Category: Lajme

  • Rama bën sërish thirrje për dialog, pas thyerjes së karrigeve, i zëvendëson me stola guri

    Rama bën sërish thirrje për dialog, pas thyerjes së karrigeve, i zëvendëson me stola guri

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë sërish thirrje protestuesve për dialog.

    Ai në një video të postuar në Facebook letrat përmes së cilave bën thirrje për dialog i ka vendosur në stola guri, për dallim nga ditët e mëparshme që i kishte vendosur në karrige, por të cilat ishin thyer nga protestuesve.

    Sot protesta në Shqipëri hyn në ditën e 10-të. /Telegrafi/

  • Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpritet programi i mëngjesit

    Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpritet programi i mëngjesit

    Një zjarr ka rënë në ambientet e Top Albania Radio, duke ndikuar në funksionimin normal të radios dhe duke sjellë anulimin e transmetimit të programit të mëngjesit “Wake Up”.

    Për shkak të situatës së krijuar, transmetimi i parashikuar i emisionit “Wake Up”, që realizohet në bashkëpunim mes Top Channel dhe Top Albania Radio, nuk është zhvilluar.

    Ngjarja ka sjellë ndërprerje të aktivitetit të zakonshëm të transmetimit, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat në të cilat ka rënë zjarri dhe pasojat e tij.

    Top Albania Radio dhe Top Channel do të informojnë publikun për çdo zhvillim të konfirmuar lidhur me ngjarjen dhe rikthimin e programacionit normal./tch/

  • Fire at Top Albania Radio, break the morning program

    A fire has dropped into the Top Albania Radio environments, affecting normal radio function and bringing the cancelling of the morning program dealt with Upge.

    Because of the situation created, the anticipated broadcast of the CHAWake Upha, which is accomplished in collaboration between Top Channel and Top Albania Radio, has not developed.

    The event has led to disruptions of ordinary broadcasting activity, while remaining to clarify the circumstances under which fire has come and its consequences.

    Top Albania Radio and Top Channel will inform the public of any confirmed developments regarding the event and the restoration of normal programming. /tch/

  • Policia po hetonte një vjedhje, por zbuloi pushkën e vjehrrit – 55-vjeçari në telashe me ligjin në Kaçanik

    Policia po hetonte një vjedhje, por zbuloi pushkën e vjehrrit – 55-vjeçari në telashe me ligjin në Kaçanik

    Policia po hetonte një vjedhje, por zbuloi pushkën e vjehrrit – 55-vjeçari në telashe me ligjin në Kaçanik

    Një hetim për tentim vjedhjeje të rëndë në Kaçanik ka marrë një kthesë të papritur. Policia po hetonte një rast në shtëpinë e një gruaje, por gjatë grumbullimit të informacioneve zbuloi se bashkëshorti i saj mbante një pushkë gjuetie pa leje të vlefshme. Arma, sipas tij, ishte trashëguar nga vjehrri, ndërsa leja e dikurshme e UNMIK-ut ishte humbur.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nebih Belën, rreth 55-vjeçar, nga Kaçaniku, ndaj të cilit tashmë është iniciuar rast penal për posedim të paautorizuar të armëve.

    Gjithçka ka nisur gjatë hetimit të një rasti të “Vjedhjes së rëndë në tentativë”, të ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik, në shtëpinë e bashkëshortes së tij.

    Gjatë verifikimeve, hetuesit kanë siguruar informacione se Bela posedonte një armë gjuetie për të cilën nuk kishte leje të vlefshme.

    Pas këtyre informacioneve, ai është ftuar për intervistim dhe ka pranuar se e mbante armën.

    Por shpjegimi që ka dhënë për prejardhjen e pushkës ishte i veçantë: ajo i kishte mbetur trashëgim nga babai i gruas së tij.

    Sipas deklarimit të Belës, për armën kishte pasur një leje të lëshuar gjatë administrimit të UNMIK-ut, por dokumenti i kishte humbur dhe nuk mund ta gjente më.

    Policia ka sekuestruar pushkën e gjuetisë të llojit “Montecarlo”.

    Veprimet policore janë zhvilluar më 21 tetor 2026, rreth orës 10:30, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

    Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj 55-vjeçarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Nebih Bela është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma ka mbetur e sekuestruar.

    Kështu, një hetim që kishte nisur për tentim vjedhjeje në shtëpinë e bashkëshortes ka përfunduar me hapjen e një rasti tjetër penal ndaj burrit të saj.

    Hetimet do të sqarojnë edhe statusin ligjor të armës dhe pretendimin për lejen e dikurshme të UNMIK-ut.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mourinho e kalon Wengerin në renditjen e fitoreve në histori të Ligës së Kampionëve, i afrohet top treshes

    Mourinho e kalon Wengerin në renditjen e fitoreve në histori të Ligës së Kampionëve, i afrohet top treshes

    Trajneri portugez, Jose Mourinho ka marrë vendin e katërt për më shumë fitore në historinë e Ligës së Kampionëve.

    Nën drejtimin e trajnerit portugez, Real Madridi mposhti RB Leipzig me rezultatin 4-1 në javën e tretë të fazës së ligës.

    Kjo shënon fitoren e 87-të të Mourinhos në Ligën e Kampionëve si trajner kryesor, duke tejkaluar Arsene Wenger, i cili fitoi 86 ndeshje në këtë garë.

    Vetëm tre trajnerë kanë fituar më shumë ndeshje në historinë e turneut sesa “Special One”.

    Carlo Ancelotti (124 fitore), Pep Guardiola (117) dhe Alex Ferguson (102) janë përpara Mourinhos, por portugezi mundet lehtë ta synojë vendin e tretë. /Telegrafi/

  • Nënshkruhet memorandum për punësimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës në familje në Pejë

    Nënshkruhet memorandum për punësimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës në familje në Pejë

    Komuna e Pejës ka njoftuar se është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi që synon përmirësimin e mundësive për punësim, aftësim profesional dhe fuqizim ekonomik të viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës në familje.

    Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj Bajraktaraj, udhëheqësi i Agjencisë së Punësimit, Blerim Hasani, si dhe ushtruesja e detyrës së udhëheqëses së Zyrës së Punësimit në Pejë, Besiana Lluka.

    Sipas njoftimit të komunës, marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional për të lehtësuar qasjen e përfitueseve në tregun e punës, përmes këshillimit dhe orientimit profesional, si dhe informimit për mundësitë e punësimit dhe programet e aftësimit profesional.

    Përmes këtij bashkëpunimi, palët synojnë të kontribuojnë në rritjen e pavarësisë ekonomike, riintegrimin në shoqëri dhe fuqizimin e viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës në familje.

    Një nga elementet kryesore të memorandumit është krijimi i një mekanizmi të veçantë të referimit për punësim, i cili do të mundësojë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe ofrim të shërbimeve në përputhje me nevojat individuale të secilës përfituese.

    Komuna ka theksuar se gjatë zbatimit të këtij bashkëpunimi, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë, dinjitetit, privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale të përfitueseve. /Telegrafi/

  • Kolumbi, sekuestrohen 7.6 ton kokainë të destinuara për Holandën

    Kolumbi, sekuestrohen 7.6 ton kokainë të destinuara për Holandën

    Policia kolumbiane ka sekuestruar 7.6 ton kokainë të destinuar për në Holandë në portin e Kartagjenës.

    Kështu njoftoi Presidenti Abelardo de la Espriella.

    “Policia Kombëtare sapo ka arritur sekuestrimin më të madh të kokainës në portin e Kartagjenës në 10 vitet e fundit”, shkroi ai në X.

    Sipas Policisë Kombëtare të Kolumbisë, droga ishte fshehur mes kallam sheqerit dhe u gjet nga drejtoria e saj kundër narkotikëve në një operacion të koordinuar me Administratën Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA).

    De la Espriella tha se forcat e sigurisë kishin sekuestruar 132 ton kokainë, me vlerë rreth 6.1 miliardë dollarë, në 75 ditët e para të qeverisë së tij.

    “Nuk ka armëpushim kundër narkoterrorizmit! Çdo dozë që parandalojmë të arrijë në rrugë shpëton jetë dhe çdo dollar që u marrim atyre dobëson strukturat e tyre kriminale”, shtoi ai.

    Shërbimi i Prokurorisë Publike Holandeze (OM) konfirmoi se dy holandezë ishin arrestuar në Kolumbi. Sipas Agjencisë së BE-së për Drogën, 330 ton kokainë u sekuestruan në BE në vitin 2024, nga 419 ton në vitin 2023. /Telegrafi/

  • Colombia, 7.6 tonnes of cocaine destined for Holland

    Colombian police have seized 7.6 tonnes of cocaine destined for the Netherlands in the port of Carthage.

    So announced President Abelardo de la Esprella.

    National Police have just achieved the largest cocaine seizure in the port of Carthage in the last 10 years, he wrote at X.

    According to Columbia National Police, drugs were hidden among sugar cane and was found by its antinarcotics directorate in a coordinated operation with the American Drug Law Implementation Administration ( DEA.

    De la Espriella said security forces had seized 132 tonnes of cocaine, worth about $6.1 billion, in the first 75 days of his government.

    There is no truce against narcotics! Any dose that we prevent from reaching the streets saves lives and every dollar we take from them weakens their criminal structures, he added.

    Dutch Public Prosecutor’s Service ( OM) confirmed that two Dutch men had been arrested in Colombia. According to the EU Drug Agency, 330 tonnes of cocaine were seized in the EU in 2024, down from 419 tonnes in 2023. /Telegraphy/

  • Po renovonte shtëpinë, gjeti revolen e gjyshit të ndjerë – Policia ia bastis shtëpinë në Novobërdë, arma kishte katër fishekë të bllokuar

    Po renovonte shtëpinë, gjeti revolen e gjyshit të ndjerë – Policia ia bastis shtëpinë në Novobërdë, arma kishte katër fishekë të bllokuar

    Po renovonte shtëpinë, gjeti revolen e gjyshit të ndjerë – Policia ia bastis shtëpinë në Novobërdë, arma kishte katër fishekë të bllokuar

    Një revolver i vjetër, i mbuluar nga ndryshku dhe me katër fishekë të mbetur brenda, është zbuluar gjatë një kontrolli policor në një shtëpi në Novobërdë. Pronari ka deklaruar se armën e kishte gjetur gjatë renovimit të shtëpisë dhe se ajo i kishte përkitur gjyshit të tij të ndjerë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Goran Stoshiqin rreth 54-vjeç, nga fshati Bostan i Novobërdës, ndaj të cilit është iniciuar rast penal për posedim të paautorizuar të armëve.

    Kontrolli është realizuar më 21 tetor 2026, në bazë të një urdhërese gjyqësore, ndërsa bastisja ka zgjatur nga ora 09:40 deri në 10:20.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një revolver të korroduar, me katër fishekë brenda.

    Gjendja e armës ishte e tillë që nuk mund të dalloheshin të dhënat identifikuese dhe as numri serik.

    Madje, për shkak të ndryshkut, policët nuk kanë arritur t’i nxjerrin katër fishekët nga revolveri.

    I pyetur për prejardhjen e armës, Stoshiq ka deklaruar se e kishte gjetur rreth një apo dy muaj më parë, gjatë punimeve për renovimin e shtëpisë.

    Sipas deklarimit të tij, revolveri kishte qenë pronë e gjyshit të ndjerë dhe ishte zbuluar rastësisht gjatë renovimit.

    Pavarësisht këtij shpjegimi, Policia ka sekuestruar armën dhe municionin, duke lëshuar edhe dokumentacionin përkatës të sekuestrimit.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, pas konsultimit me të cilin është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Çështja do t’i përcillet Prokurorisë Themelore në procedurë të rregullt.

    Ndërkohë, mbetet të sqarohet prejardhja e plotë e armës dhe statusi i saj ligjor.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He’s trying to renew his house. He found his late grandfather’s gun. Police raided his home in Novoberda.

    An old revolver, covered in rust and with four bullets left inside, has been discovered during a police raid at a house in Novoberda. The owner has declared that the gun was found during the renovation of the house and that it belonged to his late grandfather.

    Signal sources suggest that it is Goran Stoshicin about 54 years old, from the village of Bostan of Novoberda, to which criminal case for unauthorised possession of weapons has been initiated.

    The search was conducted on October 21, 2026, under a court order, while the raid lasted from 09:40 to 10:20.

    During the search, police officials have found an elaborate revolver, with four rounds inside.

    The situation of the gun was such that it could not recognize identifying data or serial numbers.

    In fact, because of the rust, the police have failed to extract four bullets from the revolver.

    Asked about the origin of the gun, Stosic has declared that he had found it about a month or two earlier, during domestic renovation work.

    According to his statement, the revolver had been the property of the late grandfather and had been discovered by chance during the renovation.

    Despite this explanation, police have seized weapons and ammunition, also releasing relevant sequencing documentation.

    The State Attorney has been notified in the case, following a consultation with which the procedure for criminal work has been initiated in possession, control, or unauthorized possession of arms.

    The case will be forwarded to the Founding Prosecutor in regular procedure.

    Meanwhile, its full origin and legal status remain to be clarified.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal