Category: Lajme

  • QSU e FSK-së fiton riakreditimin pesëvjeçar për herë të parë

    QSU e FSK-së fiton riakreditimin pesëvjeçar për herë të parë

    QSU e FSK-së fiton riakreditimin pesëvjeçar për herë të parë

    Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

    Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ku këtë arritje e ka cilësuar si dëshmi të punës së vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK.

    Maqedonci ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët.

    “Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së”, ka shkruar ai.

    Në fund të postimit, ministri ka përgëzuar drejtuesit dhe gjithë stafin e Qendrës për Studime Universitare për punën dhe përkushtimin e treguar në arritjen e këtij suksesi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post QSU e FSK-së fiton riakreditimin pesëvjeçar për herë të parë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s, priten mbi 55 milionë euro kursime në vit

    BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s, priten mbi 55 milionë euro kursime në vit

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

    Sipas BQK-së, me miratimin e këtij ligji plotësohet një nga kushtet kryesore legjislative për avancimin e procesit të aplikimit, të cilin institucioni e kishte nisur me paraaplikimin në vitin 2024.

    Pas hyrjes së ligjit në fuqi, BQK-ja do të nxjerrë rregulloret përkatëse dhe do të përfundojë përditësimin teknik të aplikimit, duke përfshirë edhe ndryshimet e bëra në legjislacionin evropian, në koordinim me institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian.

    “Me përmbylljen e këtyre hapave, aplikimi do të dorëzohet për shqyrtim sipas procedurave dhe afateve të institucioneve kompetente evropiane”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
    Ndërkohë, BQK-ja, në bashkëpunim me sektorin bankar, po vazhdon përgatitjet për zbatimin e skemave të pagesave SEPA.

    Sipas BQK-së, përfshirja e Kosovës në këtë zonë do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës të kryejnë pagesa ndërkufitare në euro më shpejt, më lehtë dhe me kosto më të ulët.

    Kursimet nga anëtarësimi në SEPA vlerësohen të jenë mbi 55 milionë euro në vit.

    Burimi: Dukagjini

  • Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton

    Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton

    Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton

    Profesori amerikan, Edward Joseph, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht shqetësimet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa thekson se Kosova ka të drejtë t’i kritikojë ato. 

    Joseph i ka cilësuar të gabuara kritikat publike të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës lidhur me ndryshimet në ligj, duke vlerësuar se një qasje e tillë e vështirëson dialogun dhe i krijon hapësirë Serbisë që të përfitojë politikisht.

    “Këto kritika publike të Bashkimit Evropian janë gabim. Marta Kos e di shumë mirë se Kosova është e përfshirë në një dialog. BE-ja vazhdimisht po e shtyn përpara dialogun, e megjithatë, me këto kritika publike ndaj të drejtës së Kosovës për t’i kritikuar Dhomat e Specializuara, po e vështirëson pikërisht këtë mundësi”, deklaroi Joseph.

    Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka të drejtë të shprehë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, por, sipas tij, këto çështje duhet të trajtohen përmes komunikimit privat.

    “Këto çështje duhet të trajtohen në mënyrë private. Nëse kanë shqetësime, dhe është plotësisht e ligjshme që BE-ja të ketë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, atëherë duhet t’i shprehin ato privatisht. Duhet ta bëjnë këtë në mënyrë private, sepse Serbia po përfiton nga këto kritika publike dhe ka përfituar edhe nga aktgjykimi”, u shpreh ai.

    Sipas Josephit, ekzistojnë mekanizma dhe formate përmes të cilave Kosova dhe Bashkimi Evropian mund t’i trajtojnë mospajtimet, por se Brukseli duhet ta kuptojë se Dhomat e Specializuara nuk janë të përjashtuara nga kritikat.

    “Mendoj se kjo çështje mund të çohet përpara, pasi ekzistojnë kanale dhe formate përmes të cilave mund të trajtohen këto pyetje. Megjithatë, ekziston një pikë thelbësore që BE-ja duhet ta kuptojë: Dhomat e Specializuara nuk janë mbi kritikat. Ato nuk janë mbi kritikat”, theksoi Joseph.

    Ai shtoi se Kosova ka të drejtë t’i kritikojë Dhomat e Specializuara dhe se, sipas tij, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pranuar të drejtën e Kosovës për ta ndryshuar ligjin.

    “Kosova ka të drejtë t’i kritikojë ato. Madje, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar këtu se Kosova, si shtet sovran, ka të drejtë ta ndryshojë ligjin. Edhe Von der Leyen e ka thënë këtë”, u shpreh ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Një kamion është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes së Suharekës.

    Nga vendi i ngjarjes shihet tym i zi që ngrihet në ajër, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te përfshirja e kamionit nga flakët.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • QSU e FSK-së fiton për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar

    QSU e FSK-së fiton për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar

    QSU e FSK-së fiton për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar

    Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili e ka cilësuar këtë arritje si dëshmi të punës së vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK.

    “Si Ministri e Mbrojtjes, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët tanë. Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së. Përgëzoj drejtuesit dhe gjithë stafin e QSU-së për punën dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtij suksesi”, shkroi Ejupi./Klankosova.tv

     

  • Gjykata amerikane urdhëron Trumpin ta rikthejë lotarinë e Green Card-it për vitin 2027

    Gjykata amerikane urdhëron Trumpin ta rikthejë lotarinë e Green Card-it për vitin 2027

    Gjykata amerikane urdhëron Trumpin ta rikthejë lotarinë e Green Card-it për vitin 2027

    Një gjykatë federale në San Diego ka urdhëruar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, të rikthejë procesin e regjistrimit për lotarinë e vizave të diversitetit për vitin 2027, e njohur si lotaria e Green Card-it.

    Sipas vendimit të gjyqtares Jinsook Ohta, nga Gjykata e Qarkut e SHBA-së për Distriktin Jugor të Kalifornisë, regjistrimi duhet të hapet deri më 18 tetor dhe të vazhdojë deri më 19 nëntor. Të mërkurën, ajo nxori një urdhër paraprak gjyqësor që pezullon vendimin për ndërprerjen e programit.

    Programi i lotarisë së vizave të diversitetit mundëson dhënien e lejeve të qëndrimit të përhershëm në SHBA për deri në 55 mijë aplikantë çdo vit. Ai synon shtetasit e vendeve që historikisht kanë pasur nivele më të ulëta të emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa një pjesë e madhe e përfituesve vijnë nga vendet afrikane.

    Administrata Trump e pezulloi programin në dhjetor të vitit të kaluar, pasi një shtetas portugez, i cili kishte përfituar vizë përmes kësaj lotarie, u dyshua për vrasjen e katër personave në dy sulme të ndara me armë zjarri në Rhode Island dhe Massachusetts. I dyshuari u gjet më vonë i vdekur, pasi kishte kryer vetëvrasje.

    Në mars, administrata amerikane nxori një rregull të ri, sipas të cilit aplikantët duhet të kenë pasaportë për të marrë pjesë në program, raporton Bloomberg.

    Rikthimi i procesit të aplikimit erdhi pas padisë së ngritur nga firma ligjore Red Eagle Law LC, me seli në Kaliforni, e specializuar në çështjet e emigracionit. Firma paditi Departamentin e Shtetit, duke kërkuar rifillimin e programit. Më herët, gjyqtarja Ohta kishte refuzuar kërkesën e saj për një urdhër të përkohshëm kufizues.

    Ndërkohë, muajin e kaluar, një gjyqtar i Distriktit Verior të Kalifornisë konstatoi se Departamenti i Shtetit kishte rifilluar shqyrtimin e aplikimeve për vitin fiskal 2026 me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë, të cilin e përshkroi si të paprecedentë.

    Lotaria e vizave të diversitetit u krijua me ligj në vitin 1990. Megjithatë, përzgjedhja në lotari nuk garanton automatikisht marrjen e Green Card-it, pasi kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet e tjera ligjore për emigrim në SHBA.

    Presidenti Donald Trump e ka kundërshtuar prej kohësh këtë program, por vendimi i fundit gjyqësor e detyron administratën e tij të ndërmarrë hapa për rikthimin e procesit të aplikimit për vitin 2027.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjykata amerikane urdhëron Trumpin ta rikthejë lotarinë e Green Card-it për vitin 2027 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përshkallëzohet protesta në Durrës, ndalohen 25 të rinj, mes tyre tre të mitur

    Përshkallëzohet protesta në Durrës, ndalohen 25 të rinj, mes tyre tre të mitur

    Protesta e të rinjve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë shoqëruar 25 persona, mes tyre tre të mitur, të cilët ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.

    Siç raporton A2CNN, marshimi nisi rreth orës 11:30 në qendër të qytetit, në zonën e sheshit “Liria” teksa situata u përshkallëzua kur një grup protestuesish u drejtua drejt filialit të Postës dhe theu xhamat e jashtëm të godinës.

    Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë grupin dhe shoqëruar disa prej të rinjve. Efektivët dhe punonjës me rroba civile ndoqën protestuesit edhe në rrugicat e qytetit, ndërsa në zonë u krijua kaos në qarkullim.

    25 të rinjtë e shoqëruar ndodhen në komisariat dhe pritet të dalin përpara gjykatës për vlerësimin e masave të sigurisë gjatë ditës së sotme ose nesër.

    Ndërkohë, në qytet vijojnë aktivitetet e zakonshme të fundjavës, me turistë që vazhdojnë turet e tyre, pavarësisht tensioneve të krijuara nga protesta.

    Burimi: Dukagjini

  • Cigaret në Gjermani mund të kushtojnë deri në 12 euro deri në vitin 2030

    Cigaret në Gjermani mund të kushtojnë deri në 12 euro deri në vitin 2030

    Cigaret në Gjermani mund të kushtojnë deri në 12 euro deri në vitin 2030

    Në Gjermani, një pako mesatare me 20 cigare kushton aktualisht rreth 8,05 euro, por kjo mund të ndryshojë pasi Bundestagu votoi për rritjen graduale të taksave mbi duhanin.

    Bazuar në përllogaritjet që shoqërojnë legjislacionin e propozuar, çmimet për një pako standarde cigaresh pritet të rriten në 8,77 euro nga viti 2027, 9,56 euro nga viti 2028, 10,42 euro nga viti 2029 dhe 11,36 euro nga viti 2030.

    Madje, disa marka premium cigaresh mund të kushtojnë deri në 14 euro, ndërsa edhe duhani për mbështjellje manuale pritet të bëhet dukshëm më i shtrenjtë, shkruajnë mediat e huaja, sipas Alsat.mk, transmeton klankosova.tv.

    Si rrjedhim, çmimet e cigareve në Gjermani po afrohen gradualisht me ato të vendeve të tjera evropiane, por pritet të mbeten ende më të ulëta se në disa nga tregjet më të shtrenjta të kontinentit, si Irlanda, Franca dhe Holanda.

    Siç thekson Euronews, me rritjen e planifikuar, qeveria gjermane synon të sigurojë 12 miliardë euro shtesë gjatë katër viteve të ardhshme.

    Kështu, për vitin 2027 priten të ardhura shtesë prej rreth 1,5 miliard eurosh, shifër kjo që pritet të arrijë në 4,5 miliardë euro deri në vitin 2030. Vitin e kaluar, qeveria siguroi 17,6 miliardë euro të ardhura nga taksat mbi duhanin.

    Megjithatë, industria e duhanit shpreh dyshime nëse qeveria do të arrijë vërtet të mbledhë shumën që shpreson.

    Përfaqësues të industrisë paralajmërojnë se taksat më të larta mund t’i shtyjnë duhanpirësit drejt tregut të zi ose drejt cigareve më të lira nga vende të tjera të BE-së.

    Si pasojë, shitësit e ligjshëm të produkteve të duhanit mund të jenë ndër më të prekurit.

    Deputeti i CDU-së, Carsten Brodesser, ka kërkuar rritje më të moderuara të taksave, duke argumentuar se rritjet e theksuara mund të çojnë si në uljen e të ardhurave tatimore, ashtu edhe në pasoja negative për tregtinë e ligjshme të duhanit. Megjithatë, propozimi i tij nuk u miratua.

    Gjatë një debati në Bundestag, deputeti i SPD-së, Ingo Vogel, theksoi se reforma synon pjesërisht të ndihmojë në ekuilibrimin e buxhetit, por ka gjithashtu një qëllim që lidhet me shëndetin publik: ta bëjë nikotinën më pak tërheqëse.

    Sipas mikrocensusit të vitit 2025, rreth 19% e njerëzve të moshës 15 vjeç e lart në Gjermani konsumojnë duhan; rreth 14% e bëjnë këtë rregullisht, ndërsa 5% herë pas here.

    Ndërkohë, Qendra Gjermane për Kërkime mbi Kancerin bëri të ditur se, në vitin 2023, rreth 131,000 njerëz humbën jetën nga sëmundje të lidhura me duhanin.

    Në këtë drejtim, ekspertët e shëndetësisë i konsiderojnë çmimet më të larta si një mjet efektiv për të inkurajuar njerëzit që ta lënë duhanin.

    Të premten, Bundesrati do të votojë mbi ndryshimin e ligjit për taksat mbi duhanin. Duke qenë se aktualisht nuk parashikohen kundërshtime, pritet që rritja e taksave të miratohet.

  • Dita e pestë e protestës në Tiranë, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

    Dita e pestë e protestës në Tiranë, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

    Dita e pestë e protestës në Tiranë, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

    Protesta e studentëve në Tiranë vijon edhe në ditën e pestë, ndërsa një grup protestuesish është nisur nga zona e Selvisë drejt Ministrisë së Arsimit, ku mbërriti rreth orës 11:02.

    Sipas informacioneve paraprake, pranë institucionit është bërë gati edhe autoboti me ujë, ndërsa në terren janë pozicionuar forcat e policisë për menaxhimin e situatës.

    Godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme, ndërsa situata pranë institucionit mbetet në zhvillim.

    Protesta e sotme vazhdon pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.

    Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

    Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në qendër të revoltës janë gjithashtu akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dita e pestë e protestës në Tiranë, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Maqedonci njofton se QSU e FSK-së është riakredituar për pesë vjet

    Maqedonci njofton se QSU e FSK-së është riakredituar për pesë vjet

    Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

    Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka vlerësuar se ky sukses dëshmon punën e vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK, njofton Dukagjini.

    Maqedonci ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të investojë në modernizimin e programeve të studimit dhe zhvillimin profesional të stafit.

    “Si Ministri e Mbrojtjes, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët tanë”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e edukimit dhe përgatitjes së oficerëve të ardhshëm për zhvillimin e FSK-së.

    “Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.

    Burimi: Dukagjini