Category: Lajme

  • VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

    VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

    Me vendim të Qeverisë biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, për herë të parë, bëhet bibliotekë universitare, thonë nga VLEN.

    Nga atje thonë se studentët dhe profesorët do të kenë më shumë mundësi për të studiuar dhe për të bërë punë shkencore.

    “Përgatitja për provime, shkrimi i një teme diplome apo puna për një hulumtim shkencor kërkojnë literaturën e duhur. Me statusin universitar, biblioteka do të mund t’u përgjigjet këtyre nevojave, duke vazhduar t’u shërbejë edhe të gjithë qytetarëve.

    Pas çdo studenti qëndron edhe mundi i familjes së tij. Po punojmë që studentët dhe familjet e tyre të kenë mbështetjen e duhur dhe të rinjtë mundësi për t’u zhvilluar këtu, në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

  • Komisioneri i OKB-së bën thirrje për dialog lidhur me protestat në Shqipëri dhe Evropë, Volter Turk: Dënoj të gjitha aktet e dhunës

    Komisioneri i OKB-së bën thirrje për dialog lidhur me protestat në Shqipëri dhe Evropë, Volter Turk: Dënoj të gjitha aktet e dhunës

    Komisionieri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, u ka bërë thirrje autoriteteve dhe protestuesve në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali që të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e dhunës.

    “Protestat masive në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali po ngrenë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut. Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve që të ulin tensionet dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i zhvilluar në kushte sigurie.

    Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të dëgjohen. Shtetet kanë detyrimin t’i mundësojnë dhe t’i garantojnë këto të drejta.

    Shpreh keqardhjen e thellë për veprimet e atyre që shfrytëzojnë protestat për të kryer akte dhune dhe vandalizmi ndaj pronës publike dhe private. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi individuale për veprimet e tyre.

    Jam i shqetësuar nga raportimet për përdorim të panevojshëm dhe të tepruar të forcës ndaj protestuesve, përfshirë edhe fëmijët. Shtetet duhet të garantojnë që çdo ndërhyrje e organeve ligjzbatuese të jetë në përputhje me ligjin, e domosdoshme dhe proporcionale. Çdo pretendim për përdorim të paligjshëm të forcës duhet të hetohet pa vonesë, në mënyrë efektive dhe të pavarur, duke garantuar vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës dhe mjete juridike efektive për viktimat.

    Vërej se autoritetet kanë ndërmarrë tashmë disa hapa për hetimin e incidenteve dhe uljen e tensioneve. I nxis më tej shtetet që të angazhohen në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe thelbësore lidhur me të drejtat e njeriut, që kanë të bëjnë me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”, shprehet Volker Turk. /Tch/

  • Barcelona shkruan histori në Ligën e Kampionëve, asnjë klub nuk e kishte bërë më parë

    Barcelona shkruan histori në Ligën e Kampionëve, asnjë klub nuk e kishte bërë më parë

    Barcelona ka shkruar një histori të veçantë në Ligën e Kampionëve gjatë humbjes 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në “Parc des Princes”, duke vendosur një rekord që nuk ishte arritur më parë në këtë garë.

    Skuadra e Hansi Flickut pësoi humbjen e parë në të gjitha garat këtë sezon, pavarësisht se arriti të rikthehej dy herë në rezultat gjatë pjesës së dytë.

    Xavi Espart, një produkt i akademisë “La Masia” që këtë sezon po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në ekipin e parë, dhe Lamine Yamal shënuan për Barcelonën, duke barazuar rezultatin në 2-2, pasi Desire Doue dhe Lucas Hernandez kishin kaluar dy herë PSG-në në epërsi.

    Megjithatë, golat e Vitinhas dhe Fabian Ruizit në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt i siguruan skuadrës së Luis Enriques një fitore të rëndësishme.

    Barcelona writes stories on the Champions League, no club ever made it before

    Pavarësisht humbjes, vendimet e Flickut për formacionin titullar i kanë mundësuar Barcelonës të vendosë një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Ligës së Kampionëve.

    Sipas statistikave të OptaJoe, katalunasit janë bërë klubi i parë në histori të kësaj gare që ka startuar një ndeshje kundër kampionit në fuqi me katër futbollistë adoleshentë në formacionin titullar.

    Përveç Espartit dhe Yamalit, nga minuta e parë luajtën edhe Pau Cubarsi dhe Marc Bernal. Ky i fundit dhe Espart u zëvendësuan gjatë pjesës së dytë.

    Barcelona kishte mundësi ta rriste edhe më shumë numrin e futbollistëve të rinj të përfshirë në këtë përballje. Në stol ishin edhe mbrojtësi 18-vjeçar Alex Campos dhe sulmuesi Hamza Abdelkarim, por asnjëri prej tyre nuk u aktivizua.

    Reprezentuesi egjiptian, Abdelkarim, ka regjistruar dy paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa Campos ende nuk ka debutuar me ekipin e parë dhe aktualisht luan me Barcelonën B në Ligën e të Rinjve të UEFA-s./Telegrafi/

  • Barcelona writes stories on the Champions League, no club ever made it before

    Barcelona writes stories on the Champions League, no club ever made it before

    Barcelona has written a special story on the Champions League during the 4-2 defeat of Paris Saint-Germainin at the Parc des Princess, setting a record that had not been achieved before in the race.

    Hansi Flick’s team suffered first defeat in all competitions this season, despite having managed to return twice as a result in the second part.

    Xavi Espart, a product of the academy La Massia was gaining more and more space this season on the first team, and Lamine Yamal marked for Barcelona, equalizing the score at 2-2, as the Doue Desert and Lucas Hernandez had twice exceeded the PSG in supremacy.

    However, Vittihas and Fabian Ruisz goals in the last ten minutes of regular time secured Louis Enrice’s team a significant victory.

    Barcelona writes stories on the Champions League, no club ever made it before

    Despite the loss, Flick’s decisions about the title formation have enabled Barcelona to set an extraordinary record in the history of the Champions League.

    According to statistics Opta JoeThe Catalonians have become the first club in the history of this race to launch a match against champion in power with four teenage footballers in the title formation.

    In addition to Espart and Yamal, Pau Cubars and Marc Bernal played first minute. He and Espart were replaced during the second part.

    Barcelona was able to increase the number of young football players involved in this confrontation. The bench included 18-year-old defender Alex Campos and assailant Hamza Abdelkarim, but none of them were activated.

    Egyptian promoter Abdelkarim recorded two presentations with Barcelona in all the competitions this season, while Campos has not yet debuted with the first team and currently plays with Barcelona B in the UEFA Youth League. /Telegraph/

  • Këto rrugë dhe fshatra në Mitrovicë preken nga intervenimet në ujësjellës dhe kanalizim

    Këto rrugë dhe fshatra në Mitrovicë preken nga intervenimet në ujësjellës dhe kanalizim

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit në disa lokacione.

    Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të përfshijnë rrugët “Kullat Shqiptare”, “Nexhip Draga”, “Lah Nimani”, “Mehdi Haradini”, “Dibra” dhe “Rudarske Čete”, si dhe fshatrat Shupkofc e Rekë dhe lokalitetin Suhodoll.

    Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Faruk Spahiu”, “11 Marsi” dhe “Rudarske Čete”, si dhe në fshatrat Kçiq e Koshtovë.

    KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

    Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këto raste, kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

    Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

  • Digjet një deponi në Strumicë, ndërhyjnë zjarrfikësit

    Digjet një deponi në Strumicë, ndërhyjnë zjarrfikësit

    Që nga pasditja e djeshme dhe gjatë gjithë natës, deri në mëngjesin e sotëm, në zonën përreth Strumicës po përhapet aroma e tymit nga zjarri në deponinë në fshatin Ednokuqevo, në Strumicë.

    Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NJZZ) Strumicë ndërhynë dy herë dje, pasdite dhe natën. Ndërhyrjet vazhduan edhe sot, kur zjarrfikësit-shpëtuesit dolën përsëri në terren në orët e hershme të mëngjesit me qëllim lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

    Sipas informacionit nga Kryetari i Komunës së Bosilovës, Risto Mançev, pritet të fillojnë aktivitetet gjatë ditës për pastrimin dhe rregullimin e deponisë me makineri të përshtatshme. Këto aktivitete duhet të ndihmojnë në përballimin e zjarrit dhe të zvogëlojnë rrezikun e rindezjes së tij.

    Zjarret në deponi paraqesin një sfidë serioze jo vetëm për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, por edhe për shkak të tymit dhe aromës së pakëndshme që mund të prekë vendbanimet përreth. Një problem shtesë është se mbeturinat mund të vazhdojnë të digjen në thellësi të deponisë edhe pasi të jetë shuar flaka e dukshme, gjë që kërkon ndërhyrje të vazhdueshme dhe monitorim të kujdesshëm të situatës./Telegrafi/

  • Mehmet Shehun e vranë?!

    Mehmet Shehun e vranë?!

    Nga: Bardhyl Çipi

    Disa vite më parë, përgatita dhe botova një studim mbi argumentet mjeko-ligjore dhe kriminalistike, që mbështesnin versionin se vdekja e Mehmet Shehut ka qenë vrasje. Në të vërtetë, kjo ngjarje ka bërë bujë, jo vetëm se Mehmet Shehu ka qenë figura e dytë më e rëndësishme e regjimit komunist, por edhe të faktit të shumë dyshimeve që kanë dalë për mënyrën e vdekjes së tij. Këto kanë ndikuar që ajo të analizohet me hollësi nëpërmjet botimeve të artikujve të panumërt, librave të shumta studimore që vazhdojnë të dalin edhe në kohën e tanishme.

    Sipas të dhënave të njohura të kësaj ngjarjeje, diktatori Enver Hoxha një ditë para vdekjes së Mehmet Shehut, në një mbledhje të Byrosë Politike, me anëtarë të saj, e kritikuan ashpër atë, duke e detyruar, sipas versionit zyrtar, të vrasi veten. Ky eliminim vërtetonte edhe njëherë një prej shfaqjeve më negative të jetës së këtij diktatori.

    Studiuesi Donald Harvey është shprehur për diktatorët se “ata kontrollonin jetën e njerëzve të tjerë, nëse ata duhet të jetonin apo të vdisnin. Ata kishin fuqinë e kontrollit”! Edhe diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha, gjatë sundimit të tij mbi 40-vjeçar, përveç të tjerave, eliminoi nëpërmjet vrasjeve, vetëvrasjeve dhe mënyrave të tjera mashtruese nga më të ndryshmet, një pjesë të madhe të bashkëpunëtorëve të tij.

    Sipas një opinion të njohur, “gënjeshtrat dhe mashtrimet që diktatorët përdornin për të mbuluar krimet e tyre kanë pasur një efekt të madh dëmtues të rrjetës morale të shoqërisë; prandaj, investigimi dhe shpallja e tyre janë të domosdoshme për shërimin e kësaj shoqërie”.

    Ka qenë kjo një nga arsyet kryesore që më shtyu ta kryej këtë studim të publikuar para disa viteve në shtypin dhe median e vendit tonë, të përfshirë edhe në librin tim “Provat shkencore të vdekjeve mbresëlënëse”, të botuar në vitin 2023.

    Nga sa kam arritur të mësoj, ai është mirëpritur dhe lexuar nga një numër i madh personash, të cilët në përgjithësi kanë shprehur rreth tij opinione pozitive. Por, mjaft prej tyre, siç më kanë pohuar edhe vetë, duke mos pasur njohuri të mjaftueshme mjekësore dhe juridike, nuk kanë arritur të kuptojnë plotësisht disa nga aspektet mjekoligjore dhe kriminalistike të kësaj ngjarjeje të hidhur, pavarësisht se në atë kohë u përpoqa që ta paraqes atë në një mënyrë sa më të thjeshtë dhe më të kuptueshme për njerëzit e zakonshëm.

    Në këto rrethana, si dhe të faktit që vitin e fundit në portalin Memorie.al janë publikuar nga gazetari dhe studiuesi Dashnor Kaloçi mjaft dokumente të reja arkivore të vdekjes së Mehmet Shehut, (në periudhën dhjetor 2024-janar 2025, afro 34 numra rresht), po e analizoj përsëri atë.

    Materiali i hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, mbi konkluzionet e studimit të vendit të ngjarjes dhe ekzaminimeve mbi vdekjen e Mehmet Shehut, është firmosur nga shefi i Hetuesisë të Tiranës, Koço Josifi, nga shefi i shërbimit mjeko-ligjor, Bashkim Çuberi, dhe eksperti kriminalist, Estref Myftari, ndërsa ai pushimit të kësaj çështjeje, më datë 29 dhjetor 1981, është firmosur nga Koço Josifi.

    Në këto dokumente shënohet se vdekja e Mehmet Shehut është rezultat i vetëvrasjes me qitje me armë zjarri, e vërtetuar nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ekzaminimi i kufomës, ekzaminimi balistik i pistoletës, predhës dhe gëzhojës të gjetur në vendin e ngjarjes, ekzaminimi daktiloskopik i shenjës së gishtit të gjetur në pistoletë, eksperimentit hetimor dhe pyetjes së dëshmitarëve.

    Sipas vendimit për pushimin e çështjes: “Armiku Mehmet Shehu në momentin e vetëvrasjes ka qenë i shtrirë në krevat me shpatullat të mbështetura në jastëk. Qitjen e ka bërë me drejtim nga përpara prapa, nga sipër poshtë dhe lehtësisht, nga e djathta në të majtë. Qitja është kryer me pistoletën që disponohej nga vetë Mehmet Shehu. Gishti tregues i dorës së djathtë, i gjetur në momentin e këqyrjes më i mbledhur se të tjerët, prania e gjurmëve të veprimit të copërave të barutit në thoin e gishtit të madh të kësaj dore dhe në lëkurën 2-3 mm. larg tij, si dhe prania në anën e djathtë të djepit luajtës të kësaj pistolete, e një gjurme gishti të njëjtë me atë të gishtit të madh të dorës së majtë të Mehmet Shehut, provojnë se ky armik ka mbushur pistoletën me dorën e majtë, ndërsa me dorën e djathtë ka bërë qitjen dhe vetëvrasjen e tij”!

    Në një shikim të parë të këtyre dy dokumenteve, edhe për një njeri të zakonshëm, jo specialist (jurist apo ekspert), bie në sy që kjo ngjarje është prezantuar dhe duket si e kopsitur në një mënyrë logjike, e mbështetur në të dhënat e shumta mjeko-ligjore dhe kriminalistike, ku shpjegohet madje edhe mënyra sesi viktima ka kryer aktin e vetëvrasjes.

    Kjo mënyrë paraqitje mendoj se ka qenë e politizuar, sepse është shkelur parimi i paanshmërisë, kjo thjeshtë për faktin që për viktimën shkruhet: “armiku Mehmet Shehu”, apo për mënyrën sesi ai ka kryer vetëvrasjen është shkruar se “ky armik ka mbushur pistoletën me dorën e majtë dhe…”! Është e palejueshme që emri i një viktime, që jepet në dokumentet juridike, të jetë i shoqëruar me epitete diskriminuese.

    Pjesëtarët e hetimit dhe ekspertimit të këtij rasti, duket se kanë qenë të detyruar që me çdo kusht ta paraqisnin atë vetëvrasje. Kjo aq më tepër që u ndalua kryerja e autopsisë së viktimës, kryerja e të cilës ka qenë e domosdoshme për një vdekje të tillë jo të zakontë për kohën. Pra, ka pasur një presion nga lart për këtë.

    Kështu p.sh., ministri i Shëndetësisë në atë kohë, Prof. Dr. Llambi Ziçishti, që ishte njëkohësisht mjek kirurg, pas këqyrjes së kufomës së viktimës deklaroi publikisht disa herë se kjo vdekje është vrasje, që mesa duket ky pohim duhet të ketë ndikuar në arrestimin dhe dënimin me vdekje të tij.

    Në atë kohë, kisha pak vite që kisha filluar të punoja si mjek ligjor në Byronë apo Shërbimin Qendror Mjeko-ligjor që sot quhet Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Shef i tij ka qenë Doc. Bashkim Çuberi.

    Me sa mbaj mend, ditët e para pas vdekjes së Mehmet Shehut kisha vënë re një lloj ndjenjë shqetësimi të tij. Kur e kujtoj atë sot, mendoj se kjo mund të ketë qenë edhe për shkak të dyshimeve që ai mund të ketë pasur për vdekjen e Mehmet Shehut dhe detyrimit apo presionit për ta paraqitur atë si vetëvrasje.

    Megjithatë, në këqyrjet dhe ekzaminimet e ekspertëve, që ndodhen në dosjen hetimore të këtij rasti, ata gjithsesi kanë lënë shumë gjurmë që nuk përkojnë me variantin zyrtar të vetëvrasjes, për të cilat mendoj se ka ardhur koha që ato të shqyrtohen hollësisht. Më konkretisht:

    – E dhëna e parë që e ve në pikëpyetje vetëvrasjen ka qenë drejtimi i qitjes: nga përpara prapa dhe nga sipër poshtë, që ekspertët kanë përcaktuar në trupin e viktimës. Kjo sepse një drejtim i tillë është tipik në vrasje. Ndërsa, në një vetëvrasje, drejtimi i qitjes, ai duhet të ishte nga përpara prapa dhe nga poshtë sipër, apo horizontal.

    – Një mospërputhje tjetër ka të bëjë me pozicionin shtrirë me shpatulla të mbështetura në jastëk, pozicion ky në të cilin, sipas dokumenteve të hetuesisë, Mehmet Shehu ka kryer qitjen vetëvrasëse. Ky konstatim është krejt në kundërshtim me faktin që predha vdekjeprurëse është gjetur në pjesën e sipërme të krevatit ku qëndronte viktima. Me fjalë të tjera, në pozicioni shtrirë në shpinë të viktimës, predha pas qitjes duhej të kishte shkuar poshtë, drejt pjesës së mesme të krevatit, sipas drejtimit nga përpara prapa dhe sipër poshtë (sipas të dhënave të këqyrjes së kufomës). Por, ajo u gjet lart, pranë kreut të krevatit.

    Kjo mospërputhje tregon qartë se në qitjen vdekjeprurëse, viktima nuk duhet të ketë qenë në pozicion shtrirë, por e ngritur ose ndenjur. Për këtë dëshmon edhe prania e përhapur e gjakut në trajtë njollash, në pjesën e poshtme të teshave, poshtë vrimave të predhës, që duket qartë në foton përkatëse në dosjen e hetuesisë.

    Në fakt, me të dhënat e disponuara, vendi ku u gjet predha, këndi i qitjes në bazë të drejtimit të pjerrët të kalimit të predhës në trup, nga sipër poshtë, lartësitë e vrimave të hyrjes dhe daljes në trupin e viktimës, duhej të ishte kryer patjetër një eksperiment hetimor në atë kohë për rindërtimin e plotë të ngjarjes

    Një eksperiment i tillë, siç është vepruar gjithmonë në raste të tjera të ngjarjeve të ngjashme me armë zjarri, do të ishte shumë i dobishëm për një përcaktim sa më të saktë të pozicionit të viktimës kur është qëlluar dhe rrjedhimisht të zbulimit të plotë të të gjitha elementëve të kësaj ngjarjeje.

    Në fakt u lejua vetëm një eksperiment për të vërtetuar nëse duhej të ishte dëgjuar ose jo krisma e armës nga njerëzit që flinin në dhomat e tjera të banesës, që është e qartë që në dobi të hetimit nuk do kishte ndonjë vlerë të veçantë. Përveç këtyre ka dhe shumë elemente të tjera kontradiktore, apo të pavërtetura që e vënë në dyshim vetëvrasjen.

    Ja disa prej tyre:

    – Në dy dokumentet përfundimtare të dosjes hetimore të këtij rasti, shkruhet: “viktima e ka kryer vetëvrasjen me dorën e djathtë, pohim ky që përforcohet edhe nga përcaktimi se drejtimi i qitjes ka qenë lehtësisht nga e djathta në të majtë”. Por, kjo nuk është e saktë, sepse ekspertët mjeko-ligjorë në përshkrimin që i kanë bërë kufomës, sipas dosjes hetimore, pozicionin e vrimës së hyrjes në anën e majtë të përparme të gjoksit e kanë përcaktuar më majtas vijës së mesit, në krahasim me atë të vrimës së daljes së predhës, që ndodhej edhe ai në anën e majtë të shpinës, por më afër vijës së mesit. Pra, kjo tregon që drejtimi i qitjes në trupin e viktimës, ka qenë lehtësisht nga e majta në të djathtë dhe jo nga e djathta në të majtë, siç shkruhet në dokumentet hetimore. Kjo e ve në pikëpyetje versionin zyrtar, që viktima ta ketë mbajtur armën me dorën e djathtë!

    – Kryerja e vetëvrasjes me dorën e djathtë, sipas dosjes hetimore, përforcohet edhe nga prania, në thoin e gishtit të madh të viktimës, të gjurmëve të veprimit të copërave të barutit. Por, ky konstatim nuk rezulton që të jetë vërtetuar me një analizë të thjeshtë laboratorike. Aq më tepër që në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët mjeko-ligjorë kanë përshkruar te kufoma vetëm njolla blu të errët, që nuk fshihen. Pra ato mund të kenë qenë edhe njolla boje shkrimi, sepse natën para se të gjendej i vdekur, kryeministri kishte përgatitur me shkrim autokritikën që do bënte të nesërmen në mbledhjen e Byrosë Politike, ku gjatë shkrimit duhet të ketë njollosur me bojë thoin e gishtit të madh të dorës së djathtë.

    – E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gjurmën e gishtit në pistoletë, për të cilën në dosjen hetimore shkruhet vetëm që ka qenë e të njëjtit lloj, me shenjën e gishtit të madh të dorës së majtë të viktimës. Me vetëm kaq pak, vlera provuese e këtij krahasimi është krejt e pamjaftueshme pa u kryer krahasimi i shenjave të shumta individuale të gjurmëve papilare, siç e kërkon një ekspertim i mirëfilltë daktiloskopik.

    Ka edhe shumë konstatime të tjera të këtij karakteri, të cilat janë përshkruar më hollësisht në artikullin e mëparshëm, përfshirë në librin e sipërcituar. Të gjitha këto më përforcojnë bindjen që vdekja e Mehmet Shehut ka qenë vrasje.

    Përpara se të publikoja artikullin e parë të kësaj ngjarjeje të rëndë, unë u takova me Skënderin, djalin e dytë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Kam pasur njohje me të që në kohën e rinisë, në fillimin e viteve 1970.

    I tregova dhe i dhashë dorëshkrimin e artikullit, për vdekjen e të atit. Ai e mori atë për ta parë me hollësi dhe pas disa ditëve, pasi e kishte konsultuar edhe me Bashkimin (vëllain e vogël), ma ktheu duke më lejuar që ta botoj atë.

    Gjatë takimit, unë e pyeta edhe për letrën e lamtumirës të Mehmet Shehut, të shpallur 20 vjet pas vdekjes së tij, nëse ai e kishte parë atë dhe më tha se e kishte lexuar në Arkivin e Shtetit, jo origjinalen, por një fotokopje të saj.

    Shpesh për artikullin e parë të vdekjes së Mehmet Shehut kam diskutuar me njerëz të ndryshëm, të cilët më kanë shprehur opinionet e tyre, ku argumentet që kisha dhënë ishin shumë bindëse, por që sipas tyre, problemi ishte të gjendej vrasësi. Për këtë u kam shpjeguar se mjekësia ligjore dhe shkencat e tjera forense kanë si detyrë të ndihmojnë në përcaktimin vetëm formën mjeko-ligjore të ngjarjes, siç është në këtë rast, ku ajo është shpallur zyrtarisht: vetëvrasje.

    Me analizën që i kam bërë materialeve të kësaj dosje, kam argumentuar dhe kam arritur në përfundimin se kemi të bëjmë më një vrasje dhe jo vetëvrasje. Ju kam thënë se detyra për ta hetuar përsëri këtë rast, me qëllim që të zbulohet autori i drejtpërdrejtë i kësaj vrasjeje, u takonte organeve përkatëse të drejtësisë. Gjithsesi, edhe sikur të ndodhë që dosja të rihapet, zbulimi i vrasësit (vrasësve) do të jetë shumë i vështirë, por jo i pamundur.

    Regjimi komunist bëri përpjekje të shumta për ta fshehur zbulimin e vërtetë të kësaj ngjarjeje, si p.sh. presionet ndaj atyre që kryen hetimet dhe ekspertimet për ta paraqitur me çdo kusht këtë rast si vetëvrasje, moslejimi i kryerjes së autopsisë, disa varrime dhe zhvarrime të përsëritura të kufomës së Mehmet Shehut me qëllim që të mos mbetej asnjë gjurmë e saj, dalja 20 vjet pas vdekjes e një letre lamtumire të Mehmet Shehut që nuk figuron në asnjë nga dokumentet përmbyllëse të hetimit të kësaj çështjeje dhe shumë të dhëna të tjera.

    Të gjitha këto e kanë vështirësuar zbulimin e mekanizmave të sakta të kësaj ngjarjeje dhe autorëve të drejtpërdrejtë që e kanë kryer atë, pavarësisht se diktatori dhe rrethi i tij e kishin vendosur përfundimisht eliminimin e Mehmet Shehut.

    Për këtë arsye dhe për atë pjesë të opinionit publik, që ende është i paqartë për ngjarjen e bujshme që ka ndodhur në Tiranë në 17 dhjetor 1981, po e risjell edhe një herë në vëmendje, me shpjegime sa më të thjeshta dhe më të kuptueshme. /Memorie/

  • Lëvizja protestuese e brezit Z mund të jetë pranë rrëzimit të njeriut të fortë të Serbisë

    Lëvizja protestuese e brezit Z mund të jetë pranë rrëzimit të njeriut të fortë të Serbisë

    Burimi: The Guardian (titulli: A gen Z protest movement could be about to oust Serbia’s strongman. Here’s why that will shake Europe)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Historia mund të mos jetë duke u përsëritur në Serbi, por ka nisur të krijojë rimë. Pak më shumë se një çerek shekulli më parë, qytetarët serbë dolën në numër të madh për të votuar dhe për t’i shkaktuar humbje historike njeriut të fortë të atëhershëm në Beograd, Slobodan Milosheviqit, i cili kërkonte të rizgjidhej president. Ai humbi pavarësisht kontrollit të tij të gjerë mbi mediat, gjyqësorin dhe forcat e sigurisë. Kur ngurroi të largohej nga detyra, qindra mijëra serbë dolën në rrugë duke e detyruar më në fund të largohej.

    Të dielën, një brez i ri mund të ketë zërin vendimtar në zgjedhje po aq përcaktuese – këtë herë për parlamentin kombëtar. Njeriu i fortë i sotëm, Aleksandar Vuçiq, dha së fundmi dorëheqjen si president për të garuar në zgjedhje, me synimin për ta zhvendosur qendrën e pushtetit nga presidenca te posti i kryeministrit.

    Por, Vuçiqi, i cili ka pasur kontroll pothuajse të plotë mbi Serbinë për 14 vjet, e sheh veten për herë të parë në pozitë të pafavorshme qëkur mori pushtetin – ashtu si Milosheviqi në vitin 2000. Ashtu si miku i tij i ngushtë, Viktor Orbán, i cili u mposht bindshëm në zgjedhjet e fillimit të këtij viti, Vuçiqi është ndier i detyruar të bëjë gjithçka për ta ndalur koalicionin zgjedhor të opozitës të njohur si Lista Studentore (SL).

    Ndryshe nga partia Fidesz e Orbánit, Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit nuk ka gjasa të poshtërohet në votimin e së dielës. Sondazhet e opinionit ndryshojnë shumë – disa i japin SL-së një epërsi prej pothuajse 10 pikësh përqindjeje, të tjerat sugjerojnë se gara është kokë më kokë. Anketuesit sugjerojnë gjithashtu se sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në votime, aq më të mëdha janë gjasat për opozitën. Disa druhen se periudha pas zgjedhjeve madje mund të jetë e dhunshme.

    Vuçiqi po përdor gjithçka që ka në fushatë për ta anuar rezultatin në favor të tij. Ai e ka shtrënguar kontrollin mbi mediat duke mbështetur një ndryshim të pronësisë së atij që deri vonë ishte grupi më i rëndësishëm i pavarur i lajmeve, United Media. Fundjavën e kaluar, 10 gazetarë të njohur nga organi i tij më i rëndësishëm, televizioni N1, dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj emërimeve në poste të larta editoriale të atyre që besohet se favorizojnë Vuçiqin dhe SNS-në.

    N1 kishte qenë kyç në raportimin e rritjes së shpejtë të mbështetjes për lëvizjen protestuese studentore qëkur ajo u shfaq spontanisht në nëntor 2024. Studentët dolën për herë të parë në rrugë kur streha mbi stacionin kryesor hekurudhor në Novi Sad, në Veri të Serbisë, u shemb, duke vrarë 16 njerëz. Tragjedia ndodhi vetëm disa muaj pasi një konsorcium kinez kishte përfunduar rinovimin e saj, në atë që kritikët pretendojnë se ishte një marrëveshje e korruptuar.

    Në fillim, përgjigjja e Vuçiqit ishte të priste derisa demonstratat të shuheshin. Por, pavarësisht përpjekjeve të ndryshme për t’i detyruar studentët të tërhiqeshin nga rrugët, protestat u rritën gjatë gjithë viteve 2025 dhe 2026. Në mars 2025, gjatë një heshtjeje 15-minutëshe për të nderuar viktimat e fatkeqësisë së Novi Sadit, protestuesit pretenduan se policia përdori armën zanore LRAD 450XL të prodhuar në ShBA, duke bërë që turma të shpërndahej në panik. Qeveria e mohoi përdorimin e armës dhe më vonë Ministria e Brendshme ngriti kallëzim penal ndaj një analisti ushtarak për pretendimin e tij se me gjasë ishte përdorur arma zanore.

    Demonstratat nuk kanë treguar asnjë shenjë zbutjeje gjatë dy viteve të fundit. Sfida e madhe me të cilën përballeshin studentët ishte se si ta kanalizonin energjinë e padyshimtë që kishin krijuar përmes lëvizjes në një forcë koherente politike, të aftë për ta sfiduar Vuçiqin. Partitë e vjetra opozitare ishin të përçara nga fraksionet dhe u mungonte udhëheqja dinamike. Por, këtë verë studentët njoftuan se kishin përzgjedhur kandidatët për të garuar në një formacion të ri, Listën Studentore, përfshirë akademikë të njohur, inxhinierë, punëtorë, figura të kulturës dhe studentë. Slogani i tyre i drejtpërdrejtë është: “Serbia ose mafia”.

    Vuçiqi i është përgjigjur sfidës duke e shtuar retorikën nacionaliste në muajt e fundit, me qëllim mobilizimin e së djathtës ekstreme. Ai ka mirëpritur mbështetjen e fqinjit të tij, Milorad Dodik – udhëheqësit de facto të Republikës Sërpska, entitetit serb në Bosnjë. Dodiku prej kohësh konsiderohet si njeriu kryesor i Vladimir Putinit në Ballkan dhe, së fundmi, është afruar me Donald Trumpin – bashkëpunëtorët e të cilit po investojnë në një gazsjellës me ndihmën e tij.

    Edhe Vuçiqi ka kultivuar mbështetje nga Moska. Marrëdhëniet personale mes Putinit dhe udhëheqësit serb kanë qenë të tendosura në të kaluarën. Vuçiqi e ka furnizuar Ukrainën me një sasi të konsiderueshme municionesh, ndërsa ka luajtur lojën e tij të ndërlikuar të përpjekjes për të balancuar marrëdhëniet miqësore me Perëndimin dhe Rusinë.

    Por, tani që dorezat janë hequr, udhëheqësi serb është bërë më pak i përmbajtur. Një tjetër shenjë se sa seriozisht e sheh ai sfidën e studentëve ishte vendimi i tij për të lejuar ceremoninë e fundit nacionaliste të një funerali shtetëror për njeriun e njohur si “Kasapi i Bosnjës”, kriminelin e dënuar të luftës Ratko Mladiq, me synimin për të forcuar mbështetjen e tij mes nacionalistëve.

    Nëse, pavarësisht gjithë kësaj, Lista Studentore del fituese në zgjedhje, valët e tronditjes do të ndihen po aq fuqishëm në mbarë Evropën si atëherë kur u mposht Orbáni.

    Mbi të gjitha, kjo hap mundësinë e një integrimi më të shpejtë me Bashkimin Evropian, një hap që do të mirëpritej jo vetëm në Bruksel, por edhe në Londër. Qeveritë e njëpasnjëshme britanike janë të shqetësuara se Ballkani përfaqëson barkun e butë të mbrojtjes evropiane, ku Rusia mund të ushtrojë presion të konsiderueshëm. Që nga Brexit-i, ndikimi i Britanisë këtu është i kufizuar politikisht, por ajo ka qenë aktive në promovimin e bashkëpunimit të sigurisë në të gjithë rajonin – me NATO-n dhe BE-në.

    Aktivistët studentorë dhe mbështetësit e tyre janë zhgënjyer nga një indiferencë e dukshme nga ana e BE-së ndaj luftës së tyre politike dhe nga perceptimi i përgjithshëm në botën e jashtme se demokracia e Serbisë është një kauzë e humbur. Të dielën, ata synojnë t’u dëshmojnë se e kanë gabim. /Telegrafi/

  • Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan pasi një traget u përfshi nga flakët pranë një porti në Indonezi

    Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan pasi një traget u përfshi nga flakët pranë një porti në Indonezi

    Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan pasi trageti “KMP Batumandi” u përfshi nga flakët pranë portit Merak, në Indonezinë perëndimore, të martën.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit evakuuan të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin nga trageti që u përfshi nga flakët të martën, ndërsa po i afrohej portit Merak në provincën Banten, në Indonezinë perëndimore.

    Një shtëllungë e dendur tymi u ngrit nga “KMP Batumandi”, i cili po përgatitej të ankorohej.

    Për fat të mirë, nuk raportohet për viktima.

    Anija ishte nisur nga Bakauheni, në skajin jugor të Sumatrës, rreth orës 14:52.

    Rreth dy orë më vonë, personeli në breg vuri re flakë pranë pjesës së pasme të anijes.

    Operatori njoftoi se evakuimi përfundoi brenda një ore.

    Një pasagjer tregoi se tymi u dendësua, frymëmarrja u bë e vështirë, ndërsa nga tavani rridhte naftë.

    Shkaku i zjarrit ende nuk dihet ndërkohë që autoritetet portuale, agjencia e kërkim-shpëtimit dhe policia po merren ende me menaxhimin e situatës. /Telegrafi/

  • LEX | Trafikonte vajza latine për prostitucion në Prishtinë – Fabiana Vega sillet në gjykatë, në dosje përmendet edhe djali i Artan Hoxhes

    LEX | Trafikonte vajza latine për prostitucion në Prishtinë – Fabiana Vega sillet në gjykatë, në dosje përmendet edhe djali i Artan Hoxhes

    LEX | Trafikonte vajza latine për prostitucion në Prishtinë – Fabiana Vega sillet në gjykatë, në dosje përmendet edhe djali i Artan Hoxhes

    Fabiana Anais Cobos Vega është sjellë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departament Special ku po gjykohet nën akuzën për krim të organizuar në lidhje me trafikimin me njerëz.

    Prokuroria Speciale e ngarkon atë me rol drejtues në një grup që dyshohet se rekrutonte vajza nga Amerika Latine dhe i sillte në Kosovë për shfrytëzim seksual.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 26 gusht 2025, Vega dhe i bashkakuzuari Batuhan Beyoglu, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kanë organizuar rekrutimin, transportimin dhe strehimin e të dëmtuarave. Prokuroria pretendon se Vega udhëhiqte dhe mbikëqyrte veprimtarinë e grupit.

    Vajzat, sipas dosjes së Prokurorisë, mbërrinin në Aeroportin e Tiranës dhe më pas udhëtonin drejt Prishtinës, ku vendoseshin në banesa. Aty dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion, ndërsa kontaktet me klientët organizoheshin përmes aplikacioneve të komunikimit.

    Organizatorët e rrjetit dyshohet se merrnin mbi 50 për qind të të ardhurave nga shërbimet seksuale. Dy të dëmtuara kanë deklaruar para organeve hetimore se ishin përballur edhe me dhunë fizike pasi nuk kishin respektuar rregullat e grupit.

    Në hetimin e ndërlidhur përmendet edhe Geri Hoxha, djali i gazetarit nga Shqipëria, Artan Hoxha. Mbrojtja e tij i ka kundërshtuar dyshimet, duke deklaruar se Prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete që e lidhin drejtpërdrejt me veprimtarinë e dyshuar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali