Category: Lajme

  • Përfundon filmi “Dita Kur Takova Babin”, një bashkëpunim i ri mes Arbër Mehmetit dhe Besart Sllamnikut

    Përfundon filmi “Dita Kur Takova Babin”, një bashkëpunim i ri mes Arbër Mehmetit dhe Besart Sllamnikut

    Filmi i shkurtër me elemente të thrillerit psikologjik, me skenar dhe regji nga Besart Sllamniku, nis rrugëtimin drejt festivaleve ndërkombëtare

    Ka përfunduar realizimi i filmit të metrazhit të shkurtër “Dita Kur Takova Babin”, me skenar dhe regji nga Besart Sllamniku, me producentë Arbër Mehmetin dhe Besart Sllamnikun. Filmi tashmë është kompletuar dhe ka hyrë në fazën e prezantimit dhe pjesëmarrjes në festivale ndërkombëtare të filmit.

    “Dita Kur Takova Babin” sjell një rrëfim intrigues me elemente të thrillerit psikologjik, ku një situatë në dukje e zakonshme mes një babai dhe të birit shndërrohet gradualisht në një përvojë të mbushur me tension, pasiguri dhe kthesa të papritura.

    Ky produksion shënon gjithashtu fillimin e bashkëpunimit profesional mes Arbër Mehmetit dhe Besart Sllamnikut, dy artistëve që bashkojnë përvojat dhe qasjet e tyre krijuese në realizimin e një projekti të përbashkët kinematografik. Ky bashkëpunim synon të hapë rrugë për projekte të tjera filmike, me fokus të veçantë në zhvillimin e kinemasë së zhanrit dhe krijimin e historive që komunikojnë me publikun vendor dhe ndërkombëtar.

    Vëmendje të veçantë në film tërheq Dukë Sllamniku, aktori i ri në ngritje, i cili interpreton një nga rolet qendrore të historisë. Përmes këtij personazhi, Duke ka mundësinë të shpalosë talentin dhe potencialin e tij interpretues, duke u përballur me një rol që kërkon natyrshmëri, ndjeshmëri dhe intensitet emocional. Ky interpretim përfaqëson një tjetër hap në zhvillimin e tij artistik dhe në ndërtimin e një karriere premtuese në aktrim.

    Krahas Dukë Sllamnikut, në film interpretojnë Arbër Mehmeti dhe Medin Beqiri, duke plotësuar kastin e një historie me numër të kufizuar personazhesh, por me intensitet të lartë dramatik.

    Me një qasje regjisoriale që mbështetet në realizmin vizual, atmosferën e tensionuar dhe rrëfimin përmes detajeve, filmi synon të krijojë një përvojë kinematografike ku e zakonshmja dhe e pazakonta ndërthuren në mënyrë të papritur.

    Për Besart Sllamnikun, i njohur për punën e tij në filmat e zhanrit, ky projekt përfaqëson një vazhdimësi të interesimit të tij për thrillerin dhe për ndërtimin e historive që mbështeten në tensionin dramatik, personazhet dhe situatat e paparashikueshme.

    Me përfundimin e të gjitha fazave të produksionit dhe postproduksionit, “Dita Kur Takova Babin” nis rrugëtimin drejt festivaleve filmike. Prezantimi i tij në këto festivale synon të krijojë mundësi për njohjen e filmit nga publiku ndërkombëtar dhe për promovimin e krijimtarisë kinematografike nga Kosova.

    Të dhënat e filmit

    Titulli: Dita Kur Takova Babin
    Formati: Film i metrazhit të shkurtër
    Zhanri: Thriller psikologjik
    Skenari dhe regjia: Besart Sllamniku
    Producentë: Arbër Mehmeti, Besart Sllamniku
    Në role: Dukë Sllamniku, Arbër Mehmeti, Medin Beqiri
    Vendi i prodhimit: Kosovë
    Viti: 2027
    Statusi: Film i kompletuar

    /Telegrafi/

  • DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE për botime letrare

    DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE për botime letrare

    SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim i ri i jep vazhdimësi angazhimit të Dukagjinit për ta pasuruar hapësirën letrare shqipe me vepra që zgjerojnë horizontin e lexuesit dhe krijojnë ura mes kulturave.

    Projekti do të zhvillohet nga nëntori i vitit 2026 deri në tetor të vitit 2029 dhe përfshin autorë nga vende e tradita të ndryshme letrare evropiane. Përzgjedhja është mbështetur në një koncept që i lidh këto vepra përtej dallimeve të gjuhës, të stilit dhe të prejardhjes: kujtesën si pjesë të pandashme të përvojës njerëzore.

    Emri MNEME vjen nga koncepti i lashtë grek i kujtesës. Në këtë projekt, kujtesa nuk është veç kthim tek e kaluara, por te mënyra se si ajo vazhdon të jetojë brenda nesh, të formësojë identitetin dhe të ndikojë në marrëdhëniet tona me të tjerët. Ajo bartet përmes historive familjare, përvojave kolektive dhe ngjarjeve që lënë gjurmë në jetën e individëve e të shoqërive, edhe shumë kohë pasi kanë ndodhur.

    Përmes veprave të përzgjedhura, projekti trajton luftën dhe pasojat e saj, lirinë individuale, përvojat e grave, përjashtimin shoqëror, kujtesën familjare dhe sfidat mjedisore. Në këtë përzgjedhje përfshihen shkrimtarët/et: Oksana Zabuzhko, Serhiy Zhadan, Taras Prokhasko, Cristina Morales, Emmi Itäranta, Marie NDiaye, Elsa Morante, Nikos Davvetas, Eleni Kefala, Lutz Seiler dhe Saskia de Coster. Secili prej tyre sjell një mënyrë të veçantë të të rrëfyerit dhe të botëkonceptimit, duke e zgjeruar përfytyrimin tonë për përvojat që na bashkojnë dhe ato që na dallojnë.

    Një vend të rëndësishëm në këtë përzgjedhje zë përballja me historitë që rrezikojnë të mbeten në heshtje. Qoftë përmes jetës së njerëzve të zakonshëm në kohë lufte, qoftë përmes kujtimeve të trashëguara, identiteteve të vëna në pikëpyetje apo marrëdhënies së njeriut me natyrën, këto vepra tregojnë se letërsia mund të ruajë atë që historia shpesh nuk e përfshin. Ajo jo vetëm që dëshmon për të kaluarën, por na ndihmon të kuptojmë se si ajo vazhdon të ndikojë në të tashmen dhe në mënyrën si e përfytyrojmë të ardhmen.

    Për lexuesin shqiptar, botimi i këtyre veprave përfaqëson një mundësi për të njohur zëra dhe përvoja letrare nga hapësira të ndryshme të Evropës. Përkthimi krijon një urë mes kulturave, duke u dhënë veprave mundësinë të (për)jetësohen në një gjuhë të re dhe të gjejnë interpretime të reja te lexuesit e tyre. Në të njëjtën kohë, njohja me përvojat e të tjerëve na fton të reflektojmë edhe mbi historitë tona, mbi kujtesën që bartim dhe mbi mënyrën si e kuptojmë veten në raport me botën.

     

    Burimi: Dukagjini

  • DI KREATIVE’S support for literary publications wins for the second time

    THE WORLD HOME DECIONY has won for the second time the support of the UNITED Creative Europe programme EVROPIAN for publishing European literature. This new assessment keeps Dukagjin’s commitment to enriching Albanian literary space by works that expand reader horizons and create bridges among cultures.

    The project will take place from November 2026 to October 2029 and includes authors from various European literary countries and traditions. The selection is based on a concept that connects these works beyond the differences of language, style, and background: memory as an integral part of human experience.

    The name MNEME comes from the ancient Greek concept of memory. In this project, memory is not only about going back but about how it continues to live within us, shape its identity, and affect our relationships with others. It is carried through family stories, collective experiences, and events that leave its mark on the lives of individuals and societies long after they occurred.

    Through selected works, the project addresses war and its consequences, individual freedom, women’s experiences, social exclusion, family memory and environmental challenges. This selection includes writers/et: Oksana Zabuzko, Serhiy Joadan, Taras Prokhasko, Cristina Morales, Emmi Itäranta, Marie NDiaye, Elsa Morante, Nikos Davvetas, Eleni Kefhala, Lutz Seiler and Saskia de Koster. Each of them brings a special way of confessing and analyzing, extending our image of experiences that unite us and those that distinguish us.

    An important place in this selection is in the face of stories that threaten to remain silent. Whether through the lives of ordinary people in wartime or through inherited memories, questionable identities, or human relationship with nature, these works show that literature can preserve what history often does not include. Not only does it testify to the past but it helps us to understand how it continues to affect the present and the way we imagine the future.

    For the Albanian reader, publishing these works represents an opportunity to recognize voices and literary experiences from different European spaces. Translation creates a bridge between cultures, giving works the opportunity to (for survival in a new language and finding new interpretations in their readers. At the same time, knowing the experiences of others invites us to reflect on our stories, our memory, and the way we understand ourselves in relation to the world.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Parisi në flakë, çifti vazhdon të pijë pijet i qetë gjatë protestave

    Parisi në flakë, çifti vazhdon të pijë pijet i qetë gjatë protestave

    Një skenë e pazakontë është filmuar në Paris më 17 tetor, gjatë protestave masive që u zhvilluan në kryeqytetin francez.

    Në pamjet që po qarkullojnë, flakët shihen në sfond, ndërsa një burrë dhe një grua qëndrojnë të ulur dhe vazhdojnë të bisedojnë, duke përfunduar pijet e tyre sikur të mos po ndodhte asgjë përreth.

    Qetësia e tyre, në kontrast me situatën e tensionuar në sfond, e bën videon veçanërisht tërheqëse.

    Megjithatë, nga pamjet e publikuara nuk mund të përcaktohen rrethanat e sakta të zjarrit apo nëse dy personat ishin drejtpërdrejt të rrezikuar. /Telegrafi/

  • Mungesa e çipave të memories, prodhuesit po përdorin pjesë nga telefonat e vjetër në pajisjet e reja

    Mungesa e çipave të memories, prodhuesit po përdorin pjesë nga telefonat e vjetër në pajisjet e reja

    Mungesa e çipave të memories dhe rritja e çmimeve në tregun global po i detyrojnë disa prodhues të telefonave inteligjentë në Kinë të përdorin komponentë të ricikluar nga pajisjet e vjetra për prodhimin e telefonave të rinj.

    Për shkak të vështirësive në sigurimin e çipave të rinj, prodhuesit kanë filluar të blejnë telefona të dëmtuar dhe pajisje të vjetra elektronike, prej të cilave nxjerrin komponentët që mund të përdoren sërish. Në mesin e pajisjeve që shërbejnë si burim për këta çipa janë edhe modelet e vjetra të iPhonet.

    Ky aktivitet është përqendruar në Shenzhen të Kinës, ku kompanitë e riciklimit të pajisjeve elektronike po përfitojnë nga kërkesa në rritje për pjesë të përdorura. Ato blejnë telefona të vjetër, i çmontojnë dhe i testojnë çipat e memories për të përcaktuar nëse mund të instalohen në pajisje të tjera.

    Sipas raportimeve të mediave, çmimi i një çipi të ri të memories mund të arrijë deri në 75 dollarë, duke e bërë atë shumë të shtrenjtë për telefonat e kategorisë së lirë. Në këto rrethana, prodhuesit po kërkojnë alternativa që u mundësojnë të ulin kostot e prodhimit.

    Një shembull i këtij aktiviteti është një kompani që bleu rreth 1000 telefona të dëmtuar dhe arriti të nxirrte çipa funksionalë nga më shumë se 600 prej tyre.

    Megjithatë, komponentët e ricikluar nuk përdoren zakonisht në telefonat e nivelit të lartë, por në modelet më ekonomike, ku ulja e kostove është vendimtare për çmimin përfundimtar të pajisjes.

    Procesi i riciklimit nuk është i thjeshtë. Çipat duhet të hiqen me kujdes nga pllakat elektronike, të pastrohen dhe të testohen për të verifikuar nëse funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, duhet të sigurohet përputhshmëria e tyre me pajisjet ku do të instalohen.

    Përdorimi i komponentëve të vjetër mund t’u ndihmojë prodhuesve të përballojnë mungesën e furnizimeve dhe të mbajnë kostot nën kontroll. Megjithatë, kjo praktikë mund të jetë e përkohshme, pasi një përmirësim i furnizimit me çipa të rinj dhe ulja e çmimeve mund ta bëjnë riciklimin më pak fitimprurës.

    Zhvillimet tregojnë se mungesa e komponentëve elektronikë po ndikon jo vetëm te prodhuesit e mëdhenj, por edhe te segmenti i telefonave më të lirë, duke nxitur zgjidhje alternative për të vazhduar prodhimin. /Telegrafi/

  • Lack of memory chips, manufacturers are using pieces from old phones on new equipment

    Lack of memory chips and rising prices on the global market are forcing some smartphone producers in China to use components recycled by old equipment for producing new phones.

    Because of the difficulties in obtaining new chips, manufacturers have begun to buy damaged telephones and old electronic devices from which they extract components that can be reused. Among the equipment that serves as a source for these chips are old iPhone models.

    This activity has focused on Shenzhen, China, where electronic equipment recycling companies are benefiting from increased demand for used parts. They buy old phones, dismantle them, and test memory chips to determine if they can be installed on other devices.

    According to media reports, the price of a new memory chip could reach up to $75, making it too expensive for free class phones. Under these circumstances, producers are seeking alternatives that enable them to lower production costs.

    An example of this activity is a company that bought about 1,000 damaged phones and managed to extract functional chips from more than 600.

    However, recycled components are not usually used in high-level phones, but in the most economic models, where lowering costs is crucial for the final price of equipment.

    The recycling process is not simple. The chips must be carefully removed from the electronic plates, cleaned, and tested to verify the proper operation. It should also ensure their compliance with the devices to be installed.

    Using old components can help producers cope with lack of supplies and keep costs under control. However, this practice may be temporary, as an improved supply of new chips and price reductions can make recycling less profitable.

    Developments show that the lack of electronic components is affecting not only large producers but also the segment of cheaper phones, promoting alternative solutions to continue production. /Telegraphy/

  • Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome

    Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome

    Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome

    “Paqja” mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka zgjatur pak.

    Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, si dhe koktej molotovi drejt godinës së Kryeministrisë.

    Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.

    Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga zona.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Blerja e shtëpive po bëhet më e vështirë në Gjermani, kreditë hipotekare arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009

    Blerja e shtëpive po bëhet më e vështirë në Gjermani, kreditë hipotekare arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009

    Normat e interesit për kreditë hipotekare në Gjermani janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2009, duke e bërë edhe më të vështirë blerjen e një shtëpie.

    Sipas të dhënave të ndërmjetësit të kredive Interhyp, interesi mesatar për kreditë me normë fikse dhjetëvjeçare ka arritur në afro 4.5%, ndërsa rritja e kostove po ndikon edhe në sektorin e ndërtimit.

    Rritja e inflacionit dhe pasiguria ekonomike, të lidhura me përshkallëzimin e konfliktit në Iran, po ushtrojnë presion mbi tregun gjerman të pasurive të paluajtshme.

    Sipas raportimit të mediumit publik gjerman Tagesschau, normat mesatare të interesit për kreditë hipotekare dhjetëvjeçare janë rritur nga 3.6 për qind në mars dhe 3.9 për qind në maj, duke arritur tashmë në rreth 4.5%.

    Kështu, është tejkaluar edhe niveli prej 4.4%, i regjistruar në fund të vitit 2023. Norma kaq të larta nuk janë parë që nga periudha e krizës financiare të vitit 2009, shkruan Tagesschau, transmeton Telegrafi.

    Rritja e interesave po ndikon drejtpërdrejt te qytetarët që planifikojnë të blejnë një shtëpi ose apartament.

    Sipas drejtorit ekzekutiv të Interhyp, Jörg Utecht, rritja e fundit e normave të interesit mund të nënkuptojë gati 200 euro më shumë në pagesat mujore për një financim tipik.

    Kjo situatë po i bën blerësit më të kujdesshëm, ndërsa shumë prej tyre po e shtyjnë vendimin për blerjen e një prone për shkak të kostove të larta dhe pasigurisë ekonomike.

    Utecht vlerëson se një lehtësim i ndjeshëm i normave të interesit do të varet, ndër të tjera, nga një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit në Iran dhe nga zbutja e presioneve inflacioniste.

    Pavarësisht rritjes së kostove të financimit, çmimet e pronave nuk kanë rënë në nivelin që do ta bënte blerjen e tyre të përballueshme për shumë familje.

    Sipas Dirk Wohltorf, president i Shoqatës Gjermane të Pasurive të Paluajtshme (IVD), shumë shitës vazhdojnë të bazohen te çmimet e larta të viteve 2021 dhe 2022.

    Megjithatë, çmimet e publikuara në internet shpesh nuk përputhen me vlerën përfundimtare të shitjes. Për këtë arsye, blerësit kanë mundësi të negociojnë ulje çmimesh, veçanërisht për pronat ekzistuese.

    Wohltorf thekson se agjentët imobiliarë po ndërmjetësojnë më pak kontrata shitjeje sesa në vitet e kaluara, pasi blerësit janë bërë më të pasigurt dhe më hezitues.

    Rritja e interesave dhe kostove po rëndon edhe mbi sektorin e ndërtimit.

    Sipas Shoqatës së Ndërtimit të Bavarisë, porositë për ndërtimin e banesave në këtë land kanë rënë me 3.2 për qind që nga korriku 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vetëm në krahasimin vjetor për muajin korrik, rënia ka arritur në 8.2 për qind.

    Përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë se shumë kompani ndërtimi kanë gjithnjë e më pak porosi dhe se projektet e reja mund të vazhdojnë të pakësohen.

    Megjithatë, normat e interesit nuk janë problemi i vetëm. Kostot e larta të materialeve të ndërtimit, shpenzimet e punës, tarifat shtesë dhe kërkesat rregullatore po ndikojnë gjithashtu në çmimin përfundimtar të banesave.

    Sipas shoqërisë gjermane të financimit të banesave LBS, një nga pengesat kryesore për blerjen e pronave është mungesa e kapitalit vetjak.

    Kjo prek veçanërisht të rinjtë dhe familjet që nuk kanë kursime të mjaftueshme për të mbuluar parapagimin dhe shpenzimet shtesë të blerjes.

    Me normat e interesit pranë 4.5 për qind dhe çmimet ende të larta të pasurive të paluajtshme, ëndrra për të pasur një shtëpi të vetën po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u realizuar për një pjesë të madhe të qytetarëve në Gjermani.

    Ekspertët presin që zhvillimi i mëtejshëm i tregut të varet nga ecuria e inflacionit, normat e interesit dhe aftësia e blerësve për të përballuar kostot e financimit./Telegrafi/

  • Kosova dhe Austria finalizojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor

    Kosova dhe Austria finalizojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor

    Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë kanë negociuar dhe parafuar Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale.

    Marrëveshja synon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë penale, përmes krijimit të një kornize të qartë ligjore për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

    Fushëveprimi i saj përfshin ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale, transferimin e personave të dënuar, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit gjyqësor, me qëllim të rritjes së efikasitetit në trajtimin e kërkesave dhe procedurave përkatëse.

    “Finalizimi i kësaj marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë, si dhe në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e krimit ndërkufitar dhe transnacional”, njofton Ministria e Drejtësisë.

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo, Austria finalise judicial co-operation agreement

    The negotiating teams of the Republic of Kosovo and the Federal Republic of Austria have negotiated and envisioned the Judiciary Co-operation Agreement on Criminal Affairs.

    The agreement aims to further strengthen co-operation between the two countries in the field of criminal justice, through the establishment of a clear legal framework for facilitating and advancing international judicial co-operation.

    Its campaign includes extradition, mutual judicial assistance in criminal cases, the transfer of convicted persons, as well as other forms of judicial co-operation, with the aim of increasing efficiency in dealing with relevant requirements and procedures.

    The realisation of this agreement represents an important step in deepening co-operation between the Republic of Kosovo and the Federal Republic of Austria, as well as strengthening joint efforts to prevent and combat cross-border and transnational crime, the Justice Ministry reports.

    Source Layer: RTKLive