Category: Lajme

  • Prangoset një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Komoran

    Prangoset një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Komoran

    Prangoset një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Komoran

    Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, pas një sulmi fizik në fshatin Komoran të Gllogocit.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, ku i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar më 17 tetor.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u bë e ditur në raportin 24-orësh./Klankosova.tv

  • Rama për protestën: Po bëhet qëllimshëm për të penguar anëtarësimin në BE (VIDEO)

    Rama për protestën: Po bëhet qëllimshëm për të penguar anëtarësimin në BE (VIDEO)

    Rama për protestën: Po bëhet qëllimshëm për të penguar anëtarësimin në BE (VIDEO)

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar organizatorët e protestave të dhunshme në vend për përfshirje kriminale dhe ndikim të huaj.

    Rama tha se ato janë të organizuara qëllimisht për të penguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Këtë deklarim ai e bërë në një paraqitje live ku iu drejtua qytetarëve këtë mëngjes.

    Shefi i qeverisë shqiptare, i ka cilësuar studentët që protestojnë në bulevard si pengje të një grupi personash të maskuar, të cilët, sipas tij, po përdorin edhe të mitur gjatë përplasjeve me Policinë.

    Ai i ka ndërlidhur protestat në Shqipëri me demonstratat e zhvilluara në vende të tjera, duke përmendur Parisin, Romën, Milanon, Torinon, Portugalinë dhe Brazilin. Sipas tij, një pjesë e studentëve që marrin pjesë në protesta janë radikalizuar dhe ndikuar nga ide ekstremiste.

    Siç theksoi ai protestat kanë edhe prapavijë politike, pasi po zhvillohen në një periudhë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, transmeton Klankosova.tv

    “Kur është më afër se kurrë ëndrra historike, shfaqet kjo plagë e tmerrshme, e gjitha e inskenuar”, ka deklaruar Rama.

    Megjithatë, kryeministri ka pranuar se të rinjtë janë të pakënaqur dhe kërkojnë ndryshime, duke e ndarë këtë pakënaqësi nga veprimet e dhunshme për të cilat ai fajëson një grup protestuesish.

    “Po, të rinjtë janë të frustruar dhe të zemëruar. Po, studentët duan më shumë, duan ndryshim”, ka thënë ai.

  • Ekskluzive | Sulmohet me mjet të fortë dhe grushte një 23-vjeçar në Mitrovicë të Veriut – përfundon në spital, sulmuesi në kërkim

    Ekskluzive | Sulmohet me mjet të fortë dhe grushte një 23-vjeçar në Mitrovicë të Veriut – përfundon në spital, sulmuesi në kërkim

    Ekskluzive | Sulmohet me mjet të fortë dhe grushte një 23-vjeçar në Mitrovicë të Veriut – përfundon në spital, sulmuesi në kërkim

    Një përleshje fizike ka ndodhur pak para mesnatës në Mitrovicë të Veriut, ku një i ri ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është sulmuar me mjet të fortë dhe grushte. Lëndimet në qafë dhe fytyrë kanë bërë që ai të mbahet nën trajtim mjekësor deri në mëngjes.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:40, në rrugën “Zoran Gjingjiq”, ku Policia është njoftuar për një përleshje fizike.

    Kur patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes, është informuar se një person i lënduar tashmë ishte marrë nga autoambulanca dhe ishte transportuar në spital.

    Policët kanë shkuar në spital, ku kanë konfirmuar se viktima ishte Srdjan Stepanoviq, 23 vjeçar, i cili po merrte trajtim mjekësor.

    Sipas vlerësimit të mjekut kujdestar, i riu kishte pësuar lëndime në pjesën e qafës nga një mjet i fortë, ndërsa në fytyrë dyshohet se ishte goditur me grushte.

    Lëndimet janë klasifikuar si të lehta, por për shkak të gjendjes së tij, mjeku ka rekomanduar vazhdimin e trajtimit dhe qëndrimin në spital deri në mëngjes.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Deri në momentin e raportimit nuk ishte identifikuar asnjë person i dyshuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe për të identifikuar personin apo personat e përfshirë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Sulmohet me mjet të fortë dhe grushte një 23-vjeçar në Mitrovicë të Veriut – përfundon në spital, sulmuesi në kërkim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia ndal një VW të bardhë në Prishtinë – pasagjerit të mitur i gjendet thikë, sekuestrohet nga njësia speciale

    Policia ndal një VW të bardhë në Prishtinë – pasagjerit të mitur i gjendet thikë, sekuestrohet nga njësia speciale

    Policia ndal një VW të bardhë në Prishtinë – pasagjerit të mitur i gjendet thikë, sekuestrohet nga njësia speciale

    Një kontroll policor në orët e vona të së shtunës në Prishtinë ka përfunduar me sekuestrimin e një thike, pasi mjeti i mprehtë është gjetur te një pasagjer i mitur që po udhëtonte me një veturë të bardhë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:40, në rrugën “Ramiz Cërnica”, ku një ekip i Njësisë së Reagimit të Shpejtë ishte vendosur në pikë kontrolli.

    Gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë Volkswagen, ngjyrë të bardhë, ndërsa te njëri prej pasagjerëve, 17-vjeçar, është gjetur një thikë.

    Pas zbulimit të mjetit të mprehtë, i mituri është shoqëruar në stacion policor, ndërsa thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Me udhëzim të prokurorit kujdestar për të mitur, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    I mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia ndal një VW të bardhë në Prishtinë – pasagjerit të mitur i gjendet thikë, sekuestrohet nga njësia speciale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Rrahje pak para mesnatës në Fushë Kosovë – 30-vjeçari goditet në kokë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

    Ekskluzive | Rrahje pak para mesnatës në Fushë Kosovë – 30-vjeçari goditet në kokë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

    Ekskluzive | Rrahje pak para mesnatës në Fushë Kosovë – 30-vjeçari goditet në kokë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

    Një përleshje fizike ka ndodhur pak para mesnatës në Fushë Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se është goditur në kokë nga një person tjetër, duke pësuar lëndime trupore për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:50, në rrugën “Isuf Hoxha”, ku është raportuar një konflikt fizik mes dy personave.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, viktima është R.F, 30-vjeçar, i cili ka deklaruar në Polici se është sulmuar fizikisht nga Mentor Puqolli, 41-vjeçar.

    Fazlija ka raportuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte goditur në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Pas incidentit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

    Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Mentor Puqolli është ndaluar për 48 orë.

    Rrethanat dhe motivi i konfliktit mbeten për t’u sqaruar gjatë hetimeve.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Rrahje pak para mesnatës në Fushë Kosovë – 30-vjeçari goditet në kokë, i dyshuari ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hynë me forcë nga dritarja, hajnat vjedhin ar dhe para në një shtëpi në Prishtinë

    Hynë me forcë nga dritarja, hajnat vjedhin ar dhe para në një shtëpi në Prishtinë

    Hynë me forcë nga dritarja, hajnat vjedhin ar dhe para në një shtëpi në Prishtinë

    Një shtëpi  në “Lagjen e Gjelbër” në Prishtinë është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe para.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje, në intervalin kohor nga ora 18:00 deri në 22:00.

    Ankuesi, ka njoftuar policinë se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes dritares, nga ku kanë marrë stolitë e arit dhe paratë.

    Rasti është duke u hetuar”, thotë Policia./Klankosova.tv

      

  • Rama për protestën: Po bëhet qëllimshëm për të penguar anëtarësimin në BE (VIDEO)

    Rama: Pas protestave në Shqipëri qëndron dora e huaj (VIDEO)

    Rama për protestën: Po bëhet qëllimshëm për të penguar anëtarësimin në BE (VIDEO)

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar organizatorët e protestave të dhunshme në vend për përfshirje kriminale dhe ndikim të huaj.

    Rama tha se ato janë të organizuara qëllimisht për të penguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Këtë deklarim ai e bërë në një paraqitje live ku iu drejtua qytetarëve këtë mëngjes.

    Shefi i qeverisë shqiptare, i ka cilësuar studentët që protestojnë në bulevard si pengje të një grupi personash të maskuar, të cilët, sipas tij, po përdorin edhe të mitur gjatë përplasjeve me Policinë.

    Ai i ka ndërlidhur protestat në Shqipëri me demonstratat e zhvilluara në vende të tjera, duke përmendur Parisin, Romën, Milanon, Torinon, Portugalinë dhe Brazilin. Sipas tij, një pjesë e studentëve që marrin pjesë në protesta janë radikalizuar dhe ndikuar nga ide ekstremiste.

    Siç theksoi ai protestat kanë edhe prapavijë politike, pasi po zhvillohen në një periudhë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, transmeton Klankosova.tv

    “Kur është më afër se kurrë ëndrra historike, shfaqet kjo plagë e tmerrshme, e gjitha e inskenuar”, ka deklaruar Rama.

    Megjithatë, kryeministri ka pranuar se të rinjtë janë të pakënaqur dhe kërkojnë ndryshime, duke e ndarë këtë pakënaqësi nga veprimet e dhunshme për të cilat ai fajëson një grup protestuesish.

    “Po, të rinjtë janë të frustruar dhe të zemëruar. Po, studentët duan më shumë, duan ndryshim”, ka thënë ai.

  • Shqetësoi nënën dhe demoloi derën e shtëpisë, prangoset një person në Graçanicë

    Shqetësoi nënën dhe demoloi derën e shtëpisë, prangoset një person në Graçanicë

    Shqetësoi nënën dhe demoloi derën e shtëpisë, prangoset një person në Graçanicë

    Një person është arrestuar në Graçanicë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe dëmtim të pronës.

    Siç thuhet në  raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:30, pas një mosmarrëveshjeje, kur i dyshuari ka shqetësuar nënën e tij dhe ka demoluar derën e shtëpisë.

    Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një elektroshok.

    “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

  • Përleshje mes bashkëshortëve në Orllan – burri dyshohet se sulmoi gruan, ajo mori thikën e kuzhinës për t’u mbrojtur, të dy ndalohen

    Përleshje mes bashkëshortëve në Orllan – burri dyshohet se sulmoi gruan, ajo mori thikën e kuzhinës për t’u mbrojtur, të dy ndalohen

    Përleshje mes bashkëshortëve në Orllan – burri dyshohet se sulmoi gruan, ajo mori thikën e kuzhinës për t’u mbrojtur, të dy ndalohen

    Një konflikt mes bashkëshortëve ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e të dyve për 48 orë në fshatin Orllan të Podujevës. Burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, ndërsa ajo ka marrë një thikë kuzhine, duke deklaruar se këtë e kishte bërë për t’u vetëmbrojtur.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 17 tetor, rreth orës 23:30, kur Policia është njoftuar për një rast të dhunës në familje.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, në incident janë përfshirë bashkëshortët K.H. 32 vjeçar dhe A.A. 25 vjeçare, mes të cilëve fillimisht kishte nisur një fjalosje.

    Konflikti dyshohet se ka përshkallëzuar kur burri e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten. Kjo e fundit, sipas deklarimit të saj, ka marrë një thikë kuzhine për t’u mbrojtur.

    Thika është sekuestruar nga Policia, ndërsa sipas informatave fillestare, nga incidenti nuk janë raportuar persona të lënduar.

    Të dy bashkëshortët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

    Me vendim të prokurores kujdestare, të dy bashkëshortët janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe pretendimin e gruas se thikën e kishte marrë për vetëmbrojtje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përleshje mes bashkëshortëve në Orllan – burri dyshohet se sulmoi gruan, ajo mori thikën e kuzhinës për t’u mbrojtur, të dy ndalohen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lajm i mirë | Gjendet në sheshin e Prishtinës 15-vjeçarja e zhdukur nga Drenasi – kthehet shëndoshë e mirë në familje

    Lajm i mirë | Gjendet në sheshin e Prishtinës 15-vjeçarja e zhdukur nga Drenasi – kthehet shëndoshë e mirë në familje

    Lajm i mirë | Gjendet në sheshin e Prishtinës 15-vjeçarja e zhdukur nga Drenasi – kthehet shëndoshë e mirë në familje


    Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për familjen, është gjetur vajza e mitur nga Drenasi, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, pa bërë të ditur se ku po shkonte.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 15-vjeçarja është gjetur mbrëmjen e 17 tetorit në sheshin e Prishtinës, ku është lokalizuar nga familjarët e saj.

    Rasti ishte raportuar në Polici më 16 tetor, rreth orës 12:40, pasi familja kishte humbur kontaktet me të miturën, e cila ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, rreth orës 16:00.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, familjarët kanë njoftuar autoritetet rreth orës 20:40 të 17 tetorit se vajza ishte gjetur dhe ishte kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

    Pas gjetjes, e mitura është intervistuar në prani të një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa më pas, me kërkesën e saj, është kthyer te familja në Drenas.

    Kështu, rasti i raportuar si “Person i zhdukur” ka përfunduar me gjetjen e sigurt të së miturës.

    Për shkak të moshës së saj, Sinjali nuk publikon të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e vajzës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lajm i mirë | Gjendet në sheshin e Prishtinës 15-vjeçarja e zhdukur nga Drenasi – kthehet shëndoshë e mirë në familje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali