Category: Lajme

  • Haxhiu: Disa media e shtrembëruan përgjigjen time për protestat në Shqipëri

    Haxhiu: Disa media e shtrembëruan përgjigjen time për protestat në Shqipëri

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi, sipas saj, disa media e kanë shtrembëruar përgjigjen e saj lidhur me protestat në Shqipëri.

    Ajo tha se zhvillimet atje janë shqetësuese dhe se kërkesat e studentëve dhe protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet, ndërsa dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët.

    “Po shoh që disa media e kanë shtrembëruar përgjigjen time për protestat në Shqipëri. Siç e kam thënë, zhvillimet atje janë shqetësuese për të gjithë ne. Ajo që po shohim kërkon trajtim serioz. Kërkesat e studentëve dhe të protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet, ndërsa dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët. Kur kam thënë se arroganca vetëm i nxit protestat, kam folur për mënyrën si duhet t’u qasemi protestave në përgjithësi, me seriozitet dhe me gatishmëri për të dëgjuar. Ky ishte një qëndrim parimor, jo gjykim për shkaqet e protestave apo akuzë ndaj ndonjë institucioni në Shqipëri. Si shqiptare e Kosovës, për të cilën Shqipëria është shtëpi, u kërkoj të gjitha palëve që me maturi të gjejnë rrugën përpara. Besoj se përmes dialogut, ndasitë mund të tejkalohen dhe qetësia të rikthehet sa më shpejt”, shkroi ajo në facebook.

    Burimi: RTKLive

  • Manchester City rrezikon rënien nga Premier League, zbulohet sanksioni i mundshëm për 115 akuzat

    Manchester City rrezikon rënien nga Premier League, zbulohet sanksioni i mundshëm për 115 akuzat

    Manchester City rrezikon rënien nga Premier League, zbulohet sanksioni i mundshëm për 115 akuzat

    Manchester City mund të përballet me një ndëshkim të rëndë në kuadër të çështjes së 115 akuzave, me të cilat përballet klubi anglez.

    Sipas raportimeve, një nga skenarët e mundshëm është zbritja masive e pikëve, e cila mund t’i çonte “Qytetarët” drejt rënies nga Premier League në Championship.

    Përveç zbritjes së pikëve, kampionët anglezë mund të përballen edhe me një gjobë të majme financiare.

    Madje, një ndëshkim i ri mund të bëjë që Manchester City të qëndrojë në kategorinë e dytë angleze për të paktën një sezon shtesë.

    Ndërkohë, skenari më ekstrem, përjashtimi nga Premier League dhe dërgimi direkt në League Tëo, kategorinë e katërt të futbollit anglez, konsiderohet më pak i mundshëm.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar për sanksionet, ndërsa pasojat e çështjes së 115 akuzave mbeten një nga temat më të diskutuara në futbollin anglez./Klankosova.tv

  • Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmon mbesa e dy të akuzuarve

    Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmon mbesa e dy të akuzuarve

    Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmon mbesa e dy të akuzuarve

    Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe i akuzuari tjetër Igor Dimoviq, ngarkohen lidhur me akuzën për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, u dëgjua Tiana Viqentijeviq.

    Kjo dëshmitare, e cila është mbesa e të akuzuarve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, deklaroi se ishte parë me të akuzuarin Jovan në ditën e ngjarjes kritike, pasi ai kishte shkuar në Zubin-Potok për t’u përgatitur për punë.

    Po ashtu, dëshmitarja Viqentijeviq shtoi se kishte biseduar me Jovanin përreth 10-15 minuta, e më pas ai ishte nisur për punë. Ajo sqaroi se kjo kishte ndodhur afër orës 19:00 të asaj dite, dhe shtoi se ndërrimi i punës i të akuzuarit Jovan fillon në orën 20:00.

    Tutje, dëshmitarja deklaroi se i akuzuari Jovan kishte shkuar në punë së bashku me kolegun e tij, i cili e kishte pritur jashtë shtëpisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndërsa, për të akuzuarin Dragisha Viqentijeviq, dëshmitarja tha se e kishte parë në orët e pasdites kur kishte ardhur me veturë, mirëpo nuk kishte biseduar me të atë ditë.

    Më pas, prokurori Armend Zenelaj propozoi që seanca e sotme të ndërpitet, pasi që prokurorit të rastin i kishte dalë një urgjencë dhe kishte ardhur vetëm për ta zëvendësuar me qëllim që kjo seancë mos të shtyhet.

    Këtë propozim, nuk e kundërshtuan mbrojtësit e të akuzuarve.

    Andaj, pas dëgjimit të palëve, kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili aprovoi propozmin e prokurorit Zenelaj dhe seanca e sotme u ndërpre.

    Në këtë rast, për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit akuzohen dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 9 dhjetor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

  • Thierry Henry do të prezantojë ceremoninë e Topit të Artë 2026

    Thierry Henry do të prezantojë ceremoninë e Topit të Artë 2026

    Thierry Henry do të prezantojë ceremoninë e Topit të Artë 2026

    Thierry Henry do të jetë një nga protagonistët e ceremonisë së Topit të Artë, e cila do të mbahet të hënën e ardhshme në Londër, me rastin e 70-vjetorit të këtij çmimi prestigjioz.

    Legjenda franceze, e cilësuar si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Premier League, do të jetë prezantuesi kryesor i mbrëmjes, duke marrë mikrofonin në skenë së bashku me mikeshën e tij, Kate Scott, transmeton Klankosova.tv.

    Ceremonia e këtij viti pritet të jetë një ngjarje e veçantë, pasi shënon 70 vjet nga themelimi i Topit të Artë, çmimit që vlerëson futbollistin më të mirë në botë.

  • Antoine Semenyo jashtë fushave për dy muaj, goditje për Manchester Cityn

    Antoine Semenyo jashtë fushave për dy muaj, goditje për Manchester Cityn

    Antoine Semenyo jashtë fushave për dy muaj, goditje për Manchester Cityn

    Manchester City ka marrë një lajm të keq, pasi Antoine Semenyo do të mungojë deri në tetë javë për shkak të një lëndimi në gju.

    Sulmuesi nga Gana e pësoi lëndimin gjatë fitores 3-2 ndaj Ipswich Town në Premier League, më 17 tetor, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se do t’i nevojiten rreth dy muaj për t’u rikthyer në fushë, transmeton Klankosova.tv.

    Trajneri Enzo Maresca ka bërë të ditur se fillimisht klubi kishte frikë se lëndimi ishte më serioz, por rezultatet e ekzaminimeve kanë sjellë më shumë optimizëm.

    Semenyo pritet të rikthehet rreth muajit dhjetor, duke humbur një pjesë të rëndësishme të ndeshjeve të Cityt në kampionat dhe në garat evropiane.

    Mungesa e tij është një goditje për skuadrën angleze, sidomos për shkak të kontributit në repartin ofensiv, ku këtë sezon ka regjistruar dy gola dhe tri asistime në Premier League.

  • Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

    Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

    Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

    Ka shkuar në tetë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Stamboll dhe zonat përreth në Turqi.

    Sipas autoriteteve, gjashtë persona humbën jetën në Stamboll, ndërsa dy të tjerë në provincën fqinje të Kocaelit. Trupat e dy viktimave të fundit u gjetën në zonën e Pendikut, në periferi të Stambollit.

    Reshjet e së mërkurës u cilësuan si më të dendurat në Stamboll që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike, në vitin 1942.

    Në mesin e viktimave ishte edhe një 14-vjeçar, i cili vdiq nga goditja elektrike pasi shkeli në një pellg me ujë.

    Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e një personi që ende rezulton i zhdukur.

    Përveç humbjeve në njerëz, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas guvernatorit të Stambollit, deri më tani janë pranuar afro 20 mijë raportime për dëme në prona, ndërsa ekipet emergjente po vazhdojnë punën në zonat e prekura.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lamine Yamal i dërgon mesazh PSG-së para përballjes: “Paris, po vij”

    Lamine Yamal i dërgon mesazh PSG-së para përballjes: “Paris, po vij”

    Lamine Yamal i dërgon mesazh PSG-së para përballjes: “Paris, po vij”

    Barcelona po përgatitet për një përballje të rëndësishme ndaj Paris Saint-Germainit, ndërsa vëmendja është përqendruar te ylli i katalunasve, Lamine Yamal.

    Talenti spanjoll ka ngjallur interes me mesazhin “Paris, po vij!”, i cili vjen në prag të sfidës mes dy skuadrave të mëdha evropiane.

    Yamal pritet të jetë një nga emrat kryesorë të Barcelonës në këtë duel, ku skuadra katalunase do të kërkojë të tregojë forcën e saj përballë kampionëve francezë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lamine Yamal i dërgon mesazh PSG-së para përballjes: “Paris, po vij” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat e dhunshme në Francë, mundësi për Le Penin përpara zgjedhjeve presidenciale

    Protestat e dhunshme në Francë, mundësi për Le Penin përpara zgjedhjeve presidenciale

    Protestat masive dhe përplasjet e dhunshme që përfshinë qytete të shumta në Francë gjatë fundjavës mund të shndërrohen në një mundësi politike për lideren e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në prill të vitit 2027.

    Liderja e Tubimit Kombëtar (RN) ka kritikuar presidentin Emmanuel Macron për mënyrën se si po e menaxhon krizën, duke pretenduar se ai nuk ka më kredibilitet dhe autoritet për ta drejtuar vendin.

    Në një deklaratë me video të dielën, Le Pen i përshkroi qytetarët si të bllokuar mes politikave shtrënguese ekonomike të qeverisë dhe veprimeve të grupeve të së majtës, të cilat i cilësoi si “kryengritëse”.

    Ajo ka shprehur mbështetje për pakënaqësitë sociale të protestuesve, por njëkohësisht ka fajësuar të majtën politike dhe dekada të emigracionit për plaçkitjet dhe dëmtimet që shoqëruan demonstratat. Megjithatë, nuk ka paraqitur prova konkrete për pretendimet se trazirat janë nxitur nga emigrantët.

    Sipas një analize të publikuar nga Al Jazeera, Le Pen po përpiqet ta paraqesë partinë e saj si forcën më të aftë për të rikthyer rendin dhe stabilitetin në Francë, në një kohë kur pakënaqësitë ekonomike dhe sociale po shtojnë presionin mbi qeverinë.

    Mbi gjysmë milioni protestues në rrugët e Francës

    Protestat nisën më 21 shtator në një zonë të varfër të Parisit, ku nxënësit kundërshtuan gjendjen e dobët të infrastrukturës shkollore, mungesën e mësimdhënësve dhe oraret e ngarkuara mësimore.

    Lëvizja u përhap më pas në mbarë vendin dhe u ndërthur me grevën kombëtare të sektorit publik kundër planeve të qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve publike.

    Të shtunën, rreth 550 mijë persona morën pjesë në protesta, sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, ndërsa organizatorët pretenduan se numri i pjesëmarrësve arriti në 800 mijë.

    Në demonstrata u përfshinë nxënës, grupe sindikaliste dhe përkrahës të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”, e cila kishte organizuar protesta kundër inflacionit në vitin 2018.

    Megjithëse shumica e demonstruesve marshuan në mënyrë paqësore, në disa qytete pati sulme ndaj institucioneve publike, zjarrvënie, vandalizëm dhe plaçkitje.

    Në Limoges, ndërtesa historike e bashkisë pësoi dëme të mëdha, ndërsa në Lyon u vu zjarr në një zyrë turistike. Në Marseille, persona të maskuar sulmuan një stacion policor, pas së cilës autoritetet ndaluan protestat në qytet.

    Edhe në Paris pati dëmtime të vitrinave të dyqaneve dhe hapësirave publike. Statuja e Marianne-s, një simbol i rëndësishëm i Republikës Franceze, u dëmtua pjesërisht.

    Deri të dielën, autoritetet njoftuan se rreth 2 mijë e 400 persona ishin arrestuar. Gjithashtu, disa policë u plagosën, ndërsa policia e Parisit raportoi se një person kishte vdekur nga një atak në zemër, pa dhënë hollësi të tjera.

    Presidenti Macron i dënoi aktet e dhunës, duke akuzuar grupe të së majtës ekstreme për sulme ndaj policisë dhe ndërtesave publike. Ndërkohë, kryeministri Sébastien Lecornu njoftoi të hënën se në disa zona do të vendosen kufizime të pjesshme të qarkullimit gjatë natës.

    Pse trazirat mund t’i shërbejnë Le Penit?

    Profesori emeritus në Universitetin e Melbourne-it, Peter McPhee, i ka përshkruar zhvillimet si një “dhuratë Krishtlindjesh” për partinë e Le Penit, në prag të zgjedhjeve presidenciale, shkruan Al Jazeera.

    Sipas tij, dhuna dhe pasiguria mund t’i krijojnë së djathtës ekstreme mundësinë për ta paraqitur veten si alternativë për rivendosjen e rendit, duke përfituar nga pakënaqësitë ndaj qeverisë aktuale.

    Le Pen ka kritikuar edhe planet e diskutueshme buxhetore të qeverisë, duke premtuar se do t’i japë fund politikave të Macronit. Megjithatë, ajo nuk ka përmendur se edhe partia e saj ka propozuar shkurtime të rrepta të shpenzimeve për të ulur borxhin publik.

    Sipas analizës së Al Jazeera-s, liderja e së djathtës ekstreme po përpiqet gjithashtu ta lidhë dhunën me emigracionin, duke përforcuar narrativat që po qarkullojnë në qarqet e djathta dhe në internet.

    Profesori McPhee e ka cilësuar këtë zhvillim si shqetësues, duke argumentuar se problemet ekonomike dhe sociale shpesh shpjegohen përmes përgjigjeve të thjeshtuara dhe paragjykimeve racore.

    Në protesta janë bashkuar edhe lëvizje pro-palestineze, ambientaliste, feministe dhe antikolonialiste, çka tregon se pakënaqësitë nuk kufizohen vetëm në një çështje apo grup të vetëm.

    Megjithatë, pasojat politike mund të prekin edhe të majtën. Jean-Luc Mélenchon, lider i partisë Franca e Papërkulur (LFI), i cili u është bashkuar protestave, mund të përballet me kritika nëse zemërimi publik për shkatërrimet rritet. Kjo do t’i jepte Le Penit hapësirë shtesë për ta paraqitur partinë e saj si alternativë politike.

    Precedentët historikë që mund ta favorizojnë të djathtën

    Historia politike e Francës ofron shembuj kur protestat masive dhe trazirat kanë përfunduar duke forcuar partitë konservatore dhe ato që premtojnë rikthimin e rendit.

    Në maj të vitit 1968, protestat studentore u përhapën në të gjithë vendin dhe u shoqëruan me greva të miliona punëtorëve. Demonstruesit kundërshtonin kushtet e dobëta në arsim, pabarazinë ekonomike dhe pagat e ndenjura.

    Qeveria e presidentit të atëhershëm, Charles de Gaulle, fillimisht pati vështirësi në menaxhimin e krizës. Por, pasi protestat humbën vrullin, De Gaulle shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të parakohshme në qershor të po atij viti.

    Duke fajësuar të majtën për dhunën dhe duke premtuar rikthimin e rendit, partia e tij konservatore fitoi një shumicë të thellë, ndërsa partitë e majta humbën më shumë se gjysmën e ulëseve të tyre.

    Një tjetër shembull është lëvizja “Jelekët e Verdhë” e vitit 2018, e cila nisi kundër rritjes së taksave dhe kostos së jetesës nën qeverisjen e Macronit. Pakënaqësitë e asaj periudhe kontribuuan në forcimin e mbështetjes për partinë e Le Penit, veçanërisht në zgjedhjet legjislative të vitit 2022.

    Burimi: Dukagjini

  • Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet

    Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet

    Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet

    Dëmtimi i disa degëve të bankave që operojnë në Tiranë nuk përbëjnë rrezik për kursimet e qytetarëve.

    Banka e Shqipërisë ka reaguar duke theksuar se kufizimet e përkohshme të shërbimeve në degë të caktuara lidhen me nevojën për të mbrojtur sigurinë fizike të punonjësve dhe klientëve, raporton ABC News.al, transmeton Klankosova.tv.

    “Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve.”

    Sipas Bankës së Shqipërisë shërbimi i pagesave ka vijuar normalisht duke mos cenuar aktivitetin ekonomik.

    “Banka e Shqipërisë siguron publikun se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve”, thuhet në njoftim.

    Banka e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, në ushtrimin e së drejtës së tyre për protestë paqësore, të respektojnë dhe të mbrojnë sigurinë e Bankës së Shqipërisë, të institucioneve bankare. 

  • Balla vizitë në spital, iu uron shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve

    Balla vizitë në spital, iu uron shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve

    Balla vizitë në spital, iu uron shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve

    Shefi i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka vizituar në Spitalin e Traumës një efektiv të Policisë së Shtetit, të plagosur gjatë protestës, duke shprehur mirënjohjen për punonjësit e policisë dhe duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se ka pasur nderin të punojë me efektivin e plagosur gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Brendshme, transmeton Klankosova.tv.

    Ai u uroi shërim të shpejtë të gjithë punonjësve të policisë të plagosur apo lënduar, si dhe qytetarëve që kanë mbetur të lënduar gjatë protestës.

    “Mirënjohje çdo punonjësi të Policisë së Shtetit dhe shërim të shpejtë çdo të plagosuri/lënduari. Ajo që po bëni ju sot në mbrojtje të demokracisë, historia e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, do ta vlerësojë e kujtojë me krenari. Uroj shërim të shpejtë edhe çdo të lënduari qytetar në protestë”.

    Balla theksoi rëndësinë e rolit të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë publike, duke kërkuar më shumë respekt ndaj uniformës dhe punonjësve që, sipas tij, përballen çdo ditë me krimin dhe paligjshmërinë.

    “PRANDAJ DUHET TË NDALET DHUNA!”, shkruan Balla, duke kujtuar gjithashtu se 232 punonjës të Policisë së Shtetit kanë rënë dëshmorë në krye të detyrës.

    Ai tha se dhuna ndaj punonjësve të policisë përbën një goditje ndaj vetë shtetit, duke bërë thirrje për reflektim dhe respekt ndaj atyre që shërbejnë për sigurinë e qytetarëve.

    “Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”.