Category: Lajme

  • Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

    Provinca e gjerë dhe e trazuar e Sistan-Baluçistanit, në juglindje të Iranit, përgjatë kufirit me Afganistanin dhe Pakistanin, është përfshirë nga një valë e përgjakshme dhune në javët e fundit.

    Grupet e armatosura dhe forcat iraniane të sigurisë janë përleshur pothuajse çdo ditë në të gjithë provincën e varfër, ku prej dekadash zhvillohet një kryengritje e armatosur me intensitet të ulët.

    Grupet separatiste dhe militantët islamistë në Sistan-Baluçistan, ku jeton pakica etnike e margjinalizuar e baluçëve në Iran, po i bashkërendojnë gjithnjë e më shumë përpjekjet për të sfiduar shtetin iranian, thonë ekspertët.

    Intensifikimi i kryengritjes së armatosur shton presionin e sigurisë ndaj Iranit, i cili mbetet në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin dhe po përgatitet për mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha luftarake amerikane.

    “Sulmet e ripërtërira në Sistan-Baluçistan vijnë në një kohë kur Republika Islamike po përballet me presion të pashembullt ushtarak dhe ekonomik”, tha Hamidreza Azizi, analist i lartë për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me seli në Bruksel.

    Një iranian qëndron i ulur në një treg në Bandar Abas të Iranit më 25 gusht.
    “Ajo që e bën situatën më shqetësuese për Teheranin është mundësia që aktivitetet e armatosura lokale të bëhen pjesë e një sfide më të gjerë të sigurisë”, shtoi ai.

    Varg sulmesh
    Grupet e armatosura baluçe kanë marrë përgjegjësinë për një sërë sulmesh të shpejta e të befasishme, shpërthimesh vdekjeprurëse të bombave në rrugë dhe të shtënash me armë zjarri, që kanë shënjestruar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), njësinë elitare të forcave të armatosura iraniane, forcën paramilitare Basixh dhe policinë lokale në të gjithë provincën gjatë javëve të fundit.

    Më 14 tetor, një polic dhe një komandant lokal i Basixhit u vranë në sulme të ndara në qytetin Mehrestan, raportuan mediat iraniane.

    Një ditë më parë, IRGC-ja njoftoi se një prej anëtarëve të saj ishte vrarë pasi një përpjekje për marrjen e pengjeve shkaktoi përleshje në Zahedan, kryeqytetin e provincës Sistan-Baluçistan. Po ashtu, më 13 tetor, në qytetin Taftan shpërthyen shkëmbime zjarri mes personave të armatosur dhe IRGC-së.

    Në përgjigje, autoritetet kanë shtuar operacionet e sigurisë në provincë, përfshirë bastisjet parandaluese kundër celulave të dyshuara kryengritëse, duke nënvizuar kërcënimin në rritje.

    Më 11 tetor, Irani ekzekutoi gjithashtu një militant të njohur baluç. Omar Dorostaran ishte dënuar për rebelim të armatosur, anëtarësi në një grup terrorist dhe bashkëpunim në një kryengritje të armatosur.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, pretendoi më 12 tetor se “grupet terroriste” që veprojnë në këtë zonë po zbatonin “plane të hartuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të destabilizuar kufijtë e vendit”.

    Azizi, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, tha se zyrtarët iranianë druhen gjithnjë e më shumë se kundërshtarët e tyre mund të përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësitë ekzistuese etnike dhe politike për të hapur fronte të reja brenda vendit.

    “Teherani duket i vendosur të parandalojë që një problem i kahershëm i sigurisë të shndërrohet në një dobësi më serioze në rast të një lufte të re të mundshme”, tha ai.

    Sistan-Baluçistani, provinca e dytë më e madhe e Iranit, me një sipërfaqe afërsisht sa ajo e Sirisë, ka rëndësi të veçantë strategjike dhe është veçanërisht e ndjeshme.

    Ajo kufizohet me Afganistanin, që drejtohet nga talebanët, dhe me provincën Baluçistan të Pakistanit, ku po ashtu zhvillohet prej dekadash një kryengritje e armatosur.

    Në Sistan-Baluçistan ndodhet edhe Çabahari, porti i vetëm i Iranit me dalje të drejtpërdrejtë në oqeanin e hapur. Ai i mundëson Iranit të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe e tensioneve në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

    Bashkimi i militantëve
    Në dhjetor të vitit 2025, katër grupe të veçanta të armatosura baluçe u bashkuan nën Frontin Popullor Mobarizoun, duke sinjalizuar një bashkërendim më të ngushtë mes fraksioneve militante.

    Koalicioni përfshin Jaish al-Adl, një grup militant separatist baluç, të cilin Irani dhe Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

    Jaish al-Adl, që besohet se vepron nga Pakistani, është grupi më i fuqishëm i armatosur baluç që lufton kundër Teheranit. Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se e armatosin këtë grup.

    Jaish al-Adl e ka portretizuar veten si mbrojtës të komunitetit suni të baluçëve kundër “shtypjes shiite”.
    “Qeveria iraniane po përballet aktualisht me presione të shumta, brenda dhe jashtë vendit, dhe është e natyrshme që grupet e armatosura të kenë arritur në përfundimin se u është krijuar një mundësi e mirë për të zgjeruar operacionet e tyre”, tha Fatemeh Aman, analiste për Iranin me bazë në Shtetet e Bashkuara.

    “Nëse këto sulme bëhen të bashkërenduara, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, ato mund të përbëjnë një sfidë më serioze për sigurinë e qeverisë”, tha Aman për Radion Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë.

    Ekspertët thonë se grupet e armatosura po shfrytëzojnë pakënaqësitë e kahershme të pakicës baluçe, shumë prej anëtarëve të së cilës janë myslimanë sunitë, në një Iran me shumicë shiite. Kjo pakicë është përballur prej kohësh me diskriminim dhe dhunë joproporcionale nga autoritetet.

    Baluçët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së Iranit, prej afërsisht 90 milionë banorësh. Megjithatë, ata përbëjnë rreth 20 për qind të të gjitha ekzekutimeve në vend.

    Gjatë protestave mbarëkombëtare kundër establishmentit, që tronditën Iranin në vitin 2022, Sistan-Baluçistani u bë skenë e shtypjes më vdekjeprurëse nga qeveria. Më 30 shtator të atij viti, në atë që njihet si “E Premtja e Përgjakshme”, gati 100 protestues u vranë nga të shtënat me armë zjarri.

    Varfëria, diskriminimi fetar dhe etnik, si dhe mungesa e përfaqësimit politik, “kanë krijuar bazën për pakënaqësi të thellë në provincë”, tha Aman.

    “Qasja e qeverisë, e mbështetur kryesisht te masat e sigurisë për t’iu përgjigjur kërkesave të popullit baluç, ka kontribuar gjithashtu në përhapjen e kësaj mosbesueshmërie”, shtoi ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

    Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

    Gjatë takimit, Zulfaj prezantoi progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe kërkoi avancimin e statusit të vendit nga kandidat potencial në vend kandidat për anëtarësim në BE.

    Ai falënderoi përfaqësuesit diplomatikë për mbështetjen e vazhdueshme të shteteve të tyre ndaj Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të vendit për zbatimin e Agjendës së Reformave.

    Në diskutimet me diplomatët u trajtuan progresi i Kosovës, sfidat në procesin e integrimit dhe perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zulfaj theksoi se statusi aktual i Kosovës si kandidate potenciale nuk pasqyron në mënyrë të drejtë progresin e arritur, veçanërisht në raport me vendet e tjera të rajonit.

    Ai nënvizoi gjithashtu rezultatet e Kosovës në indekset ndërkombëtare që matin demokracinë dhe zhvillimin ekonomik, duke kërkuar që këto arritje të reflektohen edhe në avancimin e marrëdhënieve të vendit me BE-në.

    Në takim mori pjesë edhe ambasadori Agron Bajrami, kryenegociator i Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe shef i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Bruksel.

    Kosova synon që progresi në reforma dhe rezultatet e arritura të përkthehen në hapa konkretë drejt integrimit të plotë evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

    Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

    Nxënësit dhe studentët kanë vazhduar edhe të premten protestat në disa qytete të Shqipërisë, duke bojkotuar procesin mësimor dhe, duke dalë në rrugë. Në Lezhë janë shënuar përplasje me Policinë dhe dëmtime të pronës, ndërsa marshime dhe grumbullime janë raportuar edhe në Shkodër, Vlorë, Korçë e Lushnjë.

    Në Lezhë, nxënësit, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë braktisur mësimin dhe kanë dalë në protestë. Situata është tensionuar kur protestuesit kanë kërkuar të hyjnë në sheshin para Bashkisë, ku janë përballur me forcat e Policisë.

    Gjatë protestës janë raportuar dëmtime të tabelave dhe kangjellave përgjatë rrugëve, si dhe thyerje të xhamave të disa shkollave. Policia ka shtuar praninë në qytet dhe ka rrethuar disa institucione, ndërsa një i ri është shoqëruar në polici.

    Në Shkodër, të rinjtë kanë nisur marshimin nën përcjelljen e forcave policore, duke u bërë thirrje studentëve t’i bashkohen bojkotit. Gjatë marshimit janë raportuar edhe thyerje të xhamave.

    Bojkoti i mësimit po vazhdon edhe në Universitetin e Vlorës, ku studentët janë mbledhur në auditore në pritje të organizimit të protestës. Grumbullime të të rinjve janë raportuar gjithashtu në Korçë dhe Lushnjë, ku gjimnazistët janë mbledhur në sheshin qendror, pranë bashkisë.

    Protestat po zhvillohen në disa qytete për të katërtën ditë, ndërsa në Tiranë është paralajmëruar një tjetër tubim. Gjatë ditëve të fundit, protestat në kryeqytet janë shoqëruar me përplasje me Policinë, zjarre dhe dëmtime të institucioneve e bizneseve private.

    Sipas raportimeve, vetëm gjatë së enjtes Policia ka shoqëruar në komisariat rreth 180 persona. Ndërkaq, 22 të arrestuar gjatë protestës së 13 tetorit pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës.

    Kryeministri Edi Rama ka vizituar të premten bizneset e dëmtuara nga zjarret në Tiranë, duke deklaruar se dhuna nuk përfaqëson studentët.

    “Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar Rama.

    Burimi: Dukagjini

  • Azemi kërkon respektimin e pagës minimale: Të kryhen obligimet ndaj punëtorëve

    Azemi kërkon respektimin e pagës minimale: Të kryhen obligimet ndaj punëtorëve

    Azemi kërkon respektimin e pagës minimale: Të kryhen obligimet ndaj punëtorëve

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të shkollave dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës, të udhëhequr nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

    Në fjalën e tij, Azemi tha se nga qershori kanë kërkuar që vendimi për pagën minimale të respektohet nga të gjithë, transmeton Klankosova.tv.

    “Më shumë se që nga qershori kemi filluar që kësaj komune ta paralajmërojmë, se në momentin e rritjes së pagës minimale që nga korriku ne duhet patjetër që ta respektojmë këtë vendim, e këtë vendim duhet ta respektoni edhe ju”, tha Azemi.

    “I garantoj që këta punëtorë derisa nuk nënshkruhet paga minimale dhe të mos kryhen të gjitha obligimet ndaj këtyre punëtorëve, nuk ka me pasë punë. Na vjen keq nga nxënësit, por na është imponuar. Nuk ka më shërbime, nuk ka më skllavëri, paguaji paret, kryej punët. Përndryshe ne do të vazhdojmë deri në infinit, qoftë deri në Vitin e Ri”, tha ai.

  • “Mos na shkelni”, punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga

    “Mos na shkelni”, punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga

    “Mos na shkelni”, punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka nisur protestën për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

    Përmes kësaj proteste punëtorët teknikë po kërkojnë që vendimi i Qeverisë për pagën minimale të zbatohet edhe në rastin e tyre dhe që pagat të jenë në përputhje me vendimin në fuqi.

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e këtij vendimi në pagesën e punëtorëve, të cilët kërkojnë trajtim të drejtë dhe respektim të të drejtave të tyre.

    Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar, ndërsa punëtorët po kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Mos na shkelni”, punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat e studentëve, arrest në shtëpi për 5 të ndaluar, Rama akuzon opozitën

    Protestat e studentëve, arrest në shtëpi për 5 të ndaluar, Rama akuzon opozitën

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për tetë protestues të ndaluar pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit. Mes tyre është edhe K. M., 22 vjeç, fotografia e të cilit u bë virale në rrjetet sociale, pasi u përlesh me gjashtë punonjës policie gjatë tubimit.

    Për të riun është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. E njëjta masë është caktuar edhe për katër protestues të tjerë, me inicialet Xh. P., E. Z., K. A. dhe K. H. Ndërkohë, për tre protestues të tjerë gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, raportoi A2.

    Protestat e studentëve janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me Policinë, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private. Të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar, ndërsa tubimet janë zhvilluar në disa qytete të vendit.

    Rama: Protestat nuk kanë lidhje me studentët, pas tyre qëndron dikush tjetër

    Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur akuzat ndaj opozitës, duke pretenduar se pas protestave nuk qëndrojnë shqetësimet e studentëve, por interesa të tjera politike. Në një video të publikuar në Facebook, Rama ka komentuar edhe dëmtimin dhe djegien e një kioske gjatë protestave, duke vënë në pikëpyetje lidhjen e akteve të dhunës me kërkesat e të rinjve.

    “Si mund të jenë studentët? Si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit me maska nuk ka të bëjë fare me hallet, me problemet, me aspiratat legjitime të gjithkujt që do një jetë më të mirë”, deklaroi Rama.

    Kryeministri ka vijuar akuzat ndaj opozitës, duke pretenduar se ajo po përdor protestat për të nxitur përçarje dhe për të penguar zhvillimin e vendit.

    “E gjitha kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur dhe shkatërruar jo një herë Shqipërinë dhe që është gati ta djegë e shkatërrojë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre ku urrejtja, urrejtja më e verbër dhe ku flakët e ndasisë janë e vetmja dritë arsyeje”, u shpreh kreu i qeverisë.

    Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë durim dhe qëndresë përballë protestave të shoqëruara me akte dhune. Megjithatë, ai ka pranuar se qytetarët përballen me probleme që kërkojnë zgjidhje, duke deklaruar se ato do të adresohen.

    Rama: E gjithë kjo që po ndodh nuk është rastësi

    Kryeministri e ka lidhur zhvillimin e protestave edhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sipas tij, koha kur kanë nisur tubimet nuk është e rastësishme, ndërsa ka pretenduar se pas tyre qëndrojnë edhe aktorë të tjerë që, sipas tij, nuk e duan Shqipërinë të ecë përpara drejt Bashkimit Europian.

    “Si mund të nxiten të miturit, të vënë maska, të shkulin trotuaret që shtrohen dhe mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë si një lukuni e verbër për agjendën tjetërkujt?”, deklaroi Rama.

    Më tej, kryeministri ka përdorur tone të ashpra ndaj atyre që i konsideron përgjegjës për nxitjen e protestave, duke pretenduar se bëhet fjalë për një përpjekje për të penguar përparimin e Shqipërisë.

    “Dora e mbrapshtë, dora e vjetër, dora e keqe që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim në fakt që nga viti 1912 dhe që e dimë shumë mirë se e kujt është prej 30 e kusur vitesh, sot mbështetet dhe nga duart të tjera, duar të huaja, duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejtë, të ecë përpara dhe të merret çdo ditë me problemet e saj për t’u përmirësuar, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së bashkuar europiane, që nuk e duan Shqipërinë aty ku ajo do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe nga zgjedha e zgjedhjes së detyruar”, u shpreh ai.

    Gjatë ditëve të para të protestave janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe Policisë, hedhje gurësh dhe dëmtime të pronës publike e private. Në disa raste, Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmave dhe për të vënë situatën nën kontroll.

    Ndërkohë, caktimi i masave të sigurisë për tetë protestuesit shënon vijimin e procedurave gjyqësore lidhur me ngjarjet e regjistruara gjatë tubimeve.

    Vendosja e masave të sigurisë nuk përbën vendim përfundimtar mbi fajësinë e personave nën hetim.

    Burimi: RTKLive

  • Gjigantët e K-pop-it, Stray Kids, i bashkohen BTS në bojkotimin e çmimeve Grammy

    Gjigantët e K-pop-it, Stray Kids, i bashkohen BTS në bojkotimin e çmimeve Grammy

    Gjigantët e K-pop-it, Stray Kids, i bashkohen BTS në bojkotimin e çmimeve Grammy

    Një nga grupet më të mëdha të K-pop-it në botë, Stray Kids, po i bashkohet BTS në bojkotimin e çmimeve Grammy 2027.

    Ky veprim vjen pas futjes së një kategorie të re kontraverse për muzikën pop aziatike, e cila kritikët kanë frikë se do të getoizojë zhanre si K-Pop dhe J-Pop, shkruan BBC.

    BTS njoftoi se nuk do të paraqiste këngë për shqyrtim në asnjë kategori në korrik, duke thënë se shpresonte që muzika e tyre “të dëgjohej dhe të duhej për atë që është, në vend që të ndahej sipas rajonit ose gjuhës”.

    Stray Kids, të cilët së fundmi zunë vendin e parë në SHBA me albumin e tyre të nëntë, tani kanë ndjekur shembullin. Në një deklaratë të shkurtër, shtëpia e tyre diskografike JYP tha thjesht: “Stray Kids nuk u paraqit për çmimet Grammy”.

    Stray Kids më parë nuk kishte dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për pyetjet në lidhje me çmimet, transmeton Sinjali.

    Gjatë një konference për shtyp për albumin e tyre të fundit, This and That, në gusht, këngëtari Hwang Hyun-jin tha: “Ne kurrë nuk i kemi vendosur si qëllim rezultatet e çmimeve ose rekordet tona”.

    “Prioriteti ynë kryesor është që tifozët tanë të jenë të lumtur dhe të kënaqur”, shtoi ai.

    Lajmi do të vijë si një goditje për Akademinë e Regjistrimit, e cila organizon çmimet Grammy.

    Stray Kids janë jashtëzakonisht të popullarizuar në SHBA dhe së fundmi ishin kryesuesit e festivalit Governor’s Ball në Nju Jork, duke ndarë vendin e parë me Lorde dhe A$AP Rocky.

    Në listën e albumeve, vetëm një grup tjetër ka shënuar më shumë albume në vendin e parë: The Beatles.

    Më herët këtë vit, të tetë anëtarëve të grupit iu dhanë të drejta vote në ndarjen e çmimeve, gjë që i jep peshë shtesë vendimit të tyre për t’u tërhequr. BTS janë gjithashtu anëtarë me të drejtë vote të Akademisë.

    Njoftimi i Stray Kids erdhi disa orë pasi shefi i Grammy, Harvey Mason Jr, konfirmoi se kategoria e re e muzikës pop aziatike do të zhvillohej në ceremoninë e vitit 2027.

    “Gjatë disa javëve të fundit, Akademia ka zhvilluar seanca dëgjimi dhe ka qenë në dialog me udhëheqësit e komunitetit të muzikës aziatike”, tha ai në një deklaratë.

    “Dëgjuam reagime të sinqerta nga njerëz në komunitetin tonë që nuk e mbështesin vazhdimin e kësaj kategorie. Dëgjuam gjithashtu nga njerëz që nuk kishin informacion të saktë në lidhje me kategorinë, dhe të paturit e hapësirës për të sqaruar keqkuptimet ka qenë veçanërisht e vlefshme.”

    “Por deri tani, reagimet më të forta që dëgjuam ishin nga njerëz që ishin mbështetës entuziastë të kategorisë, krijues të tjerë të muzikës që shprehnin inkurajimin e tyre për ta mbajtur atë.”

    Ai pranoi se vendimi “nuk do t’i kënaqë të gjithë”, por tha se Akademia do të vazhdojë të ketë diskutime mbi zhvillimin e çmimit.

    Akademia e Regjistrimeve njoftoi kategorinë e re në qershor, duke thënë se do të njihte “përsosmërinë artistike në performancat e muzikës pop aziatike që burojnë nga ose njihen gjerësisht brenda tregjeve aziatike”.

    Çmimi kishte qenë në diskutim për vite me radhë. Më në fund u prezantua pasi kënga Golden, nga filmi K-pop Demon Hunters, u bë kënga e parë K-Pop që fitoi një çmim Grammy këtë shkurt.

    “Ndërsa ndikimi i muzikës pop aziatike ka vazhduar të rritet brenda procesit tonë, anëtarët dhe administratorët tanë menduan se ky ishte momenti i duhur për të krijuar një kategori që pasqyron më saktë shkallën, artistikën dhe ndikimin global të zhanrit”, thanë organizatorët në atë kohë.

    Por çmimi u prit me shumë reagime. Shumë menduan se kjo do t’i pengonte artistët aziatikë të merrnin njohje në kategoritë kryesore.

    Të tjerë u mërzitën nga një kusht që këngët e nominuara duhet të “përdorin në mënyrë kuptimplote” një gjuhë aziatike.

    Ky kërkesë përjashtoi dy grupet koreane më të njohura në Amerikë, BTS dhe Blackpink, albumet e fundit të të cilave këndohen kryesisht në anglisht.

    Argumentet kundër çmimit aziatik të muzikës pop janë të ngjashme me ato të artistëve latinë në lidhje me kategoritë Grammy, të tilla si muzika më e mirë urbane.

    Ndërsa qëllimi është të njihet muzika me një origjinë të caktuar gjeografike ose gjuhësore, disa muzikantë mendojnë se kjo përfundon duke qenë përjashtuese, me muzikën e tyre të ndarë nga çmimet kryesore si albumi ose kënga e vitit.

    Ky perceptim u sfidua këtë vit, kur albumi “Debí Tirar Más Fotos” i Bad Bunny u bë albumi i parë në gjuhën spanjolle që fitoi çmimin për albumin e vitit. Gjithashtu, pritet që albumi “Lux” i Rosalías të jetë shumë i nominuar për çmimet e vitit të ardhshëm.

    Nominimet duhen të dorëzohen në dhjetor

    BTS dhe Stray Kids do të kishin të drejtë të garonin për ato çmime, por kanë vendosur t’i dërgojnë një mesazh Akademisë së Regjistrimit.

    Akte të tjera të mëdha mund të kenë ndjekur shembullin.

    Më herët këtë javë, Kim Hong-joong, lideri i grupit të njohur të djemve Ateez, tha se ishte impresionuar nga qëndrimi i BTS.

    “Do të doja shumë të mendoja edhe për këtë,” tha ai në një intervistë me revistën Variety.

    “Nuk jam i sigurt sepse askush nuk mund ta dijë arsyen e vërtetë pse u përpoqën ta bënin atë [kategori], transmeton sinjali. Askush nuk mund ta njohë arsyen e vërtetë.

    “Por duket sikur, për mua… pajtohem [pak] me atë që bënë BTS.”

    Do ta zbulojmë se kush vendosi ta fusë muzikën e tij në shqyrtim kur të zbulohen nominimet për çmimet Grammy më 10 dhjetor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjigantët e K-pop-it, Stray Kids, i bashkohen BTS në bojkotimin e çmimeve Grammy appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin

    Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin

    Paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro, por punëtorët që paguhen me këtë shumë marrin 456.50 euro në llogaritë e tyre bankare.

    Qeveria ka premtuar se do ta lirojë pagën minimale nga tatimi, por ende nuk ka bërë të ditur se kur do të zbatohet kjo masë, sa punëtorë do të përfitojnë dhe sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit.

    Edhe nëse premtimi realizohet, punëtorët nuk do t’i marrin të plota 500 eurot, pasi do të vazhdojnë të paguajnë kontributin e detyrueshëm pensional.

    Për Egzonin, 19-vjeçar nga Skenderaj, dallimi mes pagës bruto dhe asaj neto përkthehet në para që, siç thotë ai, do ta ndihmonin familjen e tij të përballonte shpenzimet e përditshme.

    Prej një viti, ai punon në një market. Kur nisi punën, në shtator të vitit të kaluar, merrte 350 euro neto në muaj. Në fillim të këtij viti, paga e tij bruto u rrit në 425 euro, ndërsa nga korriku arriti në 500 euro, në përputhje me rritjen e pagës minimale në Kosovë.

    Por, çdo muaj, në llogarinë e tij bankare përfundojnë 43.50 euro më pak.

    “Në bankë më dalin 456.50 euro, apo 43.50 euro më pak”, tregon ai për Radion Evropa e Lirë.

    Nga paga e tij zbriten 25 euro për kontributin pensional dhe 18.50 euro për tatimin në të ardhura.

    Egzoni thotë se shumica e punëtorëve në marketin ku punon, paguhen njësoj dhe se dallimi mes pagës bruto dhe asaj neto diskutohet shpesh mes tyre.

    “Janë rreth 45 euro më pak, e me këtë shumë mund ta paguaj faturën e rrymës apo të ujit”, thotë ai.

    Në familjen e tij 5-anëtarëshe punojnë vetëm ai dhe babai.

    Edhe pse të ardhurat e tyre të përbashkëta i kalojnë 1.000 euro në muaj, Egzoni thotë se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shpenzimeve të tjera ua vështirëson mbulimin e nevojave të përditshme.

    Çfarë do të ndryshonte me lirimin nga tatimi?

    Nga 1 korriku, paga minimale në Kosovë u rrit në 500 euro bruto në muaj, nga 425 euro sa ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit. E shprehur në orë pune, ajo u rrit nga 2.50 në 3 euro.

    Por, paga bruto nuk është shuma që punëtorët marrin në llogaritë e tyre bankare.

    Sipas legjislacionit në fuqi, nga paga bruto zbritet kontributi pensional prej 5 për qind, ndërsa mbi të ardhurat e mbetura llogaritet tatimi.

    Të ardhurat deri në 250 euro në muaj nuk tatohen. Për pjesën nga 250 deri në 450 euro zbatohet norma prej 8 për qind, ndërsa për pjesën mbi 450 euro norma prej 10 për qind.

    Kështu, nga një pagë bruto prej 500 eurosh, punëtori paguan 25 euro kontribut pensional dhe 18.50 euro tatim, duke marrë 456.50 euro neto.

    Më 13 shtator, gjatë prezantimit të programit qeveritar në Kuvend, kryeministri Albin Kurti deklaroi se “paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet”.

    Nëse kjo masë zbatohet, një punëtor me pagë minimale do të përfitojë 18.50 euro shtesë në muaj, apo 222 euro në vit. Paga e tij neto do të arrijë në 475 euro.

    E, për t’i marrë të plota 500 eurot, do të duhej të mbulohej edhe kontributi pensional prej 25 eurosh që aktualisht paguhet nga punëtori.

    Radio Evropa e Lirë i kërkoi Qeverisë sqarime se kur do të zbatohet përjashtimi nga tatimi, sa punëtorë pritet të përfitojnë dhe sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

    Shkumbin Misini, profesor i Ekonomisë në një kolegj privat në Prishtinë, vlerëson se lirimi i pagës minimale nga tatimi është një masë që është dashur të ndërmerrej më herët.

    Por, sipas tij, Qeveria duhet të shkojë edhe më tej, duke marrë përsipër përkohësisht pagesën e kontributit pensional prej 5%, që aktualisht paguhet nga punëtori.

    “Kjo mund të zbatohej për një periudhë deri në dy vjet, ose derisa të stabilizohet inflacioni”, thotë Misini për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas këtij propozimi, punëtorët me pagë minimale do të mund t’i merrnin të plota 500 eurot, ndërsa kontributi i tyre pensional do të vazhdonte të paguhej nga shteti.

    Megjithatë, një masë e tillë do të kërkonte financim shtesë nga buxheti publik.

    Rritja e pagës përballë rritjes së çmimeve

    Debati për pagën minimale zhvillohet në një kohë kur çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të rriten.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni vjetor në shtator arriti në 7.8 për qind.

    E, sipas projeksioneve të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuara më 13 tetor, inflacioni mesatar në Kosovë parashikohet të arrijë në 6.8 për qind gjatë vitit 2026, përpara se të ngadalësohet në 4.5 për qind më 2027.

    Këto zhvillime nënkuptojnë se një pjesë e përfitimit nga rritja e pagës minimale zbehet nga shtrenjtimi i mallrave dhe shërbimeve.

    Misini vlerëson se edhe paga prej 500 eurosh është e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës.

    “Thuajse çdo ditë hasim në rritje të çmimeve dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme”, thotë ai.

    Sa u kushton bizneseve paga minimale?

    Paga minimale prej 500 eurosh nuk i kushton punëdhënësit vetëm 500 euro.

    Përveç pagës bruto, ai duhet të paguajë edhe kontributin pensional – po ashtu 5 për qind – që e çon koston e drejtpërdrejtë mujore të një punëtori me pagë minimale në 525 euro.

    Në gjashtëmujorin e parë të vitit, kur paga minimale ishte 425 euro bruto, kjo kosto ishte 446.25 euro.

    Kjo do të thotë se nga korriku, kostoja mujore për një punëtor me pagë minimale është rritur për 78.75 euro.

    Për bizneset që punësojnë dhjetëra punëtorë me paga të ulëta, rritja mund të përkthehet në shpenzime të konsiderueshme shtesë.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka kërkuar nga Qeveria lirimin e pagës minimale nga tatimi, ndërsa paralajmëron se rritja e kostove për bizneset mund të ndikojë në numrin e të punësuarve dhe organizimin e punës.

    Misini, në anën tjetër, thotë se mbështetja financiare për bizneset mund të ndihmojë në ruajtjen e vendeve të punës dhe në parandalimin e rritjes së informalitetit.

    Ai pretendon se disa biznese tashmë kanë zvogëluar numrin e punëtorëve, ndërsa të tjera po i angazhojnë ata pa kontrata pune.

    “Jam dëshmitar se disa biznese tregtare kanë larguar punëtorë. Shkon në market dhe është shumë problem të gjesh një punëtor që të ndihmon në përzgjedhjen e një produkti”, thotë Misini.

    Radio Evropa e Lirë, megjithatë, nuk ka siguruar të dhëna që do të mundësonin një vlerësim të tillë.

    Por, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerësimin e tij të muajit prill, ka paralajmëruar se rritja e shpejtë e pagave, nëse nuk shoqërohet me rritje të produktivitetit, mund të shtojë kostot e bizneseve, të ushtrojë presion mbi çmimet dhe të ndikojë negativisht në punësimin e personave me paga të ulëta.

    Çfarë ka bërë Shqipëria?

    Për të lehtësuar barrën financiare të bizneseve, Misini sugjeron që Kosova të shqyrtojë praktikat e Shqipërisë.

    Nga janari i këtij viti, Shqipëria e rriti pagën minimale mujore nga 40.000 në 50.000 lekë, përkatësisht nga rreth 438 euro në 548. Paga minimale atje nuk i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat personale.

    Për të zbutur ndikimin e rritjes së pagës minimale te punëdhënësit, Qeveria shqiptare ka paraparë kompensimin e kontributeve shtesë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën janar-shtator 2026, për bizneset që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

    Ndryshe nga propozimi i Misinit për Kosovën, i cili synon mbulimin e kontributit pensional të punëtorit, masa shqiptare mbështet punëdhënësit për një pjesë të kostos shtesë.

    Misini vlerëson se një mbështetje e ngjashme mund t’i ndihmonte bizneset në Kosovë të ruanin vendet e punës, por një politikë e tillë do të kërkonte përcaktimin e përfituesve dhe të kostos për buxhetin.

    Një nga masat e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e punësimit është programi “Superpuna”, i nisur në vitin 2023, përmes të cilit subvencionohet për gjashtë muaj paga e të rinjve që punësohen nëpërmjet kësaj platforme.

    Sa do t’i kushtonte buxhetit lirimi nga tatimi?

    Përveç ndikimit te punëtorët dhe bizneset, premtimi për lirimin e pagës minimale nga tatimi ngre edhe pyetjen se sa të hyra do të humbiste shteti.

    Sipas raportit të punës nga Administrata Tatimore të Kosovës, gjatë vitit 2025, shteti mblodhi rreth 217.3 milionë euro nga tatimi që u zbritet punëtorëve prej pagave të tyre.

    Prej tyre, rreth 165 milionë euro u mblodhën nga tatimi mbi pagat kryesisht në sektorin privat, ndërsa 52 milionë euro të tjera nga tatimi mbi pagat e punonjësve të sektorit publik.

    Gjatë së njëjtës periudhë u mblodhën edhe 356.6 milionë euro kontribute pensionale.

    Megjithatë, këto shuma përfshijnë punëtorë me nivele të ndryshme pagash dhe nuk tregojnë se sa të hyra do të humbiste shteti nga përjashtimi i pagës minimale prej 500 eurosh nga tatimi.

    Ndryshe nga tatimi në paga, kontributet pensionale derdhen në kursimet pensionale të punëtorëve.

    Nëse shteti do të merrte përsipër pagesën e kontributit të tyre prej 5%, kjo do të përbënte një shpenzim shtesë buxhetor.

    Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë janë mbi 433 mijë persona të regjistruar si të punësuar, me pagë mesatare prej 713 eurosh në muaj.

    Të dhënat e Administratës Tatimore, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se mbi 161 mijë punëtorë figurojnë me pagë bruto nën 500 euro, ndërsa mbi 58 mijë me pagë bruto nën 425 euro.

    Megjithatë, ATK-ja sqaroi se këto kategori përfshijnë edhe raste të pagave dytësore dhe nuk mund të interpretohen automatikisht si shkelje të pagës minimale për punë me orar të plotë.

    Administrata nuk saktësoi nëse shifrat përfshijnë edhe muajin korrik, kur hyri në fuqi faza e dytë e rritjes së pagës minimale.

    Për pasojë, nga këto të dhëna nuk mund të përcaktohet numri i saktë i punëtorëve që marrin pagën minimale prej 500 eurosh dhe që do të përfitonin nga përjashtimi i tatimit.

    Pa këtë informacion, mbetet e paqartë edhe sa do të ishte ndikimi i masës në buxhet.

    Rafuna thotë se për të vlerësuar koston e një mase të tillë duhet të dihet se sa punëtorë paguhen me pagë minimale, sa tatim paguajnë aktualisht dhe sa do të kushtonte mbulimi i kontributit të tyre pensional.

    Sipas tij, shteti duhet të gjejë një zgjidhje që u siguron punëtorëve më shumë të ardhura, pa cenuar qëndrueshmërinë e bizneseve.

    Për Egzonin, ndërkaq, përllogaritjet janë më të thjeshta.

    Ai thotë se 43.50 eurot që i zbriten çdo muaj nga paga “do të ishin lehtësim për familjen”.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Krizë financiare në futbollin anglez, 94% e klubeve operojnë me humbje

    Krizë financiare në futbollin anglez, 94% e klubeve operojnë me humbje

    Krizë financiare në futbollin anglez, 94% e klubeve operojnë me humbje

    Futbolli anglez po përballet me një krizë serioze financiare, pasi 94 për qind e klubeve në pesë nivelet e para të futbollit në Angli po operojnë me humbje.

    Sipas të dhënave të raportuara nga IFR dhe BBC, 109 nga 116 klubet kanë bilanc financiar negativ.

    Borxhet e përgjithshme të klubeve pritet të kalojnë pesë miliardë paundë deri në fund të sezonit, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë financiare të futbollit anglez.

    Situata është veçanërisht shqetësuese për 73 klube, të cilat, sipas raportimit, nuk do të mund të mbijetonin më shumë se 90 ditë pa mbështetjen financiare të pronarëve të tyre.

    Ndërkohë, rreth dy të tretat e klubeve nga niveli i dytë deri në të pestin po përballen me vështirësi financiare. Edhe në Premierligë, rreth 20 për qind e klubeve thuhet se ndodhen në gjendje të paaftësisë paguese teknike.

    Shpenzimet e larta dhe varësia nga financimi i pronarëve po vënë në pikëpyetje të ardhmen ekonomike të shumë klubeve angleze.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Krizë financiare në futbollin anglez, 94% e klubeve operojnë me humbje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BE-ja: Ligji për Pastrimin e Parave e afron Kosovën me SEPA-n

    BE-ja: Ligji për Pastrimin e Parave e afron Kosovën me SEPA-n

    Në një reagim pas miratimit të ligjit, ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se ky zhvillim kontribuon në avancimin e Kosovës drejt integrimit në sistemin evropian të pagesave dhe në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian.

    “Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, deklaroi Schuebel.

    Ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës në SEPA pritet të sjellë lehtësime në realizimin e pagesave dhe transfertave ndërkombëtare, duke ulur kohën dhe kostot për qytetarët dhe bizneset.

    “Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, u shpreh ambasadori i BE-së.

    Miratimi i këtij ligji përbën një nga hapat në procesin e përafrimit të Kosovës me standardet dhe mekanizmat evropianë. Megjithatë, anëtarësimi në SEPA mbetet një proces më vete, që varet nga përmbushja e kritereve përkatëse dhe përfundimi i procedurave të nevojshme.

    Anëtarësimi në këtë zonë do t’u mundësonte qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë të kryejnë pagesa në euro me vendet pjesëmarrëse në kushte më të favorshme, duke lehtësuar transaksionet ndërkufitare dhe aktivitetin ekonomik.

    Burimi: RTKLive