Category: Lajme

  • Bono mbi administratën Trump dhe republikanët: Kjo është grabitja më e madhe në historinë e botës

    Bono mbi administratën Trump dhe republikanët: Kjo është grabitja më e madhe në historinë e botës

    Në një intervistë të re, vokalisti i U2, Bono, kritikoi ashpër administratën e Donald Trump.

    Megjithatë, ai tha se nuk dëshiron t’i largojë njerëzit që votojnë për Partinë Republikane.

    “Nëse mund ta ndani bisedën rreth kësaj administrate nga biseda rreth të majtës dhe të djathtës, konservatorëve dhe liberalëve, atëherë mund të vazhdoj. Sepse mendoj se ky është një moment i jashtëzakonshëm. Mendoj se kjo është grabitja më e madhe në historinë e botës: vjedhja e Amerikës. Dhe nuk është një film grabitjeje. Është reale dhe po ndodh”, tha Bono për The New York Times.

    Ai shtoi se nuk dëshiron t’i largojë njerëzit e mirë që votojnë konservatorët dhe republikanët.

    “Partia e tyre është rrëmbyer, është një marrje agresive e Partisë Republikane. Dua t’i thërras ata të kthehen. Dua që të kthehen, sepse njerëzit votojnë konservatorë për të gjitha llojet e arsyeve që janë në rregull. Nëse mund të flasim për këtë pa argumentet e zakonshme, ky është një problem serioz”, tha Bono.

    Bono foli gjithashtu për shkurtimet e zbatuara nga Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE). Në krye të këtij organi në fillim të mandatit të dytë të Trump ishte Elon Musk. Bono tha se humbja e jetës njerëzore që do të pasojë për shkak të shkurtimeve të DOGE është “e papranueshme”. Në bisedë, ai preku edhe fenë.

    «Të besosh në Zot, ose se Zoti është dashuri, ka qenë jashtëzakonisht e lehtë në jetën time», tha ai.

    Anëtarët e grupit thonë se albumi i ri ka të bëjë me gjetjen e gëzimit në një botë politikisht të pasigurt. Ata janë të bindur se këngët dhe performancat e tyre më të mira ende nuk kanë ardhur.

    “Ne me të vërtetë mendojmë se mund të shkruajmë këngën më të mirë që kemi shkruar ndonjëherë që javën tjetër,” thanë ata.

    Albumi i tyre i ri “Carnaval De Luz” publikohet më 13 nëntor. /Telegrafi/

  • Bono on Trump administration and Republicans: This is the biggest robbery in world history.

    In a new interview, U2 vocalist Bono sharply criticised Donald Trump’s administration.

    However, he said he does not want to remove people who vote for the Republican Party.

    If you can share the conversation about this administration by talking about left and right, conservatives and liberals, then I can continue. Because I think this is an extraordinary moment. I think this is the biggest robbery in world history: stealing America. And it’s not a robbery movie. It’s real and it’s happening, Bono told The New York Times.

    He added that he does not want to take away the good people who vote conservatives and Republicans.

    Their party has been kidnapped, it’s an aggressive capture of the Republican Party. I want to call them back. I want them back because people vote conservatives for all kinds of reasons that are right. If we can talk about this without the usual arguments, this is a serious problem, Bono said.

    Bono also spoke of cuts implemented by the Department for Efficiency of Government ( DOGE). At the helm of this body at the beginning of Trump’s second term was Elon Musk. Bono said losing human life that will follow due to DOGE cuts is unacceptable. In the conversation, he also touched on religion.

    To believe in God, or that God is love, has been extremely easy in my life, he said.

    Group members say the new album has to do with finding joy in a politically uncertain world. They are convinced that their best songs and performances have yet to come.

    We really think we can write the best song we’ve ever written since next week, they said.

    Their new album, Kernaval de Luz, is published on November 13th. /Telegraphy/

  • Deputeti gjerman reagon për protestat në Tiranë: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit

    Deputeti gjerman reagon për protestat në Tiranë: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit

    Deputeti gjerman Knut Abraham ka reaguar lidhur me protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësim për zhvillimet dhe duke theksuar kërkesat e qytetarëve për luftimin e korrupsionit dhe lidhjeve mes politikës dhe krimit të organizuar.

    Në një reagim publik, Abraham tha se i ka ndjekur protestat me shqetësim të madh, duke nënvizuar se qytetarët po kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës.

    Sipas tij, këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar t’i respektojë.

    “Kam ndjekur protestat në Tiranë me shqetësim të madh. Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar t’i respektojë”, deklaroi Abraham.

    Ndryshe, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kryer një seri takimesh në zyrën e tij gjatë ditëve të fundit.

    Begaj ka pritur në Presidencë, në takime kokë më kokë, disa ambasadorë të huaj në vend.

    Ai është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Eric Wendt, po ashtu me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, si dhe me ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner.

    Ndërkohë ai është takuar edhe me dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi./Telegrafi.

  • German MP reacts to protests in Tirana: Citizens Seek End of Corruption

    German MP Knut Abraham has reacted to protests in Tirana, expressing concern for developments and stressing citizens’ demands for fighting corruption and links between politics and organised crime.

    In a public response, Abraham said he has attended the protests with great concern, underlining that citizens are seeking an end to corruption, political protection and links between organised crime and politics.

    According to him, these requirements reflect the European values Albania has pledged to respect.

    I have attended protests in Tirana with great concern. Citizens seek an end to corruption, political protection and links between organised crime and politics. These requirements reflect the European values Albania has pledged to respect, Abraham said.

    Otherwise, Republika Srpska President Bajram Begaj has held a series of meetings in his office over the past few days.

    Begaj has waited in the presidency, in face-to-face meetings, several foreign ambassadors in the country.

    He met with US Ambassador Eric Wendt, as well as EU Ambassador Sophia Moreira de Soussa, as well as Germany’s Ambassador Carl Berger.

    Meanwhile, he has also met with the two former Republican presidents, Rexhep Meidani and Bamir Topi. /Telegraphy.

  • Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

    Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

    Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit dhe Vladimir Cvijanit, duke i cilësuar ata si dy kriminelët më të mëdhenj aktualisht në Serbi.

    Duriq përmendi gjithashtu figura të dikurshme të botës kriminale, Arkanin dhe Legijan, ndërsa moderatorja këmbënguli se fajësia nuk mund të përcaktohet në një emision televiziv.

    “Oliver Ivanoviqi dhe Vladimir Cvijani janë vrarë”, tha Duriq, duke shtuar më pas se, sipas pretendimeve të tij, përgjegjës për vdekjen e tyre janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

    “Janë vrarë nga Zvonko Veselinoviqi dhe Milan Radoiçiqi”, tha Duriq gjatë emisionit.

    Ai më pas deklaroi se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë “dy kriminelët më të mëdhenj aktualisht në Serbi“, duke i krahasuar me Zeljko Raznatoviq – Arkanin dhe Milorad Ulemek Legijan.

    Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, mori përgjegjësinë për organizimin e grupit që mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Institucionet e Kosovës e akuzojnë atë për vepra penale të lidhura me sulmin, i cili shkaktoi një krizë të rëndë të sigurisë dhe nxiti thirrje ndërkombëtare që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

    Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën e Veriut në janar të vitit 2018.

    Vrasja e tij mbetet një nga rastet më të ndjeshme në Kosovë, ndërsa çështja e zbardhjes së plotë të përgjegjësisë për këtë krim vazhdon të ketë rëndësi të madhe publike.

    Vladimir Cvijani, ish-funksionar i Partisë Përparimtare Serbe, u gjet i vdekur në vitin 2018, ndërsa publiku u informua për vdekjen e tij vetëm në vitin 2021.

    Deklaratat e Duriqit kanë rikthyer në vëmendje çështjet që lidhen me lidhjet ndërmjet strukturave politike dhe të sigurisë, veprimtarinë e rrjeteve kriminale dhe përgjegjësinë e institucioneve në Serbi./TheGeoPost/

  • Duriq: Radovac, Veselinovic are two biggest criminals in Serbia

    Petar Duric, host of Dad’s list, this is for you, said during a television presentation that Milan Radojic and Zvonko Veselinovic are responsible for the murders of Oliver Ivanov and Vladimir Cvijan, naming them as the two biggest criminals currently in Serbia.

    Duric also cited former criminal world figures, Arqira and Legija, while the moderator insisted guilt cannot be determined on a television show.

    Overwhelver Ivanovi and Vladimir Cvitan have been killed, Duric said, adding later that, according to his claims, Zvonko Veselinovic and Milan Radojic are responsible for their deaths.

    They were killed by Zvonko Veselinovici and Milan Radoiciqiić, Duric said during the show.

    He later declared that Radojciq and Veselinovic are the two biggest criminals currently in Serbia, comparing them to Zeljko Raznatovic Arzak and Milorad Ulemek Legija.

    Milan Radoicic, former deputy chairman of the Serbian List, took responsibility for organising the group that took part in the terrorist attack in Banjsk, northern Kosovo, on September 24th 2023, where Kosovo police officer Africa Bulnjak was killed.

    Kosovo institutions accuse him of criminal acts linked to the attack, which caused a serious security crisis and urged international calls for those responsible to be brought to justice.

    Oliver Ivanov was killed in northern Mitrovica in January 2018.

    His murder remains one of the most sensitive cases in Kosovo, while the issue of full dawning responsibility for this crime continues to have great public significance.

    Vladimir Cviran, former Serbian Progressive Party official, was found dead in 2018, while the public was informed of his death in 2021 alone.

    Duriq’s statements have brought issues related to ties between political and security structures, the activity of criminal networks and the responsibility of institutions in Serbia into focus. /The GeoPost/

  • Shasivari thirrje deputetëve: Jepini shans Ligjit për përfaqësim të drejtë

    Shasivari thirrje deputetëve: Jepini shans Ligjit për përfaqësim të drejtë

    Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se ai nuk duhet të mbetet peng i procedurave parlamentare dhe përplasjeve partiake.

    Shasivari tha se pas miratimit do të formohet një trup koordinues dhe do të përcaktohet metodologjia e zbatimit. Ai gjithashtu kundërshtoi pretendimet e opozitës se ligji nuk parasheh kuota etnike.

    “Vazhdimisht thuhet se nuk kota nuk ka sanksione ligji ne themi jepni mundsi ligjit të votohet të hyje në fuqi e marrëm ne përgjegjësinë ta zbatojmë, ta formojmë trupin koordinues ta miratojmë metoodologjin e planifikimt të punësimeve në sektorin publik se si do ta zbatojmë ligjin, mos rie peng në kuvend se nuk është mirë për shqiptarët”, tha Shasivari

  • Shasivar calls MPs: Give the Law a Chance for Just Presentation

    Justice Minister Jeton Shasivari has called on MPs to vote on the Law for Fair representation and adequate representation, stressing that he should not remain hostage to parliamentary procedures and party clashes.

    Shasivar said that after the adoption a co-ordination body will be formed and implementation methodology defined. He also rejected opposition claims that the law does not foresee ethnic quotas.

    It is consistently said that there are no sanctions in vain, we say we can’t afford the law to be voted into force and we have the responsibility to implement it, to form the co-ordination body to adopt the methodology of employment planning in the public sector as to how we will implement the law, not to be hostage in the assembly that it is not good for Albanians, Shasivar said.

  • AMC dhe Tip1omel kërkojnë përfshirjen e pompave të insulinës në listën esenciale

    AMC dhe Tip1omel kërkojnë përfshirjen e pompave të insulinës në listën esenciale

    Action for Mothers and Children (AMC), në bashkëpunim me organizatën Tip1omel, ka organizuar një aktivitet me personat që jetojnë me diabet të tipit 1 dhe familjarët e tyre, me qëllim të ndarjes së përvojave personale dhe rritjes së vetëdijesimit për sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Në fokus të aktivitetit ishte peticioni për përfshirjen e pompave të insulinës dhe sensorëve për monitorimin e vazhdueshëm të glikemisë në listën esenciale të pajisjeve mjekësore, me synimin që këto pajisje të jenë më të qasshme për personat me diabet të tipit 1, veçanërisht për fëmijët.

    Drejtoresha e AMC-së, Rina Demiri Spahija, tha se rezultatet klinike të fëmijëve që kanë përfituar pompa të insulinës janë pozitive, duke theksuar se përdorimi i tyre ka ndikuar edhe në mirëqenien e familjeve.

    “Para rreth dy viteve janë blerë 10 pompa të insulinës për fëmijë me diabet tip 1. Rezultatet klinike tregojnë se të gjithë ata fëmijë, pas përdorimit të pompave, kanë bërë më mirë. Po ndjehen më mirë dhe rutina e tyre është kthyer në një rutinë normale, sikurse e fëmijëve të tjerë. Përveç se fëmijët me diabet tip 1 kanë rezultate më të mira shëndetësore, edhe familjet e tyre kanë një mirëqenie më të lartë. Duke parë vlerën e donacionit tonë, AMC nuk është ndalur, mirëpo ka zgjeruar programin. Si pjesë e programit për mbështetjen e fëmijëve me diabet të tipit 1, ne kemi bërë edhe një peticion, me anë të të cilit, së bashku me organizatën Tip 1 Ëmblë, kërkojmë që pompat e insulinës dhe monitoruesit e vazhdueshëm të glikemisë të përfshihen në listën esenciale të pajisjeve mjekësore. Kjo do t’ua lehtësonte jetën fëmijëve me diabet dhe do të ndihmonte që ata të arrinin potencialin e tyre të plotë në të gjitha sfidat e zhvillimit”, u shpreh ajo.

    Demiri Spahija theksoi se përmes informimit të qytetarëve synohet të rritet mbështetja për peticionin dhe të forcohet avokimi ndaj institucioneve publike.

    “Sa më shumë që njerëzit të informohen për jetën e fëmijëve me diabet, për vështirësitë të cilat ata i hasin çdo ditë të cilat nuk janë vështirësi që fëmijët pa diabet i përjetojnë gjatë një dite të rëndomtë ata do të vetëdijesohen dhe do të nënshkruajnë peticionin. Aq më shumë nënshkrime, do të jetë një avokim më i fuqishëm për institucionet tona publike. AMC punon që të forcojë kapacitetet e institucioneve publike, por gjithashtu shtylla jonë është edhe avokimi. Kështu që, në këtë mënyrë, përmes aktiviteteve publike, përmes peticionit, donacioneve, zhvillimit profesional të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë, ne avokojmë për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve me diabet”; u shpreh tutje ajo.

    Ajo bëri të ditur se deri më tani peticioni është nënshkruar nga më shumë se 2,000 persona, ndërsa paralajmëroi se pas rritjes së informimit të qytetarëve do të zhvillohen bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për shqyrtimin e kërkesave.

    “Patjetër! Deri më tash, më shumë se 2,000 njerëz e kanë nënshkruar peticionin. Mirëpo, ne duhet t’i informojmë qytetarët për rëndësinë e peticionit. Pastaj, ne do të ulemi dhe do të bisedojmë me Ministrinë e Shëndetësisë, të paraqesim kërkesat tona në tavolinë dhe të shqyrtojmë mundësinë e përfshirjes së pompave të insulinës në listën esenciale.Pompat e insulinës janë pajisje të shtrenjta, për këtë jemi të vetëdijshëm, mirëpo buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë konsiderojmë se duhet të mbulojë dhe të mbështesë edhe personat e prekur me diabet tip 1 në Kosovë, duke i priorituar fëmijët”, theksoi drejtoresha.

    Edhe themeluesja e organizatës Tip1omel, Lisa Mehmeti, e cila jeton me diabet të tipit 1, foli për rëndësinë e krijimit të një komuniteti mbështetës dhe për nevojën e rritjes së vetëdijesimit në shoqëri.

    Ajo tha se një nga synimet e para të organizatës ka qenë bashkimi i personave me diabet të tipit 1, ndërsa tash synohet që përmes informimit dhe avokimit të arrihen ndryshime konkrete në sistemin shëndetësor.

    “Është organizatë për mbështetjen e personave me diabet tip një dhe arsyja pse e kam themeluar këtë organizatë është se vet jetoj me diabet tip një prej moshës gjashtëdhjetëvjeçare. Kështu që në këtë rrugëtim, gati shtatëmbëdhjetëvjeçar, më ka rënë me parë se çfarë sfida vijnë me jetuar me diabet tip një në Kosovë. Edhe besoj se ne si organizatë që dy-tri vitet e fundit që jemi duke punuar, që kemi arritur disa prej qëllimeve që i kemi pasë, ë fillimisht kemi dashur me ndërtu një komunitet, se nuk e kemi njohur njëri-tjetrin, faktikisht. Është bërë si një farë tabuje me treguar se e ki diabetin tip një në rini në Kosovë. Kështu që mendoj që një prej qëllimeve të para që kemi arritur është se e kemi bërë një grup shumë të madh që dalim, që bëjmë aktivitete së bashku. Si organizatë kemi dhuruar edhe sensorat e glicemisë që ndihmojnë me monitorimin 24 orë të sheqerit në gjak, mos me pas nevojë me i çpu gishtat disa herë gjatë ditës. Po tash, misioni tjetër është që jo veç komuniteti, po edhe njerëz të tjerë që ndoshta nuk kanë idenë se çka është diabeti tip një, me e kuptuar se çka është, edhe në momentin që rritet vetëdijsimi, atëherë mundet me u bë edhe ndryshim në vendin tonë. Kjo i nis prej futjes në listën e barnave esenciale, pompave të insulinës edhe sensorëve të glicemisë, për të cilën arsye ne edhe kemi dalë sot që me i ftuar edhe njerëz të tjerë që ndoshta nuk e dinë hiq çka është diabeti tip një dhe nuk e dinë që mundet me pas fëmijë me diabet tip një, me nënshkruar peticionin tonë që me ndihmuar me u bë një ndryshim në Kosovë”, theksoi ajo.

    Mehmeti theksoi se jetesa me diabet të tipit 1 shoqërohet me sfida emocionale, fizike dhe financiare, duke kërkuar që pajisjet e nevojshme të mbulohen edhe në Kosovë.

    “Është një barrë me pas diabet tip një, sidomos prej fëmijërisë, ë është një barrë shumë e madhe, emocionale edhe fizike, po përveç barrës emocionale dhe fizike, e ki edhe barrën financiare që vjen me qenurit me diabet tip një. E kjo është një barrë që nuk i është dashur me ekzistuar, duke qenë se në krejt vendet e Ballkanit, përveç Kosovës edhe Shqipërisë, nuk janë të mbuluara këto pajisje. Është një barrë jashtëzakonisht e madhe, se kemi shpenzime çdo muaj për me e pas një jetë normale sadopak. Kështu që, me të vërtetë është diçka që nuk po lypim një luks apo kush e di çka, po po lypim diçka që veç mundësohet nëpër vendet fqinje, edhe mendoj që ka ardhur koha që me u ndodh ky ndryshim edhe në Kosovë”, tha ajo.

    Për ndikimin që pompat e insulinës kanë në jetën e fëmijëve foli edhe Jara Hasolli, e cila jeton me diabet të tipit 1. Ajo tha se pajisja i ka lehtësuar menaxhimin e sëmundjes dhe ka ndikuar në jetën e saj të përditshme.

    “Se çdo fëmijë meriton një pompë insulinike, sepse kjo pompë ma ka ndryshuar mua jetën. Është shumë më mirë sesa kimiket normale, sepse më në fund të jap më pak njësi ose më shumë njësi, domethënë siç do me llogarit edhe ti vetë. Mendoj që është shumë edhe për fëmijët, po edhe për prindër, familjen”, tha ajo.

    Në anën tjetër, nëna e Jarës, Lumnije Hasolli, tregoi për vështirësitë me të cilat është përballur familja pas diagnostikimit të vajzës, e cila në atë kohë ishte nëntëvjeçare dhe merrej me gjimnastikë.

    “Kur u diagnozifikua Jara ka qenë veç nëntëvjeçare. U kanë shumë rëndë për mua si nënë, se u kanë një sportiste, u mirë me gjimnastikë. E ajo keni traumë e madhe, pasi na tregun që ka vajza diabet. E morëm me sportivitet. Gradualisht, u adaptuam, Jara ishte edhe shumë fëmijë, ishte nëosh edhe ishte shumë e fortë. Filloi vetë me insulina, vetë me matjen. Po është rëndë për prind, për shembull, kur e diagnozon fëmija në momentin që i thotë që fëmija ka diabet tipit 1, se dil blerja pa radi se s’kemi spital. Atëherë, sendi i parë që është rëndë. E pas andej diagnozifikimi, disa u përcaktuu sëmundja, analizat, krejt i kemi bërë na me koston tonë. Pas andej insulina që u kanë shumë, shumë shok i madh për neve si familje, për mjek, i kemi ashtu qetësuar, krejt s’kanë mundur me i gjet mesin jarës, se mos se edhe u mirë me sport. Kur s’kanë mundur me i gjet mesin, gjithmonë kemi pas problem me rënie, ngritje, rënie, ngritje, derisa bashkëpunimi me AMCC-në, që i ka udhëzuar dhjetë fëmijëve për muaj, si nënë, na ka lehtësuar për nëntëdhjetë për qind sfidën e diabetit. Edhe ju kisha lutë shtetit që çmos këtë e bëjnë që këta fëmijë le të e kanë një pompë”, u shpreh ajo.

    Burimi: RTKLive

  • Aksident i rëndë në Egjipt, autobusi turistik përplaset me kamionin – 13 të vdekur e 34 të plagosur

    Aksident i rëndë në Egjipt, autobusi turistik përplaset me kamionin – 13 të vdekur e 34 të plagosur

    Aksident i rëndë në Egjipt, autobusi turistik përplaset me kamionin – 13 të vdekur e 34 të plagosur

    Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Egjipt, ku një autobus turistik është përplasur me një kamion.

    Sipas informacioneve paraprake, rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë sqaruar. Po ashtu, deri më tani nuk janë bërë të ditura identiteti dhe kombësia e personave që ndodheshin në të dyja automjetet.

    Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali