Category: Lajme

  • Protesta në Tiranë: I vihet flaka Gjykatës së Lartë

    Protesta në Tiranë: I vihet flaka Gjykatës së Lartë

    Protesta në Tiranë: I vihet flaka Gjykatës së Lartë

    Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre.

    TopChannel raporton se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë, transmeton Klankosova.tv.

    Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar pranë ka marrë flakë, bashkë koshat e mbeturinave.

    Pas disa minutash, në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja për të evituar djegien e gjithë godinës.

    Ky incident vjen pas flakëve te ish-hotel Dajti, që tashmë shërben di filial i Bankës së Shqipërisë.

     

  • Spalletti vlerëson Zhegrovën: Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme, meriton më shumë minuta

    Spalletti vlerëson Zhegrovën: Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme, meriton më shumë minuta

    Spalletti vlerëson Zhegrovën: Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme, meriton më shumë minuta

    Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka vlerësuar cilësitë e Edon Zhegrovës, duke theksuar talentin dhe aftësinë e sulmuesit kosovar për të vënë në vështirësi mbrojtjet kundërshtare.

    Spalletti ka veçuar lëvizjet e paparashikueshme të Zhegrovës, të cilat e bëjnë atë të rrezikshëm në duelet individuale dhe i mundësojnë të krijojë raste edhe në situata të vështira.

    “Zhegrova ka aftësi të jetë shkatërrues për kundërshtarët, falë karakteristikave të tij dhe mënyrës se si luan. Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme për kundërshtarët, por ndonjëherë janë të paparashikueshme edhe për vetë atë”, ka deklaruar trajneri italian.

    Megjithatë, tekniku ka theksuar se liria krijuese e futbollistit kosovar duhet të shoqërohet me ekuilibrin e duhur taktik të skuadrës.

    Sipas Spallettit, Zhegrova mund të shfrytëzohet edhe më mirë nëse ekipi arrin të krijojë balancën e nevojshme në krahun tjetër të fushës.

    Në fund, trajneri italian ka dhënë një vlerësim pozitiv për paraqitjet e anësorit kosovar, duke lënë të kuptohet se ai meriton më shumë hapësirë në lojë.

    “Duke u bazuar në atë që na ka treguar, Zhegrova do ta meritonte më shumë kohë loje”, ka përfunduar Spalletti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Spalletti vlerëson Zhegrovën: Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme, meriton më shumë minuta appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • PSG fiton me zor në transfertë

    PSG fiton me zor në transfertë

    PSG fiton me zor në transfertë

    Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore 1-3 në udhëtim ndaj Strasbourgut, pas një përmbysjeje në minutat e fundit të ndeshjes.

    Strasbourgu kaloi në epërsi në minutën e 17-të me golin e Giovanni Reynas, pas një goditjeje të devijuar brenda zonës.

    PSG barazoi në minutën e 77-të, kur Ilya Zabarnyi shënoi pas asistimit të Ousmane Dembeles.

    Dembele realizoi golin e përmbysjes në minutën e 85-të, ndërsa Desire Doue vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 9+3’, pas pasimit të Ferran Torresit.

  • Rodri kthen buzëqeshjen te katalunasit, risjell epërsinë për Barçën

    Rodri kthen buzëqeshjen te katalunasit, risjell epërsinë për Barçën

    Rodri kthen buzëqeshjen te katalunasit, risjell epërsinë për Barçën

    Barcelona po fiton 1-2 ndaj Real Betisit në derbin e kësaj jave në La Liga.

    Kësaj radhe ishte Rodri ai që realizoi për mysafirët.

    Ai shënoi në minutën e 41-të pas asistimit nga Fermin Lopezi.

  • Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

    Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

    Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

    Sukseset e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur, teksa këtë herë janë talentet e rinj të grupmoshës U16 që kanë shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në qytetin Arta të Greqisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetrajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka, i cili përmes një postimi ka përgëzuar paraqitjen mbresëlënëse të garuesve të rinj kosovarë përballë një konkurrence mjaft të ashpër, transmeton Klankosova.tv.

    Në këtë kampionat, Teuta dhe Emira arritën të stolisën me medalje të arta, duke dominuar kategoritë e tyre, ndërsa Anuari siguroi medaljen e bronztë. Një paraqitje dinjitoze pati edhe Norgena, e cila pas katër fitoreve radhazi arriti deri në luftën vendimtare për medalje, duke u renditur në vendin e pestë.

    Gjenerata që po vjen! Teuta, Emira, Anuari e Norgena sot ishin të shkëlqyeshëm! Ballkaniku U16 ishte sot garë e fortë dhe secilit iu desh të fitojë së paku 4-5 lufta deri në luftërat për medalje! Teuta e Emira të arta, Anuari i bronztë e Norgena pas plot 4 fitoreve erdhi deri në luftën për medalje dhe mbeti e 5-ta. Gjeneratë e ndërtuar dhe që afër tyre po vijnë edhe shumë fëmijë të tjerë, po shkëlqejnë në çdo garë!”, ka shkruar Kuka.

    Kuka gjithashtu ka bërë të ditur se ekipi i Kosovës në këtë garë në Greqi po udhëhiqet nga trajneri Meli Zeka, pjesë e shtabit teknik të xhudos.

  • Arbana Osmani kritikon mënyrën si po trajtohet dhuna ndaj të miturve: “Askush nuk e meriton këtë”

    Arbana Osmani kritikon mënyrën si po trajtohet dhuna ndaj të miturve: “Askush nuk e meriton këtë”

    Arbana Osmani kritikon mënyrën si po trajtohet dhuna ndaj të miturve: “Askush nuk e meriton këtë”

    Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të dhunës ndaj të miturve në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen këto ngjarje në publik.

    Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Osmani ka bërë të ditur se ka zgjedhur të heshtë për disa ditë, në mënyrë që ta kuptojë më mirë situatën dhe zhvillimet e fundit.

    Ajo ka theksuar se ngjarje të tilla nuk duhet të kthehen në spektakël apo të përdoren për të fituar vëmendje dhe popullaritet në rrjetet sociale.

    “Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh”, ka shkruar moderatorja.

    Osmani ka kritikuar gjithashtu komentimin e rasteve të dhunës ndaj të miturve si një mundësi për të siguruar status dhe pëlqime në Instagram, duke nënvizuar se çështje kaq të ndjeshme kërkojnë trajtim me përgjegjësi dhe jo shfrytëzim për vëmendje publike.

    Screenshot

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arbana Osmani kritikon mënyrën si po trajtohet dhuna ndaj të miturve: “Askush nuk e meriton këtë” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bullgaria kundërshton shkurtimet e propozuara në buxhetin e BE-së

    Bullgaria kundërshton shkurtimet e propozuara në buxhetin e BE-së

    Këshilli Ekonomik dhe Social i Bullgarisë nuk e mbështet uljen në Kornizën Financiare Shumëvjeçare për vitet 2028–2034 të propozuar nga Presidenca Irlandeze e Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Shkurtimi i propozuar prej 8% në buxhetin e BE-së do të rrezikonte aftësinë e Bashkimit për t’iu përgjigjur në mënyrë të qëndrueshme, adekuate dhe të vazhdueshme sfidave ekonomike, sociale dhe gjeopolitike në rritje, thotë Këshilli në një deklaratë, duke reflektuar konsensusin e organizatave të punëdhënësve, sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile mbi të ardhmen e buxhetit evropian.

    Këshilli bën thirrje për përshpejtimin e negociatave mbi buxhetin afatgjatë të BE-së dhe ruajtjen e Politikës së Kohezionit dhe Politikës së Përbashkët Bujqësore si shtylla kryesore të financimit evropian. Sipas Këshillit, çdo shkurtim i mundshëm duhet të jetë i synuar dhe proporcional dhe jo i tërthortë.

    Deklarata gjithashtu kundërshton uljen e propozuar prej 13% në Fondin Evropian të Konkurrueshmërisë, uljen prej gati 10% në programin Horizon Europe dhe uljen prej 14% në Instrumentin Connecting Europe. ESE paralajmëron se shkurtimet në këtë të fundit mund të dëmtojnë sigurinë ekonomike për shkak të cenueshmërisë në rritje të infrastrukturës kritike.

    Këshilli kundërshton reduktimet në fondet për Politikën e Kohezionit dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore dhe bën thirrje për një buxhet të veçantë për zhvillimin rural. Ai gjithashtu propozon që Fondi Social Evropian Plus (ESF+) të mbetet një instrument i pavarur që mbështet punësimin, përfshirjen sociale dhe zhvillimin e aftësive, me financimin e tij të ruajtur.

    Këshilli nuk mbështet burimet e reja të propozuara të veta bazuar në Sistemin Tregtar të Emetimeve të BE-së dhe akcizat mbi produktet e duhanit, duke argumentuar se ato do të vendosnin një barrë të rëndë financiare në mënyrë disproporcionale mbi Shtetet Anëtare më të vogla, përfshirë Bullgarinë. Këshilli gjithashtu këmbëngul në ruajtjen e rregullit N+3 për thithjen e fondeve të BE-së në vend të rregullit të propozuar N+1.

    Këshilli mbështet përfshirjen e Planit të Klimës Sociale dhe mundësinë që Shtetet Anëtare të vendosin në mënyrë të pavarur nëse do të transferojnë fondet nga Fondi i Klimës Sociale në planet kombëtare dhe rajonale të partneritetit. Këshilli bën gjithashtu thirrje për një rishikim të sistemit ETS2 dhe shtyrjen e zbatimit të tij deri në vitin 2030, si dhe për një shtyrje në zbatimin e kërkesave të Rregullores për Emetimet e Metanit.

    Këshilli thekson nevojën për mbështetje të synuar për rajonet përgjatë kufirit lindor të BE-së, përfshirë rajonin e Detit të Zi, duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme gjeopolitike.
    Irlanda, e cila mban Presidencën me rotacion të Këshillit të BE-së, propozoi javën e kaluar shkurtimin e Kornizës së ardhshme Financiare Shumëvjeçare me rreth 140 miliardë euro, krahasuar me propozimin fillestar të Komisionit Evropian për një buxhet prej gati 1,985 trilionë eurosh. Shkurtimet e propozuara do të preknin kryesisht financimin për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin.
    Megjithatë, ky kompromis nuk arriti t’i kënaqte Gjermaninë dhe një grup vendesh që vazhdojnë të kërkojnë shkurtime të konsiderueshme; njëkohësisht, ai shkaktoi pakënaqësi edhe te vende si Franca, të cilat mbrojnë një kornizë buxhetore shumëvjeçare “ambicioze”.
    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për shkurtime të ndjeshme në buxhetin e ardhshëm të BE-së.
    Në kundërshtim me qëndrimin e Berlinit, Franca beson se nevojiten “burime të reja të veta” të konsiderueshme për të gjeneruar të ardhura shtesë për buxhetin e ardhshëm të BE-së. Kjo është një “kusht absolutisht thelbësor” për arritjen e një marrëveshjeje, deklaroi të mërkurën Pallati Élysée në lidhje me këtë çështje, raporton BTA.

    Burimi: Dukagjini

  • Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë para Kryeministrisë

    Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë para Kryeministrisë

    Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë para Kryeministrisë

    Dita e pestë e protestës së dhunshme vijon me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

    Aktualisht në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit” kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë para Kryeministrisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ylli merr fitoren në Gjakovë

    Ylli merr fitoren në Gjakovë

    Ylli merr fitoren në Gjakovë

    Golden Eagle Ylli ka mposhtur Vëllaznimin  86-100 në xhiron e pestë të Superligës  së Kosovës në basketboll.

    Kentrell Pullian i Vëllaznimit pati më së shumti pikë në ndeshje, 28.

    Ndërkaq, Davontrey Thomas me 26 pikë ishte më i dalluari te suharekasit.

    Kështu, Ylli ngjitet i dyti në tabelë me tetë pikë s aka edhe ldieri, Bashkimi, ndërkaq Vëllaznimi është  i shtati me gjashtë sosh.

  • Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

    Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

    Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

    Trajneri kosovar, Faruk Statovci, është shkarkuar nga drejtimi i Lepencit, vetëm disa orë pas barazimit 2-2 ndaj Besës së Pejës.

    Vendimin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Kaçaniku, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

    “Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”, thuhet në njoftimin e Lepencit.

    Klubi ka falënderuar Statovcin dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin, duke u uruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës.

    Statovci largohet nga Lepenci në një periudhë të vështirë për skuadrën, e cila renditet në vendin e 15-të në Ligën e Parë të Kosovës, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali