Category: Lajme

  • ​Samiti i Ballkanit: Talentet e diasporës dhe inovacioni teknologjik, mundësi për zhvillimin ekonomik të rajonit

    ​Samiti i Ballkanit: Talentet e diasporës dhe inovacioni teknologjik, mundësi për zhvillimin ekonomik të rajonit

    Në panelin e tretë të ditës së dytë të Samitit të Ballkanit 2026 u diskutua për ekosistemin e inovacionit dhe ekonominë digjitale. Uranik Begu nga “Plug and Play Teck Center” tha se Shqipëria në vitet e fundit ka kthyer gjërat në një aspekt pozitiv ku ka krijuar mundësi të reja për inovacion teonologjik.

    “Në dy ose tre vjet, do të thosha se Shqipëria i ka kthyer gjërat në një aspekt pozitiv kur bëhet fjalë për krijimin e mundësive. Dhe kjo është ajo ku “Plug and Play” dhe agjenci të tjera si “Startup Albania” shohin këtë energji të re të startup-eve. Atëherë, ajo që bëmë ne ishte që thamë: “Okej, ne do të hapim një program akseleratori në Shqipëri, i cili do të jetë i hapur për të gjithë”.

    Por ne nuk prisnim që të shihnim kaq shumë startup-e nga diaspora, dhe mendoj se ky ishte përbërësi i cili tregon dhe flet këtu se duhet të fokusohemi te ky aspekt.

    Ne kemi talente të jashtëzakonshëm jashtë vendit, të cilët duhet ti kthejmë në një mënyrë apo në një tjetër, dhe të krijojmë mundësi”, tha Begu.

    Vigan Disha nga kompania “SPEEX” që ka tashmë 2000 punëtorë, e themeluar në vitin 2016, tha se ndër arsyet e para që u rritën shpejt është talenti, fakti që popullsia jonë flet shumë gjuhë.

    “Nuk do të thosha se ka një arsye të vetme pse u rritëm kaq shpejt. Unë mendoj se e para është talenti. Pra, ne jemi mjaft falënderues që kemi popullsinë më të re në Evropë, e cila është shumëgjuhëshe.

    Kjo ishte pika kthyese. Afiniteti gjuhë-folës i kosovarëve, i shqiptarëve, është fenomenal. Ne jemi në gjendje të flasim gjuhën gjermane pa theks, dhe kjo solli shumë biznese nga vendet që janë gjermanofolëse.

    “Ne donim t’i jepnim një theks të mirë se Kosova ofron cilësi, talent, por vjen me një çmim të caktuar gjithashtu, sepse përndryshe ne nuk kemi një diferencë komerciale dhe ne nuk mund të rritemi aspak”, tha Disha.

    Florensa Haxhi nga Parku Teknologjik “Durana” tha se tashmë kanë 88 kompani, 52% prej tyre janë ndërkombëtare dhe 30 kompani janë startup-e, fillestare. Haxhi tha se ideja për krijimin e një parku teknologjik si zonë të lirë ekonomike vjen nga pamundësia që shumë kompani ndërkombëtare që nuk mund të vijnë në Shqipëri të i ‘u bashkohen atyre.

    Mes tjerash, ajo tha se ky model nuk është testuar më herët në Shqipëri. “Ideja për të krijuar një park teknologjik si zonë e lirë ekonomike – sepse është zonë e lirë ekonomike, dhe unë do të rendis përfitimet që ka – është se në një vend ju mund të bashkoni kompani ndërkombëtare që nuk do të vinin në vendin tonë, për shembull, nëse nuk do t’i kishin këto lloj stimujsh.

    Kështu që e para, le të themi, tërheqje që ne ofrojmë janë stimujt. Por ato qëndrojnë sepse ne ofrojmë shumë më tepër sesa thjesht stimujt. Ne, siç e themi edhe me ekipin tonë, nuk shesim vetëm stimuj fiskalë. Ne duam të krijojmë këtë ekosistem, dhe kjo është, le të themi, pjesa më e vështirë nga ajo që shohim tani pas një viti që po operojmë.

    T’u jepet atyre vlera e të qenit në park, dhe veçanërisht të qenit një park që tani po funksionon vetëm virtualisht, gjë që e bën edhe më sfidues. Është një model që nuk është testuar në Shqipëri për herë të parë.

    Ka parqe teknologjike që operojnë virtualisht 100% dhe sigurisht që i kemi parë këto modele dhe jemi këshilluar edhe me drejtorët e tyre ekzekutivë (CEO) për të sjellë më të mirën në Shqipëri”, tha Haxhi.

    Ndërsa Zgjim Kolgeci nga “Growth&Strategic Partnerships, Analytics” tregoi se si kompani merren me të dhëna, (data). E si rrjedhojë kanë edhe klientë ndërkombëtarë. Më pas, ai tregoi në detaje rrugëtimin e kësaj kompanie.

    “Nga përvoja me trajtimin e klientëve ndërkombëtarë, ne merremi shumë me klientë në SHBA, Australi, Belgjikë, nëpër Evropë, si dhe Singapor. Fillimi nuk është kurrë i lehtë. Sigurisht, mund të përmend tre gjëra kryesore që ne priremi t’i adresojmë brenda grupit tonë. Ne filluam në vitin 2019 me një grup prej tre personash dhe patëm kontratën tonë të parë prej 10,000 dollarësh. Pra, nga viti 2019 e deri më tani, jemi rritur mjaft mirë edhe për sa i përket njerëzve, kemi më shumë se 60 inxhinierë brenda kompanisë sonë”, tha Kolgeci./Telegrafi/

  • Simeone i del në mbrojtje Alvarezit, argjentinasi kërkon më shumë hapësirë te Atletico Madridi

    Simeone i del në mbrojtje Alvarezit, argjentinasi kërkon më shumë hapësirë te Atletico Madridi

    Diego Simeone ka shprehur publikisht besimin e tij te Julian Alvarez, duke vlerësuar përparimin e sulmuesit argjentinas pas ndeshjeve ndaj Alavesit dhe Manchester Unitedit.

    26-vjeçari ishte vendimtar edhe në fitoren 0-1 të Atletico Madridit ndaj Espanyolit më 17 tetor, kur asistoi në minutën e 89-të për golin e Alex Baenas.

    Trajneri argjentinas kishte theksuar më 14 tetor, pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Unitedit, se Alvarez po i afrohet nivelit që ai pret prej tij.

    Ky vlerësim vjen pas disa javësh në të cilat sulmuesi ishte përballur me kritika për paraqitjet e tij.

    Megjithatë, besimi i Simeones nuk nënkupton se Alvarez e ka të garantuar vendin në formacionin titullar.

    Në ndeshjen ndaj Espanyolit, ai e nisi takimin nga stoli, por u aktivizua në pjesën e dytë dhe dha kontribut vendimtar për tri pikët e skuadrës madrilene.

    Simeone po e menaxhon me kujdes konkurrencën në repartin ofensiv, duke u dhënë hapësirë disa sulmuesve dhe duke kërkuar që secili të jetë i gatshëm për të shfrytëzuar rastin kur i jepet mundësia.

    Për Alvarezin, sfida e radhës është ta shndërrojë këtë kontribut në më shumë minuta dhe në një rol të qëndrueshëm në formacionin e parë.

    Ndërkohë, e ardhmja e argjentinasit kishte tërhequr vëmendje të madhe gjatë afatit kalimtar të verës, kur Barcelona tentoi ta transferonte.

    Megjithatë, Atletico Madridi nuk pranoi të lehtësonte largimin e tij dhe sulmuesi mbeti pjesë e skuadrës së drejtuar nga Simeone.

    Sipas raportimeve të Cadena SER më 9 tetor, Alvarez i ka dhënë fund bashkëpunimit me përfaqësuesin e tij, Fernando Hidalgo, pas dështimit të marrëveshjes së mundshme me Barcelonën. Sipas këtij mediumi, futbollisti po shqyrtonte mundësitë për të zgjedhur një agjent të ri.

    Ky zhvillim nuk konfirmon se Barcelona do të rikthehet me një ofertë të re, por e mban të hapur vëmendjen rreth së ardhmes së sulmuesit.

    Për momentin, prioriteti i Alvarez është të fitojë më shumë hapësirë te Atletico Madridi dhe të dëshmojë se mund të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

    Simeone pret që argjentinasi të vazhdojë përmirësimin, ndërsa konkurrenca për vendet në sulm mbetet e hapur. Asistimi ndaj Espanyolit ishte një sinjal pozitiv, por paraqitjet e ardhshme do të tregojnë nëse ai do të arrijë të sigurojë më shumë paraqitje nga minuta e parë. /Telegrafi/

  • Kina planifikon kufizime për eksportin e 40 teknologjive të avancuara, në fokus inteligjenca artificiale

    Kina planifikon kufizime për eksportin e 40 teknologjive të avancuara, në fokus inteligjenca artificiale

    Kina planifikon kufizime për eksportin e 40 teknologjive të avancuara, në fokus inteligjenca artificiale

    Kina ka propozuar kufizimin ose ndalimin e eksportit të 40 teknologjive të avancuara në fushën e inteligjencës artificiale, gjysmëpërçuesve, energjisë diellore dhe biomedicinës, në një kohë kur po intensifikohet konkurrenca teknologjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Propozimi është publikuar më 16 tetor nga Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë e Kinës, të cilat kanë hapur konsultimet publike për ndryshimet e planifikuara në listën e teknologjive që i nënshtrohen kufizimeve të eksportit. Afati për paraqitjen e komenteve është deri më 15 nëntor 2026.

    Pjesa më e madhe e teknologjive të propozuara lidhet me inteligjencën artificiale. Lista përfshin 23 teknologji të kësaj fushe, përfshirë modelet e avancuara të AI-së, agjentët inteligjentë dhe grupet e sistemeve kompjuterike që përdoren për zhvillimin dhe funksionimin e tyre.

    Sipas autoriteteve kineze, masat synojnë të mbrojnë sigurinë kombëtare dhe të parandalojnë keqpërdorimin e teknologjive të ndjeshme, veçanërisht atyre që mund të përdoren në sektorë strategjikë dhe infrastrukturë kritike.

    Propozimi parashikon gjithashtu kufizime për eksportin e disa teknologjive të projektimit të çipave, përfshirë ato që lidhen me procesorët për inteligjencën artificiale dhe memorien kompjuterike.

    Në sektorin e energjisë diellore, janë përfshirë 12 teknologji, veçanërisht ato që përdoren në prodhimin e polisilikonit, një material i rëndësishëm për zinxhirin global të furnizimit me pajisje fotovoltaike. Ndërsa në fushën e biomedicinës, propozimi përfshin pesë teknologji që lidhen, ndër të tjera, me terapitë qelizore dhe gjenetike.

    Disa prej teknologjive të inteligjencës artificiale mund t’u nënshtrohen ndalimeve, ndërsa të tjerat do të kërkojnë miratim ose licencim për eksport. Masat përfshijnë edhe transferimin e teknologjive dhe të drejtave përkatëse te subjektet jashtë Kinës.

    Megjithatë, propozimi nuk nënkupton ndalimin e përgjithshëm të përdorimit të modeleve kineze të inteligjencës artificiale jashtë vendit. Sipas Reuters, qasja përmes aplikacioneve, faqeve të internetit dhe ndërfaqeve API nuk përfshihet në të njëjtën mënyrë në kufizimet e propozuara. Teknologjitë me burim të hapur dhe ato tashmë të publikuara në punime shkencore parashikohet të mbeten kryesisht jashtë kufizimeve.

    Nisma vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme tregtare dhe teknologjike mes Pekinit dhe Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur prej vitesh kufizime për eksportin drejt Kinës të çipave më të avancuar dhe pajisjeve që përdoren në prodhimin e tyre.

    Propozimi kinez është pjesë e përpjekjeve për të kontrolluar transferimin jashtë vendit të teknologjive që Pekini i konsideron strategjike. Nëse miratohet, ai mund të ndikojë në mënyrën se si kompanitë ndërkombëtare sigurojnë dhe përdorin disa prej teknologjive më të avancuara kineze.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Vëllai dhe axha i Auron Ferizit shoqërohen në Polici për dyshime për kanosje pas dënimit me 25 vjet burgim të Egzon Shallkit

    Ekskluzive | Vëllai dhe axha i Auron Ferizit shoqërohen në Polici për dyshime për kanosje pas dënimit me 25 vjet burgim të Egzon Shallkit

    Ekskluzive | Vëllai dhe axha i Auron Ferizit shoqërohen në Polici për dyshime për kanosje pas dënimit me 25 vjet burgim të Egzon Shallkit

    Vëllai dhe axha i të ndjerit Auron Ferizi janë dy personat që janë shoqëruar në Polici pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Egzon Shallkit, i cili u dënua me 25 vjet burgim për vrasjen e Ferizit.

    Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dy familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, nën dyshimin për veprën penale të kanosjes, pas intervistimit janë liruar me urdhër të prokurorit

    Ngjarja ka ndodhur sot, më 20 tetor 2026, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

    Policia ka konfirmuar shoqërimin e dy personave, por pa bërë të ditur identitetin apo lidhjen e tyre familjare me viktimën.

    Sipas burimeve të dyshuarit janë intervistuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, do të procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

    Ndërkohë, hetimet lidhur me dyshimet për kanosje do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë.

    Kujtojmë se Egzon Shallki është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit, i cili kishte ndërruar jetë më 10 shtator 2025, dy ditë pasi ishte goditur nga një veturë në Viti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ish-lojtari i Man Utd zbulon gjobat në Ligën Premier: Ja sa paguajnë yjet për një karton të verdhë

    Ish-lojtari i Man Utd zbulon gjobat në Ligën Premier: Ja sa paguajnë yjet për një karton të verdhë

    Ben Foster ka zbuluar se sa gjobiten futbollistët e Ligës Premier kur ndëshkohen me karton të verdhë gjatë një ndeshjeje.

    Ish-portieri i Manchester Unitedit ka treguar disa detaje pak të njohura nga jeta e futbollistëve profesionistë, duke zbuluar se gjoba për një karton të verdhë është e njëjtë në çdo nivel të futbollit anglez.

    Sipas rregullave të Federatës Angleze të Futbollit (FA), një futbollist paguan rreth 12 euro për një karton të verdhë, pavarësisht nëse luan në ligat amatore apo në elitën e futbollit anglez. Kështu, një yll që fiton miliona euro përballet me të njëjtën gjobë si një futbollist amator.

    Kjo temë u diskutua në episodin e fundit të podcastit të Fosterit, Fozcast, ku bashkëprezantuesi Tom Ochoa kritikoi futbollistët që, pas vërshëllimës së gjyqtarit, e largojnë topin disa metra dhe ndëshkohen me karton të verdhë.

    Foster, 43-vjeçar, iu përgjigj duke zbuluar shumën e gjobës.

    “Nëse do ta bësh, atëherë merre një karton të verdhë siç duhet. Duhet të paguash rreth 12 euro për të. Edhe profesionistët e paguajnë, sepse është gjobë e FA-së”, deklaroi ish-portieri i Manchester Unitedit.

    Ndërkohë, Ben Tozer, legjendë e Wrexhamit, ndërhyri duke zbuluar se gjoba për kartonin e kuq shkon në rreth 60 deri në 70 euro.

    Foster shtoi se gjoba duhet të paguhet në çdo rast, duke e cilësuar largimin e topit pas vërshëllimës si një veprim të papjekur./Telegrafi/

  • Pas dënimit të Egzon Shallkit për vrasjen e Auron Ferizit, dy persona shoqërohen në polici për kanosje

    Pas dënimit të Egzon Shallkit për vrasjen e Auron Ferizit, dy persona shoqërohen në polici për kanosje

    Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan dhe janë intervistuar nën dyshimin për përfshirje në një rast kanosjeje, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Egzon Shallkit, i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

    Sipas Osmanit, rasti është regjistruar më 20 tetor 2026, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Gjilan për rastin e vrasjes së rëndë.

    “Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj të akuzuarit nga Gjykata Themelore në Gjilan lidhur me një rast të vrasjes së rëndë, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me një rast të dyshuar të kanosjes. Si rezultat, dy persona janë shoqëruar nga zyrtarët policorë në Stacionin Policor në Gjilan”, ka deklaruar Osmani.

    Osmani ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar në përputhje me procedurat ligjore dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

    Ndërkohë, hetimet do të vazhdojnë nga hetuesit policorë të Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

    Egzon Shallki është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit. /Telegrafi/

  • Wirtz dhe Barcola po zhgënjejnë te Liverpooli, Steven Gerrard me mesazh të qartë për drejtuesit

    Wirtz dhe Barcola po zhgënjejnë te Liverpooli, Steven Gerrard me mesazh të qartë për drejtuesit

    Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, u ka bërë thirrje stafit teknik të “Të Kuqve” që të kenë durim me Florian Wirtz dhe Bradley Barcolan, duke insistuar se të dy transferimet e kushtueshme meritojnë kohë dhe mbështetje për të treguar formën e tyre më të mirë.

    Wirtz, i cili iu bashkua Liverpoolit për një shumë që mund të arrijë deri në 116 milionë funte, ka regjistruar asistime në dy fitoret radhazi ndaj LASK-ut dhe Brentfordit.

    Gerrard beson se mesfushori 22-vjeçar mund ta kalojë fillimin e vështirë, ndonëse pranoi se në disa ndeshje nuk ka përmbushur pritshmëritë.

    “Ti je trajner i Liverpoolit dhe ke nevojë që Florian Wirtz të shkëlqejë”, ka thënë Gerrard në emisionin “Overlap Daily”, duke theksuar se klubi duhet ta ndihmojë mesfushorin ta rikthejë vetëbesimin, në vend që të heqë dorë prej tij.

    Edhe Barcola ka shfaqur shenja inkurajuese pas një fillimi të ngadaltë, pas transferimit për 123 milionë funte. Sulmuesi francez realizoi het-trik ndaj LASK-ut dhe më pas asistoi në ndeshjen kundër Brentfordit, duke bërë që Gerrard të besojë se ai po i afrohet nivelit të tij më të mirë.

    Të dy lojtarët do të synojnë ta vazhdojnë këtë formë pozitive në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, përpara përballjes me Brightonin në Ligën Premier./Telegrafi/

  • Britania dërgon avionë luftarakë për të mbrojtur Arabinë Saudite nga Houthitë

    Britania dërgon avionë luftarakë për të mbrojtur Arabinë Saudite nga Houthitë

    Britania dërgon avionë luftarakë për të mbrojtur Arabinë Saudite nga Houthitë

    Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë avionë luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Arabinë Saudite, në kuadër të një misioni mbrojtës që synon të parandalojë sulmet me raketa dhe dronë nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani.

    Vendimi është bërë i ditur nga sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, i cili ka konfirmuar se misioni do të përqendrohet në mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës saudite nga sulmet ajrore.

    Vendosja e avionëve vjen pas sulmeve me dronë dhe raketa balistike të Houthive ndaj kryeqytetit saudit, Riadit, si dhe objekteve energjetike përgjatë bregdetit të Arabisë Saudite.

    Në deklaratën e publikuar të martën, Streeting ka theksuar se avionët britanikë do të kenë vetëm funksion mbrojtës.

    “Këta avionë do të veprojnë në rol mbrojtës dhe nuk do të kryejnë sulme kundër Houthive”, thuhet në deklaratë.

    Përveç avionëve luftarakë, Londra do të dërgojë edhe këshilltarë ushtarakë dhe një avion transporti A400M të Forcave Ajrore Mbretërore, ndërsa do të vazhdojë ta mbështesë Riadin me pajisje ushtarake për mbrojtjen nga sulmet ajrore.

    Mbështetja britanike përfshin gjithashtu furnizimin me karburant në ajër për operacionet mbrojtëse saudite. Kjo mbështetje është zgjatur edhe për 90 ditë të tjera.

    Në një deklaratë të veçantë, Streeting ka kritikuar sulmet ndaj Arabisë Saudite, duke vlerësuar se ato tregojnë përshkallëzimin e situatës në rajon.

    “Prandaj, sot kam miratuar mbështetje të mëtejshme ushtarake nga Mbretëria e Bashkuar”, ka shtuar ai.

    Houthitë janë të përfshirë në luftën civile në Jemen kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, e cila mbështetet nga Arabia Saudite. Grupi ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj aeroporteve, objekteve të naftës dhe gazit, si dhe bazave ushtarake saudite, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ndaj territoreve që kontrollon në Jemenin perëndimor, përfshirë kryeqytetin Sana.

    Përfshirja e mëtejshme ushtarake britanike vjen në një kohë kur sulmet dhe kundërpërgjigjet po shtojnë tensionet në rajon.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Nuk u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Auron Ferizit – Gjykata tregon arsyen pse Egzon Shallki mori 25 vjet burgim

    LEX | Nuk u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Auron Ferizit – Gjykata tregon arsyen pse Egzon Shallki mori 25 vjet burgim

    LEX | Nuk u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Auron Ferizit – Gjykata tregon arsyen pse Egzon Shallki mori 25 vjet burgim

    Gjykata Themelore në Gjilan ka sqaruar arsyet pse Egzon Shallki, i dënuar për vrasjen e Auron Ferizit në Viti, është dënuar me 25 vjet burgim dhe jo me burgim të përjetshëm.

    Sipas Gjykatës, gjatë përcaktimit të dënimit është konstatuar se Shallki, në kohën e kryerjes së veprës penale, kishte aftësi esencialisht të zvogëluar mendore, rrethanë që sipas Kodit Penal të Kosovës përjashton shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

    Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 8 shtator 2025, në sheshin “Bafti Haxhiu” në Viti, ku Shallki, duke drejtuar veturën, kishte goditur një grup personash që qëndronin pranë një tavoline.

    Nga goditja ishin lënduar disa persona, ndërsa Auron Ferizi kishte ndërruar jetë më 10 shtator 2025 në QKUK.

    Gjykata ka bërë të ditur se gjatë shqiptimit të dënimit janë vlerësuar rrethanat rënduese dhe lehtësuese, duke u mbështetur në nenin 41, paragrafin 3, të Kodit Penal.

    Përveç 25 vjetëve burgim, Shallkit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues i marrjes së lejes së vozitjes për pesë vjet.

    Ndaj tij do të vazhdojë masa e paraburgimit deri në marrjen e formës së prerë të aktgjykimit, ndërsa palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga pranimi i vendimit me shkrim.

    Shënim: Aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë dhe palët kanë të drejtë ankese.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Barcelona dhe Bayerni vihen pas yllit të Zvicrës

    Barcelona dhe Bayerni vihen pas yllit të Zvicrës

    Barcelona dhe Bayerni vihen pas yllit të Zvicrës

    Barcelona dhe Bayern Munichu kanë nisur ta përcjellin nga afër mesfushorin e ri Johan Manzambi, i cili po spikat me paraqitjet e tij te Aston Villa, raporton mediumi spanjoll “Marca”.

    Reprezentuesi i Zvicrës ka tërhequr vëmendjen e skautëve të disa prej klubeve më të mëdha evropiane, të cilët e shohin si një futbollist me potencial të madh dhe një yll të mundshëm të së ardhmes.

    Gazetari Graeme Bailey, në një deklaratë për “TEAMtalk”, bëri të ditur se disa klube të njohura kanë nisur ta vlerësojnë zhvillimin e mesfushorit dhe perspektivën e tij afatgjatë.

    “E dimë se skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane janë impresionuar nga paraqitjet e Manzambit, me disa prej tyre që e konsiderojnë një superyll të së ardhmes. Klubet e interesuara tashmë kanë nisur të vlerësojnë zhvillimin e tij dhe perspektivën afatgjatë”, deklaroi Bailey.

    I lindur në Gjenevë në vitin 2005, Manzambi është reprezentues i Zvicrës dhe dallohet për shkathtësinë, aftësinë për të depërtuar me top, për t’u futur në zonën kundërshtare dhe për të krijuar raste shënimi.

    Bayern Munichu e kishte ndjekur zhvillimin e tij që gjatë kohës kur luante te Freiburgu, ku regjistroi shtatë gola dhe nëntë asistime në 47 paraqitje.

    Pas transferimit te Aston Villa për 60 milionë euro, mesfushori ka vazhduar të lërë gjurmë me paraqitjet e tij. Sipas raportimit, ai ka kontribuar me gol ose asistim në çdo ndeshje nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

    Manzambi ka spikatur edhe në arenën ndërkombëtare, ku gjatë Kupës së Botës realizoi tre gola dhe dhuroi dy asistime në katër ndeshje. Megjithatë, një lëndim e detyroi të mungonte në fazën e 1/8 së finales dhe në çerekfinale.

    Interesimi nga Barcelona dhe Bayern Munichu pritet ta vendosë mesfushorin në qendër të vëmendjes gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, ndërsa dy gjigantët evropianë do të vazhdojnë ta përcjellin zhvillimin e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali