në Kosovë përmes partneritetit ndërmjet dy vendeve, shkruan Telegrafi.

    Ky bashkëpunim, sipas Ambasadës, ka përfshirë mbështetjen për zhvillimin profesional, kujdesin shëndetësor parandalues dhe fuqizimin e pacientëve.

    “Ne mirëpresim fokusin në edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit në Kongresin e sivjetmë Mjekësor të Odës së Mjekëve të Kosovës. Kjo pasqyron njohjen gjithnjë e më të madhe të rëndësisë së tyre në përmirësimin e rezultateve shëndetësore dhe forcimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës.

    Kongresi i VIII i Mjekësisë, i organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, po mbahet me temën:

    “Promovimi dhe edukimi shëndetësor në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”.

    Sipas njoftimit të Odës së Mjekëve të Kosovës, punimet e kongresit kanë filluar në Hotel Emerald, në Prishtinë, sipas agjendës së paraparë.

    Gjatë dy ditëve të këtij aktiviteti do të prezantohen mbi 130 punime shkencore nga ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë. Kongresi synon të shërbejë si mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale, avancimin e njohurive shkencore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të anëtarëve të Odës.

    Sipas Odës, këto aktivitete kanë për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj pacientëve.

    Kongresi është akredituar me 25 pikë për pjesëmarrje aktive dhe 20 pikë për pjesëmarrje pasive.

    Me fokusin te edukimi dhe promovimi shëndetësor, kongresi trajton tema që lidhen me rëndësinë e informimit për shëndetin dhe kujdesit parandalues, ndërsa mbështetja e Zvicrës në këto fusha është pjesë e partneritetit të saj me Kosovën./Telegrafi/

  • Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

    Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

    Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

    Një marinar ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije tregtare u godit nga një dron të premten në mëngjes, pranë brigjeve të Rumanisë. Nëntë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa anija u përfshi nga flakët dhe u përmbys.

    Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, e cilësoi incidentin si “një shembull të ri të pasojave tragjike të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

    Roja Bregdetare Rumune ka nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, rreth 13 milje detare në lindje të portit të Kostancës, porti më i madh i vendit. Autoritetet po kërkojnë tre marinarët e zhdukur, por kushtet e këqija atmosferike dhe dukshmëria e ulët kanë penguar ndërhyrjen me helikopter.

    Sipas Autoritetit Detar Rumun, anija tregtare, e identifikuar si Khoryv dhe që lundronte nën flamurin e Ishujve Komore, lëshoi sinjalin e emergjencës rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, pas goditjes nga droni.

    Anija pësoi “dëme të mëdha dhe u përmbys, me një rrezik të menjëhershëm fundosjeje”, bëri të ditur Autoriteti Detar Rumun.

    Ekuipazhi përbëhej nga 10 shtetas ukrainas dhe tre shtetas azerbajxhanas. Sipas Ministrisë së Brendshme të Rumanisë, 10 anëtarë të ekuipazhit u nxorën nga një anije tjetër tregtare që ndodhej në zonë, nëntë prej tyre të gjallë dhe një pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Flier attack on the Black Sea, one dead and three missing after the ship’s collapse

    A sailor has lost his life, while three others result missing after a merchant ship was hit by a threat Friday morning near Romania’s coast. Nine crew members were rescued as the ship was engulfed in flames and overturned.

    Romania’s president, Nicuıor Dan, described the incident as a new example of the tragic consequences of Russia’s aggression against Ukraine.

    The Romanian Coast Guard has launched a wide search-saving operation, about 13 nautical miles east of the port of Constance, the country’s largest port. Authorities are looking for three missing sailors, but poor weather conditions and low visibility have hampered helicopter intervention.

    According to Romanian Marine Authority, commercial ship, identified as Khoryv And sailing under the flag of the Command Islands, it issued the emergency signal at around 10:00 local times, after being struck by fear.

    The ship suffered large damage and was overthrown, with an immediate sinking risk, Romanian Marine Authority announced.

    The crew consisted of 10 Ukrainian citizens and three Azerbaijani citizens. According to Romania’s Interior Ministry, 10 crew members were removed from another commercial ship located in the area, nine of them alive and one without life signs, while three others resulted missing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë

    Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë

    Barcelona mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të El Clasicos ndaj Real Madridit, pasi Jules Kounde pritet ta humbasë përballjen e së dielës.

    Sipas gazetës spanjolle Diario AS, mbrojtësi francez mungoi edhe në stërvitjen e së premtes, ndërsa rikuperimi nga ndrydhja e kyçit të këmbës po ecën më ngadalë sesa ishte parashikuar.

    Kounde e pësoi lëndimin gjatë ndeshjes ndaj Real Betisit dhe, përkundër përpjekjeve për t’u rikuperuar në kohë, mundësitë që ai të jetë i gatshëm për sfidën kundër Real Madridit janë shumë të vogla.

    Francezi mungoi edhe në humbjen 4-2 të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Të premten, ai vazhdoi punën individuale në palestër, larg stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës.

    Barcelona gets another hit before El Classico, team star is expected to be missing

    Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për trajnerin e Barcelonës, pasi edhe Eric Garcia është jashtë për shkak të një lëndimi.

    Në këto rrethana, Xavi Espart pritet ta ruajë vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes për El Clasicon, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër PSG-së.

    Barcelona do të shpresojë që Espart ta konfirmojë formën e treguar në Evropë, në një ndeshje ku çdo mungesë mund të ketë ndikim të rëndësishëm./Telegrafi/

  • Barcelona gets another hit before El Classico, team star is expected to be missing

    Barcelona gets another hit before El Classico, team star is expected to be missing

    Barcelona could face a significant lack on El Classicos’ eve of Real Madrid, as Jules Kounde is expected to lose Sunday’s face.

    According to the Spanish newspaper Diario AS, The French defender also missed Friday training while recovery from the spraining of the ankle is moving slower than anticipated.

    Counde suffered the injury during the match against Real Betis and, despite attempts to recover in time, the chances of his being willing to challenge Real Madrid are very small.

    The Frenchman also missed Barcelona’s 4-2 defeat of Paris Saint-Germain in the Champions League. On Friday, he continued his individual work at the gym, away from training with the rest of the team.

    Barcelona gets another hit before El Classico, team star is expected to be missing

    The situation becomes even more complicated for Barcelona coach, since Eric Garcia is also out because of an injury.

    Under these circumstances, Xavi Espart is expected to retain the country on the right-hand side of the El Classico defence, following his impressive performance against PSG’s.

    Barcelona will hope that Espart confirms the form shown in Europe, in a match where any absence can have significant impact. /Telegraph/

  • Simone Ashley zgjedh një fustan të kuq TOVE prej 1,125 eurosh për mbrëmjen në Londër

    Simone Ashley zgjedh një fustan të kuq TOVE prej 1,125 eurosh për mbrëmjen në Londër

    Simone Ashley u shfaq me një fustan të kuq nga marka TOVE, me çmim prej 980 funtesh (rreth 1,125 euro), në hapjen e dyqanit kryesor të markës DeMellier në Sloane Square të Londrës.

    Aktorja 31-vjeçare, e njohur për rolin e saj në serialin Bridgerton, kombinoi fustanin me mëngë të shkurtra dhe detaje të mbledhura me taka të zeza dhe një çantë në të njëjtën ngjyrë.

    Në këtë event morën pjesë edhe aktorja Lesley Manville, këngëtarja Birdy, modelja Tigerlily Taylor dhe themeluesja e DeMellier, Mireia Llusia-Lindh, shkruan DailyMail.

    Dyqani i ri është konceptuar si një hapësirë që pasqyron identitetin e markës, me mobilie vintage, vepra arti dhe ambiente të ngrohta.

    Hapja shënoi gjithashtu prezantimin ekskluziv në dyqan të dy modeleve të reja të çantave, The Sloane dhe The Midi Sloane.

    Karriera e Simone Ashley mori hov pas rolit në Sex Education, ndërsa famën ndërkombëtare e fitoi si Kate Sharma në sezonin e dytë të Bridgerton.

    Së fundmi, ajo është përfshirë edhe në kastin e filmit The Devil Wears Prada 2, ku interpreton Amar i-n, asistenten e re të Miranda Priestly. /Telegrafi/

  • ASK: 99,1 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet

    ASK: 99,1 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ekonomitë Familjare për vitin 2026, sipas së cilës 99,1 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet.

    Sipas të dhënave të publikuara më 23 tetor, vetëm 0,8 për qind e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet, ndërsa 0,1 për qind nuk kanë dhënë një përgjigje të përcaktuar.

    Sa i përket grupmoshave, përqindja më e lartë e përdorimit të internetit është te personat e moshës 16 deri në 24 vjeç, me 19,8 për qind. Pas tyre renditen grupmosha 25–34 vjeç me 19,5 për qind, ajo 35–44 vjeç me 17,9 për qind dhe grupmosha 45–54 vjeç me 17,7 për qind.

    Ndërkaq, grupmosha 55–64 vjeç përbën 15 për qind të përdoruesve, ndërsa përqindja më e ulët është te personat e moshës 65 deri në 74 vjeç, me 10 për qind.

    Të dhënat e ASK-së tregojnë gjithashtu se meshkujt përbëjnë 52,4 për qind të përdoruesve të internetit, ndërsa femrat 47,6 për qind.

    Një tjetër gjetje e anketës lidhet me përdorimin e inteligjencës artificiale (IA). Sipas ASK-së, 98,4 për qind e individëve e kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit, ndërsa 57,4 për qind e tyre kanë shfrytëzuar mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale për qëllime të ndryshme private, arsimore ose profesionale.

    Rezultatet pasqyrojnë përhapjen e gjerë të qasjes në internet në ekonomitë familjare në Kosovë, si dhe përdorimin në rritje të teknologjive të reja digjitale, përfshirë mjetet e inteligjencës artificiale./Telegrafi/

  • Kim Kardashian feston 46-vjetorin në Romë, shfaqet me fustan të bardhë me dekolte të theksuar

    Kim Kardashian feston 46-vjetorin në Romë, shfaqet me fustan të bardhë me dekolte të theksuar

    Kim Kardashian ka vazhduar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku është fotografuar së bashku me nënën e saj, Kris Jenner, gjatë një vizite në dyqanin e markës luksoze Bvlgari.

    Ylli i reality show-t kishte zgjedhur një fustan të bardhë me dekolte shumë të hapur, të kombinuar me këpucë me platformë të lartë.

    Pamjen e plotësoi me flokët e mbledhur në një bisht të lartë dhe të lëmuar, shkruan DailyMail.

    Edhe Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq me një kombinim elegant, duke veshur një xhaketë rozë Chanel me një veshje në ngjyrë bordo.

    Ndërkohë, partneri i Kim, piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, nuk ishte me të gjatë vizitës, pasi ndodhej në Austin për Çmimin e Madh të SHBA-së.

    Megjithatë, Kim ka folur së fundmi me entuziazëm për lidhjen e tyre, duke pranuar në një episod të The Kardashians se është shumë e lumtur.

    Çifti është përfolur për një lidhje romantike që nga shkurti dhe më pas e bëri publike romancën.

    Që atëherë, Kim është parë duke mbështetur Hamiltonin në garat e Formula 1, ndërsa dyshja është shfaqur së bashku edhe në evente publike. /Telegrafi/