Category: Lajme

  • LEX ? K RECK with important decisions Thursday in order, even cases of discipline

    Kosovo Judiciary Council ( The KCJ is expected to hold on Thursday, October 22, 2026, the 373th meeting, where 38 points are included in the order of the day, among them the appointment of special department leaders at the Constitutional Court in Pristina and the Court of Appeals, as well as the review of disciplinary cases, the Post reports.

    According to the agenda published by the KDR, one of the key issues of this meeting is the appointment of leaders of two special departments, who address criminal cases that fall into their competence, including cases of organised crime and corruption.

    At points 10 and 11 of the agenda, the appointment of the special department’s leader at the Court of Appeals is preceded, as well as the head of the Special Department at the Foundation Court in Pristina.

    But besides appointments to important positions of the judicial system, the KDR is expected to address disciplinary issues as well.

    At the 36th point of the agenda is foreordained the establishment of an investigative panel for a disciplinary case, while at 37 point the review of a complaint submitted on October 9, 2026 against a disciplinary decision.

    Both points are designed to take place in closed sessions.

    Also included in the order of the day is the establishment of the commission for assessing the performance of former Chairman of the Foundation Court in Ferizaj.

    Meanwhile, the KDR is expected to review the selection and appointment of presiding judges at six branches of basic courts — in Shtrpce, Malisheva, Rahovec, Kline, Skenderaj and Vushtrri respectively.

    Proposal of the Constitutional Court in Gjakova for the appointment of deputy chairman of this court is expected to be considered.

    The Council has also envisioned the announcement of supervisory judges’ contests in the branches of courts in Suhareka, Kacanik, Podujevo and Glogoc, as well as the establishment of commissions for candidate evaluations.

    Part of the agenda is the announcement of the Administratoral Court’s competition, the review of recommendations for the transfer of professional collaborators, and the announcement of the competition for such positions in Kosovo courts.

    Another important point is the appointment of Kosovo Supreme Court’s chairman of the Treaty for Freedom with Kusht and the reserve member delegated by the Supreme Court of Kosovo.

    The KDR is also expected to review two acts of judgment, one of the Constitutional Court in Pristina and one of the Court of Appeals, for which the day is envisioned as a review and deployment.

    The 373rd meeting of the Kosovo Judiciary Council is meant to begin at 09:30, at the KDR meeting room.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mess and Ronaldo in the race for the best of history, fans decide

    Candidates for the new prize have been discovered, CHABallon d’Or Of All Time (B.O.A.T), which will be divided on the 70th anniversary of the first division of the Golden Ball.

    The prestigious award was first split in 1956, while for this anniversary organisers have decided to give fans the opportunity to vote for the year when, according to them, the best individual performance in the history of this trophy has been recorded.

    Some of the world’s biggest names of football, which have won the Golden Ball in more than one case, are included on the candidate list.

    Lionel Messi tops the list of eight years nominated: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 and 2023. Argentina is followed by Cristiano Ronaldo, who has been nominated for the five years he won this award: 2008, 2013, 2014, 2016, and 2017.

    Among the candidates are football legends such as Johann Cruyff, Michel Platini and Marco van Basten, who have been nominated for three years.

    The full list of candidates for the B.O.A. Prize. T:

    Lionel Messy: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021, 2023

    Cristiano Ronaldo: 2008, 2013, 2014, 2016, 2017

    Johann Cruyff: 1971, 1973, 1974

    Michel Platini: 1983, 1984, 1985

    Marco van Basten: 1988, 1989, 1992

    Ronald Nazario: 1997, 2002

    Franz Beckenbauer: 1972, 1976

    Alfredo Di Stefano: 1957, 1959

    Karl-Heinz Rummenigge: 1980, 1981

    Kevin Keegan: 1978, 1979

    Fans will have the opportunity to vote for their favourite until October 27th, at midnight. Each vote costs one euro, while the results are expected to be announced on October 28th.

    The main award-sharing ceremony will be held on 26 October at London Paldalum in London.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Messi dhe Ronaldo në garë për epitetin e më të mirit të historisë, tifozët vendosin

    Messi dhe Ronaldo në garë për epitetin e më të mirit të historisë, tifozët vendosin

    Messi dhe Ronaldo në garë për epitetin e më të mirit të historisë, tifozët vendosin

    Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin e 70-vjetorit të ndarjes së parë të Topit të Artë.

    Çmimi prestigjioz u nda për herë të parë në vitin 1956, ndërsa për këtë përvjetor organizatorët kanë vendosur t’u japin tifozëve mundësinë të votojnë për vitin kur, sipas tyre, është regjistruar paraqitja më e mirë individuale në historinë e këtij trofeu.

    Në listën e kandidatëve janë përfshirë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, të cilët e kanë fituar Topin e Artë në më shumë se një rast.

    Lionel Messi kryeson listën me tetë vite të nominuara: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023. Argjentinasi ndiqet nga Cristiano Ronaldo, i cili është nominuar për pesë vitet kur e fitoi këtë çmim: 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017.

    Në mesin e kandidatëve janë edhe legjenda të futbollit si Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten, të cilët kanë nga tri vite të nominuara.

    Lista e plotë e kandidatëve për çmimin B.O.A.T:

    Lionel Messi: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021, 2023

    Cristiano Ronaldo: 2008, 2013, 2014, 2016, 2017

    Johan Cruyff: 1971, 1973, 1974

    Michel Platini: 1983, 1984, 1985

    Marco van Basten: 1988, 1989, 1992

    Ronaldo Nazario: 1997, 2002

    Franz Beckenbauer: 1972, 1976

    Alfredo Di Stefano: 1957, 1959

    Karl-Heinz Rummenigge: 1980, 1981

    Kevin Keegan: 1978, 1979

    Tifozët do të kenë mundësi të votojnë për të preferuarin e tyre deri më 27 tetor, në mesnatë. Çdo votë kushton një euro, ndërsa rezultatet pritet të shpallen më 28 tetor.

    Ceremonia kryesore e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 26 tetor në “London Palladium”, në Londër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • NATO forcon sigurinë në Detin e Zi me mjete shtesë për mbikëqyrje

    NATO forcon sigurinë në Detin e Zi me mjete shtesë për mbikëqyrje

    NATO ka vendosur të dërgojë mjete shtesë në rajonin e Detit të Zi, përfshirë kapacitete për mbikëqyrje, zbulim dhe analiza forenzike.

    Ambasadorët e NATO-s diskutuan sot për sigurinë në Detin e Zi në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Aleanca theksoi se tashmë ka forcuar praninë në krahun lindor, përfshirë kapacitetet kundër dronëve.

    NATO nënvizoi se do të vazhdojë të veprojë e bashkuar dhe të sigurojë gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi dhe për të mbrojtur një miliard njerëz.

     

    Burimi: RTKLive

  • Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan

    Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan

    Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.

    Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i, përmes një njoftimi, ku thuhet se takimi shërbeu për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta pas emërimit të Vergorit në krye të misionit paqeruajtës në Kosovë.

    Gjatë takimit, të dy zyrtarët shkëmbyen pikëpamje për bashkëpunimin dhe riafirmuan përkushtimin e përbashkët për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së bashkëpunimit për garantimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, si dhe ruajtjen e stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • New KFOR Commander Meets with Nufin, Discusss Security in Kosovo, Stability in Balkans

    KFOR Commander General Roberto Vergori has met with Albanian Defence Minister Ermal Nufi.

    The news has been made known by KFOR, through an announcement reportedly served to establish direct contacts following Vergor’s appointment at the helm of the peacekeeping mission in Kosovo.

    During the meeting, the two officials exchanged views on co-operation and reaffirmed the common commitment to peace and international co-operation.

    According to KFOR’s announcement, special attention was given to the importance of co-operation to ensure the security of all communities living in Kosovo, as well as the preservation of stability throughout the Western Balkans.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nuf: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

    Nuf: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Roberto Vergori, me të cilin diskutoi mbi rolin e këtij misioni në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si dhe kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

    Gjatë takimit, Nufi nënvizoi rëndësinë e veçantë që KFOR-i ka për Shqipërinë.

    “KFOR-i ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë . Kontributi ynë i vazhdueshëm dhe i palëkundur në këtë #mision dëshmon rëndësinë e veçantë që i kushtojmë mandatit dhe rolit të tij në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin.Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si anëtare e përkushtuar e NATO-s, duke vijuar të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për një rajon më të sigurt, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt bashkëpunimit. Shumë mbarësi në këtë mandat, Gjeneralmajor Vergori!”, ka shkruar Nufi në facebook”.

    Burimi: RTKLive

  • Nuf: Albania contributes to promoting stability in Kosovo

    Albanian Defence Minister Ermal Nufi welcomed the new commander of the NATO mission in Kosovo today ( KFOR, Major General Roberto Vergor, with whom he discussed the role of this mission in ensuring security and stability in Kosovo, as well as his contribution to preserving peace and stability in the region.

    During the meeting, Nufi underlined the particular importance KFOR has for Albania.

    ) KFOR has special significance for Albania. Our continued and steadfast contribution to this #mission testifies to the particular importance we give to its mandate and role in promoting security and stability in Kosovo and throughout the region. Albania remains dedicated to its responsibilities as a committed NATO member, continuing to contribute to joint efforts for a safer, stable and co-oriented region. Very good on this warrant, Major General Vergori!

    Source Layer: RTKLive

  • Anëtarja e BE-së rikthen lidhjet ushtarake me Rusinë për herë të parë që nga viti 2022

    Anëtarja e BE-së rikthen lidhjet ushtarake me Rusinë për herë të parë që nga viti 2022

    Sllovakia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka rikthyer marrëdhëniet diplomatike ushtarake me Moskën për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

    Qeveria e kryeministrit Robert Fico ka dërguar tashmë dy oficerë ushtarakë në Rusi, ndërsa në Bratislavë pritet të mbërrijë së shpejti edhe një atashe ushtarak rus.

    Vendimi ka nxitur reagime të ashpra nga opozita sllovake dhe ish-zyrtarë të lartë ushtarakë, të cilët paralajmërojnë se Moska mund ta shfrytëzojë praninë e saj diplomatike për spiunazh dhe përhapjen e dezinformatave. Sipas tyre, ky veprim rrezikon të dëmtojë më tej besimin ndërmjet aleatëve të NATO-s.

    Qeveria e Ficos, nga ana tjetër, e konsideron rikthimin e kontakteve një hap të nevojshëm për mbledhjen e informacioneve të sigurisë dhe ruajtjen e komunikimit me Rusinë.

    Sipas mediave sllovake, njëri prej oficerëve të dërguar në Moskë, Staviarsky, ndodhet atje që nga fillimi i gushtit, shkruan dw.

    Ndërkohë, atasheu ushtarak rus Maksim Verezan ka marrë miratimin e autoriteteve sllovake, por ende nuk figuron në listën e diplomatëve ushtarakë të akredituar. Ministria sllovake e Mbrojtjes nuk ka bërë të ditur se kur pritet ai të mbërrijë në Bratislavë.

    Opozita vë në pikëpyetje përfitimet që mund të ketë Sllovakia nga ky vendim. Ish-deputeti Martin Poliacik vlerësoi se emërimi i atasheve ushtarakë ka më shumë rëndësi politike sesa praktike, pasi dërgon një sinjal për qëndrimin e qeverisë së Ficos ndaj Rusisë.

    Shqetësimet lidhen edhe me një rast të mëparshëm spiunazhi. Në vitin 2021, Sergey Solomasov, atëherë zëvendësatashe ushtarak i ambasadës ruse në Bratislavë, u filmua duke i dorëzuar para Bohush Garbarit, bashkëpunëtor i portalit pro-rus Hlavné správy, në përpjekje për ta rekrutuar. Solomasov u dëbua nga Sllovakia një vit më vonë, ndërsa Garbar u dënua për spiunazh dhe marrje ryshfeti.

    Ish-gjenerali sllovak Pavel Macko e cilësoi vendimin e qeverisë si një hap shumë serioz, duke theksuar se situata e sigurisë nuk është përmirësuar që nga viti 2022. Përkundrazi, sipas tij, aktivitetet armiqësore të Rusisë dhe operacionet e saj hibride në rajon vazhdojnë. Macko paralajmëroi gjithashtu se politika pro-ruse e qeverisë mund të dëmtojë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës dhe besimin ndërmjet Sllovakisë dhe aleatëve të saj perëndimorë.

    Ndërkohë, Poliacik dyshon se vendimi ka edhe prapavijë elektorale, pasi Fico pritet të synojë rizgjedhjen vitin e ardhshëm. Sipas tij, kryeministri mund të përpiqet ta paraqesë veten si udhëheqësin që ka mundësi të negociojë drejtpërdrejt me presidentin rus, Vladimir Putin, për përfundimin e luftës në Ukrainë.

    Poliacik theksoi se, megjithëse Sllovakia vazhdon t’i përmbushë zyrtarisht detyrimet ndaj NATO-s, kjo nuk mjafton për të garantuar besimin politik të aleatëve. “Parashikueshmëria nuk është e njëjtë me besueshmërinë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

  • Reforma në ushtri, ushtarët edhe pas moshës 45-vjeçare do të mund të qëndrojnë në Armatë

    Reforma në ushtri, ushtarët edhe pas moshës 45-vjeçare do të mund të qëndrojnë në Armatë

    “Me reformën në Armatë zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç, duke u mundësuar atyre të vendosin nëse dëshirojnë të vazhdojnë të shërbejnë në Armatë si personel civil, përmes transformimit të marrëdhënies së punës nga afat i caktuar në afat të pacaktuar”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski për vendimin që është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa zgjidhja është dakorduar dhe harmonizuar bashkërisht me Armatën dhe sindikatat e ushtarëve.

    “Zgjidhja nënkupton që ushtarët profesionistë më në fund dhe me të drejtë të mund të jenë të kënaqur dhe të sigurt për të ardhmen e tyre edhe pas moshës 45-vjeçare. Mbeten të gjitha mundësitë si deri më tani – dëmshpërblimi në vlerë prej dy pagash mesatare ose transferimi në një institucion tjetër shtetëror, por me këtë reformë krijojmë një zgjidhje që çdo ushtar profesionist të mund të qëndrojë në Armatë si personel civil”, deklaroi Misajllovski.

    Kjo është një zgjidhje krejtësisht e re dhe, siç theksoi Misajllovski, nuk është pjesë e Marrëveshjes Kolektive, për të cilën negociatat vazhdojnë dhe pritet të nënshkruhet së shpejti.

    “Vazhdojmë edhe me reformat e tjera. Sot pata një takim me ministren e Financave, ku dakorduam edhe disa lajme të mira. Së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja kolektive. Natyrisht, vazhdojmë të punojmë me sindikatat dhe mendoj se në një të ardhme të afërt do të ketë edhe rritje të pagave. Këtë do ta bëjmë të ditur në periudhën e ardhshme. Mendoj se lajme të mira e presin Armatën, por edhe qytetarët maqedonas”, deklaroi Misajllovski.

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Lafçiski, theksoi se këto janë lajme të shkëlqyera për ushtarët profesionistë, duke pasur parasysh se kjo çështje e rëndësishme është zvarritur për më shumë se 15 vjet.

    “Detyra e sigurimit të pronës dhe personave në kazermat dhe garnizonet e Armatës në mbarë vendin është përgjegjësi e komandave dhe njësive të vendosura në ato komanda, garnizone dhe kazerma. Kjo, pa përjashtim dhe sipas rregullit, është detyrë dytësore ose tretësore, pra një përgjegjësi shtesë për këto komanda dhe njësi. Duke pasur parasysh misionin dhe detyrat e tyre thelbësore, kjo gjithmonë përbën ngarkesë shtesë. Me këtë zgjidhje të propozuar, kjo përgjegjësi shumë e rëndësishme do t’u besohet pikërisht ushtarëve profesionistë që do të sistemohen në këto njësi”, deklaroi Lafçiski.

    Ai siguroi se nuk ka personel më të përshtatshëm sesa ushtarët profesionistë që do të vendosin ta transformojnë marrëdhënien e tyre të punës për të kryer këtë detyrë.Siç u theksua, të ardhurat mujore, përfshirë të gjitha shtesat e pagës, do të mbeten të pandryshuara. Ata do të kenë mundësi të dalin në pension sipas të njëjtave kushte si pjesëtarët e tjerë, përkatësisht në përputhje me Ligjin për Shërbim në Armatë dhe Marrëveshjen Kolektive.

    Vlerësimet janë se nga viti i ardhshëm rreth 100 ushtarë do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Siç theksoi Lafçiski, nuk do të ketë asnjë problem për përfshirjen e kësaj numri, pavarësisht se sa do të jetë ai.

    “Struktura do të dimensionohet në mënyrë që të mund të përfshijë secilin që dëshiron. Nëse gjatë pesë viteve të ardhshme analizat tregojnë se do të kemi 500 ushtarë profesionistë që do ta plotësojnë kushtin dhe të gjithë 500 dëshirojnë të qëndrojnë dhe të jenë pjesë e Armatës, ne do ta mundësojmë këtë përmes strukturës së formacionit. Këtë mund ta bëjmë menjëherë: sapo ta mbushë moshën 45-vjeçare, që të nesërmen t’i transformohet marrëdhënia e punës dhe të përfshihet në atë njësi. Për më tepër, ata do të kenë mundësi të qëndrojnë në kazermat ku kanë punuar edhe deri më tani”, sqaroi Lafçiski.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestën e paralajmëruar nga Sindikata e Pavarur më 7 nëntor, Misajllovski tha se secili ka të drejtë demokratike të protestojë, por theksoi se përballë tij janë sindikatat që përfaqësojnë 99,9 për qind të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë.

    “Secili ka të drejtë të protestojë për çështje të ndryshme. Konkretisht, kjo sindikatë që nga dita e parë vetëm përhap urrejtje dhe negativitet, çdo ditë me gënjeshtra dhe manipulime, veçanërisht kundër meje. Por kjo është pjesë e politikës dhe demokracisë dhe nuk kam asnjë problem me këtë. Për mua është më e rëndësishme t’i zgjidh çështjet e ngritura nga sindikatat, punonjësit dhe ushtarët. Ajo që është interesante është se kjo sindikatë asnjëherë nuk ka propozuar ndonjë zgjidhje të mirë dhe as nuk dëshiron të negociojë, por vetëm dërgon njoftime në media për çështje që nuk janë zgjidhur prej 35 vitesh. Unë këtu publikisht tregoj se çfarë do të bëjmë dhe ju e shihni se ato realizohen”, deklaroi Misajllovski.