Category: Lajme

  • Shkurte Fejza: Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët

    Shkurte Fejza: Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët

    Shkurte Fejza: Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka publikuar një mesazh drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përmes të cilit bën thirrje për dialog, mirëkuptim dhe një zgjidhje të drejtë për shqetësimet e studentëve.

    Në mesazhin e saj, të cilin e cilëson si një lutje me zemër për Shqipërinë, Fejza shprehet jo vetëm si artiste shqiptare, por edhe si nënë që dëshiron ta shohë rininë e vendit të jetojë me shpresë, dinjitet dhe besim në të ardhmen.

    Fejza i bën thirrje kryeministrit Rama që të gjendet një rrugë mirëkuptimi dhe një zgjidhje e arsyeshme, e cila t’u japë shpresë studentëve dhe qetësi familjeve, duke shmangur thellimin e ndasive mes qytetarëve dhe institucioneve.

    Duke u ndalur te roli i artit dhe i fjalës në bashkimin e njerëzve, këngëtarja shprehet se dëshira e saj është që komunikimi të shërbejë si urë bashkimi.

    Shkurte Fejza shpreh respektin për institucionet dhe dashurinë për popullin shqiptar, duke u lutur që të gjendet një zgjidhje e mirë për të gjithë. /Klankosova.tv

  • Musliu kërkon llogari nga Policia dhe IPK-ja për operacionin gjatë protestës në Prishtinë

    Musliu kërkon llogari nga Policia dhe IPK-ja për operacionin gjatë protestës në Prishtinë

    Musliu kërkon llogari nga Policia dhe IPK-ja për operacionin gjatë protestës në Prishtinë

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, të raportojnë para Komisionit për Siguri lidhur me operacionin e Policisë gjatë protestës së fundit në Prishtinë.

    Gjatë mbledhjes së komisionit, Musliu ka këmbëngulur që institucionet përgjegjëse të japin llogari për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve.

    “Mendoj se në javën e fundit të tetorit, drejtori i përgjithshëm i Policisë duhet të jetë para këtij komisioni, të na njoftojë për komplet operacionin dhe të raportojë për të gjithë situatën që ka ndodhur atë ditë”.

    “Po ashtu, propozim e kam që gjatë muajit nëntor, meqë duhet pak kohë për hetimet, të ftohet edhe shefi i këtij institucioni, IPK-së. Ju e dini që IPK-ja ka filluar hetimet për ngjarjet e 5 tetorit, kështu që gjatë muajit nëntor duhet të ftohet edhe shefi i këtij institucioni, që të na njoftojë lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar për të gjitha ato ngjarje”, ka deklaruar mes tjerash Musliu. /Klankosova.tv

  • Shkurte Fejza i drejtohet Edi Ramës me një letër: Dëgjojini studentët, Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim

    Shkurte Fejza i drejtohet Edi Ramës me një letër: Dëgjojini studentët, Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim

    Shkurte Fejza i drejtohet Edi Ramës me një letër: Dëgjojini studentët, Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim

    Artistja shqiptare Shkurte Fejza i është drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke i bërë thirrje që t’i dëgjojë shqetësimet e studentëve dhe të gjendet një zgjidhje përmes mirëkuptimit.

    Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Fejza ka theksuar se studentët nuk duhet të shihen si kundërshtarë, por si pjesë e rëndësishme e së ardhmes së vendit.

    Ajo ka kërkuar nga Rama që të gjejë një rrugë pajtimi dhe një zgjidhje të drejtë, e cila do t’u japë shpresë studentëve dhe qetësi familjeve të tyre.

    “Kur studentët ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, le t’i dëgjojmë me vëmendje, pa paragjykime dhe pa i parë si kundërshtarë. Ata janë bijtë dhe bijat e Shqipërisë, janë rinia ku mbështetet e ardhmja e këtij vendi”, ka shkruar artistja.

    Fejza ka vlerësuar se madhështia e udhëheqjes nuk qëndron vetëm te vendimet e marra, por edhe te gatishmëria për të dëgjuar dhe kuptuar qytetarët.

    Ajo ka bërë thirrje që të shmanget thellimi i ndasive dhe të ndërtohen ura besimi mes institucioneve dhe qytetarëve.

    “Shqipëria është më e madhe se secili prej nesh. Ajo është shtëpia jonë e përbashkët, është amaneti i të parëve dhe ëndrra e fëmijëve tanë”, ka theksuar Fejza.

    Në fund të letrës, artistja ka shprehur dëshirën që fjala të shërbejë si urë bashkimi dhe që Shqipëria të ketë më shumë qetësi, drejtësi e mirëkuptim, duke uruar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shkurte Fejza i drejtohet Edi Ramës me një letër: Dëgjojini studentët, Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haradinaj kujton mikun dhe bashkëluftëtarin Adrian Krasniqi: Dha jetën për liri

    Haradinaj kujton mikun dhe bashkëluftëtarin Adrian Krasniqi: Dha jetën për liri

    Haradinaj kujton mikun dhe bashkëluftëtarin Adrian Krasniqi: Dha jetën për liri

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneralmajorin Adrian Krasniqi, të cilin e ka cilësuar si mik dhe bashkëluftëtar në rrugën drejt lirisë.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar guximin dhe karakterin e Krasniqit, duke thënë se ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuan.

    “Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka theksuar se Adrian Krasniqi mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat e rinj, për ta kuptuar çmimin e lirisë dhe dashurinë për atdheun.

    Në fund të mesazhit, Haradinaj ka përkujtuar Krasniqin dhe të gjithë të rënët për liri.

    “Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Haradinaj kujton mikun dhe bashkëluftëtarin Adrian Krasniqi: Dha jetën për liri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Fetoshi: Destabilizimi i Shqipërisë i shërben agjendës anti-perëndimore

    Fetoshi: Destabilizimi i Shqipërisë i shërben agjendës anti-perëndimore

    Fetoshi ka vënë në pikëpyetje nëse dhuna e shfaqur gjatë protestave në Tiranë pasqyron vetëm pakënaqësinë qytetare ndaj qeverisë, duke argumentuar se djegia e institucioneve, shkatërrimi i pronës dhe përplasjet e dhunshme kërkojnë vëmendje të veçantë.

    “Por, përtej kërkesave legjitime dhe të drejtës demokratike që të protestohet, djegia e institucioneve, shkatërrimi i pronave, përdorimi i flamurit të UÇK-së dhe dhuna e shfrenuar me të plagosur nga të dyja palët, nuk duken thjesht pakënaqësi autentike ndaj një pushteti ‘korruptiv e të dështuar’”, ka deklaruar Fetoshi.

    Sipas tij, shfrytëzimi i tensioneve politike dhe shoqërore për të thelluar polarizimin dhe për të cenuar besimin në perspektivën evropiane të Shqipërisë përbën një rrezik që duhet analizuar në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike në rajon.

    “Shfrytëzimi i tensioneve për ta thelluar polarizimin dhe për ta minuar besimin ndaj perspektivës europiane të një shteti të NATO-s, është një kërcënim që duhet të shqyrtohet edhe nga perspektiva e luftës hibride”, ka theksuar ai.

    Fetoshi ka përmendur strategjinë e Serbisë ndaj Kosovës, interesat e Moskës për pengimin e integrimit euroatlantik të rajonit, si dhe historinë e ndërhyrjeve dhe rivaliteteve gjeopolitike që, sipas tij, duhet të merren parasysh gjatë analizimit të situatës në Shqipëri.

    Në këtë kontekst, ai ka tërhequr vëmendjen edhe te mënyra se si protestat janë paraqitur në mediat serbe dhe ruse, duke përmendur përdorimin e termave si “kaos” dhe “zonë lufte”, si dhe ndërlidhjen e zhvillimeve me të ashtuquajturin “Revolucionin e Flamingove” dhe investimin e Jared Kushnerit.

    Sipas Fetoshit, këto elemente, së bashku me rastet e manipulimit informativ, e bëjnë të domosdoshëm shqyrtimin e mundësisë së një agjende destabilizuese. Megjithatë, pretendimet për ndërhyrje të jashtme kërkojnë verifikim dhe prova konkrete.

    Duke e ndarë legjitimitetin e protestës nga përdorimi i dhunës, Fetoshi ka nënvizuar se çështja kryesore nuk është vetëm fati politik i kryeministrit Edi Rama, por edhe ruajtja e stabilitetit të shtetit dhe e orientimit të tij euroatlantik.

    “Pra, nuk ka shumë rëndësi nëse rrëzohet Edi Rama, por kurrsesi duke e rrëzuar Shqipërinë”, ka deklaruar Fetoshi.

    Në përfundim, ai ka bërë thirrje për shmangien e përshkallëzimit dhe të pasojave që mund të dëmtojnë interesat e vendit.

    “Ka shumë rëndësi të dalim nga kthetrat e shprehjes ‘për inat të resë më vdektë djali’”, ka theksuar ai, duke shtuar se pyetja thelbësore mbetet: “Kujt i shërben dhuna, anarkia dhe destabilizimi?”

    Burimi: RTKLive

  • Protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS-së në Shkodër

    Protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS-së në Shkodër

    Protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS-së në Shkodër

    Është sulmuar sërish sërish selia e PS-së në Shkodër, ku të rinjtë kanë qëlluar me gurë drejt xhamave.

    Top Channel, raporton se një grup të rinjsh kanë qëlluar me gurë drejt xhamave të godinës, por ndërhyrja e Policisë ka frenuar sulmin, transmeton Klankosova.tv.

    Ky është incidenti i parë i shënuar sot në Shkodër, ndërsa një grup i vogël adoleshentësh vijon marshimin në qytet.

  • Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në xhiron e nëntë të Superligës

    Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në xhiron e nëntë të Superligës

    Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në xhiron e nëntë të Superligës

    Futbollisti i FC Drita, Besnik Krasniqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës, pas paraqitjes vendimtare në përballjen ndaj FC Ballkanit.

    Krasniqi ishte protagonisti kryesor në fitoren e rëndësishme të skuadrës gjilanase ndaj FC Ballkanit, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes në minutat shtesë të takimit, transmeton Klankosova.tv.

    Me golin e tij vendimtar, ai i siguroi Dritës fitoren me rezultat 0:1 dhe tri pikë të rëndësishme në garën për objektivat e sezonit.

    Paraqitja e Krasniqit u vlerësua nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili e përzgjodhi atë për çmimin “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të secilës xhiro në elitën e futbollit kosovar.

    Federata e Futbollit e Kosovës e ka uruar Krasniqin për këtë vlerësim, duke vënë në pah kontributin e tij në suksesin e FC Dritës.

    Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

  • Barcelona synon Lisandro Martinezin, katalunasit mund ta transferojnë falas

    Barcelona synon Lisandro Martinezin, katalunasit mund ta transferojnë falas

    Barcelona synon Lisandro Martinezin, katalunasit mund ta transferojnë falas

    Barcelona po e monitoron nga afër situatën e mbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez, dhe mund të tentojë transferimin e tij si lojtar të lirë në verën e ardhshme, në rast se ai largohet nga Manchester United.

    Sipas gazetarit Juan Jesus, Martinez është në radarët e klubit katalunas prej disa sezonesh dhe vlerësohet lart nga drejtuesit e Barcelonës.

    Klubi spanjoll e sheh situatën kontraktuale të mbrojtësit si një mundësi të favorshme në tregun e transferimeve, veçanërisht nëse ai nuk arrin marrëveshje me Manchester United për rinovimin e kontratës.

    Megjithatë, një lëvizje e mundshme drejt Barcelonës do të varet nga zhvillimet e ardhshme mes Martinezit dhe klubit anglez. Deri atëherë, katalunasit do të vazhdojnë ta përcjellin me vëmendje situatën e argjentinasit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Barcelona synon Lisandro Martinezin, katalunasit mund ta transferojnë falas appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Meta publikon modelin Muse Spark me peshë të hapur për kodim dhe detyra agjentike

    Të enjten, kompania publikoi një version me peshë të hapur të modelit të saj të inteligjencës artificiale Muse Spark për kodimin dhe agjentët e IA-së, duke zgjeruar aftësinë e zhvilluesve për të shkarkuar dhe përshtatur teknologjinë.

    Modelet me peshë të hapur i bëjnë parametrat e trajnuar të disponueshëm për modifikimin e zhvilluesve, ndryshe nga modelet pronësore që mbeten nën kontrollin e krijuesve të tyre. Ato mund t’u ofrojnë bizneseve një alternativë me kosto më të ulët ndaj sistemeve të mbyllura.

    Meta tha se Muse Spark ka 816 miliardë parametra gjithsej, me 42 miliardë aktivë në të njëjtën kohë, dhe mund të trajtojë një dritare konteksti deri në 1 milion tokena.

    Modeli mund të funksionojë lokalisht në dy kompjuterë Apple M5 Ultra Mac Studio dhe është gjithashtu i disponueshëm përmes disa ofruesve të API-ve.

    Drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg ka argumentuar se inteligjenca artificiale e përparuar nuk duhet të përqendrohet në një numër të vogël kompanish.

    Ndërsa modelet me peshë të hapur mund t’u japin kompanive kontroll më të madh mbi të dhënat e tyre, ato mund të kërkojnë burime të konsiderueshme kompjuterike dhe ekspertizë teknike për të vepruar në shkallë të gjerë.

    Në gusht, Meta kishte lançuar Muse Glimmer, një model më të vogël me peshë të hapur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Meta publikon modelin Muse Spark me peshë të hapur për kodim dhe detyra agjentike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BE-ja përshëndet miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova bën hap drejt SEPA-s

    BE-ja përshëndet miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova bën hap drejt SEPA-s

    BE-ja përshëndet miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova bën hap drejt SEPA-s

    Bashkimi Evropian në Kosovë ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

    Përmes një njoftimi, ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka thënë se miratimi i këtij ligji e afron Kosovën më shumë me anëtarësimin në SEPA dhe integrimin gradual në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian.

    “Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, ka deklaruar Schuebel.

    Ai ka theksuar se anëtarësimi në SEPA do t’i lehtësojë pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet pjesëmarrëse, duke i bërë ato më të shpejta dhe më të lira.

    “Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, ka thënë ambasadori i BE-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE-ja përshëndet miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova bën hap drejt SEPA-s appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali