Category: Lajme

  • Të shtënat ndaj një servisi dhe plagosja e një 54-vjeçari, arrestohen dy autorët në Tiranë

    Të shtënat ndaj një servisi dhe plagosja e një 54-vjeçari, arrestohen dy autorët në Tiranë

    Të shtënat ndaj një servisi dhe plagosja e një 54-vjeçari, arrestohen dy autorët në Tiranë

    Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Ata janë identifikuar si 30-vjeçari, Viorel Tafa dhe 33-vjeçari, Sadik Driza.

    30-vjeçari është vënë në pranga pasi në shtator kishte qëlluar me armë zjarri ndaj një servisi pranë mbikalimit të Kasharit. Gjatë kontrollit të banesës, mësohet se iu gjet një fenelinë e ngjashme me ato që përdorin shërbimet e Policisë.

    Policia thekson se i arrestuari tjetër u prangos pasi ai ishte në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Mësohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 54-vjeçar në rrugën “Kadri Prishtina”, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

    “Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një subjekti në shtator të 2026, ndalohet 30-vjeçari. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet një fenelinë e ngjashme me ato që përdorin shërbimet e Policisë. Plagosi me armë zjarri një 54-vjeçar, 3 ditë më parë, vihet në pranga autori i dyshuar.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndaluan shtetasin V. T., 30 vjeç. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjera ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi pranë mbikalimit të Kasharit,  më datë 10.09.2026.

    Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një fenelinë e ngjashme me ato që përdoren nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

    Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi S. D., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Ky shtetas dyshohet se më datë 14.10.2026, në rrugën “Kadri Prishtina”, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin G. A., 54 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Tre ushqime që përmbajnë më shumë kalcium se kosi

    Tre ushqime që përmbajnë më shumë kalcium se kosi

    Tre ushqime që përmbajnë më shumë kalcium se kosi

    Marrja e mjaftueshme e kalciumit është e rëndësishme për shëndetin e kockave, veçanërisht ndërsa plakemi.

    Kosi njihet si një burim i mirë i këtij minerali dhe një porcion prej 6 ons (170 gramë) përmban afërsisht 284 miligramë kalcium, që është rreth 22 përqind e vlerës ditore të përdorur për etiketimin e ushqimit. Megjithatë, disa ushqime dhe pije të tjera mund të përmbajnë më shumë kalcium për porcion, sipas Health.com.

    Tofu

    Tofu është një nga burimet më të mira bimore të kalciumit, veçanërisht nëse është bërë me sulfat kalciumi. Një gjysmë filxhani tofu i fortë përmban rreth 434 miligramë kalcium.

    Përveç kësaj, tofu përmban proteina dhe yndyrna të pangopura dhe disa studime e kanë lidhur konsumin e tij me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, sasia e kalciumit ndryshon në varësi të metodës së prodhimit, kështu që është një ide e mirë të kontrolloni etiketën.

    Qumësht

    Meqenëse kosi bëhet nga qumështi, nuk është për t’u habitur që qumështi është gjithashtu një burim i mirë kalciumi. Një filxhan qumësht 2 përqind përmban rreth 309 miligramë kalcium. Qumështi është gjithashtu një burim proteinash dhe kaliumi, dhe nëse është i pasuruar me vitaminë D, ai gjithashtu mund të kontribuojë në marrjen e kësaj vitamine, e cila është e rëndësishme për thithjen e kalciumit.

    Kefiri

    Kefiri është një pije qumështi e fermentuar që më së shpeshti bëhet nga qumështi i lopës, dhisë ose deles. Një filxhan kefir i thjeshtë, pa yndyrë përmban rreth 316 miligramë kalcium.

    Është i ngjashëm në përbërje me kosin, por tradicionalisht bëhet me ndihmën e kokrrave të kefirit, të cilat përmbajnë baktere dhe maja. Kefiri gjithashtu mund të përmbajë mikroorganizma të gjallë që kanë një efekt potencialisht të dobishëm në shëndetin e tretjes, por sasia dhe përbërja e tyre ndryshojnë nga produkti në produkt, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    Cilat ushqime të tjera janë burime të mira të kalciumit?

    Kalciumi gjendet edhe në ushqime të tjera, të tilla si sardelet e ngrënë me kocka, edamame (sojë e re) dhe bajame. Pijet dhe lëngjet bimore të pasuruara me kalcium mund të jenë gjithashtu burime të mira. Qumështi dhe produktet e qumështit janë ndër burimet më të njohura të kalciumit sepse ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të tij dhe trupi mund ta përdorë atë mirë. Megjithatë, është gjithashtu e mundur të merrni mjaftueshëm kalcium përmes një diete të larmishme që përfshin burime bimore.

    Pse është e rëndësishme vitamina D?

    Vitamina D është gjithashtu e rëndësishme për përthithjen e duhur të kalciumit, pasi ndihmon trupin ta përthithë atë në zorrë. Prandaj, përveç marrjes së kalciumit, duhet të kujdeseni edhe për sasi të mjaftueshme të vitaminës D. Mund ta marrim atë nga ushqime të caktuara, siç janë peshqit e yndyrshëm dhe produktet e pasuruara me vitaminë D, dhe trupi e prodhon atë edhe kur lëkura është e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

  • BQK: Ndryshimet në Ligjin për pastrimin e parave, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në SEPA

    BQK: Ndryshimet në Ligjin për pastrimin e parave, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në SEPA

    BQK: Ndryshimet në Ligjin për pastrimin e parave, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në SEPA

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) e ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

    Sipas BQK-së, me miratimin e këtyre ndryshimeve plotësohet një nga kushtet kryesore legjislative për avancimin e procesit, të cilin institucioni e kishte nisur me paraaplikimin në vitin 2024.

    Pas hyrjes së ligjit në fuqi, BQK-ja do të nxjerrë rregulloret përkatëse dhe do të përfundojë përditësimin teknik të aplikimit, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e bëra ndërkohë në legjislacionin evropian. Ky proces do të zhvillohet në koordinim me institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian.

    Pas përfundimit të këtyre hapave, aplikimi i Kosovës do të dorëzohet për shqyrtim, në përputhje me procedurat dhe afatet e institucioneve kompetente evropiane.

    Ndërkohë, BQK-ja, në bashkëpunim me sektorin bankar, po vazhdon përgatitjet për zbatimin e skemave të pagesave SEPA.

    Banka Qendrore ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për ta avancuar sa më shpejt këtë proces, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të nevojshme dhe koordinimin me institucionet evropiane.

    Përfshirja e Kosovës në SEPA pritet t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës kryerjen e pagesave ndërkufitare në euro në mënyrë më të shpejtë, më të lehtë dhe me kosto më të ulët.

    Sipas vlerësimeve të BQK-së, përfitimet nga pjesëmarrja në këtë skemë mund të arrijnë në mbi 55 milionë euro kursime në vit.

  • Djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje: Ishte vetëaksident, s’ka të lënduar

    Djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje: Ishte vetëaksident, s’ka të lënduar

    Djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje: Ishte vetëaksident, s’ka të lënduar

    Policia ka dhënë detaje lidhur me kamionin që u kaplua nga zjarri në autostradën Prizren–Prishtinë, në zonën e Malishevës, pas një vetëaksidenti që ndodhi rreth orës 12:10.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për Sinjalin se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit.

    “Rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident), të ndodhur në autostradë (drejtimi Prizren-Prishtinë, zonë e Malishevës). Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje: Ishte vetëaksident, s’ka të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky kërkon mbështetje për sanksionet ndaj Rusisë, pas vendimit të Trumpit

    Zelensky kërkon mbështetje për sanksionet ndaj Rusisë, pas vendimit të Trumpit

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje mbështetësve të Ukrainës që të shprehin përkrahjen për sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për pezullimin e zbatimit të një pakete të gjerë kufizimesh ndaj ekonomisë ruse.

    Vendimi i Shtëpisë së Bardhë ka shtuar shqetësimet se Ukraina mund të mbetet më e pambrojtur përballë sulmeve të intensifikuara ruse, ndërsa po afrohet dimri, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

    Zelensky e ka cilësuar si të pafat vendimin e Trumpit për pezullimin e sanksioneve, por nuk e ka kritikuar drejtpërdrejt presidentin amerikan, në një kohë kur tensionet mes Kievit dhe Uashingtonit janë shtuar ditët e fundit.

    “Fatkeqësisht, në Amerikë u mor një vendim për ta shpërfillur plotësisht Aktin e Lindsey Grahamit, i cili duhej të ushtronte presion vërtet efektiv ndaj Rusisë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, ka shkruar Zelensky.

    Megjithatë, presidenti ukrainas ka shprehur shpresën se sanksionet mund të rikthehen në fuqi.

    “Ky akt mund të kishte ndihmuar jashtëzakonisht shumë – dhe ende mundet! Por duhet të zbatohet realisht dhe çdo zë në mbështetje të tij ka rëndësi”, ka deklaruar ai.
    Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës

    Ndërkohë, Zelensky ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke goditur më shumë se 15 lokacione në mbarë vendin.

    “Shkalla e madhe dhe ritmi i pandërprerë i sulmeve ruse, veçanërisht ndaj sektorit tonë energjetik, fatkeqësisht po shkaktojnë pasoja të rënda”, ka thënë ai.

    Forcat Ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur se gjatë natës, Rusia ka lëshuar katër raketa lundruese dhe 332 dronë sulmues.

    Sipas tyre, të katër raketat dhe 289 dronë janë neutralizuar ose shkatërruar.

    Bombardimi i vazhdueshëm rus ndaj rrjetit energjetik ukrainas përpara dimrit është bërë një nga taktikat e përsëritura të luftës. Sulmet synojnë të dëmtojnë furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm për civilët, duke rritur presionin mbi Ukrainën për vazhdimin e luftës.

    Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar gjithashtu se Rusia po grumbullon raketa balistike për të kryer sulme të tjera gjatë muajve të ardhshëm.

    Trump bllokon një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë të miratuara nga Kongresi

    Burimi: Dukagjini

  • Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, por ende s’dihet nëse sëmundja është përhapur

    Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, por ende s’dihet nëse sëmundja është përhapur

    Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, por ende s’dihet nëse sëmundja është përhapur

    Papa Leo XIV pritet të dalë nga spitali të shtunën pasdite, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të kancerit në mushkëri, pasi rezultatet e analizave kanë treguar se gjendja e tij shëndetësore është mjaftueshëm e mirë për t’u kthyer në shtëpi.

    Vatikani ka njoftuar se analizat e gjakut dhe incizimet e kraharorit kanë dhënë rezultate që lejojnë daljen e Papës nga spitali, ku po trajtohet pas operacionit të kryer të martën në spitalin Gemelli në Romë.

    Të dielën, Papa pritet të drejtojë lutjen për pelegrinët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, nga dhomat e tij në Vatikan. Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë publike që nga shtrimi në spital.

    Papës 71-vjeçar i është diagnostikuar adenokarcinoma e mushkërive, një nga format më të shpeshta të kancerit të këtij organi. Gjatë operacionit, mjekët ia hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë.

    Ekipi mjekësor ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses dhe pa komplikime.

    Megjithatë, ende nuk janë publikuar të dhëna për madhësinë e tumorit apo nëse sëmundja është përhapur në nyjet limfatike përreth. Këto informacione janë të rëndësishme për përcaktimin e prognozës dhe vlerësimin e ecurisë së mëtejshme të sëmundjes.

    Diagnoza ka shkaktuar shqetësim, pasi Papa konsiderohet relativisht i ri dhe energjik. Ai u zgjodh në krye të Kishës Katolike në maj të vitit 2025, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ka ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e angazhimeve gjatë pontifikatit të tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, por ende s’dihet nëse sëmundja është përhapur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Risi në futboll: Referi në Uruguai përdor pajisje digjitale për kartonët

    Risi në futboll: Referi në Uruguai përdor pajisje digjitale për kartonët

    Risi në futboll: Referi në Uruguai përdor pajisje digjitale për kartonët

    Një risi teknologjike është vënë re në një ndeshje të Copa Uruguay, ku referi përdori një pajisje digjitale për të regjistruar kartonët e verdhë dhe të kuq.

    Sistemi mundëson regjistrimin e vendimeve disiplinore dhe incidenteve të ndeshjes, duke ruajtur edhe orën e saktë kur ndodh secili incident.

    Kjo teknologji mund të ndihmojë në dokumentimin më të saktë të ngjarjeve gjatë ndeshjeve dhe në përmirësimin e administrimit të të dhënave nga gjyqtarët.

    Ky është një hap drejt digjitalizimit të futbollit, ku teknologjia po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë edhe në punën e referëve.

  • Shqipëri: Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 47-vjeçari

    Shqipëri: Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 47-vjeçari

    Shqipëri: Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 47-vjeçari

    Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Vau të Dejës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., banues në fshatin Kaç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 140 fishekë, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, por ende s’dihet nëse sëmundja është përhapur

    Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, ende nuk dihet nëse sëmundja është përhapur

    Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, por ende s’dihet nëse sëmundja është përhapur

    Papa Leo XIV pritet të dalë nga spitali të shtunën pasdite, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të kancerit në mushkëri, pasi rezultatet e analizave kanë treguar se gjendja e tij shëndetësore është mjaftueshëm e mirë për t’u kthyer në shtëpi.

    Vatikani ka njoftuar se analizat e gjakut dhe incizimet e kraharorit kanë dhënë rezultate që lejojnë daljen e Papës nga spitali, ku po trajtohet pas operacionit të kryer të martën në spitalin Gemelli në Romë.

    Të dielën, Papa pritet të drejtojë lutjen për pelegrinët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, nga dhomat e tij në Vatikan. Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë publike që nga shtrimi në spital.

    Papës 71-vjeçar i është diagnostikuar adenokarcinoma e mushkërive, një nga format më të shpeshta të kancerit të këtij organi. Gjatë operacionit, mjekët ia hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë.

    Ekipi mjekësor ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses dhe pa komplikime.

    Megjithatë, ende nuk janë publikuar të dhëna për madhësinë e tumorit apo nëse sëmundja është përhapur në nyjet limfatike përreth. Këto informacione janë të rëndësishme për përcaktimin e prognozës dhe vlerësimin e ecurisë së mëtejshme të sëmundjes.

    Diagnoza ka shkaktuar shqetësim, pasi Papa konsiderohet relativisht i ri dhe energjik. Ai u zgjodh në krye të Kishës Katolike në maj të vitit 2025, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ka ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e angazhimeve gjatë pontifikatit të tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, ende nuk dihet nëse sëmundja është përhapur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arifi për rastin e mishit brazilian: A do të mbajë dikush përgjegjësi pas vendimeve të Faton Pecit?

    Arifi për rastin e mishit brazilian: A do të mbajë dikush përgjegjësi pas vendimeve të Faton Pecit?

    Arifi për rastin e mishit brazilian: A do të mbajë dikush përgjegjësi pas vendimeve të Faton Pecit?

    Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për furnizimin me mish të institucioneve vitale të Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e mishit brazilian të dyshuar si të skaduar.

    Në një postim në Facebook, Arifi ka përmendur Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, QKUK-në, spitalet, Kuzhinën Qendrore dhe çerdhet, si institucione që, sipas tij, rrezikohen nga furnizimi me produkte të pasigurta ushqimore.

    Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian e kishte pezulluar importin e mishit brazilian që nga 3 shtatori, ndërsa Ministria e Bujqësisë në Kosovë kishte përzgjedhur përmes një tenderi me vlerë afro katër milionë euro kompaninë Apetit për furnizimin me mish të 73 institucioneve.

    Arifi ka përmendur edhe dy raste të bëra publike më 15 dhe 25 shtator në Mal të Zi, ku, sipas tij, autoritetet kishin ndaluar 103 tonë mish brazilian të skaduar, të lidhur me këtë kompani. Ai ka theksuar se rreth 78 tonëve u ishin ndryshuar etiketat për t’ua ndryshuar afatin e përdorimit, ndërsa pjesa tjetër kishte skaduar në qershor.

    Në reagimin e tij, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës ka rikujtuar edhe raportimet e vitit 2024 se kompania Apetit kishte përfituar grant prej 200 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë, në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Faton Peci.

    Arifi ka përmendur gjithashtu reagimin e Pecit, i cili, sipas tij, i kishte cilësuar si shpifje dyshimet e ngritura nga deputetët e Aleancës për mishin brazilian.

    Në fund, Arifi ka kërkuar përgjegjësi për rastin, duke ngritur pyetjen se kush do të japë llogari për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve dhe furnizimin e institucioneve vitale me produkte ushqimore të pasigurta.

    “A ka dikush në këtë vend që shkon në përgjegjësi për helmimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve vitale të saj?”, ka shkruar Arifi./Klankosova.tv