Category: Lajme

  • “Ajo që po bën ai nuk është normale”, ish-trajneri i Shqipërisë lëvdon Lamine Yamalin

    “Ajo që po bën ai nuk është normale”, ish-trajneri i Shqipërisë lëvdon Lamine Yamalin

    Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Sylvinho, është mahnitur nga ngritja marramendëse e Lamine Yamal si një nga lojtarët më të mirë në botë në moshën 19-vjeçare.

    Anësori spanjoll e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe 10 asistime në 12 ndeshje.

    Ai shënoi gjithashtu në humbjen 4-2 të mbrëmshme ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

    What he’s doing is not normal, Albania’s former coach praises Lamine Yamali

    Paraqitjet e tij kanë bërë që Yamal të lëvdohet nga ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, i cili befasohet nga ajo çfarë po bënë 19-vjeçari.

    “Ajo që po bën ai nuk është normale. Këta lloj lojtarësh janë të ndryshëm, shumë të ndryshëm”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

    “Ai po fiton përvojë, e di se ku duhet të shkojë dhe ku nuk duhet. Ai vazhdon të rritet”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë. /Telegrafi/

  • What he’s doing is not normal, Albania’s former coach praises Lamine Yamali

    What he’s doing is not normal, Albania’s former coach praises Lamine Yamali

    Barcelona’s former defender, Sylvinho, has been fascinated by Lamine Yamal’s staggering rise as one of the best players in the world at the age of 19.

    The Spanish explorer has taken his game to another level this season, marking 10 goals and 10 assistings to 12 matches.

    He also scored 4-2 last night’s defeat of the SPG in the Champions League.

    What he’s doing is not normal, Albania’s former coach praises Lamine Yamali

    His presentations have prompted Yamal to be praised by former Albanian national coach Sylvinho, who is surprised by what 19-year-olds are doing.

    What he’s doing is not normal. These kinds of players are different, very different, Sylvinho said at first.

    He’s gaining experience, I know where he should go and not go. It continues to grow, Albania’s former coach concluded. /Telegraphy/

  • Fjolla Morina surprizohet me një buqetë me trëndafila të bardhë

    Fjolla Morina surprizohet me një buqetë me trëndafila të bardhë

    Këngëtarja Fjolla Morina ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve me disa imazhe të publikuara në InstaStory, ku shfaqen buqeta të mëdha me trëndafila të bardhë, duke lënë hapësirë për pyetje rreth personit që mund t’ia ketë bërë këtë dhuratë.

    Në fotografitë e publikuara vërehen trëndafila të bardhë me nuanca kremi, ndërsa në njërën prej buqetave shihet edhe shkronja ‘F’.

    Një tjetër detaj që bie në sy është një shënim i vendosur mes luleve, i cili duket se përmban një dedikim, por mesazhi i plotë nuk lexohet qartë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ajo nuk ka zbuluar se kush ia ka dërguar lulet, nëse bëhet fjalë për një dhuratë të veçantë apo nëse ato lidhen me ndonjë rast të caktuar.

    Jeta personale e Morinës ka qenë shpesh në vëmendjen e publikut, por këngëtarja së fundmi është treguar më e rezervuar kur bëhet fjalë për këtë pjesë të jetës së saj.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Statusi i saj aktual mbetet i paqartë, pasi ajo nuk ka ndarë publikisht detaje të reja që do të sqaronin situatën sentimentale.

    Pikërisht kjo rezervë ndaj jetës private e bën edhe më intriguese paraqitjen e këtyre imazheve, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim se lulet kanë lidhje me një person të veçantë apo me një marrëdhënie dashurie. /Telegrafi/

  • Renditja sipas rëndësisë e 15 albumeve të grupit Pink Floyd

    Renditja sipas rëndësisë e 15 albumeve të grupit Pink Floyd

    Pak grupe në historinë e rokut kanë arritur të ndërthurin risinë e tingullit, thellësinë emocionale dhe ambicien konceptuale ashtu si Pink Floyd. Nga fillimet psikodelike te epikat që mbushnin stadiumet, i rendisim 15 albumet e grupit Pink Floyd: ikonat, të pazakontat dhe gjithçka ndërmjet tyre.

    Nga: Steve Wright / Classical Music (titulli: So, we ranked all 15 Pink Floyd albums. And there’s definitely a ‘magic run’ in there)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Nga origjina psikodelike te epikat e gjera filozofike, krijimtaria e tyre përshkon një hark magjepsës përgjatë dekadave të evolucionit kulturor dhe muzikor. Në kulmin e tyre, fllojdët nuk bënin thjesht albume – krijonin përvoja gjithëpërfshirëse: kinematografike në përmasa, përndjekëse në tingull dhe shpesh mahnitshëm të bukura.

    Diskografia e tyre është një histori metamorfoze. Me Syd Barrettin e paqëndrueshëm si lider, vitet e para ishin kaleidoskopike dhe të paparashikueshme. Kur David Gilmour mori përsipër detyrat në kitarë dhe Roger Watersi u shfaq si arkitekti kryesor konceptual, grupi u zhvendos drejt një terreni më të ngarkuar politikisht dhe psikologjikisht.

    Në vitet ’70 të shekullit XX, ata krijuan disa prej albumeve më ambicioze dhe më të shitura në historinë e rokut. Dhe, edhe mes ndryshimeve në formacion, grindjeve dhe ndryshimeve të shijeve muzikore, ata mbetën vazhdimisht krijues.

    Pink Floyd në vitet e hershme: (nga e majta në të djathtë) Roger Waters (bas, vokal), Nick Mason (bateri), Syd Barrett (vokal, kitarë) dhe Rick Wright (tastiera), 4 mars 1967Foto: Doug McKenzie / Getty Images

    Por, jo të gjitha albumet e tyre janë të një niveli. Disa janë shumë të dashura, por jo në nivel; disa të tjera kanë të meta, ndonëse janë magjepsëse. Dhe, pastaj janë ato pak më të rralla që duken të përjetshme – kryevepra që vazhdojnë të jehojnë brez pas brezi.

    Ja renditja jonë e 15 albumeve të grupit Pink Floyd, nga ato më pak esenciale deri tek ato krejtësisht ikonike. Qofsh adhurues prej kohësh apo një i sapoardhur kureshtar, kjo listë është kremtim i një grupi që e ndryshoi përgjithmonë tingullin e rokut.

    Lexo po ashtu për Pink Floyd:
    – “Wish You Were Here” për pak sa nuk e shkatërroi grupin Pink Floyd
    – “Pink Floyd at Pompeii – MCMLXXII”: Një kujtesë vullkanike e madhështisë së tyre
    – Valët e trurit, inteligjenca artificiale dhe Pink Floyd
    – Pesëdhjetë vjet në anën e errët të jetës së përditshme
    – Tre megalomaniakë në një dhomë: “The Wall” – përvoja më e hidhur e Alan Parkerit
    – Gjeniu i çmendur pranë shtëpisë sime
    – Të fotografosh gjeniun e çmendur

    15. More (1969)


    Kolonë zanore e filmit pak të njohur me të njëjtin titull, More është një kuriozitet kalimtar që e zë grupin mes fillimeve të tyre psikodelike dhe kulmit të tyre në rokun progresiv. Nuk është në nivel, por jep shenja të asaj që do të vijë – Cymbaline dhe Green Is the Colour tregojnë aftësinë e tyre gjithnjë në rritje për të krijuar atmosferë. Megjithatë, në pjesë të tjera devijon drejt instrumentaleve të zgjatura e pa drejtim dhe devijimeve në hard-rok që duken të shkëputura. Album interesant, por jo esencial.
    Pjesa kryesore: Cymbaline.

    14. Ummagumma (1969)


    Album i dyfishtë, i ndarë mes incizimeve në koncerte dhe pjesëve eksperimentale të secilit anëtar, Ummagumma e paraqet grupin në formën e tij të vetëkënaqësisë. Disku live është i papërpunuar dhe gjithëpërfshirës, duke ofruar versione të fuqishme të klasikëve të hershëm si Set the Controls for the Heart of the Sun. Megjithatë, disku në studio (me përjashtim të Grantchester Meadows të Roger Watersit) është i shkëputur dhe shpesh të huton – album më interesant si dokument i eksperimentimit të viteve ‘60 të shekullit XX sesa për kënaqësinë e dëgjimit.
    Pjesa kryesore: Grantchester Meadows.

    Pink Floyd pas Barrettit, janar 1969: (nga e majta në të djathtë) Rick Wright, David Gilmour, Roger Waters, Nick MasonFoto: Christian Rose / Roger Viollet via Getty Images

    13. The Endless River (2014)


    Një pasthënie e papritur, e përpiluar prej materiale të papërdorura të albumit The Division Bell, ky album kryesisht instrumental është një udhëtim meditativ dhe ambiental. Është homazh për Rick Wrightin, tastierat e të cilit mbizotërojnë atmosferën. Ndonëse i mungon një narrativë e fortë ose një singël që spikat, The Endless River ka një cilësi të qetë, elegjiake. Është një lamtumirë – si për një shok grupi, ashtu edhe, me sa duket, për vetë grupin. I qetë dhe atmosferik, është më shumë elegji sesa album.
    Pjesa kryesore: Louder than Words.

    12. A Momentary Lapse of Reason (1987)

    Albumi i parë pas Roger Watersit u pa si ringjallje e udhëhequr nga Gilmouri – dhe, ndonëse tingëllon në mënyrë të pagabueshme si Pink Floyd, i mungon thellësia e mëparshme e teksteve dhe koncepteve. Ka këngë që spikatin: Learning to Fly dhe Sorrow kanë tërheqje atmosferike dhe punë të mira në kitarë. Por, në tërësi, të jep ndjesinë e një grupi që po rivendos identitetin e vet. I lëmuar dhe profesional, por më shumë i lustruar sesa i thellë.
    Pjesa kryesore: On the Turning Away.

    11. Obscured by Clouds (1972)

    Një perlë e fshehur që shpesh anashkalohet, ky album – kolonë zanore e vitit 1972 (për filmin francez La Vallée) – shërben si parapërgatitje për Dark Side of the Moon. Është më i përqendruar te këngët, me kitarën dhe vokalin e Gilmourit në qendër të vëmendjes. Këngë si Wot’s… Uh the Deal dhe Free Four ofrojnë një entuziazëm befasues. Nuk është deklaratë madhore e fllojdëve, por është i kënaqshëm dhe i fuqishëm.
    Pjesa kryesore: Wot’s… Uh the Deal

    10. The Final Cut (1983)

    I cilësuar si “rekuiem për ëndrrën e pasluftës”, ky album i errët dhe teatral është, në thelb, një përpjekje solo e Roger Watersit në gjithçka – përveç emrit të grupit. Është i hidhur, i ngarkuar politikisht dhe thellësisht personal – ndonjëherë deri në pikën e tjetërsimit. Teksa këngët si The Gunner’s Dream dhe The Fletcher Memorial Home janë të fuqishme në tekst, muzikës i mungon shkëndija bashkëpunuese e veprave të mëparshme. Të mbërthen, por emocionalisht të lodh.
    Pjesa kryesore: The Fletcher Memorial Home.

    9. The Division Bell (1994)

    Më tërheqës se paraardhësi i tij A Momentary Lapse of Reason, The Division Bell i vitit 1994 i gjen fllojdët duke zbuluar një lloj të ri të pjekurisë. Nuk është revolucionar, por është i menduar dhe i gjerë në shtrirje, me pika kulmore si High Hopes dhe Marooned. Kitara e Gilmourit ngrihet lart dhe produksioni është i pasur. Ndonëse nuk arrin kurrë lartësitë e epokës klasike, është album elegant dhe soditës që shpërblen dëgjimet e përsëritura dhe shërben si një deklaratë e dinjitetshme e periudhës së vonë.
    Pjesa kryesore: High Hopes.

    8. Atom Heart Mother (1970)

    Atom Heart Mother është një nga albumet më ambicioze dhe më polarizuese. Suita që mban titullin e albumit, një epikë e rokut orkestral prej 23 minutash, ndërthur instrumentet e frymorëve, korin dhe psikodelinë në një formë të shtrirë. Ndonëse i mungon përqendrimi konceptual i veprave të mëvonshme, shtrirja e tij eksperimentale është mbresëlënëse. Këngët më të shkurtra në anën e dytë janë të çuditshme dhe pastorale, duke ofruar hijeshi, por pak kohezion. Është vepër interesante kalimtare – me të meta, por thelbësore në evolucionin krijues të grupit.
    Pjesa kryesore: Atom Heart Mother (suita).

    7. A Saucerful of Secrets (1968)

    Ky është tingulli i një grupi në ndryshim – Syd Barretti duke u larguar, David Gilmouri duke hyrë. Nuk është në nivel, por historik. Set the Controls for the Heart of the Sun dhe kënga që mban titullin e albumit janë pika kulmore psikodelike, që ndërthurin atmosferën kozmike me rëndesën eksperimentale. Këtu ka pështjellim, por edhe ambicie. Është forma embrionale e fllojdëve që do të bëhen, ku kaosi i lë vend kohezionit.
    Pjesa kryesore: Set the Controls for the Heart of the Sun.

    6. Meddle (1971)

    Këtu gjithçka vërtet bashkohet. Meddle i vitit 1971 është ura mes së kaluarës psikodelike dhe së ardhmes konceptuale. Kënga hapëse, One of These Days, është një shpërthim emocionues instrumental, ndërsa Echoes (të 23 minutat e saj) është një kryevepër e ndërtimit të atmosferës, teksturës së tingullit dhe kulmit emocional. Pjesa tjetër e albumit shkon nga bluzi tek e çuditshmja. Është eksplorues, koherent dhe krejtësisht Pink Floyd.
    Pjesa kryesore: Echoes.

    5. The Piper at the Gates of Dawn (1967)

    Magnum opusi psikodelik i Syd Barrettit nuk ngjan me asgjë tjetër në katalogun e fllojdëve. Është kureshtar, i çuditshëm dhe shpesh shqetësues. Pjesët si Astronomy Domine dhe Interstellar Overdrive shpërthejnë në territorin e spejs-rokut, ndërsa Lucifer Sam dhe Bike me ekscentricitetin britanik. Vizioni unik i Barrettit shkëlqeu, por për pak kohë, dhe ky album mbetet artefakt i krijimtarisë së viteve ‘60 të shekullit XX dhe i një origjinaliteti që të trazon mendjen.
    Pjesa kryesore: Interstellar Overdrive.

    Pink Floyd (Nick Mason, Rick Wright, Syd Barrett dhe Roger Waters) jashtë EMI-t në Londër, pasi nënshkruan kontratë me kompaninë më 3 mars 1967Foto: Arthur Sidey / Daily Mirror / Mirrorpix via Getty Images

    4. Animals (1977)

    Një nga albumet e tyre më të errëta dhe më politike, i dalë në të njëjtin vit (1977) me kulmin e pankut, Animals është i papërpunuar, i zemëruar dhe i zhveshur. I bazuar lirshëm në Fermën e kafshëve të Orwellit, këngët e tij të gjata – Dogs, Pigs dhe Sheep – sjellin një koment therës shoqëror mbi aranzhime të ndërlikuara dhe agresive. Watersi dominon, por puna e Gilmourit në kitarë është e fuqishme. Nuk është aq i kapshëm sa albumet e tjera, por egërsia dhe kompleksiteti i tij muzikor i kanë dhënë statusin e një albumi kult mes adhuruesve më të përkushtuar.
    Pjesa kryesore: Dogs.

    3. The Wall (1979)

    Një rok-operë e gjerë që ndërthur traumën personale, ankthin politik dhe ambicien teatrale – The Wall është epika më provokuese dhe përçarëse e fllojdëve. The Wall është një nga arritjet më ambicioze dhe më teatrale të grupit Pink Floyd – një rok-operë e gjerë që eksploron izolimin, traumën, luftën dhe koston psikologjike të famës. I shtyrë nga rrëfimi thellësisht personal i Roger Watersit, albumi ndjek personazhin Pink teksa ai ndërton një barrierë emocionale mes vetes dhe botës. Në aspektin muzikor, është i mbushur me momente të paharrueshme – nga sfida agresive e Another Brick in the Wall (Part II) te dëshpërimi operistik i Comfortably Numb. Megjithatë, me gjithë shkëlqimin e tij, The Wall prej kohësh i ka ndarë adhuruesit dhe kritikët. Disa e konsiderojnë të fryrë ose me vetëkënaqësi, ndërsa për të tjerët mungon fryma më demokratike dhe eksploruese e fllojdëve të mëparshëm. Megjithatë, intensiteti i tij emocional, shtrirja kinematografike dhe jehona kulturore e qëndrueshme e bëjnë atë një nga albumet konceptuale përcaktuese të rokut – dhe një portret të fuqishëm psikologjik.
    Pjesa kryesore: Comfortably Numb – me gjasë kulmi emocional dhe muzikor i The Wall, me një nga solot më ikonike në kitarë të David Gilmourit.

    2. Wish You Were Here (1975)

    Albumi më i ndjeshëm i grupit – një homazh elegjiak dhe atmosferik për miqësinë e humbur, zhgënjimin krijues dhe çmimin e famës. Një homazh me jehonë të fortë emocionale për anëtarin themelues, Syd Barrett, Wish You Were Here është një nga albumet më prekëse të grupit Pink Floyd. Pesë këngët e tij ndërthurin tekste me aranzhime të shtrira dhe hipnotike që eksplorojnë temat e mungesës, tjetërsimit dhe pafajësisë së humbur. Kënga që mban titullin e albumit të thyen zemrën me thjeshtësinë e saj akustike. Shine On You Crazy Diamond, në nëntë pjesë, e hap dhe e mbyll albumin me një shkëlqim që ndërtohet ngadalë dhe me një madhështi pikëllimi. Ndërkohë, Have a Cigar dhe Welcome to the Machine shtojnë një ton kritik ndaj industrisë, duke zbërthyer mungesën e shpirtit të biznesit muzikor. Teksturat tingullore të albumit – sintetizatorë të pasur, solo plot dhimbje dhe produksioni kumbues – ngjallin njëkohësisht afërsi emocionale dhe largësi ekzistenciale. Është melankolik, madhështor dhe thellësisht njerëzor – ndoshta vepra më e plotë në aspektin emocional e fllojdëve.
    Pjesa kryesore: Shine On You Crazy Diamond është homazh për vokalistin e tyre të humbur, Syd Barrett – një kryevepër epike që ndërtohet ngadalë dhe që përcakton shpirtin e grupin në çastin e tij më të brishtë.

    Pink Floyd më 1973: (nga e majta në të djathtë) Nick Mason, Dave Gilmour, Roger Waters, Rick WrightFoto: Michael Ochs Archives / Getty Images

    1. The Dark Side of the Moon (1973)

    Një kryevepër e përjetshme dhe gjithëpërfshirëse që eksploron pyetjet më të mëdha të jetës, The Dark Side of the Moon e riformësoi muzikën rok dhe përcaktoi një brez. The Dark Side of the Moon nuk është thjesht një album – është fenomen kulturor. I publikuar në atë vit të madh e të çuditshëm, 1973, albumi i tetë në studio i grupit Pink Floyd e përmblodhi ankthin ekzistencial në një udhëtim të pandërprerë tingullor përmes temave të kohës, vdekjes, lakmisë, çmendurisë dhe jetës moderne. Kopertina e tij ikonike me prizmin dhe produksioni i përsosur e bëjnë menjëherë të dallueshëm, ndërsa risitë e tij muzikore – si efektet zanore në takt, sintetizatorët analogë dhe copëzat e të folurit – i shtynë kufijtë e asaj që mund të ishte një album roku. Por, nuk ishte novator vetëm nga ana e tingullit. Albumi preku shqetësimin kolektiv dhe i dha zë në një mënyrë që pak albume e kanë bërë ndonjëherë. Ai qëndroi në klasifikimet e Billboard-it për më shumë se 14 vjet 0 një arritje e pakrahasueshme – duke e përforcuar vendin e tij në kulturën pop. Pjesët si Time, Money dhe Us and Them u bënë jo thjesht hite, por pika referimi për breza që përballeshin me një botë gjithnjë e më komplekse. Trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme: është përdorur nga artistë të hip-hopit, është referuar në filma dhe është analizuar pafundësisht nga audiofilët. Qoftë i përjetuar me kufje apo në një skenë të madhe, The Dark Side of the Moon mbetet një eksplorim që kapërcen të zakonshmen e gjendjes njerëzore.
    Pjesa kryesore: Time kap thelbin e The Dark Side of the Moon – një meditim mbi vdekshmërinë, keqardhjen dhe kalimin e jetës. Duke u hapur me kumbimin tronditës të shumë orëve dhe një soloje me perkusione, ndërtohet në një ndërthurje të fuqishme të kitarës së David Gilmourit dhe teksteve depërtuese të Roger Watersit. Thellësia emocionale, ambicia e tingullit dhe qartësia e tekstit e bëjnë këngën një nga pikat më të spikatura në udhëtimin ekzistencial të albumit. /Telegrafi/

  • Kvaratskhelia pëson lëndim të rëndë, konfirmohet këputja e ligamentit ACL

    Kvaratskhelia pëson lëndim të rëndë, konfirmohet këputja e ligamentit ACL

    Paris Saint-Germaini ka marrë një goditje të rëndë, pasi do të mbetet pa Khvicha Kvaratskhelian për një periudhë të gjatë, pas lëndimit serioz që gjeorgjiani pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

    Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë të sulmuesit anësor, ka konfirmuar zyrtarisht klubi francez.

    PSG njoftoi në faqen e saj zyrtare se Kvaratskhelia do t’i nënshtrohet operacionit gjatë ditëve të ardhshme, pas lëndimit të pësuar në fitoren 4-2 ndaj Barcelonës.

    Kjo është një humbje e madhe për kampionët francezë, të cilët do të mbeten pa një nga lojtarët më të rrezikshëm në fazën ofensive. Koha e saktë e rikuperimit ende nuk është bërë e ditur dhe do të përcaktohet pas operacionit dhe fillimit të rehabilitimit.

    Kvaratskhelia u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Barcelonës, ndërsa ekzaminimet e mëvonshme zbuluan shkallën e rëndë të lëndimit dhe nevojën për ndërhyrje kirurgjikale.

    Problemet për PSG-në nuk përfundojnë me kaq. Klubi ka konfirmuar se Ousmane Dembele do të vazhdojë trajtimin gjatë javëve të ardhshme për shkak të një lëndimi muskulor në kofshën e majtë.

    Edhe mbrojtësi brazilian Marquinhos do të mungojë për një periudhë të caktuar, pasi ka pësuar lëndim muskulor në kofshën e djathtë në të njëjtën ndeshje./Telegrafi/

  • Administrata Trump thotë se ka revokuar mbi 300,000 viza

    Administrata Trump thotë se ka revokuar mbi 300,000 viza

    Administrata e presidentit Donald Trump ka revokuar mbi 300,000 viza amerikane gjatë mandatit të tij të dytë, tha Departamenti i Shtetit të martën, ndërsa qeveria federale vazhdon goditjen e saj të gjerë kundër imigracionit.

    Shifrat treguan një përshpejtim në ritmin e revokimit të vizave në javët e fundit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Në një përditësim të lëshuar më 10 gusht, Departamenti i Shtetit kishte vendosur numrin e revokimeve të vizave që nga fillimi i mandatit aktual të Trump në janar 2025 në mbi 175,000.

    Trump thotë se goditja e tij ndaj imigracionit dhe përpjekja e deportimit synojnë të përmirësojnë sigurinë e brendshme.

    Por mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se goditja ka shkelur të drejtat e procesit të rregullt ligjor dhe të lirisë së fjalës dhe ka krijuar një mjedis të pasigurt, veçanërisht për pakicat etnike, të cilat kanë ngritur shqetësime në lidhje me profilizimin racor.

    Duke njoftuar numrin e fundit në X, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se administrata Trump “ka revokuar më shumë viza me një ritëm më të shpejtë se çdo administratë në histori”.

    Pigott theksoi se administrata kishte “tolerancë zero për të huajt këtu me viza që shkelin ligjin, kryejnë mashtrime ose dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare”.

    Midis revokimeve të vizave që janë dënuar veçanërisht nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë ato të protestuesve të huaj pro-palestinezë që demonstrojnë kundër sulmeve të aleatit të SHBA-së, Izraelit, në Gaza, dhe të të huajve për shkak të komenteve të tyre në mediat sociale në lidhje me vrasjen e komentatorit konservator Charlie Kirk.

    Përveç përpjekjeve për të deportuar protestuesit e huaj, administrata Trump ka zbatuar kontrolle të shtrënguara në mediat sociale të emigrantëve dhe aplikantëve për viza.

    Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se qeveria ka përdorur arsye sigurie kombëtare për të synuar kritikët dhe ka përdorur raste të izoluara mashtrimi për të synuar gjerësisht komunitetet e emigrantëve, siç është komuniteti somalezo-amerikan në Minesota.

    Ndërsa Trump bëri fushatë në vitin 2024 për ndalimin e imigracionit të paligjshëm, administrata e tij e ka bërë edhe imigracionin ligjor më të vështirë – për shembull duke vendosur tarifa të shtrenjta për viza të caktuara pune. /Telegrafi/

  • Samsung dhe SK Hynix po “përmirësojnë” fabrikat e tyre në Kinë - për të prodhuar çipa më të avancuar

    Samsung dhe SK Hynix po “përmirësojnë” fabrikat e tyre në Kinë – për të prodhuar çipa më të avancuar

    Samsung Electronics dhe SK Hynix po “përmirësojnë” fabrikat e tyre në Kinë për të prodhuar çipa memorieje më të avancuar, sipas katër personave të njohur me këto plane.

    Qëllimi është përballimi i konkurrencës nga një rival kinez me rritje të shpejtë, si dhe përmbushja e kërkesës së madhe në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI).

    Përcaktimi i nivelit të investimeve në operacionet e tyre në Kinë është bërë një çështje komplekse për gjigantët koreano-jugorë të gjysmëpërçuesve, veçanërisht që kur SHBA-ja filloi të vendoste kontrolle mbi eksportin e pajisjeve për prodhimin e çipave në vitin 2022, si pjesë e përpjekjeve për të ngadalësuar përparimin teknologjik të Kinës.

    Të dyja kompanitë tani duhet të kërkojnë çdo vit licenca nga SHBA-ja nëse dëshirojnë të instalojnë në Kinë pajisje të prodhuara në SHBA.

    Byroja e Industrisë dhe Sigurisë pranë Departamentit të Tregtisë të SHBA-së deklaroi gjithashtu se, për vitin 2025, nuk ka ndërmend të japë licenca për përmirësimin e teknologjisë apo zgjerimin e kapaciteteve në fabrikat që këta prodhues të huaj zotërojnë në Kinë.

    Këto vështirësi rregullatore kanë kufizuar mundësinë e tyre për të modernizuar fabrikat, duke çuar në humbje të pjesës së tregut përballë kompanisë kineze Yangtze Memory Technologies Co (YMTC).

    Drejtues të kompanive koreano-jugore kanë paralajmëruar publikisht se tensionet gjeopolitike po dëmtojnë operacionet e tyre në Kinë.

    Në një deklaratë për agjencinë Reuters, Samsung konfirmoi se procesi i përmirësimeve ka nisur dhe po kryhet në konsultim të ngushtë me Uashingtonin.

    SK Hynix njoftoi se ka instaluar pajisje në fabrikën e saj në Dalian, në Kinën verilindore, gjithashtu në konsultim me qeverinë amerikane.

    Asnjëra nga kompanitë nuk dha detaje mbi planet e prodhimit, të cilat raportohen këtu për herë të parë.

    Megjithatë, Reuters nuk mundi të përcaktonte se në çfarë mase autoritetet amerikane kanë dhënë licenca eksporti për pajisjet që Samsung dhe SK Hynix u duhen për përmirësimet e planifikuara.

    Sipas burimeve, të dyja kompanitë po punojnë për të prodhuar çipa memorieje “flash NAND” me më shumë se 200 shtresa në fabrikat e tyre në Kinë; produktet aktuale të këtyre fabrikave nuk janë aq të avancuara sa çipat që prodhohen në Korenë e Jugut.

    NAND, një lloj çipi memorieje që ruan të dhënat edhe pa furnizim me energji elektrike, përdoret gjerësisht në telefonat inteligjentë, kompjuterët personalë dhe disqet me gjendje të ngurtë (SSD) për qendrat e të dhënave të Inteligjencës Artificiale.

    Më shumë shtresa për çip nënkuptojnë densitet më të lartë të ruajtjes dhe kosto më të ulëta. /Telegrafi/

  • Samsung and SK Futex are improving their factories in China &#82/11; to produce more advanced chips

    Samsung Electronics and SK Futex are improving their factories in China to produce more advanced memory chips, according to four people known with these plans.

    The goal is to cope with competition from a rapidly growing Chinese rival, as well as to meet the demand in the field of Artificial Intelligence ( Hel).

    Determining the level of investments in their operations in China has become a complex issue for South Korean semi-compliance giants, especially since the U.S. began to impose controls on the export of equipment for chip production in 2022, as part of efforts to slow China’s technological progress.

    The two companies now have to ask each year for licenses from the US if they want to install US-made equipment in China.

    The US Trade Department’s Bureau of Industry and Security also stated that, for 2025, it has no intention of providing licenses to improve technology or expand capacities at factories these foreign producers own in China.

    These regulatory difficulties have limited their ability to modernise factories, leading to market share loss in front of Chinese Yangtze Memory Technology Co ( YMTC).

    Directors of South Korean companies have publicly warned that geopolitical tensions are damaging their operations in China.

    In a statement to the Reuters agency, Samsung confirmed that the process of improvements has begun and is being carried out in close consultation with Washington.

    The SK Futex announced it has installed equipment at its factory in Dalian, northeastern China, also in consultation with the American government.

    None of the companies provided details on production plans, which are reported here for the first time.

    However, Reuters could not determine to what extent the American authorities have granted export licenses for equipment Samsung and SK Hyx need for planned improvements.

    According to sources, both companies are working to produce memory chips NAND) with more than 200 layers in their factories in China; the current products of these factories are not as advanced as the chips produced in South Korea.

    NAND, a type of memory chip that stores data without electricity supplies, is widely used on intelligent phones, personal computers, and hard – condition disks ( SSD for Artificial Intelligence databases.

    More layers for chip mean the highest density of conservation and lower costs. /Telegraphy/

  • The Trump administration says it has revoted over 300,000 visas

    President Donald Trump’s administration has revoted over 300,000 American visas during its second mandate, the State Department said Tuesday, as the federal government continues its widespread crackdown on immigration.

    The figures showed an acceleration at the pace of visa revocations in recent weeks, foreign media write, sends out Telegrafi.

    In an update released on August 10th, the State Department had placed the number of visa revocations since the beginning of Trump’s current mandate in January 2025 on over 175,000.

    Trump says his crackdown on immigration and deportation efforts are intended to improve domestic security.

    But human rights advocates say the crackdown has violated the rights of the fair legal process and freedom of speech and has created an uncertain environment, especially for ethnic minorities, which have raised concerns about racial profile.

    Announcing the latest number at X, State Department spokesman Tommy Pigott said the Trump administration has revoted more visas at a faster pace than any administration in history.

    Pigott stressed that the administration had zero tolerance for foreigners here with visas breaking the law, committing fraud or damaging our national security.

    Among the visa revocations that have been convicted, especially by human rights advocates, are those of pro-Palestinian foreign protesters who demonstrate against the attacks by US ally Israel, Gaza, and foreigners because of their comments to social media about the murder of conservative commentator Charlie Kirk.

    In addition to trying to deport foreign protesters, the Trump administration has implemented tight controls in the social media of migrants and visa applicants.

    Human rights advocates say the government has used national security reasons to target critics and has used isolated cases of fraud to widely target immigrant communities, such as the Somali-American community in Minnesota.

    While Trump campaigned in 2024 to prevent illegal immigration, his administration has made legal immigration more difficult, for example, by setting expensive fees for certain working visas. /Telegraphy/

  • 320 persona të lënduar gjatë tetë ditëve protesta në Tiranë, 192 policë, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

    320 persona të lënduar gjatë tetë ditëve protesta në Tiranë, 192 policë, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur bilancin e personave të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 21 tetor 2026, ku në total janë raportuar 320 të lënduar.

    Sipas të dhënave zyrtare, mes të lënduarve janë 192 efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë, përfshirë gjashtë përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.

    Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në QSUT janë paraqitur për trajtim tetë persona, gjashtë në Spitalin e Traumës dhe dy në QSUT.

    Nga gjashtë personat e paraqitur në Spitalin e Traumës, një ishte efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë.

    Tre prej kalimtarëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm, ndërsa njëri prej tyre i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses. Sipas ministrisë, gjendja e pacientit është e mirë.

    Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të jenë të shtruar nëntë persona të lënduar gjatë protestave: katër protestues, një efektiv policie, një përfaqësuese e medias dhe tre kalimtarë.

    Ndërkohë, dy personat e paraqitur në QSUT, një efektiv policie dhe një protestues, kanë marrë mjekimin dhe janë larguar nga spitali.

    Të dhënat e publikuara nga ministria janë mbledhur nga strukturat shëndetësore në Spitalin Universitar të Traumës, QSUT, si dhe në spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës.

    Burimi: Dukagjini