Category: Lajme

  • OVL-UÇK reagon ndaj deklaratës së Trendafilovës

    OVL-UÇK reagon ndaj deklaratës së Trendafilovës

    Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se kompetenca për miratimin e ligjeve në Kosovë i takon Kuvendit, ndërsa Dhomat e Specializuara janë themeluar nga ky institucion.

    “Të pretendosh se një gjykatë ka të drejtën e zgjedhjes së ligjit që rregullon veprimtarinë e saj, është jo vetëm e çuditshme, por edhe qesharake”, thuhet në reagimin e organizatës.

    OVL-UÇK vlerëson se Dhomat e Specializuara nuk mund të pretendojnë pushtet mbi institucionin që i ka themeluar. Ajo gjithashtu kundërshton, siç shprehet, qasjen e Trendafilovës ndaj Kuvendit dhe çështjes së sundimit të ligjit.

    “Trendafilova duhet ta dijë se t’i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit, përderisa e trajton interpretimin personal si të padiskutueshëm, është arrogancë”, thuhet në reagim.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë e drejtë legjitime dhe se do të vazhdojë të shprehë qëndrimet e saj lidhur me proceset që zhvillohen në Dhomat e Specializuara.

    “Kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e drejtë legjitime dhe nuk do të heqim dorë prej saj. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta fshijë të vërtetën se Lufta Çlirimtare ishte e drejtë”, thuhet më tej në deklaratë.

    Në reagimin e saj, OVL-UÇK rikujton sakrificën e atyre që u ngritën kundër gjenocidit dhe thekson se shtetësia e Kosovës qëndron mbi këtë sakrificë. Sipas organizatës, gjykatat duhet të përqendrohen në mandatin e tyre juridik dhe të mos shndërrohen në institucione që përcaktojnë historinë.

    “Gjykatat asnjëherë nuk duhet të shndërrohen në institute historie, por duhet që me dinjitet e profesionalizëm ta kryejnë punën për të cilën janë mandatuar”, thuhet në reagim.

    Në përfundim, OVL-UÇK shpreh pakënaqësi me punën e Dhomave të Specializuara, duke pretenduar se në veprimtarinë e tyre kanë munguar dinjiteti dhe profesionalizmi.

    Deri në publikimin e këtij lajmi, në materialin e vënë në dispozicion nuk përfshihet një reagim i Trendafilovës ndaj deklaratave të OVL-UÇK-së.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu takon Wylita Bell, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë–SHBA

    Haxhiu takon Wylita Bell, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë–SHBA

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell, ku në fokus ishte bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionet amerikane.

    Haxhiu theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si thelbësor për avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

    Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu takohet me përfaqësuesen e SHBA-së, diskuton thellimin e bashkëpunimit

    Haxhiu takohet me përfaqësuesen e SHBA-së, diskuton thellimin e bashkëpunimit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.

    Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane.

    “SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo u shpreh falënderuese për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite.

    Burimi: Dukagjini

  • Ngritet aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar në vlerë 4.6 milionë€

    Ngritet aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar në vlerë 4.6 milionë€

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit F.M., F.M., K.V., F.V., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., G.Q. dhe S.M. kanë vepruar në bashkëpunim gjatë periudhës nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2025, përmes një skeme mashtrimi që përfshinte importimin e derivateve të naftës, përdorimin e autoboteve të modifikuara, faturimin e transaksioneve të dyshuara fiktive, si dhe deklarimin e pasaktë të qarkullimit dhe të detyrimeve tatimore, duke i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej 4,637,893.69 eurosh”, thuhet në komunikatën për media.

    Veprat penale për të cilat akuzohen janë “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Falsifikimi i parasë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shpëlarja e parave”.

    Burimi: RTKLive

  • OVL e UÇK-së kritikon Trendafilovën: Është arrogancë t’i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit

    OVL e UÇK-së kritikon Trendafilovën: Është arrogancë t’i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, duke kritikuar qasjen e saj ndaj ligjeve dhe institucioneve të Kosovës.

    Në reagimin e publikuar, OVL-UÇK ka kundërshtuar pretendimet e paraqitura në komunikatën e Trendafilovës lidhur me ligjin që rregullon veprimtarinë e kësaj gjykate.

    Sipas organizatës, ligjet në Kosovë miratohen nga Kuvendi, ndërsa Dhomat e Specializuara janë krijuar po nga ky institucion.

    “Të pretendosh se një gjykatë ka të drejtën e zgjedhjes së ligjit që rregullon veprimtarinë e saj, është jo vetëm e çuditshme, por edhe qesharake. Këto pretendime i lexuam në komunikatën e znj. Trendafilova.

    Zonja në fjalë, duhet të dijë se në Kosovë, ligjet i miraton Kuvendi. Vet Dhomat e Specializuara ekzistojnë sepse u krijuan nga Kuvendi, andaj ato nuk kanë pushtet mbi institucionin që i themeloi.

    Trendafilova duhet ta dijë se t’i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit, përderisa e trajton interpretimin personal si të padiskutueshëm, është arrogancë. Kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e drejtë legjitime dhe nuk do të heqim dorë prej saj. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta fshijë të vërtetën se Lufta Çlirimtare ishte e drejtë.

    Lirinë e Kosovës e fituan ata që u ngritën kundër gjenocidit, dhe shtetësia e Kosovës qëndron mbi sakrificën e tyre. Andaj, gjykatat asnjëherë nuk duhet të shndërrohen në institute historie, por duhet që me dinjitet e profesionalizëm ta kryejnë punën për të cilën janë mandatuar. Fatkeqësisht, në rastin e Dhomave të Specializuara kanë munguar që të dyja, edhe dinjiteti, edhe profesionalizmi”, thuhet në reagim.

    Burimi: Dukagjini

  • UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

    UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

    UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

    Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

    Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

    Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

    Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

    Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

    Burimi: Dukagjini