Category: Lajme

  • Lakra turshi nuk është e përshtatshme për të gjithë: pesë grupet që duhet të kenë kujdes

    Lakra turshi nuk është e përshtatshme për të gjithë: pesë grupet që duhet të kenë kujdes

    Lakra turshi është një ushqim i preferuar gjatë vjeshtës dhe dimrit.

    Ajo përmban fibra, vitaminë C dhe lëndë të tjera ushqyese, por sasia e lartë e kripës, aciditeti dhe procesi i fermentimit mund të krijojnë shqetësime për disa persona.

    Për shumicën e njerëzve, lakra turshi mund të jetë pjesë e një diete të larmishme. Megjithatë, pesë grupe duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë konsumit të saj.

    Pickles are not suitable for all: five groups that need to be cautious

    1. Personat me tension të lartë të gjakut

    Lakra turshi mund të përmbajë shumë natrium, i cili në sasi të tepërta mund të kontribuojë në rritjen e tensionit dhe mbajtjen e lëngjeve në trup. Personat me hipertension duhet të kontrollojnë sasinë që konsumojnë dhe marrjen e përgjithshme të kripës gjatë ditës. Shpëlarja me ujë mund të largojë një pjesë të natriumit.

    2. Personat me sëmundje kronike të veshkave

    Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, organizmi mund ta ketë më të vështirë të rregullojë lëngjet dhe mineralet. Ushqimet me shumë kripë mund ta ndërlikojnë kontrollin e tensionit dhe të shtojnë mbajtjen e lëngjeve. Megjithatë, kufizimet varen nga gjendja individuale, ndaj lakra turshi nuk është domosdoshmërisht e ndaluar për të gjithë këta persona.

    3. Personat me gastrit, refluks ose zorrë të ndjeshme

    Aciditeti i lakrës turshi mund të përkeqësojë urthin dhe simptomat e refluksit te disa njerëz. Te personat me sindromën e zorrës së irritueshme, ajo mund të shkaktojë fryrje, gazra ose dhimbje barku. Reagimi ndryshon nga personi në person, ndaj është e rëndësishme të vërehet nëse simptomat shfaqen pas konsumimit.

    4. Personat e ndjeshëm ndaj histaminës

    Gjatë fermentimit mund të krijohet histaminë, e cila te disa individë të ndjeshëm mund të shoqërohet me dhimbje koke, skuqje, kruajtje ose shqetësime të tretjes. Sasia e saj ndryshon sipas mënyrës së përgatitjes dhe ruajtjes. Për shkak se këto simptoma mund të kenë edhe shkaqe të tjera, nuk rekomandohet eliminimi i shumë ushqimeve pa këshillën e një profesionisti shëndetësor.

    5. Personat që marrin varfarinë

    Varfarina është një ilaç që ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, ndërsa vitamina K ndikon në procesin e mpiksjes. Meqë lakra përmban vitaminë K, ndryshimet e mëdha dhe të papritura në konsumin e saj mund të ndikojnë në efektin e ilaçit dhe vlerat e INR-së. Personat që marrin varfarinë nuk duhet ta përjashtojnë domosdoshmërisht lakrën nga dieta, por duhet të ruajnë një konsum të qëndrueshëm dhe të këshillohen me mjekun për ndryshime të rëndësishme.

    A duhet shmangur lakra turshi?

    Jo domosdoshmërisht. Për shumicën e njerëzve të shëndetshëm, ajo mund të jetë pjesë e një ushqyerjeje të ekuilibruar. Produktet e papasterizuara mund të përmbajnë mikroorganizma të gjallë nga fermentimi, ndërsa gatimi i gjatë i shkatërron këta mikroorganizma, por ruan një pjesë të fibrave dhe lëndëve ushqyese.

    Sasia e kripës, madhësia e porcionit dhe toleranca individuale janë faktorët kryesorë që duhen marrë parasysh. Personat me sëmundje kronike ose që marrin ilaçe të ndikuara nga ushqimi duhet të konsultohen me mjekun për kufizimet e nevojshme. /Telegrafi/

  • Pickles are not suitable for all: five groups that need to be cautious

    Pickles are not suitable for all: five groups that need to be cautious

    Pickles is a favorite meal during autumn and winter.

    It contains fiber, vitamin C, and other nutrients, but the high amount of salt, acidity, and fermentation may create concerns for some.

    For most people, pickle cabbages may be part of a variety of diets. However, five groups must pay particular attention to its consumption.

    Pickles are not suitable for all: five groups that need to be cautious

    1. People With High Blood Pressure

    The pickled cabbage may contain many sodiums, which in excess may contribute to increased tension and body fluids. People with hypertension need to check the amount they consume and the total intake of salt during the day. Watering can remove a portion of the sodium.

    2. People With Chronic Kidney Disease

    When the kidneys fail to function properly, the organism may find it more difficult to regulate fluids and minerals. Food with plenty of salt can complicate tension control and increase your drinking. However, restrictions depend on the individual situation, so pickle cabbages are not necessarily forbidden to all these people.

    3. Gastritis, refluks, or sensitive intestines

    The acidity of the pickle may exacerbate the urth and symptoms of rheflux in some people. In individuals with inflammable bowel syndrome, it can cause gas, gas, or stomach pain. The reaction differs from person to person, so it is important to note whether symptoms appear after consumption.

    4. People sensitive to histamine

    During fermentation, hetamines can be developed, which in some sensitive individuals may be accompanied by headaches, rashes, scraps, or digestive disorders. Its amount differs in the way of preparation and preservation. Because these symptoms may have other causes, many foods are not recommended without the advice of a health professional.

    5. People Who Receive Poverty

    Varfarin is a drug that helps prevent blood clots, while vitamin K affects the clotting process. Since cabbage contains vitamin K, major and unexpected changes in its consumption can affect the effect of the medicine and the values of the INR. People who take in poverty should not necessarily exclude the cabbage from diet, but must maintain a steady consumption and consult the doctor for significant changes.

    Should the cabbage be avoided?

    Not necessarily. For most healthy people, it can be part of a balanced diet. Unsterized products may contain vivid microorganisms from fermentation, while long cooking destroys these microorganisms but preserves some of its fibers and nutrients.

    The amount of salt, size, and individual tolerance are the main factors to consider. People with chronic illness or who take food – related drugs should consult their doctor about the necessary limitations. /Telegraphy/

  • KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione

    KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra.

    Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të përfshijnë rrugët “Shpëtimi”, “Bushatlinjët”, “Hajriz Bislimi”, “Dora Vegman” dhe “Cara Dushana”, si dhe fshatrat Suhodoll dhe Shupkofc.

    Ndërkaq, punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në rrugët “11 Marsi”, “Faruk Spahia” dhe “Rudarske Cete”, si dhe në fshatrat Koshtovë dhe Kqiq.

    KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

    Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këto raste, konsumatorëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

    Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të intervenimeve. /Telegrafi/

  • Klopp nuk ka dilema para El Clasicos, zbulon ekipin që pret ta fitojë duelin

    Klopp nuk ka dilema para El Clasicos, zbulon ekipin që pret ta fitojë duelin

    Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka zbuluar se do ta ndjekë El Clasicon e kësaj të diele, duke e cilësuar Barcelonën si favorite përballë Real Madridit.

    “Sigurisht që do ta shikoj El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit. E kam ndjekur këtë ndeshje në çdo fazë të jetës sime”, deklaroi ish-trajneri i Liverpoolit.

    “Në të kaluarën, isha më shumë tifoz i Barcelonës, sepse isha kundër veprimeve të Pepe dhe mbrojtësve të tjerë të Real Madridit.

    Sot, mbështes ekipin më të mirë. Dhe, duke parë situatën aktuale, ai ekip është ndoshta Barcelona”, u shpreh Klopp.

    Klopp do ta përcjellë me vëmendje edhe sulmuesin e Barcelonës, Karim Adeyemi, i cili ka qenë në formë mbresëlënëse këtë sezon dhe ishte ftuar për grumbullimin e fundit të kombëtares.

    Barcelona e Hansi Flickut do të synojë ta zgjasë serinë prej nëntë fitoresh radhazi në La Liga këtë të diel, ndërsa rivali i saj i përbetuar, Real Madridi, gjithashtu vjen me vetëbesim të lartë, pasi ka regjistruar katër fitore radhazi në të gjitha garat./Telegrafi/

  • Rriten çmimet e naftës pas sulmit ndaj një fushe nafte në Arabinë Saudite

    Rriten çmimet e naftës pas sulmit ndaj një fushe nafte në Arabinë Saudite

    Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2 për qind, pasi një sulm me dron ndaj fushës së naftës Shaybah të kompanisë saudite “Aramco” shtoi shqetësimet për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me energji.

    Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, tregtohej me 111,40 dollarë për fuçi, me një rritje prej 2,4 për qind, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 2,22 për qind, në 99,30 dollarë për fuçi.

    Sulmi, ku humbën jetën dy persona, riktheu shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike në Lindjen e Mesme, duke ndihmuar në rimëkëmbjen e çmimeve të naftës pas humbjeve të mëparshme.

    SHBA-ja urdhëroi disa pjesëtarë të personelit dhe familjarë të tyre të largoheshin nga misionet e saj diplomatike në Arabinë Saudite, duke shtuar shqetësimet për tensionet rajonale.

    Ndërkohë, sulmet masive me dronë nga Ukraina, që këtë javë shënjestruan infrastrukturën ruse të naftës, e shtuan pasigurinë lidhur me perspektivën e furnizimit. /AA/

  • Shtirej si zyrtar i AKI-së, arrestohet i dyshuari që premtonte punësim në këmbim të parave

    Shtirej si zyrtar i AKI-së, arrestohet i dyshuari që premtonte punësim në këmbim të parave

    Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për mashtrim, pasi që nga viti 2025 dyshohet se është prezantuar rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar dyshohet se në vazhdimësi i ka kërkuar para një personi tjetër, duke i premtuar se do ta punësonte në AKI.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “Mashtrim”. /Telegrafi/

  • Acura zbulon planet për modelet e reja, synon të sfidojë rivalët luksozë

    Acura zbulon planet për modelet e reja, synon të sfidojë rivalët luksozë

    Prodhuesi japonez i veturave luksoze Acura po përgatit një zgjerim të rëndësishëm të gamës së tij, me synimin për të arritur shitjen e 200 mijë veturave në Shtetet e Bashkuara deri në fund të dekadës.

    Sipas Automotive News, gama e markës do të zgjerohet nga katër në gjashtë modele, përfshirë një SUV të ri luksoz me tetë ulëse dhe një model të bazuar në Honda Passport.

    SUV-i i bazuar në Passport pritet të dalë në shitje gjatë gjysmës së parë të vitit 2028, me dizajn të veçantë, motor me djegie të brendshme dhe karakteristika të përshtatshme për aventura në natyrë.

    Ndërkohë, Acura po zhvillon edhe SUV-in e saj më të madh deri më tani, me tri rreshta ulësesh dhe dizajn të frymëzuar nga Range Rover. Prodhimi pritet të nisë para përfundimit të dekadës.

    Acura po përgatit gjithashtu gjeneratën e re të modelit RDX, i cili do të rikthehet me sistem hibrid me dy motorë elektrikë. Ky do të jetë modeli i parë i markës që përdor këtë teknologji.

    Kompania planifikon edhe versione speciale të modeleve Integra Type S, ADX dhe MDX.

    Zgjerimi i gamës synon ta forcojë pozitën e Acura-s në tregun amerikan të veturave luksoze, ku konkurrenca është e fortë.

    Gjatë vitit 2025, Acura shiti 133.433 vetura në SHBA, dukshëm më pak se objektivi prej 200 mijë njësish. Për të arritur këtë synim, prodhuesi do të duhet të rrisë ndjeshëm shitjet gjatë viteve të ardhshme. /Telegrafi/

  • Luis Enrique zgjedh Ibrahim Mazan si zëvendësues të Kvaratskhelias te PSG

    Luis Enrique zgjedh Ibrahim Mazan si zëvendësues të Kvaratskhelias te PSG

    Luis Enrique zgjedh Ibrahim Mazan si zëvendësues të Kvaratskhelias te PSG

    Paris Saint-Germain ka vendosur Ibrahim Mazan në listën e objektivave për afatin e ardhshëm të transferimeve, në përpjekje për të përforcuar sulmin pas lëndimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelias.

    Sipas raportimeve, klubi francez ka shtuar monitorimin e futbollistit algjerian të Bayer Leverkusenit, pasi sulmuesi gjeorgjian ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, çka do ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

    Kvaratskhelia u largua nga fusha në minutën e 59-të të fitores 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Ai u zëvendësua nga Maghnes Akliouche, përpara se të konfirmohej shkalla e lëndimit.

    Mungesa e gjeorgjianit i shtohet problemeve fizike të Ousmane Dembeles dhe Marquinhos, të cilët gjithashtu pësuan lëndime në të njëjtën ndeshje, duke e detyruar trajnerin Luis Enrique të shqyrtojë alternativat për muajt e ardhshëm.

    Ibrahim Maza, profil që i përshtatet sistemit të Luis Enriques

    Përveç zgjidhjeve të brendshme, PSG po shqyrton mundësinë e transferimit të Ibrahim Mazas, 20-vjeçarit që aktivizohet te Bayer Leverkuseni.

    Futbollisti algjerian ka regjistruar tri gola dhe tri asistime në tetë ndeshje zyrtare këtë sezon, sipas të dhënave të raportuara në artikullin burimor.

    Maza mund të luajë si sulmues i dytë, anësor i majtë apo mesfushor ofensiv. Kjo shumëfunksionalitet e bën një alternativë të përshtatshme për sistemin e Luis Enriques, i cili mbështetet në posedimin e topit dhe lëvizjen e lojtarëve në hapësira të ngushta.

    Ardhja e tij do t’i ofronte skuadrës franceze më shumë alternativa në fazën sulmuese dhe mundësi për të krijuar epërsi në situatat një kundër një.

    Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Vlera e Mazas vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa Bayer Leverkuseni mund të kërkojë një shumë edhe më të lartë nëse PSG vendos të insistojë për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Louis Enrique chooses Ibrahim Mazan as deputy of Kvaratskhelia at SPG

    Paris Saint-Germain has placed Ibrahim Mazan on the list of targets for the upcoming deadline of transfers, in an effort to reinforce the attack after the heavy injury of Krekitskhelia.

    According to reports, the French club has added monitoring of the Algerian football player Bayer Leverkusen, as the Georgian attacker has suffered disassemblement of the cross-peritious bias on the right knee and is expected to undergo surgical intervention, which he will keep out of the fields for the rest of the season.

    Kvaratskhelia left the field in the 59th minute of victory 4-2 over Barcelona in the Champions League. It was replaced by Maghénes Akliouche before the rate of injury was confirmed.

    The Georgian absence adds to the physical problems of Osmane Dembeles and Marquinhos, who also suffered injuries in the same match, forcing coach Louis Enrice to consider alternatives for the coming months.

    Ibrahim Maza, a profile that fits Louis Enrique’s system.

    Except for internal solutions, The PSG is considering the possibility of moving Ibrahim Mazas, the 20-year-old who is activated at Bayer Leverkusen.

    Algerian football player has recorded three goals and three assistings in eight official matches this season, according to data reported in the source article.

    Maza can play as second attacker, left side or midfielder offensive. This multifunctionality makes it an appropriate alternative to the Luis Enrique system, which relies on ball ownership and the movement of players in narrow spaces.

    His arrival would offer the French team more options in the offensive phase and the opportunity to create superiority in situations one against one.

    However, the transfer is not expected to be easy. Maza’s value is estimated at around 50m euros, while Bayer Leverkusen may demand an even higher amount if the SPG decides to insist on his transfer during the January transition deadline.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Çdo javë, më shumë produkte për të zbuluar

    Çdo javë, më shumë produkte për të zbuluar

    Ka gjithmonë një arsye për të kërkuar diçka të re. Ndonjëherë është nevoja për të organizuar më mirë shtëpinë, dëshira për të shtuar një element ndryshe në ambientet tona apo për t’u përgatitur për sezonin që vjen.

    Në JUMBO gjeni produkte të reja çdo javë, që u përgjigjen nevojave të përditshme dhe preferencave të ndryshme.

    Nga produktet për shtëpinë dhe zgjjedhjet për organizimin e hapësirave, te aksesorët dimërorë dhe artikujt sezonalë, JUMBO vazhdon të zgjerojë gamën e produkteve që ofron.

    Këtë periudhë, vëmendje të veçantë marrin edhe produktet e Halloween-it, me dekorime, kostume dhe aksesorë që sjellin atmosferën e festës në shtëpi dhe në aktivitetet me familjen apo miqtë.

    Klientët mund t’i zbulojnë lehtësisht produktet e reja në dyqanet JUMBO, përmes stickerave me mbishkrimin “Produkt i ri”, të cilët i bëjnë ato lehtësisht të dallueshme, duke u dhënë mundësinë t’i shohin nga afër dhe të zgjedhin të preferuarat e tyre. Ndërkohë, për ata që preferojnë të blejnë nga shtëpia, produktet janë të disponueshme edhe online në www.jumbo-ks.com, në kategorinë e dedikuar “Produkte të reja”.

    Krahas shumëllojshmërisë, një tjetër element i rëndësishëm është përputhshmëria e produkteve me standardet europiane të cilësisë dhe sigurisë, duke u ofruar konsumatorëve produkte të çertifikuara.

    Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare në dhe jumbo-ks.com ndiqni në rrjetet sociale: Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube.

    Burimi: Dukagjini