Category: Lajme

  • Dëgjoni zhurma në veshë? Ja kur duhet të shqetësoheni dhe të kërkoni ndihmë mjekësore

    Dëgjoni zhurma në veshë? Ja kur duhet të shqetësoheni dhe të kërkoni ndihmë mjekësore

    Dëgjoni zhurma në veshë? Ja kur duhet të shqetësoheni dhe të kërkoni ndihmë mjekësore

    Fishkëllima, gumëzhima, fëshfërima apo tinguj që ngjajnë me zile, të cilët i dëgjoni edhe kur përreth nuk ka asnjë burim zëri, mund të jenë shenja të tinnitusit.

    Kjo gjendje, e njohur si zhurma në veshë, zakonisht nuk lidhet me ndonjë problem serioz shëndetësor dhe në disa raste mund të largohet vetë. Megjithatë, kur zhurma vazhdon, përkeqësohet ose shoqërohet me simptoma të tjera, është e rëndësishme të kërkohet këshillë mjekësore.

    Si shfaqet tinnitus?

    Tinnitusi është perceptimi i tingujve që nuk vijnë nga mjedisi përreth. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS), këta tinguj mund të jenë të ndryshëm: nga fishkëllima dhe gumëzhima deri te zhurmat e vazhdueshme, pulsimi apo edhe tinguj që ngjajnë me muzikë dhe këndim.

    Zhurma mund të dëgjohet në njërin ose të dy veshët, ose të perceptohet brenda kokës. Te disa persona shfaqet vetëm herë pas here, ndërsa te të tjerë mund të jetë e vazhdueshme.

    Cilat janë shkaqet e zhurmës në veshë?

    Shkaku i tinnitusit nuk është gjithmonë i qartë, por ai shpesh lidhet me forma të ndryshme të humbjes së dëgjimit.

    Sipas NHS-së, kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me sëmundjen e Meniere-it, diabetin, sëmundjet e gjëndrës tiroide, sklerozën multiple, ankthin ose depresionin.

    Në disa raste, zhurma në veshë mund të jetë efekt anësor i barnave të caktuara, përfshirë disa medikamente të përdorura në kimioterapi, antibiotikë, barna antiinflamatore josteroide dhe aspirinë.

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Kontrolli mjekësor rekomandohet nëse zhurma në veshë shfaqet rregullisht, përkeqësohet ose ndikon në jetën e përditshme. Kjo vlen veçanërisht kur ajo pengon gjumin, vështirëson përqendrimin ose shkakton ankth dhe shqetësim emocional.

    Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe rasteve kur zhurma dëgjohet kryesisht në njërin vesh.

    Mjeku fillimisht do të kontrollojë veshët, pasi shkaku mund të jetë një problem që trajtohet lehtësisht, si infeksioni ose grumbullimi i dyllit. Nëse është e nevojshme, mund të kryhen teste të dëgjimit ose të rekomandohet konsultimi me specialistin e veshit, hundës dhe fytit (ORL).

    Kur zhurma në veshë është urgjencë?

    Disa simptoma kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

    Sipas NHS-së, nëse zhurma pulson në të njëjtin ritëm me rrahjet e zemrës, duhet të kërkoni vlerësim urgjent.

    Ndihma e menjëhershme në urgjencë është e nevojshme nëse tinnitus shfaqet pas një dëmtimi të kokës ose shoqërohet me humbje të papritur të dëgjimit, dobësi të muskujve të fytyrës apo marramendje të fortë. Në këto raste, nuk duhet të drejtoni vetë automjetin.

    Çfarë mund të ndihmojë në lehtësimin e tinnitusit?

    Edhe pse jo gjithmonë mund të eliminohet plotësisht, ka mënyra që mund ta bëjnë zhurmën më pak shqetësuese.

    NHS rekomandon teknika relaksimi, si frymëmarrja e thellë dhe joga. Gjumi cilësor dhe një rutinë e rregullt para gjumit mund të ndihmojnë, ndërsa kufizimi i kafeinës mund të jetë i dobishëm për disa persona.

    Gjithashtu, rekomandohet shmangia e faktorëve që mund ta përkeqësojnë gjendjen, si stresi dhe ekspozimi ndaj zhurmave të forta.

    Qëndrimi në heshtje të plotë nuk është domosdoshmërisht zgjidhja më e mirë. Muzika e qetë ose tingujt e lehtë në sfond mund të ndihmojnë që vëmendja të largohet nga zhurma. Edhe aktivitetet që ju mbajnë të angazhuar mendërisht dhe hobet mund të ndihmojnë në menaxhimin e saj.

    Kur shkaku nuk dihet ose nuk mund të trajtohet drejtpërdrejt, mund të rekomandohen terapia konjitive e sjelljes dhe këshillimi psikologjik. Ekziston gjithashtu terapia e përshtatjes ndaj tinnitusit, e cila përdor tinguj për ta ndihmuar trurin që gradualisht t’i kushtojë më pak vëmendje zhurmës. Megjithatë, sipas NHS-së, nuk është e qartë nëse kjo terapi është e dobishme për të gjithë personat.

    Nëse zhurma shoqërohet me humbje të dëgjimit, mjeku mund të rekomandojë edhe përdorimin e aparatit të dëgjimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Do you hear noises in your ears? Here is when you need to worry and seek medical help

    Squeaking, buzzing, louds, or ringing sounds that you hear even when there are no sources of sound around it, can be signs of tintius.

    This condition, known as noise in the ears, is not usually associated with a serious health problem, and in some cases it may leave on its own. However, when the noise persists, deteriorates, or is associated with other symptoms, it is important to seek medical advice.

    How does the tannitus appear?

    Tinnitus is the perception of sounds that do not come from the environment around us. According to Britain’s National Health Service ( NHS), these sounds may vary from whistling and buzzing to constant noises, pulses, or even musiclike sounds.

    The noise can be heard in either one or both ears or perceived inside the head. In some people, it only appears occasionally, while others may be ongoing.

    What are the causes of noise in your ears?

    The toxin’s cause is not always clear, but it often relates to various forms of hearing loss.

    According to the NHS, this situation can also be associated with Meniere’s disease, diabetes, thyroid gland disease, multiplen sclerosis, anxiety or depression.

    In some cases, ear noise can be a side effect of certain drugs, including certain medications used in chemotherapy, antibiotics, nonsteroid antiinflammatory drugs, and aspirin.

    When should you consult a doctor?

    Medical control is recommended if the sound in the ears appears regularly, deteriorates, or affects daily life. This is especially true when it hinders sleep, makes concentration difficult, or causes anxiety and emotional distress.

    Special attention should also be given when noise is heard mainly in one ear.

    The doctor will first check his ears, as the cause may be a problem that is easily addressed, such as infection or wax collection. If necessary, hearing tests can be conducted or recommended consultation with ear, nose and throat specialist ( ORL).

    When is the sound in the ears urgent?

    Some symptoms require immediate medical evaluation.

    According to the NHS, if the noise pulses at the same pace as the heartbeat, you should seek urgent evaluation.

    Urgent emergency assistance is necessary if the tinitus appears after a head injury or is accompanied by sudden hearing loss, facial muscle weakness, or strong mind. In such cases, you should not drive yourself.

    What can help alleviate the tintius?

    Although it may not always be completely eliminated, there are ways to make noise less disturbing.

    NHS recommends relaxing techniques, such as deep breathing and yoga. Quality sleep and a regular presleep routine may help, while limiting caffeine may benefit some.

    The avoidance of factors that could exacerbate the situation, such as stress and exposure to loud noises, is also recommended.

    Staying in complete silence is not necessarily the best solution. Calm music or mild background sounds may help to turn away from the noise. Even activities that keep you occupied mentally and hobbits can help manage it.

    When the cause is unknown or cannot be handled directly, cognitive behavioral therapy and psychological counseling may be recommended. There is also the adaptive therapy for tintius, which uses sounds to help the brain gradually pay less attention to noise. However, according to the NHS, it is not clear whether this therapy is useful for all persons.

    If noise is associated with hearing loss, the doctor may also recommend the use of the hearing aid.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • NYT: Trump i kërkon Zelenskyt lëshime territoriale në këmbim të paqes

    NYT: Trump i kërkon Zelenskyt lëshime territoriale në këmbim të paqes

    Uashingtoni i premton Kievit përfitime të mundshme ekonomike, raporton gazeta “The New York Times”.

    Sipas “The New York Times”, Trump është i vendosur t’i imponojë një marrëveshje Zelenskyt, duke argumentuar se mbajtja e pjesëve të pushtuara në provincat lindore të vendit nuk e justifikon koston, dhe se Ukraina mund të përfitojë financiarisht nëse heq dorë nga kundërshtimet e saj ndaj një marrëveshjeje – qoftë edhe një marrëveshjeje të hartuar kryesisht sipas kushteve të Rusisë.

    Burimi: RTKLive

  • Hargreaves takohet me Ramën, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare dhe investimet në Prishtinë

    Hargreaves takohet me Ramën, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare dhe investimet në Prishtinë

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar për Lojërat Mesdhetare, planet për investime dhe zhvillimin e kryeqytetit.

    Hargreaves, mes tjerash, ka shkruar se Prishtina është një qytet në zhvillim të vazhdueshëm, njofton Dukagjini.

    Ai ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për mundësitë që planet e reja për investime dhe zhvillim mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë.

    “Prishtina është një qytet në zhvillim të vazhdueshëm. Ishte kënaqësi të takohem me kryetarin Përparim Rama për të diskutuar për Lojërat Mesdhetare, planet ambicioze të Prishtinës për investime dhe zhvillim të ri, si dhe mundësitë që këto mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë”, ka shkruar Hargreaves.

    Burimi: Dukagjini

  • Kryeprokurori Gashi viziton tri prokurori, kërkon rritje të efikasitetit dhe llogaridhënies

    Kryeprokurori Gashi viziton tri prokurori, kërkon rritje të efikasitetit dhe llogaridhënies

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni, dhe drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, ka vizituar të martën Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, vizitat janë zhvilluar në kuadër të iniciativës për të vizituar të gjitha prokuroritë e vendit, njofton Dukagjini.

    Gjatë takimeve, Gashi ka prezantuar edhe veprimet e ndërmarra që nga emërimi i tij në këtë pozitë, duke vënë theksin te krijimi i mekanizmave për avancimin e cilësisë së punës dhe forcimin e integritetit të prokurorëve të shtetit.

    Ai u ka ofruar mbështetje të parezervë prokurorëve të tri institucioneve në ushtrimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.

    Njëkohësisht, Gashi ka kërkuar rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit, si dhe forcimin e llogaridhënies në prokuroritë përkatëse.

    “Qëllimi i këtyre vizitave ka qenë dëgjimi i drejtpërdrejtë i prokurorëve të shtetit lidhur me sfidat konkrete me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme, si dhe identifikimi i problematikave dhe nevojave profesionale, me synim adresimin e tyre dhe ofrimin e zgjidhjeve përkatëse institucionale”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • “35%”, Mo Salah thumbon keq Besiktasin pas fitores me Trabzonsporin

    “35%”, Mo Salah thumbon keq Besiktasin pas fitores me Trabzonsporin

    Mohamed Salah ka thumbuar presidentin e Besiktasit, Serdal Adali, pas fitores së Trabzonsporit me rezultat 2-0 ndaj skuadrës nga Stambolli, në ndeshjen e zhvilluar të hënën në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit turk.

    Ozan Tufan e kaloi Trabzonsporin në epërsi në minutën e 21-të, ndërsa sulmuesi egjiptian e vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 71-të.

    Pas ndeshjes, Salah publikoi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social X disa fotografi të festimit të golit, duke shkruar “35%” mbi to. Ky ishte një thumbim ndaj deklaratave të mëparshme të presidentit të Besiktasit, Serdal Adali.

    Besiktasi kishte tentuar ta transferonte sulmuesin egjiptian përpara se ai të bashkohej me Trabzonsporin, por negociatat mes palëve dështuan.

    Gjatë bisedimeve, Adali kishte pretenduar se agjenti i Salahut, Rami Abbas, kishte kërkuar që komisioni i tij nga marrëveshja të rritej në 35 për qind, gjë që, sipas tij, bëri që transferimi të mos realizohej.

    Goli ndaj Besiktasit kishte edhe një rëndësi të veçantë për Salahun, pasi e bëri atë golashënuesin e vetëm më të mirë të kampionatit turk këtë sezon, me tetë gola të realizuar.

    Egjiptiani iu bashkua Trabzonsporit në fillim të këtij sezoni si lojtar i lirë, duke nisur një kapitull të ri pas përfundimit të aventurës së tij te Liverpooli./Telegrafi/

  • 12 të mitur dyshohet se torturuan për orë të tëra një 14-vjeçar në Gjermani, mes të dyshuarve edhe shqiptarë

    12 të mitur dyshohet se torturuan për orë të tëra një 14-vjeçar në Gjermani, mes të dyshuarve edhe shqiptarë

    Një rast i rëndë i dhunës ndaj të miturve në Neubrandenburg të Gjermanisë ka tronditur opinionin publik.

    Policia ka identifikuar 12 fëmijë dhe adoleshentë të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj një 14-vjeçari, ndërsa mes tyre, sipas autoriteteve, ka edhe shtetas me prejardhje shqiptare.

    Sipas raportimit të mediumit gjerman BILD, viktima dyshohet se është rrahur dhe keqtrajtuar për disa orë nga një grup fëmijësh dhe adoleshentësh të moshës 9 deri në 15 vjeç, transmeton Telegrafi.

    Ngjarja ka ndodhur në qytetin Neubrandenburg, në landin Mecklenburg-Vorpommern, ndërsa pamjet e incidentit janë filmuar nga disa kënde dhe kanë qarkulluar për një kohë në rrjetet sociale.

    Sipas policisë, hetimet kanë çuar në identifikimin e 12 personave të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

    Disa prej tyre dyshohet se kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dhunë, ndërsa të tjerë kanë filmuar incidentin.

    Në mesin e të dyshuarve, sipas autoriteteve gjermane, janë gjermanë, shqiptarë, tunizianë dhe persona me prejardhje gjermano-turke.

    Fillimisht, policia kishte bërë të ditur se i mituri kishte pësuar lëndime të lehta. Megjithatë, pas një vlerësimi mjekësor, ai u klasifikua si i lënduar rëndë dhe u dërgua për trajtim në spital.

    Sipas të dhënave të publikuara nga policia, gjatë sulmit dyshohet se ndaj tij janë përdorur grushte, shqelma dhe sende të ndryshme, ndërsa i janë shkaktuar edhe djegie.

    Hetuesit kanë sekuestruar telefonat e të dyshuarve, ku janë gjetur materiale filmike që kanë ndihmuar në zbardhjen e rastit dhe në përcaktimin e rolit të secilit person.

    Policia gjermane po heton rastin për vepra të dyshuara penale, përfshirë lëndimin e rrezikshëm trupor, detyrimin dhe fyerjen. Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi të tjera për personat që dyshohet se kanë pasur rolin kryesor në sulm, duke përmendur arsyet hetimore.

    Për të dyshuarit nën moshën 14-vjeçare, pasojat do të trajtohen në bashkëpunim me shërbimet përkatëse për mbrojtjen e të miturve, pasi sipas ligjit gjerman ata nuk kanë përgjegjësi penale.

    Rasti vazhdon të jetë nën hetim nga policia kriminale e Neubrandenburgut./Telegrafi/

  • “Dorëheqje, poshtë diktatura!” Rama ndjek protestën nga zyra: Po refuzojnë dialogun

    “Dorëheqje, poshtë diktatura!” Rama ndjek protestën nga zyra: Po refuzojnë dialogun

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve, duke publikuar një video nga zhvillimet e sotme para Kryeministrisë.

    Në pamje shfaqen karriget e vendosura nga kreu i qeverisë si një ftesë simbolike për dialog, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar këtë nismë me thirrjet për dorëheqje.

    Rama ka ironizuar thirrjet e protestuesve, duke iu referuar kërkesave të tyre me sloganet: “Dorëheqje”, “Poshtë diktatura” dhe “Poshtë komunizmi”.

    “Duam dialog, deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, thotë Rama në reagimin e tij.

  • Ndalohet një 24-vjeçare nga Resnja, voziti 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 50

    Ndalohet një 24-vjeçare nga Resnja, voziti 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 50

    MPB Maqedoni njofton se dje 19.10.2026, në orën 14:30, në një rrugë rajonale pranë fshatit Rajcë, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e kanë privuar nga liria E.N. (24) nga fsh. Podmoçan, rrethina e Resnjës.

    “Gjatë kontrollit rrugor me radar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se ajo drejtonte një automjet udhëtarësh „Audi” me targa të Resnjës, me shpejtësi prej 142 kilometrash në orë në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 50 kilometra në orë”.

    “Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Resnjë, me udhëzimet e të cilit automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a, për veprën penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.

  • "Besoj në suksese të madha këtë vit” - Muçi pas fitores ndaj Besiktasit

    “Besoj në suksese të madha këtë vit” – Muçi pas fitores ndaj Besiktasit

    Ernest Muçi është shprehur i kënaqur pas fitores së rëndësishme të Trabzonsporit ndaj Besiktasit, duke vlerësuar suksesin para tifozëve vendas dhe shprehur besimin për vazhdimin e sezonit.

    Trabzonspori triumfoi të hënën mbrëma me rezultat 2-0 ndaj Besiktasit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Turqisë.

    Sulmuesi shqiptar e ka cilësuar këtë fitore si të rëndësishme, duke theksuar kënaqësinë për suksesin e arritur në shtëpi.

    “Jam i lumtur që fituam këtë ndeshje në shtëpi, para tifozëve tanë”, u shpreh Muçi.

    25-vjeçari beson se Trabzonspori ka potencialin për të arritur objektiva të mëdha këtë edicion, por nënvizon rëndësinë e përqendrimit në ndeshjet e ardhshme.

    “Çdo ndeshje është një mundësi e veçantë për ne. Megjithatë, besoj se kemi një ekip që do të arrijë suksese të madha këtë vit”, ka deklaruar Muçi, raportojnë mediumet turke.

    Muçi është një nga futbollistët e rëndësishëm të Trabzonsporit, ku sipas raportimit luan edhe ylli egjiptian Mohamed Salah.

    Në dhjetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, shqiptari ka realizuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore