Category: Lajme

  • Citaku: Law protecting KLA will pass, within four weeks will be reviewed in Parliament

    Kosovo Democratic Party of Kosovo leader Vlora Citaku’s duty has declared that the Law for Specialised Chambers will be reviewed in the Assembly within four weeks.

    Citaku suggests that the PDK will remain pledging to live this law, stressing that its return to the Assembly does not imply withdrawal from the initiative, nor a breakdown in the party’s stance.

    She has made it known as sponsor of the initiative, The PDK has given the process another four weeks, with the goal of addressing the questions raised and strengthening the law base.

    To answer the questions raised, as sponsors we gave the process four weeks. The goal is one and only: to remove any confusion, strengthen the legal basis of the law and ensure its implementation in practice, Citaku wrote.

    She stressed that inside The PDK has unity on this issue, adding that the party remains committed to taking the initiative to the end.

    To PDK and inside The PDK, there is no subject but to the life of this law, which we are fully united and established, she has said.

    Citaku has also turned to citizens who protested and supporters of this initiative, making sure that the commitment made will be made.

    To the citizens who protested, to our supporters, and to all who believed in this initiative, I say, The vow which we have made before you is true. And we’re going to finish this!

    Source Layer: Dukeagini

  • Raye fiton çmimin prestigjioz 'Mercury Prize' për albumin e saj të dytë

    Raye fiton çmimin prestigjioz ‘Mercury Prize’ për albumin e saj të dytë

    Artistja britanike e jazz-it dhe soul-it, RAYE, është shpallur fituese e edicionit të këtij viti të çmimit prestigjioz Mercury Prize, duke triumfuar ndaj emrave të njohur të muzikës, përfshirë Paul McCartney, Florence + The Machine dhe favoriten Olivia Dean.

    Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Rachel Keen, u vlerësua për albumin e saj të dytë, “This Music May Contain Hope”, duke marrë në duar trofeun e shumëkërkuar.

    RAYE arriti të mposhtë konkurrencën e Olivia Dean, e cila konsiderohej favorite për çmimin, si dhe të JADE, Florence + The Machine, albumit përmbledhës “Help (2)” të organizatës War Child dhe Paul McCartney. Ky i fundit ishte nominuar për herë të parë në karrierën e tij për këtë çmim, në moshën 84-vjeçare, me albumin e ri “The Boys of Dungeon Lane”.

    Juria vlerësoi albumin e RAYE për ndërthurjen e shkëlqyer të elegancës së Hollywood-it të dikurshëm me realizmin e jetës së përditshme. Në album përfshihet edhe kënga e suksesshme “Where Is My Husband!”, ndërsa projekti rrëfen historinë e një gruaje të re që përballet me sfidat e përditshme të jetës dhe dashurisë, duke përcjellë një mesazh gëzimi dhe shprese.

    “RAYE shfaq imagjinatë dhe një vizion të jashtëzakonshëm, duke dëshmuar se çfarë mund të jetë një album. Ajo shkon përtej një stili apo zhanri të vetëm për të realizuar vizionin e saj artistik”, thuhet në deklaratën e jurisë.

    Sipas saj, albumi i RAYE është një vepër e jashtëzakonshme që do të shërbejë si frymëzim i madh edhe në vitet në vijim.

    Duke pranuar çmimin, këngëtarja nuk e fshehu emocionin dhe mirënjohjen.

    “Nuk mund t’ju tregoj se sa mirënjohëse jam që po e mbaj këtë çmim në duar. Po dridhem, jam e lodhur nga udhëtimi, jam e rraskapitur dhe mirënjohëse. Gjithçka më duket ende e paqartë”, u shpreh ajo.

    RAYE foli gjithashtu për rëndësinë që kanë albumet për të, duke theksuar se gjithmonë ka besuar se ato përfaqësojnë një formë të rëndësishme të shprehjes artistike.

    Raye (Getty Images)

    “Albumet janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Nuk dua të dukem e hidhëruar, sepse mendoj se në pjesën më të madhe jam pajtuar me të kaluarën time. Por, kur vjen nga një realitet ku gjithçka sillet rreth këngëve të veçanta dhe ndjekjes së suksesit të radhës, ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse që po vlerësohem për këtë”, tha ajo.

    Me këtë deklaratë, artistja iu referua edhe përvojës së saj të mëparshme me kompaninë diskografike, me të cilën u nda pasi e akuzoi se nuk e lejonte të publikonte albumin e saj debutues.

    Në vitin 2023, RAYE publikoi albumin “My 21st Century Blues” si artiste e pavarur, një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt kontrollit më të madh mbi krijimtarinë dhe karrierën muzikore.

    Gjatë fjalimit të saj, këngëtarja e përshkroi muzikën si “ilaç”, duke shpjeguar se shpreson që mesazhi i albumit të arrijë te njerëzit që kanë nevojë për të.

    “Lotët do të fillojnë të rrjedhin tani, prandaj thjesht do të them: ‘This Music May Contain Hope’. ‘Shpresa’ është një fjalë paksa e ndjeshme dhe e tepruar, sidomos për ne britanikët. Nuk jemi mësuar të flasim për gjëra kaq të thella, por shpresa është diçka që na nevojitet të gjithëve. Muzika është pikërisht kjo, muzika është ilaç. Shpresoj që ky mesazh të arrijë te kushdo që ka nevojë për të. Ju falënderoj shumë për këtë çmim”, u shpreh RAYE.

    Raye (Foto: Joseph Okpako/Getty)

    Kjo ishte hera e dytë që artistja nominohej për Mercury Prize. Herën e parë ishte vlerësuar për albumin debutues “My 21st Century Blues”, i cili i hapi rrugën një tjetër arritjeje të rëndësishme: në vitin 2024, ajo theu rekordin në BRIT Awards, duke fituar gjashtë çmime brenda një edicioni të vetëm.

    RAYE tashmë i bashkohet listës së fituesve të mëparshëm të Mercury Prize, ku bëjnë pjesë Sam Fender, Ezra Collective, Michael Kiwanuka, Little Simz, Arlo Parks dhe Young Fathers, si dhe grupe e artistë të njohur si Arctic Monkeys, Pulp, PJ Harvey dhe Franz Ferdinand.

    Ceremonia e këtij viti u mbajt të enjten në mbrëmje në Utilita Arena, në Newcastle. Mercury Prize është një nga vlerësimet më të rëndësishme të industrisë muzikore britanike dhe irlandeze, që çdo vit nderon albumin më të mirë të publikuar nga një artist ose grup nga Britania e Madhe apo Irlanda. /Telegrafi/

  • Kurti: 515 rekrutë të rinj i bashkohen FSK-së për mbrojtjen e atdheut

    Kurti: 515 rekrutë të rinj i bashkohen FSK-së për mbrojtjen e atdheut

    “515 qytetarë të Republikës që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut. 515 pushkë më shumë për sigurinë e vendit. 515 garantues të rinj të lirisë dhe të paqes. Të dashur ushtarë, rrugëtimin tuaj sot e filloni duke e ditur thellë në qenien tuaj që liria jonë është rezultat i përpjekjeve të shumë brezave, i atyre që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për vendin tonë”, ka theksuar ai.

    Tutje Kurti tha se “UÇK-ja ishte dhe mbetet simbol i vendosmërisë së popullit tonë për të mos u nënshtruar, për të mos u pajtuar me robërinë. Flijimi i dëshmorëve e martirëve të kombit na obligon që ta ruajmë të vërtetën historike, ta nderojmë luftën e drejtë çlirimtare e të krenohemi me të kudo që jemi e ngado që shkojmë”.

    “Nga malet e Drenicës, te Kullat e Dukagjinit, nga Drini i Bardhë te Ibri e Sitnica, nga Llapi e Gollaku te Anamorava e Karadaku, çdo krahinë e rajon, qytet e fshat, kodër e luginë, ruan kujtime të rezistencës dhe kryengritjes, të përpjekjeve për liri dhe të dashurisë për atdheun”, u shpreh Kurti mes tjerash.

    Ai tha më tej se në këtë tokë, “liria është histori familjesh, sakrificë brezash dhe përgjegjësi që trashëgohet”.

    “Ushtria është një nga shtyllat kryesore të shtetit. Zhvillimi i saj është obligim yni për të ndërtuar institucione, me mundësi dhe aftësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbrojtur sovranitetin e shtetit dhe integritetin territorial të Republikës, në përputhje me mandatin e saj kushtetues dhe ligjor”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

    Ai u zotua për investime mbi 1 miliard euro në ushtri.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti: 515 new recruits join KSF for Homeland Protection

    515 citizens of the Republic who have chosen to serve their homeland. 515 more rifles for the country’s security. 515 new guarantors of freedom and peace. Dear soldiers, you start your journey today by knowing deep in your being that our freedom is the result of the efforts of many generations, of those who gave everything of themselves to our country, he stressed.

    Sure Kurt said that. The KLA was and remains a symbol of our people’s determination not to submit, to disagree with the captivity. The sacrifice of the martyrs and martyrs of the nation compels us to preserve the historical truth, honor the righteous liberation war, and take pride in it wherever we go.

    From the mountains of Drenica, to the Dukagjin Towers, from the White Drini to the Ibria and Sitnica, from Lip and Gollaku to Karadaku’s Anamorawa, every province of the region, city and village, hill and valley, preserves memories of resistance and rebellion, of freedom and love for the homeland, the Kurti was expressed.

    He further said that in this land, freedom is history of families, generations of sacrifice, and the responsibility inherited.

    Army is one of the main pillars of the state. Its development is our obligation to build institutions, with the ability and ability to guarantee citizens’ security and to defend the sovereignty of the state and territorial integrity of the Republic, in line with its constitutional and legal mandate, Prime Minister Kurti has declared.

    He pledged investments of over 1 billion euros in the military.

    Source Layer: RTKLive

  • Çitaku u përgjigjet kritikave: Zotimin për ligjin që mbron UÇK-në do ta çojmë deri në fund

    Çitaku u përgjigjet kritikave: Zotimin për ligjin që mbron UÇK-në do ta çojmë deri në fund

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se ligji për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parapara.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk nënkupton tërheqje nga kjo nismë dhe as ndryshim të qëndrimit të partisë.

    “Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë! Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund”, ka shkruar ajo.

    Çitaku ka thënë se i kupton shqetësimet e qytetarëve që e kanë mbështetur ligjin dhe se mirëpret kritikat e bazuara, por ka theksuar se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar.

    Sipas saj, procesit i janë dhënë edhe katër javë kohë, me qëllim të largimit të çdo paqartësie, forcimit të bazës juridike të ligjit dhe sigurimit të zbatimit të tij në praktikë.

    “Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur”, ka deklaruar Çitaku.

    Në fund, deputetja e PDK-së u është drejtuar qytetarëve që protestuan, mbështetësve të partisë dhe të gjithë atyre që përkrahën nismën, duke përsëritur se zotimi për miratimin e ligjit do të realizohet.

    “Zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka shkruar tutje Çitaku./Telegrafi/

  • A përkeqësohen dhimbjet e kyçeve kur bën ftohtë? Çfarë zbuluan studimet

    A përkeqësohen dhimbjet e kyçeve kur bën ftohtë? Çfarë zbuluan studimet

    Shumë njerëz me artrit thonë se dhimbjet e kyçeve përkeqësohen kur ndryshon moti.

    Megjithatë, studimet e mëdha tregojnë se lidhja mund të jetë më e ndërlikuar nga sa mendohet dhe se lagështia, veçanërisht në kombinim me motin e ftohtë, mund të luajë rol më të rëndësishëm sesa temperatura e vetme.

    Një studim i Universitetit të Mançesterit, i zhvilluar në vitin 2016 me më shumë se 13 mijë pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar, analizoi të dhënat ditore për dhimbjen dhe kushtet atmosferike.

    Do joint pains get worse when it’s cold? What Studies Found

    Rezultatet treguan se lagështia e lartë lidhej me më shumë dhimbje, ndërsa presioni i ulët atmosferik dhe erërat e forta kishin gjithashtu një lidhje më të vogël. Temperatura e ulët, e marrë veçmas, nuk tregoi lidhje të qartë me dhimbjen në të gjithë grupin.

    Sipas drejtuesit të studimit, Will Dixon, kombinimi i lagështisë së lartë, erës dhe presionit të ulët atmosferik lidhej me një rritje prej rreth 20% të mundësisë për të përjetuar dhimbje të forta krahasuar me një ditë mesatare.

    Megjithatë, ndikimi i përgjithshëm ishte modest dhe rezultatet nuk nënkuptojnë se të gjithë personat me artrit reagojnë njësoj ndaj motit.

    Një studim tjetër nga Shkolla Mjekësore e Harvardit analizoi më shumë se 11 milionë vizita te mjeku nga amerikanë të moshuar.

    Studiuesit nuk gjetën rritje të vizitave për dhimbje të kyçeve ose shpinës gjatë javëve me shi. Megjithatë, analiza shqyrtoi kryesisht reshjet dhe nuk përfshiu të gjithë faktorët atmosferikë, ndaj nuk e përjashton mundësinë që lagështia apo kushtet e tjera të ndikojnë te disa njerëz.

    Edhe një studim evropian me 810 të rritur me osteoartrit zbuloi lidhje mes lagështisë dhe dhimbjes, veçanërisht kur moti ishte relativisht i ftohtë.

    Megjithatë, mekanizmi i saktë nuk është kuptuar ende plotësisht dhe studimet nuk provojnë se ndryshimet e motit janë shkaku i drejtpërdrejtë i dhimbjes. /Telegrafi/

  • Do joint pains get worse when it’s cold? What Studies Found

    Do joint pains get worse when it’s cold? What Studies Found

    Many people with arthritis say that joint pain gets worse when the weather changes.

    However, major research shows that the relationship may be more complicated than thought and that humidity, especially in combination with cold weather, can play a role more important than the only temperature.

    A University of Manchester study, conducted in 2016 with more than 13 thousand participants in the United Kingdom, examined daily data on pain and weather conditions.

    Do joint pains get worse when it’s cold? What Studies Found

    The results showed that high humidity was related to more pain, while low atmospheric pressure and strong winds also had a smaller link. The low temperature taken separately showed no clear connection to the pain throughout the group.

    According to research director Will Dixon, the combination of high humidity, wind and low atmospheric pressure was linked to an increase of about 20% of the opportunity to experience severe pain compared to an average day.

    However, the overall impact was modest, and the results do not mean that all arthritic people respond equally to the weather.

    Another study by Harvard Medical School examined more than 11 million visits to doctors from elderly Americans.

    Researchers found no increase in visits for painful joints or backs during rainy weeks. However, the analysis largely examined rainfall and did not include all the elements, so it does not rule out the possibility that moisture or other conditions affect some people.

    A European study of 810 adults with osteoarter also revealed links between humidity and pain, especially when the weather was relatively cold.

    However, the exact mechanism has not yet been fully understood, and studies do not prove that weather changes are the direct cause of pain. /Telegraphy/

  • Lifestyle Conference 2026: Nga ndërgjegjësimi te veprimi për një shëndet më të mirë

    Lifestyle Conference 2026: Nga ndërgjegjësimi te veprimi për një shëndet më të mirë

    Edicioni i dytë i Lifestyle Conference, organizuar nga Chester Group në Hotel Emerald në Prishtinë, mblodhi profesionistë shëndetësorë, ekspertë dhe përfaqësues institucionalë për të diskutuar sfidat aktuale të shëndetit dhe rëndësinë e parandalimit, reduktimit të dëmit dhe promovimit të një stili jetese më të shëndetshëm.

    Nën moton “Përtej ndërgjegjësimit: Shëndeti i së ardhmes nis me veprime konkrete.”konferenca solli në vëmendje nevojën për ta kthyer ndërgjegjësimin në veprime konkrete, përmes edukimit, zgjedhjeve të informuara dhe bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve.

    Përmes tri paneleve të diskutimit dhe prezantimeve individuale, konferenca trajtoi shëndetin mendor, reduktimin e dëmit (Harm Reduction), parandalimin e sëmundjeve kronike, shëndetin e gruas dhe rolin e inteligjencës artificiale në mjekësi.

    Shëndeti mendor: Nga ndërgjegjësimi te veprimi


    Paneli i parë u përqendrua te shëndeti mendor dhe ndikimi i stresit, ankthit dhe traumave në mirëqenien individuale.

    Diskutimet theksuan rëndësinë e identifikimit të hershëm të vështirësive psikologjike, edukimit që nga fëmijëria, mbështetjes familjare dhe krijimit të një mjedisi ku kërkimi i ndihmës profesionale nuk shoqërohet me paragjykime.

    Dr. Faton Kutllovci, psikiatër, theksoi se identifikimi i hershëm i problemeve të shëndetit mendor dhe qasja në shërbime profesionale janë thelbësore për përmirësimin e mirëqenies dhe parandalimin e përkeqësimit të gjendjes.

    Reduktimi i dëmit në praktikë: Rishikimi i qasjeve ndaj shëndetit, rrezikut dhe zgjedhjes


    Një nga temat qendrore të konferencës ishte reduktimi i dëmit, një qasje që synon zvogëlimin e pasojave negative shëndetësore që lidhen me sjellje dhe faktorë të caktuar të rrezikut.

    Paneli i dytë trajtoi veçanërisht rreziqet që lidhen me përdorimin e duhanit dhe substancave të tjera, rëndësinë e edukimit të të rinjve dhe rolin e familjes, shkollës, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve në parandalim.

    Dr. Besim Morina, specialist i pulmologjisë, theksoi se, ndonëse mjekët kanë rol të rëndësishëm në identifikimin e faktorëve të rrezikut dhe edukimin shëndetësor, praktika shpesh mbetet më shumë e orientuar drejt trajtimit sesa këshillimit parandalues.

    Ai nënvizoi nevojën për forcimin e qasjeve parandaluese, duke vënë në dukje ndryshimet në modelet e përdorimit të duhanit dhe produkteve alternative të nikotinës. Sipas tij, përpjekjet për zvogëlimin e dëmeve të lidhura me duhanin dhe nikotinën kërkojnë masa institucionale, edukim të vazhdueshëm dhe komunikim të hapur me fëmijët që nga mosha e hershme.

    Parandalimi para trajtimit: Stili i jetesës dhe sëmundjet kronike


    Paneli i tretë u fokusua në rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve kronike përmes ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik, kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm.

    Diskutimet vunë në pah se ndryshimet e qëndrueshme në stilin e jetesës mund të kontribuojnë në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut dhe në përmirësimin afatgjatë të shëndetit.

    Dr. Valdet Elshani, specialist i mjekësisë familjare, theksoi se parandalimi dhe ndërhyrja e hershme, të shoqëruara me zgjedhje më të shëndetshme të stilit të jetesës, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut ose vonimin e shfaqjes së sëmundjeve kronike.

    Në këtë kuadër, u theksua edhe rëndësia e diagnostikimit laboratorik dhe kontrolleve periodike në identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore.

    Shëndeti i gruas dhe inteligjenca artificiale në mjekësi

    Përveç diskutimeve në panele, konferenca solli prezantime të veçanta mbi shëndetin e gruas, parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve, si dhe mbi zhvillimet teknologjike që po transformojnë kujdesin shëndetësor.

    Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të inteligjencës artificiale në mjekësi dhe mundësive që ajo ofron për analizimin e të dhënave, mbështetjen e diagnostikimit dhe identifikimin e hershëm të rreziqeve shëndetësore.

    Gjatë prezantimit u theksua se teknologjia duhet të shërbejë si mbështetje për profesionistët shëndetësorë, duke plotësuar ekspertizën dhe gjykimin klinik të mjekut, jo duke i zëvendësuar ato.

    Edicioni i dytë i Lifestyle Conference* riafirmoi rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit, ku parandalimi, edukimi, reduktimi i dëmit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional zënë një vend të rëndësishëm krahas trajtimit mjekësor.

    Mesazhi kryesor i konferencës mbetet i qartë:

    E ardhmja e shëndetit fillon me veprimet që ndërmarrim sot.

  • Nuk arrini 10 mijë hapa në ditë? Ja çfarë thotë studimi për përfitimet e ecjes

    Nuk arrini 10 mijë hapa në ditë? Ja çfarë thotë studimi për përfitimet e ecjes

    Nuk arrini 10 mijë hapa në ditë? Ja çfarë thotë studimi për përfitimet e ecjes

    Personat që ecin më shumë kanë tendencë të kenë rezultate më të mira në disa aftësi njohëse, përfshirë përqendrimin, marrjen e vendimeve dhe kontrollin e shpërqendrimit, sugjeron një studim i ri.

    Studiuesit nga Kolegji i Mjekësisë Baylor në Houston të Shteteve të Bashkuara analizuan të dhënat e 3.093 personave të moshës 18 deri në 93 vjeç, të mbledhura gjatë periudhës 2009–2023. Numri i hapave të përditshëm u mat përmes pajisjeve Fitbit, në vend që të mbështetej vetëm në kujtesën e pjesëmarrësve, raporton The New York Post.

    Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe, në bazë të aktivitetit fizik. Grupi më pak aktiv bënte mesatarisht 5.108 hapa në ditë, grupi me aktivitet të moderuar 8.875 hapa, ndërsa grupi më aktiv arrinte mesatarisht 14.161 hapa në ditë.

    Rezultatet treguan se dy grupet më aktive performuan më mirë në disa teste që vlerësonin aftësinë për të ruajtur përqendrimin, për të shmangur shpërqendrimet dhe për të kontrolluar vendimet impulsive.

    Megjithatë, personat që ecnin më shumë nuk arritën rezultatet më të mira në çdo test. Grupi me aktivitet të moderuar shënoi performancën më të mirë në testin që vlerësonte aftësinë për të injoruar shpërqendrimet.

    Studiuesit vunë re gjithashtu se çdo 1.000 hapa shtesë në ditë, të kryer me ritëm të moderuar, lidheshin me rezultate më të mira në disa prej aftësive të vlerësuara.

    Lidhja mes ecjes, tensionit të gjakut dhe funksioneve të trurit

    Studimi shqyrtoi edhe marrëdhënien mes aktivitetit fizik, tensionit të gjakut dhe funksioneve njohëse.

    Sipas rezultateve, personat me presion sistolik më të lartë të gjakut, që përfaqëson vlerën e sipërme në matjen e tensionit, kishin rezultate pak më të dobëta në testet që lidhen me kontrollin e impulseve dhe marrjen e vendimeve.

    Megjithatë, tensioni i gjakut shpjegonte vetëm një pjesë të vogël të lidhjes mes aktivitetit fizik dhe këtyre aftësive.

    A mund të parandalojë ecja dobësimin e kujtesës?

    Jo domosdoshmërisht. Studiuesit theksojnë se rezultatet tregojnë një lidhje mes aktivitetit fizik dhe performancës njohëse, por nuk dëshmojnë se ecja është shkaku i drejtpërdrejtë i përmirësimit të këtyre aftësive.

    Një kufizim i studimit është se testet njohëse u kryen vetëm një herë. Për këtë arsye, studiuesit nuk mundën të përcaktonin nëse ecja ndihmon në parandalimin e rënies së aftësive mendore me kalimin e viteve.

    Gjithashtu, shumica e pjesëmarrësve kishin arsim të lartë ose kishin ndjekur një pjesë të studimeve universitare, si dhe kishin sigurim shëndetësor. Kjo kufizon mundësinë që rezultatet të përgjithësohen për të gjithë popullatën.

    Megjithatë, studimi mbështet idenë se aktiviteti fizik i rregullt mund të jetë i dobishëm jo vetëm për shëndetin e zemrës, por edhe për funksionimin e trurit.

    Nuk ekziston një numër i vetëm hapash që garanton përmirësimin e kujtesës apo përqendrimit te të gjithë. Megjithatë, ecja e përditshme dhe rritja graduale e aktivitetit fizik mbeten mënyra praktike për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • You don’t make 10 grand a day? Consider what the study says about the benefits of walking

    Those who walk the most tend to have better results in certain cognitive skills, including concentration, decision – making, and distraction control, suggests a new study.

    Researchers from the Bayal Medicine College in Houston, United States analyzed the data of 3,093 people between the ages of 18 and 93, collected during the 2009,2023 period. The number of daily steps was measured through Fitbit equipment instead of relying solely on the memory of participants, reports The New York Post.

    The participants divided into three groups based on physical activity. The less active group took an average of 5,108 steps a day, the moderate activity group 8.875 steps, while the most active group averaged 14.161 steps a day.

    The results showed that the two most active groups performed best on some tests that valued the ability to maintain concentration, avoid distractions, and control impulsive decisions.

    However, the most walking persons did not achieve the best results on each test. The moderate activity group marked the best performance in the test that assessed the ability to ignore distractions.

    Researchers also noted that every 1,000 additional steps a day, carried out at a moderate pace, were related to better results in some of the valued abilities.

    The connection between walking, blood pressure, and brain functions

    The study also examined the relationship between physical activity, blood pressure, and cognitive functions.

    According to the results, people with higher blood pressure, which represents the upper value in measuring tension, had slightly weaker results in tests related to impulse control and decision making.

    However, blood pressure explained only a small part of the relationship between physical activity and these abilities.

    Can walking prevent memory weakness?

    Not necessarily. Researchers point out that the results show a connection between physical activity and cognitive performance, but they do not testify that walking is the direct cause of improvement.

    One restriction to study is that cognitive tests were performed only once. Thus, researchers could not determine whether walking helps prevent a decline in mental abilities over the years.

    Most participants also had higher education or had attended some of their university studies and had health insurance. This limits the likelihood that the results will prevail for the entire population.

    However, the study supports the idea that regular physical activity can be useful not only for heart health but also for brain function.

    There is not a single number of steps that guarantee an improved memory or concentration of all. However, daily walking and gradual growth in physical activity remain practical ways to promote general health.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal