Category: Lajme

  • Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë?

    Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë?

    Vizita e ministrit të Brendshëm rus, Vladimir Kolokoltsev, në Islamabad ka vënë në pah shqetësimet e Moskës për sigurinë në rajon, ndërsa Rusia po zgjeron njëkohësisht bashkëpunimin me autoritetet talibane në Afganistan.

    Kolokoltsev mbërriti këtë javë në Pakistan për një vizitë katërditore, e para zyrtare e një ministri të Brendshëm rus në këtë vend. Megjithëse deklaratat nga të dyja palët u përqendruan te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, analistët e lidhin vizitën kryesisht me kërcënimin nga Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, e njohur si IS-K.

    Kjo degë e Shtetit Islamik është përgjegjëse për sulme të mëdha, përfshirë atë në aeroportin e Kabulit më 2021, shpërthimet në Kerman të Iranit dhe sulmin në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Rusi më 2024 raporton REL përcjell Dukagjini.

    Vizita pasoi takimin e Konsultimeve të Formatit të Moskës për Afganistanin, ku marrin pjesë edhe Kina, India dhe Irani. Gjatë takimit, përfaqësuesit pakistanezë dhe ata talibanë shkëmbyen akuza për mbështetjen e grupeve militante që rrezikojnë sigurinë rajonale.

    Për Rusinë, afrimi me Kabulin shihet si një mënyrë për të frenuar kërcënimet ekstremiste pranë Azisë Qendrore. Talibanët, ndërkaq, kërkojnë nga Moska mbështetje diplomatike dhe ndihmë ushtarake, në një kohë kur marrëdhëniet e tyre me Pakistanin janë përkeqësuar.

    Omar Samad, studiues në Këshillin Atlantik dhe ish-ambasador i Afganistanit në Kanada e Francë, e përshkruan këtë afrim si një riorganizim të interesave rajonale. Sipas tij, bashkëpunimi i mundëson Moskës të krijojë një zonë tampon me kosto të ulët dhe të kufizojë veprimtarinë e IS-K, rival ideologjik i talibanëve.

    Shqetësimet ruse për grupin u theksuan edhe në maj nga drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov, i cili paralajmëroi për rekrutimin e shtetasve të Azisë Qendrore dhe punëtorëve migrantë brenda Rusisë.

    Moska e njohu zyrtarisht qeverinë talibane në korrik 2025. Ky qëndrim shënon një ndryshim të madh nga vitet 1990, kur Rusia mbështeste forcat që luftonin kundër talibanëve. Afrimi ka nxitur gjithashtu kritika për shkak të kufizimeve të rënda ndaj grave dhe trajtimit të kundërshtarëve politikë nga autoritetet në Kabul.

    Bashkëpunimi mes palëve përfshin edhe fushën ushtarake. Në maj, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe ministri i Mbrojtjes i talibanëve, Mohammad Yaqoob, nënshkruan në Moskë një marrëveshje ushtarako-teknike.

    Kushtet e plota nuk janë publikuar. Sipas Yaqoobit, marrëveshja përqendrohet në riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake ruse që Afganistani zotëron tashmë dhe nuk përbën pakt për mbrojtje të ndërsjellë.

    Për talibanët, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse lidhet edhe me përplasjet me Pakistanin. Islamabadi akuzon Kabulin se strehon Tehrik-e Taliban Pakistan, grupin militant të njohur si TTP, i cili ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve dhe forcave pakistaneze të sigurisë. Autoritetet talibane i mohojnë këto akuza.

    Tensionet janë shoqëruar me përleshje kufitare dhe sulme ajrore pakistaneze brenda Afganistanit, të pasuara nga kundërpërgjigje të forcave talibane.

    Ndërkohë, disa raportime sugjerojnë një angazhim më të drejtpërdrejtë rus në mbështetjen e kapaciteteve ushtarake të Kabulit. Afghanistan International raportoi në qershor, duke cituar dy burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes së talibanëve, se Rusia po ndihmonte në financimin, trajnimin dhe pajisjen e një njësie speciale me 8.000 pjesëtarë.

    Sipas këtij raportimi, njësia e quajtur Hibati do të angazhohej kundër IS-K dhe për sigurinë përgjatë kufirit me Pakistanin.

    Raportime të tjera kanë përmendur përpjekje të talibanëve për të siguruar dronë dhe pajisje ushtarake nga Bjellorusia. Pretendimet për mbështetje financiare nga India dhe miratim nga Moska nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Rusia nuk ka njoftuar se po furnizon talibanët me teknologji dronësh apo se po ndihmon në zhvillimin e saj.

    Sipas Samadit, afrimi ruso-taliban ka shkaktuar shqetësim në Pakistan, ndërsa Kina dhe Irani ndajnë interesin e Moskës për kufizimin e pranisë ushtarake perëndimore në rajon.

    Ai vlerëson se përfitimet ushtarake të talibanëve mbeten të kufizuara dhe lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e tankeve e helikopterëve të epokës sovjetike. Për Moskën, ndërkaq, përparësi mbetet frenimi i kërcënimeve që mund të përhapen nga Afganistani drejt Azisë Qendrore dhe territorit rus.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbërrijnë forcat RENEA para Kryeministrisë në Tiranë

    Mbërrijnë forcat RENEA para Kryeministrisë në Tiranë

    Mbërrijnë forcat RENEA para Kryeministrisë në Tiranë

    Forcat RENEA kanë mbërritur para Kryeministrisë.

    Ata kanë krijuar një perimetër rreth këtij institucioni, shkruan A2.

    Ndërkohë, policia ka avancuar për të zmbrapsur protestuesit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbërrijnë forcat RENEA para Kryeministrisë në Tiranë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje me politika konkrete

    Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje me politika konkrete

    Gjini është ndalur edhe te lufta për liri dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar ato si pjesë të themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti.

    Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre vlerave, si dhe të respektimit të Kushtetutës dhe institucioneve shtetërore.

    Sipas Gjinit, Kushtetuta përfaqëson kontratën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve, ndërsa çdo veprim që cenon vlerat themelore, institucionet apo rendin kushtetues rrezikon të ardhmen e Kosovës dhe të brezave të rinj.

    Pas takimit me strukturat e partisë, Gjini ka deklaruar se Aleanca synon të ofrojë një alternativë politike për tejkalimin e krizës në vend.

    “Qendra e djathtë që ne e përfaqësojmë është zgjidhja e vetme për ta nxjerrë Kosovën nga kriza”, ka shkruar Gjini, duke falënderuar anëtarët e Aleancës për pjesëmarrjen dhe angazhimin.

    Burimi: RTKLive

  • Beshiri: Vuçiqi po e lufton Listën Shqiptare, Radoiçiqi po e ruan atë (VIDEO)

    Beshiri: Vuçiqi po e lufton Listën Shqiptare, Radoiçiqi po e ruan atë (VIDEO)

    Beshiri: Vuçiqi po e lufton Listën Shqiptare, Radoiçiqi po e ruan atë (VIDEO)

    Naim Leo Beshiri, kryetar i Institutit për Çështje Evropiane (IPES) me bazë në Beograd, në një deklaratë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se kryeterroristi Millan Radoiçiq po shfaqet nëpër tubimet parazgjedhore të partisë serbe në pushtet, SNS, parti kjo që udhëhiqet nga presidenti i dorëhequr serb, Alleksandar Vuçiq.  

    Sipas tij, me paraqitjet e tij publike, Radoiçiq po u dërgon mesazh punonjësve të bizneseve të tij partnere se duhet ta përkrahin Vuçiqin në zgjedhjet e 25 tetorit.

    “Ai është parë në qytetin nga vij unë, Kragujevc, ku Radoiçiq erdhi në mbështetje të Vuçiqit, sepse dihet që ai që është i akuzuar për terrorizëm, në të njëjtën kohë është investues me emër në Serbi. Dhe disa nga investimet e tij janë në Kragujevc, po ashtu. Ai kështu po dërgon mesazh te partnerët dhe kompanitë që ai merret me to dhe të punësuarit aty se ata duhet ta përkrahin Vuçiqin nëse duan të jenë pjesë e biznesit të tij”.

    “Pra ky nuk është një mesazh i një njeriu i cili ka udhëhequr Listën Serbe për njerëzit e tij, për ata që punojnë për të dhe përfitojnë nga perandoria e tij ekonomike të cilën e ka ndërtuar falë Vuçiqit, me aktivitete serioze kriminale, dhe që i ka dhënë atij fuqinë që të ndikojë te votuesit në Serbi”, u shpreh Beshiri.

    Ai thotë se Vuçiqi është në teh për të humbur zgjedhjet e 25 tetorit, “pra ka mundësi që kjo të ndodhë”.

    Sipas tij, fitues mund të dalin Lista e Studentëve dhe partia me orientim evropian, siç thotë ai, “partia SNS bashkë me socialistët, pra partisë që u themelua nga Millosheviqi, nuk do të mund ta formojnë qeverinë e re”.

    Në ndërkohë, Beshiri përmendi edhe listën e përbashkët shqiptare, të cilën tha se po e sulmon Vuçiqi.

    “Prandaj ai po sulmon edhe partitë më të vogla, siç është Lista e përbashkët e shqiptarëve. Komuniteti shqiptar në Serbi është minoriteti më i vogël në vend. Nuk është befasi që partitë shqiptare u bënë bashkë për zgjedhjet sepse shqiptarët në jug të Serbisë prisnin nga partitë që ato të veprojnë kështu. E pritshme që lista e shqiptarëve do të ketë ulëse në Kuvend. Vuçiqi përnjëmend nuk do t’i shohë shqiptarët teksa bashkohen e të marrin më shuma vota. Ai do që këto vota të shpërndahen e jo që të arrihet momentumi për shqiptarët në Serbi”, theksoi Naim Leo Beshiri, kryetar i Institutit për Çështje Evropiane (IPES).

  • Protestat në Tiranë, Nazarko: Është lajm i mirë që po flet rinia (VIDEO)

    Protestat në Tiranë, Nazarko: Është lajm i mirë që po flet rinia (VIDEO)

    Protestat në Tiranë, Nazarko: Është lajm i mirë që po flet rinia (VIDEO)

    Opinionisti Mentor Nazarko, në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke thënë se është pozitive që të rinjtë po e shprehin zërin e tyre, por ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë përshkallëzimi i protestave.

    Duke iu referuar përvojës së tij nga zhvillimet politike në Shqipëri, Nazarko ka theksuar se përshkallëzimi i protestave mund të ketë pasoja të rënda për vendin, në një kohë kur, sipas tij, Shqipëria po përballet me probleme në pozitën e saj ndërkombëtare.

    “Ky është lajmi i mirë, pra që rinia po e flet me zërin e vet, por sigurisht nuk është lajmi i mirë, kush ka eksperiencë si puna ime, në 1990-tën unë isha me studentët e dhjetorit pas gjashtë vjetësh persekutim, pamundësie për të ndjekur studimet për shkak të biografisë, faktit që gjyshi im ishte arratisur në perëndim. Unë isha nga studentët e dhjetorit 1990 që solli rrëzimin e komunizmit, krijimin e Partisë Demokratike”, tha Nazarko në Info Magazine të Klan Kosovës.

    “Në 97-98-ën unë isha si gazetar kryeredaktor i një gazete dhe sot nuk ka nevojë që të shoh se ku mund të përfundojë një protestë nëse përshkallëzohet. Një protestë si kjo nëse përshkallëzohet”.

     “Unë e di nëse ajo përshkallëzohet se çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë që tashmë, që tani edhe me gjendjen e tanishme ne mund të themi që kemi një defaktorizim ndërkombëtar rajonal të Shqipërisë”.

    “Kemi një, si të thuash zbehje, mbyllje të perspektivës së integrimit evropian”.

  • Dy policë përfshihen nga flakët pas hedhjes së molotovit në protestë

    Dy policë përfshihen nga flakët pas hedhjes së molotovit në protestë

    Dy policë përfshihen nga flakët pas hedhjes së molotovit në protestë

    Protesta e sotme është kthyer në një luftë të vërtetë mes policisë dhe protestuesve.

    Në një moment kur situata i ka dalë thuajse jashtë kontrollit, policia po tenton të përparojë, por duket se e ka shumë të vështirë dhe po has vështirësi të mëdha.

    Teksa avanconte, protestuesit i kanë hedhur molotovë mes policëve dhe dy efektivë të Shqiponjave në një moment mori flakë, por fatmirësisht u shua shpejt.

    Në një moment tjetër, dy efektivë të tjerë u panë duke çaluar për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit. Një tjetër polic shihet i gjakosur. Në këtë sulm të protestuesve, kanë mbetur disa policë të plagosur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dy policë përfshihen nga flakët pas hedhjes së molotovit në protestë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kreshnik Smajlaj me Aleancën e Prishtinës merr pjesë në prezantimin e platformës politike të Ardian Gjinit

    Kreshnik Smajlaj me Aleancën e Prishtinës merr pjesë në prezantimin e platformës politike të Ardian Gjinit

    Kreshnik Smajlaj me Aleancën e Prishtinës merr pjesë në prezantimin e platformës politike të Ardian Gjinit

    Aleanca e Prishtinës e prirë nga kryetari Kreshnik Smajlaj ishin pjesë e shpalosjes së platformës politike nga kreu i partisë, Ardian Gjini.

    Të organizuar dhe shumë në masë, Aleanca e kryeqytetit tregoi edhe një herë unitetin dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e zhvillime të rëndësishme politike edhe në vend.

    “Para strukturave të partisë, kryetari Gjini shpalosi platformën politike dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës.

    Dega e Aleancës në Prishtinë ishte pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme për subjektin tonë.

    Jemi bashkë dhe unik në proceset lokale dhe shtetërore”, thuhet në njoftimin e kryetarit Smajlaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kreshnik Smajlaj me Aleancën e Prishtinës merr pjesë në prezantimin e platformës politike të Ardian Gjinit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Manchester City fiton ndaj Ipswich

    Manchester City fiton ndaj Ipswich

    Skuadra vendase e ka nisur ndeshjen me vështirësi, por ka shfrytëzuar rastet e krijuara për të siguruar tri pikë të reja.

    City ka kaluar në epërsi përmes Phil Foden, i cili shënoi pas një harkimi të Jeremy Doku. Megjithatë, Ipswich ka reaguar shpejt dhe Daizen Maeda e ka barazuar rezultatin pas një pasimi të Abdoul Ouattarës.

    Vendasit nuk kanë vonuar shumë për ta rikthyer epërsinë. Erling Haaland ka shënuar me kokë pas një harkimi të Mateo Kovaçiq, duke bërë që City ta mbyllë pjesën e parë në avantazh.

    Në pjesën e dytë, City ka vazhduar të krijojë raste, ndërsa Haaland e ka shënuar golin e tij të dytë dhe të tretin për skuadrën e tij, pasi depërtimit në mbrojtjen kundërshtare, duke e mposhtur portierin me një gjuajtje të saktë.

    Ipswich ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutat e fundit, kur Zian Flemming ka shënuar nga penalltia, por kjo nuk ka mjaftuar për ta shmangur humbjen.

    Haaland ka qenë pranë kompletimit të tregolëshit, por goli i tij i tretë është anuluar pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

    Me këtë fitore, Manchester City e vazhdon serinë e sukseseve në fillim të sezonit, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Sipas statistikave të historisë së kampionatit anglez, vetëm dy skuadra të tjera kishin arritur ta nisnin sezonin me shtatë fitore radhazi dhe të dyja më pas e kishin fituar titullin.

     

    Burimi: RTKLive

  • Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen

    Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen

    Marrëveshjet e ekstradimit u nënshkruan për të parandaluar keqpërdorimin e shtetësisë së dyfishtë dhe praktikën e arratisjes në vendet fqinje, me qëllim shmangien nga drejtësia.

    Por, në praktikë, shpesh nuk funksionojnë.

    Edhe pse shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrëveshje dypalëshe për ekstradimin, ish-presidenti i dikurshëm i Serbisë dhe Malit të Zi është një nga shumë personat që, duke shfrytëzuar kufijtë e depërtueshëm dhe shtetësinë e dyfishtë, kanë arritur t’i shmangen vuajtjes së dënimit ose gjykimit në vendet e tyre.

    Ish-presidenti i Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviq, është njeri i lirë që nga 10 tetori, pasi dënimi që i ishte shqiptuar në Mal të Zi për korrupsion, është parashkruar.

    Ai u arratis në Serbi pas shpalljes së vendimit gjyqësor në vitin 2016.

    Deri në parashkrimin e dënimit, Beogradi refuzoi ta ekstradonte, ndonëse me Podgoricën ka marrëveshje për ekstradimin e ndërsjellë të shtetasve të akuzuar për krim të organizuar, korrupsion dhe vepra të tjera të rënda penale.

    Profesoresha e pensionuar e së Drejtës nga Beogradi, Vesna Rakiq Vodineliq, thotë për REL se lidhjet politike kanë ndikim të madh në vendimet për refuzimin e kërkesave të shteteve fqinje për ekstradim.

    Sipas saj, Maroviq është dashur të ekstradohej.

    Përveç personave që i janë shmangur drejtësisë së vendeve fqinje, në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur strehim edhe të akuzuar dhe të dënuar nga vende të ndryshme të botës – nga Rumania deri në Tajlandë.

    Kriminelë të dënuar të luftës dhe “azilantë politikë” në Serbi

    Marrëveshjet dypalëshe, të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor nisën t’i nënshkruanin kryesisht nga viti 2010, mundësojnë ekstradimin e shtetasve të tyre, sipas kushteve të caktuara që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Megjithatë, ato nuk zbatohen për veprat penale të kryera para nënshkrimit të marrëveshjeve, ndërsa në rastin e Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, as për krimet e luftës.

    Pavarësisht fletarrestimit ndërkombëtar, Novak Gjukiq, ish-gjeneral i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i cili u arratis në Serbi në vitin 2014, pak para shpalljes së vendimit gjyqësor në Bosnje dhe Hercegovinë, vazhdon të jetojë i lirë në Beograd.

    Ai u dënua në Sarajevë me 20 vjet burgim për krime lufte, përkatësisht për vrasjen e 71 civilëve në zonën e njohur si Kapija, në Tuzllë.

    Beogradi refuzon ta ekstradojë, pasi Gjukiq ka edhe shtetësi serbe, ndërsa Serbia nuk i ekstradon shtetasit e saj.

    Shtetësi të dyfishtë kanë edhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë dhe Policisë së Republikës Sërpska, Tomisllav Kovaç, Mirko Vruçiniq dhe Dushko Kornjaça.

    Ata janë vetëm disa nga personat që kërkohen nga drejtësia e Bosnje dhe Hercegovinës për krime lufte, por jetojnë të lirë në Serbi.

    Tre vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, edhe Millan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

    Megjithëse Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime ndaj tij gjatë viteve të fundit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë sanksionuar për lidhje me krimin ndërkombëtar, më 9 tetor, ai ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor të partisë në pushtet të Aleksandar Vuçiqit.

    Përveç Radoiçiqit, në Serbi jetojnë të lirë edhe persona të tjerë ndaj të cilëve drejtësia e Kosovës ka ngritur aktakuza për vepra të ndryshme penale, përfshirë krime lufte.

    Disa prej tyre janë aktivë në jetën publike – shkruajnë dhe promovojnë libra, merren me politikë dhe paraqiten në media.

    Edhe pse Prishtina ka lëshuar fletarrestime ndaj tyre, Serbia refuzon t’i ekstradojë, prandaj shumica gjykohen në mungesë në Kosovë.

    Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka marrëveshje ekstradimi me të.

    Për bashkëpunimin mes dy vendeve është përgjegjës Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

    Gjatë dekadës së fundit, shtetësi, azil apo forma të tjera mbrojtjeje në Serbi kanë marrë edhe shtetas të Rumanisë, Bullgarisë, Tajlandës dhe vendeve të tjera, të kërkuar nga autoritetet gjyqësore të shteteve të tyre.

    Njëri prej tyre është biznesmeni bullgar, Cvetan Vasilev, i akuzuar në vendin e tij për përfshirje në 144 raste të përvetësimit të parave.

    Ai u arratis në Serbi në vitin 2014, ndërsa shtatë vjet më vonë fitoi azil politik.

    Azil politik mori edhe biznesmeni dhe ish-deputeti rumun, Sebastian Gica, i cili u arratis në Serbi në vitin 2016, pasi ndaj tij nisën disa hetime – ndër të tjera për dyshime për korrupsion.

    Autoritetet serbe e arsyetuan dhënien e azilit me mundësinë që ai të përndiqej për shkak të bindjeve të tij politike.

    Në vitin 2019, Qeveria e Serbisë i dha shtetësinë edhe ish-kryeministres së Tajlandës, Jingluk Shinavatra, e dënuar në vendin e saj me pesë vjet burgim për korrupsion.

    “Bëhet fjalë për njerëz të pasur, prandaj më duket se korrupsioni ka luajtur rol në vendimet për ekstradimin e shtetasve të këtyre vendeve”, thotë Rakiq Vodineliq.

    Shtetasi kinez, Cui Guanghai – ekstradimin e të cilit e kërkojnë Shtetet e Bashkuara nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake – u zhduk nga arresti shtëpiak në Beograd në vitin 2025, pasi ishte arrestuar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar me kërkesë të SHBA-së.

    Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Kash Patel, deklaroi atëkohë para Kongresit amerikan se Serbia po i kthente shtetasit e akuzuar kinezë në Kinë, në vend që t’i ekstradonte në Shtetet e Bashkuara.

    Në vitin 2022, në Serbi u arrestua edhe ish-zyrtari i inteligjencës ukrainase, Andrij Naumov.

    Beogradi refuzoi kërkesën e Ukrainës për ekstradimin e tij, lidhur me një hetim për shpërdorim të pozitës zyrtare.

    Naumov u gjykua në Serbi dhe, në vitin 2025, u dënua me një vit burgim për një vepër tjetër penale – pastrim parash.

    Vëllezërit Mamiq, të arratisurit më të njohur në Bosnje dhe Hercegovinë

    I arratisuri më i njohur nga drejtësia që jeton në Bosnje dhe Hercegovinë, është Zdravko Mamiq, ish-nënkryetar ekzekutiv i klubit kroat të futbollit, Dinamo Zagreb.

    Në vitin 2018, Mamiq u shpall fajtor për përvetësim të parave të klubit dhe u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burgim.

    Para shpalljes së vendimit gjyqësor, ai u arratis në Bosnje dhe Hercegovinë – shtetësinë e së cilës e kishte kërkuar dhe fituar më herët në bazë të prejardhjes së tij.

    Autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës refuzuan kërkesën e Kroacisë për ekstradimin e tij.

    Në të njëjtën mënyrë, vuajtjes së dënimit iu shmang edhe vëllai i tij, Zoran Mamiq, ish-futbollist dhe trajner, i cili u dënua në Kroaci me katër vjet e tetë muaj burgim për përvetësim të parave nga Dinamo.

    Ai tani punon në Klubin e Futbollit Sarajevo, si këshilltar i pronarit të klubit.

    Në vitin 2010, nga Kroacia në Bosnje dhe Hercegovinë u arratis edhe Mirosllav Kutle, i cili ishte dënuar për tri vepra penale të shpërdorimit të kompetencave në veprimtarinë ekonomike.

    Edhe ai ka shtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës në bazë të prejardhjes dhe sot jeton i lirë në këtë vend, ku ka ndërtuar një perandori biznesesh.

    Në fund të shtatorit u parashkrua edhe rasti i fundit për të cilin kërkohej nga drejtësia kroate.

    Ish-drejtori i kompanisë “Salonit”, pranë Splitit, Jozo Qurkoviq, u arratis në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2004, para ngritjes së aktakuzës për krim ekonomik dhe shpërdorime.

    Për shkak të shtetësisë së dyfishtë, ai nuk është ekstraduar deri më sot në Kroaci.

    Në vitin 2022, një gjykatë në Split e dënoi në mungesë me tre vjet burgim.

    Edhe persona të tjerë të kërkuar nga drejtësia kroate kanë gjetur strehim në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Branimir Gllavash, i dënuar në vitin 2009 për krime ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Osijek, shfrytëzoi shtetësinë e dyfishtë dhe u largua drejt Hercegovinës perëndimore para shpalljes së vendimit gjyqësor.

    Ai kaloi më shumë se pesë vjet në burgjet e Bosnje dhe Hercegovinës, pasi ky vend mori përsipër ekzekutimin e dënimit.

    Megjithatë, në vitin 2015 u lirua, pasi Gjykata Kushtetuese e Kroacisë e anuloi vendimin dënues dhe urdhëroi rigjykimin e tij.

    Në vitin 2025, në qytetin e Prozorit, në jug të Bosnje dhe Hercegovinës, u arrestua shtetasi slloven, Mlladen Samarxhija, në bazë të një fletarrestimi të Interpol-it.

    Autoritetet sllovene e kërkonin, ndër të tjera, nën dyshimet për drejtimin e një rrjeti të kontrabandës së drogës.

    Por, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e refuzoi kërkesën për ekstradimin e tij, pasi mes dy vendeve nuk ekziston marrëveshje dypalëshe për ekstradim.

    Sllovenia ua kaloi zyrtarisht rastin autoriteteve të Bosnje dhe Hercegovinës, ku ai aktualisht është në fazën e hetimeve.

    Kush “fshihet” në Mal të Zi dhe në Kosovë?

    Radomir Llaban i është shmangur vuajtjes së dënimit me burg në Serbi që nga viti 2011, ndërsa prej vitit 2018 është gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    Llaban është dënuar si pjesëtar i së ashtuquajturës “mafi doganore” – një grup i dyshuar për vepra penale të ryshfetit.

    Emri i tij gjendet në listën e personave të kërkuar nga Interpol-i që nga viti 2014.

    Integriteti i Llabanit është vënë në pikëpyetje në Kosovë.

    Ish-presidentja Vjosa Osmani e cilësoi atë si kërcënim për sigurinë kombëtare në vitin 2025, ndërsa ministrja e atëhershme e Drejtësisë ngriti dyshime se ai ishte bashkëpunëtor i shërbimit të inteligjencës serbe.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se një gjyqtar mund të shkarkohet gjatë mandatit “vetëm për kryerjen e një vepre të rëndë penale ose për neglizhencë të rëndë të detyrës”, me propozimin e dy të tretave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

    Rasti më i njohur në Mal të Zi është ai i ish-kryeministrit të Tajlandës, Taksin Shinavatra, i cili, para arrestimit në vendin e tij në vitin 2023, kishte kaluar 15 vjet në mërgim, për shkak të dënimeve për disa vepra penale.

    Gjatë asaj periudhe, në vitin 2009, ai fitoi shtetësinë malazeze si qytetar nderi, ndonëse ishte në kërkim nga Interpol-i.

    Ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, deklaroi atëkohë se Shinavatra nuk mund të ekstradohej në Tajlandë, pasi Kushtetuta e Malit të Zi ndalonte ekstradimin e shtetasve të vet në vende të tjera.

    Pas kthimit në Tajlandë, Shinavatra vuajti dënimin dhe u lirua me kusht në maj të vitit 2026, ndërsa në qershor u fal.

    Në tetor të vitit 2026, ai paraqiti kërkesë për amnisti, me synimin që të ndërpriteshin të gjitha procedurat ligjore dhe të shfuqizoheshin të gjitha akuzat kundër tij./REL

    Burimi: Dukagjini

  • Apple kërkon uljen e prodhimit të iPhone 18 Pro, çipat e memories po shtrenjtohen

    Apple kërkon uljen e prodhimit të iPhone 18 Pro, çipat e memories po shtrenjtohen

    Apple kërkon uljen e prodhimit të iPhone 18 Pro, çipat e memories po shtrenjtohen

    Apple ka kërkuar nga disa furnizues që të ulin prodhimin e komponentëve për modelet e reja iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max, për shkak të kërkesës më të dobët të konsumatorëve dhe rritjes së kostove të çipave të memories.

    Sipas raportimit, kompania ka ndjekur një qasje më të kujdesshme ndaj porosive që nga fillimi i shtatorit, duke i zvogëluar ato për të paktën 15% për muajin tetor, krahasuar me sasinë e planifikuar fillimisht. Reuters ka bërë të ditur se nuk ka mundur ta verifikojë menjëherë këtë raport.

    Një nga faktorët që po ndikon në tregun e pajisjeve elektronike është rritja e kërkesës për çipa të avancuar dhe memorie për qendrat e të dhënave që përdoren nga industria e inteligjencës artificiale (AI). Kjo ka shkaktuar mungesa në furnizim dhe rritje të çmimeve, duke shtuar presionin mbi prodhuesit e telefonave dhe kompjuterëve.

    Në qershor, Apple kishte rritur çmimet e iPad dhe MacBook, duke pranuar se nuk mund t’i përballonte më vetë kostot e larta të çipave të memories dhe ruajtjes së të dhënave, të nxitura nga zgjerimi i infrastrukturës së inteligjencës artificiale.

    Sipas Nikkei Asia, kërkesa për pajisjet e Apple ka qenë më e dobët nga fundi i gushtit deri në tetor. Megjithatë, kjo mund të lidhet edhe me ndryshimet në kalendarin e lansimit të modeleve të reja të iPhone.

    Modelet iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max kanë çmime fillestare prej 1,199 dhe 1,299 dollarësh, respektivisht, që janë 100 dollarë më të larta se çmimet fillestare të modeleve përkatëse të gjeneratës së mëparshme, sipas raportimit.

    Ndërkohë, përdorimi gjithnjë e më i madh i veçorive të inteligjencës artificiale në pajisjet e Apple po rrit nevojën për memorie me performancë të lartë, në një kohë kur furnizimi global me këta komponentë mbetet nën presion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Apple kërkon uljen e prodhimit të iPhone 18 Pro, çipat e memories po shtrenjtohen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali