Category: Lajme

  • APK me sukses të jashtëzakonshëm në inovacionin anti-korrupsion

    APK me sukses të jashtëzakonshëm në inovacionin anti-korrupsion

    Republika e Kosovës ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e inovacionit kundër korrupsionit. Nisma e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), “Shkolla për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit: Fuqizimi i të Rinjve për të Ndërtuar një Kulturë të Integritetit”, u përzgjodh ndër pesë projektet më inovative në Evropë dhe pas procesit të votimit nga institucionet pjesëmarrëse të rrjetit, u rendit në vendin e dytë.

    “Kjo arritje u bë e ditur sot pas vlerësimeve që janë bërë në kuadër të Konferencës së 25-të Vjetore Profesionale dhe Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian kundër Korrupsionit (EPAC) dhe Rrjetit Evropian të Pikave të Kontaktit kundër Korrupsionit (EACN), të mbajtur nga 5 deri më 7 tetor 2026 në Budva të Malit të Zi”, njofton Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

    Në konferencë, APK-ja u përfaqësua nga delegacioni i kryesuar nga Drejtori Yll Buleshkaj, së bashku me Udhëheqësin e Divizionit për Sinjalizim, Milot Shala.

    Ngjarja mblodhi autoritete anti-korrupsion, organe të mbikëqyrjes së policisë, institucione të BE-së dhe organizata ndërkombëtare për të shkëmbyer përvoja rreth mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, Inteligjencës Artificiale dhe mbrojtjes së sinjalizuesve.

    Ky sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën në inovacionin anti-korrupsion është arritur pasi nisma e APK-së, “Shkolla për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit: Fuqizimi i të Rinjve për të Ndërtuar një Kulturë të Integritetit”, e zbatuar në bashkëpunim me D+, u zgjodh në mesin e 5 projekteve më inovative nga 114 institucione në Evropë. Pas procesit të votimit, projekti u kurorëzua në vendin e dytë nga institucionet pjesëmarrëse të rrjetit.

    “Gjatë Asamblesë së Përgjithshme u miratua edhe Deklarata e Budvës, e cila thekson rëndësinë e bashkëpunimit praktik kundër korrupsionit dhe shpreh shqetësimin për tendencat e kufizimit të pavarësisë së institucioneve të parandalimit të korrupsionit në disa vende. Deklarata nënvizon rëndësinë e ruajtjes së autonomisë operacionale të këtyre institucioneve dhe të mbrojtjes së sinjalizuesve. Përmes kësaj nisme me të cilën Kosova u rendin e dyta në Evropë, APK-ja riafirmon rëndësinë e edukimit të të rinjve si një nga shtyllat e parandalimit të korrupsionit dhe të ndërtimit të një kulture të integritetit në shoqëri”, thuhet në komunikatën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Burimi: RTKLive

  • ​U përfshi nga flakët gjatë protestave, Gjykata e Lartë: Janë dëmtuar dosje, shtyhen seancat gjyqësore

    ​U përfshi nga flakët gjatë protestave, Gjykata e Lartë: Janë dëmtuar dosje, shtyhen seancat gjyqësore

    Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore, me përjashtim të çështjeve urgjente, pas dëmeve materiale dhe në infrastrukturë të shkaktuara nga zjarri gjatë protestave më 17 tetor.

    Si pasojë e zjarrit, dëmtime kanë pësuar edhe dosje gjyqësore, ndërsa Gjykata e Lartë thekson se po verifikon gjendjen e dokumentacionit përpara rikthimit në normalitet të veprimtarisë.

    Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë bëri të ditur se seancat do të mbeten të shtyra deri në përfundimin e procesit të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve, evidentimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore dhe rikthimit të kushteve të nevojshme për vijimin e rregullt të punës.

    “Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor 2026, ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor. Në këto rrethana, seancat gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, përveç çështjeve me natyrë urgjente, do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve, evidentimit dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore, si dhe për të rikthyer kushtet e nevojshme për vijimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit”, thuhet në njoftim, përcjell RTSh.

    Gjykata e Lartë bëri të ditur se ka angazhuar kapacitetet e saj njerëzore për të përballuar situatën, ndërsa prioritet mbetet identifikimi dhe verifikimi i dokumenteve të dëmtuara. Palët ndërgjyqëse dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të njoftohen individualisht në rastet kur rezultojnë të prekur nga kjo situatë, përmes të dhënave të tyre të kontaktit.

    “Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit.

    Punonjësit e Gjykatës së Lartë janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka vijimësia e proceseve gjyqësore dhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te palët ndërgjyqëse, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të gjithë përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në përballimin e këtyre rrethanave, të cilat kërkojnë kohën dhe kujdesin e maksimal për të garantuar vijimin e sigurt dhe të rregullt të veprimtarisë gjyqësore.

    Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruar me përgjegjësi dhe transparencë. Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë”, njofton Gjykata e Lartë.

  • Zelensky dhe të dërguarit e SHBA-së zhvillojnë bisedime në Oslo, pas acarimit të marrëdhënieve

    Zelensky dhe të dërguarit e SHBA-së zhvillojnë bisedime në Oslo, pas acarimit të marrëdhënieve

    Zelensky dhe të dërguarit e SHBA-së zhvillojnë bisedime në Oslo, pas acarimit të marrëdhënieve

    I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po takohen në Oslo, në një kohë kur marrëdhëniet mes liderit ukrainas dhe presidentit amerikan Donald Trump janë përkeqësuar.

    Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, tha se Zelensky i kishte kërkuar Norvegjisë dhe Finlandës fqinje të organizonin bisedimet me SHBA-në dhe aleatët evropianë, “në një moment kritik për Ukrainën”.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, më herët i hodhi poshtë si “skandaloze” akuzat se ukrainasit po humbnin jetën sepse SHBA-ja po i mohonte Kievit informacione të inteligjencës.

    Ai foli pasi këshilltari kryesor ushtarak i Zelenskyt, Serhii Beskrestnov, i tha BBC-së se mungesa e paralajmërimeve të besueshme nga SHBA-ja, përfshirë ato për lëshimin e raketave balistike, po shkaktonte humbje jetësh.

    “Kjo duket shumë e çuditshme”, tha Beskrestnov, i njohur gjerësisht me nofkën “Flash”. “Ndonjëherë e marrim këtë informacion para sulmit, herë të tjera jo”.

    Marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar javët e fundit, deri në atë pikë sa Trump ka deklaruar se Ukraina duhet të zgjedhë një president të ri. Së fundmi, ai tha se ishte koha që “dikush tjetër të negocionte në emër të Ukrainës”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky and US envoys hold talks in Oslo, following strained relations

    US special envoy Steve Witzkoff and Ukrainian President Volodyy Zelensky are meeting in Oslo at a time when relations between Ukrainian leader and American President Donald Trump have deteriorated.

    Norway’s Prime Minister, Jonas Gahr Støre, said Zelensky had asked Norway and neighbouring Finland to organise talks with the US and European allies, at a critical moment for Ukraine.

    US Secretary of State Marco Rubio earlier dismissed allegations that Ukrainians were losing their lives because the United States was denying Kiev intelligence information.

    He spoke after Zelensky’s top military adviser, Serhii Beskretnov, told him BBC-that the lack of reliable warnings from the United States, including for launching ballistic missiles, was causing life loss.

    That sounds very strange, said Beskrestnov, widely known as Flach. Sometimes we get this information before the attack, sometimes not.

    Relations between Kiev and Washington have deteriorated in recent weeks, to the point that Trump has declared Ukraine must elect a new president. Recently, he said it was time for someone else to negotiate on behalf of Ukraine.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Evropa po digjet nga protestat, por pse Zvicra po mbetet e qetë?

    Evropa po digjet nga protestat, por pse Zvicra po mbetet e qetë?

    Ndërsa mijëra të rinj në disa vende evropiane po dalin në rrugë për të kundërshtuar kostot e larta të jetesës, krizën e banimit dhe problemet në arsim, në Zvicër situata paraqitet ndryshe.

    Ekspertët thonë se pakënaqësitë ekzistojnë edhe te të rinjtë zviceranë, por sistemi politik dhe mundësitë për pjesëmarrje demokratike ndikojnë në mënyrën se si ata i shprehin kërkesat e tyre.

    Një valë protestash të të rinjve ka përfshirë ditët e fundit disa vende evropiane, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën, Portugalinë dhe Shqipërinë.

    Sipas një analize të publikuar nga mediumi zviceran 20 Minuten, pyetja që shtrohet është pse këto protesta nuk po marrin të njëjtën përmasë në Zvicër, transmeton Telegrafi.

    Në shumë vende, të rinjtë po kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, vështirësitë për të gjetur banesa të përballueshme, pabarazinë sociale dhe mungesën e perspektivave për të ardhmen.

    Megjithatë, sipas studiuesve të protestave, shkaqet e pakënaqësisë janë të ngjashme në shumë vende, ndërsa mënyra e organizimit dhe reagimi i institucioneve ndryshojnë.

    Pse të rinjtë në Zvicër nuk protestojnë në të njëjtën mënyrë?

    Një nga shpjegimet lidhet me sistemin politik zviceran, i cili u mundëson qytetarëve të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje përmes iniciativave popullore dhe referendumeve.

    Politologët vlerësojnë se këto mekanizma krijojnë më shumë mundësi për t’i shprehur kërkesat përmes institucioneve, pa qenë gjithmonë e nevojshme që pakënaqësia të shndërrohet në protesta të mëdha.

    Gjithashtu, sistemi federal zviceran u ofron qytetarëve disa nivele ku mund të adresojnë shqetësimet e tyre, nga komunat dhe kantonet deri te autoritetet federale.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të rinjtë në Zvicër janë të kënaqur me situatën. Edhe në këtë vend, çështje si kostoja e banimit, ndryshimet klimatike dhe perspektivat ekonomike kanë nxitur demonstrata dhe lëvizje qytetare.

    Sipas studiuesve të cituar në raportimet e mediave zvicerane, problemet ekonomike dhe sociale janë ndër faktorët kryesorë që po i shtyjnë të rinjtë të protestojnë.

    Rritja e çmimeve, qiratë e larta dhe shqetësimet për cilësinë e arsimit po krijojnë pakënaqësi te një pjesë e brezit të ri.

    Në disa vende, protestat kanë marrë edhe karakter politik, me kërkesa për ndryshime në qeverisje dhe reagime më të forta ndaj korrupsionit.

    Ekspertët paralajmërojnë se, kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, protestat mund të zgjerohen dhe të vazhdojnë për një periudhë më të gjatë.

    Protestat në Zvicër janë më pak të dhunshme, por jo domosdoshmërisht më të rralla

    Sipas analizave të publikuara nga mediat zvicerane, demonstratat në Zvicër përgjithësisht zhvillohen në mënyrë më paqësore sesa në disa vende të tjera evropiane.

    Kjo lidhet me kulturën politike, mundësitë e pjesëmarrjes demokratike dhe mënyrën se si autoritetet i trajtojnë tubimet publike.

    Megjithatë, Zvicra nuk është e përjashtuar nga protestat. Në vitet e fundit janë organizuar demonstrata për klimën, kushtet e punës, bujqësinë dhe zhvillimet ndërkombëtare.

    Pra, dallimi kryesor nuk është domosdoshmërisht mungesa e pakënaqësisë, por mënyra se si ajo shprehet dhe kanalet përmes të cilave qytetarët përpiqen të ndikojnë në politikë.

    Ndërsa vala e protestave vazhdon në Evropë, mbetet të shihet nëse pakënaqësitë e të rinjve do të nxisin mobilizime të reja edhe në Zvicër./Telegrafi/

  • Europe is burning with protests, but why is Switzerland still calm?

    While thousands of young people in some European countries are going out on the streets to oppose high costs of living, the housing crisis and problems in education, the situation is presented differently in Switzerland.

    Experts say discontent exists even among young Swiss people, but the political system and opportunities for democratic participation influence the way they express their demands.

    A wave of youth protests has included several European countries, including France, Italy, Belgium, Portugal and Albania, in recent days.

    According to an analysis published by the Swiss media 20 Minuteen, the question is why these protests are not taking the same size in Switzerland, it transmits Telegragraphy.

    In many lands, young people are opposing the increase in cost of living, the difficulties of finding affordable housing, social inequality, and a lack of prospects for the future.

    According to protest researchers, however, the causes of discontent are similar in many countries, while the way institutions organize and react.

    Why do young people in Switzerland not protest in the same way?

    One of the explanations relates to the Swiss political system, which enables citizens to directly influence decision-making through popular initiatives and referenda.

    Politologists estimate that these mechanisms create more opportunities to express demands through institutions, without ever having to turn discontent into major protests.

    The Swiss federal system also offers citizens certain levels where they can address their concerns, from municipalities and cantons to federal authorities.

    However, this does not mean that young people in Switzerland are satisfied with the situation. Even in this country, issues such as housing costs, climate change, and economic prospects have promoted demonstrations and civic movements.

    According to researchers quoted in Swiss media reports, economic and social problems are among the main factors that are driving young people to protest.

    Rising prices, high rents and concerns about the quality of education are creating dissatisfaction with a part of the new generation.

    In some countries, protests have also taken political character, with demands for change in governance and stronger reactions to corruption.

    Experts warn that when institutions do not respond to citizens’ demands, the protests could expand and continue for a longer period.

    Protests in Switzerland are less violent, but not necessarily more rare

    According to analyses published by the Swiss media, demonstrations in Switzerland generally take place more peacefully than in some other European countries.

    This relates to political culture, democratic participation opportunities and the way authorities deal with public gatherings.

    However, Switzerland is not exempt from protests. In recent years demonstrations have been organized on climate, working conditions, agriculture, and international developments.

    So the main difference is not necessarily a lack of discontent, but the way it expresses itself and channels through which citizens try to influence politics.

    As the wave of protests continues in Europe, it remains to be seen whether youth discontent will spur new mobilizations in Switzerland as well./Telegraphy/

  • Eli Fara rikthehet me koncert në Gjakovë, paraqitja e parë publike pas video-skandalit

    Eli Fara rikthehet me koncert në Gjakovë, paraqitja e parë publike pas video-skandalit

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, do të performojë në Gjakovë më 28 nëntor, në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”, në një mbrëmje kushtuar muzikës tradicionale shqiptare dhe serenatave korçare.

    Artistja do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:00, e shoqëruar nga Ansambli Artistik Skënderbeu.

    Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja e Eli Farës në këtë edicion të festivalit synon të sjellë para publikut muzikën e mirëfilltë shqipe dhe traditën e pasur muzikore të Korçës.

    “E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit ‘Ditët e Nëntorit’ me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

    Ata kanë vlerësuar veçanërisht kontributin e këngëtares në ruajtjen dhe interpretimin e muzikës tradicionale shqiptare, duke theksuar se serenatat korçare dhe këngët e saj origjinale kanë kapërcyer kufijtë dhe janë bërë të njohura në mbarë hapësirën shqiptare.

    “Me një za që ta qetëson shpirtin, s’është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria”, thuhet më tej në njoftim.

    Vlerësime të veçanta i janë kushtuar edhe Ansamblit Artistik Skënderbeu, i cili për më shumë se 50 vjet ka ruajtur dhe prezantuar traditën muzikore korçare.

    Mbrëmja pritet t’i kushtohet muzikës që ndërthur trashëgiminë kulturore me interpretimin artistik, duke sjellë në Gjakovë tingujt e serenatave dhe këngëve tradicionale shqiptare në një datë të rëndësishme për shqiptarët. /Telegrafi/

  • MASh hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës

    MASh hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka hapur konkurset për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit, si dhe për programe postdoktorale jashtë vendit.

    Sipas njoftimit të ministrisë, mbështetja financiare ofrohet në kuadër të Programit Kombëtar të Shkencës, me synim zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, përkrahjen e studiuesve të rinj dhe avancimin e kërkimit shkencor në vend.

    Mbështetja do të ndahet në tri skema financiare. Për studimet e doktoratës brenda vendit parashihet bursë prej 3 mijë eurosh, për doktoratë jashtë vendit 8 mijë e 500 euro, ndërsa për hulumtime postdoktorale jashtë vendit 10 mijë euro.

    MASh ka bërë të ditur se për herë të parë po ofron mbështetje të dedikuar për studentët e doktoratës në institucionet vendore.

    “Ministria synon të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin akademik dhe profesional të gjeneratave të reja të studiuesve, të nxisë përsosmërinë shkencore, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në vend”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, fuqizimi i hulumtimit dhe inovacionit në institucionet e arsimit të lartë pritet të jetë pjesë e rëndësishme e Strategjisë së re të Arsimit 2035+, me qëllim të lidhjes më të madhe të universiteteve me zhvillimin e vendit dhe prioritetet shtetërore.

    Ministria u ka bërë thirrje kandidatëve të interesuar që t’i shqyrtojnë kriteret dhe kushtet e aplikimit dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara në konkurset përkatëse.

    Burimi: RTKLive

  • MAS opens competitions for doctoral and postdoctor scholarships

    Ministry of Education and Science ( MAS) has opened competitions for financial support of students and researchers through scholarships for doctoral studies in and abroad, as well as for post-doctorial programmes abroad.

    According to the ministry’s announcement, financial support is provided under the National Programme of Science, aimed at developing research capacities, supporting young scholars, and advancing scientific research in the country.

    Support will be divided into three financial schemes. The country’s studies of doctorate provide a 3 thousand-euro scholarship for doctors abroad between 8 thousand and 500 euros, while for postdoctoral research abroad, 10,000 euros.

    MAS has announced that for the first time, it is offering dedicated support to doctors at local institutions.

    The ministry aims to create better opportunities for the academic and professional development of new generations of researchers, promote scientific perfection, enhance international co-operation, and establish the quality of scientific research in the country, the report said.

    Meanwhile, empowering research and innovation in the institutions of higher education is expected to be an important part of the new 2035+ Education Strategy, with the aim of having the largest connection of universities to the country’s development and state priorities.

    The ministry has called on interested candidates to review the criteria and terms of application and apply within the set deadlines in the respective contests.

    Source Layer: RTKLive

  • Messi dhe Ronaldo në garë për epitetin e më të mirit të historisë, tifozët vendosin

    Messi dhe Ronaldo në garë për epitetin e më të mirit të historisë, tifozët vendosin

    Messi dhe Ronaldo në garë për epitetin e më të mirit të historisë, tifozët vendosin

    Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin e 70-vjetorit të ndarjes së parë të Topit të Artë.

    Çmimi prestigjioz u nda për herë të parë në vitin 1956, ndërsa për këtë përvjetor organizatorët kanë vendosur t’u japin tifozëve mundësinë të votojnë për vitin kur, sipas tyre, është regjistruar paraqitja më e mirë individuale në historinë e këtij trofeu.

    Në listën e kandidatëve janë përfshirë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, të cilët e kanë fituar Topin e Artë në më shumë se një rast.

    Lionel Messi kryeson listën me tetë vite të nominuara: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023. Argjentinasi ndiqet nga Cristiano Ronaldo, i cili është nominuar për pesë vitet kur e fitoi këtë çmim: 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017.

    Në mesin e kandidatëve janë edhe legjenda të futbollit si Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten, të cilët kanë nga tri vite të nominuara.

    Lista e plotë e kandidatëve për çmimin B.O.A.T:

    Lionel Messi: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021, 2023

    Cristiano Ronaldo: 2008, 2013, 2014, 2016, 2017

    Johan Cruyff: 1971, 1973, 1974

    Michel Platini: 1983, 1984, 1985

    Marco van Basten: 1988, 1989, 1992

    Ronaldo Nazario: 1997, 2002

    Franz Beckenbauer: 1972, 1976

    Alfredo Di Stefano: 1957, 1959

    Karl-Heinz Rummenigge: 1980, 1981

    Kevin Keegan: 1978, 1979

    Tifozët do të kenë mundësi të votojnë për të preferuarin e tyre deri më 27 tetor, në mesnatë. Çdo votë kushton një euro, ndërsa rezultatet pritet të shpallen më 28 tetor.

    Ceremonia kryesore e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 26 tetor në “London Palladium”, në Londër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali