Category: Lajme

  • Gjini para strukturave të Aleancës: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet

    Gjini para strukturave të Aleancës: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet

    Gjini para strukturave të Aleancës: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se opozita duhet të përgatitet për qeverisje, duke hartuar politika që adresojnë nevojat e qytetarëve të Kosovës, nga siguria dhe rritja e pagave e pensioneve, deri te përmirësimi i arsimit dhe shëndetësisë.

    Gjini këto komente i bëri gjatë shpalosjes së platformës politike dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës para strukturave të parties.

    Gjini ka theksuar se qytetarët duan një të ardhme më të sigurt, mundësi më të mira për fëmijët e tyre dhe ndaljen e emigrimit masiv të të rinjve.

    “Është e jashtëzakonshme që duhet me pasë demokraci, pasi jemi thelbi i kësaj ure. Por, në të njëjtën kohë me u përgatitë për shkak se ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika”, ka thënë ai.

    Duke folur për pritjet e qytetarëve, Gjini ka përmendur sigurinë, pagat më të larta, pensionet më të mira, shkollat dhe spitalet cilësore, infrastrukturën, ushtrinë më të fortë dhe fuqizimin e pasaportës së Kosovës.

    “Çka don populli i Kosovës? Çka dojmë prej vendit tonë? Po dojmë siguri. Siguri që nënkupton me u ni sigurt në vendin tonë, jo vetëm fizikisht, por me e ni sigurinë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tonë.Me e parashikua të ardhmen, edhe me e ditë që ajo ardhmëri mundet me e sjellë veç të mira. Veç të mira. Ne duam paga më të larta, sikur gjithë të tjerët, për gjithë popullin tonë. Duam pensione më të larta, duam shkolla më të mira, duam spitale më të mira, rrugë më të mira. Duam ushtri më të fortë, duam pasaportë më të fuqishme.Duam ndalje të emigrimit masiv të të rinjve edhe të rejave tona”, ka shtuar ai.

    Kreu i Aleancës ka bërë thirrje edhe për më shumë tolerancë dhe bashkëpunim mes qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, si dhe për respektim të bashkësisë ndërkombëtare.

    “Duam, duam mos me e urrejt njëri-tjetrin. Me e pa bashkëqytetarin tonë si vëlla, si motër, si bashkëpunëtor, si mik, pavarësisht bindjeve tona politike, jo me e pa njëri-tjetrin si armik. Duam me qenë të respektum edhe me e pranu plotësisht bashkësinë ndërkombëtare. Unë nuk besoj që, këtu që unë thashë, që ne i duam dhe qytetari i Kosovës i do, janë kundërvlerëse. Nuk besoj që ka qytetar të Kosovës që nuk i don këto gjëra”, ka thënë ndër të tjera Gjini.

    Ai ka kritikuar drejtimin aktual të vendit, duke thënë se zhvillimet në Kosovë nuk po e afrojnë qytetarin drejt përmbushjes së këtyre synimeve.

    “Po tash, tema është: Çka po ndodh në Kosovë? A jemi duke u afrua për me i pas shkollat më të mira, spitalet më të mira, rrugët më të mira, pagat më të mëdha, pensionet më të mëdha, apo jemi duke u larguar? Sa herë që flasim për politikë, nuk mundemi mbas me e krahasu, nuk mundemi mbas me e bë një premje të gjendjes në të cilën jemi. E kjo që po ndodh sot në Kosovë, nuk është duke u afrua Kosovën edhe qytetarin e vet drejt këtyre synimeve që janë sublime, të pastra, të vërteta për secilin njeri.Krejt çka po ndodh është kontra”, ka shtuar ai.

    Gjini ka vënë theksin edhe te rëndësia e ndërmarrësisë, iniciativës së lirë dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve, duke argumentuar se pa këto elemente nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies.

    “Na duhet me e ditë që nuk rritet prosperiteti i një vendi ku dekurajohet ndërmarrësia, ku mytet iniciativa e lirë, nuk zhvillohet ai vend.Duhet me e ditë që nuk përmirësohet jeta e të punësuemit, kur pushteti i godet punonjësit. Kurrë s’ka ndodhur, nuk mundet me pas pagë më të mirë, punë më dinjitoze, jetë më dinjitoze e punësuemit, nëse punonjësit ballafaqohen prej kohë me sfida edhe provojnë me ik. Nuk është paradoks? Nuk rritet mirëqenia e pensionistit tonë, nëse inflacioni është më i madh se rritja e pensionit, edhe kjo do t’i mbështet me pak me shifra.

    Nuk është paradoks? Çka do me ndodhur nëse kemi inflacion më të madh se rritja e pensioneve, jeta e pensionistit është më e keqe, edhe parashikimi i tij për vitet e mbetura të jetës, që duhet me i gëzuar, me i jetuar në lumturi, nuk është aty”, ka thënë ndër të tjera Gjini.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjini para strukturave të Aleancës: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat, UGSH dënon pengimin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

    Protestat, UGSH dënon pengimin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

    Në një reagim të publikuar të shtunën, UGSH bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pranuar ankesa dhe denoncime nga gazetarë dhe punonjës të medias për incidente të shkaktuara nga protestues dhe punonjës të policisë.

    Unioni dënoi veçanërisht pengimin e gazetarit Elkier Bushkolaj nga punonjës të policisë, në zonën pranë Piramidës në Tiranë, gjatë ditës së katërt të protestave.

    Ndërkaq, në Gjirokastër, gazetarit Piro Nase, i cili po raportonte për protestën dhe tensionet pranë komisariatit të policisë, një protestues i ka dëmtuar telefonin, të cilin e përdorte për raportim.

    UGSH, në solidaritet me degët e tij në Gjirokastër, Berat dhe Tiranë, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë që të tregojnë përgjegjësi më të madhe ndaj gazetarëve që janë në krye të detyrës.

    Në reagim kërkohet ndëshkimi i punonjësve të policisë që pengojnë apo godasin gazetarët, si dhe i atyre që nuk ndërhyjnë kur reporterët kërcënohen nga protestues apo persona të tjerë agresivë.

    Unioni thekson se gazetarët duhet të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre pa pengesa dhe pa rrezikuar integritetin fizik gjatë raportimit.

    Burimi: RTKLive

  • Projektligj në SHBA për shqyrtimin e lidhjeve ushtarake të Ballkanit me Rusinë, Kinën dhe NATO-n

    Projektligj në SHBA për shqyrtimin e lidhjeve ushtarake të Ballkanit me Rusinë, Kinën dhe NATO-n

    Një iniciativë legjislative është nisur në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, duke i kërkuar Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit të kryejnë një shqyrtim të detajuar të bashkëpunimit ushtarak, të sigurisë dhe të inteligjencës të vendeve të Ballkanit me Rusinë, Kinën, SHBA-në e NATO-n.

    Projektligji, i quajtur Akti i Bashkëpunimit për Sigurinë në Ballkan, u prezantua më 5 tetor nga kongresmenët Ritchie Torres nga Nju Jorku dhe Joe Wilson nga Karolina e Jugut.Dokumenti, i arkivuar nën kodin HR 10748, iu dërgua Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

    Sipas tekstit të propozimit, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, me pëlqimin e Sekretarit të Shtetit, do të duhej t’i paraqiste Kongresit një raport gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet e sigurisë së vendeve në rajon me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe NATO-n brenda 180 ditëve nga hyrja e mundshme në fuqi e ligjit.

    Propozimi mbulon Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.

    Pentagonit po i kërkohet të ofrojë një listë të sistemeve të armëve, pajisjeve ushtarake dhe teknologjisë ruse dhe kineze me vlerë të paktën një milion dollarë secila, që vendet e rajonit kanë blerë ose marrë që nga viti 2012.

    Institucionet amerikane do të duhej gjithashtu të dokumentonin stërvitjet ushtarake, trajnimin e forcave të sigurisë, marrëveshjet e nënshkruara dhe çdo bashkëpunim të inteligjencës me Moskën dhe Pekinin.

    Një pjesë e veçantë e raportit do të lidhej me vlerësimin e pasojave të një bashkëpunimi të tillë mbi interesat e sigurisë së SHBA-së, NATO-s dhe shteteve që kufizohen me vendet e mbuluara nga analiza.

    Në propozimin ligjor, veçohet Qendra Humanitare Ruse në Nish.Pentagoni do të duhet të vlerësojë operacionet e kësaj qendre, duke përfshirë ndikimin dhe koordinimin e saj të mundshëm me agjencitë ruse të inteligjencës.

    Qendra në Nish ka tërhequr vëmendjen e institucioneve perëndimore të sigurisë për vite me radhë për shkak të pyetjeve në lidhje me natyrën e aktiviteteve të saj dhe marrëdhëniet me strukturat shtetërore ruse.Ligji i propozuar nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin rus dhe kinez.

    Është planifikuar gjithashtu të mblidhen të dhëna mbi pajisjet ushtarake amerikane të dërguara në vendet e rajonit që nga viti 2012, ushtrimet e përbashkëta ushtarake, marrëveshjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e inteligjencës me SHBA-në.Bashkëpunimi i secilit vend me NATO-n do të analizohej në mënyrë specifike, duke përfshirë aktivitetet në programin e Partneritetit për Paqe.

    Dokumenti përcakton që raporti të dorëzohet në një formë publike, të paklasifikuar, me mundësinë e një aneksi të veçantë konfidencial me informacione të ndjeshme.

    Propozimi është aktualisht në proces legjislativ. Dorëzimi i tij nuk do të thotë që Kongresi e ka miratuar ligjin ose që Pentagonit i është kërkuar tashmë të përgatisë raportin.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjini ngre alarmin: Inflacioni po e ha pensionin, biznesi po goditet, të rinjtë po e zbrazin Kosovën

    Gjini ngre alarmin: Inflacioni po e ha pensionin, biznesi po goditet, të rinjtë po e zbrazin Kosovën

    Gjini ngre alarmin: Inflacioni po e ha pensionin, biznesi po goditet, të rinjtë po e zbrazin Kosovën

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka shpalosur para strukturave partiake platformën politike dhe strategjinë zhvillimore, duke theksuar se subjekti i tij po përgatitet të marrë drejtimin e vendit, transmeton Klankosova.tv.

    Siç raporton Klankosova.tv, Gjini tha se qytetarët kërkojnë siguri për të ardhmen, paga e pensione dinjitoze, spitale e shkolla më të mira dhe ndalje emergjente të emigrimit, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim dhe fund të gjuhës së urrejtjes politike.

    Çka don populli i Kosovës? Çka dojmë prej vendit tonë? Po dojmë siguri. Siguri që nënkupton me u ndi të sigurt në vendin tonë, jo vetëm fizikisht, por me e ndi sigurinë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Me e parashiku të ardhmen, edhe me e ditë që ajo ardhmëri mundet me sjellë veç të mira. Veç të mira. Ne duam paga më të larta, sikur gjithë të tjerët, për gjithë popullin tonë. Duam pensione më të larta, duam shkolla më të mira, duam spitale më të mira, rrugë më të mira. Duam ushtri më të fortë, duam pasaportë më të fuqishme. Duam ndalje të emigrimit masiv të të rinjve edhe të rejave tona”, u shpreh Gjini mes tjerash.

     Ai kritikoi ashpër qeverisjen aktuale qendrore, duke nënvizuar se vendi po ecën në drejtim të kundërt me interesin qytetar. /Klankosova.tv

  • Atletico Madridi fiton krejt në fund

    Atletico Madridi fiton krejt në fund

    Atletico Madridi fiton krejt në fund

    Atletico Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 në udhëtim ndaj Espanyolit, në një ndeshje të vendosur vetëm në minutat e fundit.

    Heroi i skuadrës së Diego Simeones ishte Alex Baena, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 89-të, me një goditje të fuqishme që përfundoi në këndin e majtë të portës.

    Në minutat e fundit, portieri i Atleticos, Jan Oblak, u tregua vendimtar, duke pritur një goditje të rrezikshme të Pol Lozanos në kohën shtesë.

    Me këtë fitore, Atletico Madridi arkëton tri pikë të rëndësishme teksa zë vendin e dytë në La Liga.

  • Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

    Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

    Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje edhe një herë për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

    “Ne nuk duhet ta lëmë këtë vend dhe popullin e tij të përballen të vetëm me situatën. Dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Merz në kongresin e organizatës rinore të Bashkimit të tij Demokristian (CDU) dhe partisë së saj simotër, Bashkimit Social-Kristian (CSU), në Berlin.

    Gjermania ka qenë një nga mbështetëset më të fuqishme ushtarake të Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke i ofruar sisteme të avancuara armatimi, municione dhe ndihmë të konsiderueshme financiare, si dhe duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

    Merz kritikoi gjithashtu partinë opozitare të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partinë e ekstremit të majtë E Majta për “minimizimin e situatës” lidhur me Rusinë, shkruan AA.

    “Ajo që po shohim aktualisht nga Rusia nuk është thjesht vënia në pikëpyetje e integritetit territorial të Ukrainës. Ajo që po shohim nga Rusia është minimi i përditshëm i demokracisë sonë, i vlerave tona dhe i mënyrës sonë të jetesës. Dhe ne po i kundërpërgjigjemi kësaj tani”, tha kancelari.

    Deklaratat e Merzit vijnë pas komenteve të fundit të kreut të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, i cili paralajmëroi për rrezikun që vendi të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë, duke thënë se Moska tashmë e konsideron Berlinin një nga kundërshtarët e saj kryesorë.

    Martin Jaeger, president i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), i tha komisionit parlamentar për inteligjencën se përballja me Rusinë ka marrë një dimension të ri dhe më të rrezikshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Musk prezanton makinën fluturuese të ”Tesla”-s

    Musk prezanton makinën fluturuese të ”Tesla”-s

    Automjeti futurist, i quajtur “Roadster”, është pajisur me shtytës të frymëzuar nga teknologjia e raketave të “SpaceX”, kompania tjetër e njohur e sipërmarrësit miliarder.

    Veprimtaria e prezantimit u zhvillua në Teksas, përpara një audience të ftuarish, dhe u transmetua drejtpërdrejt në internet.

    Gjatë demonstrimit, automjeti pa drejtues u lëshua nga një rampë, kreu një rrotullim të plotë në ajër dhe më pas u ul mbi rrota, duke përdorur shtytësit e kundërt për të kontrolluar lëvizjen dhe uljen.

    Demonstrimi u shoqërua me interes të madh për teknologjinë e pazakontë të automjetit, i cili synon të ndërthurë konceptin e makinave sportive me teknologjinë e përdorur në industrinë hapësinore.

    “Rezulton se e ardhmja do të jetë me makina fluturuese”, komentoi Musk pas demonstrimit.

    Burimi: RTKLive

  • Dua Lipa shfaqet me fustan vintage të Gucci-t nga viti 1996, tërheq vëmendjen me stilin elegant

    Dua Lipa shfaqet me fustan vintage të Gucci-t nga viti 1996, tërheq vëmendjen me stilin elegant

    Dua Lipa shfaqet me fustan vintage të Gucci-t nga viti 1996, tërheq vëmendjen me stilin elegant

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje elegante, duke zgjedhur një fustan vintage nga koleksioni i Gucci-t për sezonin vjeshtë/dimër 1996, kur shtëpia e modës drejtohej nga stilisti Tom Ford.

    Fustani i gjatë, në ngjyrë të zezë, kombinon elegancën klasike me një dizajn të guximshëm. Pjesa e hapur e shpinës dhe rripi i gjerë me tokëzën e madhe ngjyrë ari, që mban logon karakteristike të Gucci-t, janë detajet që e bëjnë këtë veshje të veçantë.

    I punuar nga mëndafshi me teksturë të butë, fustani ka mëngë të gjata dhe një siluetë që ndjek linjat e trupit deri në fund. Ngjyra e zezë dhe prerja elegante i japin veshjes një pamje minimaliste, ndërsa detajet në pjesën e pasme e bëjnë atë të spikatur.

    Dua Lipa e ka plotësuar paraqitjen me flokët e errët, të lëshuara dhe të drejta, duke shmangur aksesorët e tepërt dhe duke e lënë fustanin në qendër të vëmendjes.

    Modeli është siguruar nga shitësi i modës vintage Era London, i cili ka publikuar edhe fotografi arkivore të fustanit. Në mesin e tyre është edhe një variant i bardhë, që ruan të njëjtin dizajn të hapur në shpinë dhe tokëzën karakteristike.

    Përmes kësaj zgjedhjeje, këngëtarja rikthen në vëmendje një krijim të vitit 1996, duke dëshmuar se modelet ikonike të së kaluarës vazhdojnë të frymëzojnë modën bashkëkohore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dua Lipa shfaqet me fustan vintage të Gucci-t nga viti 1996, tërheq vëmendjen me stilin elegant appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht gjatë protestave në Tiranë, pezullohen shtatë policë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka bërë të ditur se 167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë pesë ditëve të protestave në Tiranë.

    Në një konferencë për media, Hita foli edhe për përdorimin e plumbave të gomës nga policia, duke thënë se ato lejohen, por vetëm në mënyrë të kufizuar.

    Ai njoftoi gjithashtu se shtatë pjesëtarë të policisë janë pezulluar nga detyra, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave.

    Sipas Hitës, efektivët janë udhëzuar të zbatojnë procedurat standarde gjatë tubimeve të dhunshme. Ai mohoi se policët kanë marrë urdhra për të vepruar në kundërshtim me procedurat dhe standardet e punës.

    Kreu i Policisë së Shtetit bëri të ditur se 132 policë janë lënduar gjatë protestave, disa prej të cilëve vazhdojnë të marrin trajtim në spital. Sipas tij, efektivët janë sulmuar me gurë, pllaka, bomba molotov dhe sende metalike.

    Hita ngriti shqetësimin edhe për thirrjet në rrjetet sociale që nxisin sulme ndaj policisë, duke bërë të ditur se mesazhe të tilla janë publikuar edhe të shtunën.

    Protestat në kryeqytetin shqiptar janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht gjatë protestave në Tiranë, pezullohen shtatë policë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ademi paralajmëron emra të rijnë te Kosova, zbulon prapaskenat e bisedimeve

    Ademi paralajmëron emra të rijnë te Kosova, zbulon prapaskenat e bisedimeve

    Ademi paralajmëron emra të rijnë te Kosova, zbulon prapaskenat e bisedimeve

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, ka folur për paraqitjet e fundit të Kombëtares së Kosovës, procesin e ndërrimit të gjeneratës, afrimet e mundshme të futbollistëve të rinj, largimet nga përfaqësuesja, raportet me Shqipërinë dhe çështjen e çmimeve të biletave për ndeshjet e Dardanëve.

    Ademi ka thënë se nuk është plotësisht i kënaqur me rezultatet e Kosovës në ndeshjet e fundit, duke vlerësuar se ekipi mund të kishte bërë më shumë, por ka shprehur besimin se përfaqësuesja do të luftojë për pozitën e dytë.

    Sipas tij, ndërrimi i gjeneratës po zhvillohet me luhatje jo shumë të mëdha, ndërsa FFK-ja është në bisedime me tre-katër futbollistë të tjerë që mund t’i bashkohen Kosovës.

    Duke folur për rezultatet e fundit të Kosovës dhe ngarkesën e futbollistëve gjatë zhvillimit të katër ndeshjeve brenda një periudhe të shkurtër, Ademi ka thënë se ky ritëm paraqet sfidë si për lojtarët, ashtu edhe për organizimin e federatës.

     Tani, puna e katër ndeshjeve të kombëtares ka qenë një intensitet të lartë. Edhe katër ndeshje të luhen për kaq pak ditë, është pak shumë për futbollistët, edhe për të gjitha kombëtaret, jo vetëm për neve që jemi kombëtare e vogël. Edhe për organizimin përmes federatës dhe të gjitha, është një sfidë e madhe dhe është dashur të kemi më shumë lojtarë. Kur ke intensitet është kaq i shpeshtë, mund të them që nuk jam i kënaqur me rezultatet, por nuk është që kemi dështuar në këtë rast. Mund të them që jemi në garë, jemi mirë. Krahas kualitetit që e kemi, kemi mundur të kemi fitore dhe të bëjmë një hap pak më të mirë. Gjithsesi, shpresoj dhe besoj që do të jemi në pozitën e dytë, sepse pozitën e parë e kemi të vështirë, ose mund të them që ndoshta është i paarritshëm në këtë rast, por prapë varet prej ekipeve”, tha Ademi.

    Kryetari i FFK-së është shprehur i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi i ndërrimit të gjeneratës në Kombëtaren e Kosovës.

    Sipas tij, ky proces sjell sfida edhe për përfaqësueset më të mëdha, por Kosova po arrin ta përballojë pa luhatje të mëdha.

    Ndërrimi i gjeneratës vërehet edhe te kombëtaret më të mëdha që ka sjellë pak lëvizje ose pasiguri derisa të koordinohet ose konsolidohet ekipit. Te ne, ndërrimi i gjeneratës po bëhet dhe, të them të drejtën, jam i lumtur dhe mendoj se po bëhet me jo shumë luhatje dhe ndoshta kjo ka ndodhur sepse kemi pasur vazhdimisht diçka të re”, theksoi Ademi.

    Ademi ka bërë të ditur se FFK-ja është në bisedime me tre-katër futbollistë, të cilët mund të bëhen pjesë e Kombëtares së Kosovës.

    Ai ka sqaruar se federata merret me pjesën organizative dhe marrëveshjet, ndërsa vendimi përfundimtar për përfshirjen e tyre i takon trajnerit dhe shtabit teknik.

    Tani, kemi disa futbollistë me të cilët jemi në bisedime. Sigurisht që mund të jenë anëtarë të Kosovës, por ne e kryejmë vetëm atë pjesë që lidhet me organizimin dhe marrëveshjet me lojtarët apo me njerëzit që merren me këtë punë. Në fund vendos trajneri, sepse ne ia ofrojmë trajnerit dhe shtabit tonë dhe ata vendosin. Fjalën e fundit e kanë ata, ata cilët bisedojnë për anën profesionale, nëse lojtari do të luajë, nëse i duhet tani dhe nëse mund të luajë në këtë tani. Neve na intereson t’i mbyllim marrëveshjet dhe që lojtari të pranojë të luajë për Kosovën. Pastaj, në fushë është diçka tjetër. Sigurisht që jemi të interesuar. Ju e dini se tashmë i kemi disa futbollistë te Bayerni, jo vetëm Erblinin, por edhe disa të rinj të tjerë që do të jenë në kategoritë e tjera. Disa marrëveshje janë mbyllur për kategoritë tjera. Gjithsesi, jemi duke biseduar edhe me tre-katër futbollistë të tjerë, emrat e të cilëve nuk do t’i përmendja para se të mbyllen marrëveshjet, sepse nuk është etike. Besoj që do të ketë një ose dy fytyra të reja. Tani është faza e shtabit teknik të trajnerit”, bëri të ditur Ademi.

    Duke komentuar largimet e disa futbollistëve nga Kombëtarja e Kosovës, Ademi ka thënë se këto janë pjesë normale të zhvillimeve në futboll.

    Ai ka vlerësuar kontributin e secilit prej tyre, duke theksuar se emrat e futbollistëve që kanë ndihmuar në ndërtimin e përfaqësueses duhet të mbeten të shënuar në historinë e futbollit kosovar.

    Janë çështje normale për mua. Secilit i dëshiroj sukses atyre që janë larguar dhe nuk janë më pjesë e kombëtares. Kontributi i tyre gjithmonë ka qenë i pashlyer. Dëshira ime ka qenë dhe është që të gjithë këta gladiatorë tanë dardanë, siç i quaj futbollistët e Republikës, që nga koha kur jemi krijuar si shtet dhe jemi pranuar si federatë në UEFA dhe FIFA, të shënohen me shkronja të arta në pjesën e futbollit të Kosovës që këta e kualifikuan Kosovën sepse kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që nga fillimi”, u shpreh Ademi.

    Kreu i FFK-së ka folur edhe për raportet ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në një kohë kur çështja e futbollistëve që mund të zgjedhin njërën nga dy përfaqësueset vazhdon të diskutohet.

    Ademi ka mohuar se ekziston ndonjë problem mes dy federatave, duke theksuar se nuk ka vend për veprime prapa shpinës dhe se futbollistët shqiptarë duhet ta kenë Kosovën ose Shqipërinë si opsion kryesor.

    Kjo çështje po trasohet dhe secili po e komenton siç dëshiron. Për mua është me rëndësi që futbollistët shqiptarë opsion kryesor ta kenë Kosovën ose Shqipërinë. Në këtë drejtim, nuk ka asgjë të keqe mes dy federatave dhe asnjëherë nuk është punuar diçka që mund të thuhet se është bërë prapa shpinës. Këto gjëra nuk ndodhin. Nuk kam qejf të flasin njerëzit kot ose ata që flasin me emocione dhe nuk janë kompetentë për këtë punë. Një rast ka qenë, për shembull, kur ka folur vetë Bajram Shala, menaxheri, i cili e ka thënë një fjalë që nuk i takon ajo fjalë ta thotë, nuk e di si i ka dalë nga goja, por ajo është krejtësisht gabim. Është tërhequr, por normalisht, për paraqitje të tilla nga Federata e Futbollit, të cilat nuk i shohim si të arsyeshme, pavarësisht ngjarjeve që ndodhin, ne duhet të kemi kujdes. Jemi dy shtete, por jemi vëllezër. Jemi një komb. Më kënaqet shpirti, pothuajse aq sa për Kosovën, kur fiton edhe Shqipëria. Dëshira ime më e madhe jetësore ka qenë që të dyja të shkonim së bashku në Kampionatin Botëror”, theksoi Ademi.

    Një tjetër temë për të cilën ka folur Ademi është çështja e çmimeve të biletave për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

    Ai e ka cilësuar të tepruar reagimin e krijuar rreth kësaj çështjeje, duke theksuar se e kupton gjendjen ekonomike të qytetarëve, por se, sipas tij, duhet të vlerësohet edhe rëndësia e përfaqësueses.

    Unë mendoj që është e paarsyeshme gjithë ai pluhur që u bë rreth kësaj pune. E kuptoj shumë mirë gjendjen ekonomike, sepse jetoj këtu. Nuk jam prej ku me dit ku, nuk kam ardhur nga marsi, por vazhdimisht kam qenë në Kosovë. Kam kompani, punëtorë, familje dhe i dimë kushtet në të cilat jetojmë. Duhet ta kuptojmë një gjë: asnjëherë nuk ka ndodhur që biletat për një kombëtare të jenë më të lira se kaq, cilado qoftë ajo. Është një lloj degradimi i vetes nëse nuk e vlerëson veten. Kosova i ka pesë ndeshje në vit. Nëse secili tifoz, secili njeri, nuk e ka atë frymë që të japë 20 euro për pesë ndeshje, që i bie 100 euro në vit, atëherë nuk është se e duam futbollin. Por, nga tani e tutje, mund të them se do të ketë diçka tjetër. Çmimet sa të mundemi do ta mbajmë më poshtë, nuk e ndryshojmë, por pak ajnë edhe pjesët obligative sepse nëse kërkon të hysh dhe të marrësh përkrahje nga UEFA dhe FIFA, normalisht që ata kërkojnë edhe një pjesë të përkrahjes nga vendi ynë”, theksoi Ademi.

     Kosova po vazhdon garën në Ligën e Kombeve, ndërsa FFK-ja po punon në përforcimin e përfaqësueses me futbollistë të rinj dhe në konsolidimin e ekipit për sfidat e ardhshme. Krahas rezultateve sportive, në fokus mbeten edhe raportet me Shqipërinë dhe organizimi i ndeshjeve të Dardanëve.