Category: Lajme

  • Një fotografi me armë të dyshuar AK-47 vë në lëvizje Policinë në Gjakovë – bastiset shtëpia e një të riu, por arma nuk gjendet

    Një fotografi me armë të dyshuar AK-47 vë në lëvizje Policinë në Gjakovë – bastiset shtëpia e një të riu, por arma nuk gjendet

    Një fotografi me armë të dyshuar AK-47 vë në lëvizje Policinë në Gjakovë – bastiset shtëpia e një të riu, por arma nuk gjendet

    Një fotografi e siguruar nga Policia, ku shihet një i ri duke mbajtur në dorë një armë të gjatë, që dyshohet të jetë e tipit AK-47, ka bërë që hetuesit në Gjakovë të nisin një rast penal dhe të kontrollojnë shtëpinë e personit që shfaqej në fotografi.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti lidhet me një të ri të lindur në vitin 2008, nga fshati Skivjan i Gjakovës, ndaj të cilit janë zhvilluar veprime hetimore për dyshimin e posedimit të paautorizuar të armëve.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, fotografia kishte mbërritur në njësinë e hetimeve përmes rrugëve operative. Në të shihej një person duke mbajtur një armë të gjatë, për të cilën është ngritur dyshimi se mund të ishte AK-47.

    Pas sigurimit të fotografisë, hetuesit kanë ndërmarrë veprime për sqarimin e rastit dhe identifikimin e armës.

    Më 21 tetor 2026, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Gjatë intervistimit, ai ka mohuar se e posedonte armën që shihej në fotografi.

    Pas deklarimit të tij, Policia ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse, me pëlqimin e pronarit të pronës.

    Por kontrolli nuk ka rezultuar me gjetjen e armës. Sipas informatave policore, gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send tjetër i kundërligjshëm.

    Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me Prokurorin e Shtetit.

    Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti po trajtohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Mbetet të sqarohet nëse arma e shfaqur në fotografi është armë e vërtetë zjarri, kujt i përket dhe në çfarë rrethanash është realizuar fotografia.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A photo of the suspected AK-47 weapons drives the police into Gjakova ? The house of a young man bets, but the weapon is not found.

    A photograph provided by police, where you see a young man holding a long gun, allegedly AK-47, has led investigators in Gjakova to launch a criminal case and search the home of the person who appeared in the photo.

    Signal sources suggest the case relates to a young man born in 2008 from the village of Skivjan of Gjakova, to which investigative actions have been conducted for allegedly unauthorized possession of weapons have been conducted.

    According to information provided by the signal, the photograph had arrived at the investigation unit through operational routes. There was a person in it holding a long gun, which has raised doubt that it could be AK-47.

    After securing the photograph, investigators have taken action to clarify the case and identify the weapon.

    On October 21, 2026, the suspect was interviewed in the presence of a defense attorney.

    During the interview, he denied possession of the weapon seen in the photograph.

    After his statement, police have searched the house and escort facilities, with the consent of the property owner.

    But control has not resulted in finding a weapon. According to police information, nothing other illegal has been found during the search.

    All actions have been taken in consultation with the State Attorney.

    After the police proceedings were completed, the suspect has been released in regular procedure.

    The case is being handled in the criminal work keep ownership, control or unauthorized possession of weapons.

    It remains to be explained whether the weapon shown in the photograph is the true weapon of fire, of whom it belongs, and of what circumstances the photograph has been taken.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Humbja ndaj Comos trondit Man Unitedin, zbulohet emri i trajnerit që mund ta zëvendësojë Carrickun

    Humbja ndaj Comos trondit Man Unitedin, zbulohet emri i trajnerit që mund ta zëvendësojë Carrickun

    Julian Nagelsmann është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Michael Carrickun në postin e trajnerit të Manchester Unitedit, në rast se drejtuesit e klubit vendosin ta shkarkojnë ish-mesfushorin anglez, raporton media britanike.

    Pozita e Carrickut është vënë gjithnjë e më shumë në pikëpyetje pas humbjes së thellë 4-1 të Unitedit ndaj Comos në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma. Pas kësaj disfate, edhe kapiteni i skuadrës, Bruno Fernandes, kritikoi drejtpërdrejt taktikat e ekipit.

    Menjëherë pas humbjes, ish-trajneri i Newcastle Unitedit, Eddie Howe, konsiderohej favoriti i kompanive të basteve për ta marrë drejtimin e Unitedit në vend të Carrickut. Megjithatë, tani një emër tjetër duket se ka përparuar ndjeshëm në listën e kandidatëve.

    Sipas talkSPORT, ish-trajneri i Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, si dhe përfaqësuesit e tij, tashmë janë kontaktuar paraprakisht për të diskutuar mundësinë e marrjes së drejtimit të skuadrës nga ‘Old Traffordi’.

    Gjermani, i cili u bë trajneri më i ri në historinë e Bundesligës kur mori drejtimin e Hoffenheimit në vitin 2018, nuk do t’i mbushë 40 vjeç deri në korrik të vitit të ardhshëm. Ai aktualisht është pa angazhim në nivel klubesh, pasi, sipas raportimit, është larguar nga posti i përzgjedhësit të Gjermanisë pas Kupës së Botës.

    Nagelsmann ka drejtuar më parë edhe Leipzigun, përpara se të merrte drejtimin e Bayern Munichut. Në sezonin e tij të parë te Leipzigu, ai e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të dytë në Bundesligë.

    Në sezonin e tij debutues me Bayernin, Nagelsmann fitoi dy trofe, përfshirë titullin e kampionit të Gjermanisë. Megjithatë, sezoni 2022/23 ishte më pak i suksesshëm për të dhe drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkonin përpara përfundimit të kampionatit.

    Nën drejtimin e tij, Gjermania arriti deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian të vitit 2024, të organizuar në vendin e saj. Ndërkohë, sipas raportimit, eliminimi nga Paraguai në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës gjatë kësaj vere i kushtoi atij postin e përzgjedhësit.

    Raportimi shton se Nagelsmann ka mbështetës brenda hierarkisë drejtuese të Manchester Unitedit dhe se emri i tij ishte ndër opsionet serioze të klubit edhe përpara se Michael Carrick të emërohej trajner i përhershëm./Telegrafi/

  • Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

    Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

    Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar edhe një herë se fundi i luftës në Ukrainë është afër dhe se janë më afër se kurrë paqes.

    Presidenti amerikan i bëri këto deklarata duke komentuar lirimin nga pala ruse të Steven Hubbard, një mësues në pension i cili ishte arrestuar pasi luftoi në anën e Ukrainës.

    Ai tha se ky zhvillim erdhi pas një bisede që pati me presidentin rus, Vladimir Putinin për përfundimin e luftës, duke shtuar se Rusia”nuk dha asgjë në këmbim.

    “Unë thashë, ‘A mund ta lironi Stephen Hubbard?’ … dhe tani ai është duke u kthyer”, tha Trump gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë mbi krimin kibernetik.

    Më parë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin shprehu vlerësimin e tij se lufta në Ukrainë po i afrohet fundit.

    “Konflikti ukrainas po i afrohet fundit”, tha Yuri Ushakov.

    “Nuk e di sa afër jemi, por gjërat po lëvizin në atë drejtim”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me perspektivat e përfundimit të konfliktit, shkruan euronews.al.

    Ai tha gjithashtu se Rusia është gati të rifillojë bisedimet trepalëshe me SHBA-në dhe Ukrainën në mesin e nëntorit. Bisedimet ka të ngjarë të mbahen në Abu Dhabi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump: The end of war in Ukraine is near, we are closer to peace than ever

    US President Donald Trump has once again claimed that the end of the war in Ukraine is near and that they are closer than ever.

    The American president made these statements commenting on the Russian side of Steven Hubard, a retired teacher who had been arrested after fighting on the Ukraine side.

    He said this development came after a conversation he had with Russian President Vladimir Putin about ending the war, adding that Russia gave nothing in return.

    I said, “Can you free Stephen Hubard?” … and now he’s coming back, Trump said during a roundtable discussion at the White House on cybercrime.

    Earlier, a close associate of Russian President Vladimir Putin expressed his appreciation that the war in Ukraine is nearing its end.

    Ukrainian conflict is coming to an end, Yuri Usshakov said.

    I don’t know how close we are, but things are moving in that direction, he said in response to a question about the prospects for the end of the conflict, writes Euronews.al.

    He also said Russia is ready to resume trilateral talks with the US and Ukraine in mid-November. The talks are likely to be held at Abu Dhabi.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidentja pritet ta kthejë sot në Kuvend Ligjin për Specialen

    Presidentja pritet ta kthejë sot në Kuvend Ligjin për Specialen

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që sot ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të TV Dukagjinit brenda Presidencës.

    Para kthimit të ligjit, pritet të mbahet një takim mes presidentes dhe përfaqësuesve të partive politike, pas të cilit ligji do t’i përcillet Kuvendit për rishqyrtim.

    Këto zhvillime i ka bërë të ditura ekskluzivisht mbrëmjen e së mërkurës autori dhe moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri.

    Kuvendi e miratoi ligjin me 88 votat e deputetëve më 6 tetor, ndërsa Presidentes së re, ia dërgoi më 15 tetor për dekretim.

    Ndryshimet e miratuara përfshijnë kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë, faljen presidenciale dhe ankesat në Gjykatën Supreme për çështje që lidhen me juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime për përputhshmërinë e ndryshimeve me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

    Nëse presidentja e kthen ligjin, Kuvendi do ta rishqyrtojë atë. Sipas procedurave kushtetuese, presidentja mund ta kthejë një ligj për rishqyrtim vetëm një herë, nëse Kuvendi e miraton sërish, ligji procedohet sipas rregullave kushtetuese.

    Burimi: Dukagjini

  • President is expected to return the Special Law to the Assembly today

    Kosovo President Justina Shiroka-Pula is expected to return the Law for Specialised Chambers to the Parliament today, according to TV sources Dukagjin within the presidency.

    Prior to the law’s return, a meeting between the president and representatives of political parties is expected to be held, after which the law will be forwarded to the Assembly for review.

    These developments have revealed exclusively Wednesday night to the author and moderator of the show “Debat Plus,” Ermal Panduri.

    The Assembly approved the law with 88 deputies’ votes on 6 October, while the new president sent it on October 15th for decree.

    The adopted changes include limiting the maximum sentence to 15 years, the possibility of suffering punishments in Kosovo, presidential pardon and complaints to the Supreme Court on cases related to the jurisdiction of the Specialised Chambers.

    The European Union has voiced concerns about the compliance of changes with Kosovo’s international obligations.

    If the president returns the law, the Assembly will reconsider it. Under constitutional procedures, the president can bring back a law for review only once, if the Assembly approves again, the law is prosecuted under constitutional rules.

    Source Layer: Dukeagini

  • Cili fëmijë ndihet më i lënë pas dore në familjet me shumë fëmijë dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo?

    Cili fëmijë ndihet më i lënë pas dore në familjet me shumë fëmijë dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo?

    Fëmija i madh merr përgjegjësi, më i vogli kërkon përkujdesje, ndërsa ai në mes mund të mbetet pa vëmendjen që i nevojitet. Psikologjia shpjegon pse kjo ndodh dhe si ndikon në zhvillimin emocional të fëmijëve

    Në familjet me tre ose më shumë fëmijë, prindërit përpiqen të ndajnë kohën, kujdesin dhe dashurinë mes të gjithëve. Megjithatë, edhe kur qëllimet janë më të mirat, jo çdo fëmijë e përjeton njësoj vëmendjen prindërore.

    Fëmija më i madh shpesh merr më shumë përgjegjësi, më i vogli kërkon kujdes të vazhdueshëm, ndërsa fëmija i mesëm ndonjëherë mbetet në hije. Por a është vërtet ai më i lëni pas dore?

    Pse fëmija i mesëm mund të ndihet i harruar?

    Në psikologjinë popullore përmendet shpesh i ashtuquajturi “sindromi i fëmijës së mesëm”. Ky përshkrim lidhet me ndjesinë se fëmija që ndodhet mes më të madhit dhe më të voglit nuk gëzon të njëjtën vëmendje.

    Fëmija i parë përjeton një periudhë kur është në qendër të kujdesit prindëror. Më i vogli, ndërkaq, shpesh trajtohet si vogëlushi i familjes edhe kur rritet. Në këtë situatë, fëmija i mesëm mund të ndiejë se nuk ka një vend të veçantë.

    Megjithatë, sindromi i fëmijës së mesëm nuk është diagnozë mjekësore apo psikiatrike dhe studimet nuk dëshmojnë se fëmijët e mesëm janë domosdoshmërisht më të neglizhuar.

    Rëndësi kanë marrëdhëniet familjare, karakteri i fëmijës, diferenca në moshë mes vëllezërve e motrave dhe mënyra se si prindërit u përgjigjen nevojave emocionale.

    Çfarë tregojnë hulumtimet shkencore?

    Një studim i publikuar në vitin 2026 në revistën Journal of Economic Behavior & Organization, bazuar në të dhëna nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara, analizoi aktivitetet e fëmijëve të moshës 2–15 vjeç.

    Rezultatet treguan se fëmijët e lindur më vonë, në familjet me dy ose tre fëmijë, kalonin mesatarisht më pak kohë në aktivitete që nxisin zhvillimin dhe më shumë kohë para ekraneve.

    Studiuesit vunë re gjithashtu se prindërit, mesatarisht, kalonin më pak kohë me fëmijët e lindur më vonë sesa me të parëlindurit.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se prindërit i duan më pak këta fëmijë. Më pak kohë e kaluar së bashku nuk është domosdoshmërisht neglizhencë emocionale.

    Kur fëmija fillon të besojë se prindërit e duan më pak

    Ndjenja e pabarazisë mund të ndikojë në mënyrën se si fëmija e sheh veten dhe marrëdhëniet me të tjerët.

    Disa fëmijë reagojnë me xhelozi, zemërim, kundërshtime ose konflikte me vëllezërit dhe motrat. Të tjerët tërhiqen, heshtin dhe përpiqen të mos i shqetësojnë prindërit.

    Veçanërisht të ndjeshme janë rastet kur fëmija përpiqet të jetë gjithmonë i sjellshëm, i suksesshëm dhe i pavarur, vetëm që të mos bëhet barrë për familjen.

    Fëmija që nuk kërkon vëmendje nuk është domosdoshmërisht fëmija që nuk ka nevojë për të.

    Nëse ndjenja e përjashtimit vazhdon gjatë, ajo mund të lidhet me pasiguri, vetëvlerësim të ulët, vështirësi në shprehjen e emocioneve dhe marrëdhënie të tensionuara familjare.

    Prindërit duhet t’u kushtojnë vëmendje ndryshimeve të vazhdueshme të humorit, izolimit dhe deklaratave të përsëritura se askush nuk i kupton apo nuk i vëren.

    Edhe fëmija më i madh mund të ndihet i lënë pas dore

    Fëmija i parë shpesh dëgjon se duhet të jetë shembull për më të vegjlit, të sillet me përgjegjësi dhe të ndihmojë familjen.

    Kur pritshmëritë bëhen të tepruara, ai mund të krijojë bindjen se dashuria dhe miratimi fitohen vetëm përmes suksesit dhe sjelljes së mirë.

    Edhe fëmija më i vogël mund të përjetojë pakënaqësi, sidomos kur prindërit vazhdojnë ta trajtojnë si të paaftë për të marrë vendime.

    Prandaj, asnjë pozicion në rendin e lindjes nuk e mbron plotësisht fëmijën nga ndjenja e neglizhimit.

    Çfarë duhet të bëjnë prindërit?

    Një nga mënyrat më të mira për ta parandaluar këtë ndjenjë është koha individuale me secilin fëmijë.

    Nuk nevojiten aktivitete të kushtueshme. Një shëtitje, një lojë e përbashkët ose një bisedë para gjumit mund të krijojnë afërsi të rëndësishme emocionale.

    Prindërit duhet të shmangin krahasimet, veçanërisht shprehjet që e paraqesin njërin fëmijë si më të zgjuar, më të dëgjueshëm apo më të suksesshëm se tjetrin.

    Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptohet se trajtimi i drejtë nuk nënkupton gjithmonë trajtim identik. Një fëmijë që është i sëmurë ose po përjeton vështirësi mund të ketë nevojë për më shumë përkujdesje, por kjo duhet t’u shpjegohet edhe fëmijëve të tjerë.

    Në fund, rëndësi nuk ka vetëm sa kohë kalojnë prindërit me fëmijët, por edhe si ndihen ata gjatë asaj kohe.

    Sepse fëmija nuk ka nevojë vetëm të jetë i dashur. Ai ka nevojë ta ndiejë se është i rëndësishëm, i dëgjuar dhe i pazëvendësueshëm në familjen e tij. /Telegrafi/

  • Kuvendi sot mban seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kuvendi sot mban seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës, ndërsa në rend dite janë disa pika.

    Seanca e Kuvendit mbahet në ora 10:00.

    Rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. /Telegrafi/

  • Location today holds session, these are the points of the agenda

    The Kosovo Assembly today holds the next session, while in order the day there are several points.

    The House session is held at 10:00.

    Order of day:

    Adoption of the chip from previous session,

    Declarations off the agenda,

    Parliamentary Questions,

    The formation of the Ad-Hoc Commission for electing candidates for two (2) members from the Albanian community, a (1) member of the Serb community, and a (1) member of the non-communal communities on the Kosovo Radio Television Board,

    The Serbian GP- List proposal vote for the appointment of MPs to parliamentary commissions. /Telegraphy/