Category: Lajme

  • Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë në Shqipëri blindon dritaret me mbrojtëse hekuri

    Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë në Shqipëri blindon dritaret me mbrojtëse hekuri

    Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë në Shqipëri blindon dritaret me mbrojtëse hekuri

    Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë në Shqipëri është përgatitur sot për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të ri, shkruan TCH.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar pamjet ku shihen disa punonjës duke vendosur barriera mbrojtëse prej hekuri në dritaret e institucionit të drejtësisë, transmeton Sinjali.

    Të njëjtën metodë mbrojtjeje kanë zgjedhur të aplikojnë edhe disa biznese private, pasi këto të fundit kanë rënë pre e sulmeve dhe shkatërrimeve nga protestuesit, duke mos u mbrojtur dot as nga policia.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë në Shqipëri blindon dritaret me mbrojtëse hekuri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • SINJALI 24 | Dhunë, kanosje e armë në ahengje familjare, çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

    SINJALI 24 | Dhunë, kanosje e armë në ahengje familjare, çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

    SINJALI 24 | Dhunë, kanosje e armë në ahengje familjare, çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

    Rastet e dhunës në familje, përleshjet fizike, armëmbajtja pa leje dhe arrestimet e personave të kërkuar kanë karakterizuar 24 orët e fundit në Kosovë. Në disa raste, Policia ka sekuestruar armë, municion, thika dhe substanca të dyshuara narkotike, ndërsa disa persona janë ndaluar për 48 orë.

    Ndërkohë, në Jarinjë një shtetasi nga Serbia iu zëvendësua gjoba e papaguar me 15 ditë burgim, një i mitur u kap me marihuanë në Shtime, ndërsa një 15-vjeçare e raportuar e zhdukur nga Drenasi u gjet në Prishtinë.

    Jarinjë – Gjoba prej 300 eurosh i kthehet në 15 ditë burgim

    Bojan Babiq (1990), nga Novi Pazari i Serbisë, u ndalua më 17 tetor, rreth orës 08:00, në pikën kufitare në Jarinjë, pasi rezultoi se kërkohej me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

    Ai ishte dënuar më 21 gusht 2024 me gjobë prej 300 eurosh për kontrabandim të mallrave. Për shkak të mospagesës, më 2 korrik 2026, gjoba iu zëvendësua me 15 ditë burgim. Pas ndalimit, ai u dërgua për vuajtjen e dënimit.

    Skenderaj – Kanoset zëvendësministri Hysni Mehani, identifikohet i dyshuari

    Hysni Mehani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve dhe kryetar i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, raportoi se ishte kanosur nga një person që po lëvizte me një veturë Audi.

    Ngjarja ndodhi më 17 tetor, në rrugën “Idriz Rreci”, teksa Mehani po ecte në këmbë. Sipas deklarimit të tij, drejtuesi ndaloi veturën, hapi xhamin dhe e kanosi para se të largohej.

    Policia e identifikoi të dyshuarin si Agon Veliu (1980), i cili u paraqit në stacion dhe u intervistua. Rasti u iniciua për “Kanosje”, ndërsa ai u lirua në procedurë të rregullt.

    Obiliq – Shoferit i gjenden revole “Zoraki”, nëntë fishekë dhe shufër metalike

    Policia ndaloi një veturë më 17 tetor, rreth orës 10:40, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Gjatë kontrollit, te shoferi Kadri Sylejmani (1981), u gjetën një revole “Zoraki”, një karikator, nëntë fishekë me gaz të kalibrit 9×19 mm dhe një shufër metalike.

    Mjetet u sekuestruan, ndërsa Sylejmani u intervistua në prani të avokatit. Rasti u iniciua për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ai u lirua në procedurë të rregullt.

    Prishtinë – Arrestohet personi i kërkuar me urdhërarrest aktiv

    Arsim Bejiqi (1993), nga Prishtina, u ndalua më 17 tetor, rreth orës 12:00, në rrugën “Malush Kosova”, nga Njësia e Reagimit të Shpejtë.

    Gjatë verifikimit, Policia konstatoi se ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv. Pas procedurave policore, ai u dërgua për zbatimin e urdhëresës së autoriteteve kompetente.

    Shtime – I mituri kapet me katër qese marihuanë, thotë se i bleu për 30 euro

    Një i mitur, i lindur më 2009, u ndalua më 17 tetor, rreth orës 13:20, në Shtime, pasi në veturën Caddy Pickup ku udhëtonte u gjetën katër qese me substancë të dyshuar marihuanë.

    Gjatë intervistimit, në prani të prindit dhe avokatit, ai deklaroi se e kishte blerë drogën në Prishtinë për 30 euro, por nuk e dinte identitetin e shitësit.

    Me udhëzim të prokurores kujdestare për të mitur, rasti u iniciua për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve” dhe iu kalua hetimeve për veprime të mëtejshme.

    Graçanicë – Kthehet i nervozuar nga dentisti, djali dyshohet se thyen dyert e shtëpisë

    Një i ri dyshohet se ka shkaktuar incident familjar në Graçanicë, pasi nëna e zgjoi për të shkuar te dentisti, por ai nuk u pranua për vizitë për shkak të vonesës.

    Sipas deklarimit të nënës, pas kthimit në shtëpi, i riu V.R. dyshohet se ka bërtitur dhe ka dëmtuar dyert. Gjatë kontrollit të dhomës së tij, Policia gjeti dy thika dhe një pajisje elektroshoku.

    Rasti u iniciua për “Dhunë në familje”, “Dëmtim të pasurisë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u ndalua për 48 orë.

    Skenderaj – Detaje nga kanosja e zëvendësministrit Hysni Mehani

    Detaje të tjera janë bërë të ditura për rastin e kanosjes së zëvendësministrit Hysni Mehani, më 17 tetor, në rrugën “Idriz Rreci” në Skenderaj.

    Sipas deklarimit të tij në Polici, një person që po drejtonte një Audi ndaloi pranë tij, hapi xhamin dhe e kanosi. Mehani nuk arriti ta identifikonte personin në momentin e incidentit, por hetimet policore çuan te Agon Veliu (1980).

    Veliu u paraqit në stacion dhe u intervistua, ndërsa rasti u iniciua për “Kanosje”. Ai u lirua në procedurë të rregullt. Motivi i dyshuar mbetet për t’u sqaruar.

    Prishtinë – Gjendet 15-vjeçarja e zhdukur nga Drenasi

    Një 15-vjeçare nga Drenasi, e raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, u gjet më 17 tetor në sheshin e Prishtinës.

    Familjarët njoftuan Policinë se vajza ishte gjetur dhe ishte kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo u intervistua në prani të një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale dhe, me kërkesën e saj, u kthye te familja në Drenas.

    Rasti i raportuar si “Person i zhdukur” përfundoi me gjetjen e sigurt të së miturës.

    Orllan, Podujevë – Përleshje mes bashkëshortëve, të dy ndalohen për 48 orë

    Një konflikt familjar është raportuar më 17 tetor, rreth orës 23:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ku një burrë dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.

    Sipas informatave të Sinjalit, gjatë konfliktit gruaja mori një thikë kuzhine, duke deklaruar se e bëri këtë për t’u mbrojtur. Thika u sekuestrua nga Policia, ndërsa nuk u raportuan persona të lënduar.

    Të dy bashkëshortët u intervistuan në prani të avokatëve dhe, me vendim të prokurores kujdestare, u ndaluan për 48 orë. Rasti u iniciua për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

    Fushë Kosovë – 30-vjeçari goditet në kokë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

    Një përleshje fizike ndodhi më 17 tetor, rreth orës 23:50, në rrugën “Isuf Hoxha” në Fushë Kosovë.

    Viktima, Ramadan Fazlija (1996), deklaroi se ishte sulmuar nga Mentor Puqolli (1985), i cili dyshohet se e kishte goditur në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Fazlija mori trajtim mjekësor, ndërsa rasti u iniciua për “Lëndim të lehtë trupor”. Me vendim të prokurorit, Puqolli u ndalua për 48 orë.

    Mitrovicë e Veriut – 23-vjeçari sulmohet me mjet të fortë dhe grushte, sulmuesi në kërkim

    Srdjan Stepanoviq (2003) përfundoi në spital pas një sulmi fizik më 17 tetor, rreth orës 23:40, në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut.

    Sipas informatave të Sinjalit, ai kishte lëndime në qafë nga një mjet i fortë dhe në fytyrë nga grushtet. Lëndimet u vlerësuan si të lehta, por mjeku rekomandoi qëndrimin në spital deri në mëngjes.

    Rasti u iniciua për “Lëndim të lehtë trupor”. Deri në momentin e raportimit, nuk ishte identifikuar asnjë i dyshuar.

    Podujevë – Të shtëna me armë në aheng familjar, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja

    Policia ndërhyri më 17 tetor, rreth orës 22:50, gjatë një ahengu familjar në rrugën “Arat e Dautit” në Podujevë, pasi u evidentuan të shtëna me armë.

    Një pistoletë me gaz e tipit “Zoraki”, karikatori dhe pesë gëzhoja u dorëzuan vullnetarisht. Si i dyshuar u identifikua Xhavit Jashari (1972). Gjatë kontrollit të shtëpisë nuk u gjetën mjete të tjera të dyshimta.

    Rasti u iniciua për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Jashari u lirua në procedurë të rregullt.

    Prishtinë – Të miturit i gjendet thikë gjatë kontrollit të veturës

    Një i mitur, i lindur më 2009, u kap me thikë më 17 tetor, rreth orës 23:40, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë.

    Policia ndaloi një veturë Volkswagen të bardhë gjatë një pike kontrolli, ndërsa thika u gjet te njëri prej pasagjerëve dhe u sekuestrua si provë materiale.

    Me udhëzim të prokurorit për të mitur, ai u intervistua në prani të avokatit. Rasti u iniciua për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i mituri u lirua në procedurë të rregullt.

    Podujevë – Festa familjare shoqërohet me krisma, 62-vjeçari dorëzon revolen me gaz

    Një aheng familjar në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë u shoqërua me të shtëna më 17 tetor, rreth orës 21:00, duke bërë që Policia të ndërhynte.

    Naim Zymeri (1964) dorëzoi vullnetarisht një revole me gaz dhe karikatorin e zbrazët. Gjatë kontrollit të shtëpisë u gjetën edhe tri gëzhoja.

    Rasti u iniciua për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Zymeri u lirua në procedurë të rregullt.

    Gjilan – Zhduken dy vajza të mitura nga Livoçi i Epërm

    Dy vajza të mitura, të lindura më 2011 dhe 2013, u raportuan të zhdukura nga familjarët më 17 tetor, rreth orës 20:40, në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit.

    Njëra prej vajzave ishte larguar nga shtëpia më 16 tetor, para mesnatës, ndërsa tjetrën babai kishte deklaruar se e kishte parë për herë të fundit po atë mbrëmje, rreth orës 22:30.

    Pas raportimit, rasti u iniciua si “Persona të zhdukur” dhe iu kalua Njësisë së Hetimeve Rajonale për veprime të mëtejshme. Deri në momentin e raportimit, nuk kishte informacione për vendndodhjen e tyre.

    Prizren – Policia gjen fishek në veturë, bastiset edhe shtëpia e shoferit

    Një fishek u gjet më 17 tetor në një veturë të ndaluar për kontroll në rrugën “William Walker” në Prizren.

    Shoferi, Enver Ogan (1990), shtetas i huaj me leje qëndrimi në Kosovë, u shoqërua në stacion policor, ndërsa fisheku u sekuestrua. Me autorizim përkatës, Policia bastisi edhe shtëpinë e tij, por nuk gjeti mjete të tjera të dyshimta.

    Rasti u iniciua për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Ogan u lirua në procedurë të rregullt.

    Komoran, Drenas – E marrin nga shtëpia, e rrahin rëndë dhe e lënë para derës

    Labinot Dobruna (2000) dyshohet se u mor nga shtëpia në fshatin Llozicë të Malishevës më 14 tetor dhe u dërgua në një punëtori në Komoran, ku u sulmua fizikisht.

    Sipas informatave të Sinjalit, Mërgim Ibriqi, Blinor Cakiqi dhe Ndriçim Cakiqi dyshohet se e kanë goditur, e më pas e kanë kthyer në fshatin e tij dhe e kanë lënë para shtëpisë.

    Dobruna pësoi fraktura në nofull, dy brinjë të thyera dhe lëndime në shtyllën kurrizore. Ai vazhdon të trajtohet në Neurokirurgjinë e QKUK-së.

    Më 17 tetor, Blinor Cakiqi (2001) u ndalua për 48 orë. Rasti po hetohet për “Lëndim të rëndë trupor”.

    Komoran – Identifikohen tre të dyshuarit për sulmin e rëndë ndaj Labinot Dobrunës

    Mërgim Ibriqi, Blinor Cakiqi dhe Ndriçim Cakiqi janë tre personat e dyshuar për sulmin ndaj Labinot Dobrunës (2000), i cili përfundoi me lëndime të rënda në Neurokirurgjinë e QKUK-së.

    Sipas informatave të Sinjalit, të dyshuarit dyshohet se e morën nga shtëpia në Llozicë të Malishevës, e dërguan në një punëtori në Komoran, ku e sulmuan, dhe më pas e kthyen pranë shtëpisë së tij.

    Dobruna pësoi fraktura në nofull, dy brinjë të thyera dhe lëndime në shtyllën kurrizore. Blinor Cakiqi u ndalua për 48 orë, ndërsa hetimet për “Lëndim të rëndë trupor” po vazhdojnë.

    Drenas – Djali godet babanë me kaçavidë dhe kërcënon nënën me thikë

    Një 30-vjeçar, L.R. (1996), dyshohet se ka sulmuar babanë me kaçavidë dhe ka kërcënuar nënën me thikë më 17 tetor, rreth orës 17:20, në rrugën “Xhevat Demaku” në Drenas.

    Sipas informatave të Sinjalit, konflikti nisi pasi i riu u kishte kërkuar para prindërve. Kur Policia ndërhyri, ai refuzoi ta hapte derën dhe, duke mbajtur thikë në dorë, dyshohet se u tha zyrtarëve: “Nëse e theni derën, këtu do të derdhet gjaku”.

    Pas ndërhyrjes, ai u shoqërua në stacion policor. Rasti u iniciua për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë.

    Podujevë – 62-vjeçari dorëzon revolen pas të shtënave në aheng familjar

    Një tjetër rast me të shtëna në aheng familjar u raportua më 17 tetor, rreth orës 21:00, në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë.

    Naim Zymeri (1964) dorëzoi një revole me gaz dhe karikatorin e zbrazët, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë u gjetën tri gëzhoja. Ai u shoqërua në stacion policor dhe u intervistua.

    Rasti u iniciua për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Zymeri u lirua në procedurë të rregullt.

    Nata në Kosovë u karakterizua nga raste të dhunës në familje, përleshjeve fizike, armëmbajtjes, narkotikëve dhe arrestimeve të personave të kërkuar. Hetimet për rastet e raportuara po vazhdojnë.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SINJALI 24 | Dhunë, kanosje e armë në ahengje familjare, çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

    Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

    Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

    Disa persona kanë vdekur ose janë lënduar si pasojë e një zjarri të madh pranë bazës ushtarake kanadeze Wainwright, në provincën e Albertës.

    Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, David McGuinty, nuk ka konfirmuar numrin e viktimave dhe as shkakun e zjarrit, duke e cilësuar situatën si “shumë aktive dhe delikate”.

    Ndërkohë, rrjeti televiziv kanadez “Global News”, duke iu referuar burimeve ushtarake anonime, raportoi se të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi një linjë gazi ose pus gazi është goditur gjatë një ushtrimi ushtarak me municion të vërtetë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar se bëhet fjalë për një incident serioz që ka shkaktuar zjarr të madh, duke shprehur solidaritet me personat e prekur.

    Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu të shtunën dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke kaluar edhe përtej rrethojave të bazës ushtarake.

    Ndërkohë, spitali Royal Alexandra në Edmonton aktivizoi protokollin e emergjencës për incidente me numër të madh viktimash. Një mjek i urgjencës në këtë spital tha se numri i pacientëve mund të mbingarkojë kapacitetet shëndetësore të qytetit.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin zonën dhe t’u lënë përparësi automjeteve të emergjencës.

  • Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

    Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

    Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

    Avionët F-16 të Forcave Ajrore Rumune rrëzuan dronë mbi ujërat territoriale rumune. Më herët këtë javë, dy tankerë kimikate u goditën nga dronë pranë bregdetit të Detit të Zi të Rumanisë, raporton DW.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë Radu Miruta, avionët luftarakë rumunë F-16 kanë rrëzuar dy dronë mbi ujërat territoriale të vendit, transmeton Sinjali.

    “Dy dronë u qëlluan dhe u rrëzuan pak minuta më parë nga pilotë ushtarakë rumunë mbi Detin e Zi , pak momente pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë”, shkroi Ministri i Mbrojtjes në Facebook.

    Deri më tani, nuk është publikuar asnjë informacion në lidhje me vendin e origjinës së dronëve.

    Ajo çka dihet deri më tani për incidentin është se avionët luftarakë F-16 i rrëzuan dronët rreth 20 kilometra në juglindje të Sulinës.

    “Droni i parë hyri në hapësirën ajrore kombëtare në orën 17:59 (14:59 GMT) dhe u rrëzua brenda dy minutash”, tha Miruta.

    Ai shtoi se i dyti u rrëzua në orën 6:05 të mbrëmjes, pesë minuta pasi hyri në hapësirën ajrore rumune.

    “Deti i Zi do të jetë përsëri i sigurt”, shkroi Ministrja e Jashtme rumune Oana Toiu në X. Ajo shtoi se NATO do ta diskutojë çështjen në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut të martën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja

    Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja

    Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja

    Agjencia Detare Britanike (UKMTO) njofton se mëngjesin e sotëm janë raportuar dy sulme ndaj anijeve pranë brigjeve të Jemenit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Incidentet e fundit vijnë pasi forcat iraniane të sigurisë deklaruan se të paktën tri anije morën flakë të shtunën, ndërsa dy prej tyre goditën mina detare brenda ose pranë Ngushticës së Hormuzit.

    Sipas të dhënave të UKMTO-së:

    Nga 8 tetori deri të mërkurën janë sulmuar të paktën 14 anije, numri më i lartë brenda një jave që nga nisja e luftësSHBA-Izrael kundër Iranit.

    Më 11 tetor, të paktën gjashtë anije u goditën brenda një dite.Që nga 1 marsi janë raportuar të paktën 149 incidente të sigurisë detare.

    Numri i anijeve që kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit ra në 42, nga 60 një javë më parë. Shumica transportonin produkte nafte.

    Ndërkohë, SHBA-të vijon bllokadën detare ndaj porteve iraniane. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane deklaron se ka detyruar të paktën 138 anije të ndryshojnë drejtim që nga rifillimi i bllokadës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Familja Gashi nga Suhareka mahnitë me punën: 100 krerë lopë e 15 hektarë arra (VIDEO)

    Familja Gashi nga Suhareka mahnitë me punën: 100 krerë lopë e 15 hektarë arra (VIDEO)

    Familja Gashi nga Suhareka mahnitë me punën: 100 krerë lopë e 15 hektarë arra (VIDEO)

    Emisioni Weekendi, trajton tema goxha interesante nga fusha të ndryshme.

    Kësaj të diele, ekipi ia kushtoi bujqësisë një nga shtyllat më të rëndësishme për jetën e njeriut.

    Sot enkas për shikuesit e Klan Kosovës u pasqyrua puna e familjes Gashi nga Suhareka.

    Avniu i ka në pronësi 100 krerë lopë dhe hiç më pak se 15 hektarë arra.

    Ai tregoi se ka të punësuar deri në 30 punëtorë.

    Sipas tij sivjet presin një rendiment të bereqetshme të arrës.

    “Përafërsisht 35 mijë deri në 40 mijë kilogramë arrë”, deklaruar ai.

  • Mbeten pa ujë gjashtë fshatra të Prizrenit, cisterna u del në ndihmë banorëve

    Mbeten pa ujë gjashtë fshatra të Prizrenit, cisterna u del në ndihmë banorëve

    Mbeten pa ujë gjashtë fshatra të Prizrenit, cisterna u del në ndihmë banorëve

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të sigurojë furnizim alternativ me ujë për gjashtë fshatra të Komunës së Prizrenit, të prekura nga ndërprerja e furnizimit.

    Sipas njoftimit në Facebook, cisterna do të qarkullojë në Gjonaj, Mazrek, Kojush, Planej, Gorozhup dhe Mile, si dhe në zonat përreth.

    Kjo masë është e përkohshme dhe do të vazhdojë deri në sanimin e defektit në gypin kryesor furnizues të stacioneve të pompimit Kojush 1 dhe Kojush 2 dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë.

    “Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara dhe falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”. /Klankosova.tv

  • Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare

    Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare

    Në një deklaratë të publikuar të dielën, më 18 tetor, Zyra e Kryeprokurorit ka thënë se gjatë ditëve të fundit janë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për “arrestime të personave zyrtarë”, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.

    Institucioni ka kërkuar që të shmanget shpërndarja e informacioneve që nuk janë zyrtare dhe të konfirmuara.

    Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se Prokurori i Shtetit do të trajtojë çdo rast penal në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

     

    Burimi: RTKLive

  • Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë

    Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë

    Partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar rikthimin sa më të shpejtë të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se Qeveria duhet të ndërmarrë hapa për rikthimin e besimit të partnerëve amerikanë, raporton Ekonomia Online.

    Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se Kosova vazhdon të jetë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në dhe se proceset do të shtyhen përpara edhe gjatë mandatit të ri të institucioneve.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, tha për EO se çështja e rikthimit të dialogut u takon Qeverisë dhe Presidencës, ndërsa theksoi se, pavarësisht pezullimit, bashkëpunimi mes Kosovës dhe SHBA-së ka vazhduar.

    “Tash kjo është çështje e qeverisë edhe e presidencës. Sigurisht ata do të përdorin strategjitë e veta, të cilat nuk i di unë, sepse unë jam deputete e Kuvendit dhe kjo ka të bëjë vetëm me fushëveprimtarinë tonë brenda komisioneve parlamentare, që zakonisht ndjekim rrugë që i nisin institucionet, si Presidenca, si Qeveria, edhe si Kuvend dhe si komisione parlamentare. Ju e dini cilat janë arsyet se pse është ndërprerë dialogu strategjik, dhe unë besoj që pavarësisht që ka pasur një ndërprerje, ka vazhduar, sepse në vazhdimësi kemi pasur bashkëpunime të ndërsjella, të cilat i kanë shtyrë çështjet tona me interes përpara. Kjo do të ndodhë sigurisht edhe tani. Nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, sepse Republika e Kosovës gjithmonë ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në koordinim me ta, dhe ata gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë aleatët kryesorë të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
    Kryeziu shtoi se pret që institucionet e Kosovës të vazhdojnë përpara me çështjet me interes për vendin, por theksoi se nuk mund të flasë në emër të Qeverisë dhe Presidencës për strategjitë që do të ndjekin.

    “Kështu që kjo natyrshëm do të ndodhë, sidomos tani pasi që institucionet tona kanë marrë mandatet e plota dhe do të funksionojnë si të tilla përgjatë këtij mandati të plotë politik dhe ne do të ecim çështjet përpara. Nuk mund të flas çfarë do të bëjnë Presidenca, a çfarë do të bëjnë Qeveria, sepse këtu interferohet një numër i madh i ministrive, i departamenteve përkatëse, të cilat janë të obliguara që të përbëjnë strategjitë e veta edhe të na japin propozimet se si do të ecim, por po besoj që njëjtë siç kemi shtyrë proceset përpara përgjatë këtyre gjashtë viteve të fundit, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më fuqishëm tani”, tha ajo.

    Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, vlerësoi se rikthimi i Dialogut Strategjik është jetik për Kosovën dhe kërkoi që në këtë proces të përcaktohen qartë prioritetet dhe afatet kohore.

    “Dialogu strategjik është një mekanizëm kur të dy palët ulen përballë njëra-tjetrës dhe shtrojnë në tavolinë tema të cilat janë relevante, të rëndësishme për dy vendet gjithsej. Dhe unë mendoj që është jetike për Kosovën që ta rikthejmë sa më shpejt çështjen e dialogut strategjik dhe të shohë se cilat tema janë vitale për Kosovën. Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe marrja e Partneritetit për Paqe, si hapi i parë, do duhej të ishte si tema kryesore. Një mbështetje më e madhe amerikane në fushën e mbrojtjes, në fushën e sigurisë, duke përfshirë edhe blerjen e pajisjeve për FSK-në, trajnimin e FSK-së, rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse, duhet të jetë një fushë e dytë e cila do të diskutohet me partnerët tanë amerikanë”, tha ai.

    Hoxhaj theksoi se në kuadër të këtij dialogu duhet të trajtohen edhe njohjet e reja dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “Pozita ndërkombëtare e Kosovës, se shumë vende në botë e kanë përkrahur Kosovën kur Amerika e ka përkrahur vendin tonë dhe në autoritetin e amerikanëve ne kemi gëzuar përkrahje ndërkombëtare, jo vetëm në Evropë, por edhe në pjesë të tjera të botës. Njohjet, anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, sikurse është Interpoli dhe organizata të tjera, duhet të jenë gjithashtu prioritet i Kosovës. Dhe dialogu strategjik është një platformë e cila u mundëson të dy vendeve të ulen dhe të thonë gjatë këtij viti, këto tri-katër tema janë të rëndësishme, përcaktojnë afatet kohore dhe mandej ofrojnë një qasje se kush mund të fillojë me mbështetje për t’i zgjidhur temat e caktuara”, tha ai.

    Edhe deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, kërkoi veprime urgjente nga Qeveria për rikthimin e dialogut, duke thënë se pezullimi ka të bëjë me mënyrën e veprimit të ekzekutivit.
    “Për pasojat nuk besoj që duhet të flasim tash shumë, sepse ende jemi duke i vuajtur ato pasoja. Është i suspenduar dialogu. Qeveria e di arsyen pse është suspenduar. Ka të bëjë vetëm me sjelljen e Qeverisë së Republikës, nuk ka të bëjë me kurrgjë tjetër në këtë vend, nuk ka të bëjë as me funksionimin apo jo stabilitetin politik që e kanë pasur. Kështu që Qeveria duhet të bëjë veprime urgjente që me e rikthy besimin dhe agjendën e shumëpritur. Dialogu strategjik i SHBA-ve me Kosovën është suspenduar, ndërsa me Serbinë e ka një stad zhvillimi. Dhe kjo përbën diçka të cilën Kosova nuk guxon me lejuar me qenë defanzive. Pres që Qeveria me e ndërtuar një lloj konsensusi që ekziston, me formuar, me e formalizuar pak a shumë dhe me e rikthy në mënyrë që State Department me trajtuar me urgjencë fillimin e dialogut strategjik me SHBA-të”, tha ai.
    Time Kadrijaj, e cila fajësoi Qeverinë për ndërprerjen e dialogut dhe kërkoi një strategji të përbashkët institucionale për rikthimin e tij.
    “Së pari Qeveria nuk duhet t’i kontribuojë që ne të vendosim sanksione dhe të ndërpritet dialogu strategjik, sepse dora në zemër, i ka kontribuar Qeveria me veprimet e veta të pamatura dhe të pakoordinuara, kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta anulojnë dialogun strategjik. Ne kemi pasur edhe sanksione prej Bashkimit Evropian. Ajo çka duhet, duhet të reflektojë zoti Kurti se, pa aleatë nuk e kemi të trasuar rrugën që kërkon Kosova, e rruga e Kosovës që kërkon është rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, rruga e anëtarësimit në organizatat kredibile ndërkombëtare dhe në Këshillin e Evropës, por edhe në NATO. Nëse duhet, duhet të gjejë partnerë, aleatët tanë kërkojnë partnerë të besueshëm, të qëndrueshëm, që e kanë një vizion edhe një strategji. Duhet të bëhet një strategji që të gjithë jemi brenda asaj strategjie, në fokus të asaj strategjie që të punojmë edhe komisionet parlamentare që merren me punë të jashtme, me integrim evropian, por që merret edhe Ministria e Punëve të Jashtme, edhe Qeveria, po edhe Presidenca në këtë rast”, tha ajo për EO.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën më 12 shtator 2025. Përmes një deklarate zyrtare të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Uashingtoni bëri të ditur se ky vendim erdhi si pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të njëanshme politike të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës pa kordinim.

    Burimi: Dukagjini

  • Katër ndeshje sot në Serie A, vëmendja te Milan Atalanta dhe Juventus Lazio

    Katër ndeshje sot në Serie A, vëmendja te Milan Atalanta dhe Juventus Lazio

    Katër ndeshje sot në Serie A, vëmendja te Milan Atalanta dhe Juventus Lazio

    Serie A vazhdon sot me katër përballje të xhiros së shtatë. Në program janë dy ndeshje në orarin e pasdites dhe dy duele të rëndësishme në mbrëmje, ku skuadrat synojnë pikë të vlefshme për objektivat e tyre sezonale.

    Udinese – Lecce, ora 12:30

    Xhiroja hapet me duelin mes Udineses dhe Lecces. Udinese renditet në vendin e 15-të me katër pikë, ndërsa Lecce është e 13-ta me gjashtë pikë. Të dyja skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv për t’u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës.

    Fiorentina – Como, ora 15:00

    Fiorentina pret Comon në një ndeshje ku vendasit kanë nevojë urgjente për pikë. Fiorentina është në vendin e 18-të me katër pikë, kurse Como renditet i teti me 11 pikë dhe synon të vazhdojë ngjitjen në tabelë.

    Milan – Atalanta, ora 18:00

    Një nga ndeshjet më interesante të ditës zhvillohet në San Siro, ku Milani përballet me Atalantën. “Kuqezinjtë” renditen në vendin e gjashtë me 12 pikë dhe kërkojnë fitore për t’iu afruar kreut, ndërsa Atalanta është e dhjeta me nëntë pikë.

    Milani synon të shfrytëzojë faktorin fushë, por Atalanta mbetet kundërshtar i rrezikshëm dhe do të kërkojë pikë për t’u afruar me zonën evropiane. Një fitore për cilëndo skuadër do të kishte rëndësi të veçantë në këtë fazë të kampionatit.

    Juventus – Lazio, ora 20:45

    Mbrëmja mbyllet me një përballje të madhe në Torino, ku Juventusi e pret Lazion. Mysafirët po kalojnë një fillim shumë të mirë të sezonit dhe renditen në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Juventusi është i shtati me 11 pikë.

    Lazio synon të vazhdojë garën në pjesën e sipërme të tabelës dhe të mbetet pranë liderëve, kurse Juventusi kërkon fitoren për të ngushtuar diferencën me rivalët. Përballjet mes këtyre dy skuadrave shpesh sjellin rivalitet të fortë, ndaj dueli në Torino pritet me interes të madh.