Category: Lajme

  • Protestat në Tiranë/ 11 persona lihen në burg, 40 të tjerë lirohen nga paraburgimi. Zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

    Protestat në Tiranë/ 11 persona lihen në burg, 40 të tjerë lirohen nga paraburgimi. Zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 51 persona të arrestuar në lidhje me protestat dhe përplasjet e ditëve të fundit në kryeqytet.

    Sipas vendimit të shpallur sot në mbasdite 11 persona janë lënë në “Arrest në burg”, 5 në “Arrest në shtëpi”, 25 me “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa për 10 të tjerë është caktuar masa “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, duke u ndaluar të afrohen brenda 500 metrave nga institucionet publike apo të qëndrojnë në sheshe dhe mjedise ku zhvillohen tubime ose manifestime pa autorizimin e Gjykatës.

    Për 40 persona Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahen të arrestuar, ndaluar apo të izoluar për një çështje tjetër penale.

    Masat e sigurisë janë caktuar për akuza që lidhen me ngjarjet gjatë protestave të ditëve të fundit.

    Nga 11 personat e lënë në “Arrest në burg”, 5 prej tyre, Z.M., E.B., J.P., L.B. dhe S.F., dyshohen për “Shkatërrim të pronës” dhe “Kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Për R.D. rëndojnë katër akuza: “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Ndërkohë, N.T. dhe B.M. dyshohen për “Pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Tre të tjerët, G.S., A.A. dhe E.Sh., dyshohen për “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

    Pesë personat e lënë në “Arrest në shtëpi” janë K.B., E.Z., A.Çe., A.Ça. dhe K.B.  Dy prej tyre dyshohen për “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa tre të tjerët për “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

    Burimi: Dukagjini

  • Muriqi shënon përsëri, vulos fitoren e Fenerbahçes ndaj Alanyasporit

    Muriqi shënon përsëri, vulos fitoren e Fenerbahçes ndaj Alanyasporit

    Muriqi shënon përsëri, vulos fitoren e Fenerbahçes ndaj Alanyasporit

    Vedat Muriqi ka gjetur përsëri rrugën drejt golit, duke qenë protagonist në fitoren e Fenerbahçes ndaj Alanyasporit.

    Sulmuesi kosovar shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 87-të, duke vulosur fitoren me rezultat 3-0.

    Muriqi vazhdon të tregojë formë të mirë, duke ndihmuar skuadrën e tij në kampionatin turk.

    Pas kësaj fitoreje, Fenerbahçe renditet në vendin e tretë në Superligën turke, me gjithsej 16 pikë.


    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Muriqi shënon përsëri, vulos fitoren e Fenerbahçes ndaj Alanyasporit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Emergjenca e re: Nisi në 2016-ën, por s'bitiset edhe 3 vjet (VIDEO)

    Emergjenca e re: Nisi në 2016-ën, por s’bitiset edhe 3 vjet (VIDEO)

    Emergjenca e re: Nisi në 2016-ën, por s'bitiset edhe 3 vjet (VIDEO)

    Nisi para një dekade, e as 10 vjet më pas ende nuk u bitis.

    Për më tepër, janë bërë disa vjet që Emergjenca e Re, si projekt i rëndësishëm për shëndetësinë publike, mbeti veç me mure të ngritura, raporton Klan Kosova.

    Përkundër disa përpjekjeve, sivjet punimet në këtë objekt kanë rifilluar pas përfundimit të tenderit për vazhdimin e këtij projekti.

    Plani është që Qendra e Mjekësisë Emergjente ta hapë portën për pacientë pas 3 vitesh.

    Në këtë objekt do të zhvendoset Klinika Emergjente, e cila nga paslufta funksionon në hapësira tejet të vogla në raport me nevojat e popullatës.

    Ndërkaq, një nga katet e emergjencës së re do t’i dedikohet krejtësisht njësisë së Mjekimit Intensiv Qendror, ku numri i shtretërve do të dyfishohet. Aktualisht MIQ ka maksimalisht 22 shtretër ku trajton rastet më të rënda në nivel vendi.

    Ky projekt i vazhduar do të kushtojë mbi 20 milionë euro, anise në 2016 ndërtimi i këtij objekti spitalor ishte kostuar në vlerë mbi 8 milionë euro.

    Detajet i gjeni në kronikën më poshtë:

  • Rruga “B” në Prishtinë: Bllokohet kanalizimi, pisllëqet mbi tokë (VIDEO)

    Rruga “B” në Prishtinë: Bllokohet kanalizimi, pisllëqet mbi tokë (VIDEO)

    Rruga “B” në Prishtinë: Bllokohet kanalizimi, pisllëqet mbi tokë (VIDEO)

    Prej gati katër ditësh, një pjesë e “Rrugës B” në Prishtinë është mbuluar nga ujërat e zeza pas shpërthimit të rrjetit të kanalizimit, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe duke shkaktuar kundërmim të rëndë.

    Kalimi në këtë segment është bërë tejet i vështirë për banorët, të cilët krahas pengesave në lëvizje, detyrohen të mbulojnë fytyrën edhe me shall për t’u mbrojtur nga era e padurueshme, raporton Klan Kosova.

    Të lodhur nga kjo situatë, qytetarët shprehen të revoltuar për rrezikun shëndetësor dhe pamjen e shëmtuar në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

    Për këtë shqetësim, Drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës ka thënë për Klankosova.tv se intervenimi i parë nuk pati sukses, por zgjidhja pritet në fillim të javës.

    Gatishmërinë për të dalë bashkërisht në terren të hënën për eliminimin e avarisë e kanë konfirmuar edhe nga KRU “Prishtina”.

    Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

  • Projektligji i ri: A do t’i marrë qeveria pronat e komunave? (VIDEO)

    Projektligji i ri: A do t’i marrë qeveria pronat e komunave? (VIDEO)

    Projektligji i ri: A do t’i marrë qeveria pronat e komunave? (VIDEO)

    Ligji për Pronën Publike, i cili hyri në fuqi në vitin 2023, pritet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës në prill të vitit 2027, sipas agjendës legjislative, ndonëse Ministria e Drejtësisë kishte nisur procesin për ndryshimin dhe plotësimin e tij gjatë vitit 2026.

    Përmes këtij ligji synohet që disa prona që aktualisht janë në pronësi të komunave të kalojnë në pronësi të shtetit.

    Në Asociacionin e Komunave të Kosovës vlerësojnë se vonesa në trajtimin e kësaj çështjeje nuk është dashur të ndodhte dhe presin që ligji të ndryshohet.

    Ndërkohë, Ligji për Minierat dhe Mineralet, përkatësisht neni 31 i tij, kërkon marrëveshje për shfrytëzimin e sipërfaqes me pronarët e regjistruar të pronave. Ky kusht po ua vështirëson licencimin shumë bizneseve.

    Zgjidhja për këtë problem pritet deri në fund të këtij viti, e jo në pranverën e vitit 2027.

    Në rast se projektligji nuk përcakton qartë se si do të trajtohen kontratat ekzistuese dhe marrëveshjet e reja, kompanitë mund të përballen me paqartësi lidhur me të drejtat e tyre mbi parcelat.

    Televizioni ka dërguar pyetje në Ministrinë e Drejtësisë lidhur me këtë çështje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

    Kronika në vijim sjell detaje:

  • Macron dënon dhunën në protesta: Nuk ka vend për dhunë në Republikën tonë

    Macron dënon dhunën në protesta: Nuk ka vend për dhunë në Republikën tonë

    Macron dënon dhunën në protesta: Nuk ka vend për dhunë në Republikën tonë

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave në vend, duke paralajmëruar se personat përgjegjës për dëmtimin e institucioneve publike dhe bizneseve do të përballen me drejtësinë.

    Përmes një deklarate, Macron ka theksuar se ata që kanë sulmuar prefekturat dhe bizneset, si dhe kanë plaçkitur ndërtesat komunale, do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen.

    “Nuk ka vend për dhunë në Republikën tonë”, ka deklaruar Macron.

    Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen për forcat e rendit, të cilat, sipas tij, kanë për detyrë të garantojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

    “Për forcat e rendit, garantues të së drejtës për të demonstruar, unë them mbështetje nga Kombi”, ka thënë presidenti francez.

    Macron ka bërë thirrje për unitet kundër atyre që i ka cilësuar si “mbjellës të kaosit”, duke i akuzuar se synojnë të rrëzojnë institucionet dhe të pengojnë qytetarët që të shprehin paqësisht kërkesat e tyre.


    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Macron dënon dhunën në protesta: Nuk ka vend për dhunë në Republikën tonë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bajrami kërkon hetimin e rreth 3 mijë kontratave njëburimore: Tenderët janë kthyer në praktikë qeverisëse

    Bajrami kërkon hetimin e rreth 3 mijë kontratave njëburimore: Tenderët janë kthyer në praktikë qeverisëse

    Bajrami kërkon hetimin e rreth 3 mijë kontratave njëburimore: Tenderët janë kthyer në praktikë qeverisëse

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të hetojë kontratat njëburimore, për të cilat thotë se janë kthyer në praktikë të zakonshme të qeverisjes.

    Në një reagim publik, Bajrami ka pretenduar se rreth 3 mijë kontrata të tilla dëshmojnë se kjo praktikë nuk është më përjashtim, ndërsa ka ngritur shqetësime për mungesën e konkurrencës dhe pasojat e saj.

    Ajo ka përmendur edhe rastin e furnizimit me pelet, ku, sipas saj, Komuna e Podujevës ka kontraktuar peletin përmes një tenderi të negociuar, me çmim 120 euro më të lartë për ton sesa Komuna e Rahovecit, e cila e ka realizuar blerjen përmes tenderit të hapur.

    Bajrami ka vënë në pah edhe kontrastin mes këtyre procedurave dhe mungesës së barnave esenciale për pacientët me kancer, duke kritikuar dështimet në prokurim.

    Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë të gjitha kontratat njëburimore, arsyet e përdorimit të procedurave të negociuara, çmimet dhe përfituesit e tyre.

    “Buxheti i shtetit është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Për çdo euro duhet të jepet llogari!”, ka shkruar Bajrami.


    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bajrami kërkon hetimin e rreth 3 mijë kontratave njëburimore: Tenderët janë kthyer në praktikë qeverisëse appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

    Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

    Sipas analistëve, pushteti po e përdor çështjen e Kosovës për të dobësuar mbështetjen ndaj Listës Studentore, rivales kryesore në këto zgjedhje.

    “Ajo që kemi vërejtur gjatë përcjelljes së fushatës është se Kosovën më së shpeshti e përdor pushteti në fushatën negative kundër studentëve, me pretendimin se ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Në këtë mënyrë përpiqet të largojë një pjesë të votuesve me orientim më nacional nga Lista Studentore”, tha Sofija Popovbiq nga European Western Balkans.

    Qëndrimet mbeten të njohura. Pushteti dhe Lista Studentore i referohen Kushtetutës së Serbisë. Disa parti nacionaliste kërkojnë tërheqjen nga marrëveshjet e Brukselit. Një qasje tjetër paraqet koalicioni opozitar “Serbia Evropiane”, i cili kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    “Ne kemi dokumente të miratuara në Kuvend dhe duhet të veprojmë në përputhje me to. Duhet të liberalizojmë tregtinë, udhëtimet, arsimin, sportin e kështu me radhë. Për mua kjo është çështje njerëzore, jo çështje shtetësie”, tha  Goran Jeshiq,  nga Koalicioni “Serbia Evropiane”.

    Kosova mbetet pjesë e përplasjeve politike në Serbi. Por të rëndësishme janë edhe votat e serbëve të Kosovës. Më 25 tetor, ata do të votojnë në Rashkë, Vranjë, Kurshumli dhe Tutin.

    Qeverinë e ardhshme në Beograd e presin detyrimet nga dialogu. Për Kosovën dhe rajonin, mbetet pyetja: a do të ndryshojë pas zgjedhjeve vetëm retorika politike, apo edhe qasja e Beogradit ndaj Kosovës?

     

    Burimi: RTKLive

  • Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

    Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

    Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

    Tre zyrtarë policorë, derisa po patrullonin gjatë orarit të punës, mesnatën e 15 tetorit ndalën një veturë për kontroll, të cilën po e drejtonte një vajzë.

    Por shoferes të cilës i kërkuan dokumentet, leja e vozitjes i mungoi.

    Andaj, sipas burimeve, që vajza të mos gjobitej, ata ia dhanë një ide që të shkojë me të tre në një motel në Çagllavicë, për favore seksuale, raporton Klan Kosova.

    Teksa kjo u nis me veturë pas tyre, rrugën thuhet se e devijoi e shkoi për tek tezja, që po ashtu është kolege me tre të uniformuarit.

    Kështu, bashkë me të, viktima shkoi tek rrethi i Çagllavicës, veçse ruajtësve të rendit, nga vetura nuk iu doli kush pritën.

    Me ta u mor familjarja e vajzës, e cila i njoftoi se ka përgatitur një raport të detajuar për t’ia nisur atë komandantit të tyre në Stacionin “Jugu” në Prishtinë.

    Ashtu edhe u veprua. Të njëjtit i lajmëroi në Polici, e edhe provat që i patën iu dorëzuan atyre.

    E pas këtyre procedurave, Inspektorati Policor ngriti dyshimet që tre zyrtarët policorë, që i përkasin gjeneratave të fundit, kryen dy vepra penale.

    Lidhur me rastin, me udhëzim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedura penale për veprat e dyshuara.

    Kronika më poshtë sjell detaje:

  • Rama në terren, u premton ndihmë bizneseve të dëmtuara (VIDEO)

    Rama në terren, u premton ndihmë bizneseve të dëmtuara (VIDEO)

    Rama në terren, u premton ndihmë bizneseve të dëmtuara (VIDEO)

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet.

    Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u ka bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania.

    Ndër të tjera ai shtoi se mbron të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar teksa theksoi se personat me maska që thyejnë bizneset po kryejnë krime. Rama tha se ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi.

    “Do të bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘Dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompaninë e sigurimit nëse keni”, u shpreh mes tjerash Rama.

    Kronika më poshtë sjell detaje: