Category: Lajme

  • Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht

    Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht

    Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht

    69 shtetas janë arrestuar dhe 20 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Shqipëri.

    Bëhet e ditur se personat e dyshuar janë përfshirë në akte dhune gjatë protestës, duke goditur policinë dhe objektet e institucioneve publike e private.

    “Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet procedurale përkatëse ndaj personave të përfshirë, ndërsa hetimet synojnë dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore”./TCh

  • Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona

    Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona

    Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona

    Përkundër tensioneve dhe përplasjeve të fundit mes protestuesve dhe policisë në Francë, kryendeshja e Champions League mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës do të zhvillohet sipas planit të paraparë në stadiumin “Parc des Princes”.

    Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, duke hedhur poshtë zërat dhe kërkesat e sindikatës së policisë për shtyrjen e takimit për shkak të situatës së sigurisë dhe trazirave sociale në vend, transmeton Klankosova.tv.

     Shtyrja e ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës nuk është në shqyrtim. Edhe ndeshjet e tjera që mund të zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve nuk janë në rrezik”, deklaroi Nunez.

     Përkundër konfirmimit pozitiv për zhvillimin e lojës, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, përballet me mungesa të theksuara në fazën defensive.

    Jules Kounde dhe Eric Garcia janë konfirmuar jashtë këtij dueli, teksa Gerard Martin mbetet në dyshim për shkak të një shqetësimi fizik të pësuar ndaj Real Betisit.

    Misioni i teknikut gjerman vështirësohet edhe më shumë nga fakti se këtë fundjavë katalanasit i pret përballja e madhe ndaj Real Madridit në “El Clasico”, çka e detyron stafin teknik të kalkulojë me kujdes minutazhin e titullarëve.

     Në anën tjetër, te skuadra parisiene mungesa kryesore do të jetë ajo e mbrojtësit të krahut, Nuno Mendes.

    Me vendimin e qeverisë franceze, të dyja kampet tashmë po vijojnë përgatitjet në qetësi për spektaklin e së martës mbrëma.

  • Tentoi të vidhte para nga bankomati gjatë protestës në Tiranë, ndalohet 15-vjeçari

    Tentoi të vidhte para nga bankomati gjatë protestës në Tiranë, ndalohet 15-vjeçari

    Tentoi të vidhte para nga bankomati gjatë protestës në Tiranë, ndalohet 15-vjeçari

    Policia e Tiranës ka ndaluar një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka thyer një bankomat dhe ka tentuar të vjedhë para gjatë protestës së mbajtur më 15 tetor 2026.

    Sipas njoftimit të Policisë, i mituri dyshohet se është njëri nga personat e përfshirë në thyerjen e bankomatit të një banke në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me qëllim vjedhjen e parave.

    “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar. I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

    Materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tentoi të vidhte para nga bankomati gjatë protestës në Tiranë, ndalohet 15-vjeçari appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova dhe SHBA-ja synojnë forcimin e luftës kundër krimit financiar

    Kosova dhe SHBA-ja synojnë forcimin e luftës kundër krimit financiar

    Në takimin e mbajtur të hënën në Prishtinë, delegacioni amerikan, i kryesuar nga Joseph W. Burke dhe Norman Richard Smith, diskutoi edhe për mundësitë e ofrimit të ekspertizës profesionale për prokurorët e shtetit, me qëllim të forcimit të kapaciteteve për luftimin e kriminalitetit financiar dhe ekonomik.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, përfaqësuesit amerikanë shprehën gatishmërinë për të mbështetur mekanizmat e krijuar nga Kryeprokurori i Shtetit, veçanërisht mekanizmin Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit.

    Ndërkaq, Gashi shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Departamentin e Thesarit amerikan, me synim rritjen e efikasitetit institucional dhe forcimin e sundimit të ligjit.

    Burimi: RTKLive

  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    Sipas njoftimit të ministrisë, mbështetja do të ofrohet përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në program.

    “Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit. Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe lidhet vetëm me një njehsor elektrik”, theksohet në njoftim.

    Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/1

    Ndërkaq, familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike mund të marrin ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

    Afati i aplikimit ka nisur më 19 tetor 2026 dhe do të jetë i hapur deri më 31 mars 2027.

    Ministria ka bërë me dije se subvencionimi fillon nga muaji kur aprovohet aplikimi dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar që të aplikojnë sa më herët, në mënyrë që të përfitojnë gjatë gjithë periudhës së programit.

    “Të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit verifikohen nga institucionet përkatëse. Deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit ose kthimin e mbështetjes së përfituar”, thuhet më tej në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026

    Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026

    Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026

    Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, është shpallur fitues i çmimit “Onze d’Or” për vitin 2026, duke marrë 48.2 për qind të votave nga më shumë se dy milionë votues.

    Në vendin e dytë u rendit Joao Neves me 11.9 për qind të votave, i ndjekur nga Khvicha Kvaratskhelia me 10.8 për qind, Lamine Yamal me 9.7 për qind dhe Ousmane Dembele me 7.5 për qind.

    Çmimi, i cili këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit, u është ndarë ndër vite edhe yjeve të futbollit si Diego Maradona, Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

    Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

    Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

    Protestat e studentëve në Tiranë dhe përplasjet me forcat e policisë kanë nxitur reagime të shumta publike, ndërsa në mesin e atyre që kanë shprehur mbështetje për studentët është edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

    Përmes një postimi në Instagram Story, Cana ka theksuar se kërkesat e studentëve duhet të marrin vëmendjen e duhur nga institucionet përgjegjëse, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

    “Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme. Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”, ka shkruar Cana.

    Krahas mesazhit, ish-futbollisti ka vendosur edhe simbolin e tij me inicialet “LC 5” dhe shqiponjën dykrenare.

    Përmes këtij reagimi, Cana ka vënë theksin te rëndësia e mbështetjes së studentëve dhe e përmirësimit të kushteve të tyre, duke e cilësuar investimin në të rinjtë si një kontribut të drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

    Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

    Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

    Këngëtari i njohur, Blero, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke bërë të ditur se ka humbur një person të dashur për të.

    Përmes një mesazhi prekës, Blero i ka dhënë lamtumirën mikut të tij të ngushtë, Argjir Rexha, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

    “Lamtumirë, vëlla i zemrës, Argjir Rexha! Nuk po mundem ta besoj që sot duhet të flas për ty në kohën e shkuar. Do të më mungosh gjithmonë, shoku im i ngushtë”.

    “Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë shoqërisë. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. U prefsh në paqe, vëlla, nuk do të të harroj kurrë”, ka shkruar Blero në Instagram./Klankosova.tv

  • Martesa për letra në Gjermani, 6.200 euro për leje qëndrimi - në qeli zyrtarja e dyshuar

    Martesa për letra në Gjermani, 6.200 euro për leje qëndrimi – në qeli zyrtarja e dyshuar

    Martesa për letra në Gjermani, 6.200 euro për leje qëndrimi - në qeli zyrtarja e dyshuar

    Një punonjëse e Zyrës së të Huajve në Koln të Gjermanisë dyshohet se për vite me radhë ka qenë e përfshirë në një rrjet të kontrabandimit të emigrantëve, që siguronte leje qëndrimi në këmbim të përfitimeve të kundërligjshme.

    Në kuadër të hetimeve për këtë rrjet të dyshuar, në qendër është edhe një martesë e dyshuar si fiktive mes një shtetaseje bullgare dhe një shtetasi indian, përmes së cilës dyshohet se synohej sigurimi i lejes së qëndrimit, raporton BILD, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas dyshimeve të hetuesve, gruaja, bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë kanë organizuar leje qëndrimi në këmbim të parave. Shtetasi indian dyshohet se ka paguar 6.200 euro vetëm për të përfituar nga kjo skemë.

    Një video e ceremonisë së martesës ka tërhequr vëmendjen e hetuesve, pasi pretendohet se nusja dinte shumë pak për burrin me të cilin po martohej.

    Kjo ka ngritur dyshime se martesa mund të jetë lidhur vetëm për të siguruar të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

    Sipas raportimeve, hetimet përqendrohen edhe te roli që dyshohet se ka pasur punonjësja e administratës në shqyrtimin dhe përpunimin e aplikimeve për leje qëndrimi, transmeton Klankosova.tv

    Bazuar në pretendimet që po hetohen, skema mund të ketë përfshirë martesa fiktive, përdorimin e banesave dhe dokumente të falsifikuara për të krijuar kushtet e nevojshme për marrjen e lejeve të qëndrimit.

    Deri më tani, këto janë dyshime të ngritura në kuadër të hetimeve dhe jo fakte të provuara me vendim gjykate.

    Roli konkret i secilit person të përfshirë mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet. /Klankosova.tv

  • Franca shpall orë policore pas fundjavës së mbushur me tensione

    Franca shpall orë policore pas fundjavës së mbushur me tensione

    Franca shpall orë policore pas fundjavës së mbushur me tensione

    Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka premtuar transparencë të plotë në hetimin e akteve të dhunës dhe trazirave që përfshinë vendin gjatë fundjavës, duke paralajmëruar masa të rrepta të sigurisë, përfshirë shtetrrethime të kufizuara.

    Pas një mbledhjeje urgjente të kabinetit qeveritar, kreu i ekzekutivit francez theksoi vendosmërinë e shtetit për të vënë rend dhe ligj.

    “Nuk kemi asgjë për të fshehur”, deklaroi prerazi Lecornu, teksa drejtoi gishtin nga grupet e ekstremit të majtë dhe elementët e dyshuar kriminalë si përgjegjësit kryesorë pas përshkallëzimit të tensioneve.

    Kryeministri u ndal me theks të veçantë te situata në qytetin e Marsejës, ku sipas tij ka vatra tensioni të lidhura drejtpërdrejt me grupet radikale të së majtës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Për shkak të rrezikut, autoritetet lokale atje kanë marrë vendim të menjëhershëm për ndalimin e çdo tubimi publik nga ora 12:00 e mesditës deri në orën 20:00.

    Lecornu garantoi se personat e vënë në pranga do të marrin dënimet e merituara, duke nënvizuar se reagimi do të jetë i pakompromis përmes drejtësisë penale.

    Paralelisht, është iniciuar një hetim i gjerë për të identifikuar dhe sjellë para përgjegjësisë të gjithë individët e tjerë të përfshirë në trazira.

    Për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, qeveria u ka kërkuar prefekturave të vendosin shtetrrethime të pjesshme në zona specifike, detajet e të cilave pritet të bëhen publike gjatë ditës.

    Lecornu sqaroi se masa e shtetrrethimit nuk do të bllokojë të gjithë Parisin, por do të aplikohet me saktësi në pikat kyçe.

    “Disa zona do t’i nënshtrohen shtetrrethimit, veçanërisht ato që lidhen me nyjet e transportit publik, si dhe vendet simbolike dhe me rëndësi të veçantë strategjike”, përfundoi kryeministri francez.