Category: Lajme

  • Rama përsërit ftesën për dialog ndaj protestuesve, këtë herë zgjedh stolat prej betoni

    Rama përsërit ftesën për dialog ndaj protestuesve, këtë herë zgjedh stolat prej betoni

    Rama përsërit ftesën për dialog ndaj protestuesve, këtë herë zgjedh stolat prej betoni

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar protestuesve, duke zgjedhur një mënyrë tjetër për ta përcjellë mesazhin e tij.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të enjteje, më 22 tetor, Rama shfaqet duke vendosur ftesat për dialog mbi stola prej betoni.

    Ndryshe nga një ditë më parë, kur ftesat i kishte vendosur mbi karrige, këtë herë kryeministri ka zgjedhur një alternativë më të qëndrueshme, pasi karriget e përdorura më herët ishin thyer nga protestuesit.

    Krahas videos, Rama ka shkruar vetëm fjalën “Mirëmëngjes”, duke e përsëritur kështu mesazhin e tij për dialog me protestuesit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zvicra voton sërish për taksat e të martuarve, ja çfarë pritet të ndryshojë

    Zvicra voton sërish për taksat e të martuarve, ja çfarë pritet të ndryshojë

    Më 29 nëntor, qytetarët zviceranë do të votojnë për herë të dytë brenda një viti për mënyrën e taksimit të çifteve të martuara. Pas miratimit të taksimit individual më 8 mars, ata do të vendosin për iniciativën e Partisë së Qendrës, e cila propozon ruajtjen e taksimit të përbashkët për çiftet e martuara, me synimin për të eliminuar të ashtuquajturin “penalitet tatimor të martesës”.

    Nisma parashikon që të ardhurat e bashkëshortëve të vazhdojnë të llogariten së bashku për tatimin e drejtpërdrejtë federal, ndërsa kundërshtarët argumentojnë se ky model mund të krijojë pabarazi të reja dhe të dobësojë nxitjen për punësim, veçanërisht për personin që siguron të ardhurat e dyta në familje.

    Pse po votohet sërish për taksimin e çifteve të martuara?

    Aktualisht, çiftet e martuara tatohen bashkërisht, duke kombinuar të ardhurat e tyre për llogaritjen e taksave. Në disa raste, kjo bën që ata të paguajnë më shumë sesa personat e pamartuar me rrethana të krahasueshme ekonomike. Ky fenomen njihet si “penaliteti tatimor i martesës” dhe prek veçanërisht çiftet ku të dy bashkëshortët kanë të ardhura të larta, raporton Arcinfo.

    Më 8 mars, zviceranët miratuan Ligjin për Taksimin Individual, një kundërpropozim indirekt i qeverisë ndaj një iniciative popullore të nisur nga gratë e Partisë Liberale (PLR). Reforma parashikon që, nga viti 2032, çdo taksapagues të tatohet individualisht në nivel federal, kantonal dhe komunal.

    Partia e Qendrës kundërshton këtë model dhe ka vendosur të mbajë në votim iniciativën e saj, e cila propozon një alternativë për eliminimin e disavantazhit tatimor që përjetojnë disa çifte të martuara.

    Çfarë kërkon iniciativa?

    Nisma kërkon ruajtjen e taksimit të përbashkët për çiftet e martuara vetëm në nivelin e taksës së drejtpërdrejtë federale. Sipas propozimit, të ardhurat e bashkëshortëve do të kombinohen dhe çifti do të paraqesë një deklaratë të përbashkët tatimore.

    Teksti parashikon gjithashtu që çiftet e martuara të mos paguajnë më shumë taksa sesa personat e pamartuar në rrethana të krahasueshme ekonomike. Ky parim do të përfshihej në Kushtetutë.

    Nisma nuk përcakton një model përfundimtar të llogaritjes së taksave, por ia lë këtë detyrë ligjvënësit. Nëse brenda tre vjetësh nga miratimi nuk hyn në fuqi një ligj zbatues, autoritetet tatimore do të duhet të kryejnë dy llogaritje: një sipas taksimit të përbashkët dhe një tjetër sipas normave dhe zbritjeve që zbatohen për personat e pamartuar. Në fund, do të zbatohej shuma më e ulët e taksës.

    Cilat janë argumentet në favor të nismës?

    Iniciativa mbështetet nga një komitet ndërpartiak ku bëjnë pjesë Partia e Qendrës, UDC-ja, Partia Ungjillore (PEV), Unioni Federal Demokrat (UDF), Unioni i Fermerëve Zviceranë dhe grupi i interesit “Familja 3plus”.

    Mbështetësit e konsiderojnë propozimin një mënyrë për të eliminuar penalitetin tatimor të martesës, pa ndryshuar tërësisht sistemin ekzistues. Ata kritikojnë taksimin individual, duke argumentuar se ai mund t’i vendosë në disavantazh familjet ku njëri prind siguron pjesën më të madhe të të ardhurave, ndërsa tjetri fiton pak ose aspak, transmeton Telegrafi.

    Sipas tyre, taksimi i përbashkët u jep çifteve më shumë liri për të vendosur se si ta ndajnë punën e paguar dhe përgjegjësitë familjare, pa u penalizuar për këtë zgjedhje.

    Mbështetësit argumentojnë gjithashtu se ruajtja e sistemit ekzistues do të shmangte barrën administrative të taksimit individual, për të cilin Konfederata vlerëson se do të sillte rreth 1.7 milionë deklarata tatimore shtesë.

    Një tjetër argument lidhet me çiftet në pension, të cilat kanë organizuar jetën e tyre për dekada mbi bazën e taksimit të përbashkët. Sipas mbështetësve, ndryshimi i sistemit mund t’i dëmtojë këto familje, pasi ato nuk mund ta përshtatin më ndarjen e punës dhe të ardhurave që kanë pasur gjatë jetës së tyre aktive.

    Pse kundërshtohet iniciativa?

    Këshilli Federal dhe shumica e Parlamentit rekomandojnë refuzimin e nismës. Kundër saj janë edhe Partia Socialiste, të Gjelbrit, FDP-ja dhe Liberalët e Gjelbër.

    Kundërshtarët argumentojnë se eliminimi i penalitetit tatimor të martesës është adresuar tashmë me miratimin e taksimit individual në mars dhe se duhet respektuar vendimi i marrë nga qytetarët.

    Sipas tyre, iniciativa mund të krijojë një pabarazi të re në dëm të personave të pamartuar, të cilët në disa raste mund të përfundojnë duke paguar më shumë taksa sesa çiftet e martuara në rrethana të ngjashme ekonomike.

    Ata paralajmërojnë gjithashtu se propozimi mund të çojë në bashkëjetesën e dy sistemeve tatimore: taksimit të përbashkët për çiftet e martuara në nivel federal dhe taksimit individual në nivel kantonal e komunal.

    Një tjetër pikë kundërshtimi është ndikimi në punësim. Kundërshtarët thonë se taksimi i përbashkët ofron më pak nxitje për punësim fitimprurës sesa taksimi individual, veçanërisht për bashkëshortin që siguron të ardhurat e dyta të familjes. Sipas tyre, kjo e bën nismën më pak mbështetëse për barazinë mes grave dhe burrave.

    A do të shfuqizohet taksimi individual nëse iniciativa miratohet?

    Jo domosdoshmërisht. Edhe nëse iniciativa e Partisë së Qendrës pranohet, Ligji për Taksimin Individual, i miratuar nga qytetarët në mars, do të mbetet në fuqi.

    Megjithatë, miratimi i të dyja dispozitave do të krijonte një kundërthënie mes Kushtetutës dhe ligjit: Kushtetuta do të parashikonte taksimin e përbashkët të çifteve të martuara për taksën e drejtpërdrejtë federale, ndërsa ligji do të kërkonte kalimin në taksimin individual. Zgjidhja e kësaj kundërthënieje do t’i takonte Parlamentit.

    Sa do të kushtojë reforma?

    Kostoja financiare e iniciativës do të varet nga mënyra se si do të zbatohet. Sipas mesazhit të Këshillit Federal, nëse do të përdorej mekanizmi alternativ i llogaritjes i parashikuar në nismë, të ardhurat federale nga taksat e drejtpërdrejta mund të uleshin me 700 milionë deri në 1.4 miliardë franga në vit.

    Në krahasim, sistemi i taksimit individual i miratuar në mars pritet të shkaktojë një mungesë prej rreth 630 milionë frangash në vit në të ardhurat federale nga taksat e drejtpërdrejta./Telegrafi/

  • Ademi: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase por ka ardhur koha që edhe procedurat gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe

    Ademi: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase por ka ardhur koha që edhe procedurat gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe

    Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin Shasivari, tha se, edhe pse propozimi i ministrit është një rritje nga ajo që ministri paraprak Fillkov e propozonte, por metodologjia se si do të arrihet ajo, tha Ademi, është ajo që bien ndesh.

    “Të bësh të njëjtin hap të cilin kanë dashur ta bëjnë ata para teje dhe ata shkelje ligjore që parashihen të bëhen tani, janë të dëmshme për ne për shqiptarët. Këtë ja sqaruam zotri Shasivarit”, tha Ademi, duke shtuar se me këtë propozim shkilet ligji ekzistues dhe kushtetua”, tha Ademi në “Shenja”.

    Lidhur me ato dy lëndë që duhet të jepen në gjuhën maqedonase, Ademi tha se shpjegimi u është thënë atyre, për shkak se janë lëndë që dalin nga gjykata.

    “Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase por besoj që ka ardhur koha që edhe procedurat gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe, ashtu siç e parasheh ligji”, deklaroi Ademi.

    Ademi tha se nuk mund të pranojë që studentët shqiptarë të testohen në një gjuhë tjetër nga ajo në të cilën kanë ndjekur arsimin.
    “Unë do të jem dakord ta jap në gjuhën maqedone, kur edhe studenti maqedonas që ka studiuar njëjtë si unë në gjuhën e tij maqedone ta jap në shqip provimin. Por atëherë tingëllon çuditshëm, tingëllon e pabazë kjo. Pse?! Sepse jemi dy popuj këtu, njëri popull është elitar dhe ne jemi klasa e dytë në Maqedoninë tonë. Nuk mund ta tolerojë unë këtë. Tani, a vlen kushtetuta vetëm për mua, kur duhet të paguaj tatime, taksa e kështu me radhë, kur duhet të paguajmë dënime, faturat e rrymës?! E kur vjen puna për të drejtat e mia, atëherë jam problem duhet t’i pyes ndërkombëtarët edhe njëherë.

    Një studenti, mua kur të aplikoj për ta dhënë provimin, mua do të më shkojë një vit – dy vit për ta perfeksionuar gjuhën maqedone që të mund të hy në provim. E në vend që, unë ta jap provimin në gjuhën shqipe dhe dalëngadalë ta mësojë duke punuar, duke u zhvilluar sepse ne e dimë gjuhën maqedone, por unë të testohem, dituria ime të matet në bazë të një gjuhe të huaj, kjo nuk është e tolerueshme”, deklaroi Ademi.

  • Ekskluzive | E ndalojnë me BMW në Lipjan, i gjejnë pistoletën “Zoraki” me pesë fishekë në çantë – 27-vjeçari përfundon në ndalim

    Ekskluzive | E ndalojnë me BMW në Lipjan, i gjejnë pistoletën “Zoraki” me pesë fishekë në çantë – 27-vjeçari përfundon në ndalim

    Ekskluzive | E ndalojnë me BMW në Lipjan, i gjejnë pistoletën “Zoraki” me pesë fishekë në çantë – 27-vjeçari përfundon në ndalim

    Një kontroll rutinë i Policisë pranë rrethrrotullimit të Magurës në Lipjan ka përfunduar me arrestimin e një 27-vjeçari, pasi në çantën e tij të dorës është gjetur një pistoletë e tipit “Zoraki”, së bashku me një karikator dhe pesë fishekë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i arrestuari është Mërgim Avdyli rreth 27-vjeç, i cili po drejtonte një veturë BMW kur është ndaluar nga zyrtarët policorë.

    Ngjarja ka ndodhur më 21 tetor 2026, rreth orës 14:05, në afërsi të rrethrrotullimit të Magurës, në komunën e Lipjanit.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, zyrtarët policorë kishin vendosur një pikë kontrolli dhe, gjatë ndalimit të BMW-së, kanë kontrolluar edhe drejtuesin e saj.

    Pikërisht në çantën e dorës së 27-vjeçarit është zbuluar pistoleta “Zoraki”, me një karikator dhe pesë fishekë.

    Pas gjetjes së armës, Avdyli është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit ndaj Mërgim Avdylit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të posedimit të armës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • They got a gun with five bullets in a 27-year-old bag.

    A routine examination of the police near the siege of Magura in Lipjan has ended with the arrest of a 27-year-old, as a type ãoraki pistol has been found in his hand bag, along with a clip and five bullets.

    Signal sources suggest the detainee is Mergim Avdyli about 27 years old, who was running a BMW car when it was detained by police officials.

    The event took place on October 21, 2026, about 14:05, in the vicinity of Magur’s siege, in the municipality of Lipjan.

    According to information provided by the signal, police officials had deployed a checkpoint and, during BMW’s ban, have also checked its leader.

    It’s right in the 27-year-old hand bag that guns were discovered ʹZorakiʹ, with a clip and five bullets.

    After finding the gun, Avdyli was arrested and escorted to the police station for interviewing.

    The State Prosecutor has been announced in the case, with his decision against Mergim Avdyl as the detention measure has been scheduled for 48 hours.

    The case has been initiated for the criminal work: ownership, control or unauthorized possession of weapons.

    Investigations are continuing to clarify the circumstances of gun possession.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, merr pjesë edhe Kurti

    Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, merr pjesë edhe Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë sot në Mal të Zi, ku në Miloçer, pranë Budvës, mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Takimi mbledh liderë të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian për të diskutuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe hapat që duhet të ndërmerren për përparimin e vendeve drejt anëtarësimit në BE.

    Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak, Christian Stocker, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

    Përveç liderëve të rajonit, në samit do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dhe ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

    Diskutimet do të përqendrohen në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimin e reformave dhe perspektivën e tyre evropiane. Një nga temat me rëndësi do të jetë edhe procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

    Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Marta Kos do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në agjendën e takimeve pritet të përfshihen reformat institucionale dhe progresi i vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

    Në aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me fokus edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe projektet zhvillimore në rajon.

    Sipas agjendës, delegacionet do të mbërrijnë dhe do të deklarohen për media nga ora 09:30 deri në 10:15, ndërsa seanca hapëse do të nisë në orën 10:20. Konferenca për media është planifikuar për orën 13:00, e më pas pjesëmarrësit do të realizojnë fotografinë e përbashkët.

    Procesi i Berlinit synon të avancojë bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

    Burimi: Dukagjini

  • Western Balkan leaders gather in Montenegro, Kurti participates

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti will be in Montenegro today, where the Berlin Process Summit is held in Milocher, near Budva. The meeting gathers leaders of the region and representatives of the European Union to discuss the European integration of the Western Balkans and steps that must be taken for the countries’ progress towards EU membership.

    Albania’s Prime Minister Edi Rama, German Chancellor Friedrich Merz, Croatia’s prime minister, Andrej Plenkovic, Austrian Chancellor Christian Stocker, and Northern Macedonia Prime Minister Hristian Mickoski are expected to attend the meeting.

    Besides the leaders of the region, top European officials, including Enlargement Commissioner Marta Kos, Italy’s Foreign Minister Antonio Taani, and French Minister for Europe Benjamin Haddad, will be present at the summit.

    Discussions will focus on deepening co-operation among Western Balkan countries, implementing reforms and their European perspective. One of the topics of importance will be Montenegro’s membership process in the European Union.

    While in Montenegro, Marta Kos will meet with President Jakov Milatovic and Parliament Speaker Andrija Mandic. The meeting agenda is expected to include institutional reforms and the country’s progress on the road to European integration.

    Representatives of the World Bank, the European Investment Bank and the European Bank for Reconstruction and Development will also participate in the event, with a focus on economic co-operation and development projects in the region.

    According to the agenda, delegations will arrive and be declared for the media from 09:30 to 10:15, while the opening session will begin at 10:20. The media conference is scheduled for 1: 00 a.m., and then participants will take the joint photo.

    The Berlin process aims to advance political and economic co-operation among Western Balkan countries and support their integration into the European Union.

    Source Layer: Dukeagini

  • Mature or immature Bananas, which are healthier?

    The banana is one of the most practical and delicious fruits to be consumed during the day, but its benefits are not limited to the energy it gives us.

    This fruit contains prebiotic fibers that foster useful intestines bacteria and can help maintain the balance of microbiotics, with potential effects, even on brain function and memory.

    Which banana is better – green or yellow?
    Green residence: may be of greater help in feeding intestine bacteria. In some, though, it can cause breath or discomfort.
    Yellow banana: It’s sweeter because during the roasting, some of the starting point becomes simpler sugars. It is also milder and usually digests easier.
    Very mature apartment: may be a good choice for those who prefer sweeter and softer fruit, but its highest content of simple sugars should be taken into account by those who control glucose in the blood.
    So you don’t just have to choose green bananas. Both forms can be part of a balanced diet.

    How can you include bananas in your daily diet?
    To obtain more fiber, you can combine bananas with oatmeal, nuts, almonds, or other fruits. If you like it, you can add it in the morning with natural yogurt or consume it as a middle of little dry fruit, you write live.al.

    In addition to bananas, good sources of prebiotic fibers are eyelids, garlic, mats, aninars, legumes, and integral cereals. The variety in feeding is more important than relying on one fruit.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Bananet e pjekura apo të papjekura, cilat janë më të shëndetshme?

    Bananet e pjekura apo të papjekura, cilat janë më të shëndetshme?

    Bananet e pjekura apo të papjekura, cilat janë më të shëndetshme?

    Banania është një nga frutat më praktike dhe të shijshme për t’u konsumuar gjatë ditës, por përfitimet e saj nuk kufizohen vetëm te energjia që na jep.

    Ky frut përmban fibra prebiotike që ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës, me ndikime të mundshme edhe në funksionet e trurit dhe kujtesën.

    Cila banane është më e mirë: e gjelbra apo e verdha?
    Banania jeshile: përmban më shumë niseshte rezistente dhe mund të ndihmojë më shumë në ushqyerjen e baktereve të zorrëve. Megjithatë, te disa persona mund të shkaktojë fryrje ose parehati.
    Banania e verdhë: është më e ëmbël, sepse gjatë pjekjes një pjesë e niseshtesë shndërrohet në sheqerna më të thjeshta. Është gjithashtu më e butë dhe zakonisht tretet më lehtë.
    Banania shumë e pjekur: mund të jetë një zgjedhje e mirë për ata që preferojnë fruta më të ëmbla dhe më të buta, por përmbajtja e saj më e lartë e sheqernave të thjeshta duhet të merret parasysh nga personat që kontrollojnë glukozën në gjak.
    Pra, nuk ka nevojë të zgjidhni vetëm bananen jeshile. Të dyja format mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të ekuilibruar.

    Si ta përfshini bananen në ushqyerjen e përditshme?
    Për të marrë më shumë fibra, mund ta kombinoni bananen me tërshërë, arra, bajame ose fruta të tjera. Nëse ju pëlqen, mund ta shtoni në mëngjes me kos natyral ose ta konsumoni si mesvakt me pak fruta të thata, shkruan living.al.

    Përveç bananes, burime të mira të fibrave prebiotike janë qepa, hudhra, preshi, angjinaret, bishtajoret dhe drithërat integrale. Shumëllojshmëria në ushqyerje është më e rëndësishme sesa mbështetja te një frut i vetëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama nuk heq dorë nga thirrja për dialog, vendos stola guri pasi protestuesit shkatërruan karriget

    Rama nuk heq dorë nga thirrja për dialog, vendos stola guri pasi protestuesit shkatërruan karriget

    Edhe pse u refuzua në dy ditë radhazi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk heq dorë nga thirrja për dialog me protestuesit.

    Ditën e sotme ai ka postuar një video, ku përsërit thirrjen për dialog, por me një risi mjaft pikante.

    Këtë herë Rama ka vënë para kryeministrisë stola prej guri me mbishkrimin dialog mbi ta.

    Kjo zgjedhje e tij vjen prej faktit se në dy rastet e kaluara protestuesit i shkatërruan karriget.

    Burimi: Dukagjini