Category: Lajme

  • 271 të arrestuar në një javë protesta në Shqipëri, mes tyre edhe të mitur

    271 të arrestuar në një javë protesta në Shqipëri, mes tyre edhe të mitur

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 271 persona janë arrestuar gjatë shtatë ditëve të protestave të dhunshme në vend. Në mesin e të arrestuarve ka edhe persona të mitur.

    Sipas njoftimit të Policisë, vetëm të hënën janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve gjashtë të mitur të moshës 15 deri në 17 vjeç.

    Policia pretendon se të arrestuarit, gjatë tubimit, kanë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë. Po ashtu, dyshohet se kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr kontejnerët e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.

    Si pasojë e dhunës gjatë protestës së së hënës, janë lënduar shtatë punonjës policie, bëhet e ditur në njoftim.

    Ndërkaq, nga 271 personat e arrestuar gjatë një jave protestash, 51 prej tyre, sipas Policisë, kanë precedentë penalë për vepra të ndryshme.

    Në mesin e veprave për të cilat ata kanë precedentë penalë përfshihen vrasja, plagosja, armëmbajtja pa leje, prodhimi dhe shitja e narkotikëve, prostitucioni, vjedhja, mashtrimi, falsifikimi i dokumenteve, si dhe goditja, kundërshtimi apo mosbindja ndaj punonjësve të Policisë.

    Policia ka bërë të ditur se në listën e veprave të tjera përfshihen edhe shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, mbajtja pa leje e armëve të ftohta, pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, si dhe vepra në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor.

    Burimi: Dukagjini

  • 271 arrested in one week of protests in Albania, including minors

    State police in Albania have reported that 271 people have been arrested during seven days of violent protests in the country. Among those arrested are minors.

    According to the Police’s announcement, 33 persons were arrested on Monday alone, of whom six minors aged 15 to 17.

    Police claim that those arrested during the rally have thrown stones and other hard materials towards employees and police vehicles. In addition, they are allegedly damaged by hard, flammable waste containers and road signal signs.

    As a result of violence during Monday’s protest, seven police officers have been injured, reported in the report.

    Meanwhile, of the 271 persons arrested during a week of protests, 51 of them, according to police, have criminal precedents for various works.

    Among the works for which they have criminal precedents include murder, injury, illegal possession, production and sale of narcotics, prostitution, theft, fraud, counterfeiting documents, as well as assault, opposition or disobedience to police officers.

    Police have made it known that the list of other works includes the tightening of wealth – giving, the without permission of cold weapons, participation in illegal gatherings, and the work on the environment and road traffic.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kreshnik Hajrizi rikthehet te Sioni, Foda mund të fitojë një alternativë të rëndësishme në mbrojtje

    Kreshnik Hajrizi rikthehet te Sioni, Foda mund të fitojë një alternativë të rëndësishme në mbrojtje

    Kreshnik Hajrizi është rikthyer në aksion me skuadrën e Sionit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit. Qendërmbrojtësi i Kosovës luajti 45 minuta në fitoren 2-0 të ekipit zviceran ndaj Cham, në kuadër të Kupës së Zvicrës.

    Mbrojtësi 27-vjeçar kishte qenë jashtë fushave që nga 17 maji, ndërsa gjatë kësaj periudhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Rikthimi i tij në ndeshje përbën një lajm të mirë si për Sionin, ashtu edhe për Kombëtaren e Kosovës.

    Hajrizi ishte një nga mungesat e rëndësishme të “Dardanëve” gjatë ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve. Ai ishte rikthyer në dispozicion të Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, ku me paraqitjet e tij kishte dëshmuar rëndësinë që ka në repartin defensiv.

    Rikthimi në fushë është hapi i parë për qendërmbrojtësin, i cili tashmë synon ta rifitojë gradualisht formën e tij më të mirë. Minutat e luajtura ndaj Cham janë një sinjal pozitiv, megjithëse mbetet të shihet se si do të reagojë fizikisht në ndeshjet e ardhshme, pasi iu desh të zëvendësohej pas pjesës së parë.

    Siç raporton Blick , drejtori sportiv i Sion, Barthelemy Constantin i largoi dyshimet për dëmtim. “Vetëm një goditje. Asgjë dramatike”.

    Ky rikthim vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, që në muajin nëntor do të përballet me Izraelin dhe Irlandën.

    Përzgjedhësi Franco Foda mund të ketë nevojë për më shumë alternativa në mbrojtje, veçanërisht nëse mungesat e Lumbardh Dellovës dhe Albian Hajdarit vazhdojnë.

    Kreshnik Hajrizi, mbrojtës i Kosovës telegrafi.com

    Nëse vazhdon rikuperimin pa probleme dhe arrin ta rikthejë ritmin e garave, Hajrizi mund të jetë një alternativë e rëndësishme për “Dardanët” në sfidat e ardhshme.

    Megjithatë, gatishmëria e tij për ndeshjet e nëntorit do të varet nga gjendja fizike dhe minutat që do të marrë me Sionin. /Telegrafi/

  • Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit

    Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit

    Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit

    Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se gjatë inspektimit të rastit të ndërrimit të foshnjave në Spitalin Amerikan 2 në Graçanicë janë evidentuar mangësi në procedurat e identifikimit dhe verifikimit të foshnjave gjatë dorëzimit te nënat.

    Rasti, i cili kishte ndodhur më 18 mars 2026, është trajtuar nga Inspektorati Shëndetësor, ndërsa nga kontrolli janë konstatuar edhe parregullsi të tjera.

    Në përgjigjen zyrtare për Gazetën Sinjali, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se infermierja e përfshirë në rast, ndonëse posedonte licencë të vlefshme pune, nuk ishte e deklaruar në sistemin e Departamentit të Licencimit dhe Akreditimit (DLA).

    Por shkeljet nuk përfundojnë këtu.

    Sipas Ministrisë, gjatë shqyrtimit të mënyrës së trajtimit të rastit janë evidentuar mangësi edhe në veprimet e vetë zyrtarëve të Inspektoratit Shëndetësor.

    Për këtë arsye, Kryeinspektori Shëndetësor ka ndërmarrë disa masa.

    Inspektorja që kishte trajtuar rastin është referuar në Komisionin Disiplinor për shqyrtimin e shkeljes së dyshuar.

    Ndërkohë, zyrtarit të arkivit i është shqiptuar vërejtje me shkrim, ndërsa përgjegjësit të Inspektoratit Shëndetësor i është shqiptuar vërejtje me gojë.

    Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhje për shqetësimin dhe pasigurinë e shkaktuar familjeve të prekura, duke theksuar se institucionet përgjegjëse do të monitorojnë zbatimin e masave dhe rekomandimeve.

    Ky konfirmim zyrtar nxjerr në pah jo vetëm mangësitë në procedurat e identifikimit të foshnjave, por edhe parregullsitë në mënyrën se si është trajtuar rasti nga zyrtarët përgjegjës të Inspektoratit Shëndetësor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Child-changing scandal at U.S. Hospital 2 .

    The Ministry of Health has confirmed that during the inspection of infant change cases at the American Hospital 2 in Gracanica, shortcomings have been calculated in the process of identifying and verifying babies while handing over to mothers.

    The case, which had occurred on March 18th 2026, has been handled by Health Inspectorate, while other irregularities have been found in control.

    In the official response to the Signal Journal, the Health Ministry has announced that the nurse involved, although she owned valid work licenses, was not declared in the system of the Department of License and Discension ( DLA).

    But violations don’t end here.

    According to the Ministry, in considering the way the case is treated, shortcomings have been calculated in the actions of health inspectors himself.

    Hence, the Chief Inspector of Health has taken steps.

    The inspector who had handled the case was referred to the Disciplinary Commission for considering the alleged violation.

    Meanwhile, the archive official has been put in written remarks, while the health inspector’s supervisor has been spoken out.

    The Health Ministry has expressed regret over the concern and uncertainty caused by the affected families, stressing that responsible institutions will monitor implementation of measures and recommendations.

    This official confirmation points to not only the shortcomings in infant identification procedures but also the irregularities in the way responsible health inspectors handled the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vedat Muriqi i prinë sulmit të Fenerbahces ndaj Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve

    Vedat Muriqi i prinë sulmit të Fenerbahces ndaj Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve

    Sulmuesi Vedat Muriqi do të jetë titullar për Fenerbahcen ndaj Slavia Pragës, në Ligën e Kampionëve.

    Skuadra turke pësoi një humbje të thellë nga Aston Villa kësisoj synon të këndellet sa më parë.

    Formacionet zyrtare janë bërë publike, me Muriqin që është zgjedhur sërish nga minuta e parë në vendin e Romelu Lukaku.

    Fenerbahce: Ederson; Brown, Ake, Skriniar, Semedo; Guendouzi, Kante; Akturkoglu, Greenwood, Aydin; Muriqi.

    Slavia Praga: Markovic; Vicek, Zima, N’Guessan; Suleiman, Moses, Nowak, Kubiak; Ayaosi, Provod; Sturm.

    Përballja do të nisë nga ora 18:45./Telegrafi/

  • Kur kostot bien, pse qytetari vazhdon të paguajë më shumë?

    Kur kostot bien, pse qytetari vazhdon të paguajë më shumë?

    Asimetria e çmimeve, konkurrenca dhe paradoksi i tregut në Kosovë

    Nga Nazmi Jusufi – ekspert i ekonomisë

    Një nga paradokset më domethënëse të ekonomisë së tregut është se rritja e kostove përcillet shpesh shpejt te konsumatori, ndërsa ulja e tyre nuk reflektohet me të njëjtin ritëm në çmimet përfundimtare. Ky fenomen, i njohur në literaturën ekonomike si përcjellje asimetrike e çmimeve, ngre një çështje thelbësore: a po funksionon konkurrenca në mënyrë efektive, apo përfitimet nga përmirësimi i kushteve ekonomike mbeten kryesisht te hallkat e zinxhirit të furnizimit?

    Natyrisht, jo çdo çmim i pandryshuar dëshmon abuzim dhe jo çdo diferencë ndërmjet kostos dhe çmimit të shitjes përfaqëson fitim të tepruar. Inventarët e blerë me çmime më të larta, kontratat e furnizimit, transporti, energjia, pagat dhe shpenzimet operative mund të justifikojnë një përshtatje graduale. Megjithatë, kur kostot bien në mënyrë të qëndrueshme dhe çmimet mbeten të larta për një periudhë të zgjatur, arsyetimi ekonomik kërkon më shumë se justifikime të përgjithshme: kërkon të dhëna, transparencë dhe analizë të strukturës së tregut.

    Problemi nuk është vetëm niveli i çmimeve, por mënyra se si formohen ato. Në një treg konkurrues, ndërmarrjet kanë nxitje të vazhdueshme për të përmirësuar efikasitetin, për të ulur kostot dhe për të ofruar çmime më të favorshme, sepse konsumatori mund të zgjedhë alternativën më të mirë. Kur konkurrenca është e dobët, alternativat janë të kufizuara ose hyrja e operatorëve të rinj pengohet, presioni për t’i përcjellë kursimet te konsumatori mund të zvogëlohet. Në këto rrethana, përfitimet nga ulja e kostove mund të përthithen pjesërisht nga marzhet tregtare, në vend që të reflektohen në çmimet përfundimtare.

    Pikërisht këtu qëndron dallimi ndërmjet një tregu që funksionon formalisht dhe një tregu që funksionon realisht në interes të konsumatorit. Fitimi është element legjitim i ekonomisë së tregut, por konkurrenca duhet të sigurojë që ai të mos shkëputet nga efikasiteti, inovacioni dhe krijimi i vlerës ekonomike.

    Për Kosovën, kjo çështje është drejtpërdrejt e lidhur me fuqinë blerëse dhe mirëqenien sociale. Në një ekonomi ku familjet duhet të mbulojnë shpenzimet për ushqim, energji, banim dhe transport, çdo vonesë e pajustifikuar në përcjelljen e uljes së kostove mund të rëndojë buxhetin familjar.

    Për më tepër, ngadalësimi i inflacionit nuk nënkupton domosdoshmërisht ulje të çmimeve. Ai mund të tregojë vetëm se çmimet po rriten më ngadalë, ndërsa niveli i tyre mbetet i lartë. Nëse të ardhurat nuk ecin në të njëjtin ritëm me shpenzimet bazë, fuqia blerëse e qytetarëve vazhdon të jetë nën presion.

    Për këtë arsye, debati ekonomik në Kosovë nuk duhet të kufizohet në publikimin e çmimeve apo në deklaratat se tregu i përcakton ato. Nevojitet një mekanizëm sistematik monitorimi që krahason çmimet e importit, kostot e transportit, çmimet me shumicë dhe ato me pakicë. Produkte si buka, qumështi, vaji ushqimor, mielli dhe karburantet mund të shërbejnë si pikënisje për të vlerësuar se sa shpejt dhe në çfarë mase ndryshimet e kostove përcillen te konsumatori.

    Një analizë e tillë duhet të dallojë me saktësi kostot reale, marzhet tregtare dhe fitimin neto, duke shmangur si akuzat e pambështetura ndaj bizneseve, ashtu edhe pranimin pa verifikim të çdo justifikimi për çmimet e larta. Nëse të dhënat tregojnë shenja të kufizimit të konkurrencës ose të praktikave të ndaluara, institucionet kompetente duhet të ndërhyjnë në përputhje me ligjin dhe mbi bazën e provave.

    Megjithatë, zgjidhja nuk qëndron te kontrolli arbitrar i çmimeve. Ndërhyrjet e pamatura mund të krijojnë shtrembërime të reja, të dekurajojnë furnizimin dhe të dëmtojnë funksionimin e tregut. Qasja më e qëndrueshme është forcimi i konkurrencës, transparenca e zinxhirit të furnizimit, lehtësimi i hyrjes së operatorëve të rinj dhe mbikëqyrja efektive e praktikave tregtare.

    Pra, tregu nuk duhet të gjykohet vetëm nga liria për të vendosur çmime, por edhe nga aftësia e konkurrencës për të mbrojtur interesin e konsumatorit.

    Kur kostot rriten, bizneset kanë të drejtë të përshtatin çmimet sipas kushteve reale ekonomike. Por, kur kostot ulen, është po aq legjitime që qytetarët dhe institucionet të kërkojnë shpjegim për mungesën ose vonesën e uljes së çmimeve.

    Kjo nuk është luftë kundër biznesit dhe as mohim i së drejtës për fitim; është kërkesë për transparencë, llogaridhënie dhe konkurrencë të ndershme.

    Kosova ka nevojë për një treg ku suksesi ekonomik nuk matet vetëm me fitimet e ndërmarrjeve, por edhe me efikasitetin, cilësinë e ofertës dhe përfitimin real të konsumatorëve. Sepse një ekonomi nuk mund të konsiderohet plotësisht funksionale nëse përmirësimi i kushteve të furnizimit nuk krijon mundësi reale për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

    Pyetja bazike, pra, nuk është vetëm pse çmimet rriten shpejt dhe bien ngadalë, por kush përfiton nga ulja e kostove dhe pse ky përfitim nuk arrin gjithmonë te konsumatori. Përgjigjja ndaj saj është një test i rëndësishëm i konkurrencës, i efektivitetit institucional dhe i drejtësisë ekonomike në Kosovë./Telegrafi.

  • When costs go down, why does the citizen keep paying more?

    Price asset, competition, market paradox in Kosovo

    From Nazmi Jusufi economics expert

    One of the most significant paradoxes of the market economy is that increasing costs is often quickly conveyed to the consumer, while their reduction is not reflected at the same pace in final prices. This phenomenon, known in economic literature as asymmetric delivery of prices, raises an essential issue: is competition functioning effectively, or the benefits of improving economic conditions remain largely in the links of the supply chain?

    Of course, not every unchanged price proves abuse and not every difference between cost and sale price represents excessive profit. Inventors bought at higher prices, supply contracts, transport, energy, wages and operational spending could justify a gradual adjustment. However, when costs drop steadily and prices remain high over an extended period, economic reasoning requires more than general justification: it requires data, transparency and market structure analysis.

    The problem is not just price levels, it’s how they form. In a competitive market, companies have continued incentives to improve efficiency, lower costs and offer more favourable prices because the consumer can choose the best option. When competition is poor, alternatives are limited or the entrance of new operators is hampered, the pressure to convey savings to the consumer may be reduced. Under these circumstances, the benefits of lowering costs can be partly absorbed by commercial margins rather than reflected in final prices.

    Here lies the difference between a market that functions formally and a market that actually functions in consumer interest. Gaining is the legitimate element of the market economy, but competition must ensure that it does not secede from efficiency, innovation and economic value creation.

    For Kosovo, this issue is directly related to purchasing power and social welfare. In an economy where families need to cover expenses for food, energy, housing and transport, any unwarranted delay in conveying lower costs could burden the family budget.

    Moreover, slowing inflation does not necessarily mean lowering prices. It can only show that prices are rising more slowly, while their level remains high. If income does not move at the same pace as basic spending, citizens’ purchasing power continues to be under pressure.

    For this reason, the economic debate in Kosovo should not be limited to publishing prices or in statements that the market defines them. A systematic monitoring mechanism is needed that compares import prices, transportation costs, retail and capital prices. Products such as bread, milk, food oil, flour, and fuel can serve as a starting point to evaluate how quickly and to what extent the changes in costs are transmitted to the consumer.

    Such an analysis should accurately distinguish the real costs, trade margins and net profit, avoiding both unsupported accusations against businesses and admission without verifying any justification for high prices. If data shows signs of limiting competition or forbidden practices, competent institutions should intervene in accordance with the law and on the basis of evidence.

    However, the solution does not lie in arbitrary price control. Unprecedented interventions can create new deviations, discourage supply and damage market functioning. The most stable approach is to strengthen competition, transparency of the supply chain, facilitate the entry of new operators, and effective supervision of trade practices.

    Thus, the market should be judged not only by freedom to set prices but also by the ability of competition to protect consumer interest.

    When costs increase, businesses have the right to adjust prices according to real economic conditions. But when costs are reduced, it is equally legitimate for citizens and institutions to seek explanation for the lack or delay of price cuts.

    This is not a fight against business, nor is it a denial of the right to profit; it is a requirement for transparency, accountability and fair competition.

    Kosovo needs a market where economic success is not measured only by enterprise profits, but also by efficiency, the quality of supply and the real benefit of consumers. Because an economy cannot be considered fully functional if improved supply conditions do not create real opportunities to improve the welfare of citizens.

    The basic question, then, is not just why prices rise quickly and fall slowly, but who take advantage of lowering costs and why this profit does not always reach the consumer. Answering it is an important test of competition, institutional efficiency and economic justice in Kosovo. /Telegraphy.

  • Vedat Muriqi led the Fenerbahces attack on Slavia Prague to the Champions League

    Striker Vedat Muriqi will be the title for Fenerbahce against Slavia Prague, in the Champions League.

    The Turkish team suffered a deep defeat by Aston Villa thus intends to be set on fire as soon as possible.

    Official formations have been made public, with Muriqi being re-elected from her first minute to Romelu Lukak’s place.

    Fenerbahce: Ederson? Brown, Ake, Scrinar, Semedo; Gwenduz, Kante; Akturkoglu, Greenwood, Aydin; Muriqi.

    Slavia Prague: Markovic; Vicek, Zima, Njjesan; Suleiman, Moses, Nowak, Kubiac; Ayaos, tryd; Sturm.

    The confrontation will begin at 6:45. /Telegraph/

  • Pavarësisht kritikave të BE-së, Vuçiq e thotë me krenari: Kurrë nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë

    Pavarësisht kritikave të BE-së, Vuçiq e thotë me krenari: Kurrë nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj rrugës drejt integrimit evropian, por nuk do të ndryshojë qëndrimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    “Jemi në rrugën drejt Evropës, mos na largoni prej saj”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se Serbia dëshiron të vazhdojë procesin e integrimit evropian, ndërsa njëkohësisht të ruajë politikën e saj ndaj Moskës.

    Ai ka vlerësuar se Serbia deri më tani ka arritur t’i ruajë me sukses vlerat e shoqërisë tradicionale, duke e paraqitur këtë si një nga parimet që udhëheqin politikën e vendit.

    Duke folur për raportet me Rusinë, Vuçiq ka përsëritur se Beogradi nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës dhe nuk planifikon ta bëjë këtë as në të ardhmen.

    “Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të vendosim asnjë sanksion kundër Federatës Ruse”, ka deklaruar presidenti serb.

    Qëndrimi i Beogradit për sanksionet ndaj Rusisë mbetet një çështje e rëndësishme në raportet e Serbisë me Bashkimin Evropian.

    Pavarësisht synimit për anëtarësim në BE, Serbia nuk është rreshtuar me politikën e sanksioneve të bllokut kundër Moskës pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/