Category: Lajme

  • Alarm në Gjilan | Zhduken dy vajza të mitura nga Livoçi i Epërm – familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë

    Alarm në Gjilan | Zhduken dy vajza të mitura nga Livoçi i Epërm – familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë

    Alarm në Gjilan | Zhduken dy vajza të mitura nga Livoçi i Epërm – familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë

    Dy vajza të mitura nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit janë raportuar të zhdukura, pasi janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe familjarët nuk kanë arritur të mësojnë vendndodhjen e tyre.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy vajza të lindura në vitet 2011 dhe 2013, për zhdukjen e të cilave familjarët janë paraqitur në Polici më 17 tetor, rreth orës 20:40.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, vajza më e vogël ishte larguar nga shtëpia më 16 tetor, para mesnatës, ndërsa familjarët nuk kanë arritur të mësojnë se ku ndodhej.

    Ndërkohë, babai i vajzës tjetër ka deklaruar se e kishte parë për herë të fundit të bijën më 16 tetor, rreth orës 22:30.

    Ai fillimisht kishte menduar se vajza kishte shkuar te shoqja e saj, por gjatë ditës, pas kontakteve me familjarët, kishte kuptuar se ajo nuk ndodhej as aty.

    Pasi nuk kanë arritur t’i lokalizojnë, familjarët e të dy vajzave kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa me udhëzim të tij është iniciuar procedura “Persona të zhdukur”.

    Rasti i është kaluar Njësisë së Hetimeve Rajonale për veprime të mëtejshme dhe përpjekje për gjetjen e dy të miturave.

    Deri në momentin e raportimit nuk kishte informacione për vendndodhjen e vajzave.

    Për shkak se bëhet fjalë për të mitura, nuk publikohen të dhëna identifikuese të tyre.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Alarm në Gjilan | Zhduken dy vajza të mitura nga Livoçi i Epërm – familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit

    Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit

    Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit

    Një fishek i gjetur brenda një veture gjatë një kontrolli policor në Prizren ka çuar deri te bastisja e shtëpisë së shoferit, i cili është marrë në pyetje nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 17 tetor, në rrugën “William Walker”, ku një patrullë policore kishte ndaluar një automjet për kontroll.

    Gjatë kontrollit, policët kanë vërejtur një fishek të llojit dhe kalibrit ende të paidentifikuar në brendësi të automjetit.

    Në veturë ndodhej vetëm drejtuesi i saj, Enver Ogan, 36 vjeçar, shtetas i huaj me leje qëndrimi në Kosovë.

    Pas zbulimit të fishekut, Ogan është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa municioni është sekuestruar nga njësia e kriminalistikës.

    Por hetimet nuk janë ndalur me kaq.

    Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia ka kryer edhe bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit, në kërkim të armëve apo provave të tjera të mundshme.

    Megjithatë, gjatë kontrollit të banesës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

    Pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe konsultimit të ri me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Enver Ogan është liruar në procedurë të rregullt.

    Hetimet për prejardhjen e fishekut dhe rrethanat e posedimit të tij po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përfundon me prangosjen e çiftit një zënkë mes bashkëshortëve në Podujevë

    Përfundon me prangosjen e çiftit një zënkë mes bashkëshortëve në Podujevë

    Përfundon me prangosjen e çiftit një zënkë mes bashkëshortëve në Podujevë

    Një çift bashkëshortor është arrestuar në Podujevë pas një mosmarrëveshjeje që përfundoi me zënkë mes tyre.

    Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:29.

    “Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”.

    Policia i ka cilësuar rastet si “dhunë në familje” dhe “kanosje”./Klankosova.tv

  • Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Kolovicë – zhduken 10 mijë euro ari dhe para të gatshme

    Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Kolovicë – zhduken 10 mijë euro ari dhe para të gatshme

    Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Kolovicë – zhduken 10 mijë euro ari dhe para të gatshme

    Vetëm katër orë larg shtëpisë i kanë kushtuar shtrenjtë një qytetari në Prishtinë. Persona ende të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në banesën e tij në Lagjen e Gjelbër, në Kolovicë, duke vjedhur stoli ari dhe para të gatshme me vlerë të përgjithshme prej 10,400 eurosh.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, në intervalin kohor nga ora 18:00 deri në 22:00, derisa pronari i shtëpisë nuk ndodhej aty.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, R.F, 41 vjeçar ishte larguar nga shtëpia rreth orës 18:00, ndërsa kur ishte kthyer katër orë më vonë, kishte kuptuar se prona e tij ishte bërë cak i hajnave.

    Nga kontrolli fillestar, pronari ka dyshuar se autorët kishin arritur të hynin përmes dritares së sallonit, duke depërtuar në brendësi të shtëpisë.

    Por dëmi nuk ishte i vogël.

    Sipas deklarimit të ankuesit, nga shtëpia ishin zhdukur stoli ari në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh, si dhe 400 euro para të gatshme.

    Rasti është denoncuar në Polici rreth orës 22:10, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë informacionet fillestare nga pronari.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur mënyrën e hyrjes në shtëpi dhe për të identifikuar personat e përfshirë në vjedhje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Kolovicë – zhduken 10 mijë euro ari dhe para të gatshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Dramë familjare në Drenas – djali godet babanë me kaçavidë, kërcënon nënën me thikë dhe paralajmëron policët: “Këtu do të derdhet gjak”

    Ekskluzive | Dramë familjare në Drenas – djali godet babanë me kaçavidë, kërcënon nënën me thikë dhe paralajmëron policët: “Këtu do të derdhet gjak”

    Ekskluzive | Dramë familjare në Drenas – djali godet babanë me kaçavidë, kërcënon nënën me thikë dhe paralajmëron policët: “Këtu do të derdhet gjak”

    Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur një familje në Drenas, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka sulmuar babanë me kaçavidë dhe ka kërcënuar nënën me thikë, pasi u kishte kërkuar para. Situata është përshkallëzuar edhe më shumë kur Policia ka ndërhyrë, ndërsa i dyshuari është mbyllur brenda shtëpisë dhe ka kërcënuar edhe zyrtarët policorë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 17:20, në rrugën “Xhevat Demaku” në Drenas.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, S.R. 76 vjeçar është paraqitur në stacion policor dhe ka denoncuar djalin e tij, L.R. 30 vjeçar, duke deklaruar se ai e kishte goditur me kaçavidë në dorë dhe po kërcënonte bashkëshorten e tij, H.R. (1965).

    Konflikti, sipas informatave fillestare, kishte nisur pasi djali u kishte kërkuar para prindërve, duke i kërcënuar me thikë dhe kaçavidë.

    Menjëherë pas denoncimit, njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e familjes, por i dyshuari ka refuzuar ta hapte derën.

    Përmes xhamit të derës, policët kanë vërejtur se ai mbante një thikë në dorë, ndërsa dyshohet se u është drejtuar me fjalët:

    “Nëse e theni derën, këtu do të derdhet gjaku.”

    Për shkak të situatës së krijuar, në vendin e ngjarjes janë angazhuar edhe hetuesit policorë.

    Pas ndërhyrjes dhe komunikimit me të dyshuarin, ai është bindur ta hapë derën dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Edhe prindërit janë intervistuar lidhur me rastin.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, në kuadër të dhunës në familje.

    Me vendim të prokurores kujdestare, L.R. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Dramë familjare në Drenas – djali godet babanë me kaçavidë, kërcënon nënën me thikë dhe paralajmëron policët: “Këtu do të derdhet gjak” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit që e morën një të ri nga shtëpia, e rrahën brutalisht dhe e hodhën para derës

    Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit që e morën një të ri nga shtëpia, e rrahën brutalisht dhe e hodhën para derës

    Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit që e morën një të ri nga shtëpia, e rrahën brutalisht dhe e hodhën para derës

    Mërgim Ibriqi, Blinor Cakiqi dhe Ndriçim Cakiqi janë tre personat e dyshuar për sulmin e rëndë fizik ndaj Labinot Dobrunës, 26 vjeçar, i cili përfundoi në Neurokirurgjinë e QKUK-së me lëndime të rënda trupore.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, kur tre të dyshuarit dyshohet se kanë shkuar me veturë në fshatin Llozicë të Malishevës, ku e kanë marrë viktimën nga shtëpia dhe e kanë dërguar në Komoran të Drenasit.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, ata e kanë dërguar Dobrunën te punëtoria “Moto Heli”, në rrugën “Ali Lladrovci”, që raportohet të jetë në pronësi të Mërgim Ibriqit.

    Pikërisht aty dyshohet se të tre e kanë nxjerrë nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

    Pas sulmit, të dyshuarit dyshohet se e kanë futur sërish në veturë, e kanë kthyer në fshatin e tij dhe e kanë hedhur në tokë pranë shtëpisë, duke u larguar.

    Viktima është gjetur më vonë nga një fqinje dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, ai ka pësuar fraktura në nofull, dy brinjë të thyera dhe dëmtime në shtyllën kurrizore, ndërsa vazhdon të trajtohet në Neurokirurgji.

    Më 17 tetor, Policia ka arritur të sigurojë Blinor Cakiqin, i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa mbeten për t’u sqaruar motivi i sulmit dhe përgjegjësia individuale e personave të dyshuar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit që e morën një të ri nga shtëpia, e rrahën brutalisht dhe e hodhën para derës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ndërhyn, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja

    Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ndërhyn, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja

    Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ndërhyn, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja

    Një aheng familjar në Podujevë është shoqëruar me të shtëna me armë, duke bërë që Policia të ndërhyjë dhe të sekuestrojë një pistoletë me gaz, karikatorin dhe pesë gëzhoja.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 22:50, në rrugën “Arat e Dautit”, ku një njësi policore që po patrullonte në kuadër të një plani operativ ka evidentuar të shtëna gjatë një feste familjare.

    Policët kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ndërsa një armë e tipit “Zoraki”, pistoletë me gaz, është dorëzuar vullnetarisht së bashku me një karikator dhe pesë gëzhoja.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, si i dyshuar në këtë rast është identifikuar Xhavit Jashari, 54 vjeçar.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, Policia ka kryer edhe kontrollin e shtëpisë, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshuar.

    Jashari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Pas intervistimit, Xhavit Jashari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ndërhyn, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji

    Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji

    Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji

    Një rast i rëndë i dhunës është zbuluar në Komoran të Drenasit, ku një i ri dyshohet se është marrë nga shtëpia nga tre persona, është dërguar në një punëtori dhe është sulmuar fizikisht, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Pas sulmit, të dyshuarit dyshohet se e kanë kthyer viktimën në fshatin e tij dhe e kanë lënë të shtrirë para shtëpisë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, kur Mërgim Ibriqi, Blinor Cakiqi dhe Ndriçim Cakiqi dyshohet se kanë shkuar me veturë te shtëpia e Labinot Dobrunës (2000), në fshatin Llozicë të Malishevës.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, tre të dyshuarit e kanë marrë Dobrunën me veturë dhe e kanë dërguar në Komoran, në rrugën “Ali Lladrovci”, te punëtoria “Moto Heli”, në pronësi të Mërgim Ibriqit.

    Pikërisht aty dyshohet se ka ndodhur sulmi i rëndë.

    Pasi e kanë nxjerrë nga vetura, tre personat dyshohet se e kanë goditur fizikisht viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime serioze.

    Por, sipas dyshimeve, dhuna nuk ka përfunduar me kaq.

    Pas sulmit, të dyshuarit e kanë futur sërish në veturë, e kanë kthyer në Llozicë dhe dyshohet se e kanë hedhur në tokë pranë derës së shtëpisë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

    I riu është gjetur më vonë nga një fqinje, e cila ka ndihmuar që ai të marrë trajtim mjekësor.

    Fillimisht, Dobruna është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar me urgjencë në QKUK në Prishtinë.

    Sipas informatave mjekësore të përcjella në kuadër të rastit, viktima ka pësuar fraktura në nofull, dy brinjë të thyera dhe lëndime në pjesën e shtyllës kurrizore.

    Ai vazhdon të trajtohet në Repartin e Neurokirurgjisë.

    Ndërkohë, më 17 tetor, rreth orës 11:00, pas kalimit të rastit për trajtim nga Policia në Malishevë, hetuesit kanë arritur të sigurojnë njërin prej personave të dyshuar, Blinor Cakiqin, 25 vjeçar.

    Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa mbetet të sqarohet motivi i sulmit dhe përgjegjësia e secilit prej personave të përfshirë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Francë, përleshje mes policisë dhe protestuesve, mbi 1 200 të arrestuar

    Francë, përleshje mes policisë dhe protestuesve, mbi 1 200 të arrestuar

    Protestat, të cilat nisën në Paris dhe qytete të tjera, u shndërruan në përleshje të dhunshme. Ministria e Brendshme franceze vlerësoi se në demonstrata morën pjesë rreth 550 mijë persona, ndërsa sindikata CGT tha se numri i pjesëmarrësve arriti në 800 mijë, raporton AFP.

    Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve, të cilët hodhën objekte dhe fishekzjarrë. Në qytetin jugor Saint-Étienne, një 17-vjeçari iu dëmtua rëndë dora e djathtë nga shpërthimi i një granate për kontrollin e turmave.

    Pas demonstratave, grupe të rinjsh sulmuan dyqane, thyen vitrina dhe plaçkitën mallra. Sulme të tilla u raportuan në Paris, Marsejë, Nicë, Nantë, Bordo, Limoges, Lilë, Tuluzë dhe Strasburg. Në shënjestër u vunë supermarkete, barnatore, dyqane veshjesh, parfumeri dhe shitore të pajisjeve elektronike.

    Dhuna shkaktoi dëme edhe në ndërtesat publike. Në qytetin Limoges, një godinë e bashkisë më shumë se 140-vjeçare u dëmtua rëndë nga zjarri i vënë nga protestues të maskuar. Ndërtesa të tjera komunale u sulmuan në Marsejë dhe Lilë, ndërsa në Bordo u vandalizua një kompleks policor dhe në Lion u dogj një zyrë turistike.

    Kryetari i bashkisë së Parisit, Emmanuel Grégoire, tha se disa rrugë të kryeqytetit ishin shkatërruar. Ndërkaq, presidenti Emmanuel Macron paralajmëroi se personat përgjegjës për vandalizëm, sulme ndaj institucioneve dhe bizneseve, si dhe plaçkitje, do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen.

    Protestat zhvillohen në një periudhë pasigurie politike, rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale. Kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, dënoi trazirat dhe akuzoi partinë e rivalit të saj të së majtës, Jean-Luc Mélenchon, se kishte legjitimuar dhunën.

    Mélenchon, i cili kishte mbështetur demonstratat, u bëri thirrje protestuesve të mos përfshihen në plaçkitje, duke i cilësuar ato si të papajtueshme me metodat e lëvizjes së tij.

    Lëvizja e Jelekëve të Verdhë, e cila tetë vjet më parë organizoi protesta kundër planeve për rritjen e taksave të karburanteve, kishte bërë thirrje për demonstratat e së shtunës, të cilat u organizuan nën sloganin “Të verdhët dhe të rinjtë”.

    Përveç rritjes së kostos së jetesës, protestuesit shprehën pakënaqësi edhe ndaj politikanëve dhe përqendrimit të pasurisë. Në Paris, disa pjesëmarrës brohoritën slogane kundër policisë dhe kërkuan dorëheqjen e Macronit.

    “Qeveria po dridhet dhe me të drejtë, sepse kur populli francez zemërohet, nuk ndalet”, deklaroi Ryad Rani, drejtues i organizatës përfaqësuese të nxënësve të shkollave të mesme, LSU.

    Burimi: RTKLive

  • Prangoset një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Komoran

    Prangoset një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Komoran

    Prangoset një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Komoran

    Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, pas një sulmi fizik në fshatin Komoran të Gllogocit.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, ku i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar më 17 tetor.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u bë e ditur në raportin 24-orësh./Klankosova.tv